CYBEX Solution S2 iFix - Ulëse makine

Solution S2 iFix - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Solution S2 iFix CYBEX në format PDF.

📄 127 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice CYBEX Solution S2 iFix - page 88

Pyetjet e përdoruesve rreth Solution S2 iFix CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

L'email reste privé : il sert seulement à vous prévenir si quelqu'un répond à votre question.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Solution S2 iFix - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Solution S2 iFix e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Solution S2 iFix CYBEX

Faleminderit që zgjodhët Solution S2 i-Fix si sexholino për fëmijën tuaj. Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta instaloni sexholinon në makinë dhe ruajini gjithnjë këto udhëzime në vendin e caktuar (1).

Sexholinos nuk mund t’i bëhen modikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.

Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin e automjetit.

Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose sipas një standardi të barasvlershëm.

Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.

Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.

Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie. Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.

Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t’u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.

Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara. Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me jeshile te sexholinoja.

Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.

UN RegulationNo. 129/03Cybex GmbHRiedingerstr. 18, 95448 BayreuthGermany CERTIFIKIMI UN R129/03 CYBEX Solution S2 i-Fix 100 – 150 cm Rekomandohet përafërsisht nga moshat 3 deri në 12 vjeç

Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!

Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t’i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.

Sexholinoja duhet të ksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.

Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet lineare anësore.

Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme të automjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në mjet duhet të sigurohen gjithmonë mirë. Në të kundërt, ato mund të uturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.

Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në automjet.

Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 9 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues!

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrosje. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.87

(1) Vendi për ruajtjen e manualit (2) Mbështetësja e shpinës (3) Përforcuesi (4) Krahët e kyçjes ISOFIX (5) Doreza e rregullimit ISOFIX (6) Pikat e kapjes ISOFIX (7) Treguesi i sigurisë ISOFIX (8) Butoni i lëshimit ISOFIX (9) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (10) L.S.P. Butoni i funksionimit (11) Mbështetësja e lëvizshme e kokës (12) Rregulluesi i lartësisë së mbështetëses së kokës (13) Pika e kalimit të rripit të prehrit (14) Pika e kalimit të rripit të shpatullave

PËRGATITJA PËR INSTALIMIN

Lidheni mbështetësen (2) me përforcuesin (3) duke e ksuar kunjën te aksi i përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (2) paloset përpara. Kur e nxirrni produktin nga kutia, mbrojtësja lineare nga goditjet anësore (9) aktivizohet në të dyja anët e sexholinos.

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Sexholinoja mund të përdoret në sedilje automjetesh që janë të pajisura me rrip automatik trepikësh. Ju lutemi shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund ta merrni versionin më të fundit nga www.cybex-online.com. Në rast se makina juaj nuk është e pajisur me pika lidhjeje ISOFIX, ekziston gjithnjë mundësia që të përdorni SOLUTION S2 i-FIX me krahë kyçjeje ISOFIX të tërhequr. Nëse fëmija ka shtat më tepër se 135 cm, pajtueshmëria mes SOLUTION S2 i-FIX dhe automjetit tuaj është më e pakët. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të automjeteve për të parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa kuzime në të gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës. Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.

INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET

1. Sigurohuni gjithmonë që…

  • mbështetëset e shpinës në automjet të jenë të ksuara në pozicion vertikal.
  • kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, ajo të çohet sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.

2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (5) poshtë përforcuesit (3) dhe

tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX (4) deri në maksimum.

3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (4) 180° në mënyrë që të jenë

përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (6).

4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.

5. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (4) në pikat e kapjes ISOFIX (6) derisa

të ksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".

6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (5) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt

sediljes së automjetit.

7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (2) së sexholinos të jetë e

mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.

Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).

8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e ksuar duke e tërhequr nga pikat e

kapjes ISOFIX (6). Treguesit jeshil të sigurisë (7) duhet të jenë të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.

9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë

Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit trepikësh të automjetit.

10. Nëse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) (9) pengohet nga

dera e makinës ose ndikon te hapësira në sediljen e pasagjerit, ekziston mundësia që ta mbyllni L.S.P. Shtypni butonin e funksionimit të L.S.P (10), mbajeni shtypur dhe paloseni në L.S.P. (9) me një shtytje të lehtë. Më pas lëshojeni L.S.P. Butoni i funksionimit (10).

Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI

Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.

1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (4) në të dyja anët duke i shtyrë butonat

e lëshimit ISOFIX (8) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.

2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (6).

3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX sipas radhës së kundërt të

MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS Mbështetësja e kokës me pjerrësi (11) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 3 pozicioneve. Shtyjeni mbështetësen e kokës (11) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni.

Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen e kokës. RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS Mbështetësja e kokës (11) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e lartësisë së mbështetëses së kokës (12) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (11). Çojeni mbështetësen e kokës (11) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (11).

Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja është e montuar në makinë.

1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni

gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të ksohet në vend me një "KLIKIM".

2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të

prehërit (13) në sexholino.

3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.

4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit

duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (13).

5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (14)

derisa të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.

6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos

e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës (11) për të ndryshuar pozicionin e rripit. HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 4 pjesë (mbështetësja e kokës (2x), mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto mbahen në pozicion në disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një. Për t’i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit! GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vjet garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur llimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të kërkuara për mbrojtjen nga garancia mund t’i gjeni në faqen tonë go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara. Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.89

Asistenti i manualit
Powered by Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Solution S2 iFix

Kategori : Ulëse makine