AT (0770) - Copëzues mekanik SKIL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas AT (0770) SKIL në format PDF.

📄 100 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice SKIL AT (0770) - page 85

Pyetjet e përdoruesve rreth AT (0770) SKIL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

L'email reste privé : il sert seulement à vous prévenir si quelqu'un répond à votre question.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Copëzues mekanik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AT (0770) - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AT (0770) e markës SKIL.

MANUAL I PËRDORUESIT AT (0770) SKIL

  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Kjo pajisje është er projektuar për prerjen e mbeturinave të fibrës dhe të drurit për plehërim
  • Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët sïç janë të ilustruara në skicë ②
  • Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
  • Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për t'iu referuar në të ardhmen ③
  • Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëntime të rënda

TË DHËNAT TEKNIKE ①

*) Modaliteti i punës S6 (P40 = 40%) tregon një profil ngarkese me 4 min ngarkesë dhe 6 min kohë pa aktivitet (për përdorim praktik, lejohet funksionimi i vazhdueshëm)

ELEMENTET E PAJISJES ②

A Çelësi (2)

B Qesja mbledhëse

C Dalja

D Mbajtësja e shtytësit

E Çelësi i ndezjes/fikjes

F Çelësi i sigurisë

G Butoni për rindezjen

H Vrima e hyrjes së materialit

J Të çarat e ajrosjes

K Shtytësi

L Çelësi heksagonal

M Pllaka metalike

N Bblokuesi i sigurisë

SIGURIA

UDHËZIMET SPECIFIKE TË SIGURISË PËR PAJISJET GRIRËSE

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL

③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar
⑤ RREZIK Thikat rrotullohen; mbajini duart larg nga vrimat kur pajisja është në punë
⑥ Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në një distancë të sigurt nga zona e punës)
⑦ Prisni deri sa të gjitha elementet lëvizëse të pajisjes që ndalojnë plotësisht para se t'i prekni
⑧ Mbani doreza mbrojtëse
⑨ Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
⑩ Mos e ekspozoni veglën në shi
⑪ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
⑫ Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve familjare
⑬ Spinat dhe prizat e vendosura afër zonës së punës ose në ambiente të jashtme duhet të jenë të klasës IP X4 në BS 5490 për të siguruar një mbrojtje të përshtatshme nga uji që futet, etj. dhe hyrja e kabllos kërkon një izolim efektiv

TË PËRGJITHSHME

  • Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
  • Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
  • Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të veglës
  • Mos lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk janë të familjarijzuar me udhëzimet e përdorimit për funksionimin e pajisjes (rregulloret lokale mund të kufizojnë moshën e përdoruesit)
  • Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
  • Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet ndaj personave të tjera ose pronës së tyre

  • Mbajini të gjitha mbrojtëset dhe reflektorët në vendin e duhur dhe në gjendje të mirë pune

  • Fikeni gjithmonë pajisjen, prisni që thika e prerjes të ndalojë dhe hiqni spinën
  • sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
  • para pastrimit të materialeve të bblokuara
  • para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
    ! para montimit ose heqjes së qeses së mbledhjes

SIGURIA ELEKTRIKE

  • Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
  • Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
  • Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
  • Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30 mA
  • Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë kundër ujit
  • Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatuses është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin para se të hiqni spinën)
  • Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një rrezik
  • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
  • Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët e mprehta
  • Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
  • Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20 metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)

SIGURIA PERSONALE

  • Mos e përdorni veglën kur jeni zbathur ose mbani sandale të hapura; vishni gjithmonë këpucë të ashpra dhe pantallona të gjata
  • Shmangni mbajtjen e rrobave të gjera, kordonëve apo lidhjeve që varen
  • Përdoreni pajisjen vetëm në një ambient të hapur (jo shumë afër me murin ose objekte të tjera të forta) dhe në një sipërfaqe të fortë dhe të rrafshët
  • Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

PARA PËRDORIMIT

  • Kontrolloni që të gjitha vidat, dadot, bulonat dhe mjetet e tjera për mbërthim të jenë të vendosura mirë dhe që mbrojtëset dhe paretet të jenë në vendin e duhur
  • Sigurohuni që hyrja e materialeve të jetë bosh

GJATË PËRDORIMIT

  • Mbajeni trupin dhe fytyrën larg nga vrima e hyrjes së materialeve
  • Mos lejoni që duart (apo ndonjë pjesë tjetër e trupit) apo veshjet të futen në hyrjen e materialeve, vrimën e shkarkimit apo afër ndonjë pjese lëvizëse
  • Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në çdo moment; mos u zgjasni

  • Mos qëndroni kurrë në një nivel më të lartë se baza e pajisjes kur merrni materiale

  • Ruani gjithmonë një distancë të përshtatshme nga zona e shkarkimit kur përdorni pajisjen
  • Kur futni materiale në pajisje, kini shumë kujdes që copat e metalit, gurëve, shisheve, kanaçeve ose objekteve të tjera të huaja të mos jenë të përfshira

- Nëse mekanizmi i prerjes godet ndonjë objekt të huaj ose nëse pajisja fillon të bëjë ndonjë zhurmë ose dridhje të pazakontë, fikeni menjëherë, prisni që thika e prerjes të ndalojë, hiqni spinën dhe merrni hapat e mëposhtmë - kontrolloni për dëmtime

  • zëvendësoni ose riparoni çdo pjesë të dëmtuar
  • kontrolloni dhe shtrëngoni çdo pjesë të liruar

  • Mos lejoni që materialet e përpunuara të mblidhen në zonën e shkarkimit; kjo mund të pengojë shkarkimin si duhet dhe mund të shkaktojë kthimin e materialeve nëpërmjet vrimës së ushqimit të materialeve

  • Nëse pajisja bllokohet, fikeni, lëreni thikën e prerjes që të ndalojë dhe shkëputeni spinën para se të pastroni copat
  • Mbajeni vrimat e ftohjes së motorit të pastra nga copat dhe mbetjet e tjera për të parandaluar dëmtimin e motorit apo ndonjë zjarr të mundshëm
  • Mos e anoni apo transportoni pajisjen kur motori është duke punuar

PËRDORIMI

• Udhëzimet për montimin ⑭

  • montoni rrotat me dy çelësat A e përfshirë dhe montoni pajisjen si në ilustrim
  • poziciononi qesen mbledhëse B poshtë daljes së shkarkimit C
  • montoni mbajtësen e shtytësit D

- Ndezje/Fikje ⑮

- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E në pozicionin "I"/"O"

! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet për disa sekonda
- lëreni thikën prerëse të ndalojë së rrotulluari para se ta ndizni përsëri
! pajisja nuk do të ndizet nëse çelësi i sigurisë F nuk është shtrënguar plotësisht

! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt

  • pas një defekti në furnizimin me energji, pajisja nuk do të rindizet vetë
  • përdorni çelësin E ⑮ për të rindezur pajisjen

• Mbrojtja nga mbingarkesa

Mbingarkesa (p.sh. bllokimi i thikës së prerjes) mund të shkaktojë një ndalim të pajisjes

  • prisni për pak kohë para se ta ndizni përsëri pajisjen
  • rindizeni pajisjen duke shtypur në fillim butonin G ⑮ dhe më pas çelësin E ⑮

- Procesi i grirjes ⑯

  • futni materialet që do të copëtohen në vrimën e hyrjes së materialit H
  • futni vetëm aq materiale sa vrima e ushqimit të mos bllokohet

! materialet e gjata mund të lëvizin jashtë kur të priten

! copa të vogla të materialeve të grira mund të kërcejnë nga vrima e hyrjes së materialeve

! mbani syze sigurie, mbrojtëse për veshët dhe doreza mbrojtëse kur përdorni këtë pajisje

  • mos futni mbeturina të buta, si mbetjet e kuzhinës, në pajisjen grirëse
  • sigurohuni që materialet e copëtuara të mund të bien lirisht nga vrima e shkarkimit C
  • sigurohuni që vrimat e ajrimit J ② nuk do të mbulohen nga qesja e mbledhjes ose nga materialet e copëtuara
  • shmangni bllokimin e daljes C me materiale të grira pasi kjo mund të shkaktojë kthimin e materifaleve nëpërmjet vrimës së ushqimit H

• Lirimi i bllokikmit ⑰

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

  • lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në ilustrim
  • pastroni zonën e thikës (hiqni copat e ngjeshura me një mjet druri ose plastik)
  • pastroni edhe daljen C nga copat
  • mbylleni pajisjen dhe shträngoni fort çelësin e sigurisë F

• Kthimi/ndërrimi i thikës së prerjes ⑱

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

  • thika e prerjes ka një anë prerëse në të dyja anët; kështu që nëse njëra anë humbet mprehtësinë e saj, mund të përdoret ana tjetër
  • zëvendësoni thikën e prerjes kur të dyja anët të jenë të topitura (numri i pjesës së ndërrimit nga SKIL 2610Z02553, shënuar YAT 8231-545201)
  • lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në ilustrim
  • lironi të dy bulonat e thikës me çelësin heksagonal L kur të përdorni pllakën metalike M si mbështetje
  • ktheni dhe montoni thikën e prerjes si në ilustrim
  • shtrëngoni të dy bulonat e thikës me çelësin heksagonal L kur të përdorni pllakën metalike M si mbështetje
  • mbylleni pajisjen dhe shtrëngoni fort çelësin e sigurisë F

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

  • Për rezultate më të mira, grijini degët e njoma menjëherë pasi të priten
  • Përdorni shtytësin K për futjen e materialeve të buta 19
  • Mbeturinat e buta të kopshtit grijini në sasi më të vogla, veçanërisht kur janë të lagura
  • Bllokimet mund të shmangen duke grirë vazhdimisht degë

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Mirëmbajeni pajisjen me kujdes dhe mbajeni të pastër

- sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të pastra nga copërat e mbetura

! shkëputni spinën para pastrimit

  • Kontrolloni rregullisht për defekte, si lirimi, zhvendosja ose dëmtimi i thikës, lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve përbërës
  • Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara për arsye sigurie
  • Shmangni përkuljen e bllokuesit të sigurisë N 20 që mund të shkaktojë mosfunksionimin e pajisjes

  • Fikeni gjithmonë pajisjen, lëreni thikën e prerjes që të ndalojë, hiqni spinën dhe lëreni pajisjen që të ftohet para se ta kontrolloni, rregulloni, riparoni dhe/apo magazinoni pajisjen

  • Magazinojeni pajisjen në ambiente të mbyllura në një vend të thatë
  • Kur kryeni shërbimin e njësisë së grirjes, kini parasysh se, megjithëse motori nuk do të ndizet për shkak të veçorisë së bllokimit të sigurisë, njësia e grirjes mund të lëvizet ende me dorë
  • Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
  • dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)

  • në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
  • simboli ⑫ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT C€

  • Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt është në përputhje me standardet dhe dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60335, EN 13683, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
  • Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë
  • Matur në përputhje me 2000/14/EC (EN/ISO 3744) niveli i garantuar i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 113 dB(A) (procedura e vlerësimit të konformitetit në përputhje me Shtojcën V)
    Organizmi i njoftuar : KEMA, Arnhem, NL
    Numri i identifikimit të organizmit të njoftuar : 0344

SKIL AT (0770) - DEKLARATA E KONFORMITETIT C€ - 1

SKIL AT (0770) - DEKLARATA E KONFORMITETIT C€ - 2

CE اعلاميه مېنى بر رعايت استاندارد

Asistenti i manualit
Powered by Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SKIL

Modeli : AT (0770)

Kategori : Copëzues mekanik