PHILIPS Series 1000 S1520 - Razor

Series 1000 S1520 - Razor PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Series 1000 S1520 PHILIPS në format PDF.

📄 276 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice PHILIPS Series 1000 S1520 - page 140
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Rroje
Marka Philips
Modeli Series 1000 S1520
Seria 1000
Ngjyra E zezë / Blu
Përmasat (përafërsisht) 6.0 x 2.5 x 2.0 inç
Pesha 0.4 paund (180 g)
Burimi i energjisë Bateri e ringarkueshme
Lloji i baterisë Litium-jon
Koha e karikimit 8 orë
Koha e rrojës 30 minuta
Sistemi i rrojës Koka MultiFlex me pivot
Elementet prerës Tehë vetëmprehëse
Trimmer Trimmer pop-up
I larë Po, shpëlajeni nën rubinet
I lagësht dhe i thatë Vetëm përdorim i lagësht (jo i thatë)
Voltazhi 100-240 V
Pa kabëll Po
Kyçi i udhëtimit Jo
Pastrimi Shpëlajeni me ujë
Mirëmbajtja Zëvendësoni kokat çdo 2 vjet
Kokat zëvendësuese Philips SH30
Garancia 2 vjet
Gjuhët e manualit Të shumta (shiko manualin)

Pyetjet më të shpeshta - Series 1000 S1520 PHILIPS

Si ta pastroj makinën e rrojës Philips Series 1000 S1520?
Shpëlajeni kokën e rrojës nën ujë të ngrohtë. Mos përdorni sapun. Shkundni butësisht ujin e tepërt dhe lëreni të thahet në ajër. Për performancë më të mirë, pastrojeni pas çdo përdorimi.
Sa zgjat bateria?
Bateria litium-jon siguron deri në 30 minuta kohë rroje pas një karikimi të plotë 8-orësh.
A mund ta përdor makinën e rrojës në dush?
Po, ky model është projektuar për përdorim të lagësht vetëm. Nuk rekomandohet për rroje të thatë. Mund ta përdorni me xhel ose shkumë rroje.
Sa shpesh duhet të zëvendësoj kokat e rrojës?
Zëvendësoni kokat e rrojës çdo 2 vjet ose kur vini re performancë të reduktuar. Përdorni kokat zëvendësuese Philips SH30.
Cila është koha e karikimit?
Koha e karikimit është afërsisht 8 orë. Makina e rrojës mund të përdoret gjatë karikimit.
A është makina e rrojës pa kabëll?
Po, është pa kabëll dhe funksionon me bateri të ringarkueshme. Mund ta përdorni pa e futur në prizë.
A ka një trimmer pop-up?
Po, ka një trimmer pop-up për rregullimin e mjekrës dhe mustaqeve.
Si e di kur duhet ta karikoj?
Makina e rrojës ngadalësohet ose ndalon kur bateria është e ulët. Nuk ka dritë treguese; karikoje kur performanca ulet.
A mund të udhëtoj me makinën e rrojës?
Po, është kompakt dhe i përshtatshëm për udhëtime. Nuk ka kyç udhëtimi, por butoni i ndezjes është i zhytur për të parandaluar aktivizimin aksidental.
Cila është garancia?
Philips ofron një garanci 2-vjeçare për defekte të prodhimit. Mbajeni faturën e blerjes.

Pyetjet e përdoruesve rreth Series 1000 S1520 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Razor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Series 1000 S1520 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Series 1000 S1520 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT Series 1000 S1520 PHILIPS

Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.

Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)

1 Kapaku mbrojtës
2 Njësia e rrojës
3 Butoni i lëshimit i njësisë së rrojës
4 Butoni i ndezjes/fikjes
5 Drita e ngarkimit
6 Makina e shkurtimit (vetëm S1520, S1510)
7 Këmbëza rrëshqitëse e makinës së shkurtimit (vetëm S1520, S1510)
8 Furça e pastrimit
9 Ushqyesi (adaptori, lloji HQ850)
10 Fisha e vogël

Informacion i rëndësishëm sigurie

Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.

Rrezik

PHILIPS Series 1000 S1520 - Rrezik - 1

- Mbajeni ushqyesin të thatë.

Paralajmërim

III

  • Pajisja bën pjesë në pajisjet e kategorisë III.
  • Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm (lloji HQ850) që vjen me pajisjen.
  • Ushqyesi përmban transformator. Mos e prisni ushqyesin për ta zëvendësuar me ndonjë spinë tjetër, pasi mund të jetë e rrezikshme.

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen nëse është e dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër originale.

- Mos e hapni pajisjen për të ndërruar baterinë e ringarkueshme.

Kujdes

PHILIPS Series 1000 S1520 - Kujdes - 1

- Kjo pajisje nuk mund të lahet. Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose bazën e karikimit në ujë dhe mos e shpëlani atë në çezmë.

- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.

- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm nga një person.

- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur, sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.

- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të ushqyesit, mos e përdorni brenda ose pranë prizave që kanë aromatizues elektrikë.

Fushat elektromagnetike (EMF)

- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Të përgjithshme

  • Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në 240 volt.
  • Ushqyesi shndërron 100–240 volt në tension të ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
  • Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69 dB(A)

Ngarkimi

Ngarkimi i plotë i pajisjes zgjat afërsisht 8 orë. Kur e ngarkoni pajisjen për herë të parë ose pas një kohe të gjatë mospërdorimi, lëreni të ngarkohet derisa drita e ngarkimit të ndriçojë vazhdimisht. Pajisja e ngarkuar plotësisht punon për 45 (S1520), 40 (S1510) ose 35 (S1320, S1310) minuta. Koha e rrojës mund të zgjasë më pak se 45, 40 ose 35 minuta, si rezultat i mënyrës së rrojës, zakoneve të pastrimit ose llojit të mjekrës.

Ngarkimi me adaptor

PHILIPS Series 1000 S1520 - Ngarkimi me adaptor - 1

1 Futni fishën e vogël në pajisje.
2 Futni adaptorin në prizë.
- Drita e ngarkimit tregon gjendjen e ngarkimit të pajisjes (shihni seksionin "Treguesit e ngarkimit" në këtë kapitull).
3 Pas ngarkimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe hiqeni fishën e vogël nga pajisja.

Treguesit e ngarkimit

Bateria po bie

PHILIPS Series 1000 S1520 - Treguesit e ngarkimit - 1

  • Kur bateria pothuajse është shkarkuar (kur kanë mbetur vetëm 5 ose më pak minuta punë), drita e ngarkimit fillon të pulsojë në portokalli.
  • Kur bateria ka rënë plotësisht, drita e ngarkimit fillon të pulsojë shpejt në portokalli.
  • Kur e fikni pajisjen, drita e ngarkimit fillon të pulsojnë në portokalli për disa sekonda.

Në ngarkim

PHILIPS Series 1000 S1520 - Në ngarkim - 1

- Kur pajisja është duke u ngarkuar, drita e ngarkimit pulson në të gjelbër.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Në ngarkim - 2

Bateria plotësisht e ngarkuar

- Kur bateria është ngarkuar plotësisht, drita e ngarkimit ndizet vazhdimisht në të gjelbër.

Shënim: Pas rreth 30 minutash, drita e ngarkimit fiket për të kursyer energji.

Shënim: Kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes ndërkohë që pajisja është në prizë, drita e ngarkimit ndizet për t'ju kujtuar që ta hiqni pajisjen nga priza përpara përdorimit.

Përdorimi i pajisjes

Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.

Këshilla dhe stile rroje

  • Gjatë përdorimit bëni lëvizje rrethore. Lëvizjet rrethore ofrojnë rezultate më të mira rroje krahasuar me lëvizjet e drejta.
  • Mund të nevojiten 2 ose 3 javë që lëkura juaj të përshtatet me sistemin e rrojës "Philips".

1 Për të ndezur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.

2 Për ta fikur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.

Rroja

PHILIPS Series 1000 S1520 - Rroja - 1

2 Lëvizini kokat e rrojës me lëvizje rrethore mbi lëkurë.

3 Fikeni pajisjen pas rrojës.

4 Pastroni pajisjen (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").

Shkurtimi i qimeve (vetëm S1520, S1510)

Makinën e shkurtimit mund ta përdorni për të rregulluar favoritet dhe mustaqet.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shkurtimi i qimeve (vetëm S1520, S1510) - 1

1 Për ta hapur makinën e shkurtimit, shtyjani rrešhqitësen për poshtë.

2 Ndizeni pajisjen.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shkurtimi i qimeve (vetëm S1520, S1510) - 2

- Tani mund të filloni shkurtimin e qimeve.

3 Fikeni pajisjen pas shkurtimit të qimeve.

4 Pastroni makinën e shkurtimit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shkurtimi i qimeve (vetëm S1520, S1510) - 3

5 Mbyllni makinën e shkurtimit ("klik").

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Rrezik: Kjo pajisje nuk mund të lahet me ujë. Mos e zhytni asnjëherë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani me ujë rubineti.

Kujdes: Mos përdorni asnjëherë ajër të kompresuar, sfungjerë pastrimi, solucione gërryese pastrimi ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.

  • Për performancë optimale rroje, pastrojeni pajisjen pas çdo rroje.
  • Pastrimi i rregullt garanton performancë më të mirë roje.
  • Për rezultate maksimale pastrimi, ju këshillojmë të përdorni spërkatësin e pastrimit "Philips" (HQ110).
  • Mos e pastroni asnjëherë njësinë e rrojës dhe folenë e qimeve me peshqir apo leckë, pasi mund të dëmtohen kokat e rrojës dhe boshtet bashkuese.

Pastrimi i njësisë së rrojës me furçën e pastrimit

1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë shkëputur nga priza.

Shqip

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shqip - 1

2 Pastroni me furçën e ofruar pjesën e jashtme të njësisë së rrojës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shqip - 2

3 Shtypni butonin e lëshimit për të hapur njësinë e rrojës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shqip - 3

4 Pastroni me furçën e ofruar pjesën e brendshme të njësisë së rrojës dhe folenë e qimeve.

5 Mbyllni njësinë e rrojës.

Pastrimi tërësor

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 1

Për performancë optimale, pastrojini tërësisht kokat e rrojës një herë në muaj.

1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë shkëputur nga priza.

2 Shtypni butonin e lëshimit për të hapur njësinë e rrojës. Nxirrni njësinë e rrojës nga pajisja.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 2

3 Rrotulloni siguresën në drejtim kundërorar dhe hiqni bazamentin mbajtës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 3

4 Hiqini dhe pastrojini një nga një kokat e rrojës. Çdo kokë rroje përbëhet nga një prerëse dhe një mbrojtës.

Shënim: Mos pastroni më shumë se një prerëse dhe një mbrojtës njëkohësisht, pasi të gjitha përputhen me kompletet e tyre. Nëse vendosni aksidentalisht një prerëse në mbrojtësin e gabuar të makinës së rrojës, mund të duhen disa javë që të rikthehet performanca optimale e rrojës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 4

- Hiqeni prerësen nga mbrojtësi i makinës së rrojës dhe pastrojeni me furçë.

- Pastroni me furçë pjesën e brendshme dhe të jashtme të mbrojtësit të makinës së rrojës.

5 Futeni prerësen sërish në mbrojtës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 5

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 6

6 Rivendosni kokat e rrojës në njësinë e rrojës.

Shënim: Sigurohuni që kanalet në të dyja anët e kokave të rrojës të puthiten saktësisht në pjesët e dala në mbajtësen e kokave të rrojës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 7

7 Rivendosni bazamentin mbajtës në njësinë e rrojës dhe rrotulloni siguresën në drejtim orar.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi tërësor - 8

8 Futeni gjuhëzën e njësisë së rrojës në folenë në pjesën e sipërme të pajisjes. Më pas, mbyllni njësinë e rrojës ("klik").

Shënim: Nëse njësia e rrojës nuk mbyllet lehtësisht, kontrolloni nëse i keni futur siç duhet kokat e rrojës dhe nëse bazamenti mbajtës është siguruar.

Pastrimi i makinës së shkurtimit me furçën e pastrimit (vetëm S1520, S1510)

Pastrojeni makinën e shkurtimit pas çdo përdorimi.

1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë shkëputur nga priza.
2 Për ta hapur makinën e shkurtimit, shtyjani rrëshqitësen për poshtë.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi i makinës së shkurtimit me furçën e pastrimit (vetëm S1520, S1510) - 1

3 Pastrojeni makinën e shkurtimit me furçën e pastrimit. Pastroni me furçë lart e poshtë të gjithë dhëmbët e makinës së shkurtimit.
4 Mbyllni makinën e shkurtimit ("klik").

Këshillë: Për performancë optimale shkurtimi, lubrifikojini çdo gjashtë javë dhëmbët e makinës së shkurtimit me një pikë vaji për makinë qepëse.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Pastrimi i makinës së shkurtimit me furçën e pastrimit (vetëm S1520, S1510) - 2

Vendosni kapakun mbrojtës në makinën e rrojës për të parandaluar dëmtimin.

Ndërrimi

PHILIPS Series 1000 S1520 - Ndërrimi - 1

Për performancë maksimale rroje, ju këshillojmë t'i ndërroni çdo dy vjet kokat e rrojës. Ndërrojini menjëherë kokat e dëmtuara të rrojës. Kokat e rrojës ndërrojini gjithmonë me koka rroje originale "Philips" (shih 'Porositja e aksesorëve').

PHILIPS Series 1000 S1520 - Ndërrimi - 2

1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë shkëputur nga priza.
2 Shtypni butonin e lëshimit për të hapur njësinë e rrojës. Nxirrni njësinë e rrojës nga pajisja.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Ndërrimi - 3

3 Rrotulloni siguresën në drejtim kundërorar dhe hiqni bazamentin mbajtës.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Ndërrimi - 4

4 Hiqini kokat e rrojës nga njësia e rrojës dhe hidhini.
5 Vendosni koka të reja rroje në njësinë e rrojës.

Shënim: Sigurohuni që kanalet në të dyja anët e kokave të rrojës të puthiten saktësisht në pjesët e dala në mbajtësen e kokave të rrojës.

152 Shqip

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shqip - 1

6 Rivendosni bazamentin mbajtës në njësinë e rrojës dhe rrotulloni siguresën në drejtim orar.

PHILIPS Series 1000 S1520 - Shqip - 2

7 Futeni gjuhëzën e njësisë së rrojës në folenë në pjesën e sipërme të pajisjes. Më pas, mbyllni njësinë e rrojës ("klik").

Shënim:Nëse njësia e rrojës nuk mbyllet lehtësisht, kontrolloni nëse i keni futur siç duhet kokat e rrojës dhe nëse bazamenti mbajtës është siguruar.

Porositja e aksesorëve

Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.shop.philips.com/service ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" për shtetin ku ndodheni (shikoni fletëpalosjen e garancisë botërore për të dhënat e kontaktit). Disponohen aksesorët dhe pjesët e këmbimit si më poshtë: - Kokat e rrojës "Philips" SH30. - Spërkatësi i pastrimit të kokave të rrojës "Philips" HQ110

Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU).

PHILIPS Series 1000 S1520 - Riciklimi - 1

PHILIPS Series 1000 S1520 - Riciklimi - 2

- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të rikarikueshme të integruar e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2006/66/EC). Ne ju këshillojmë fort që ta dërgoni produktin tuaj në një pikë grumbullimi zyrare ose në një qendër shërbimi të Philips, në mënyrë që heqja e baterisë së rikarikueshme të kryhet nga një profesionist.

- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.

Garancia dhe mbështetja

Nëse ju nevojitet informacion apo mbështetje, vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e veçantë ndërkombëtare të garancisë.

Kufizimet e garancisë

Kokat e makinës së rrojës (prerësit dhe mbrojtësit) nuk mbulohen nga kushtet e garancisë ndërkombëtare për shkak se ato janë pjesë të konsumueshme.

Diagnostikimi

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientit për shtetin ku ndodheni.

Shqip

Problemi Shkaku imundshëmZgjidhja
Pajisja nuk rruan aq mirë sa më parë.Kokat e rrojës janë dëmtuar ose konsumuar.Ndërroni kokat e rrojës. Shihni kapitullin "Ndërrimi".
Kokat e rrojës janë bllokuar nga qimet e gjata.Pastrojini kokat e rrojës një nga një (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Nuk i keni futur siç duhet kokat e rrojës.Sigurohuni që kanalet në të dyja anët e kokave të rrojës të puthiten saktësisht në pjesët e dala në mbajtësen e kokave të rrojës (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Pajisja nuk punon kur shtyp butonin e ndezjes/fikjes.Pajisja është e lidhur në prizë.Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.
Bateria e ringarkueshme është shkarkuar.Ringarkoni baterinë (shihni kapitullin "Ngarkimi").
Temperatura e pajisjes është tepër e lartë. Në këtë rast, pajisja nuk punon.Pasi temperatura e pajisjes të jetë ulur mjaftueshëm, mund ta ndizni sërish.

Uvod

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : Series 1000 S1520

Kategori : Razor