SHAVER Series 7000 S7710 - Razor PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas SHAVER Series 7000 S7710 PHILIPS në format PDF.
| Lloji i produktit | Rroje elektrike |
| Modeli | Philips Shaver Series 7000 S7710 |
| Dimensionet | 6.5 x 2.5 x 2.5 inç |
| Pesha | 0.6 lbs |
| Burimi i energjisë | 100-240V, 50/60Hz |
| Lloji i baterisë | Litium-jon |
| Koha e karikimit | 1 orë (karikim i plotë) |
| Koha e rruajtjes | 50 minuta pa kabllo |
| Karikim i shpejtë | 5 minuta për një rruajtje |
| Sistemi i tehut | MultiPrecision me majë të rrumbullakosura |
| Trimmer | Trimmer pop-up |
| Teknologjia e rruajtjes | AquaTec i lagësht dhe i thatë |
| Ekrani | LED me tregues baterie 3-nivel |
| Bllokim për udhëtim | Po |
| Pastrimi | Shpëlahet nën ujë të rrjedhshëm |
| Zëvendësimi i tehut | Çdo 2 vjet (koka zëvendësuese SH70) |
| Aksesorët | Kapak mbrojtës, mbajtëse karikimi |
| Klasa e sigurisë | Klasa II (e izoluar dyfish) |
Pyetjet më të shpeshta - SHAVER Series 7000 S7710 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth SHAVER Series 7000 S7710 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Razor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SHAVER Series 7000 S7710 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SHAVER Series 7000 S7710 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT SHAVER Series 7000 S7710 PHILIPS
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin tuaj në
www.philips.com/welcome.
Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)
1 Kapak mbrojtës për aksesorin furçë pastrimi (vetëm për lloje specifike)
2 Aksesor furçë pastrimi, me puthitje (vetëm për lloje specifieke)
3 Krehër për aksesor stilimi mjekre (vetëm për lloje specifike)
4 Aksesor stilimi mjekre, me puthitje (vetëm për lloje specifike)
5 Aksesor prerës, me puthitje (vetëm për lloje specifike)
6 Njësi rroje, me puthitje
7 Doreza
8 Foleja për fishë të vogël
9 Treguesi i ngarkimit të baterisë, 1 llambë
10 Treguesi i ngarkimit të baterisë, 3 llama
11 Simboli “Shkëpute për ta përdorur”
12 Simboli i kyçjes në udhëtim
13 Kujtuesi i ndërrimit
14 Kujtuesi i pastrimit
15 Fisheku i pastrimit për sistem "SmartClean"
16 Sistemi "SmartClean" (vetëm për lloje specifike)
17 Kapaku i sistemit "SmartClean"
18 Butoni i ndezjes/fikjes
19 Simboli i baterisë
20 Simboli i gatishmërisë
21 Simboli i ndërrimit
22 Simboli i pastrimit
23 Ushqyesi
24 Fishë e vogël
25 Çanta
Shënim: Aksesorët e ofruar mund të ndryshojnë për produkte të ndryshme. Kutia tregon aksesorët që shoqërojnë pajisjen tuaj.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
Rrezik
- Mbajeni përshtatësin të thatë.
Paralajmërim
- Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Hiqeni gjithmonë makinën e rrojës nga priza përpara se ta pastroni në çezmë.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen nëse është e dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër originale.

- Mos e zhytni asnjëherë sistemin e pastrimit ose bazën e ngarkimit në ujë dhe mos e shpëlani atë në çezmë.
- Mos përdorni asnjëherë ujë më të nxehtë se 80°C për të shpëlarë makinën e rrojës.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të komprimuar, sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
- Nëse makina e rrojës vjen me një sistem pastrimi, përdorni gjithmonë lëngun original të pastrimit të Philips (në kuti ose në shishe, në varësi të sistemit të pastrimit).
- Për të parandaluar rrjedhjen, vendoseni sistemin e pastrimit gjithmonë në një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Nëse sistemi i pastrimit përdor kuti pastrimi, sigurohuni gjithmonë që hapësira e kutisë të jetë e mbyllur përpara se ta përdorni sistemin e pastrimit për të pastruar ose për të ngarkuar me energji makinën e rrojës.
- Kur sistemi i pastrimit të jetë gati për t'u përdorur, mos e lëvizni në mënyrë që të parandalohet rrjedhja e lëngut të pastrimit.
- Mos e përdorni pështatësin në priza ose në afërsi të prizave që mbajnë ose kanë mbajtur një freskues elektrik ajri për të parandaluar dëmtimin e përshtatësit.
- Kur e shpëlani makinën e rrojës, uji mund të pikojë nga hapësira, në pjesën e poshtme të saj. Kjo është normale dhe jo e rrezikshme sepse të gjitha pjesët elektronike janë të mbyllura në një njësi elektrike të izoluar brenda makinës së rrojës.

- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Kjo makinë rroje është e padepërtueshme nga uji. është e përshtatshme për përdorim në banjë ose në dush ose për pastrim në çezmë. Prandaj, për arsye sigurie, makina e rrojës duhet të përdoret vetëm pa kordon.
- Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Përshtatësi transformon 100-240 volt në një tension të ulët dhe të sigurt, më të ulët se 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69dB(A)
Ekrani
Ngarkimi
Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba
- Ngarkimi zgjat rreth 1 orë.
- Ngarkimi i shpejtë: Kur pajisja futet në prizë, llambat e treguesit të ngarkimit të baterisë ndizen vazhdueshëm njëra pas tjetrës. Kur pajisja merr energji të mjaftueshme për një rrojë, llamba e poshtme e treguesit të ngarkimit të baterisë fillon të pulsojë me ngadalë.
- Nëse e lini pajisjen në prizë, procesi i ngarkimit vazhdon. Për të treguar që pajisja po ngarkohet, pulson fillimisht llamba e poshtme, pastaj ndizet vazhdueshëm. Më pas pulson llamba e dytë dhe ndizet vazhdueshëm, e kështu me radhë derisa pajisja të ngarkohet plotësisht.

Treguesi i ngarkimit të baterisë me 1 llambë
- Ngarkimi zgjat rreth 1 orë.
- Ngarkimi i shpejtë: Kur pajisja nuk ka energji të mjaftueshme për një rrojë, treguesi i ngarkimit të baterisë pulson me të shpejtë. Kur treguesi i ngarkimit të baterisë fillon të pulsojë ngadalë, pajisja përmban energji të mjaftueshme për një rrojë.
- Nëse e lini pajisjen në prizë, procesi i ngarkimit vazhdon. Për të treguar që pajisja po ngarkohet, treguesi i ngarkimit të baterisë pulson me ngadalë.
Bateria e ngarkuar plotësisht

Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.
Shënim: Kur bateria është plot, ekrani fiket automatikisht pas 30 minutash. Nëse shtypni butonin ndezje/fikje gjatë ngarkimit, simboli i shkëputjes për përdorim pulson në të bardhë për t'ju kujtuar se duhet ta hiqni pajisjen nga priza.
Kur bateria ngarkohet tërësisht, të gjitha llambat e treguesit të ngarkimit të baterisë ndizen vazhdueshëm.
- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba

- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 1 llambë
Bateria ka rënë

Kur bateria është pothuajse e shkarkuar, llamba e poshtme pulson në portokalli.
- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba

- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 1 llambë
Kapaciteti i mbetur i baterisë

Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba
- Kapaciteti i mbetur i baterisë tregohet nga llambat e ngarkimit të baterisë që ndizen vazhdueshëm.
Kujtuesi i shkëputjes për përdorim

- Pajisja vjen me një kujtues “Shkëpute për ta përdorur”. “Shkëpute për ta përdorur” fillon të pulsojë për t’ju kujtuar që duhet të shkëputni pajisjen nga ushqyesi përpara se ta ndizni.
Kujtuesi i pastrimit

Për rezultat më të mirë rroje, ju këshillojmë ta pastroni makinën e rrojës pas çdo përdorimi.
- Kur e fikni makinën e rrojës, kujtuesi i pastrimit pulson për t'ju kujtuar se duhet të pastroni makinën.
Kyçja në udhëtim

Makinën e rrojës mund ta kyçni kur jeni në udhëtim. Kyçja në udhëtim pengon ndezjen aksidentale të makinës së rrojës.
Aktivizimi i kyçjes në udhëtim
1 Shtypni butonin ndezje/fikje për 3 sekonda për të hapur modalitetin e kyçjes në udhëtim.
- Ndërsa aktivizoni kyçjen në udhëtim, simboli përkatës ndizet vazhdueshëm. Kur aktivizohet kyçja, simboli pulson.
Çaktivizimi i kyçjes në udhëtim
1 Shtypni butonin ndezje/fikje për më shumë se 3 sekonda.

- Simboli i kyçjes në udhëtim pulson dhe pastaj ndizet vazhdueshëm.
Makina e rrojës është tani sërish gati për përdorim.
Ndërrimi i kokave të rrojës

Për rezultate maksimale rroje, ju këshillojmë t'i ndërroni kokat e rrojës çdo dy vjet.
- Pajisja vjen me një kujtues ndërrimi, që ju kujton për ndërrimin e kokave të rrojës. Kujtuesi i ndërrimit ndizet vazhdueshëm.
Shënim: Pas ndërrimit të kokave të rrojës duhet ta rivendosni kujtuesin e ndërrimit duke mbajtur shtypur për 7 sekonda butonin ndezje/fikje.
Ngarkimi
Ngarkimi zgjat rreth 1 orë.
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.
Ngarkojeni makinën e rrojës përpara përdorimit për herë të parë dhe kur ekrani tregon se bateria është pothuajse e shkarkuar tërësisht.
Ngarkimi me ushqyes

1 Futeni fishën e vogël në pajisje dhe ushqyesin në prizë.
Ngarkimi në sistemin “SmartClean” (vetëm për Iloje specifike)

1 Futeni fishën e vogël në sistemin "SmartClean".
2 Futeni ushqyesin në prizë.
3 Shtypni kapakun e sipërm për ta vendosur makinën e rrojës në mbajtëse (“të kërcasë”).

4 Mbajeni makinën e rrojës me kokë poshtë mbi mbajtëse. Sigurohuni që pjesa e përparme e makinës së rrojës të jetë me drejtim nga sistemi “SmartClean”.

5 Vendoseni makinën e rrojës në mbajtëse, anojeni për mbrapa dhe shtypni për poshtë në kapakun e sipërm për ta lidhur makinën e rrojës (“të kërcasë”).
- Simboli i baterisë pulson me ngadalë për të treguar se makina e rrojës po ngarkohet.
Përdorimi i makinës së rrojës
2 Për ta fikur pajisjen, shtypni një herë butonin ndezje/fikje.
- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llama: Ekrani ndizet për pak çaste për të shfaqur statusin e baterisë së mbetur.
Rroja
Periudha e përshtatjes së lëkurës
Rrojat e para mund të mos japin rezultatet që prisni dhe lëkura madje mund të irritohet disi.
Kjo është normale. Lëkura dhe mjekra juaj duan kohë t'i përshtaten sistemit të ri të rrojës.
Ju këshillojmë të rruheni rregullisht (së paku 3 herë në javë) me këtë makinë rroje për një periudhë prej 3 javësh, për t'i mundësuar lëkurës të përshtatet me makinën e re të rrojës.
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.

1 Ndizni pajisjen.
2 Lëvizini kokat e rrojës mbi lëkurë në lëvizje rrethore.
Shënim: Mos kryeni lëvizje të drejta.
3 Pastrojeni makinën e rrojës pas përdorimit (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Rroja në të njomë
Këtë makinë rroje mund ta përdorni dhe në dush ose mbi fytyrë të njomur me shkumë rroje ose xhel rroje.
Për t'u rruar me shkumë rroje ose xhel rroje, ndiqni hapat si më poshtë:

1 Hidhni pak ujë mbi lëkurë.
2 Vendosni shkumën e rrojës ose xhelin e rrojës mbi lëkurë.

3 Shpëlajeni njësinë e rrojës në rubinet për të siguruar që njësia të rrëshqasë butë mbi lëkurë.
4 Ndizni pajisjen.

5 Lëvizini kokat e rrojës mbi lëkurë në lëvizje rrethore.
Shënim: Shpëlajeni makinën e rrojës në rubinet për të siguruar që njësia të rrëshqasë butë mbi lëkurë.
6 Thajeni fytyrën dhe pastrojeni mirë makinën e rrojës pas përdorimit (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Shënim: Sigurohuni ta shpëlani të gjithë shkumën ose xhelin e rrojës nga makina e rrojës.
Përdorimi i aksesorëve me puthitje

Shënim: Aksesorët e ofruar mund të ndryshojnë për produkte të ndryshme. Kutia tregon aksesorët që shoqërojnë pajisjen tuaj.
Heqja ose vendosja e aksesorëve me puthitje
1 Sigurohuni që pajisja është fikur.
2 Hiqeni aksesorin direkt nga pajisja.
Shënim: Mos e përdridhni aksesorin kur ta hiqni nga pajisja.

3 Futni veshin e aksesorit në folenë në krye të pajisjes. Pastaj shtyjeni aksesorin për ta lidhur me pajisjen (“të kërcasë”).
Përdorimi i aksesorit për prerje
Aksesorin për prerje mund ta përdorni për të rregulluar favoritet dhe mustaqet.
1 Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
2 Futni veshin e aksesorit për prerje në folenë në krye të pajisjes. Pastaj shtyjeni aksesorin në fjalë për ta lidhur me pajisjen (“të kërcasë”).
3 Ndizni pajisjen.
4 Mund të filloni prerjen.
5 Pastrojeni aksesorin pas përdorimit (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Përdorimi i aksesorit të stilimit të mjekrës
1 Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
2 Futni veshin e aksesorit në folenë në krye të pajisjes. Pastaj shtyjeni aksesorin për ta lidhur me pajisjen (“të kërcasë”).
Përdorimi i aksesorit të stilimit të mjekrës me krehër
Aksesorin e stilimit të mjekrës me krehër mund ta përdorni për të stiluar mjekrën në një konfigurim të pandryshuar, por dhe në konfigurime të ndryshme gjatësie. Mund dhe ta përdorni për të prerë paraprakisht qimet e gjata përpara rrojës, për një rrojë më komode.
Konfigurimi i gjatësisë së qimes në aksesorin e stilimit të mjekrës i referohet gjatësisë së qimes pas prerjes së saj dhe lëviz nga 1 deri në 5 mm.

1 Rrëshqiteni krehrin drejt e në kanalet udhëzuese në dy anët e aksesorit (“të kërcasë”).

2 Shtypni zgjedhësin e gjatësisë dhe shtyjeni për majtas ose djathtas për të zgjedhur gjatësinë e dëshiruar të qimeve.
3 Ndizni pajisjen.

4 Tani mund të nisni stilimin e mjekrës duke e lëvizur aksesorin për lart me shtytje të lehtë duke i siguruar që pjesa e përparme e krehrit të jetë në kontakt të plotë me lëkurën.
5 Pastrojeni aksesorin pas përdorimit (shih kreun "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Përdorimi i aksesorit të stilimit të mjekrës pa krehër
Aksesorin e stilimit të mjekrës mund ta përdorni pa krehër për konturimin e mjekrës, mustaqeve, favoriteve ose vijës së flokëve në qafë në gjatësi prej 0,5 mm.

Shënim: Kapeni krehrin në qendër për ta hequr nga aksesori. Mos e tërhiqni krehrin nga buzët.
2 Ndizni pajisjen.

3 Mund të filloni të konturoni mjekrën, mustaqet, favoritet ose vijën e flokëve te qafa duke e lëvizur stiluesin për poshtë me shtytje të lehtë duke e mbajtur pingul me lëkurën.
4 Pastrojeni aksesorin pas përdorimit (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Përdorimi i aksesorit të furçës së pastrimit
Përdoreni aksesorin furçë rrotulluese pastrimi me kremin ditor të pastrimit. Aksesori furçë pastrimi heq vajin dhe papastërtitë, duke ndihmuar drejt një lëkure të shëndetshme dhe pa yndyrë.

1 Futni veshin e aksesorit në folenë në krye të pajisjes. Pastaj shtyjeni aksesorin për ta lidhur me pajisjen ("të kërcasë").
2 Njomeni aksesorin me ujë. Mos e përdorni pajisjen me kokë furçë të thatë, pasi mund të irritoni lëkurën.

Këshillë: Përdoreni aksesorin përpara rrojës, për një rrojë më të lehtë dhe rezultat më higjienik gjatë saj.
3 Njomeni fytyrën me ujë dhe vendosni pastruesin në fytyrë.
4 Vendoseni aksesorin në faqen e djathtë.
5 Ndizni pajisjen.
6 Kalojeni butë aksesorin përgjatë lëkurës nga hunda drejt veshit. Mos e shtyni shumë fort aksesorin në lëkurë, për t'u siguruar që trajtimi të jetë komod.


7 Pas rreth 20 sekondave mund ta kaloni pajisjen në faqen e majtë dhe të filloni pastrimin e kësaj pjese të fytyrës.
Kujdes: Mos e pastroni zonën delikate përreth syve.

8 Pas rreth 20 sekondave mund ta kaloni aksesorin në ballë dhe të filloni pastrimin e kësaj pjese të fytyrës. Lëvizeni butë kokën e furçës nga e majta në të djathtë.
Shënim: Ju këshillojmë të mos e teproni me pastrimin dhe të mos tejkaloni 20 sekonda gjatë pastrimit të cilësdo zonë.

9 Pas trajtimit, shpëlajeni dhe thajeni fytyrën. Fytyra juaj është tani gati për hapin tjetër të rutinës ditore të kujdesit për lëkurën.
10 Pastrojeni aksesorin pas përdorimit (shih kreun "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim: Aksesorët e ofruar mund të ndryshojnë për produkte të ndryshme. Kutia tregon aksesorët që shoqërojnë pajisjen tuaj.
Pastrimi i makinës së rrojës në sistemin "SmartClean" (vetëm për lloje specifike)

Për të evituar pikimin, mos e anoni sistemin "SmartClean".
Shënim: Mbajeni sistemin “SmartClean” kur e përgatisni për përdorim.
Shënim: Nëse e pastroni makinën e rrojës një herë në javë në sistemin “SmartClean”, fisheku “SmartClean” do të zgjasë rreth tre muaj.
Përgatitja për përdorim e sistemit "SmartClean"

1 Futeni sërish fishën e vogël në sistemin "SmartClean".
2 Futeni ushqyesin në prizë.
3 Shtypni butonin në anë të sistemit "SmartClean" dhe hiqni pjesën e tij të sipërme.
4 Hiqeni gominën nga fisheku i pastrimit.

5 Futeni fishekun e pastrimit në sistemin "SmartClean".

6 Shtyni pjesën e sipërme të sistemit "SmartClean" sërish mbrapa ("të kërcasë").

Sigurohuni gjithnjë të largoni ujin e tepërt nga makina e rrojës përpara se ta futni në sistemin "SmartClean".

1 Shtypni kapakun e sipërm për ta vendosur makinën e rrojës në mbajtëse (“të kërcasë”).

2 Mbajeni makinën e rrojës me kokë poshtë mbi mbajtëse. Sigurohuni që pjesa e përparme e makinës së rrojës të jetë me drejtim nga sistemi “SmartClean”.

3 Vendoseni makinën e rrojës në mbajtëse, anojeni për mbrapa dhe shtypni për poshtë në kapakun e sipërm për ta lidhur makinën e rrojës ("të kërcasë").
- Simboli i baterisë pulson me ngadalë për të treguar se makina e rrojës po ngarkohet.
4 Shtypni butonin ndezje/fikje në sistemin "SmartClean" për të filluar programin e pastrimit.

- Gjatë programit të pastrimit (që zgjat rreth 10 minuta), pulson simboli i pastrimit.
- Kur përfundon programi i pastrimit, simboli i gatishmërisë ndizet vazhdueshëm.
- Simboli i baterisë ndizet vazhdueshëm për të treguar që makina e rrojës është ngarkuar tërësisht. Kjo zgjat rreth 1 orë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin ndezje/fikje të sistemit "SmartClean" gjatë programit të pastrimit, programi ndërpritet. Në rast të tillë, simboli i pastrimit pushon së pulsuari.
Shënim: Nëse e hiqni ushqyesin nga priza gjatë programit të pastrimit, programi ndërpritet.
Shënim: 30 minuta pas programit të pastrimit dhe pasi të ketë përfunduar ngarkimi, "SmartClean" fiket automatikisht.
5 Për ta lënë makinën e rrojës të thahet, mund ta lini në sistemin “SmartClean” deri në rrojën tjetër. Mund dhe ta hiqni makinën e rrojës nga sistemi “SmartClean”, duke shkundur ujin e tepërt, hapur njësinë e rrojës dhe lënë makinën e rrojës të thahet në ajër.
Ndërrimi i fishekut të pastrimit në sistemin "SmartClean"
Ndërroni fishekun e pastrimit kur simboli i ndërrimit të pulsojë në portokalli ose kur të mos jeni më të kënaqur me rezultatin e pastrimit.
Nëse e pastroni makinën e rrojës një herë në javë në sistemin “SmartClean”, fisheku “SmartClean” do të zgjasë rreth tre muaj.

1 Shtypni butonin në anë të sistemit "SmartClean" dhe hiqni pjesën e tij të sipërme.
2 Hiqeni fishekun e zbrazët të pastrimit nga sistemi “SmartClean” dhe hidhni lëngun e mbetur jashtë fishekut të pastrimit.
Mund dhe ta hidhni lëngun e pastrimit në lavaman.
3 Hidheni në mbeturina fishekun e zbrazët të pastrimit.
4 Shpaketoni fishekun e ri të pastrimit dhe hiqini gominën.
5 Futeni fishekun e ri të pastrimit në sistemin "SmartClean".
6 Shtyni pjesën e sipërme të sistemit "SmartClean" sërish mbrapa ("të kërcasë").
Pastrimi i makinës së rrojës në rubinet
Pastrojeni makinën e rrojës pas çdo rroje, për një rezultat sa më të mirë.
Bëni kujdes me ujin e nxehtë. Kontrolloni gjithnjë nëse uji është shumë i nxehtë, për të evituar djegien e duarve.
Mos e thani kurrë njësinë e rrojës me peshqir apo letër higjienike, pasi mund të dëmtoni kokat e rrojës.

1 Shpëlajeni njësinë e rrojës me ujë të ngrohtë rubineti për njëfarë kohe.

2 Hiqeni mbajtësen e kokës së rrojës nga pjesa e poshtme e njësisë së rrojës.

3 Shpëlajeni mbajtësen e kokës së rrojës me ujë të ngrohtë rubineti për 30 sekonda.
4 Shkundeni me kujdes ujin e tepërt dhe lëreni të thahet mbajtësen e kokës së rrojës.

5 Rivendoseni mbajtësen e kokës së rrojës në pjesën e poshtme të njësisë së rrojës ("të kërcasë").
Mënyra e pastrimit të imët

Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
1 Hiqeni mbajtësen e kokës së rrojës nga pjesa e poshtme e njësisë së rrojës.

2 Rrotullojini unazat mbajtëse në drejtim kundërorar dhe hiqini.

3 Hiqini kokat e rrojës nga mbajtësja e kokës së rrojës. Çdo kokë rroje përbëhet nga tehu dhe mbrojtësja.

Shënim: Mos pastroni më shumë se një teh apo mbrojtëse në të njëjtën kohë, pasi janë të gjitha specifieke. Nëse vendosni tehun e gabuar në mbrojtëse, mund të duhen të kalojnë disa javë derisa të rifitoni rezultatet optimale të rrojës.
4 Pastrojeni tehun dhe mbrojtësen në rubinet.

5 Pas pastrimit, vendoseni tehun sërish në mbrojtëse.

6 Vendosini kokat e rrojës sërish në mbajtësen e kokave të rrojës.

Shënim: Sigurohuni që kapëset në të dy anët e kokave të rrojës të puthiten saktë në pjesët e dala të mbajtëses së kokave të rrojës.

7 Vendosni unazat mbajtëse në mbajtësen e kokave të rrojës dhe rrotullojini në drejtim orar.

- Çdo unazë mbajtëse ka dy pjesë të futura që puthiten saktë me pjesët e dala të mbajtëses së kokave të rrojës. Rrotullojeni unazën në drejtim orar derisa të dëgjoni një kërcitje dhe unaza të fiksohet.

Shënim: Mbajeni mbajtësen e kokave të rrojës në dorë kur rivendosni kokat e rrojës dhe rivendosni unazat mbajtëse. Mos e vendosni mbajtësen e kokave të rrojës në sipërfaqe kur ta bëni këtë, pasi mund ta dëmtoni.
8 Rivendoseni mbajtësen e kokës së rrojës në pjesën e poshtme të njësisë së rrojës.
Pastrimi i aksesorëve me puthitje
Mos i thani kurrë me peshqir apo letër higjienike aksesorët prerës dhe të stilimit të mjekrës, pasi mund të dëmtoni dhëmbët prerës.
Pastrimi i aksesorit të stilimit të mjekrës
Pastrojeni aksesorin e stilimit të mjekrës sa herë që e përdorni.

1 Hiqeni krehrin nga aksesori i stilimit të mjekrës.
Shënim: Kapeni krehrin në qendër për ta hequr nga aksesori. Mos e tërhiqni krehrin nga buzët.
2 Ndizni pajisjen.

3 Shpëlajini veçmas aksesorin e stilimit të mjekrës dhe krehrin në ujë të ngrohtë rubineti për njëfarë kohe.
4 Pas pastrimit, fikeni pajisjen.

5 Shkundeni me kujdes ujin e tepërt dhe lërini të thahen aksesorin e stilimit të mjekrës dhe krehrin.
Këshillë: Për rezultate optimale të prerëses, vajosini dhëmbët e prerëses me një pikë vaji për makina qepëse çdo gjashtë muaj.
Pastrimi i aksesorit për prerje
Pastrojeni aksesorin për prerje sa herë që e përdorni.
1 Ndizeni pajisjen me aksesorin e prerjes të vendosur.

2 Shpëlajeni aksesorin prerës me ujë të ngrohtë rubineti për njëfarë kohe.
3 Pas pastrimit, fikeni pajisjen.
4 Shkundeni me kujdes ujin e tepërt dhe lëreni të thahet aksesorin për prerje.
Këshillë: Për rezultate optimale të prerëses, vajosini dhëmbët e prerëses me një pikë vaji për makina qepëse çdo gjashtë muaj.
Pastrimi i aksesorit të furçës së pastrimit
Pastrojeni aksesorin e furçës së pastrimit sa herë që e përdorni.

1 Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
2 Shkëputeni kokën e furçës nga bazamenti i saj.

3 Pastrojini të dy pjesët me kujdes me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë.

4 Thajeni me një peshqir aksesorin e furçës së pastrimit.

Shënim: Aksesorët e ofruar mund të ndryshojnë për produkte të ndryshme. Kutia tregon aksesorët që shoqërojnë pajisjen tuaj.
Shënim: Ju këshillojmë ta lini pajisjen dhe aksesorët e saj të thahen përpara se të vendosni kapakët mbrojtës mbi aksesorë dhe ta ruani makinën e rrojës në çantë.
- Ruajeni makinën e rrojës në çantën e dhënë.

- Vendosni kapakun mbrojtës mbi aksesorin e furçës së pastrimit për ta mbrojtur nga mbledhja e papastërtive.
Ndërrimi
Ndërrimi i kokës së furçës së pastrimit

- Aksesori me kokë furçë pastrimi duhet ndërruar çdo 3 muaj ose më herët nëse vjaskat janë të deformuara ose të dëmtuara.
Ndërrimi i kokave të rrojës
Për rezultate maksimale rroje, ju këshillojmë t'i ndërroni kokat e rrojës çdo dy vjet.

Kujtuesi i ndërrimit
Simboli i njësisë së rrojës do të ndizet për të treguar se kokat e rrojës duhen ndërruar. Ndërrojini menjëherë kokat e rrojës nëse dëmtohen. Kokat e rrojës ndërrojini vetëm me koka originale nga Philips siç përcaktohet në kreun “Porositja e aksesorëve”.
1 Simboli i njësisë së rrojës ndizet vazhdueshëm kur e fikni makinën e rrojës për të treguar që duhen ndërruar kokat e rrojës.
2 Hiqeni mbajtësen e kokës së rrojës nga pjesa e poshtme e njësisë së rrojës.
3 Rrotullojini unazat mbajtëse në drejtim kundërorar dhe hiqini.
4 Hiqini kokat e rrojës nga mbajtësja e tyre dhe hidhini.
5 Vendosni kokat e reja të rrojës në mbajtëse.

Shënim: Sigurohuni që kapëset në të dy anët e kokave të rrojës të puthiten saktë në pjesët e dala të mbajtëses së kokave të rrojës.

6 Vendosni unazat mbajtëse në kokat e rrojës dhe rrotullojini në drejtim orar.

- Unaza mbajtëse ka dy pjesë të futura që puthiten saktë me pjesët e dala të mbajtëses së kokave të rrojës. Rrotullojeni unazën në drejtim orar derisa të dëgjoni një kërcitje dhe unaza të fiksohet.

Shënim: Mbajeni mbajtësen e kokave të rrojës në dorë kur rivendosni kokat e rrojës dhe rivendosni unazat mbajtëse. Mos e vendosni mbajtësen e kokave të rrojës në sipërfaqe kur ta bëni këtë, pasi mund ta dëmtoni.

7 Rivendoseni mbajtësen e kokës së rrojës në pjesën e poshtme të njësisë së rrojës.

8 Për të rivendosur kujtuesin e ndërrimit, shtypni dhe mbani butonin ndezje/fikje për rreth 7 sekonda.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë rezervë, vizitoni www.shop.philips.com/service ose shitësit e produkteve Philips. Mund dhe të kontaktoni pikën e kujdesit për klientin të Philips në shtetin tuaj (shih broshurën e garancisë botërore për të dhënat e kontaktit).
Ofrohen pjesët e mëposhtme:
- Ushqyes HQ8505
- Koka rroje SH70 Philips
- Spërkatës pastrimi koke rroje HQ110 Philips
- Aksesor stilimi mjekre RQ111 Philips
- Aksesor furçe pastrimi SH575 Philips
- Kokë ndërrimi furçe pastrimi SH560 Philips
- Fishek pastrimi JC301, JC302, JC303, JC304, JC305

Shënim: Disponueshmëria e aksesorëve mund të ndryshojë sipas shtetit.
Kokat e rrojës
- Ju këshillojmë t'i ndërroni kokat e rrojës çdo dy vjet. Ndërrojini gjithnjë kokat e rrojës me koka originale rroje SH70 Philips.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2006/66/KE). Ju këshillojmë fort që ta çoni produktin te një pikë zyrtare grumbullimi ose te një qendër shërbimi Philips për heqjen e baterisë së ringarkueshme nga një profesionist. - Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të ringarkueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme të makinës së rrojës
Hiqeni baterinë e ringarkueshme vetëm kur të hidhni makinën e rrojës. Kur ta hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë e shkarkuar plotësisht.
Bëni kujdes, shiritat e baterisë janë të mprehtë.

1 Hiqni vidën në panelin e pasmë me anë të një kaçavide. Pastaj hiqeni panelin.

2 Përthyejini grremçat anash dhe hiqni njësinë e energjisë.

3 Përthyejini grremçat kapës dhe hiqeni panelin e përparmë të njësisë së energjisë.

4 Nxirreni mbajtësen e baterisë dhe pritini etiketat e baterisë me një palë pinca prerëse.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhen informacione ose mbështetje teknike, vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore.
Kufizimet e garancisë
Kokat e makinës së rrojës (prerësit dhe mbrojtësit) nuk mbulohen nga kushtet e garancisë ndërkombëtare për shkak se ato janë pjesë të konsumueshme.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me anë të informacioneve të mëposhtme, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me pikën e kujdesit për klientin në shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Makina e rrojës nuk rruan aq mirë sa dikur. | Kokat e rrojës janë dëmtuar ose konsumuar. | Ndërrojini kokat e rrojës (shih kreun “Ndërrimi”). |
| Ka qime ose papastërti që pengojnë kokat e rrojës. | Pastrojini kokat e rrojës duke ndjekur hapat e mëposhtëm të mënyrës së detajuar të pastrimit (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”). | |
| Makina e rrojës nuk punon kur shtyp butonin ndezje/fikje. | Makina e rrojës është ende në prizë. Për arsye sigurie, makina e rrojës duhet përdorur e hequr nga priza. | Hiqeni makinën e rrojës nga priza dhe shtypni butonin ndezje/fikje për ta ndezur (shih paragrafin “Kujtuesi i shkëputjes për përdorim”). |
| Bateria e ringarkueshme është e zbrazët. | Ringarkoni baterinë (shih kreun “Ngarkimi”). | |
| Është aktivizuar kyçja në udhëtim. | Shtypni butonin ndezje/ fikje për 3 sekonda për të çaktivizuar kyçjen në udhëtim. | |
| Njësia e rrojës është ndotur ose dëmtuar deri në atë pikë sa motori nuk punon më. | Pastroni ose ndërroni kokat e rrojës (shih krerët “Pastrimi dhe mirëmbajtja” dhe “Ndërrimi”). |
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Makina e rrojës nuk është tërësisht e pastër pasi e pastroj në sistemin “SmartClean”. | Nuk e ke vendosur siç duhet makinën e rrojës në sistemin “SmartClean”, ndaj nuk ka lidhje elektrike midis sistemit “SmartClean” dhe makinës së rrojës. | Shtypni për poshtë kapakun e sipërm (“të kërcasë”) për të kryer lidhjen e duhur midis makinës së rrojës dhe sistemit “SmartClean”. |
| Fisheku i pastrimit është bosh. Simboli i ndërrimit pulson për të treguar se duhet të ndërroni fishekun e pastrimit. | Vendosni një fishek të ri pastrimi në sistemin “SmartClean” (shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”). | |
| Keni përdorur një leng tjetër pastrimi dhe jo fishekun original të pastrimit nga Philips. | Përdorni vetëm fishekë originalë pastrimi nga Philips. | |
| Pikon ujë nga fundi i makinës së rrojës. | Gjatë pastrimit, mund të mblidhet ujë midis pjesës së brendshme të trupit dhe veshjes së jashtme të makinës së rrojës. | Kjo është normale dhe nuk përbën rrezik, pasi të gjitha pjesët elektronike janë të izoluara në njësinë e energjisë brenda makinës së rrojës. |
| Sistemi “SmartClean” nuk punon kur shtyp butonin ndezje/fikje. | Sistemi “SmartClean” nuk është futur në prizë. | Futeni fishën e vogël në sistemin “SmartClean” dhe ushqyesin në prizë. |
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Makina e rrojës nuk është tërësisht e ngarkuar pas ngarkimit në sistemin “SmartClean”. | Nuk e keni vënë siç duhet makinën e rrojës në sistemin “SmartClean”. | Sigurohuni ta shtyni makinën e rrojës në sistemin “SmartClean” derisa të puthitet në vend. |
| I kam ndërruar kokat e rrojës, por shfaqet ende simboli i kujtuesit për ndërrim. | Nuk e keni rivendosur makinën e rrojës. | Rivendoseni makinën e rrojës duke shtypur butonin ndezje/fikje për rreth 7 sekonda (shih kreun “Ndërrimi”). |
| Në ekran shfaqet papritur një simbol koke rroje. | Ky simbol është kujtuesi i ndërrimit. | Ndërrojini kokat e rrojës (shih kreun “Ndërrimi”). |