MANUAL I PËRDORUESIT GCA2100 PHILIPS
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome. Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përdorimi i pajisjes

Sigurohuni që t'i shpalosni e shtroni rrobat në një sipërfaqe të rrafshët. Mos e shtypni pajisjen me shumë forcë mbi rroba. Mos e përdorni pajisjen në rroba me gëndisje, zinxhirë, kopsa dhe fije të dala.
1 Lidhni kabllon USB me pajisjen dhe një burim energjie (p.sh. laptop). Karikoni pajisjen për 6 orë për një karikim të plotë.

2 Për veshjet me fije të shkurtra, hiqni mbulesën mbrojtëse në fund të pajisjes. Për veshjet me fije më të gjata, vendosni mbulesën mbrojtëse në fund të pajisjes.

3 Shtypni butonin e ndezjes dhe do t'i ndizet drita për të treguar se pajisja është ndezur.

4 Vendoseni pajisjen në veshje dhe lëvizeni lehtë nëpër zonën me fije.

5 Pasi të mbaroni, shtypni butonin e ndezjes dhe do t'i fiket drita për të treguar se pajisja është fikur.

6 Mbajeni pajisjen përmbys dhe hapeni lehtë, dhe zbrazni fijet mbi kapak. Pasi të keni mbledhur fijet e kapakut, hidhini në një kosh.

7 Me kapakun mbrojtës të hequr, kthejeni në drejtim kundërorar për ta liruar dhe hequr kapakun.

8 Sigurohuni që ta mos i mbani/prekni tehet dhe të mos shtypni butonin e ndezjes Tërhiqni lehtë lart dhe hiqni tehet.

9 Duke përdorur furçën e dhënë, fshijini dhe pastrojini tehet dhe kapakun e brendshëm për të hequr mbetjet e fijeve.
74
Shqip

10 Pastrojeni dhe pajisjen me furçë për të hequr fijet që mund të mbeten.

11 Sigurohuni që ta mos i mbani/prekni tehet dhe të mos shtypni butonin e ndezjes Montoni tehet në pajisje.

12 Montoni dhe shtrëngojeni sërish kapakun në pajisje.
Uvod