PHILIPS Avent SCF397 - Pompa gjiri

Avent SCF397 - Pompa gjiri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Avent SCF397 PHILIPS në format PDF.

📄 690 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice PHILIPS Avent SCF397 - page 393
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka Philips
Modeli Avent SCF397
Lloji i produktit Pompë për gji elektrike e vetme ose e dyfishtë
Përmasat e bllokut të motorit 145 mm x 95 mm x 45 mm
Pesha (e vetme) 230 g
Pesha (e dyfishtë) 310 g
Furnizimi me energji elektrike Përshtatës i rrjetit: hyrje 100-240 V~50/60 Hz, dalje 5 V DC 1,1 A (e vetme) / 1,8 A (e dyfishtë)
Mënyrat e funksionimit Mënyra stimulimi (8 nivele thithjeje), mënyra shprehjeje (16 nivele thithjeje)
Rregullimi i thithjes Me rritje prej 20 mbar
Shpejtësia e ciklit 53 deri 120 cikle/min
Ndalim automatik Pas 30 minutash pa ndërveprim
Materialet Blloku i motorit: ABS, silikoni; pjesët e tjera: polipropileni, silikoni
Pastrimi i pjesëve Larje me dorë ose në pjatalarëse (ndarja e sipërme), dezinfektim me ujë të vluar 5 min
Pajtueshmëria Shishet Natural Philips Avent, enët e ruajtjes me përshtatës
Siguria Mos përdorni gjatë shtatzënisë; kontrolloni gjendjen e pjesëve para çdo përdorimi; shkëputeni pas përdorimit
Pjesë këmbimi Të disponueshme në www.philips.com/support ose tek shitësit e autorizuar
Jetëgjatësia 500 orë
Kushtet e funksionimit 5 °C deri 40 °C, lagështia relative 15-90%
Garancia 2 vjet garanci ndërkombëtare Philips

Pyetjet më të shpeshta - Avent SCF397 PHILIPS

Si të montoni pompën e qumështit Philips Avent SCF397 ?
Lani duart tërësisht. Fusni valvulën e bardhë në trupin e pompës, vidhosni trupin në shishe, vendosni jastëkun në trup, pastaj diafragmën silikoni. Fiksoni tubin silikoni në diafragmë dhe lidheni me bllokun e motorit. Lidheni përshtatësin e rrjetit.
Cilat janë mënyrat e disponueshme dhe si t'i përdorim?
Pompa ofron dy mënyra: stimulimi (8 nivele) për të nxitur qumështin, dhe shprehje (16 nivele) për nxjerrje efikase. Pas 90 sekondash në modalitetin stimulim, pajisja kalon automatikisht në modalitetin shprehje. Mund të kaloni manualisht me butonin e zgjedhjes së mënyrës.
Si të pastroni dhe dezinfektoni pjesët e pompës?
Çmontoni të gjitha pjesët në kontakt me gjoksin dhe qumështin. Pastrojini me dorë me detergjent të butë ose në pjatalarëse (ndarja e sipërme). Dezinfektoni duke i zier pjesët në ujë për 5 minuta. Lërini të thahen në ajër në një peshqir të pastër.
Sa është kohëzgjatja e ruajtjes së qumështit të gjirit të nxjerrë?
Në temperaturë dhome (16-29 °C): maksimumi 4 orë. Në frigorifer (4 °C): 4 ditë. Në ngrirje (< -4 °C): 6 muaj. Mos e ngrini kurrë qumështin e shkrirë.
A mund të përdoret pompa në modalitetin e dyfishtë?
Po, Philips Avent SCF397 mund të përdoret i vetëm ose i dyfishtë. Në modalitetin e dyfishtë, përdorni të dy vrimat e bllokut të motorit dhe dy komplete të plota. Modaliteti i dyfishtë lejon nxjerrjen e të dy gjinjve njëkohësisht.
Çfarë të bëni nëse thithja është shumë e fortë ose shumë e dobët?
Përdorni butonat + dhe - për të rregulluar nivelin e thithjes. Nëse thithja është shumë e dobët, kontrolloni nëse valvula e bardhë dhe diafragma janë instaluar saktë dhe nuk janë dëmtuar. Nëse është shumë e fortë, ulni nivelin. Gjithmonë filloni me nivelin e paracaktuar.
Si të zgjidhni thithkën e përshtatshme për shishe?
Pompa vjen me një thithkë nr. 2 (rrjedhje e ngadaltë). Nëse foshnja juaj fle ose bëhet e padurueshme, kaloni në një rrjedhje më të lartë. Nëse gëlltit shumë shpejt, përdorni një rrjedhje më të ulët. Thithkat janë të numëruara në anë.
A është pompa e përputhshme me shishe qelqi?
Është e përputhshme me shishet plastike Natural Philips Avent. Përdorimi i shisheve prej qelqi nuk rekomandohet.
Çfarë të bëni nëse pajisja nuk ndizet?
Kontrolloni nëse përshtatësi është lidhur saktë në bllokun e motorit dhe në një prizë funksionale. Provoni një prizë tjetër. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e konsumatorëve Philips në www.philips.com/support.
Si ta ruani pompën pas përdorimit?
Çmontoni dhe pastroni të gjitha pjesët. Mbështilleni tubin silikoni rreth bllokut të motorit dhe klikoni kapakun. Ruajeni pajisjen në një vend të pastër dhe të thatë, larg diellit. Pjesët e thata mund të ruhen në një enë të mbyllur.

Pyetjet e përdoruesve rreth Avent SCF397 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa gjiri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Avent SCF397 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Avent SCF397 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT Avent SCF397 PHILIPS

Përshkrim i përgjithshëm 394

Përdorimi i synuar 394

Informacion i rëndësishëm sigurie 395

Përpara përdorimit të parë 397

Pastrimi dhe dezinfektimi 397

Përdorimi i pompës së gjirit 401

Dhënia e qumështit të gjirit me shishe ____ 406

Pajtueshmëria 408

Porositja e aksesorëve dhe e pjesëve të këmbimit 408

Riciklimi 409

Mbështetja 409

Diagnostikimi 409

Informacion i mëtejshëm 410

Kushtet e ruajtjes 411

Fushat elektromagnetike (EMF) 411

Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në Philips Avent! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips Avent, regjistrojeni pompën e gjirit te www.philips.com/mybreastpump.

Pompa elektrike njëshe/dyshe e gjirit "Philips Avent Advanced" është frymëzuar nga bebet dhe lëvizja e tyre natyrale gjatë thithjes. Vata e butë prej silikoni stimulon thimthin me lëvizje të lehta masazhimi, duke ju ndihmuar ta nxirrni qumështin me komoditet e efikasitet. Ndërthurja e thithjes dhe e stimulimit të thimthit nxit rrjedhën e shpejtë të qumështit. Dizajni që eviton përkuljen përpara ju bën të mundur të qëndroni e qetë, në pozicion vertikal gjatë dhënies së qumështit.

Specialistët e kujdesit shëndetësor dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandojnë që gjatë gjashtë muajve të parë të jetës t'i ushqeni fëmijët vetëm me qumësht gjiri dhe të vazhdoni ta bëni këtë për dy vjet duke e shoqëruar me ushqime të tjera me vlera ushqimore. Kjo pasi qumështi juaj i gjirit është i përshtatur posaçërisht ndaj nevojave të foshnjës suaj dhe ju ndihmon ta mbroni foshnjën nga infeksionet dhe alergjitë. Për të ushqyer më gjatë me gji, mund të nxirrni dhe ta ruani qumështin në mënyrë që fëmija të vijojë të përfitojë vlerat e tij, edhe nëse nuk keni mundësi të jeni vetë aty për t'ia dhënë ta pijë. Duke qenë se pompa është kompakte, pa zhurmë dhe diskrete në përdorim, mund ta merrni kudo me vete, duke ju bërë kështu të mundur të nxirrni qumësht sipas lehtësisë suaj që të ruani nivelin e nevojshëm të qumështit.

Nëse ushqimi me gji vijon në rregull, këshillohet (përveç nëse rekomandohet ndryshe nga mjeku juaj) të prisni derisa të stabilizohet niveli i qumështit dhe dhënia e gjirit (normalisht së paku 2 deri në 4 javë pas lindjes) përpara se të filloni të nxirrni qumësht.

Përshkrim i përgjithshëm

① Shënim: Pompa dyshe e gjirit vjen me dy artikuj të treguar në figurat B dhe C.

Përshkrimi i produktit (Fig. A)

A1 Njësia e motorit

A2 Seti i pompës së gjirit

A3 Shishja

A4 Ushqyesi*

A5 Pompa dyshe e gjirit

* Ushqyesi i dhënë mund të ndryshojë në varësi të shteteve.

Seti i pompës së gjirit (fig. B)

B1 Gypi dhe kapaku i silikonit

B2 Diafragma e silikonit

B3 Trupi i pompës

B4 Kapaku

B5 Vata

B6 Valvula e bardhë

Shishja Philips Avent Natural (fig. C)

C1 Kapaku i shishes

C2 Rrethi mbërthyes i filetuar

C3 Biberoni

C4 Guarnicioni izolues

C5 Shishja

Aksesorët

Ka disa versione të kësaj pakete pompe gjiri, të cilat vijnë me një kombinim të ndryshëm secila të aksesorëve të mëposhtëm Philips Avent:

- Vata gjiri

- Çantë udhëtimi

- Qeska e izolimit

- Furça e pastrimit

* Për këto aksesorë ofrohet një manual i veçantë përdorimi.

- Kupa ruajtjeje me adaptor*

- Qeskat e ruajtjes së qumështit të gjirit*

- Shishet "Natural"

Përdorimi i synuar

Pompa elektrike njëshe/dyshe e gjirit Philips Avent Advanced synohet për nxjerrjen dhe marrjen e qumështit nga gjiri i grave në periudhë laktacioni. Pajisja është parashikuar vetëm për një përdorues.

Informacion i rëndësishëm sigurie

Lexojeni me kujdes manualin e përdorimit përpara përdorimit të pompës së gjirit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Paralajmërim

PHILIPS Avent SCF397 - Paralajmërim - 1

- Asnjëherë mos e përdorni pompën e gjirit gjatë shtatzënisë, sepse pompimi mund të nxisë lindjen e fëmijës.

PHILIPS Avent SCF397 - Paralajmërim - 2

Paralajmërimet për të evituar mbytjen dhe lëndimin:

  • Mos i lini fëmijët apo kafshët shtëpiake që të luajnë me njësinë e motorit, ushqyesin apo me materialet e paketimit, apo aksesorët.
  • Pas përdorimit hiqeni gjithnjë nga priza pompën e gjirit. Ruajeni pompën e gjirit kur nuk e përdorni atë.
  • Kjo pompë gjiri nuk synohet për përdorim nga persona (duke përfshirë këtu fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo të cilët kanë mungesë njohurish dhe përvoje. Persona të tillë duhet ta përdorin këtë pompë gjiri vetëm nëse mbikëqyren apo nëse kanë marrë udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Paralajmërim për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve ngjitëse:

- Nëse jeni një nënë që ka qenë e infektuar me hepatit B, hepatit C ose me virusin e imunodeficiencës humane (HIV), shtrydhja e qumështit të gjirit nuk e zvogëlon ose nuk e largon rrezikun e transmetimit të virusit te foshnja juaj nëpërmjet qumështit të gjirit.

Paralajmërimet për të evituar elektroshokun:

  • Inspektojeni pompën e gjirit, duke përfshirë ushqyesin, për shenja dëmtimi përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni pompën e gjirit nëse ushqyesi apo spina është e dëmtuar, nëse nuk punon siç duhet apo nëse është rrëzuar apo ka rënë në ujë.
  • Përdorni vetëm ushqyesin (S009AHz050yyyy) që ofrohet me këtë pompë gjiri.
  • Sigurohuni gjithmonë që ta keni të lehtë ta shkëpusni pajisjen nga rrjeti elektrik kryesor në rast keqfunksionimi. Ushqyesi konsiderohet pajisja që mund të shkëputet.

Paralajmërimet për të evituar kontaminimin dhe për të garantuar higjienën:

  • Për arsye higjienike, pompa e gjirit synohet vetëm për përdorim të përsëritur nga një përdorues i vetëm.
  • Përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi, pastrojini dhe dezinfektojini të gjitha pjesët që bien të kontakt me gjirin dhe qumështin e gjirit.
  • Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit, pasi mund ta dëmtoni.
  • Lajini mirë duart me ujë e sapun përpara se të prekni pjesët e pompës së gjirit dhe vetë gjinjtë, për të parandaluar kontaminimin. Evitoni prekjen e pjesës së brendshme të enëve apo të kapakëve.

Paralajmërimet për të evituar problemet me gjirin dhe thimthat, përfshirë dhimbjen:

  • Mos e përdorni pompën e gjirit nëse diafragma e silikonit duket të jetë e dëmtuar apo e prishur. Shihni "Porositja e aksesorëve dhe e pjesëve të këmbimit" për informacion rreth marrjes së pjesëve të këmbimit.
  • Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë të rekomanduara nga Philips Avent.
  • Nuk lejohet modifikimi i pompës së gjirit. Nëse bëni diçka të tillë, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
  • Mos e përdorni kurrë pompën e gjirit nëse jeni e përgjumur apo e topitur, për të evituar mungesën e vëmendjes gjatë përdorimit.
  • Fikeni gjithnjë pompën e gjirit përpara se ta hiqni trupit e pompës nga gjiri, për të çliruar vakuumin.
  • Nëse vakuumi është jokomod apo ju shkakton dhimbje, fikeni dhe hiqeni pompën nga gjiri.

  • Mos pomponi më shumë se pesë minuta çdo herë, nëse nuk ia dilni të shtrydhni qumësht nga gjiri. Provoni të shtrydhni qumështin në një kohë tjetër gjatë ditës.

  • Nëse procesi bëhet tejet jokomod apo i dhimbshëm, ndërpriteni përdorimin e pompës së gjirit dhe konsultohuni me mjekun.

Paralajmërimet për të parandaluar dëmtimin dhe keqfunksionimin e pompës së gjirit:

- Pajisjet e komunikimit me radiofrekuenca (RF) (duke përfshirë celularët dhe pajisjet periferike si p.sh. kabllot e antenave dhe antenat e jashtme) nuk duhen përdorur më pranë se 30 cm (12 in) ndaj cilësdo pjese të pompës së gjirit, duke përfshirë dhe ushqyesin. Përndryshe mund të ndikohet negativisht në funksionimin e pompës së gjirit.

- Përdorimi i kësaj pajisjeje pranë apo ngjitur me pajisje të tjera duhet evituar pasi mund të sjellë funksionim të papërshtatshëm.

Kujdes

PHILIPS Avent SCF397 - Kujdes - 1

Paralajmërimet e kujdesit për të parandaluar dëmtimin dhe keqfunksionimin e pompës së gjirit:

  • Parandaloni rënien e ushqyesit dhe të njësisë së motorit në kontakt me ujin.
  • Mos e vini kurrë njësinë e motorit apo ushqyesin në ujë apo në enëlarëse, përndryshe pjesët do të dëmtohen përfundimisht.
  • Mbajeni ushqyesin dhe gypat e silikonit larg sipërfaqeve të nxehta për të evituar mbinxehjen dhe deformimin e këtyre pjesëve.

Përpara përdorimit të parë

Çmontojini, pastrojini dhe dezinfektojini të gjitha pjesët që bien në kontakt me gjirin dhe qumështin e gjirit, përpara se ta përdorni pompën e gjirit për herë të parë dhe pas çdo përdorimi.

Pastrimi dhe dezinfektimi

Përmbledhje

Pastrojini dhe dezinfektojini pjesët që bien të kontakt me gjirin dhe me qumështin e gjirit, sipas përshkrimit më poshtë:

Kur Si
PHILIPS Avent SCF397 - Përmbledhje - 1Pastrojini e dezinfektojini përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi.Zbërthejini të gjitha pjesët dhe pastrojini sipas përshkrimit në kreun "Pastrimi" dhe dezinfektojini sipas përshkrimit në kreun "Dezinfektimi".
PHILIPS Avent SCF397 - Përmbledhje - 2

Pjesët e mëposhtme nuk bien në kontakt me gjirin dhe me qumështin e gjirit; pastrojini sipas përshkrimit më poshtë:

Kur Si
PHILIPS Avent SCF397 - Përmbledhje - 3Pastroni sipas nevojës. Fshini me një leckë të pastër e të njomur me ujë dhe pak detergjent.

Hapi 1: Zbërthimi
PHILIPS Avent SCF397 - Përmbledhje - 4

Çmontoni plotësisht pompën e gjirit, shishen dhe gotën e ruajtjes. Gjithashtu, hiqni valvulën e bardhë nga trupi i pompës (Fig. B3).

Hapi 2: Pastrimi

Pjesët që bien në kontakt me gjirin dhe qumështin e gjirit mund të pastrohen manualisht ose në enëlarëse.

Paralajmërim: Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit, pasi mund ta dëmtoni.
⚠ Kujdes: Mos e vini kurrë njësinë e motorit apo ushqyesin në ujë apo në enëlarëse, përndryshe pjesët do të dëmtohen përfundimisht.
⚠ Kujdes: Bëni kujdes kur hiqni dhe pastroni valvulën e bardhë. Nëse ajo dëmtohet pompa e gjirit nuk do të funksionojë siç duhet. Për të hequr valvulën e bardhë, tërhiqeni lehtë në pjesën e dhëmbëzuar anash valvulës. Për të pastruar valvulën e bardhë, fërkojeni lehtë mes gishtave në ujë të ngrohtë me pak lëng enëlarës. Mos fusni sende në valvulën e bardhë, pasi mund ta dëmtoni.

Hapi 2A: Pastrimi manual

Materialet e nevojshme:

  • Lëng enëlarës delikat
  • Ujë i pijshëm
  • Furçë e butë pastrimi

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 1

  1. Shpëlani të gjitha pjesët nën ujë të vakët rubineti.

5 min.

  1. Njomini të gjitha pjesët për 5 minuta në ujë të ngrohtë me pak lëng delikat enëlarës.

  2. Pecetë e pastër apo skarë tharëse

  3. Lavaman apo tas i pastër

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 3

  1. Pastroni të gjitha pjesët me një furçë pastrimi në ujë të ngrohtë me pak lëng delikat enëlarës. Nëse përdorni një furçë për të pastruar majën e biberonit të ushqimit, pastrojeni atë me sa më shumë kujdes për të shmangur dëmtimet.

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 4

  1. Shpëlajini të gjitha pjesët nën ujë të ftohtë e të kthjellët rubineti.

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 5

  1. Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo skarë tharëse.

Hapi 2B: Pastrimi në enëlarëse

Materialet e nevojshme:

  • Lëng ose tabletë delikate enëlarëse
  • Ujë i pijshëm

i Shënim: Ngjyruesit e ushqimeve mund t'i çngjyrosin pjesët.

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 1

  1. Vendosini të gjitha pjesët në katin e sipërm të enëlarëses.

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 2

  1. Vendosni lëngun enëlarës apo tabletën në pajisje dhe ekzekutoni ciklin standard.

PHILIPS Avent SCF397 - Materialet e nevojshme: - 3

  1. Lërini të gjitha pjesët të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo skarë tharëse.

Hapi 3: Dezinfektimi

Materialet e nevojshme:

  • Një tenxhere
  • Ujë i pijshëm

⚠ Kujdes: Gjatë dezinfektimit me ujë të vluar, evitoni kontaktin e shishes ose të pjesëve të tjera me anët e tenxheres. Ky kontakt mund të shkaktojë deformim të pakthyeshëm të produktit ose dëmtim që nuk është përgjegjësi e Philips.

PHILIPS Avent SCF397 - Hapi 3: Dezinfektimi - 1

  1. Mbushni një tenxhere me ujë të mjaftueshëm sa të mbulohen të gjitha pjesët dhe vendosini ato në tenxhere. Lëreni ujin tëziejë për 5 minuta. Sigurohuni që pjesët të mos prekin anët e tenxheres.

PHILIPS Avent SCF397 - Hapi 3: Dezinfektimi - 2

  1. Lëreni ujin të ftohet. 3. Hiqini me kujdes

PHILIPS Avent SCF397 - Hapi 3: Dezinfektimi - 3

pjesët nga uji. Vendosni të gjitha pjesët që të thahen në ambient mbi një pecetë të pastër apo skarë tharëse.

PHILIPS Avent SCF397 - Hapi 3: Dezinfektimi - 4

  1. Vendosini mënjanë pjesët e thara në mënyrë të sigurt në një zonë të pastër dhe të mbrojtur derisa kur t'ju duhen. Sigurohuni që pjesët e pastra të jenë tharë plotësisht në temperaturë ambienti përpara se t'i vendosni mënjanë, për të parandaluar krijimin e mikrobeve dhe të mykut.

Përdorimi i pompës së gjirit

Përmasat e vatës

Pompa elektrike njëshe/dyshe e gjirit "Philips Avent Advanced" ka një vatë të butë aktive. Vata ka vetëm një madhësi. Ajo stimulon lehtë thimthin për të nxitur rrjedhjen e qumështit. Vata përbëhet prej silikoni fleksibël që u përshtatet thimthave të përmasave deri në 30 mm.

Montimi i pompës së gjirit

⚠ Paralajmërim: Bëni kujdes, pasi t'i keni dezinfektuar pjesët e pompës në ujë të vluar, ato mund të jenë shumë të nxehta. Për të evituar djegien, montojeni pompën e gjirit vetëm pasi pjesët e dezinfektuara të jenë ftohur.

⚠ Paralajmërim: Lajini mirë duart me ujë e sapun përpara se të prekni pjesët e pompës së gjirit dhe vetë gjinjtë, për të parandaluar kontaminimin. Evitoni prekjen e pjesës së brendshme të enëve apo të kapakëve.

Sigurohuni që t'i keni pastruar dhe dezinfektuar pjesët e pompës së gjirit që bien në kontakt me gjirin dhe qumështin e gjirit.

Kontrolloni pjesët e pompës së gjirit për konsumim apo dëmtim përpara përdorimit dhe ndërrojini nëse është e nevojshme.

i Shënim: Vendosja e saktë e valvulës së bardhë, vatës, diafragmës së silikonit dhe gypit të silikonit është thelbësore për krijimin e vakumit të duhur për pompën e gjirit.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 1

  1. Lajini mirë duart më ujë e sapun.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 2

  1. Shtyjeni valvulën e bardhë në trupin e pompës sa më shumë të jetë e mundur.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 3

  1. Montojeni trupin e pompës në shishe.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 4

  1. Vendosni vatën në trupin e pompës dhe sigurohuni që buzët të mbulojnë trupin e pompës.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 5

4A. Shtyjeni pjesën e brendshme të vatës në hinkë përkundër vijës (tregohet me shigjetë).

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 6

  1. Vendoseni diafragmën e silikonit në trupin e pompës.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 7

5A. Sigurohuni që diafragma e silikonit të përshtatet në formë të sigurt përreth buzëve, duke e shtypur për poshtë me majat e gishtave.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 8

  1. Vendosni gypin e silikonit dhe kapakun në diafragmën e silikonit. Shtyjeni kapakun për poshtë derisa të puthitet siç duhet në vend.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 9

  1. Lidhini gypat në njësinë e motorit.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 10

  1. Futeni ushqyesin në prizë dhe vendosni fishën e vogël të skajit tjetër në njësinë e motorit.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 11

  1. Pompa e gjirit është tani gati për përdorim.

PHILIPS Avent SCF397 - Montimi i pompës së gjirit - 12

i Shënim: Mund ta vendosni kapakun mbi vatë për ta mbajtur të pastër pompën e gjirit, në rastet kur e merrni atë me vete dhe teksa përgatiteni për nxjerrjen e qumështit.

Përshkrimi i pjesës së njësisë të motorit

1 2 3 4 5 6 7 8

1 Foleja hyrëse e korrentit me USB
2 Butoni i ndezje-fikjes me funksionin e ndalim-luajtjes
3 Butoni i zgjedhjes së modaliteteve
4 Butoni i "uljes së nivelit"
5 Butoni i "ngritjes së nivelit"
6 Llambat treguese të modaliteteve dhe të niveleve
7 Foleja e gypit për pompën njëshe të gjirit
8 Foletë e gypave për pompën dyshe të gjirit

Llambat treguese të modaliteteve

Pompa e gjirit ka dy modalitete. Më poshtë jepet një shpjegim i këtyre modaliteteve.

Llambat tregueseModaliteti Shpjegimi Nr. i niveleve të thithjes
Modaliteti i stimulimitPHILIPS Avent SCF397 - Llambat treguese të modaliteteve - 1Modaliteti për të stimuluar gjirin që të nisë rrjedha e qumështit.
Modaliteti i nxjerrjesPHILIPS Avent SCF397 - Llambat treguese të modaliteteve - 2Modaliteti për heqjen efikase të qumështit pas nisjes së rrjedhës së qumështit. Pas 90 sek stimulimi, pajisja kalon vetiu në modalitetin e nxjerrjes.

① Shënim: Kur ndryshoni nivelin e thithjes, ekrani tregon për pak sekonda nivelin e zgjedhur të thithjes dhe pastaj rishfaq modalitetin e zgjedhur.

Llambat treguese të nivelit të thithjes

Niveli 1 i thithjes: Llamba e poshtme pulsonNiveli 2 i thithjes: Llamba e poshtme qëndron ndezurNiveli 3 i thithjes: Llamba e poshtme qëndron ndezur + pulson llamba tjetërNiveli 4 i thithjes: 2 llama qëndrojnë ndezur.Niveli 5 i thithjes: 2 llama qëndrojnë ndezur + pulson llama tjetër.Niveli 16 i thithjes: ndizen të gjitha llambat

①Shënim: Çdo herë që ngrihet niveli, llamba e radhës fillon të pulsojë ose llamba që pulsonte qëndron tanimë e ndezur.

Udhëzimet e pompimit

⚠ Paralajmërim: Fikeni gjithnjë pompën e gjirit përpara se ta hiqni trupit e pompës nga gjiri, për të çliruar vakuumin.
Paralajmërim: Mos pomponi më shumë se pesë minuta çdo herë, nëse nuk ia dilni të shtrydhni qumësht nga gjiri. Provoni të shtrydhni qumështin në një kohë tjetër gjatë ditës.
⚠ Paralajmërim: Nëse procesi bëhet tejet jokomod apo i dhimbshëm, ndërpriteni përdorimin e pompës së gjirit dhe konsultohuni me mjekun.

i Shënim: Nëse nxirrini rregullisht mbi 125 ml/4 fl oz për seancë, mund të blini e të përdorni një shishe Philips Avent Natural 260 ml/9 fl oz për të parandaluar tejmbushjen dhe derdhjen.

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 1

  1. Lajini mirë duart me ujë e sapun dhe sigurohuni që gjirin ta keni të pastër.

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 2

  1. Vendoseni setin e pompës në gji. Sigurohuni që ta keni thimthin në mes.

3 sec.

  1. Shtypni e mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes derisa pajisja të ndizet. Llambat treguese ndizet për të treguar se pajisja është modalitet stimulimi.

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 4

  1. Pompa e gjirit fillon në modalitet stimulimi dhe shton me ngadalë vakumin deri në nivelin e thithjes së stimulimit të përdorur herën e fundit (ose në nivelin 5 kur përdoret për herë të parë).

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 5

  1. Përdorni butonat e ngritjes dhe të uljes së nivelit për ta ndryshuar nivelin e thithjes sipas dëshirës.

90 sec.

  1. Pas 90 sekondave pompa e gjirit kalon shtruar në modalitet nxjerrjeje dhe e shton me ngadalë vakuumin deri në nivelin e thithjes së nxjerrjes të përdorur herën e fundit (ose në nivelin 11 nëse përdoret për herë të parë).

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 7

  1. Nëse qumështi fillon t'ju rrjedhë më përpara apo nëse dëshironi të kaloni nga modaliteti i nxjerrjes në modalitet stimulimi, mund t'i ndërroni manualisht modalitetet me butonin e zgjedhjes së modaliteteve.

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 8

  1. Shtypni shkurtimisht butonin e ndezje-fikjes nëse dëshironi të pushoni. Për të vazhduar sërish, rishtypni shkurtimisht butonin e ndezje-fikjes.

3 sec.

  1. Për fikje, shtypni e mbani butonin e ndezje-fikjes.

PHILIPS Avent SCF397 - Udhëzimet e pompimit - 10

  1. Hiqeni ushqyesin nga priza dhe fishën e vogël nga njësia e motorit.

① Këshillë: Për nxjerrje optimale, zgjidhni nivelin më të lartë në të cilin ndiheni ende komode. Ky nivel mund të jetë i ndryshëm në seanca të ndryshme.

① Këshillë: Pompën dyshe të gjirit mund ta përdorni si pompë njëshe duke lidhur vetëm gypin e njërës anë te njësia e motorit.
① Shënim: Pompa e gjirit do të fiket automatikisht pas 30 minutash për të parandaluar mbinxehjen.

Pas përdorimit

PHILIPS Avent SCF397 - Pas përdorimit - 1

Për ruajtjen e qumështit të gjirit: mbylleni shishen me diskun izolues dhe vidhosni unazën.

PHILIPS Avent SCF397 - Pas përdorimit - 2

2B. Për përgatitjen e shishes për ushqimin e foshnjës: vendosni një biberon në unazën vidhosëse dhe vidhoseni unazën në shishe. Mbylleni biberonin me kapakun (shih «Vendosja e shishes») e shishes.

PHILIPS Avent SCF397 - Pas përdorimit - 3

  1. Hiqni gypin e silikonit dhe kapakun nga seti i pompës së gjirit.

PHILIPS Avent SCF397 - Pas përdorimit - 4

  1. Çmontojini, pastrojini dhe dezinfektojini të gjitha pjesët që kanë qenë në kontakt me gjirin dhe qumështin e gjirit (shih «Pastrimi dhe dezinfektimi»).

PHILIPS Avent SCF397 - Pas përdorimit - 5

  1. Për ruajtje praktike, mbështilleni gypin e silikonit përreth njësisë së motorit dhe kapeni kapakun mbi gyp.

Paralajmërim: Ftoheni ose ngrijeni menjëherë qumështin e nxjerrë nga gjiri, ose mbajeni në temperaturë prej 16-29 °C për maksimumi 4 orë përpara se të ushqeni foshnjën.
① Shënim: Për më shumë informacion rreth pompës së gjirit dhe për këshilla në lidhje me nxjerrjen e qumështit, vizitoni www.philips.com/support.

Ruajtja e qumështit të gjirit

Më poshtë mund të gjeni udhëzime për ruajtjen e qumështit të gjirit:

Vendruajtja Temperatura Kohëruajtja maksimale

Dhomë 16-29 °C 4 orë

Frigorifer 4 °C 4 ditë

Ngrirje < -4 °C 6 muaj

⚠ Paralajmërim: Mos e ringrini kurrë qumështin e shkrirë një herë, për të evituar rënien e cilësisë së qumështit.
⚠ Paralajmërim: Mos shtoni qumësht të freskët gjiri në qumësht të ngrirë gjiri, për të evituar rënien e cilësisë së qumështit dhe shkrirjen e paqëllimshme të qumështit të ngrirë.

Dhënia e qumështit të gjirit me shishe

Zgjedhja e biberonit të duhur për foshnjën tuaj

PHILIPS Avent SCF397 - Zgjedhja e biberonit të duhur për foshnjën tuaj - 1

Gjetja e biberonit të duhur është e rëndësishme:

Nëse foshnja juaj e sapolindur nuk po merr mjaftueshëm qumësht në mënyrë të vazhdueshme gjatë seancave të ushqyerjes ose ka ndërlikime në marrjen e qumështit, kaloni në një biberon me shpejtësi më të lartë rrjedhjeje.

Nëse ndodhin probleme të vazhdueshme të ushqimit, konsultohuni me mjekun.

PHILIPS Avent SCF397 - Gjetja e biberonit të duhur është e rëndësishme: - 1

Biberonët "Philips Avent Natural Response" ofrohen me nivele të ndryshme të rrjedhjes. Pompa e gjirit vjen me biberonin numër 2 (ngadaltë).

Përdorni shpejtësi më të lartë të rrjedhjes nëse foshnja bie në gjumë gjatë ushqimit, nëse acarohet ose nëse luan me biberonin në vend që të pijë. Përdorni shpejtësi më të ulët të rrjedhjes nëse foshnja juaj po gëlltit qumështin ose nëse qumështi i rrjedh nga goja gjatë ushqyerjes.

Biberonët "Philips Avent Natural Response" kanë numra të qartë në pjesën anësore, të cilët përcaktojnë rrjedhjen. Për më shumë informacion, shihni www.philips.com/avent.

Për sigurinë dhe shëndetin e fëmijës suaj

PARALAJMËRIM!

PHILIPS Avent SCF397 - PARALAJMËRIM! - 1

  • Thithja e vazhdueshme dhe për kohë të gjatë e lëngjeve shkakton prishje të dhëmbëve.
  • Kontrolloni gjithnjë temperaturën e ushqimit përpara ushqyerjes.
  • Hidheni sapo të shfaqë shenjat e para të dëmtimit apo të dobësisë.
  • Mbajini larg fëmijëve pjesët që nuk i përdorni.

  • Mos e lidhni asnjëherë me kordonë, fjongo, lidhëse apo veshje të lirshme. Fëmija mund të mbytet.

  • Mos i përdorni kurrë biberonët ushqyes si qetësues.
  • Këtë produkt përdoreni gjithnjë nën mbikëqyrjen e të rriturve.
  • Mbajeni kapakun e shishes larg fëmijëve, për të evituar mbytjen e tyre.
  • Mos i lini fëmijët të luajnë me pjesët e vogla apo të ecin/vrapojnë teksa përdorin shishet.
  • Inspektojini të gjitha pjesët përpara përdorimit dhe tërhiqeni biberonin e ushqimit nga të gjitha drejtimet. Hidhini pjesët që tregojnë dhe shenjat më të vogla të dëmtimit apo të problemeve.
  • Gjithmonë hidheni qumështin e gjirit që ka mbetur në përfundim të vaktit të ushqyerjes.

Kujdes: Për të evituar dëmtimin e shishes

PHILIPS Avent SCF397 - Kujdes: Për të evituar dëmtimin e shishes - 1

  • Mos e vendosni në furrë të ngrohur, pjesët plastike mund të shkrijne.
  • Tiparet e materialit plastik mund të ndikohen nga dezinfektimi dhe nga temperaturat e larta. Kjo mund të ndikojë në puthitjen e kapakut të shishes.
  • Mos e lini biberonin e ushqimit nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, apo në nxehtësi të drejtpërdrejtë, si dhe mos e lini në dezinfektues më gjatë se sa rekomandohet, pasi produkti mund të dëmtohet.

Përpara përdorimit të shishes

  • Inspektoni shishen dhe biberonin ushqyes përpara çdo përdorimi dhe tërhiqeni biberonin ushqyes në të gjitha drejtimet për të parandaluar rrezikun e mbytjes. Hidheni sapo të shfaqë shenjat e para të dëmtimit apo të dobësisë.
  • Pastrojeni e dezinfektojeni shishen përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi (shih «Pastrimi dhe dezinfektimi»).

Vendosja e shishes

PHILIPS Avent SCF397 - Vendosja e shishes - 1

  1. Biberoni montohet më lehtë nëse e lëvizni atë para-mbrapa ndërsa e tërhiqni lart në vend që ta tërhiqni atë lart në vijë të drejtë.

PHILIPS Avent SCF397 - Vendosja e shishes - 2

  1. Sigurohuni ta tërhiqni biberonin nëpërmes derisa pjesa e poshtme e tij të përkojë me unazën vidhosëse.

PHILIPS Avent SCF397 - Vendosja e shishes - 3

  1. Sigurohuni ta vendosni kapakun vertikalisht mbi shishe, në mënyrë që biberoni të qëndrojë për lart.

PHILIPS Avent SCF397 - Vendosja e shishes - 4

  1. Vidhoseni në shishe unazën me biberon dhe kapak.

PHILIPS Avent SCF397 - Vendosja e shishes - 5

  1. Për ta hequr kapakun, vendosni dorën mbi kapak dhe gishtin e madh në gropëzën e tij.

Ngrohja e qumështit të gjirit

Nëse përdorni qumësht gjiri të ngrirë, lëreni atë të shkrijë plotësisht përpara se ta ngrohni.

i Shënim: Nëse ju duhet ta ushqeni menjëherë foshnjën, mund ta shkrini qumështin në një tas me ujë të nxehtë.

Ngroheni shishen me qumështin e shkrirë apo të ngrirë në një tas me ujë të nxehtë ose në një ngrohës shishes. Hiqeni nga shishja unazën vidhosëse dhe diskun izolues.

Paralajmërim: Nuk rekomandohet të përdorni mikrovalën për ngrohjen e qumështit të gjirit. Mikrovalët mund të cenojnë cilësinë e qumështit të gjirit dhe të shkatërrojnë disa prej vlerave ushqimore, si dhe mund të japin temperatura të larta zonale. Nëse e ngrohni qumështin e gjirit në mikrovalë, vendosni aty vetëm enën, pa unazën vidhosëse, pa biberon dhe pa kapak. Përziejeni gjithnjë qumështin e gjirit, për t'u siguruar që të ketë shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë, si dhe kontrolloni temperaturën përpara se t'ia jepni foshnjës.

Ruajtja e shisheve

  • Ruajiini të qjitha piesët në një enë të thatë, të pastër dhe të mbuluar.
  • Mos e lini biberonin e ushqimit nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, apo në nxehtësi të drejtpërdrejtë, si dhe mos e lini në dezinfektues më gjatë se sa rekomandohet, pasi produkti mund të dëmtohet.
  • Për arsye higjienike, rekomandojmë t'i ndërroni biberonët pas 3 muajsh.

Pajtueshmëria

Pompa elektrike njëshe/dyshe e gjirit Philips Avent Advanced është e përputhshme me të gjitha shishet për bebe të gamës Philips Avent Natural dhe me gotat e ruajtjes me ushqyes Philips Avent. Nuk e rekomandojmë përdorimin e shisheve të qelqit Philips Avent Natural me pompën e gjirit.

Porositja e aksesorëve dhe e pjesëve të këmbimit

Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/support ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund të kontaktoni edhe qendrën e kujdesit ndaj klientit të "Philips" në shtetin tuaj.

Kur porosisni biberonë rezervë, sigurohuni të jenë me fluksin e duhur për foshnjën (shih «Zgjedhja e biberonit të duhur për foshnjën tuaj») tuaj dhe mos përzieni biberonët e pjesët e shisheve Philips Avent

Anti-colic me pjesë shishesh Philips Avent Natural. Ato nuk përputhen siç duhet dhe mund të shkaktojnë rrjedhje apo probleme të tjera.

Riciklimi

  • Ky simbol do të thotë që produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë.
  • Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike.
  • Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Mbështetja

Për mbështetje për të gjitha produktet, si p.sh. pyetjet e shpeshta, vizitoni www.philips.com/support.

Diagnostikimi

Ky kapitull paraqet në mënyrë të përmbedhur problemet më të shpeshta që mund të hasni me pompën e gjirit. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.

Problemi Zgjidhja
Kam dhimbje kur përdor pompën e gjirit.- Zgjidhni një nivel thithjeje që është komod për ju.- Kontrolloni nëse diafragma e silikonit është e padëmtuar (nuk përmban plasaritje të vogla, vrima etj.).- Sigurohuni që thimthin ta keni vendosur në mes të vatës.- Nëse dhimbja vazhdon, ndërpriteni përdorimin e pompës së gjirit dhe konsultohuni me mjekun.
Pompa e gjirit nuk ndizet (nuk ndizen llambat treguese).- Kontrolloni nëse po përdorni ushqyesin që ju ka ardhur me pajisjen dhe nëse ushqyesi është lidhur siç duhet me njësinë e motorit dhe me prizën.- Futeni ushqyesin në një prizë tjetër. Pastaj shtypni e mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për të kontrolluar nëse pompa e gjirit mund të ndizet.- Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit përmeswww.philips.com/support.
Pulsojnë të gjitha llambat treguese në njësinë e motorit dhe pajisja fiket vetë.- Provoni ta ndizni sërish njësinë e motorit.- Kontrolloni nëse po përdorni ushqyesin që ju është dhënë me pajisjen.- Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit përmeswww.philips.com/support.
Nuk e ndiej thithjen/niveli i thithjes është shumë i ulët.- Nëse është e mundur, provoni me një nivel më të lartë thithjeje.- Kontrolloni nëse diafragma prej silikoni është vendosur siç duhet.- Kontrolloni nëse valvula e bardhë është e padëmtuar dhe e montuar siç duhet.- Kontrolloni nëse pjesët e tjera të pompës së gjirit janë të pacenuara dhe të vendosura siç duhet.- Sigurohuni që pompa e gjirit të jetë vendosur siç duhet në gji për të mundësuar puthitjen e duhur me gjirin.- Nëse vazhdoni të mos e ndjeni thithje, kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit përmeswww.philips.com/support.
Thithja e pompës së gjirit është shumë e fortë.- Nëse është e mundur, provoni me një nivel më të ulët thithjeje. Kur nxirrni qumësht për herë të parë, filloni me nivelin bazë të thithjes (niveli 5 në modalitet stimulimi, niveli 11 në modalitet nxjerrjeje) dhe rrisni/ulni nivelin sipas nevojës. Gjatë seancave të ndryshme të nxjerrjes, mund të ndiheni më komode me nivele të ndryshme.- Sigurohuni që të përdorni vetëm pjesët e pompës së gjirit të ofruara me këtë pompë.- Kontrolloni nëse diafragma e silikonit është e padëmtuar (nuk përmban plasaritje të vogla, vrima etj.).- Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën shërbimin e klientit përmeswww.philips.com/support.
Nxjerr pak/aspak qumësht kur përdor pompën time të gjirit.- Nëse nuk ndjeni thithje në nivelin e duhur, kontrolloni rastin "Nuk e ndiej thithjen/niveli i thithjes është shumë i ulët"- Nëse po e përdorni për herë të parë pompën e gjirit "Philips Avent", mund t'ju duhet të ushtroheni pak përpara se të mund të nxirrni qumësht. Këshilla të mëtejshme për nxjerrjen e qumështit mund të gjenden në faqen e "Philips" në internet:www.philips.com/mybreastpump.
Kur e ndez pompën e gjirit pas ruajtjes, ajo nuk fillon të punojë menjëherë.Ndoshta e keni mbajtur pompën e gjirit nën temperaturën minimale të ruajtjes ose mbi temperaturën maksimale të ruajtjes. Lëreni pompën e gjirit të përshtatet me kushtet në ambient 20 °C për 30 minuta për t'ia rregulluar temperaturën në diapazonin e punës (5 °C deri në 40 °C).

Informacion i mëtejshëm

Më poshtë përshkruhen disa raste të zakonshme në lidhje me ushqimin me gji. Nëse hasni cilëndo prej këtyre simptomave, kontaktoni mjekun apo specialistin e ushqimit me gji.

Probleme të zakonshme në lidhje me ushqimin me gjiPërshkrimi
Ndjesia e dhimbjes Dhimbje që shfaqen në gji apo në thimth, ose që ndihen si reagim ndaj thithjes që është mbi nivele komode.
Pezmatim i thimthave Dhmbje e vazhdueshme në thimtha në fillim të seancës së pompimit, ose që zgjasin gjatë gjithë seancës së pompimit, ose dhimbje mes seancave.
Zmadhim Ēnjtje e gjirit. Gjiri mund të ndihet i fortë, me kokla dhe i ndjeshëm. Mund të përfshijë eritemë (skuqje) të zonës së gjirit dhe ethe. Zakonisht ndodh gjatë ditëve të para të mëkimit.
Mavijosje Një çngjyrosje e kuqe në vjollcë që nuk zbehet kur shtypet. Kur mavijosja zbehet, mund të bëhet e gjelbër apo kafe.
Tromb Trombi mund të rezultojë në ndjeshmëri, dhimbje, skuqje, ënjtje dhe/ose nxehje.
Lëndim indesh në thimth (traumë e thimthit)- Plasa ose plasaritje të thimthave.- Inde të lëkurës shqiten nga thimthi. Ndodh normalisht së bashku me plasaritjen dhe/ose flluskat në thimtha.- Çarje e thimthave.- Flluska. Duken si flluska të vogla në sipërfaqen e lëkurës.- Hemorragji. Thimthat e plasaritur apo të çarë mund të sjellin hemorragji në zonën e prekur.
Bllokim i kanaleve të qumështitNjë kokël e kuqe, e ndjeshme në gji. Mund të përfshijë eritemë (skuqje) të zonës së gjirit. Mund të shpjerë në mastit (inflamacion të gjirit) dhe ethe nëse lihet pa trajtim.

Kushtet e ruajtjes

Mbajeni pompën e gjirit larg dritës direkte të diellit, pasi ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë çngjyrosje.

Ruajeni pompën e gjirit dhe aksesorët e saj në një vend të sigurt, të pastër dhe të thatë.

Nëse pajisja është ruajtur në ambient të ngrohtë ose të ftohtë, vendoseni në një ambient me një temperaturë prej 20 °C për 30 minuta për ta lënë të arrijë një temperaturë brenda kushteve të përdorimit (5 °C deri në 40 °C) përpara se ta përdorni.

Fushat elektromagnetike (EMF)

Pajisja Philips pajtohet me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Informacion teknik

Pompa elektrike njëshe e gjirit Pompa elektrike dyshe e gjirit
Niveli i vakuumit Stimulimi: -60 deri në -200 mbar (-45 deri në -150 mmHg)Nxjerrja: -60 deri në -360 mbar (-45 deri në -270 mmHg)Erregullueshme në hapa nga 20 mbarVakuum me ndërprerje
Shpejtësia e cikleve 53-120 cikle/min.
Rryma nominale e njësisë së motorit në hyrje5 V rryma e vazhduar/1,1 A 5 V rrymae vazhduar/1,8 A
Rryma nominale e ushqyesit në hyrje100 - 240 V~50/60 Hz400 mA
Numri i Ilojit të ushqyesit S009AHz050yyyy Germat "yyyy" përfaqësojnë rrymën dalëse nga 0100 (1000 mA) deri në 0180 (1800 mA), rritet në hapa nga 100 mA. Germa "z" tregon Ilojin e spinës, e cila mund të jetë: U, V, B, S, C, A, D, K, T, I, E, F.
Rryma nominale e ushqyesit në dalje5 V rryma e vazhduar/1,1 A 5 V rrymae vazhduar/1,8 A
Kushtet e punës Temperatura: 5 °C deri në 40 °CLagështia relative: 15 deri në 90 % (pa kondensim)
Kushtet e ruajtjes dhe të transportitTemperatura: -25 °C deri në 70 °CLagështia relative: deri në 90 % (pa kondensim)
Presioni i punës dhe i ruajtjes700 - 1060 hPa (<3000 m lartësi)
Pesha neto 230 g 310 g
Përmasat e jashtme Njësia e motorit: 145 mm x 95 mm x 45 mm (gjatësi x gjerësi x lartësi)
Klasifikimi i pajisjes IEC 60335-1: Sistemi: Kategoria II; njësia e motorit: Konstrukt i kategorisë III
Materialet ABS, silikon (njësia e motorit)Polipropilen, silikon (pjesët e tjera)
Cikli jetik 500 orë
Modaliteti i punës Punë e vazhduar
Fikja automatike Pas 30 minu tash (pas ndërveprimit të fundit të përdoruesit)
Mbrojtja në hyrje IP22 (njësia e motorit), IP20 (ushqyesi)

Shpjegimi i simboleve

Shenjat dhe simbolet paralajmëruese janë thelbësore për t'u siguruar që ta përdorni këtë pajisje në mënyrë të sigurt e të saktë, si dhe për t'ju mbrojtur juve dhe të tjerët nga lëndimi. Më poshtë mund të gjeni kuptimin e shenjave dhe të simboleve paralajmëruese të etiketës dhe të manualit të përdorimit.

Simboli Shpjegimi
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 1Tregon që duhet të ndiqni udhëzimet e përdorimit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 2Përcakton informacion të rëndësishëm, si p.sh. paralajmërimet rastet e kujdesit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 3Përcakton këshilla përdorimi, informacion shtesë apo shënime.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 4Tregon prodhuesin.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 5PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 6Tregon datën e prodhimit.Tregon se prodhuesi ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t'u siguruar që pajisja të përputhet me legjislacionin e sigurisë në fuqi për shpërndarje në Bashkimin Evropian.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 7Përcakton numrin e katalogut të prodhuesit të pompës së gjirit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 8Përcakton numrin e grupit të prodhuesit të pompës së gjirit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 9Tregon se pjesa e pajisjes që bie në kontakt fizik me përdoruesin (njihet dhe si pjesë e aplikuar) është e llojit BF (me qëndrim mbi trup) në përputhje me IEC 60601-1. Pjesa e aplikuar është seti i pompës së gjirit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 10Tregon mbrojtjen ndaj hyrjes së sendeve të ngurta të huaja më të mëdha se 12,5 mm dhe ndaj efekteve të dëmshme për shkak të hyrjes së ujit që pikon kur anohet në 15 gradë.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 11Tregon mbrojtjen ndaj hyrjes së sendeve të ngurta të huaja më të mëdha se 12,5 mm dhe jo mbrojtjen ndaj hyrjes së ujit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 12Tregon "rrymën alternative".
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 13Tregon "rrymën e vazhduar".
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 14Tregon "Pajisje të kategorisë II". Ushqyesi ka izolim të dyfishtë (kategoria II).
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 15Tregon USB.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 16Përcakton kufijtë e temperaturës gjatë ruajtjes dhe transportit në të cilët mund të ekspozohet pa problem pajisja: -25 °C deri në 70 °C.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 17Përcakton kufijtë maksimalë të lagështisë relative në të cilët mund të ekspozohet pa problem pajisja: deri në 90%.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 18Tregon garancinë botërore 2-vjeçare nga Philips.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 19Tregon "Forest Stewardship Council". Markat tregtare të FSC u bëjnë të mundur konsumatorëve të zgjedhin produktet që mbështesin ruajtjen e pyjeve, që ofrojnë përfitime shoqërore dhe i bëjnë të mundur tregut të ofrojë shtysa për një administrim më të mirë të pyjeve.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 20Tregon që produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Simboli Shojegimi
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 21Tregon se produkti nuk duhet të hidhet si një mbetje e pandarë, por duhet të dërgohet në pikat e veçanta të grumbullimit për rikuperim dhe riciklim.
D□□CPërcakton se për lidhjen e pompës së gjirit nevojitet një ushqyes i caktuar.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 22Tregon që ushqyesi plotëson kërkesat e standardeve të sigurisë të zbatueshme në Indi.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 23Tregon se ky produkt është certifikuar nga Byroja Indiana e Standardizimit.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 24Tregon se pompa e gjirit plotëson kërkesat e rregulloreve të Mbretërisë së Bashkuar.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 25Tregon se materiali i përdorur në produkt është i sigurt për kontakt me ushqimin.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 26Kjo logo konfirmon që produkti përputhet me rregulloret teknike të Ukrainës.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 27Kjo logo konfirmon që produkti përputhet me rregulloret teknike të Serbisë.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 28Tregon se pompa e gjirit plotëson kërkesat e rregulloreve të Argjentinës.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 29Tregon se materiali i përdorur për paketimin është karton i valëzuar.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 30Tregon se materiali i përdorur për paketimin është karton i pavalëzuar.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 31Tregon se materiali i përdorur për qesen plastike është polietilen me densitet të ulët.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 32Shenja e certifikimit për Australinë dhe Zelandën e Re që tregon se ky produkt përputhet me kërkesat përkatëse të sigurisë dhe të përputshsmërisë elektromagnetike (EMC).
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 33Tregon që kjo është vetëm për përdorim të brendshëm.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 34≤ .3UUUMTregon se pajisja është menduar të përdoret në një lartësi maksimale prej 3000 m.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 35Tregon se njësia e veçuar e furnizimit të energjisë (ushqyesi) përmban një transformator të mbrojtur nga qarku i shkurtër i sigurt me izolim.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 36
Simboli Shpjegimi
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 37Tregon se njësia e furnizimit të energjisë nuk duhet të përdoret nëse kunjat e spinës janë të dëmtuara.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 38Tregon temperaturën maksimale në të cilën njësia e veçuar e furnizimit të energjisë (ushqyesi) mund të përdoret vazhdimisht në kushte normale funksionimi.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 39Tregon se pjesa është e certifikuar me nivelin gjashtë të efiçencës së energjisë.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 40Tregon që produkti nuk duhet përdorur pas periudhës që shoqëron simbolin. Simboli tregon datën e skadencës në x vit nga data e prodhimit (FAB).
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 41Tregon që ambalazhet prej letre duhet të vendosen në kontejnerin blu.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 42Tregon që qeset plastike duhet të vendosen në kontejnerin e verdhë.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 43PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 44Tregon se produkti dhe paketimi duhet të ndahet ose të dërgohet në një pikë riciklimi.
PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 45PHILIPS Avent SCF397 - Shpjegimi i simboleve - 46

Kazalo

Uvod 416

Splošni opis 417

Predvidena uporaba 417

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : Avent SCF397

Kategori : Pompa gjiri