BOSCH GGC 18V-12 Professional - Shpuese

GGC 18V-12 Professional - Shpuese BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GGC 18V-12 Professional BOSCH në format PDF.

📄 297 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH GGC 18V-12 Professional - page 210
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth GGC 18V-12 Professional BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Shpuese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GGC 18V-12 Professional - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GGC 18V-12 Professional e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT GGC 18V-12 Professional BOSCH

sq Manuali original i përdorimit

sr Originalno uputstvo za rad

sl izvima navodila

hr Originaine upute za rad

Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike - 1

Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë

PARALAJMËRIM

vegël elektrike. Mosrespektimi i informacionit të sigurisë dhe udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime serioze.

Mbani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë për referencë në të ardhmen.

Termi «vegël elektrike» i përdorur në udhëzimet e sigurisë i referohet si veglave elektrike që funksionojnë me energji nga rrjeti (me kabllo) ashtu edhe veglave elektrike që funksionojnë me bateri (pa kabllo).

Siguria në vendin e punës

Mbajeni zonën tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja ose zonat e pandriçuara të punës mund të çojnë në aksidente.
▶ Mos punoni me veglën elektrike në ambiente potencialisht shpërthyese që përmbajnë lëngje, gazra ose pluhur të ndezshëm. Mjetet elektrike krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose tymrat.
Mbani larg fëmijët dhe njerëzit e tjerë gjatë përdorimit të veglës elektrike. Ju mund të humbni kontrollin e veglës elektrike nëse jeni të pavëmendshëm.

Siguria elektrike

Mbani veglat elektrike larg shiut ose lagështisë. Hyrja e ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.

Siguria e personave

Jini vigjilentë, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni sens të përbashkët kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni asnjë vegël elektrike kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në lëndime të rënda personale.

Vishni pajisje mbrojtëse personale dhe mbani gjithmonë syze sigurie. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rërshqasin, helmeta e sigurisë ose mbrojtja e dëgjimit, në varësi të llojit të veglës elektrike dhe përdorimit, zvogëlon rrezikun e lëndimit.

▶ Shmangni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që mjeti elektrik është i fikur, përpara se të lidheni me furnizimin me energji dhe/ose me baterinë, ta merrni ose ta mbani atë. Mbajtja e veglës elektrike me gisht në çelës ose lidhja e saj me furnizimin me energji elektrike ndërsa është e ndezur mund të çojë në aksidente.

▶ Hiqni veglat rregulluese ose çelësat përpara se të ndizni veglën elektrike. Një mjet ose çelës në një pjesë rrotulluese të veglës mund të shkaktojë lëndim.

▶ Shmangni qëndrimin e parregult trupor. Sigurohuni që të keni një bazë të sigurt dhe të mbani ekuilibrin tuaj në çdo kohë. Kjo ju jep kontroll më të mirë të veglës elektrike në situata të papritura.

Mbani veshur veshje të përshtatshme. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg pjesëve të lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët e lëvizshme.

▶ Nëse mund të instalohen pajisje për nxjerrjen dhe grumbullimin e pluhurit, ato duhet të lidhen dhe përdoren sîç duhet. Përdorimi i nxjerrjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet e pluhurit.

Mos u mashtroni duke shpërfillur rregullat e sigurisë së veglave elektrike, edhe nëse njiheni me veglën elektrike pas shumë përdorimesh. Veprimi i pakujdesshëm mund të çojë në lëndime serioze brenda fraksioneve të sekondës.

Përdorimi dhe kujdesi i veglës elektrike

▶ Mos e mbingarkoni veglën elektrike. Përdorni veglën elektrike e cila është e destinuar për punën tuaj. Me veglën e duhur elektrike mund të punoni më mirë dhe më të sigurt në gamën e specifikuar të fuqisë.
▶ Mos përdorni një vegël elektrike e cila ka çelës me defekt. Një vegël elektrike që nuk ndizet ose fiket éshtë e rrezikshme dhe duhet riparuar.
Hiqni spinën nga priza dhe/ose hiqni një bateri të ndashme përpara se të bëni ndonjë rregullim, të ndryshoni pjesët e bashkëngjitjes ose të hiqni veglën elektrike. Kjo masë paraprake do të parandalojë ndezjen aksidentale të veglës elektrike.
▶ Ruani veglat e papërdorura elektrike larg fëmijëve. Mos lejoni të përdorin veglën elektrike personat që nuk janë të njohur me veglën elektrike ose që nuk i

kanë lexuar këto udhëzime. Veglat elektrike janë të rrezikshme kur përdoren nga persona pa përvojë.

Mirëmbani me kujdes veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni nëse pjesët lëvizëse të funksionojnë sïç duhet dhe që të mos bllokohen, nëse pjesët janë thyer ose dëmtuar në mënyrë të tillë që funksioni i veglës elektrike të dëmtohet. Riparoni pjesët e dëmtuara përpara se të përdorni pajisjen. Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet elektrike të mirëmbajtura keq.
Mbani mjetet prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura siç duhet me tehe prerëse të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
▶ Përdorni veglat elektrike, aksesorët, veglat e futjes, etj. në përputhje me këto udhëzime. Merrni parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë të destinuara mund të çojë në situata të rrezikshme.
Mbani dorezat dhe sipërfaqet kapëse të thata, të pastra dhe pa vaj ose yndyrë. Dorezat dhe sipërfaqet kapëse të rrešhqitshme nuk lejojnë funksionimin dhe kontrollin e sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikuara.

Përdorimi dhe kujdesi i veglës me bateri

  • Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
    ▶ Përdorni vetëm bateritë e dhëna me veglat elektrike. Përdorimi i baterive të tjera mund të çojë në lëndime dhe rrezik zjarri.
    Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
    ▶ Nëse përdoret gabimisht, lëngu mund të rrjedhë nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju hyn në sy tuaj, kërkoni kujdes mjekësor shtesë. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
    ▶ Mos përdorni një bateri të dëmtuar ose të modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe të rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
    ▶ Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave të larta. Zjarri ose temperaturat mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
    Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej diapazonit të temperaturave të specifikuara në instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose

në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr.

Shërbimi

Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm tek specialistë të kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë originale. Kjo siguron që të ruhet siguria e veglës elektrike.
▶ Mos iu bëni kurrë shërbim baterive të dëmtuara. E gjithë mirëmbajtja e baterisë duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit.

Udhëzime sigurie për pajisjet elektrike që mbahen me dorë kur përdoren në një pozicion të ngritur

Kur përdorni pajisjen elektrike në një pozicion të ngritur, ndiqni rekomandimet e prodhuesit të pajisjes për lidhjen e pajisjes dhe aksesorëve. Përdorimi i metodave ose aksesorëve të parekomanduar të lidhjes mund të rrisë rrezikun e rënies nga lartësitë, gjë që mund të rezultojë në lëndime serioze për kalimtarët.
Kur e përdorni pajisjen elektrike në një pozicion pune të ngritur, mos i bashkëngjitni asaj asnjë aksesor që do të rezultonte në tejkalimin e kapacitetit të ngarkesës [kg (lb(s))] të zonës së bashkëngjitjes. Nëse masa e pajisjes, baterisë, pjesëve dhe aksesorëve tejkalon kapacitetin maksimal të ngarkesës së zonës së bashkëngjitjes së pajisjes mbrojtëse nga rënia në pajisjes elektrike, pajisja mund të dështojë në rast rënieje, gjë që mund të rezultojë në lëndime serioze për kalimtarët.

Udhëzime sigurie për prerëset e shufrave me fileto

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Udhëzime sigurie për prerëset e shufrave me fileto - 1

Mbani syze mbrojtëse. Në këtë mënyrë sytë tuaja mbrohen nga pjesëzat e metalit që shkëputen.

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Udhëzime sigurie për prerëset e shufrave me fileto - 2

Mbajini duart larg nofullave prerëse dhe pjesëve lëvizëse. Gishtat mund të kapen në mekanizmin e prerjes dhe të shkaktojnë lëndime serioze.

Mbajeni fytyrën larg mekanizmit të prerjes. Gjatë prerjes, fragmentet e shufrës së filetuar mund të hidhen dhe të shkaktojnë lëndime.
Mos punoni me materiale të gjalla dhe mbajeni veglën elektrike nga sipërfaqet e izoluara të dorezës. Kontakti me materiale të gjalla mund të aktivizojë gjithashtu pjesët metalike të pajisjes dhe të rezultojë në goditje elektrike.
▶ Përdorni doreza kur punoni me shufra me fileto. Skajet dhe copëzat e pjesës së punës janë të mprehta dhe mund të jenë ende të nxehta menjëherë pas përpunimit.
▶ Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
Për përpunimin e sigurt të shufrave me fileto të gjata ose të mëdha, vegla elektrike mund të vendoset në një sipërfaqe horizontale duke përdorur sipërfaqet mbështetëse. Nuk duhet të mbërthehet në vese ose të fiksohet në një tavolinë pune.

212 | Shqip

▶ Mos e vendosni veglën elektrike mbi ashkla të pjesës së punës. Mund të ndodhë dëmtim dhe mosfunksionim i veglës elektrike.
Gjithmonë siguroni një bazë të sigurt, veçanërisht kur punoni në një pozicion të ngritur. Mbajeni fort shufrën e filetuar gjatë dhe pas prerjes për të parandaluar rënien e shufrës së prerë me filetim. Një shufër e prerë me fileto mund të shkaktojë lëndime të rënda personale.
▶ Kur punoni në një pozicion të ngritur, sigurojeni veglën elektrike siç duhet me pajisje mbrojtëse nga rënia dhe sigurohuni që asnjë person të mos jetë nën zonën e punës. Përdorni mbrojtjen e kokës kur punoni lart. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni dëmtimin e pronës dhe lëndimet personale nëse vegla elektrike bie aksidentalisht.
▶ Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni menjë mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
▶ Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një garku të shkurtër.
Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
▶ Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.

BOSCH GGC 18V-12 Professional - | Shqip - 1

BOSCH GGC 18V-12 Professional - | Shqip - 2

Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.

Përshkrimi i produktit dhe shërbimit

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Përshkrimi i produktit dhe shërbimit - 1

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.

Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të udhëzimeve të përdorimit.

Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur

Vegla elektrike është menduar për prerjen e shufrave me fileto.

Komponentët e shfaqur

Numërimi i komponentëve të paraqitur i referohet paraqitjes së veglës elektrike në faqen grafike.

(1) Ana e përparme
(2) Mbajtëse lëvizëse
(3) Nofulla prerëse (2x)

(4) Mbajtëse stacionare
(5) Udhëzues i shufrës së filetuar
(6) Bateria ^a)
(7) Butoni i lirimit të baterisë ^a)
(8) Çelës heksagonal i brendshëm
(9) Butoni për rregullimin e ndalesës së thellësisë
(10) Ndalesa e thellësisë
(11) Sipërfaqja referuese e ndalesës së thellësisë
(12) Sipërfaqja mbështetëse (3 x)
(13) Çelës (prerje, kyçje, hapje)
(14) Çelësi i këmbëzës
(15) Grepi i varjes
(16) Drita e punës
(17) Doreza (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
(18) Vida për nofullat prerëse (2x)
(19) Linjë prerëse
(20) Shufër e filetuar ^b)
(21) Zona e lidhjes për pajisjet mbrojtëse nga rënia në veglën elektrike
(22) Pajisje mbrojtëse nga rënia ^b)
(23) Pika e fiksuar e ankorimit të pajisjes mbrojtëse nga rënia ^b)

a) Këto pajisje shtesë nuk janë pjesë e dorëzimeve standarde.

b) i disponueshëm në treg (nuk përfshihet në dorëzim)

Të dhënat teknike

Prerës shufre me fileto GGC 18V-12
Numri i artikullit3 601 JM8 0..
Tension nominal V= 18
Performanca e prerjes
– Çelik i butë M 6 x 1M 8 x 1,25M 10 x 1,5M 12 x 1,75
– Çelik inoks M 6 x 1M 8 x 1,25M 10 x 1,5
Dimensionet (Gjatësi x Gjerësi x Lartësi)mm 221 x 133 x 272
Pesha^A) kg 3,4
Temperatura e rekomanduar e ambientit gjatë karikimit°C 0 ... +35
Temperatura e lejuar e ambientit gjatë funksionimit ^B) dhe gjatë ruajtjes°C -20 ... +50
Bateritë e përputshme GBA18V...GBA 18V...ProCORE18V...EXPERT18V...

Prerës shufre me fileto GGC 18V-12

EXBA18V...CORE18V...
Karikuesit e rekomanduar GAL18...GAL 18...GAL 36...GAL12V/18...GAL 12V/18...GAX 18...EXAL18...

A) Pa bateri (peshën e baterisë mund ta gjeni në www.bosch-professional.com)
B) Performancë e kufizuar në temperatura < 0 °C Vlerat mund të ndryshojnë sipas produktit dhe i nënshtrohen kushteve të aplikimit dhe mjedisit. Informacione të mëtejshme në www.bosch-professional.com/wac.

Informacion mbi zhurmën/dridhjet

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN 62841-1.

Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: Niveli i presionit të zërit 83 dB(A); Niveli i fuqisë së zërit 91 dB(A). Pasiguria K = 3 dB.

Vishni një mbrojtje për dëgjimin!

Vlerat e dridhjeve a, (dridhjet e vazhdueshme), p, (dridhjet e përsëritura të goditjes) dhe pasiguria K e përcaktuar në përputhje me EN 62841-1:

$$ a _ {n} = 1, 1 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2}, K = 1, 5 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2}, p _ {F} = 2 1 0 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2} (K = 1 3 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2}) $$

Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.

Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.

Mbrojtja nga mbingarkesa

Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e lartë ose tejkalohet diapazoni i temperaturës së baterisë, ajo fiket automatikisht. Më pas fikni veglën elektrike dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkimin e veglës elektrike. Më pas ndizni sërish veglën elektrike për të rifilluar procesin e punës.

Shënim: Mbrojtja nga mbingarkesa do të aktivizohet nëse përpiqeni të prisni llojet e mëposhtme të shufrave me fileto.

– Një shufër me fileto që është më e madhe se madhësia e nofullave prerëse.

– Një shufer me fileto që ka një forcë më të lartë se sa lejon aftësia prerëse e veglës elektrike.

Mbrojtja ndaj mbinxehjes

Nëse vegla elektrike mbinxehet, ajo fiket automatikisht. Lëreni veglën elektrike të ftohet përpara se ta ndizni përsëri.

Bateria

Bosch shet vegla elektrike me bbateri dhe pa bateri. Nga paketimi mund të mësoni nëse me veglën tuaj elektrike është e përfshirë një bateri.

Karikoni baterinë

▶ Përdorni vetëm karikuesit e listuar në të dhënat teknike. Vetëm këta karikues janë përshtatur për baterinë Li-jon të përdorur në veglën tuaj elektrike.

Shēnim: Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit.Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë.

Vendosni baterinë

Rrëshqisni baterinë e karikuar në mbajtësen e baterisë derisa të klikojë në vend.

Hiqni baterinë

Për të hequr baterinë, shtypni butonin e lirimit të baterisë dhe tërhiqeni baterinë.Mos përdorni forcë.

Bateria ka 2 nivele kyçjeje për të parandaluar që bateria të bjere jashtë kur shtypet aksidentalisht butoni i lëshimit të baterisë. Për sa kohë që bateria është futur në veglën elektrike, ajo mbahet në pozicionin e saj nga një butoni.

Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë

Shënim: Jo çdo lloj baterie ka një tregues të nivelit të karikimit.

LED-et jeshile të treguesit të statusit të karikimit të baterisë tregojnë statusin e karikimit të baterisë. Për arsye sigurie, pyetja për statusin e karikimit është e mundur vetëm kur vegla elektrike nuk është në gjendje pune.

Shtypni butonin e treguesit të statusit të karikimit lose , per të shfaqur statusin e karikimit. Kjo është e mundur edhe nëse hiqni baterinë.

Nëse asnjë LED nuk ndizet pas shtypjes së butonit të treguesit të statusit të karikimit, bateria është me defekt dhe duhet të zëvendësohet.

214|Shqip

Lloji i baterisë GBA 18V... | GBA18V...

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë - 1

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë - 2

LED Kapaciteti

Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 60–100 %

Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 30–60 %

Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–30 %

Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 %

Lloji i baterisë ProCORE18V... | EXPERT18V... | EXBA18V... | CORE18V...

BOSCH GGC 18V-12 Professional - LED Kapaciteti - 1

BOSCH GGC 18V-12 Professional - LED Kapaciteti - 2

LED Kapaciteti

Dritë e vazhdueshme 5 × e gjelbër 80–100 %

Dritë e vazhdueshme 4 × e gjelbër 60–80 %

Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 40–60 %

Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 20–40 %

Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–20 %

Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 %

Zbulimi i rrezikut të defektit të baterisë

EXPERT18V... | EXBA18V...

LED-et e treguesve të statusit të karikimit të baterisë mund të tregojnë rrezikun e një defekti të baterisë përveç statusit të karikimit të baterisë.

Për të aktivizuar funksionin, shtypni dhe mbani shtypur butonin e treguesit të statusit të karikimit për 3 sekonda. Analiza e baterisë sinjalizohet nga një dritë ndezëse në ekranin e statusit të karikimit të baterisë. Rezultati shfaqet në ekranin e statusit të karikimit të baterisë.

BOSCH GGC 18V-12 Professional - EXPERT18V... | EXBA18V... - 1

1 LED: Bateria ka një rrezik të lartë për defekt.

Performanca dhe koha e funksionimit tashmë mund të reduktohen. Rekomandohet të zëvendësoni baterinë.

BOSCH GGC 18V-12 Professional - EXPERT18V... | EXBA18V... - 2

5 LED: Bateria është në gjendje të mirë me rrezik të ulët defekti.

Ju lutemi vini re: Vlerësimi i rrezikut të defektit të baterisë funksionon në dy faza dhe ofron një vlerësim të thjeshtuar të gjendjes. Bateria ose është vlerësuar në gjendje të mirë ose ka një rrezik të shtuar të defekteve. Nuk shfaqet asnjë përqindje e gjendjes së baterisë.

Udhëzime për trajtimin optimal të baterisë

Mbroni baterinë nga lagështia dhe uji.

Ruani baterinë vetëm në një interval temperaturash nga -20 °C deri në 50 °C. Për shembull, mos e lini baterinë në makinë gjatë verës.

Herë pas here pastrojini hapjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.

Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet. Ndiqni udhëzimet e asgjësimit.

Montim

Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Përpara se të fusni baterinë në veglën elektrike, sigurohuni gjithmonë që çelësi i këmbëzës (14) të funksionojë sîç duhet dhe të kthehet në pozicionin FIKUR kur të lëshohet.

Montimi i nofullave prerëse (shih figurën A–E)

Montoni gjithmonë nofullat prerëse (3) në orientimin e duhur dhe të siguruara siç duhet. Instalimi i gabuar ose i lirshëm mund të shkaktojë thyerjen e nofullave prerëse, gjë që mund të çojë në lëndime personale nga fragmentet fluturuese (shih figurën A).

Hiqni çdo gërvishtje nga nofullat prerëse duke përdorur një skedar (3).

Përdorni gjithmonë një palë nofulla prerëse (3). Kjo përbëhet nga një nofull prerëse e shënuar me një pikë dhe një nofull prerëse e shënuar me dy pika (shih figurën D). Çifti i nofullave prerëse mund të ndërrohet midis mbajtësit të lëvizshëm (2) dhe mbajtësit të palëvizshëm (4).

Kontrolloni që mbajtëset (2) dhe (4) nofullat prerëse (3) të jenë plotësisht të hapura. Nëse nuk është kështu, futni baterinë dhe shtypni çelësin e këmbëzës (14), derisa mbajtësja të hapet plotësisht. Hiqeni sërish baterinë.

Vendoseni çelësin (13) në pozicionin e kyçjes (shih figurën C).

Zhvidhosni vidhat (18) duke përdorur çelësin heksagonal të dhënë (8).

Futni nofullat prerëse (3) në pozicionin e duhur në mbajtëset (2) dhe (4). Siguroni përsëri nofullat prerëse (3) me vida (18).

Shënim: Ĉifti i nofullave prerëse (3) mund të vidhoset në veglën elektrike vetëm nëse anët e përparme të etiketuara janë përballë njëra-tjetrës. Orientimi i nofullave prerëse duhet të jetë sipas madhësisë së shufrës që do të pritet (shih figurën D).

Funksionimi

Zëvendësoni nofullat prerëse (3), nëse skajet e prerjes janë të copëtuara ose të deformuara (shih figurën E). Ju lutemi vini re shënime të mëtejshme (shih "Zëvendësimi i nofullave prerëse", Faqe 218).
▶ Nofullat prerëse (3) janë jashtëzakonisht të mprehta. Prandaj, mbajini duart gjithmonë larg skajeve të prera dhe pjesëve lëvizëse. Mos i prisni pjesët e shkurtra të punës ku duart mund t'i afrohen nofullave prerëse.

Ekziston rreziku i dëmtimit serioz ose humbjes së gjymtyrëve.

Sigurohuni që nofullat prerëse (3) të madhësisë së duhur të jenë montuar në veglën elektrike dhe që të dy nofullat prerëse të jenë të orientuara saktë. Para prerjes, kontrolloni madhësinë e fillit të shtypur në nofullat e prerjes.
▶ Përpara se të tërhiqni çelësin e këmbëzës (14), futni shufrën e filetuar në mënyrë që fijet e saj të përputhen me ato të nofullës prerëse të palëvizshme. Shtrirja e gabuar e fijeve mund të shkaktojë thyerjen e nofullave prerëse dhe të shkaktojë dëmtim personal nga fragmentet e nxjerra.

Përdoret me pajisje mbrojtëse nga rënia

▶ Udhëzime sigurie për përdorim në pozicione pune të ngritura. Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e udhëzimeve dhe paralajmërimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
Lexoni të gjitha informacionet dhe udhëzimet e sigurisë për pajisjen e mbrojtjes nga rënia (22) dhe sistemin e mbrojtjes nga rënia. Mosndjekja e udhëzimeve dhe paralajmërimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
▶ Përdorni gjithmonë një sistem mbrojtjeje nga rënia kur punoni në lartësi prej 1,8 m dhe më lart.
▶ Sigurojeni mjetin vetëm në pika ankorimi të forta dhe të qëndrueshme (p.sh., mbështetëse skelash). Objektet e pasigurta si shkallët, kutitë e veglave etj., nuk mund të mbrojnë nga rëniet. Kapaciteti i ngarkesës së pikës së ankorimit duhet të jetë i barabartë ose më i lartë se kapaciteti i ngarkesës së zonës së bashkëngjitjes së pajisjes mbrojtëse nga rënia në mjetin elektrik.

Kapaciteti i ngarkesës së zonës së bashkëngjitjes së pajisjes së mbrojtjes nga rënia në mjetin elektrikA)6 kg (13.2 lbs)
Gjatësia maksimale e pajisjes mbrojtëse nga rënia1,1 m (3.6 ft)

A) Kjo përfshin mjetin elektrik duke përfshirë të gjitha aksesorët dhe aksesorët.

Instalimi i pajisjes mbrojtëse nga rënia (shih figurën B)

Për të përdorur sistemin e bllokimit të rënies, bashkoni pajisjen e bllokimit të rënies (22) në zonën e lidhjes së pajisjes së bllokimit të rënies në mjetin elektrik (21). Për pajisjet mbrojtëse nga rënia me sythe, mbështillini ato rreth zonës së lidhjes siç tregohet në figurë B. Shträngoni lakun dhe sigurohuni që laku të mos jetë i shtrembëruar.

Udhëzime për përdorim

  • Pajisja mbrojtëse nga rënia është menduar për përdorim nga persona të kualifikuar dhe me njohuri.
  • Bashkëngjiteni pajisjen mbrojtëse nga rënia në mjetin elektrik vetëm duke përdorur zonën e lidhjes të projektuar për këtë qëllim.
  • Mos përdorni asnjë pjesë tjetër të mjetit elektrik për të montuar pajisjen mbrojtëse nga rënia dhe mos e

modifikoni mjetin elektrik për të krijuar zona të tjera montimi.

  • Përdorni vetëm pajisje mbrojtëse nga rënia me një kapacitet ngarkese të barabartë ose më të madh se kapaciteti i ngarkesës i listuar më sipër për zonën e bashkëngjitjes së pajisjes mbrojtëse nga rënia në mjetin elektrik.
  • Përdorni vetëm pajisje mbrojtëse nga rënia me skaje të lakuara ose karabinera.
  • Mundësisht përdorni një pajisje mbrojtëse nga rënia me amortizim goditjesh.
  • Përdorni vetëm pajisje mbrojtëse nga rënia që përputhen me ANSI ISEA 121:2018. Mos përdorni litarë, fije, kabllo çeliku ose kabllo si pajisje mbrojtëse nga rënia.
  • Sigurohuni që pajisja mbrojtëse nga rënia të jetë e siguruar siç duhet në të dyja anët përpara se të filloni punën në një pozicion të ngritur.
  • Mos e përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia në asnjë mënyrë që pengon funksionimin normal të mbulesave mbrojtëse, çelësave dhe bravave.
  • Mos përdorni më shumë se një vegël për çdo pajisje mbrojtëse nga rënia.
  • Përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia në atë mënyrë që pajisja elektrike të largohet nga përdoruesi nëse bie. Mjetet elektrike që bien, përplasen në sistemin e mbrojtjes nga rënia kur bien. Kjo mund të çojë në lëndime ose humbje të ekuilibrit.
  • Mos shtrini pajisjet mbrojtëse nga rënia që thithin energji gjatë përdorimit. Përdorni gjithmonë pajisjet mbrojtëse nga rënia në gjendje të pashtrirë.
  • Mos e përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia për të ngritur ose tërhequr lart mjetin elektrik.
  • Mos e përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia për të siguruar persona.
  • Mos i ndërroni aksesorët në një pozicion pune të ngritur.
  • Përdorni vetëm aksesorë që janë të destinuar për punë në një pozicion të ngritur dhe që përmenden në këtë manual përdorimi.
  • Mbajeni pajisjen mbrojtëse nga rënia larg zonave me tension të lartë ose linjave të energjisë. Përndryshe ekziston rreziku i një goditjeje elektrike.
  • Mos e ndryshoni zonën e lidhjes së pajisjes mbrojtëse nga rënia në mjetin elektrik dhe mos e përdorni atë në asnjë mënyrë tjetër përveç asaj që përshkruhet në këto udhëzime përdorimi.
  • Mos e përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia pranë pjesëve lëvizëse. Pajisja mbrojtëse nga rënia mund të ngecë, gjë që mund të çojë në lëndime të mavijosura.
  • Mbajeni pajisjen mbrojtëse nga rënia larg skajeve të mprehta, teheve prerëse, copave të thyera, shkëndijave dhe gjërave të tjera që mund të shkaktojnë dëme.
  • Mos u ngatërroni në pajisjen mbrojtëse nga rënia.
  • Mos e mbani pajisjen elektrike pranë mjetit të mbrojtjes nga rënia ose zonës së lidhjes së mjetit të mbrojtjes nga rënia.

216 | Shqip

  • Ndërroni mjetin elektrik nga njëra dorë në tjetrën vetëm kur qëndroni në këmbë të sigurt.
  • Mos u përpiqni të kapni një mjet elektrik që po bie.
  • Inspektoni zonën e lidhjes së mjetit mbrojtës nga rënia dhe vetë mbrojtësin nga rënia për dëmtime para çdo përdorimi dhe pas një rënieje për t'u siguruar që funksionon siç duhet. Mos e përdorni mjetin elektrik dhe pajisjen mbrojtëse nga rënia nëse është e dëmtuar (çarje, shtresa të dëmtuara, etj.) ose nëse nuk funksionon siç duhet. Dëmtimet në zonën e lidhjes së pajisjes mbrojtëse nga rënia përfshijnë, ndër të tjera, zbardhjen e pjesëve plastike nga konsumi, çarjet, thyerjet dhe deformimet.
    – Nëse mjeti elektrik ka rënë nga një lartësi mbi pajisjen mbrojtëse nga rënia, ai duhet të shënohet dhe të hiqet nga përdorimi aktiv.
    – Nëse po përdorni një mjet mbrojtës nga rënia me një tregues aktivizimi dhe treguesi i aktivizimit është i dukshëm, ajo gjithashtu nuk është më funksionale.

Vënia në punë

Ndërprerës (shih figurën C)

▶ Vendoseni gjithmonë ndërprerësin (13) në pozicionin e kyçjes kur nuk jeni duke përdorur veglën elektrike.
▶ Sigurohuni që ndërprerësi(13) të jetë në pozicionin e duhur përpara përdorimit.
▶ Mos e lëvizni ndërprerësin (13)kur çelësi i këmbëzës(14) është në punë. Kjo mund të çojë në dëmtim të veglës elektrike.

Për të filluar prerjen, vendoseni ndërprerësin (13) në pozicionin e prerjes (pozicioni a, çë dhe shtypni çelësin e këmbëzës (14). Për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes, vendoseni ndërprerësin (13) në pozicionin e kundërt (pozicioni b, çë dhe mbajeni çelësin në këtë pozicion ndërsa shtypni çelësin e këmbëzës. Kur lëshoni ndërprerësin dhe çelësin e këmbëzës, vegla elektrike kalon automatikisht në pozicionin e kyçjes Kür tërhiqni vazhdimisht çelësin e këmbëzës (14), vegla elektrike kalon një cikël të plotë dhe ndalon automatikisht në pozicionin plotësisht të hapur. Për të kyçur çelësin e këmbëzës (14), vendosni ndërprerësin (13) në pozicionin e kyçjes Në këtë pozicion, çelësi i këmbëzës (14) nuk mund të përdoret.

Shënim: Mos i prisni shufrat me fileto ndërsa drejtimi i lëvizjes është i kundërt! Kjo çon në dëmtimin e veglës elektrike. Vëreni veglën elektrike në drejtim të kundërt vetëm kur është në lëvizje boshe dhe për të hapur plotësisht nofullat prerëse (3).

Shënim: Nëse lëshoni çelësin e këmbëzës (14) pas prerjes ndërsa nofullat prerëse (3) janë duke u hapur dhe lëvizni ndërprerësin (13) në pozicionin e kundërt, nofullat prerëse do të mbyllen. Ato do të hapen përsëri kur të shtypni përsëri çelësin e këmbëzës.

Ndezja/fikja

Përdorni udhëzuesin e shufrës së filetuar (5) për të vendosur madhësinë e shufrës së filetuar që do të pritet. Kjo e sjell sipërfaqen mbështetëse M6/M8 dhe M10/M12 për shufrën e filetuar në orientimin e duhur.

Përpara se të përdorni çelësin e këmbëzës (14), futni shufrën e filetuar në mënyrë që fijet e saj të përputhen me ato të nofullës prerëse (3) të mbajtësit të palëvizshëm (4). Shtrirja e gabuar e fijeve mund të shkaktojë thyerjen e nofullave prerëse (3) dhe të shkaktojë dëmtim personal nga fragmentet e nxjerra ose dëmtim të fillit të shufrës së filetuar, duke e bërë të pamundur vidhosjen e një dadoje. Përpara prerjes, vendosni shufrën e filetuar në një kënd të drejtë me vijën e prerjes (19) (shih figurën G) dhe sigurohuni që shufra e filetuar të jetë në kontakt të mirë me udhëzuesin e shufrës së rregulluar më parë.

Për të filluar funksionin e prerjes, sigurohuni që ndërprerësi (13) të jetë në pozicionin e prerjes (pozicioni a, ✘, shih figurën C) dhe shtypni vazhdimisht çelësin e këmbëzës (14). Nofulla prerëse në mbajtësen e lëvizshme (2) mbivendos nofullën prerëse në mbajtësen e palëvizshme (4) dhe më pas kthehet. Nëse lëshoni çelësin e këmbëzës (14) përpara se të përfundoni prerjen, nofullat e prerjes (3) do të ndalojnë.

Shënim: Nëse keni një shufër të filetuar prej metali duktil, si p.sh. çelik inox, mund të krijohen gërvishtje në fundin e prerë. Në këtë rast, hiqni gërvishtjet me një skedar.

Funksioni i ndalimit automatik

Kur shtypni vazhdimisht çelësin e këmbëzës (14), mbajtëset (2) dhe (4) nofullat prerëse (3) mbyllen një herë përpara se të ktheheni në pozicionin plotësisht të hapur dhe më pas të ndalen. Lëshoni çelësin e këmbëzës (14) dhe shtypeni përsëri për të filluar sekuencën tjetër të prerjes.

Magazinimi i çelësit heksagonal

Çelësi heksagonal i dhënë (8) mund të ruhet në mënyrë të sigurt në veglën elektrike. Për të nxjerrë çelësin heksagonal, hiqni baterinë dhe tërhiqeni çelësin heksagonal. Pas përdorimit, ruajeni përşeri çelësin heksagonal në veglën elektrike dhe futeni baterinë.

Drita e punës

Drita e punës (16) mundëson ndriçimin e zonës së punës në kushte të pafavorshme ndriçimi.

Kujdes: Mos shikoni direkt në llambë!

Thjesht tërhiqni lehtë çelësin e këmbëzës (14) për të ndezur dritën e punës (16) pa ndezur motorin. Shtypni plotësisht çelësin e këmbëzës kur prisni shufra me filetim. Drita e punës ndizet automatikisht gjatë funksionimit. Llamba ndizet për aq kohë sa është shtypur çelësi i këmbëzës. Drita e punës do të fiket afërsisht 15 sekonda pasi të keni lëshuar çelësin e këmbëzës.

Udhëzues i shufrës së filetuar (shih figurën F-G)

Për të bërë prerje të sakta, vendosni udhëzuesin e shufrës së filetuar (5) në varësi të diametrit të shufrës së filetuar që do të pritet (M6/M8 ose M10/M12).

Para prerjes, vendosni shufrën e filetuar pingul me vijën e prerjes (19). Sigurohuni që fijet e shufrës së filetuar dhe fijet e rrjetës së nofullës prerëse të palëvizshme të ndërthuren (shih figurën K). Sigurohuni gjithashtu që shufra e filetuar të ketë kontakt të mirë me të dy sipërfaqet e udhëzuesit të

shufrës (shih figurën G) dhe mbajeni shufrën e filetuar në këtë pozicion me një kapje të fortë. Procesi i prerjes krijon një forcë reagimi që mund të anojë shufrën e filetuar.

Pjerrësia e shufrës së filetuar mund të çojë në cilësi të dobët të prerjes, bllokim të shufrës së filetuar, dëmtim të nofullave prerëse ose shufrës së filetuar. Prandaj, mbajeni shufrën e filetuar në orientimin e përshkruar gjatë prerjes.

Rregulloni ndalesën e thellësisë (shih figurën H-1)

Përdorni ndalesën e thellësisë (10), nëse dëshironi të prisni shufra me fileto të së njëjtës gjatësi ose nëse dëshironi të prisni shufra me fileto me një mbivendosje të përcaktuar nga një sipërfage.

Shtypni butonin (9) dhe futni ndalesën e thellësisë. Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e ndalesës së thellësisë të drejtohet nga ana e dhëmbëzuar e butonit. Ndalesa e thellësisë (10) ka dy shkallë matëse (milimetra dhe inç).

Mund ta rrotulloni ndalesën e thellësisë (10) për të përdorur shkallën e dëshiruar. Lidhni vlerën e gjatësisë suaj të dëshiruar në ndalesën e thellësisë (10) me sipërfaqen referuese të ndalesës së thellësisë (11) (shih figurën I). Për të bblokuar ndalesën e thellësisë, lëshoni butonin (9).

Mos e mbani veglën elektrike pranë ndalesës së thellësisë (10). Përndryshe, vegla elektrike mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim personal dhe/ose dëmtim të veglës elektrike.

Këshilla pune

Ndërprerja e parakohshme e prerjes

Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni me forcë veglën elektrike nga shufra e filetuar. Kjo mund të shkaktojë një fillim të papritur, i cili mund të rezultojë në lëndim personal ose dëmtim të nofullave prerëse (3) dhe të veglës elektrike.

Nëse dëshironi të ndaloni prerjen para kohe, lëshoni çelësin e këmbëzës (14). Vegla elektrike fiket. Vendoseni

ndërprerësin (13) në pozicionin e kundërt (pozicioni b,) dhe mbajeni të shtypur ndërsa përdorni çelësin e këmbëzës

(14) derisa shufra e filetuar të çlirohet plotësisht nga nofullat prerëse (3) dhe vegla elektrike të ndalojë automatikisht në pozicionin plotësisht të hapur.

Grepi i varjes (shih figurën J)

Me grepin e varjes (15) ju mund të varni veglën elektrike p.sh. në një shkallë. Për ta bërë këtë, lëkundni grepin e varjes (15) nga jashtë.

Kur përdorni veglën elektrike, palosni grepin e varjes (15) derisa të klikojë në vend.

Grepi i varjes (15) nuk është i destinuar për lidhjen e veglës elektrike me një person (p.sh. në një rrip). Në asnjë rrethanë nuk duhet ta varni mjetin elektrik në një vend me erë ose në një sipërfaqe potencialisht të paqëndrueshme.

Prerja e shufrave të filetuara të fiksuara (shih figurën K)

Veproni si më poshtë nëse dëshironi të prisni një shufër të filetuar fikse (p.sh. një shufër me filetim e montuar në tavanin ose murin e një ndërtese).

Sigurohuni që udhëzuesi i shufrës së filetuar (5) të jetë rregulluar që të përputhet me madhësinë e fillit që do të pritet dhe që nofullat prerëse (3) të jenë plotësisht të

hapura. Vendoseni veglën elektrike në mënyrë që shufra e filetuar të jetë midis nofullave prerëse (3). Ndërsa shufra e filetuar kontakton udhëzuesin e shufrës së filetuar (5), ato e rreshtojnë fillin e shufrës së filetuar me atë të nofullës prerëse të palëvizshme.

Përdorni dorën tuaj të lirë për të kapur pjesën e shufrës së filetuar pasi ajo mund të bjerë pas procesit të prerjes. Mbajeni veglën elektrike me një shtrëngim të fortë dhe prisni forca reagimi. Mbajeni çelësin e këmbëzës (14) të shtypur derisa prerja të përfundojë.

Mund të përdorni ndalesën e thellësisë (10) për të prerë shufrën e filetuar në një distancë të caktuar nga një sipërfaqe. Përpara se ta vini në kontakt me sipërfaqen ndalesën e thellësisë (10), sigurohuni që maja e ndalesës së thellësisë (10) si dhe ana e përparme (1) e veglës elektrike të mos kenë papastërti. Përndryshe, ju mund të ndotni sipërfaqen.

Rregulloni ndalesën e thellësisë (10) në masën tuaj të dëshiruar. Vendoseni veglën elektrike në mënyrë që maja e ndalesës së thellësisë të jetë në kontakt me sipërfaqen nga e cila del shufra e filetuar dhe vazhdoni punën e prerjes siç përshkruhet më sipër.

Prerja e shufrave të filetuara të lirshme (shih figurën L-M)

Për punë të thjeshta, mund të prisni shufra të filetuara duke mbajtur veglën elektrike në njërën dorë dhe duke e drejtuar shufrën e filetuar që të pritet me dorën tjetër. Për ta bërë këtë, veproni si më poshtë.

Sigurohuni që udhëzuesi i shufrës së filetuar (5) të jetë rregulluar që të përputhet me madhësinë e fillit që do të pritet dhe që nofullat prerëse (3) të jenë plotësisht të hapura.

Vendoseni veglën elektrike në mënyrë që shufra e filetuar të jetë midis nofullave prerëse (3). Me shufrën e filetuar që prek udhëzuesin e shufrës së filetuar (5), rreshtoni fijet e shufrës së filetuar me ato të nofullës prerëse të palëvizshme. Mbani mend se pjesa do të bjerë pas procesit të prerjes. Mbajeni veglën elektrike dhe shufrën e filetuar me një kapje të fortë dhe prisni forca reagimi.

Mbajeni çelësin e këmbëzës (14) të shtypur derisa të përfundojë procesi i prerjes. Kur prisni shufra të filetuara të gjata ose me madhësi të mëdha filetosh që janë të vështira për t'u mbajtur me dorë, vendoseni veglën elektrike me mbështetëset anësore (12) në një sipërfaqe horizontale (shih figurën M).

Vëreni veglën elektrike me njërën dorë ndërsa kapeni fort shufrën e filetuar që do të pritet me dorën tjetër. Për ta bërë këtë, veproni si më poshtë. Sigurohuni që udhëzuesi i shufrës së filetuar (5) të jetë rregulluar që të përputhet me madhësinë e fillit që do të pritet dhe që nofullat prerëse (3) të jenë plotësisht të hapura. Vendoseni shufrën e filetuar në mënyrë që të jetë midis nofullave prerëse (3). Me shufrën e filetuar që prek udhëzuesin e shufrës së filetuar (5), rreshtonii fijet e shufrës së filetuar me ato të nofullës prerëse të palëvizshme. Mbajeni veglën elektrike dhe shufrën e filetuar me një kapje të fortë dhe prisni forca reagimi. Mbajeni çelësin e këmbëzës (14) të shtypur derisa të përfundojë procesi i prerjes.

218 | Srpski

Për të prerë shufrat të filetuara të lirshme në një gjatësi të paracaktuar, kryeni gjithashtu hapat e mëposhtëm. Rregulloni ndalesën e thellësisë (10) në masën tuaj të dëshiruar. Vendosni një objekt të përshtatshëm në mënyrë që të prekë ndalesën e thellësisë (10). Vendosni një shufër të filetuar në veglën elektrike siç përshkruhet më sipër dhe sigurohuni gjithashtu që ajo të prekë objektin. Kini kujdes që të mos lëvizni objektin e vendosur.

Ruajtja e veglës elektrike

Kur ruani veglën elektrike, hiqni baterinë (6).

Hiqni pluhurin nga nofullat prerëse (3) dhe pjesët lëvizëse.

Zëvendësimi i nofullave prerëse

Një palë nofulla prerëse përbëhet gjithmonë nga dy nofulla prerëse (3), njëra prej të cilave shënohet me një pikë dhe tjetra me dy pika. Gjithmonë zëvendësoni nofullat prerëse të konsumuara ose të dëmtuara në çift (shih "Montimi i nofullave prerëse (shih figurën A-E)", Faqe 214). Çifti i nofullave prerëse mund të ndërrohet midis mbajtësit të lëvizshëm (2) dhe mbajtësit të palëvizshëm (4).

Shënim Sigurohuni që dy nofullat prerëse (3) të jenë të orientuara sipas madhësisë së fillit që do të pritet (shih figurën D). Një nofull prerëse (3) për madhësitë e fijeve metrike ka një buzë prerëse për çdo madhësi fije. Kjo është e vendosur në anën e etiketuar të nofullës prerëse (3). Nofullat prerëse (3) mund të vidhosen së bashku vetëm në pozicionin e duhur, me dy anët e etiketuara përballë njëratjetrës.

Mirëmbajtja dhe servisi

Shërbimi i klientit dhe këshilla për përdorim

Severna Makedonija

Tel.: 02/2467610

Linkun e adresave tona të servisit dhe kushtet e garancisë mund ti gjeni në faqen e fundit.

Ju lutemi jepni te të gjitha pyetjet dhe porositë e pjesëve të këmbimit me patjetër numrin 10-shifror të artikullit sipas tabelës së tipit.

Asgjësimi

Veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimi duhet të riciklohen në një mënyrë miqësore me mjedisin.

BOSCH GGC 18V-12 Professional - Asgjësimi - 1

Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë/bateritë e rikarikueshme në mbeturinat shtëpiake!

Vetëm për vendet e BE-së:

Pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë e përdorura që nuk janë më të përdorshme duhet të grumbullohen veçmas dhe të hidhen në një mënyrë miqësore me mjedisin. Përdorni sistemet e parashikuara të grumbullimit. Asgjësimi i gabuar mund të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe shëndetin për shkak të substancave potencialisht të rrezikshme.

Srpski

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : GGC 18V-12 Professional

Kategori : Shpuese