GBH 18V-28 D Professional - Shpuese BOSCH - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GBH 18V-28 D Professional BOSCH në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth GBH 18V-28 D Professional BOSCH
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Shpuese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBH 18V-28 D Professional - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBH 18V-28 D Professional e markës BOSCH.
MANUAL I PËRDORUESIT GBH 18V-28 D Professional BOSCH
sq Manuali original i përdorimil.
Paralajmërime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

Lexoni të gjitha paralajmërimet e
PARALAJMËRIM sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara me këtë
vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha instruksioneve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe instruksionet për t'iu referuar në të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet veglës elektrike (me kordon) që punon me energji nga rrjeti elektrik ose veglës elektrike (pa kordon) që punon me energji nga bateria.
Siguria e vendit të punës
▶ Mbani vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Vendet e rrëmujshme ose të errëta përbëjnë shkak për aksidente.
▶ Mos i përdorni veglat elektrike në atmosfera shpërthyese, si për shembull në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Veglat e punës krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
Mbani larg fëmijët dhe kureshtarët gjatë përdorimit të veglës elektrike. Tërheqja e vëmendjes mund të bëjë që të humbni kontrollin.
Siguria elektrike
▶ Spinat e veglave elektrike duhet të përputhen me prizën elektrike. Mos modifikoni kurrë në asnjë mënyrë spinën. Mos përdorni me veglat elektrike spina përshtatëse me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe përputhja me prizat zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
▶ Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e tokëzuara, si për shembull tubacionet, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
▶ Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose kushte të lagështa. Uji që hyn në një vegël elektrike do të rritë rrezikun për goditje elektrike.
▶ Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për të mbajtur, për të tërhequr ose për të shkëputur veglën elektrike nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, vajit, cepave të mprehtë ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rritin rrezikun për goditje elektrike.
▶ Kur përdorni veglën elektrike jashtë, përdorni një kablo zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm. Përdorimi i një kabloje zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm zvogëlon rrezikun për goditje elektrike.
▶ Nëse përdorimi i një vegle elektrike në një vend të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një linjë furnizimi të mbrojtur me pajisje të rrymës së mbetur (RCD). Kur përdoret një RCD zvogëlohet rreziku për goditje elektrike.
Siguria e personit
▶ Qëndroni vigjilent, shikoni çfarë po bëni dhe përdorni logjikën e zakonshme kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni të lodhur apo nën ndikimin e drogës, alkoolit apo të ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në plagosje të rëndë të personit.
▶ Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Vendosni gjithmonë mbrojtje për sytë. Pajisjet mbrojtëse, të tilla si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rrëshqasin, helmeta e punës ose mbrojtja e dëgjimit sipas rrethanave të përshtatshme, zvogëlon mundësinë për plagosje të personit.
Parandaloni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur përpara se ta lidhni pajisjen me burimin e energjisë dhe/ose baterinë, përpara se ta kapni apo të transportoni veglën. Mbajtja e veglave elektrike me gishtin te çelësi ose ushqimi me energji i veglave elektrike përbën shkak për aksidente.
Hiqni çdo çelës rregullues ose shtrëngues përpara se të ndizni veglën elektrike. Çelësi shtrëngues ose rregullues i mbetur në një pjesë rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojë në plagosje të personit.
▶ Mos u zgjatni shumë. Ruani mbështetjen e duhur me këmbë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në rrethana të papritura.
▶ Vishuni si duhet. Mos vishni veshje të gjera ose mos mbani bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg nga pjesët rrotulluese. Veshjet e lira, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët rrotulluese.
▶ Nëse pajisje janë parashikuar me lidhje për thithjen e pluhurit dhe të objekteve mbledhëse, sigurohuni që këto janë të lidhura dhe përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet që lidhen me pluhurin.
▶ Mos lejoni që familjariteti i krijuar nga përdorimi i shpeshtë i veglave elektrike t'ju bëjë mospërfillës dhe të neglizhoni parimet e sigurisë së veglave elektrike. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të rëndë në fraksionin e një sekonde.
Përdorimi dhe kujdesi për veglat elektrike
▶ Mos ushtroni forcë mbi veglën elekrike. Përdorni veglën e duhur elekrike për qëllimin tuaj. Vegla e duhur elekrike do ta kryejë punën më mirë dhe më saktë në shpejtësinë me të cilën është projektuar.
▶ Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe nuk fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të komandohet është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni baterinë nga vegla elektrike, nëse çmontohet, përpara se të kryeni ndonjë rregullim, të ndërroni aksesorët ose përpara se t'i vendosni veglat elektrike në ruajtje. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës elektrike.
▶ Ruani veglat elektrike që nuk i përdorni larg fëmijëve dhe mos lejoni përdorimin e veglës elektrike nga persona që nuk e njohin veglën elektrike ose nuk i dinë këto instruksione. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve pa përvojë.
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për devijim ose ngjitje të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve ose për ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse është dëmtuar, riparoni veglën elektrike përpara përdorimit. Shumë aksidente janë shkaktuar nga mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike.
Mbani të pastra dhe të mprehta veglat prerëse. Veglat prerëse të mirëmbajtura si duhet me tehe të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe kontrollohen më lehtë.
▶ Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe majat e veglave etj. në përputhje me këto instruksione, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për veprime të ndryshme nga ato të parashikuara mund të rezultojë në situatë të rrezikshme.
Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj e graso dorezat dhe sipërfaqet e kapjes. Dorezat dhe sipërfaqet e rrëshqitshme të kapjes nuk mundësojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në rrethana të papritura.
Përdorimi dhe kujdesi i veglave me bateri
Kryeni karikimin vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një tip baterie mund të përbëjë rrezik për zjarr kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
▶ Përdorni veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të projektuara në mënyrë të posaçme. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik për plagosje dhe zjarr.
▶ Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni atë larg objekteve të tjera metalike, si për shembull kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
206 | Shqip
ose objektet e tjera të vogla metalike, të cilat mund të krijojnë një lidhje nga një terminal tek tjetri. Lidhja shkurt së bashku e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
▶ Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhë lëng; shmangni kontaktin me lëngun. Nëse ndodh kontakt aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni gjithashtu ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
▶ Mos e përdorni një paketë baterie ose vegël që është dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme, duke rezultuar në zjarr, shpërthim ose rrezik plagosjeje.
▶ Mos e ekspozoni paketën e baterisë ose veglën në zjarr ose temperaturë shumë të lartë. Ekspozimi në zjarr ose temperaturë mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej diapazonit të temperaturave të specifikuara në instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr.
Shërbimi
Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës elektrike.
▶ Mos u bëni kurrë shërbim paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet bërë vetëm nga prodhuesi ose nga ofruesit e autorizuar të shërbimit.
Udhëzime sigurie për çekiçë
Udhëzime sigurie për të gjitha punët
▶ Vishni mbrojtje për dëgjimin. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
▶ Përdorni doreza shtesë nëse janë të përfshira në dorëzim me veglën elektrike. Humbja e kontrollit mund të rezultojë në lëndim.
Kapeni mjetin nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur bëni ndonjë veprim gjatë të cilit aksesorët prerës ose mjetet kapëse mund të prekin telat e fshehur. Nëse aksesorët prerës prekin një tel me korrent, pjesët metalike të ekspozuara të mjetit mund të marrin korrent dhe mund t'i shkaktojë operatorit goditje elektrike.
Udhëzime sigurie për përdorimin e trapanit të gjatë me shpim me çekiç
▶ Filloni të shponi gjithnjë me shpejtësi të ulët dhe me majën e puntos në kontakt me materialin. Në shpejtësi të larta, puntoja ka gjasa të përthyhet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm pa prekur materialin, duke shkaktuar lëndime fizike.
Ushtroni presion vetëm në vijë të drejtë me punton dhe mos ushtroni tepër presion. Puntot mund të përthyhen, duke shkaktuar thyerje ose humbje të kontrollit, si dhe lëndime fizike.
Udhëzime shtesë sigurie
Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Prisni që mjeti elektrik të ndalojë përpara se ta ulni. Mjeti i aplikimit mund të kapet dhe të çojë në humbjen e kontrollit mbi veglën elektrike. - Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj. - Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digje ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër. - Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet. - Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.

Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
▶ Mos prekni asnjë mjet ose pjesë të përdorur menjëherë pas përdorimit. Këto mund të nxehen shumë gjatë operimit dhe të shkaktojnë djegie.
Vegla e përdorur mund të bllokohet gjatë shpimit. Sigurohuni që të keni një bazë të sigurt dhe mbajeni fort veglën elektrike me të dyja duart. Përndryshe, ju mund të humbni kontrollin mbi veglën elektrike.
Kini kujdes kur kryeni punë prishjeje me daltë. Rënia e fragmenteve të materialit të prishur mund të dëmtojë kalimtarët ose ju vetë.
Përshkrimi i produktit dhe shërbimit

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të udhëzimeve të përdorimit.
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Vegla elektrike është e destinuar për shpimin me çekiç në beton, tulla dhe gurë, si dhe për punime me daltë me funksion të lehtë dhe të mesëm.Është gjithashtu e përshtatshme për shpime pa goditje në dru, metal, qeramikë dhe plastikë. Veglat elektrike me kontrolle elektronike dhe rrotullim djathtas/majtas janë gjithashtu të përshtatshme për vidhosje.
Komponentët e shfaqur
Numërimi i komponentëve të paraqitur i referohet paraqitjes së veglës elektrike në faqen grafike.
(1) Çyk shpimi SDSplus
(2) Mbajtëse veglash SDSplus
(3) Kapak mbrojtës pluhuri
(4) Pjesë mbyllëse
(5) Drejtimi i çelësit të rrotullimit
(6) Dorezë (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
(7) Çelësi i ndezjes/fikjes
(8) Bateria ^a)
(9) Drita e punës
(10) Butoni i lëshimit për çelësin e ndalimit të goditjes/ rrotullimit
(11) Çelësi i ndalimit të goditjes/rrotullimit
(12) Butoni i rregullimit të ndalimit të thellësisë
(13) Ndalesa e thellësisë
(14) Dorezë shtesë (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
(15) Butoni i lirimit të baterišë
(16) Grep varje
(17) Vidë sigurie për veshjen unazore të çakut të shpimit
(18) Veshje unazore e çakut të shpimit
(19) Bosht regjistrimi SDSplus për çakun e shpmit
(20) Çelësi i çakut të shpimit
(21) Mbajtëse universale me bosht SDSplus
(22) Zona e lidhjes për pajisjet mbrojtëse nga rënia në veglën elektrike
(23) Pajisje mbrojtëse nga rënlå
(24) Pika e fiksuar e ankorimit të pajisjes mbrojtëse nga rëniä ^b)
a) Këto pajisje shtesë nuk janë pjesë e dorëzimeve standarde.
b) Këta aksesorë nuk janë pjesë e përmbledhjes standarde të dorëzimit dhe nuk janë pjesë e gamës së aksesorëve Bosch.
Të dhënat teknike
| Matrapik rrotullues me bateri | GBH 18V-28 D | |
| Numri i artikullit | 3611 J190.. | |
| Tension nominal V= 18 | ||
| Numri i goditjes | min ^-1 | 0–4250 |
| Matrapik rrotullues me bateri | GBH 18V-28 D | |
| Shpejtësi boshe | ||
| – Punim djathtas min | ^-1 | 0–950 |
| – Punim majtas min | ^-1 | 0–950 |
| Mbajtëse veglash SDSplus | ||
| Diametri i qafës së boshtit mm 50 | ||
| Diametri maks. i shpimit | ||
| – Beton mm 28 | ||
| – Muratura (me trapan në formë kurore) | mm 68 | |
| – Çelik mm 13 | ||
| – Dru mm 30 | ||
| Pesha ^8) | kg 3,0 | |
| Temperatura e rekomanduar e ambientit gjatë karikimit | °C 0...+35 | |
| Temperatura e lejuar e ambientit gjatë funksionimift ^9 dhe gjatë ruajtjes | °C –20...+50 | |
| Bateritë e përputhshme GBA18V...ProCORE18V.. | ||
| Bateritë e rekomanduara GBA18V...≥4.0AhProCORE18V.. | ||
| Karikuesit e rekomanduar GAL18...GAX18..GAL36.. | ||
A) Matur në 20–25°C me bateri ProCORE18V 4.0Ah
B) Pesha pa bateri
(Pesha e baterisë shih http://www.bosch-professional.com)
C) Performancë e kufizuar në temperatura <[0]°C
Vlerat mund të ndryshojnë sipas produktit dhe i nënshtrohen
kushteve të aplikimit dhe mjedisit. Informacione të mëtejshme në
www.bosch-professional.com/wac.
Informacion mbi zhurmën/dridhjet
Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN 62841-2-6.
Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: niveli i presionit të zërit 95||dB(A); niveli i fuqisë së zërit 103||dB(A). Pasiguria K□=□3||dB.
Mbani mbrojtje për veshët!
Vlerat totale të drichjeve, (shuma vektoriale e tre drejtimeve) dhe pasiguria K përcaktuar sipas
EN 62841-2-6:
Shpimi me çekiç në beton; 1=10,1 m/s K=1,5 m/s
Daltë: a□=□7,2 m/s, K□=□1,5 m²/s
Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të
208|Shqip
përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.
Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike.
Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.
Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.
Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.
Informacioni i shkarkimit të pluhurit: me Bosch GDE 28 D Professional
Vlerat e emetimit të pluhurit përcaktohen në përputhje merethanat EN 50632-2-6:
pluhur i frymëmarrjes: < 0,50 mg/m³, K = 0 mg/m³
pluhur i thithshëm: < 0,80 mg/m³, K = 0,2 mg/m³
Pluhur kuarci: < 0,05 mg/m³
Vlera e specifikuar e emetimit të pluhurit u përcaktua në kushtet e mëposhtme të funksionimit:
Vegla e përdorur: Trapan SDS plus, diametri 16 mm
Shënim: Nëse e përdorni veglën elektrike në një mënyrë tjetër funksionimi, me vegla të ndryshme përdorimi ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, vlera e emetimit të pluhurit mund të ndryshojë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e pluhurit gjatë gjithë periudhës së punës.
Nëse është e nevojshme, vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e emetimeve të pluhurit, për shembull: Mbajtja e një maskë respiratore me filter të klasës P2.
Ju lutemi, vini re rregulloret e zbatueshme në vendin tuaj për materialet që do të përpunohen.
Bateria
Bosch shet vegla elektrike me bbateri dhe pa bateri. Nga paketimi mund të mësoni nëse me veglën tuaj elektrike është e përfshirë një bateri.
Karikoni baterinë
▶ Përdorni vetëm karikuesit e listuar në të dhënat
teknike. Vetëm këta karikues janë përshtatur për baterinë Li-jon të përdorur në veglën tuaj elektrike.
Shënim: Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit.Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë.
Vendosni baterinë
Rrëshqisni baterinë e karikuar në mbajtësen e baterisë derisa të klikojë në vend.
Hiqni baterinë
Për të hequr baterinë, shtypni butonin e lirimit të baterisë dhe tërhiqeni baterinë.Mos përdorni forcë.
Bateria ka 2 nivele kyçjeje për të parandaluar që bateria të bjere jashtë kur shtypet aksidentalisht butoni i lëshimit të baterisë. Për sa kohë që bateria është futur në veglën elektrike, ajo mbahet në pozicionin e saj nga një butoni.
Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë
Shënim: Jo çdo lloj baterie ka një tregues të nivelit të karikimit.
LED-et jeshile të treguesit të statusit të karikimit të baterisë tregojnë statusin e karikimit të baterisë. Për arsye sigurie, pyetja për statusin e karikimit është e mundur vetëm kur vegla elektrike nuk është në gjendje pune.
Shtypni butonin e treguesit të statusit të karikimit lose , per të shfaqur statusin e karikimit. Kjo është e mundur edhe nëse hiqni baterinë.
Nëse asnjë LED nuk ndizet pas shtypjes së butonit të treguesit të statusit të karikimit, bateria është me defekt dhe duhet të zëvendësohet.
Lloji i baterisë GBA 18V...


LED Kapaciteti
| Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 60–100 % |
| Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 30–60 % |
| Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–30 % |
| Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 % |
Lloji i bateriës ProCORE18V...


LED Kapaciteti
| Dritë e vazhdueshme 5 × e gjelbër 80–100 % |
| Dritë e vazhdueshme 4 × e gjelbër 60–80 % |
| Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 40–60 % |
| Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 20-40 % |
| Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–20 % |
| Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 % |
Udhëzime për trajtimin optimal të baterisë
Mbroni baterinë nga lagështia dhe uji.
Ruani baterinë vetëm në një interval temperaturash nga -20 °C deri në 50 °C. Për shembull, mos e lini baterinë në makinë gjatë verës.
Herë pas here pastrojini hapjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.
Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet. Ndiqni udhëzimet e asgjësimit.
Montim
u Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Dorezë shtesë
u Përdorni veglën tuaj elektrike vetëm me dorezën shtesë (14).
u Sigurohuni që doreza shtesë të jetë gjithmonë e shtrënguar. Përndryshe, mund të humbni kontrollin e veglës tuaj elektrike gjatë punës.
Dorezë shtesë e rrotullueshme (shih figurën A)
Mund ta rrotulloni dorezën shtesë (14) sipas dëshirës për të arritur një pozicion pune të sigurt dhe pa lodhje.
- Kthejeni pjesën e poshtëme të doresës shtesë (14) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe rrotulloni dorezën shtesë (14) në pozicionin e dëshiruar.Më pas kthejeni përsëri pjesën e poshtëme të doresës shtesë (14) në drejtim të akrepave të orës.
Sigurohuni që brezi i tensionit të dorezës shtesë të shtrihet në brazdën e parashikuar në kasë.
Zgjidhni çakun e shpimit dhe veglat
Për shpime me çekiç dhe daltë ju duhen vegla SDS plus që futen në çakun e shpimit.
Për shpime pa goditje në dru, metal, qeramikë dhe plastikë si dhe për vidhosje, përdoren vegla pa SDS plus (p.sh. shpim me bosht cilindrik). Për këto vegla ju nevojitet një çak shpimi pa çelës ose një veshje unazore e çakut të shpimit.
Ndëroni çakun e shpimit
Vendosni/hiqni veshjen unazore të çakut të shpimit
Për të qenë në gjendje të punoni me vegla pa SDS plus (p.sh. shpim me bosht cilindrik), duhet të montoni një çyk të përshtatshëm shpimi (veshje unazore e çakut të shpimit ose çyk shpimi pa çelës, aksesor).
Montoni veshje unazore të çakut të shpimit (shih figurën B)
- Vidhosni boshtin e regjistrimit SDS plus (19) në një veshje unazore të çakut të shpimit (18). Siguroni veshjen unazore të çakut të shpimit (18) me vidhën mbyllëse (17). Vini re se vida e sigurisë ka një filetim në të majtë.
Vendosni veshjen unazore të çakut të shpimit (shih figurën B)
- Pastroni skajin e futjes së boshtit të marrësit (19) dhe lyejeni pak me vaj.
- Fusni veshjen unazore e çakut të shpimit (18) me boshtin e regjistrimit (19) duke e rrotulluar derisa të blokohet automatikisht.
- Kontrolloni bilokimin duke e tërhequr veshjen unazore e çakut të shpimit (18).
Hiqni veshjen unazore të çakut të shpimit
- Rrëshqitni pjesën mbyllëse (4) mbrapa dhe hiqni veshjen unazore të çakut të shpimit (18).
Ndryshimi i veglës
Kapaku mbrojtës i pluhurit (3) parandalon në masë të madhe pluhurin e shpimit që të hyjë në mbajtësen e veglës gjatë funksionimit. Gjatë vendosjes së veglës, sigurohuni që kapaku mbrojtës i pluhurit (3) të mos jetë i dëmtuar.
Një kapak mbrojtës pluhuri i dëmtuar duhet të zëvendësohet menjëherë. Rekomandohet ta bëni këtë tek një qendër shërbimi ndaj klientit.
Ndryshimi i veglës SDS plus
Vendosni veglën që përdoret SDS plus (shih figurën C)
Me çakun e shpimit SDS plus (1) mund ta ndërroni veglën e përdorimit thjesht dhe lehtësisht pa përdorur vegla shtesë.
- Pastroni skajin e futjes së veglës së përdorur dhe vajoseni pak.
- Fusni veglën e përdorur në mbajtësin e veglës (2) duke e rrotulluar derisa të kyçet automatikisht.
- Kontrolloni billokimin duke e tërhequr veglën.
Vegla e përdorimit SDS plus është i lëvizshëm lirisht për shkak të sistemit. Kjo krijon një devijim të koncentricitetit kur jeni në lëvizje boshe. Kjo nuk ka asnjë ndikim në saktësinë e vrimës së shpimit, sepse shpimi përqendrohet në vetvete gjatë shpimit.
Hiqni veglën e përdorimit SDS plus (shih figurën D)
- Shtyni pjesën mbyllëse (4) prapa dhe hiqni veglën e përdorur.
Ndryshimi i veglës veshje unazore e çakut të shpimit
Vendosja e veglës që përdoret (shih figurën E)
Shënim: Mos përdorni vegla pa SDS plus për shpimin me çekiç ose daltë!Veglat pa SDS plus dhe çykët e tyre të
shpimit dëmtohen gjatë shpimit me çekiç dhe me dalte.
- Vendosni një veshje unazore të çakut të shpimit (18).
- Hapni veshjen unazore të çakut të shpimit (18) duke e rrotulluar derisa vegla të mund të futet.Fusni mjetin.
- Fusni çelësin e çakut të shpimit (20) në vrimat përkatëse të veshjes unazore të çakut të shpimit (18) dhe shtrëngoni veglën në mënyrë të barabartë.
- Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin "Shpim".
Heqja e veglës që përdoret (shih figurën F)
- Rrotulloni grykën e veshjes unazore të çakut të shpimit (18) duke përdorur çelësin e çakut të shpimit (20) në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të mund të hiqet vegla që përdoret.
210|Shqip
Nxjerrja e pluhurit/ashklave
Pluhuri nga materiale të tilla si boja me bazë plumbi, disa lloje druri, minerale dhe metali mund të jenë të dëmshëm për shëndetin. Prekja ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe/ose sëmundje të frymëmarrjes tek përdoruesi ose tek njerëzit pranë.
Disa pluhura si pluhuri i lisit ose i ahut konsiderohen kancerogjene, veçanërisht në kombinim me aditivë për trajtimin e drurit (kromat, konservues druri). Materiali që përmban asbest mund të përpunohet vetëm nga specialistë.
- Nëse është e mundur, përdorni një sistem për nxjerrjen e pluhurit që është i përshtatshëm për materialin.
- Sigurohuni që vendi i punës të jetë i ajrosur mirë.
- Rekomandohet të vishni një maskë respiratore me filter të klasës P2.
Ju lutemi, vini re rregulloret e zbatueshme në vendin tuaj për materialet që do të përpunohen.
▶ Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës.
Pluhuri mund të ndizet lehtësisht.
Nxjerrja e pluhurit me GDE 28 D (shih figurën G) ose GDE 18V-26 D
Për nxjerrjen e pluhurit të betonit dhe gurëve kërkohet pajisja thithëse GDE 28 D ose GDE 18V-26 D.
Për pluhurin nga druri, metali dhe plastika, si dhe pluhuri që është i rrezikshëm për shëndetin (p.sh. azbesti), ky sistem nxjerrjeje nuk është i përshtatshëm.
Funksionimi
Instalimi
Rregulloni mënyrën e funksionimit
Përdorni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) për të zgjedhur mënyrën e funksionimit të veglës elektrike.
- Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit, shtypni butonin e lirimit (10) dhe rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/ rrotullimit (11) në pozicionin e dëshiruar derisa të klikojë me zë në vend.
Shënim: Ndryshoni modalitetin e funksionimit vetëm kur vegla elekrike është e fikur! Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.

Pozicioni për shpimin me çekiç në beton ose gur

Pozicioni për shpim pa goditje në dru, metal, qeramikë, plastike si dhe për vidhosje

Pozicioni Vario-Lock për rregullimin e pozicionit të daltës Në këtë pozicion, çelësi i ndalimit të goditjes/ rrotullimit (11) nuk kyçet.

Pozicioni për daltë
Caktoni drejtimin e rrotullimit
Ju mund të përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike. Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet çelësi i ndezjes/fikjes (7).
▶ Përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) vetëm kur vegla elektrike nuk është në punë.
Gjithmonë vendosni drejtimin e rrotullimit për shpimin me çekiç, shpimin dhe dalte në drejtim të akrepave të orës.

- Punim djathtas: Shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) në të majtë sa më shumë që të shkojë.

- Punim majtas: Shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) në të djathtë sa më shumë që të shkojë.
Shënim: Nëse drejtimi i çelësit të rrotullimit është në pozicionin e mesëm, çelësi i ndezjes/fikjes është i bllokuar.
Ndez/fik
- Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (7).
Drita e punës (9) ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (7) shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.
Kur ndizni veglën elektrike për herë të parë, mund të ketë një vonesë në nisje sepse së pari duhet të konfigurohet elektronika e veglës elektrike.
Në temperatura të ulëta, vegla elektrike e arrin performancën e plotë të çekiçit/të goditjes vetëm pas një kohe të caktuar.
- Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (7).
Caktoni nurmin e rrotullimeve/numrin e goditjeve
Ju mund të caktoni vazhdimisht nurmin e rrotullimeve/ numrin e goditjeve në veglën elekrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa shumë e shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (7).
Shtypje e lehtë në çelësin e ndezjes/fikjes (7) shkakton një numër rrotullimesh/numër goditjesh më të ulët. Me rritjen e presionit, rritet numri i rrotullimeve/i goditjeve.
Ndryshimi i pozicionit të daltës (Vario-Lock)
Ju mund ta bllokoni daltën 44 në pozicione.Kjo ju lejon të merrni pozicionin optimal të punës.
- Fusni daltën në mbajtësen e veglës.
- Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin „Vario-Lock“.
- Rrotulloni veglën e përdorur në pozicionin e dëshiruar të daltës.
- Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin "daltë". Mbajtësja e veglave tani është bilokuar.
- Vendosni drejtimin e rrotullimit për daltë në drejtim të akrepave të orës.
Këshilla pune
Rregulloni thellësinë e shpimit (shih figurën H)
Me ndalesën e thellësisë (13) mund të përcaktohet thellësia e dëshiruar e shpimit X.
- Shtypni butonin e rregullimit të ndalimit të thellësisë (12) dhe vendosni ndalesën e thellësisë në dorezën shtesë (14). Brazdat në ndalesën e thellësisë (13) duhet të drejtohen nga poshtë.
- Shtyjeni veglën e përdorur SDS plus në mbajtësin e veglave SDS plus (2) aq sa mund të shkojë. Lëvizshmëria e veglës së përdorimit SDS plus mund të çojë përndryshe në vendosjen e gabuar të thellësisë së shpimit.
- Tërhiqeni ndalesën e thellësisë derisa distanca midis majës së shpimit dhe majës së ndalesës së thellësisë të korrespondojë me thellësinë e dëshiruar të shpimit X.
Çiftim mbingarkesash
▶ Nëse vegla e përdorur bblokohet ose ngec, lëvizja te boshti i shpimit ndërpritet. Për shkak të forcave të përfshira, mbajeni gjithmonë fort veglën elekrike me të dyja duart dhe mbani një qëndrim të vendosur.
Fikeni veglën elektrike dhe lironi veglën e përdorur nëse vegla elektrike bblokohet. Kur ndizni një vegël shpimi të bblokuar, ndodhin momente të larta reagimi.
Fikja e shpejtë (KickBack Control)

Fikja e shpejtë (KickBack Control) ofron kontroll më të mirë mbi veglën elektrike dhe në këtë mënyrë rrit mbrojtjen e përdoruesit, krahasuar me veglat elektrike pa KickBack Control. Nëse vegla elektrike rrotullohet
papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme rreth boshtit të stërvitjes, vegla elektrike fiket.
- Për të rindezur veglën, lëshojeni çelësin e ndezjes/fikjes (7) dhe shtypni përsëri.
Fikja e shpejtë tregohet nga një dritë pune (9) që pulson në veglën elektrike.
Amortizues dridhjesh

Zbutja e integruar e dridhjeve përmes një kunder-lëkundjeje të integruar redukton
dridhjet që shkaktohen.
▶ Ndaloni përdorimin e veglës elektrike nëse është dëmtuar elementi i amortizimit.
Vendosni majat e kaçavidave (shih figurën I)
▶ Vendoseni veglën elektrike në dado/bulon vetëm kur është i fikur. Mjetet rrotulluese mund të rrëshqasin.
Për të përdorur pjesët e kaçavidave, ju nevojitet një mbajtës universal (21) me një bosht regjistrimi SDS plus.
- Pastroni skajin e futjes së boshtit të regjistrimit dhe lyejeni pak me yndyrë.
-
Fusni mbajtësin universal duke e rrotulluar në mbajtësen e veglës derisa të kyçet automatikisht.
-
Kontrolloni bblokimin duke e tërhequr mbajtësin universal.
- Vendosni një majë kaçavide në mbajtësin universal. Përdorni vetëm maja kaçavidash që përputhen me kokën e kaçavidës.
- Për të hequr mbajtësin universal, shtyni pjesën mbyllëse (4) prapa dhe hiqni mbajtësin universal (21) nga mjatësja e veglave.
Mbyllni veglën elektrike (shih figurën J)
Me grepin e varjes (16) mund ta lidhni veglën elektrike në një pajisje të përshtatshme varëse.
- Palosni grepin e varjes (16) për sipër.
- Kontrolloni grepin e varjes (16) për ndonjë dëmtim ose deformim. Mos e përdorni grepin e varjes (16) nëse është i dëmtuar, i deformuar ose nuk është më i lidhur fort me veglën elektrike.
- Vareni veglën elektrike në një pajisje të qëndrueshme të varur duke përdorur grepin e varjes (16). Për të shmangur dëmtimet ose lëndimet, pajisja e varjes nuk duhet të instalohet mbi vendkalime ose zona të menjëhershme të punës. Grepi i varjes është menduar ekskluzivisht për varjen e veglës elektrike duke përfshirë aksesorët e montuar.
- Palosni grepin e varjes (16) kur punoni me veglën elektrike.
▶ Asnjëherë mos e përdorni grepin e varjes (16) si pajisje mbrojtëse nga rënia. Asnjëherë mos e lidhni pajisjen mbrojtëse nga rënia në grepin e varjes.
Bashkangjisni pajisjen e mbrojtjes nga rënia (shih figurën K)
Shënim: Për të mbrojtur veglën elektrike nga rënia, duhet të përdoret një pajisje mbrojtëse nga rënia (23) e përshtatshme për peshën e sistemit. Gjatësia maksimale e lejuar e pajisjes mbrojtëse nga rënia është 1,8 m. Sigurohuni që të vëzhgoni zonën e lejuar të montimit (22) në veglën elektrike.
Si një pajisje mbrojtëse nga rënia, preferohet të përdorni një litar me lidhje ankorimi ose një pajisje mbrojtëse nga rënia me një amortizues.
Kur lidhni pajisjen mbrojtëse nga rënia (23), sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e saj të përdorimit.
Sigurohuni që të lidhni anën e kundërt të pajisjes mbrojtëse nga rënia në një strukturë të qëndrueshme (p.sh. ndërtesë ose skelë) dhe kurrë me vetë përdoruesin.
Pajisja e mbrojtjes nga rënia duhet të jetë e lëvizshme lirisht dhe mund të ngjitet vetëm në pikën fikse ankorimi (24) dhe në zonën e lejuar të ngjitjes (22) në veglën elektrike.
Zgjidhni pikën fikse të ankorimit (24) në mënyrë që në rast rënieje, vegla elektrike të mund të bjerë lirshëm në mbrojtjen kundër rënies pa u ngatërruar ose rrezikuar përdoruesin.
Asnjëherë mos e përdorni grepin e varjes (16) si
212 | Srpski
pajisje mbrojtëse nga rënia.
Asnjëherë mos e lidhni pajisjen mbrojtëse nga rënia në grepin e varjes.
Asnjëherë mos përdorni pajisjen mbrojtëse nga rënia në veglën elektrike me nxjerrjen e pluhurit të montuar GDE 18V-26 D ose GDE 28 D.
Mirëmbajtja dhe servisi
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Mbani të pastër fshesën me korrent dhe vendet e ventilimit për të punuar mirë dhe në mënyrë të sigurt.
Një kapak mbrojtës pluhuri i dëmtuar duhet të zëvendësohet menjëherë. Rekomandohet ta bëni këtë tek një gendër shërbimi ndaj klientit.
- Pastroni mbajtësin e veglës (2) pas çdo përdorimi.
Shërbimi i klientit dhe këshilla për përdorim
Shërbimi ndaj klientit do t'u përgigjet pyetjeve tuaja në lidhje me riparimin dhe mirëmbajtjen e produktit tuaj, si dhe pjesët e këmbimit. Figurat e shperthimit dhe informacioni mbi pjesët e këmbimit mund të gjenden gjithashtu në:
www.bosch-pt.com
Ekipi i konsulencës së përdorimeve Bosch do të jetë i lumtur t'ju ndihmojë me çdo pyetje në lidhje me produktet tona dhe aksesorët e tyre.
Ju lutemi jepni te të gjitha pyetjet dhe porositë e pjesëve të këmbimit me patjetër numrin 10-shifror të artikullit sipas tabelës së tipit.
Severna Makedonija
ADD Elektris Shkup
Treća makedonska brigada 21
1000 Shkup
E-mail: dimce.dimcev@servis-bosch.mk
Internet: www.servis-bosch.mk
Tel./Faks: 02/2467610
Celular: 070 595 888
"Rojka dooel" Shkup
Jani Lukrovski bb, T.C. Avtokomanda - lokal 69
1000 Shkup
E-mail: servisrojka@yahoo.com
Tel.: +389 2 3174-303
Celular: +389 70 388-520, -530
Adresa të tjera servisi gjeni në:
Bateritë e rekomanduara Li-jon i nënshtrohen kërkesave të ligjit për mallrat e rrezikshme. Bateritë mund të transportohen nga përdoruesi në rrugë pa asnjë kufizim të mëtejshëm.
Gjatë transportit nga palët e treta (p.sh. transporti ajror ose transporti i mallrave), duhet të respektohen kërkesat e veçanta të paketimit dhe etiketimit. Gjatë përgatitjes së dërgesës duhet të konsultohet një ekspert i mallrave të rrezikshme.
Dërgoni bateri vetëm nëse paketimi është i padëmtuar. Ngjitni kontaktet e hapura me shirit dhe paketoni baterinë në mënyrë që të mos lëvizë në paketim. Ju lutemi vini re gjithashtu çdo rregullore kombëtare shtesë.
Asgjësimi

Veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimi duhet të riciklohen në një mënyrë miqësore me mjedisin.

Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë/bateritë e rikarikueshme në mbeturinat shtëpiake!
Vetëm për vendet e BE-së:
Veglat elektrike që nuk mund të përdoren më dhe akumulatorët/bateritë me defekt ose të konsumuara duhet të hidhen në mënyrë të veçuar. Përdorni sistemet e parashikuara të grumbullimit.
Në rastin e hedhjes jo në përputhje me rregullat, pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike, për shkak të ekzistencës së mundshme të materialeve të rrezikshme mund të kenë ndikime të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Bateritë/bateritë e rikarikueshme:
Li-jon:
Ju lutemi vini re informacionin në seksionin e transportit (shih "Transporti", Faqe 212).