HISENSE AX5120G - Shirit zëri

AX5120G - Shirit zëri HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas AX5120G HISENSE në format PDF.

📄 289 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE AX5120G - page 124
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth AX5120G HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Shirit zëri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AX5120G - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AX5120G e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT AX5120G HISENSE

5.1.2CH Soundbar me drejtues me frekuencë të ulët pa tel Modeli: AX5120G

HISENSE AX5120G - 1

Përpara se të përdorni shiritin e zërit, lexojeni plotësisht këtë manual dhe mbajeni për referencë në të ardhmen.

Përmbajtja

  1. Formatet e mbështetura të hyrjes së audios....3

  2. Çfarë ka në kuti....4

  3. Identifikimi i pjesëve....5

3.1 Njësia kryesore....5
3.2 Drejtuesi me frekuencë të ulët pa tel ....5
3.3 Altoparlantët rrethues të pasmë pa tel....6
3.4 Telekomanda....6

  1. Përgatitjet 7

4.1 Përgatitja e telekomandës....7
4.2 Zëvendësimi i baterive të telekomandës....7
4.3 Vendosja dhe montimi....7
4.4 Montimi i shiritit zanor në mur ....8
4.5 Montimi në mur i altoparlantëve rrethues të pasmë....8

  1. Lidhjet 9

5.1 Dolby Atmos ^® 9
5.2 DTS:X....9
5.3 Përdorimi i folesë HDMI....9
5.4 Përdorimi i folesë OPTICAL....10
5.5 Lidhja me folenë AUX....10
5.6 Lidhja me energjinë elektrike....10
5.7 Çiftimi me drejtuesin me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë 11

  1. Funksionimi bazë 11

6.1 Gatishmëria/aktiv 11
6.2 Tipari i gatishmërisë automatike / zgjimit automatik....11
6.3 Përzgjedhja e regjimeve....12
6.4 Rregullimi i nivelit të BASIT/NOTAVE të larta 12
6.5 AKTIVIZIMI/ÇAKTIVIZIMI i tingullit rrethues....12
6.6 Rregullimi i volumit të shiritit zanor....12
6.7 Rregullimi i volumit rrethues....12
6.8 Rregullimi i ndriçimit 12
6.9 Përzgjedhja e efektit të barazuesit (EQ)....12
6.10 Vendosja e vonesës së audios (AV SYNC)....12

  1. Operacioni DTS:X....13

7.1 Tiparet DRC / Kontrolli i dialogut / Neural:X / Virtual:X 13

  1. Operacioni HDMI eARC/HDMI ARC, HDMI IN, OPTIKE, AUX 13

  2. Funksionimi i Bluetooth-it.... 14

9.1 Çiftimi i pajisjeve me Bluetooth të aktivizuar....14
9.2 Dëgjimi i muzikës nga pajisja Bluetooth 14

  1. Funksionimi i USB-së.... 15

  2. Menyja e parametrizimit .... 16

  3. Zgjidhja e problemeve 16

  4. Specifikimet.... 18

1. Formatet e mbështetura të hyrjes së audios

● : Format i mbështetur.
-- : Format i pambështetur.

2. Çfarë ka në kuti

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 1
Njësia kryesore

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 2

Drejtuesi me frekuencë të ulët pa tel

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 3

Altoparlantët rrethues të pasmë

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 4
Kordoni elektrik rrymës alternative × 2 Për njësinë kryesore / drejtuesi me frekuencë të ulët pa tel

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 5
Kordoni elektrik rrymës alternative × 1 Për altoparlantët rethues të pasmë (SR)

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 6

text_image Per Mbretéimé e Bashkuar Péra Australine Péra Shetet et Bashkuas Péra Bashkömin Evropsian

* Lloji i folesë ndryshon sipas rajonit

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 7
Kablloja RCA

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 8

4 kanxha / 4 vida kanxhe / 4 mbështetëse muri

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 9
Telekomanda / bateri AAA × 2

HISENSE AX5120G - Çfarë ka në kuti - 10

Manuali i përdorimit / Udhëzuesi i nisjes së shpejtë

* Sasia e kordonit elektrik dhe lloji i spinës ndryshojnë sipas rajoneve.
- Figurat, ilustrimet dhe skicat e paraqitura në këtë manual të përdoruesit janë vetëm për referencë, produkti i vërtetë mund të ndryshojë në pamje.
- Dizajni dhe specifikimet mund t'i nënshtrohen ndryshimit pa paralajmërim.

3. Identifikimi i pjesëve

3.1 Njësia kryesore

HISENSE AX5120G - Njësia kryesore - 1

text_image 1 Njesia kryesore 1 2 EARC 3 4 5 7 8 10 12 9 11 13

① Dritarja e ekranit

Shfaqni statusin aktual.

② Sensori i telekomandës

Merr sinjale nga telekomanda.

③ Treguesi i gatishmërisë

• Vazhdimisht i ndezur Në regjimin e Gatimshmërisë

④ Butoni (NDEZUR/FIKUR)

Kaloni njësinë midis regjimit AKTIV dhe të GATISHMËRISE.

⑤ Butoni (BURIMI)

Përzgjidhni regjimin e riprodhimit.

⑥ +/- Butoni (VOL+/VOL-)

Ngrini/ulni nivelin e volumit.

⑦ Montimi në mur

Instaloni vidat e montimit në mur në kanxhën e montimit në mur të njësisë.

⑧ Foleja HDMI IN

Për lidhjen e pajisjeve me burim HDMI, të tilla si një lexues DVD-je, lexues Blu-ray Disc™ ose konsolë lojërash.

⑨ Foleja HDMI OUT (eARC /ARC)

Porta për lidhjen e një televizori. Porta mbështet tiparin eARC/ARC HDMI, i cili e lejon shiritin zanor që të riprodhojë audion që buron në televizorin e lidhur.

10 Foleja USB

Futni një pajisje USB për të luajtur muzikë.

⑪ Foleja OPTICAL

Lidhuni me folenë OPTICAL OUT në një pajisje të jashtme.

12 Foleja AUX

Lidheni me një pajisje audioje të jashtme.

13 Foleja AC IN

Lidheni me energjinë elektrike.

3.2 Drejtuesi me frekuencë të ulët pa tel

① Treguesi

• Pulsim i shpejtëDrejtuesi me frekuencë të ulët në regjimin e çiftimit
• Vazhdimisht i ndezur U lidh / çiftua me sukses
• Pulsim i ngadaltë Lidhja/Çiftimi dështoi

HISENSE AX5120G - ① Treguesi - 1

2 sekondaPastroni regjistrimin e çiftimit dhe futuni në regjimin e çiftimit

③ Foleja AUX IN

Lidheni me energjinë elektrike.

3.3 Altoparlantët rrethues të pasmë pa tel

① Butoni i CIFTO

2 sekondaPastroni regjistrimin e çiftimit dhe futuni në regjimin e çiftimit

② Treguesi

• Pulsim i shpejtëAltoparlantët e pasmë në regjimin e çiftimit
• Vazhdimisht i ndezurU lidh / çiftua me sukses
• Pulsim i ngadaltë Lidhja/Çiftimi dështoi

③ Foleja RCA

Lidhni altoparlantët rrethues të pasmë të majtë dhe të djathtë.

④ Foleja AC IN

Lidheni me energjinë elektrike.

⑤ Montimi në mur

Instaloni vidhat dhe kanxhat e murit në pjesën e pasme të altoparlantëve rrethues të pasmë.

HISENSE AX5120G - ⑤ Montimi në mur - 1

① Kaloni njësinë midis regjimit AKTIV dhe të GATISHMËRISË.

② (BURIMI) Pärzgjidhni regjimin e riprodhimit.

③ SURR Rregulloni tingullin rrethues në AKTIV/JOAKTIV.

④ ✕ (Bluetooth) Përzgjidhni regjimin e Bluetooth-it. Shtypni dhe mbani shtypur butonin ✕ (Bluetooth) për të aktivizuar funksionin e çiftimit në regjimin e Bluetooth-it ose për të shkëputur pajisjen ekzistuese Bluetooth të çiftuar.

⑤ EQ Përzgjidhni FILM/MUZIKË/LOJË/LAJME/SPORT/MBRËMJE/IA

⑥ |◀◀ / ▶▶▶ Kaloni te pjesa e mëparshme/tjetër në regjimin e Bluetooth-së/USB-së.

⑦ VOL+/VOL- Ngrini/ulni nivelin e volumit.

⑧ ▶|| Luani/pezulloni/rinisni riprodhimin në regjimin e Bluetooth-së/USB-së. Shtypni dhe mbani shtypur butonin ▶|| për 3s për të hyrë në menynë e parametrizimit. Konfirmoni një përzgjedhje.

⑨ BASS+/- Rregulloni nivelin e basit.

⑩ TREBLE+/- Rregulloni nivelin e notave të larta.

4.1 Përgatitja e telekomandës

Telekomanda e ofruar lejon që njësia të përdoret në largësi.

  • Edhe nëse telekomanda përdoret brenda intervalit efektiv 19,7 këmbë (6m), funksionimi i telekomandës mund të pengohet nëse ka ndonjë pengesë midis njësisë dhe telekomandës.
  • Nëse telekomanda përdoret pranë produkteve të tjera që gjenerojnë rreze infra të kuqe, ose nëse pranë njësisë përdoren pajisje të tjera me telekomandë që përdorin rreze infra të kuqe, ajo mund të mos funksionojë siç duhet. Në të kundërt, produktet e tjera mund të mos funksionojnë siç duhet.

4.2 Zëvendësimi i baterive të telekomandës

1 Shtypni dhe rrëshqitni kapakun e pasmë për të hapur folenë e baterive të telekomandës.
2 Futni dy bateri me madhësi AAA. Sigurohuni që skajet (+) dhe (-) të baterive përputhen me skajet (+) dhe (-) të treguara në folenë e baterive.
3 Mbyllni kapakun e folesë së baterive.

HISENSE AX5120G - Zëvendësimi i baterive të telekomandës - 1

Masa parandaluese lidhur me bateritë

  • Sigurohuni që të futni bateritë me polet e duhura pozitive "⊕" dhe negative "⊖"
  • Përdorni bateri të të njëjtit Iloj. Mos përdorni asnjëherë së bashku Iloje të ndryshme të baterive.
  • Mund të përdoren si bateritë e ringarkueshme, ashtu dhe të pangarkueshmet. Referojuni masave parandaluese në etiketat e tyre.
  • Kini kujdes thonjtë kur hiqni kapakun e baterisë dhe baterinë.
  • Mos e rrëzoni telekomandën.
  • Mos lejoni asgjë që të ndikojë në telekomandë.
  • Mos derdhni ujë ose lëngje në telekomandë.
  • Mos e vendosni telekomandën mbi një send të lagur.
  • Mos e vendosni telekomandën nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit ose pranë burimeve me nxehtësi të tepërt.
  • Hiqeni baterinë nga telekomanda kur nuk është në përdorim për një kohë të gjatë pasi mund të ketë gërryerje ose rrjedhje të baterisë dhe të çojë në dëmtime fizike, dhe/ose dëme të pronës dhe/ose zjarr.

  • Mos përdorni bateri të ndryshme nga ato të specifikuara.

  • Mos i përzieni bateritë e reja me ato të vjetra.
  • Mos e ringarkoni asnjëherë një bateri nëse nuk konfirmohet se është i një lloji të ringarkueshëm.

4.3 Vendosja dhe montimi

Vendosja

A Nëse televizori është vendosur në tavolinë, mund ta vendosni njësinë mbi tavolinë drejtpërdrejt përpara bazamentit të televizorit në gendër të ekranit të televizorit.
B Nëse televizori është i ngjitur në mur, mund ta montoni njësinë në mur drejtpërdrejt poshtë ekranit të televizorit.

Shënim: Njësia duhet të vendoset për të shmangur mbulimin e marrësit të sinjalit të televizorit ose telekomanda e televizorit nuk mund të funksionojë.

HISENSE AX5120G - Vendosja - 1

  • Altoparlantët e pasmë janë krijuar ekskluzivisht për përdorim me shiritin zanor dhe nuk mund të përdoren me pajisje të tjera.
  • Instaloni altoparlantët e pasmë vertikalisht.

4.4 Montimi i shiritit zanor në mur

Shënime:

- Instalimi duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi jo i duhur mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale dhe të pronës (nëse keni ndërmend ta instaloni vetë këtë produkt, duhet të kontrolloni për instalime të tilla si instalimet elektrike dhe hidraulike që mund të jenë të futura brenda murit). Eshtë pergjegjesia e instaluesit që te verifikoje nese muri do ta mbaje ne menyre te sigurt peshen totale të njësisë dhe kanxhave të murit.

  • Për instalimin kërkohen vegla shtesë (nuk përtshihen).
  • Mos i shtrëngoni shumë vidat.
  • Ruajeni këtë manual udhëzimesh për referencë në të ardhmen.
  • Përdorni një gjetës elektronik të gozhdëve për të kontrolluar llojin e murit para shpimit dhe montimit.

PARALAJMËRIM

  • Për të parandaluar lëndimet, ky aparat duhet të ngjitet mirë në dysheme/mur në përputhje me udhëzimet e instalimit.
  • Lartësia e sugjeruar e montimit në mur: ≤ 1,5 metra.

HISENSE AX5120G - PARALAJMËRIM - 1

text_image 770 mm / 30,3" Ø5.5~6 mm Ø4 x 40 mm ① ② ③

4.5 Montimi në mur i altoparlantëve rrethues të pasmë

HISENSE AX5120G - Montimi në mur i altoparlantëve rrethues të pasmë - 1

text_image Ø5.5~6 mm Ø4 x 40 mm ① ② ③

5. Lidhjet

5.1 Dolby Atmos®

Dolby Atmos ^TM ju jep përvojë kredhëse dëgjimi duke siguruar tingull në hapësirën tredimensionale dhe gjithë pasurinë, qartësinë dhe tuqinë e tingullit Dolby. Për më shumë informacion, vizitoni dolby.com, technologies/dolby-atmos

5.2 DTS:X

DTS:X, tingulli i kufirit nuk kufizohet më nga vendosja e altoparlantëve me pozicion tiks ose sinjalet specitike të kanalit.

Për përdorimin e Dolby Atmos® / DTS:

Dolby Atmos™ / DTS:X éshtë në dispozicion në regjimin HDMI eARC/ARC. Për detajet e lidhjes referojuni 'Lidhja HDMI'. HDMI eARC/ARC

  1. Për të përdorur regjimin Dolby Atmos® / DTS:X, televizori juaj duhet të mbështesë kalimin e audios Dolby Atmos® / DTS:X ose HDMI.
  2. Sigurohuni që "Transmetimi në bit", "RAW" ose "Asnjë kodim" të jetë përzgjedhur për transmetimin në bit në daljen e audios së pajisjes së jashtme të lidhur (p.sh. Blu-ray, lexues DVD-je, televizor etj.)
  3. Ndërsa futni formatin Dolby Atmos / DTS:X / Dolby Digital / PCM, shiriti zanor do të shfaqë DOLBY ATMOS / DTS:X / DOLBY AUDIO / PCN AUDIO.

5.3 Përdorimi i folesë HDMI

Disa televizorë 4K HDR kërkojnë që të vendosen cilësimet e hyrjes HDMI ose të figurës për marrjen e përmbajtjes HDR. Për detaje të mëtejshme të parametrizimit të ekranit HDR, referojuni manualit të udhëzimeve të televizorit tuaj

Përdorimi i HDMI-së për të lidhur shiritin zanor pajisjet AV dhe televizorin

Metoda 1: HDMI Standarde

  • Nëse televizori juaj nuk eshte ne perputhje me HDMI ARC, lidhni shiritin zanor me televizorin nëpërmjet një lidhjeje standarde HDMI.
  • Përdorni një kabillo HDMI për të lidhur folenë e shiritit zanor HDMI OUT (eARC/ARC) me folenë HDMI IN të televizorit.
  • Përdorni një kabillo HDMI për të lidhur folenë HDMI IN të shiritit zanor me pajisjet tuaja të jashtme (p.sh. konsolat e lojërave, lexuesit e DVD-së dhe blu-ray).

HISENSE AX5120G - Metoda 1: HDMI Standarde - 1

eARC (Kanali i kthimit të audios së përmirësuar) / ARC (kanali i kthimit te audios.

Funksioni eARC ose ARC ju lejon të dërgoni audio nga televizori juaj në përputhje me ARC-në ose eARC-në në shiritin zanor nëpërmjet një lidhjeje të vetme HDMI. Për të shijuar funksionin ARC ose eARC sigurohuni që televizori juaj të jetë në përputhje me HDMI-CEC dhe ARC ose eARC dhe të parametrizohel siç duhet. Kur parametrizohet siç duhet, mund të përdorni telekomandën e televizorit për të rregulluar daljen e volumit (VOL + /- dhe HESHTJEN) e shiritit të zerit

HISENSE AX5120G - eARC (Kanali i kthimit të audios së përmirësuar) / ARC (kanali i kthimit te audios. - 1

text_image HDMI USB USB USB USB USB HDMI OUT (ARC/ARC)

Lidhni kabllon HDMI nga foleja HDMI OUT (eARC/ARC) e njësisë deri te foleja HDMI (eARC) ose HDMI (ARC) në televizorin tuaj në përputhje me eARC ose ARC. Më pas shtypni telekomandën për të përzgjedhur HDMI eARC ose HDMI ARC

Këshillë

  • Televizori juaj duhet të mbështesë funksionin HDMI-CEC dhe ARC ose eARC. HDMI-CEC dhe ARC ose eARC duhet të vendosen në aktive.
  • Metoda e cilësimit të HDMI-CEC dhe ARC ose eARC mund të ndryshojë në varësi të televizorit. Për detaje rreth funksionit ARC ose eARC, referojuni manualit të pronarit
  • ARC funksionon vetem me pajisjet qe jane ne gjendje për HDMI ARC, si dhe me një kabillo HDMI 1.4 (dhe më të fundit)

5.4 Përdorimi i folesë OPTICAL

- Lidhni një kabillo OPTIKE në folenë OPTIKE DALËSE të televizorit dhe folenë OPTICAL në njësi.

HISENSE AX5120G - Përdorimi i folesë OPTICAL - 1

text_image HDMI HDMI OUT SUPPORT USB SV 250V OPTICAL AUX TV OPTICAL

5.5 Lidhja me folenë AUX

A Përdorni një kabllo audioje të RCA-së 3,5 mm për të lidhur prizën e daljes së audios së televizorit me prizën e AUX në njësi.
B Përdorni një kabillo audioje 3,5 mm me 3,5 mm për të lidhur prizën AUX të televizorit ose të pajisjes së audios së jashtme me prizën AUX në njësi.

HISENSE AX5120G - Lidhja me folenë AUX - 1

text_image A B HDMI HDMIOUT HARD/AVG USB 5V 22300mA OPTICAL AUX TV AUX AUDIO OUT

5.6 Lidhja me energjinë elektrike

- Rrezik i dëmtimit të produktit!

Sigurohuni që tensioni i energjisë elektrike të përputhet me tensionin e shtypur në pjesën e pasme ose të poshtme të njësisë.

  • Përpara se të lidhni kordonin elektrik të rrymës alternative, sigurohuni që të keni kryer të gjitha lidhjet e tjera.
  • Shiriti i zërit

Futni kabllon e rrjetit në folenë AC IN të njësisë kryesore dhe më pas në një prizë rrjeti.

- Drejtuesi me frekuencë të ulët

Futni kabllon e rrjetit në folenë AC IN të drejtuesit me frekuencë të ulët dhe më pas në një prizë rrjeti.

• Altoparlantët rrethues të pasmë

Futni kabllon e rrjetit në folenë AC IN të altoparlantëve rrethues të pasmë (SR) dhe më pas në një prizë rrjeti.

HISENSE AX5120G - Lidhja me energjinë elektrike - 1

* Sasia e kordonit elektrik dhe lloji i spinës ndryshojnë sipas rajoneve.

5.7 Çiftimi me drejtuesin me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë

Çiftimi automatik

Drejtuesi me frekuencë të ulët, altoparlantët rrethues të pasmë dhe shiriti zanor do të çiftohen automatikisht kur futen në prizën e rrjetit dhe ndizen.

Nuk nevojitet kabllo për lidhjen e tre njësive.

- Përcaktoni statusin në bazë të treguesit të drejtuesit me frekuencë të ulët pa tel dhe altoparlantëve rrethues të pasmë pa tel.

Gjendja e LED-it Statusi
Pulsim i shpejtëDrejtuesi me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rethues të pasmë në regjimin e çiftimit
Vazhdimisht i ndezur Ulidh / çiftua me sukses
Pulsim i ngadaltë Lidhja/Çiftimi dështoi

SHËNIME:

  • Mos e shtypni butonin PAIR (ÇIFTO) në pjesën e pasme të drejtuesit me frekuencë të ulët ose butonin PAIR (ÇIFTO) në altoparlantët rrethues të pasmë (SR), përveçse për çiftimin manual.
  • Nëse çiftimi automatik dështon, çiftoni manualisht drejtuesin me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë me njësinë kryesore.

Çiftimi manual

  1. Sigurohuni që të gjitha kabllot të jenë të lidhura mirë dhe njësia kryesore të jetë në regjimin e gatishmërisë.
  2. Shtypni butonin ⏻në njësinë kryesore ose në telekomandë për të ndezur njësinë kryesore.
  3. Shtypni butonin ➞në njësinë kryesore ose në telekomandë për 3 sekonda për të hyrë në regjimin e çiftimit. Ekrani do të lëvizë "SW Pairing".
  4. Shtypni dhe mbani shtypur butonin PAIR (ÇIFTO) në pjesën e pasme të drejtuesit me frekuencë të ulët ose butonin PAIR (ÇIFTO) në altoparlantin rrethues të pasmë (SR) për 2 sekonda. Drejtuesi me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë do të hyjnë në regjimin e çiftimit dhe treguesit te drejtuesit me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë do të pulsojnë shpejt.
  5. Pasi lidhja pa tel të kryhet me sukses, treguesi i çiftimit do të ndizet dhe ekrani në njësinë kryesore do të lëvizë "SW IN".
  6. Nëse treguesi i çiftimit pulson ngadalë, lidhja pa tel ka dështuar. Hiqni nga priza kabllon e drejtuesit me frekuencë të ulët dhe më pas kabllon e altoparlantëve rrethues të pasmë, lidhni sërish kabllot kryesore pas 3 minutash. Përsëritni hapat 1 \~ 4.

SHËNIME:

- Nëse lidhja pa tel dështon përsëri, kontrolloni nëse ka konflikt ose interferencë të fortë (për shembull, interferencë nga një pajisje elektronike) rreth vendndodhjes suaj. Eliminojini këto konflikte ose ndërhyrje të forta dhe përsëritni procedurat e mësipërme.

  • Drejtuesi me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë duhet të jenë brenda 6 m (18 këmbë) nga shiriti zanor në një zonë të hapur.
  • Nëse njësia kryesore është në regjimin aktiv dhe nuk është e lidhur me drejtuesin me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë, treguesit te drejtuesi me frekuencë të ulët dhe altoparlanti rrethues i pasmë (SR) do të pulsojnë ngadalë. Ndiqni hapat 1\~4 më sipër për të çiftuar drejtuesin me frekuencë të ulët dhe altoparlantët rrethues të pasmë me njësinë kryesore.

6. Funksionimi bazë

6.1 Gatishmëria/aktiv

Kur njësia kryesore lidhet me prizën e rrjetit për herë të parë, ajo do të jetë në regjimin e GATISHMËRISË.

  • Shtypni butonin ⏻ në njësinë kryesore ose në telekomandë për të ndezur njësinë kryesore.
  • Shtypni sërish butonin ⏻ për ta kthyer sërish njësinë në regjimin e GATISHMËRISE.
  • Nëse dëshironi ta FIKNI plotësisht njësinë, hiqni spinën nga priza e rrjetit.

6.2 Tipari i gatishmërisë automatike / zgjimit automatik

• [Gatishmëria automatike]

Gjatë regjimit të aktivizimit të gatishmërisë automatike, shiriti zanor do të jetë në gatishmëri automatikisht kur nuk zbulohet audio për 15 minuta. Për shembull, kjo do të ndodhte gjatë pezullimit të riprodhimit, ose nëse shiriti zanor lihet aksidentalisht i ndezur.

- [Zgjimi automatik] Nëse lidhet një televizor ose një pajisje e jashtme (regjimi HDMI IN/HDMI ARC/HDMI eARC/OPTIKE/AUX), njësia do të ndizet automatikisht kur ndizet televizori ose pajisja e jashtme.

Për të çaktivizuar këtë tipar, ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Gjatë regjimit aktiv, duke e drejtuar telekomandën për nga shiriti zanor, shtypni dhe mbani shtypur butonin▶|| për 3 sekonda për të hapur menynë.
  2. Ekrani i njësisë do të lëvizë "MENU".
  3. Shtypni 6 herë radhazi butonin ▶▶, ekrani tregon: Auto Wake [ON / OFF]. Ose shtypni 7 herë radhazi butonin ▶▶, ekrani tregon: Auto Standby [ON / OFF].
  4. Përzgjidhni përmbajtjen me butonin VOL+/-në telekomandë dhe më pas shtypni ▶II për të konfirmuar përzgjedhjen tuaj dhe dilni nga cilësimet.
  5. Përsëritja e këtyre hapave do të ndryshojë tiparin në "AKTIV" dhe "JOAKTIV".

6.3 Përzgjedhja e regjimeve

  • Shtypni butonin → (BURIMI) në mënyrë të përsëritur në njësi ose në telekomandë për të përzgjedhur HDMI eARC/HDMI ARC, HDMI IN, OPTIKE, AUX, USB, BT Regjimi i (Bluetooth-it).
  • Shtypni butonin ✝ në telekomandë për të përzgjedhur BT Regjimi i (Bluetooth-it).
  • Regjimi i përzgjedhur do të shfaqet në ekran.
Ekrani Regjimi
EARCHDMI eARC
ARCHDMI ARC
HDMIHDMI IN
OPTOPTIKE
AUXAUX
USBNO USBNO FILEUSBNuk ka USB të lidhurNuk ka muzikëose skedar tëmbështetur
BT_INNO BTBluetoothI lidhurI palidhur

6.4 Rregullimi i nivelit të BASIT/NOTAVE të larta

  • Shtypni butonat BASS +/- në telekomandë për të rregulluar nivelin e basit (basi+5 / basi -5).
  • Shtypni butonat TREBLE+/- në telekomandë për të rregulluar nivelin e notave të larta (notat e larta +5 / notat e larta -5).

6.5 AKTIVIZIMI/ÇAKTIVIZIMI i tingullit rethues

- Shtypni butonin SURR në telekomandë për të aktivizuar tingullin rrethues. Shtypni sërish këtë buton për të çaktivizuar tingullin rrethues.

6.6 Rregullimi i volumit të shiritit zanor

  • Shtypni butonat + / - në njësi ose VOL+ / VOL-në telekomandë për të rregulluar volumin.
  • Nëse doni të çaktivizoni zërin, shtypni butonin (PA ZË) në telekomandë. Shtypni sërish butonin (PA ZË) ose shtypni butonat VOL+/VOL- për të rinisur dëgjimin normal.
  • Në regjimin e USB-së, shtypni butonin ▶II ose ◀◀ /▶är të rifilluar dëgjimin normal.

Në regjimin e BT-së, vetëm shtypja e butonave VOL+/VOL- në telefonin e lidhur mund të rifillojë dëgjimin normal.

6.7 Rregullimi i volumit rrethues

1 Kur lidhet altoparlanti rrethues, shtypni dhe mbani shtypur butonin SURR për 3 sekonda, ekrani tregon "SUR-0".
2 Më pas shtypni butonat VOL+/VOL-për të ngritur ose ulur volumin e altoparlantit rethues (SUR +5\~SUR -5).
- Pas rreth 3 sekondash, njësia do të dalë nga cilësimi i volumit rrethues. Ekrani do të shfaqë regjimin aktual të përzgjedhur. Tani mund të shtypni butonat VOL+/- për të rregulluar volumin.

- Shtypni butonin DIMMER +/- në telekomandë për të përzgjedhur nivelin e ndriçimit.

6.9 Përzgjedhja e efektit të barazuesit (EQ)

- Ndërsa riprodhoni, shtypni butonin EQ në telekomandë për të përzgjedhur barazuesit e paravendosur: MUZIKË, FILM, LAJME, SPORT, MBRËMJE, LOJË, IA.

6.10 Vendosja e vonesës së audios (AV SYNC)

  • Ndonjëherë, përpunimi i imazhit të videos është më i gjatë se koha e nevojshme për përpunimin e sinjalit të audios. Kjo quhet "vonesë". Tipari i vonesës së audios është krijuar për të korrigjuar këtë vonesë.
  • Vendosni vonesën e audios, e parashikuar vetëm për regjimin aktual të riprodhimit. (Sic parashikohet në regjimin e vonesës së audios HDMI ARC, regjimi i vonesës është i vlefshëm vetëm për HDMI ARC).
  • Si parazgjedhje, vonesa e audios është vendosur në 00.
  • Gjatë regjimit AKTIV, shtypni dhe mbani shtypur butonin ▶|| për 3 sekonda për të hapur menynë, pastaj shtypni butonin ▶▶1 9 herë radhazi. Ekrani i njësisë do të lëvizë "LT 00".
  • Shtypni butonat VOL+/- për të nisur një kërcim frekuence prej 10 ms për të rregulluar kohën e vonesës. Vendosni vonesën maksimale prej 200 ms.
  • Shtypni butonin ▶II ose prisni 10 sekonda për të dalë.

Këshillë:

  • Intervali i rregullimit: [00 \~ 200 ms]
  • Vendosja e vonesës së audios është e vlefshme vetëm për audion digjitale (p.sh. HDMI IN, HDMI ARC, HDMI eARC, OPTIKE).

7. Operacioni DTS:X

7.1 Tiparet DRC / Kontrolli i dialogut / Neural:X / Virtual:X

Teknologjitë DTS:X® u ofrojnë përdoruesve efekte virtuale rrethuese me shumë kanale, duke krijuar një volum kredhës audioje.

- Gjatë regjimit AKTIV, duke e drejtuar telekomandën për nga shiriti zanor, shtypni dhe mbani shtypur butonin ▶II për 3 sekonda për të hapur menynë.

- Ekrani i njësisë do të lëvizë "MENU".

Cilësimi i nivelit të DRC-së:

- Shtypni butonin ▶▶10 herë radhazi, ekrani tregon: DRC 0/1/2.

Rregullimi i nivelit të kontrollit të dialogut:

- Shtypni butonin 11▶▶ë radhazi, ekrani tregon: DCL 0/1/2/3/4/5/6.

Cilësimi Neural:X:

Operacionet e mësipërme janë kryesisht për kërkesat e pajtueshmërisë me DTS-në dhe vetëm cilësimi Virtual:X është i hapur për konsumatorin.

8. Operacioni HDMI eARC/HDMI ARC, HDMI IN, OPTIKE, AUX

1 Sigurohuni që njësia të jetë e lidhur me televizorin ose pajisjen audio.

2 Shtypni në mënyrë të përsëritur butonin në njësi ose në telekomandë për të përzgjedhur regjimin HDMI eARC/HDMI ARC, HDMI IN, OPTIKE, AUX, USB, BT Regjimi i (Bluetooth-it).

3 Përdoreni pajisjen audio drejtpërdrejt për tiparet e riprodhimit.

4 Shtypni butonin VOL +/- për të rregulluar volumin në nivelin e dëshiruar.

Këshillë:

- Njësia mund të mos jetë në gjendje të deshifrojë të gjitha formatet dixhitale të audios nga burimi i hyrjes. Në këtë rast, njësia do të jetë pa zë. Ky NUK është defekt. Sigurohuni që parametri i audios së burimit të hyrjes (p.sh. televizori, konsola e lojës, lexuesi i DVD-së, etj.) është i vendosur në PCM ose Dolby Digital (referojuni manualit të përdorimit të pajisjes së burimit të hyrjes për detajet e parametrit të audios) me hyrjen HDMI eARC / OPTIKE.

- Kur përzgjidhni një format tjetër audioje, njësia do të shfaqë si vijon:

Formati i hyrjesEkrani
PCM PCM
Dolby DigitalDOLBY AUDIO / DOLBY SURROUND
Dolby Digital PlusDOLBY AUDIO / DOLBY SURROUND
Dolby TrueHDDOLBY AUDIO / DOLBY SURROUND
Dolby MAT MPCM
Dolby Digital Plus - Atmos DOLBY ATMOS
Dolby TrueHD - Atmos DOLBY ATMOS
Dolby MAT - Atmos DOLBY ATMOS
DTS DTS
DTS Discrete Surround DTS
DTS-ES 6.1 MatrixDTS
DTS-ES 6.1 Discrete DTS
DTS 96/24DTS
DTS 96/24 ES MatrixDTS
DTS ExpressDTS
DTS-ES 8-Channel Discrete DTS
DTS-HD High ResolutionDTS-HD
DTS-HD Master AudioDTS-HD
DTS:XDTS-X
DTS:X Master AudioDTS-X

9. Funksionimi i Bluetooth-it

9.1 Çiftimi i pajisjeve me Bluetooth të aktivizuar

Herën e parë që lidhni pajisjen Bluetooth me këtë njësi, duhet ta çiftoni pajisjen me këtë njësi.

Shënime:

  • Rrezja e funksionimit midis kësaj njësie dhe një pajisjeje Bluetooth është afërsisht 26 këmbë (8 m) (pa ndonjë send midis pajisjes Bluetooth dhe njësisë).
  • Përpara se të lidhni një pajisje Bluetooth me këtë njësi, sigurohuni që të dini funksionalitetet e pajisjes.
  • Nuk është e garantuar përputhshmëria me të gjitha pajisjet Bluetooth.
  • Çdo pengesë midis kësaj njësie dhe një pajisjeje Bluetooth mund të zvogëlojë rrezen e funksionimit.
  • Nëse sinjali është i dobët, njësia mund të shkëputet, por do të rihyjë automatikisht në regjimin e çiftimit.

1 Gjatë regjimit AKTIV, shtypni vazhdimisht butonin ➞ në njësi ose butonin në telekomandë për të përzgjedhur regjimin e Bluetooth-it. Nëse njësia nuk është çiftuar me ndonjë pajisje Bluetooth, në ekran do të shfaqet "NO BT".

2 Aktivizoni pajisjen tuaj Bluetooth dhe përzgjidhni regjimin e kërkimit. "Hisense AX5120G" do të shfaqet në listën e pajisjeve Bluetooth.

- Nëse nuk mund ta gjeni njësinë, shtypni dhe mbani shtypur butonin ✝ në regjimin e BT-së për 2 sekonda për ta bërë të kërkueshme. Ekrani do të shfaqë "BT Pairing" dhe do të dëgjoni sinjalin akustik nga njësia.

3 Në listën e çiftimit përzgjidhni "Hisense AX5120G". Pas çiftimit me sukses, do të dëgjoni sinjalin akustik nga njësia dhe paneli i ekranit tregon "BT_IN".

4 Luani muzikë nga pajisja Bluetooth e lidhur.

Për të shkëputur funksionin e Bluetooth-it, mund të:

  • Kaloni në një regjim tjetër në njësi.
  • Çaktivizoni funksionin BT nga pajisja juaj Bluetooth. Pajisja Bluetooth do të shkëputet nga njësia pas sinjalit audio.
  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin * për 2 sekonda.

Këshillë:

  • Nëse është e nevojshme, futni fjalëkalimin "0000".
  • Nëse brenda dy minutash nuk çiftohet asnjë pajisje tjetër Bluetooth me këtë njësi, kjo e fundit do të rivendosë lidhjen e mëparshme.
  • Edhe njësia do të shkëputet kur pajisja zhvendoset përtej rrezes së funksionimit.
  • Nëse dëshironi të rilidhni pajisjen me këtë njësi, vendoseni brenda rrezes së funksionimit.
  • Nëse pajisja zhvendoset përtej rrezes së funksionimit, kur kthehet sërish, kontrolloni nëse pajisja është ende e lidhu me njësinë.
  • Nëse lidhja humbet, ndiqni udhëzimet e mësipërme për ta çiftuar sërish pajisjen me njësinë.

9.2 Dëgjimi i muzikës nga pajisja Bluetooth

  • Nëse pajisja Bluetooth e lidhur mbështet profilin e shpërndarjes së përparuar të audios (A2DP), mund të dëgjoni muzikën e ruajtur në pajisje përmes njësisë.
  • Nëse pajisja mbështet edhe profilin e kontrollit të telekomandës audio-video (AVRCP), mund të përdorni telekomandën e njësisë për të luajtur muzikën e ruajtur në pajisje.
  • Çiftoni pajisjen me njësinë.
  • Luani muzikë përmes pajisjes (nëse mbështet A2DP).
  • Përdorni telekomandën e ofruar për të kontrolluar luajtjen (nëse mbështet AVRCP).
▶||Nisni, pezulloni ose rifilloni riprodhimin.
|◀◀ /▶▶|Kaloni te pjesa e mëparshme ose vijuese.

10. Funksionimi i USB-së

1 Futni një pajisje USB.

HISENSE AX5120G - Funksionimi i USB-së - 1

text_image HDMI IN HDMI OUT (w/ARC/ARC) USB 5V==300mA OPTICAL AUX USB

2 Shtypni vazhdimisht butonin nëësi ose në telekomandë për të përzgjedhur regjimin e USB-së.

3 Gjatë riprodhimit:

▶||Nisni,pezulloni ose rifilloni riprodhimin.
|◀◀/▶▶|Kaloni te pjesa e mëparshme ose vijuese.

Këshillë:

- Njësia mund të mbështetë pajisjet USB me memorie deri në 32 GB.

- Ky produkt mund të mos jetë i pajtueshëm me disa lloje të pajisjeve ruajtëse USB.

- Nëse përdorni një kabllo zgjatuese USB, përqendrues USB ose lexues kartash shumëfunksional USB, pajisja ruajtëse USB mund të mos njihet.

- Mos e hiqni pajisjen ruajtëse USB gjatë leximit të skedarëve.

- Pritësi i ngulitur i USB-së me shpejtësi të plotë për aplikacionet USB nuk duhet të kalojnë 6,5 Mbps.

- Për skedarët në formatin FLAC, madhësia maksimale e bllokut 8107/8109 mund të mbështesë 4608 si maksimum.

Formatet e mbështetura të USB-së:

Prapashtesa Kodeku Shpejtësia e kampionimit Shpejtësia në bit
*.mp3MPEG - 1 Layer1/2/3 32 kHz - 48 kHz 32 kbps~320 kbps
MPEG - 2 Layer1/2/3 16 kHz - 24 kHz8 kbps~160 kbps
MPEG - 2.5 Layer3 8 kHz - 12 kHz
*.wma WMA7/8/9/STD 8 kHz - 48 kHz ≤ 320 kbps
*.flac -8 kHz - 192 kHz ≤ 9 Mbps
*.wavPCM, LPCM, IMA_ADPCM,MPEG, ALAW, MULAW8 kHz - 192 kHz ≤ 9 Mbps
• Për lidhjen e pajisjes ruajtëse USB mbështetet vetëm lloji i formatit të USB-së FAT 32.• Për skedarët në formatin FLAC, madhësia maksimale e bllokut 8107/8109 mund të mbështesë 4608 si maksimum.

11. Menyja e parametrizimit

  1. Gjatë regjimit AKTIV, shtypni dhe mbani shtypur butonin ▶II për 3 sekonda për të hapur menynë.
  2. Përzgjidhni përmbajtjen me butonat /
  3. Ndryshoni vlerat fillestare për secilin prej cilësimeve me butonat VOL +/-
  4. Shtypni butonin pérhë konfirmuar përzgjedhjen tuaj dhe dilni nga cilësimet.
  5. Nëse nuk shtypet asnjë buton brenda 10 sekondave, sistemi do të dalë automatikisht nga menyja.
Ekrani(shtypni I<</I>>IPërshkrimi(shtypni VOL +/-)
1MOVIEPërzgjidhni efektin e barazuesit (EQ) (FILM, MUZIKË, LOJË, LAJME, SPORT, MBRËMJE, IA)
2SUR OFFNdërroni tingullin rrethues [AKTIV / JOAKTIV]
3BAS ORregulloni nivelin e basit
4TRE ORregulloni nivelin e notave të larta
5DIM ORregullimi i ndriçimit(Niveli i errësuesit: DIM 0/1/2/3, dilni nga menyja për ta vënë në zbatim)
6AUTOWAKE OFFNdërroni zgjimin automatik [AKTIV / JOAKTIV]
7AUTOSTANJOY OFFNdërroni gatishmërinë automatike [AKTIVE / JOAKTIVE]
8BEEP ONNdërroni sinjalin akustik [AKTIV / JOAKTIV]
9LTOOVendosni vonesën e audios (AV SYNC)
10DRCORregulloni nivelin e DTS DRC: DRC 0/1/2
11DCLORregulloni nivelin e kontrollit të dialogut DTS: DCL 0/1/2/3/4/5/6
12NEURAL ONNdërroni: DTS Neural [AKTIV / JOAKTIV]
13VIRTUALXNdërroni: DTS Virtual:X [AKTIV / JOAKTIV]
14BASSBOOST ONNdërroni: Përmirësimi i basit [AKTIV / JOAKTIV]

12. Zgjidhja e problemeve

Për ta mbajtur të vlefshme garancinë, mos u përpiqni asnjëherë ta riparoni vetë njësinë. Nëse hasni probleme gjatë përdorimit të kësaj njësie, kontrolloni pikat e mëposhtme përpara se të kërkoni shërbimin.

Nuk ka energji

  • Sigurohuni që kordoni i rrymës alternative të njësisë është i lidhur siç duhet.
  • Sigurohuni që priza e rrymës alternative ka energji.
  • Shtypni butonin e gatishmërisë për të ndezur njësinë.

Telekomanda nuk funksionon

  • Përpara se të shtypni ndonjë buton të kontrollit të riprodhimit, fillimisht zgjidhni burimin e duhur.
  • Ulni largësinë midis telekomandës dhe njësisë.
  • Futini bateritë me polet (+/-) të vendosura sîç tregohet.
    • Zëvendësoni bateritë.
  • Drejtoni telekomandën drejtpërdrejt në sensorin në pjesën e përparme të njësisë.

Nuk ka zë

  • Sigurohuni që njësia të mos jetë në heshtje. Shtypni ose butonin VOL+/- për të rifilluar dëgjimin normal.
  • Shtypni butonin ⏻ në njësi ose në telekomandë për ta kaluar shiritin e zërit në regjimin e gatishmërisë. Më pas shtypni sërish butonin ⏻ për të ndezur shiritin e zërit.
  • Shkëputni si shiritin e zërit ashtu edhe drejtuesin me frekuencë të ulët nga priza e rrjetit elektrik dhe më pas lidhini sërish. Ndizni shiritin e zërit.
  • Sigurohuni që cilësimi i audios së burimit të hyrjes (p.sh. televizori, konsola e lojërave, lexuesi i DVD-së, etj.) të jetë vendosur në regjimin PCM ose Dolby Digital ndërsa përdorni lidhjen digjitale (p.sh. HDMI, OPTIK).
  • Drejtuesi me frekuencë të ulët është jashtë rrezes, zhvendoseni drejtuesin me frekuencë të ulët më pranë shiritit të zërit. Sigurohuni që drejtuesi me frekuencë të ulët të jetë brenda 5 m nga shiriti i zërit (sa më pranë, aq më mirë).
  • Shiriti i zërit mund të ketë humbur lidhjen me drejtuesin me frekuencë të ulët. Çiftoni sërish njësitë duke ndjekur hapat në seksionin "Çiftimi i drejtuesit me frekuencë të ulët pa tel me shiritin e zërit".
  • Njësia mund të mos jetë në gjendje të deshifrojë të gjitha formatet dixhitale të audios nga burimi i hyrjes. Në këtë rast, njësia do të jetë pa zë. Ky NUK është defekt. Pajisja nuk është pa zë.

Nuk mund ta gjej emrin e Bluetooth-it të kësaj njësie në pajisjen time Bluetooth për çiftimin e Bluetooth-it

  • Sigurohuni që funksioni i Bluetooth-it është i aktivizuar në pajisjen Bluetooth.
  • Sigurohuni që të keni çiftuar njësinë me pajisjen Bluetooth.

Ky është një funksion fikjeje prej 15 minutash, një nga kërkesat standarde të ERPII-së për kursimin e energjisë

  • Kur niveli i sinjalit të hyrjes së jashtme të njësisë është shumë i ulët, njësia do të fiket automatikisht për 15 minuta. Ngrini nivelin e volumit të pajisjes së jashtme.
  • Për më shumë informacion mbi pajisjet e rrjetit, shihni https://hisense.fr/cat-produit/barres-de-son/

Drejtuesi me frekuencë të ulët është në gjendje të qetë ose treguesi i drejtuesit me frekuencë të ulët nuk ndizet.

- Hiqni kabllon elektrike nga priza e rrjetit dhe lidheni sërish pas 4 minutash për të rinisur drejtuesin me frekuencë të ulët.

13. Specifikimet

Emri i modelitAX5120G
Shiriti i zërit
Furnizimi me energji elektrike Rryma alternative100-240 V~ 50/60 Hz
Konsumi i energjisë elektrike 20 W
Energjia elektrike në gatishmëri < 0,50 W
Porta e USB-së për riprodhimPërputshmëria me USB-nëMbështetja për riprodhimin e USB-së/Formatete skedarëve5 V--- 500 mAUSB me shpejtësi të madhe (2.0) / FAT32 / FAT1632 GB (max.), WAV/WMA/MP3/FLAC
Përmasat (gjerësi × gjatësi × lartësi) 920 × 60 × 90 mm / 36,2 × 2,4 × 3,5 inç
Pesha neto 2,82 kg
Përgjigjja e frekuencës 150 Hz - 20 kHz
Temperatura e funksionimit 0°C - 45°C
Specifikimet e rrjetit pa tel
Versioni / profilet e Bluetooth-itGama e frekuencës së Bluetooth-itFuqia transmetuese maks. e Bluetooth-it (EIRP)V5.32400 MHz - 2483,5 MHz≤ 10 dBm
Lloji i modulimit GFSK, π/4 DQPSK, 8DPSK
Drejtuesi me frekuencë të ulët
Furnizimi me energji elektrike Rryma alternative100-240 V~ 50/60 Hz
Konsumi i energjisë elektrike 15 W
Energjia elektrike në gatishmëri < 0,50 W
Përmasat (gjerësi × gjatësi × lartësi) 214 × 294 × 304 mm / 8,4 × 11,6 × 12 inç
Pesha neto4,82 kg
Përgjigjja e frekuencës 40 Hz - 180 Hz
Rrethues
Furnizimi me energji elektrike Rryma alternative100-240 V~ 50/60 Hz
Konsumi i energjisë elektrike 10 W
Energjia elektrike në gatishmëri < 0,50 W
Përmasat (gjerësi × gjatësi × lartësi) 91 × 144 × 109 mm / 3,6 × 5,7 × 4,3 inç
Pesha neto 1,30 kg
Përgjigjja e frekuencës 180 Hz - 20 kHz
Amplifikatori (Fuqia maksimale e audios)
Totali 420 W
Njësia kryesore 240 W
Drejtuesi me frekuencë të ulët 120 W
Rrethues 60 W
Telekomanda
Largësia/këndi 19,7 këmbë (6 m) / 30°
Lloji i baterisëAAA (1,5 V × 2)
Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : AX5120G

Kategori : Shirit zëri