ICM10W - Makinë akulli GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ICM10W GORENJE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth ICM10W GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë akulli në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ICM10W - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ICM10W e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT ICM10W GORENJE
Pajisje për prodhimin e akulloreve
ICM10W

Masa mbrojtëse të rëndësishme:
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të respektohen gjithmonë masat themelore të sigurisë për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimit të personave, duke përfshirë sa vijon:
- Ju lutemi që përpara përdorimit, t'i lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet.
- Hiqeni të gjithë materialin e paketimit dhe kontrolloni me kujdes pajisjen e prodhimit të akulloreve, për t'u siguruar që është në gjendje të mirë dhe që pajisja, kablli elektrik i saj dhe spina nuk janë të dëmtuar.
- Përpara se të përdorni për herë të parë pajisjen e prodhimit të akulloreve, ju lutemi të prisni 2 orë pasi ta vendosni në vend dhe mbajeni kapakun transparent të hapur për të paktën 2 orë.
- Mos përdorni ujë rubineti në këtë njësi; ne rekomandojmë përdorimin e ujit të ambalazhuar.
- Spina e kabllit elektrik dhe vrima e daljes së ajrit nuk duhet të futen në ujë apo në lëngje të tjera. Për të parandaluar goditjen elektrike, mos e fusni pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
- Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur rreziqet, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit apo një person i kualifikuar në mënyrë të ngjashme.
- Kur nuk përdoret ose përpara pastrimit, spina duhet të hiqet nga priza.
- Mos e ktheni këtë produkt me kokë poshtë dhe mos e anoni në një kënd më të madh se 45°.
- Për t'u mbrojtur nga rreziku i goditjes elektrike, mos hidhni ujë mbi kabëll, prizë dhe vrimat e ajrimit, si dhe mos e fusni pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
- Pas përdorimit ose përpara pastrimit hiqeni pajisjen nga priza.
- Gjatë përdorimit, hyrja dhe dalja duhet të mbahen në një distancë të caktuar (rreth 8 cm) nga sendet e tjera, në mënyrë që të mos ketë ndikim në efektin e shpërndarjes të nxehtësisë së makinës.
- Nuk mund të përdoret asnjë aksesor i pa rekomanduar nga prodhuesi.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja gjatë përdorimit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pa mbikëqyrur.
- Mos e përdorni pajisjen afër flakëve, pjatave ose sobave të nxehta.
- Mos e lidhni shpesh pajisjen me energji (siguroni një interval prej të paktën 5 minutash) për të shmangur dëmtimin e kompresorit.
-
Për të shmangur zjarrin dhe qarkun e shkurtër, mos fusni në pajisje fletë metalike apo objekte të tjera përcjellëse.
-
Kur të nxirrni akulloren, mos e godisni sipërfaqen ose cepin e konteinerit, për të shmangur dëmtimin e konteinerit.
- Mos e ndizni pajisjen kur konteineri i akulloreve ose përzierësi nuk janë vendosur siç duhet.
- Temperatura fillestare për përgatitjen e përzierjes së akulloreve është 20 ± 3 °C. përzierjen e përgatitur të akulloreve mos e vendosni në frigorifer ose në ngrirje dhe më pas në pajisjen e akulloreve, pasi në këtë mënyrë akullorja do të ngurtësohet para kohe dhe motori do të bllokohet. Funksionimi i motorit do të ndërpritet sepse qarku mbrojtës do të aktivizohet para kohe.
- Pasi pajisja fillon ngrirjen, mos e hiqni motorin dhe kapakun transparent gjatë procesit të punës.
- Ky produkt nuk mund të përdoret në ambient të jashtëm.
- Për të pastruar produktin, mos përdorni lëngje larëse kimike dhe mjete të forta. Tasi nuk mund të lahet në lavastovilje; avulluesin mos e lani në ujë të rrjedhshëm.
- Pas përdorimit, ju lutemi hiqeni spinën nga priza.
- Kur drita treguese ndizet në ngjyrë të kuqe dhe pulson, do të thotë që pajisja është në gjendje gatishmërie; kur ndizet drita jeshile, pajisja është në funksionim (në gjendje pune); kur drita jeshile pulson, pajisja është në gjendje izolimi.
- Kur ndizni pajisjen e prodhimit të akulloreve pa hedhur përbërësit e akullores, do të dëgjoni përzierësin duke gërvishtur pak enën e përzierjes, gjë që është një fenomen normal.
- Në pjesën e montimit të motorit në kapakun transparent të instaluar në kapakun e sipërm, ka dy pllaka bakri të rrumbullakëta. Gjatë përdorimit, ju lutemi t'i fshini njollat e ujit në kapakun transparent dhe në pllakat e bakrit. Në qoftë se pajisja është në përdorim dhe dy pllakat e bakrit janë të lidhura me ujë, kjo do të shkaktojë ndërprerjen e energjisë së motorit. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me energji elektrike, fshijini njollat e ujit dhe ndizeni përsëri atë.
- Ruajeni manualin e udhëzimeve.
- Paralajmërim: Në këtë pajisje mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me lëndë të ndezshme shtytëse.
- Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në ambiente familjare dhe përdorime të ngjashme si:
- ambientet e kuzhinës të personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;
- shtëpi fermash dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera të tipit rezidencial;
- ambiente të tipit fjetje dhe mëngjes;
- katering dhe aplikacione të ngjashme jo-tregtare.
- Kur të vendosni pajisjen në vend, sigurohuni që kablli elektrik të mos jetë i bllokuar apo i dëmtuar.
-
Mos vendosni priza shumëfishe portative ose furnizime portative me energji në pjesën e pasme të pajisjes
-
Gazi ftohës dhe gazi fryrës izolues janë të ndezshëm. Hidheni pajisjen vetëm në një qendër të autorizuar për depozitimin e mbetjeve. Mos e ekspozoni në flakë. R600a.

Ky simbol tregon se gazi ftohës R600a dhe materialet jometalike të pajisjes janë të ndezshme. Eështë një simbol paralajmërues. Paralajmërim: Rrezik zjarri/materiale të ndezshme.
PARALAJMËRIM: Kur të vendosni pajisjen në vend, sigurohuni që kablli elektrik të mos jetë i bllokuar apo i dëmtuar.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni priza shumëfishe portative ose furnizime portative me energji në pjesën e pasme të pajisjes.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme:
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të shkarkimit.
- Në qoftë se pajisja ftohëse lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur, për të parandaluar rritjen e mykut brenda pajisjes.
Në lidhje me informacionin për përdorimin e pajisjes, ju lutemi referojuni paragrafëve më poshtë.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EU për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Kjo direktivë përcakton kuadrin e vlefshëm në të gjithë Evropën për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.
FUNKSIONET DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Njihuni me produktin tuaj

- Motori
- Kapaku transparent
- Tehu përzierës
- Tasi i akulloreve
- Kapaku i sipërm
- Karkasa
- Baza
HYRJA NË PANELIN E KONTROLLIT
(Paraqitja e ekranit me prekje mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.)
Modaliteti i akulloreve
Modaliteti vetëm përzierje
Modaliteti vetëm ftohje

Zgjedhja e modalitetit
Funksionimi
-
Lidheni furnizimin me energji elektrike dhe futeni kabllin elektrik në një prizë të përshtatshme. Forma dhe tensioni i prizës duhet të jenë të njëjta me ato që tregohen.
-
Funksionet e kontrollit me prekje
1). Përshkrimi i funksionit të butonave me prekje
① BUTONI ME PREKJE I NDEZJES/FIKJES

Për të ndezur pajisjen, lidheni fumizimin me energji elektrike dhe prekeni butonin POWER (ndezje/fikje) për 1 sekondë. Drita treguese e modalitetit të akulloreve pulson në ngjyrë të kuqe. Pastaj, për të fikur pajisjen prekeni përsëri butonin POWER për 1 sekondë.
② BUTONI ME PREKJE I FILLIMIT/NDALIMIT

Kur makina është në gjendje të sapondezur, drita treguese pulson me ngjyrë të kuqe. Nëse prekni butonin START/STOP, drita treguese do të bëhet jeshile. Nëse e prekni përsëri butonin, makina do të ndalojë funksionimin dhe drita treguese do të pulsojë me ngjyrë të kuqe. Kur pajisja është në gjendje normale funksionimi në modalitetin e akullores, nuk ka hyrë në gjendjen e izolimit. Në këtë moment, nëse e prekni këtë buton, drita treguese do të pulsojë me ngjyrë të kuqe, motori i përzierjes së pajisjes do të ndalojë funksionimin dhe funksioni i ftohjes do të ndalojë funksionimin pas një minute. Nëse e prekni këtë buton brenda një minute, makina do të kthehet në gjendje funksionimi.

③ BUTONI ME PREKJE PËR ZDHEJEN E MODALITETIT
Kur drita treguese e makinës pulson me ngjyrë të kuqe, mund të zgjidhni një nga tre modalitetet duke prekur këtë buton. Megjithatë, kur drita treguese është e gjelbër, modalitetet e tjera nuk mund të zgjidhen.
PËRSHKRIMI I MODALITETEVE
① Modaliteti vetëm për përzierje:
Kur zgjidhet modaliteti vetëm për përzierje, do të fillojë të funksionojë motori përzierës dhe do të aktivizohet funksioni i përzierjes. Koha e paracaktuar është 30 minuta. Kur koha ose fortësia arrijnë vlerën e përcaktuar, do të dëgjohen 10 bip, për t'ju kujtuar se përzierja ka përfunduar. Pas përfundimit, pajisja do të hyjë në modalitetin e gatishmërisë dhe drita treguese do të pulsojë me ngjyrë të kuqe. Zgjidhni një modalitet tjetër ose fikeni.
② Modaliteti vetëm për ftohje
Janë ndezur kompresori dhe ventilatori ftohës dhe është aktivizuar funksioni i ftohjes. Koha e paracaktuar është 10 minuta. Pas përfundimit, do të dëgjohen 10 bip, për t'ju kujtuar se ftohja ka përfunduar. Pas përfundimit, pajisja do të hyjë në gjendje gatishmërie dhe drita treguese do të pulsojë me ngjyrë të kuqe. Zgjidhni një modalitet tjetër ose fikeni.
③ Modaliteti i akullores
Janë ndezur kompresori, motori i përzierjes dhe ventilatori ftohës. Kur akullorja të jetë gati, do të dëgjohen 10 bip të shkurtër. Në këtë kohë, ju mund të shijoni akulloren. Nëse nuk funksionon, pajisja do të hyjë automatikisht në funksionin e izolimit. Drita treguese e modalitetit të akullores do të pulsojë në ngjyrë jeshile dhe pas përfundimit të izolimit, pajisja do të bëjë menjëherë 10 bip. Makina do të hyjë në modalitetin e gatishmërisë dhe drita treguese do të pulsojë me ngjyrë të kuqe. Zgjidhni një modalitet tjetër ose fikeni.
PËRSHKRIMI I DRITËS TREGUESE
Kur pajisja është në gjendje gatishmërie, drita treguese pulson me ngjyrë të kuqe. Kur makina është në gjendje pune, drita treguese ndizet në ngjyrë jeshile. Kur makina është në gjendje izolimi, drita treguese pulson në ngjyrë jeshile.
Funksioni i izolimit të akullores: Nëse nuk mund ta mbikëqyrni pajisjen gjatë procesit të përgatitjes së akullores apo nëse nuk mund të filloni të shijoni ose ruani akulloren tuaj kur të jetë gati, pajisjes i është shtuar një funksion tjetër, për të parandaluar shkrirjen e akullores së sapo përgatitur. Pasi përfundon procesi i përgatitjes së akullores, por pajisja lihet e ndaluar pa asnjë funksion, kompresori do të fiket automatikisht për 10 minuta dhe do të ndizet 6 minuta për të ruajtur shijen dhe strukturën e freskët të akullores. Koha e mbajtjes është 1 orë. Gjatë kësaj periudhe, drita treguese e modalitetit të akullores pulson në ngjyrë jeshile. Kur përfundon modaliteti i akullores, dëgjohen 10 bip të shkurtër, drita treguese pulson me ngjyrë të kuqe dhe makina është në modalitetin e gatishmërisë.
FUNKSIONI I VETËMBROJTJES SË MOTORIT
Motori ka një funksion për mbrojtjen nga energjia më e lartë. Për shembull, kur fortësia e akullores arrin një vlerë të caktuar, ajo do të ndalojë automatikisht.
Në modalitetin e akullores dhe në modalitetin vetëm për përzierje, nëse komponentët e motorit nuk janë instaluar në vend, sinjalizuesi i alarmit do të dëgjohet me 10 bip çdo 30 sekonda, gjithsej 10 herë. Nëse komponentët e motorit nuk janë instaluar në vend pas kësaj, pajisja do të hyjë në gjendje gatishmërie.
FUNKSIONI I VETËMBROJTJES SË KOMPRESORIT
Nëse kompresori ndalon nga modaliteti i akullores ose modaliteti “vetëm ftohje” dhe më pas zgjidhet përsëri modaliteti i akullores ose modaliteti “vetëm ftohje”, kompresori do të ketë një kohë mbrojtjeje prej rreth 3 minutash. Megjithatë, pasi kablli elektrik futet në prizë, makina ndizet përsëri në mënyrë të paracaktuar. Në këtë moment nuk ka asnjë vonesë për zgjedhjen e modalitetit të akullores ose modalitetit “vetëm ftohje”.
KONTROLLI I VOLUMIT TË PËRBËRËSVE
Për të shmangur mbushjen e tepërt dhe mbeturinat, ju lutemi sigurohuni që përbërësit të mos kalojnë 60% të kapacitetit të tasit të heqshëm (akullorja zgjerohet gjatë procesit të prodhimit të saj).
Si të bëni akullore
SHËNIM: Përpara përdorimit, ju lutemi pastrojini plotësisht të gjitha pjesët që do të jenë në kontakt me akulloren, përfshirë tasin ftohës, tasin e akulloreve, tehun përzierës, kapakun transparent etj.
Përpara pastrimit, duhet të siguroheni që spina e kabllit elektrik të jetë hequr nga priza. Kur bëni akullore, vendoseni makinën në një sipërfaqe të sheshtë për të siguruar që kompresori i saj të funksionojë siç duhet.
Këtu janë hapat për të bërë akullore:
Hapi 1.
Zbrazeni përzierjen e akullores të përgatitur mirë në tasin që hiqet dhe përziejeni tplotësisht.

Pastaj, futeni tasin e akulloreve në pajisjen e akulloreve. Të dyja anët e dorezës së tasit të akulloreve duhet të jenë në vijë të drejtë me brazdën e kapakut të sipërm.

Pozicioni i instalimit të tasit të akullores
Hapi 3.
Instaloni kapakun transparent dhe komponentët e motorit.

Instalojeni tehun pérzierës, kapakun transparent dhe komponentët e motorit.

Vendosini përbërësit e instaluar në hapin 4 në makinën e akullores, duke u siguruar që qendra e aksit konveks të tasit të akulloreve dhe përbërësit e motorit të tehut përzierës të jenë në të njëjtën vijë të drejtë. Mbyllini komponentët duke i rrotulluar në drejtim të akrepave të orës dhe sigurohuni që shenja e trekëndëshit në komponentë të rrotullohet deri në shenjën “LOCK”.

Hapi 6.
Lidheni pajisjen me rrjetin elektrik, pastaj prekeni butonin POWER për 1 sekondë. Makina do të ndizet, drita treguese e modalitetit të akullores do të pulsojë në ngjyrë të kuqe. Prekeni butonin START/STOP . Drita treguese ndizet në ngjyrë jeshile dhe pajisja do të fillojë përgatitjen e akulloreve.
Hapi 7.
Pasi të ketë përfunduar akullorja, për të fikur pajisjen prekeni butonin POWER ⏻ për 1 sekondë.
Hapi 8.
Rrotullojeni kapakun transparent dhe komponentët e motorit në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Gjatë procesit të rrotullimit, do të dëgjohet një tingull i lehtë fërkimi, gjë që është normale. Kur shenja e trekëndëshit të jetë në vijë të drejtë me shenjën e zhbllokimit, nxirrini përbërësit dhe më pas nxirreni tasin e akulloreve.

text_image
s nixirreni tasin e akulloreve.AKULLORE ME VANILJE
| 160 g | qumësht i paskremuar |
| 76 g | sheqer pluhur |
| 120 g | krem i trashë, i ftohur mirë |
| 0.5–1.5 lugë çaji | lugë çaji ekstrakt i pastër vanilje, për shije |
Në një tas mesatar, përdorni një mikser dore ose rrahëse vezësh për të përzier qumështin dhe sheqerin pluhur derisa të tretet sheqeri, rreth 1-2 minuta me shpejtësi të ulët. Për shije, përziejeni kremin e trashë dhe vaniljen.
AKULLORE ME BAZË ÇOKOLLATE
| 160 g | qumësht i paskremuar |
| 76 g | sheqer pluhur |
| 160 g | çokollatë e hidhur ose gjysëm e ëmbël (sipas preferencës suaj), e ndarë në copa 1-2 cm160 g krem i trashë, i ftohur mirë |
| 160 g | krem i trashë, i ftohur mirë |
| 0.6 lugë çaji | ekstrakt i pastër vanilje |
Ngroheni qumështin e paskremuar derisa të vlojë rreth anëve të enës (kjo mund të bëhet në një sobë ose në një furrë me mikrovalë). Rriheni në një blender ose përpunues ushqimi të pajisur me një teh metalik, për të përpunuar sheqerin me çokollatën derisa çokollata të jetë copëtuar shumë imët. Shtojeni qumështin e nxehtë, trazojini derisa të përzihet mirë dhe të jetë homogjen. Zbrazeni në një tas mesatar dhe lëreni përzierjen e çokollatës të ftohet plotësisht. Përziejeni kremin e trashë dhe vaniljen për shije. Éshtë mirë që përpara se të bëni akullore, përzierjen ta ftohni paraprakisht në frigorifer për rreth 15 minuta.
AKULLORE ME LULESHTRYDHE TË FRESKËT
| 167 g | luleshtrydhe të sapovjela, të prera në feta |
| 35 g | lëng limoni të saposhtrydhur |
| 76 g | sheqer pluhur |
| 160 g | qumësht i paskremuar |
| 160 g | krem i trashë |
| 0.6 lugë çaji | ekstrakt i pastër vanilje |
Në një tas të vogël, përzieni luleshtrydhet me lëngun e limonit dhe 76 g sheqer pluhur. Përziejini me ngadalë dhe lërini luleshtrydhet të zbuten në lëng për 2 orë.
Në një tas mesatar, përdorni një mikser dore ose një rrahëse vezësh për të përzier qumështin dhe shegerin pluhur derisa të tretet shegeri.
Përziejeni kremin e trashë plus të gjitha lëngjet e grumbulluara nga luleshtrydhet dhe vaniljen.
SORBETO LIMONI TË FRESKËT
| 235 g | sheqer pluhur |
| 280 g | ujë të pastër |
| 80 g | lëng limoni të saposhtrydhur |
| 0.5 | lugë gjelle lëkurë limoni të grirë imët |
Bashkojeni sheqerin pluhur dhe ujin në një tenxhere mesatare dhe vendoseni të ziejë në nxehtësi mesatare-të lartë. Uleni nxehtësinë në minimum dhe ziejeni pa e përzier derisa të tretet sheqeri, rreth 3 – 5 minuta. Ftoheni plotësisht. Ky quhet shurup i thjeshtë dhe mund të përgatitet paraprakisht në sasi më të mëdha për ta pasur të disponueshëm për të bërë sorbeto me limon të freskët. Mbajeni në frigorifer derisa ta përdorni.
Pasi të jetë ftohur, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit; përziejini që të bashkohen.
KOS I NGRIRË ME ÇOKOLLATË
| 160 g | qumësht i paskremuar |
| 180 g | çokollatë e hidhur ose gjysmë e ëmbël, në copa |
| 268 g | kos me vanilje, me pak yndyrë |
| 33 g | sheqer pluhur |
Përziejeni qumështin dhe çokollatën në një blender ose përpunues ushqimi të pajisur me një teh metalik dhe përpunojini derisa të përzihen mirë dhe të zbuten, për 15 sekonda. Prisni derisa përzierja të ftohet plotësisht.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Kujdes: Përpara pastrimit spina duhet të hiqet nga priza për të shmangur goditjen elektrike.
- Nxirreni tehun përzierës dhe fshijeni me një leckë të lagur.
- Nxirreni tasin e heqshëm dhe pastrojeni me një leckë të butë të lagur.
- Fshijeni kapakun transparent me një leckë të lagur.
- Hiqini papastërtitë në trupin e pajisjes ose në vendet e tjera me një leckë të lagur, por mos derdhni ujë mbi kabllin, spinën dhe vrimat e ajrimit. Mos e fusni pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.
- Thajeni plotësisht me një leckë të thatë, më pas kthejeni komponentin në pozicionin fillestar.
Zgjidhja e problemeve
| PROBLEMI | ARSYEJA | ZGJIDHJA |
| Tasi i akulloreve, nuk del me lehtësi pasi ka mbaruar akullorja. | Midis cilindrit ftohës dhe tasit të akulloreve ka pika uji të cilat nuk janë fshirë dhe kanë ngrirë. | Prisni 3-8 minuta përpara se të hiqni kovën e akullores. |
| Kapaku transparent është ngritur nga tehu përzierës dhe nuk mund të rrotullohet në vend. | Tehët përzierës nuk janë në vend. Shikoni vendosjen trupit në formë të mysët në pjesën fundore. | Vendoseni tehun përzierës në vend dhe rrotullojeni kapakun transparent në vend. |
| Tasi i akulloreve nuk mund të vendoset në kovën e ftohtë. | Deformimi është shkaktuar nga përdorimi jo i duhur i tasit të akulloreve | Blini një tas të ri për akulloret. |
| Në fillim të përgatitjes së akulloreve, tehu përzierës po e gërvisht shumë tasin ose është bllokuar. | Deformimi është shkaktuar nga përdorimi jo i duhur i tasit të akulloreve | Blini një tas të ri për akulloret. |
Mjedisi
Në fund të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, dorëzojeni në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.
Garancia dhe shërbimi
Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën Gorenje për Kujdesin ndaj Klientit në vendin tuaj (numrin e saj të telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen e garancisë mbarëbotërore). Në qoftë se në vendin tuaj nuk ka Qendër për Kujdesin ndaj Klientit, shkoni te tregtari juaj lokal Gorenje ose kontaktoni departamentin e shërbimit të pajisjeve shtëpiake Gorenje.
Vetëm për përdorim personal!
GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo modifikim!