PTU 3700/4 - Pompat GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PTU 3700/4 GARDENA në format PDF.
| Lloji i produktit | Grupi i presionit |
| Marka | Gardena |
| Modeli | PTU 3700/4 |
| Fuqia nominale | 800 W |
| Tensioni i rrjetit | 230 V AC, 50 Hz |
| Rrjedha maksimale | 3700 l/h |
| Presioni maksimal / lartësia manometrike maksimale | 4,1 bar / 41 m |
| Lartësia maksimale e vetëmbytjes | 7 m |
| Presioni i funksionimit (ndezë-fikje) | 1,5 - 2,8 bar |
| Presioni i lejuar i brendshëm (ana e shkarkimit) | 6 bar |
| Gjatësia e kabllit të furnizimit | 1,5 m (H07RN-F) |
| Pesha | 13,1 kg |
| Niveli i fuqisë akustike (LWA) | 78 dB(A) (garanti 82 dB(A)) |
| Temperatura maksimale e lëngut | 35 °C |
| Lëngjet e transportuara | Uji i shiut, uji i rubinetit, uji i klorur (vetëm ujë) |
| Mbrojtja elektrike | Ndërprerësi FI (RCD) 30 mA i nevojshëm; ndërprerësi termik i integruar |
| Përdorimi | Ujitje kopshti, furnizim me ujë shtëpiak, presion i lartë |
| Mirëmbajtja | Kontrolloni presionin e rezervuarit (1,5 bar), shpëlajeni pas ujit të klorur, pastroni filtrin |
| Garancia | 2 vjet (përdorim privat); pjesët e konsumit të përjashtuara (turbina, membrana) |
Pyetjet më të shpeshta - PTU 3700/4 GARDENA
Pyetjet e përdoruesve rreth PTU 3700/4 GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompat në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PTU 3700/4 - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PTU 3700/4 e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT PTU 3700/4 GARDENA
SQ Manual përdorimi Impianti i ujit për shtëpi
SQ Impianti i ujit për shtëpi PTU 3700/4
| 1. SIGURIA | 89 |
| 2. MONTIMI | 90 |
| 3. PÉRDORIMI | 91 |
| 4. MIRÉMBAJTJA | 91 |
| 5. MAGAZINIMI | 91 |
| 6. NDREQJA E GABIMEVE | 91 |
| 7. TÉ DHÉNAT TEKNIKE | 92 |
| 8. AKSESORÉ | 92 |
| 9. SERVISI/GARANCIA | 92 |
Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, sensorike dhe mentale ose me mungesë përvoje dhe dijesh, nëse ato do të jenë nën monitorim ose nëse janë instruktuar në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe kuptojnë reziqet që rezultojnë nga kjo gjë. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë në monitorim. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç. Mos e përdorni pajisjen asnjëherë kur jeni të lodhur ose të sëmurë nën efektin ose nën efektin e substancave narkotike, alkoolit apo medikamenteve.
Përdorimi i parashikuar:
Impianti i ujit për shtëpi GARDENA është projektuar për pompimin e ujërave nëntokësore dhe të shiut, të ujërave të rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave që përmbajnë klor në kopshtet e shtëpisë dhe hobi.
Tek konsumatorët publik (p.sh. rubinet) në sasi të caktuara rrjedhje mund të kemi luhatje të presionit të cilat shkaktojnë kalimin në sektorët e ndezjes dhe fikjes.
Lëngjet për t'u pompuar:
Me GARDENA impianti i ujit për shtëpi duhet të pompohet vetëm ujë.
Gjatë përdorimit të pompës për shtimin e presionit, nuk duhet kaluar presioni maksimal i brendshëm i lejuar prej 6 bar (në krah të shkarkimit). Presioni i shkarkimit mblidhet me presionin e pompës.
- Shembull: Presioni në rubinet = 1,9 bar, presioni maksimal i impiantit të ujit të shtëpisë = 4,1 bar, presioni total = 6,0 bar.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë (riqarkullim i vazhdueshëm).

RREZIK! Plagosje!
→ Nuk duhet të pompohen ujë me kripë, ujë i ndotur, lëngje gërryes, lehtësisht të djegshme, agresive ose lëngje shpërthyes (p.sh. benzina, nafta ose holluesi nitrogjeni), vajra, vaj ngroh-jeje dhe ujë për konsum ushqimor.
1. SIGURIA
ME RËNDËSI!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.
Simbolet mbi produkt:

Lexoni manualin e përdorimit.
Këshilla të përgjithshme sigurie
Siguria elektrike

RREZIK! Goditja elektrike!
Rrezik plagosjeje nga rryma elektrike.
→ Produkti duhet të furnizohet me rrymë elektrike nëpërmjet një ndërprerësi diferencial (RCD) me një rrymë nominale aktivizimi prej maksimumi 30 mA.

RREZIK! Rrezik plagosjeje! plagosjeje nga rryma elektrike.
→ Shkëputeni produktin nga rrjeti para se të mirëmbani ose ndërroni pjesë. Për ta bërë këtë, priza duhet të gjendet në zonën e dukshme.
Përdorimi i sigurt
Temperatura e ujit nuk duhet të tejkalojë 35 °C.
Pompa nuk lejohet të përdoret kur në ujë ka njerëz.
Ndotja e lëngut mund të shkaktohet nga rrjedhja e lubrifikantëve.
Ndarësit e qarkut
Ndarësi termik i qarkut:
Në rast mbingarkese, pompa fiket nga ndarësit termikë të integruar të qarkut. Pas ftohjes së mjaftueshme të motorit, pompa është gati përsëri për përdorim.
Këshilla sigurie shtesë
Siguria elektrike

RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Kabllot
Në rastin e përdorimit të kabllove zgjatues duhet që këto të fundit të përputhen me seksionet minimalë në tabelën e mëposhtme:
Tensioni Gjatësia e kabllit Seksioni
| 230 – 240 V / 50 Hz deri 20 m 1,5 mm | 2 |
| 230 – 240 V / 50 Hz 20 – 50 m 2,5 mm | 2 |

RREZIK! Goditja elektrike! plagosjeje nga rryma elektrike.
→ Shkëputeni produktin nga rrjeti para se ta nxirrni jashtë operimit, ta mirëmbani ose të diagnostikoni gabimet.
Pompa duhet të vendoset e sigurt në qëndrim dhe ndaj përmbytjes dhe të mbrohet kundër rëzimit. Vendosni pompën në distancë sigurie (min. 2 m) nga lëngu i pompimit. Si siguri shtesë mund të përdoret një çelës i lejuar mbrojtës i personave.
→ Jeni të lutur të pyesni një elektricist.
Në qoftë se linja e lidhjes në mjet të kësaj pajisjeje dëmtohet, atëherë ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi për klientët apo nga një person përkatësisht i kualifikuar, në mënyrë që të mënjanohen rreziqet.
Mbroni spinën dhe kabllon elektrike nga nxehtësia, vaji dhe nga cepat e mprehtë. Mos e ngrini pompën duke e ngritur nga kablloja dhe mos e tërhiqni spinën nga priza me anë të kabllos.
Çelësi i presionit nuk lejohet të çmontohet. Në rast se çelësi i presionit është defekt, kontaktoni shërbimin GARDENA.
Mos e vendosni pompën jashtë në shi dhe mos e përdorni pompën në ambient të lagësht.
Duhet të kontrolloni rregullisht kabllon e lidhjes.
Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë me sy pompën (veçanërisht kabllon e mjetit dhe spinën).
Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur. Në rast dëmtimi, pompën kontrollojeni patjetër pranë servisit GARDENA.
Kur përdorni pompat tona me një gjenerator, duhet të respektohen paralajmërimet e prodhuesit të gjeneratorit.
Siguria personale

RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.

RREZIK! Rrezik plagosjeje nga uji i nxehtë!
Gjatë përdorimit për një periudhë kohe të gjatë (> 5 min.) me presion të bilokuar, uji në pompë mund të nxehet dhe në këtë mënyrë mund të shkaktojë lëndime nga uji i nxehtë.
→ Pompën lëreni të punojë maks. 5 minuta me presion të bilokuar.
Gjatë mungesës së ujit thithës, uji që ndodhet në pompë mund të nxehet dhe gjatë derdhjes së tij mund të shkaktohen lëndime nga uji i nxehtë.
→ Pompën hiqeni nga priza e lidhur me siguresën e shtëpisë, ujin lëreni të ftohet dhe përpara se të përdoret përsëri, siguroni që uji të hyjë nga krahu thithës.

RREZIK! Dëmtim dëgjimi nga zhurma!
→ Rezervuari rezervë nuk duhet të hapet.
Gjatë vendosjes së pompës në përdorim, duhen mbajtur parasysh rregulloret e veçanta sanitare të vendeve të ndryshme, me qëllim që të pengohet kthimi i ujërave jo të pijshëm në sistemin rrjedhës të ujit.
→ Jeni të lutur të pyesni specialistin sanitar.
Për të parandaluar funksionimin e pompës pa ujë, duhet pasur kujdes, që fundi i tubit thithës të vendoset në mes të vendit tërheqës.
→ Mbusheni pompën me lëngje përpara përdorimit deri në nxjerrjen e parë të lëngjeve (rreth 2 deri 3 l)!
Rëra dhe materialet e tjera të ashpra në lëngjet e qarkulluese, çojnë në bllokim të shpejtë dhe në rënien e rendimentit.
→ Për ujë me përmbajtje rëre, përdorni një parafilter pompe.
Qarkullimi i ujit të ndotur p.sh. me gurë, me hala pishe etj, mund të çojë në dëmtimin e pompës.
→ Mos lejoni të qarkullojë ujë i ndotur.
2. MONTIMI

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputni produktin nga furnizimi me energji para montimit të produktit.
Vendosja e pompës:
Vendi i pompës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë dhe t'i sigurojë pompës një qëndrueshmëri të sigurt.
→ Pompa duhet të vendoset në distancë të sigurie (min. 2 m) nga uji. Pompa duhet të vendoset në një ambient me pak lagështi dhe me ajrosje të mjaftueshme në zonën e ventilimit. Hapësira nga muret duhet të jetë të paktën 5 cm. Nuk duhet lejuar që të thithen mbeturina (p.sh. rërë ose dhe) përmes hapësirës së ventilimit.
Rakordet plastike të zorrës së lidhjes në anën e thithjes dhe të presionit duhet të tërhiqen vetëm me dorë.
Instaloni pompën në mënyrë të fiksuar [Fig A1]:
Një pllakë për fiksim ⑫, për shembull një pllakë prej druri (nuk është pjesë e furnizimit), pengon rrëshqitjen e impiantit të ujit të shtëpisë.
→ Vidhosni impiantin e ujit të shtëpisë me të 4 këmbët ⑪ mbi pllakën e fiksimit ⑫ (këshillohen omni-bulona).
Vendoseni impiantin e ujit për shtëpinë në atë mënyrë që të mund të vendosni poshtë bulonit të shkarkimit ⑨ një rezervuar të madh për boshatisjen e pompës ose të impiantit.
Instalojeni pompën sipas mundësive më lart se sipërfaqja e ujit, nga e cila do të pompohet. Nëse kjo nuk është e mundur, instaloni ndërmjet pompës dhe tubit të thithjes një organ blokues me vakum fiks.
Në rastin e instalimit të fiksuar në brendësi të sistemit të furnizimit me ujë të shtëpisë, impianti i ujit për shtëpi, në mënyrë që të reduktojë zhurmat dhe të shmangë dëme në pompë si pasojë e goditjeve të presionit, nuk duhet të lidhet me tuba të ngurtë por me tuba fleksibël me tubacionet përkatëse (p.sh. zorrë e mbrojtur).
Përdorni gjatë instalimit fiks si nga krahu i thithjes ashtu edhe nga ana e presionit organe të përshtatshme bllokimi. P.sh. të rëndësishme për punime mirëmbajtje dhe pastrimi ose për nxjerrjen nga përdorimi.
Lidhja e zorrës në anën e thithjes [Fig A2]:
Në anën thithëse mos përdorni tub me sistem hyrës në pompë!
→ Përdorni në anën e thithjes një zorrë thithëse kundër vakuumit, p.sh. GARDENA pajisje thithëse Art. 1411 ose GARDENA zorrë thithëse e vrimës së burimit Art. 1729.
Duhet të përdoret një zorrë thithëse me parandalues të rrjedhës së kundërt, në mënyrë që, pas fikjes së pompës, zorra e thithjes të mos zbrazet vetë.
- Vidhosni valvulën e moskthimit ② në lidhjen e anës së thithjes ① me fashetën unazore "O" ⑨ në drejtimin e pompës, derisa fundi ④ të qëndrojë në lidhjen e anës së thithjes ①.
- Lidheni zorrën thithëse kundër vakumit ③ me valvulën e moskthimit ② dhe vidhoseni atë hermetikisht.
- Për lartësi thithjeje mbi 4 m: fiksoni zorrën thithëse ③ (p.sh. duke e lidhur me një shtyllë druri). Pompa çlirohet nga pesha e tubit tërheqës.
Lidhja e zorrës në anën e presionit [ Fig. A3 ]:
Lidhja e pompës ④ është e pajisur me një filetë të brendshme 33,3 mm (G 1").
Këshillë: Në tubacionet fikse kjo duhet vendosur në mënyrë të pjerrët, në mënyrë që uji në anën e presionit të rrjedhë mbrapsht në pompë.
Një shfrytëzim i optimizuar i rendimentit të pompës arrihet nëpërmjet lidhjes së zorrëve 19 mm (3/4") e kombinuar me, p.sh.
- GARDENA set lidhës i pompës Art. 1752, ose me zorrët 25 mm (1") me
- GARDENA pjesë e filetuar me lidhje të shpejtë me filetë të jashtme Art. 7115 / pjesë e zorrës me lidhje të shpejtë Art. 7103.
- Vidhoseni rakordin e lidhjes së pompës ⑥ në lidhjen e anës së presionit ④.
- Lidhni zorrën e presionit ⑤ me pjesën lidhëse të pompës ⑥.
Nëse përdorni lidhje të tjera, përdorni shirit hermetizues Ⓟ në filetën e jashtme të lidhjeve.
Në rastin e lidhjes paralele të më shumë se një zorre / pajisje lidhjeje, rekomandojmë përdorimin e
- GARDENA shpërndarës me 2 ose 4 drejtime Art. 8193 / 8194, GARDENA valvul me 2 drejtime Art. 940,
të cilët mund të vidhosen direkt në rakordin e lidhjes së pompës ©.
3. PËRDORIMI
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputni produktin nga furnizimi me energji elektrike para se të lidhni, rregulloni ose transportoni produktin.
Pompimi i ujit [Fig 01/02]:

KUJDES! Përdorimi i pompës në të thatë.
→ Mbusheni pompën para çdo vënieje në punë deri në tejmbushje (rreth 2 deri 3 l) me ujë.
- Kontrolloni presionin në rezervuarin rezervë (shih 4. MIRËMBAJTJA).
- Rrotulloni vidhosjen ⑥ në grykën mbushëse ⑦ me dorë.
- Mbushni ujë mbi grykën mbushëse ⑦ deri në tejmbushje (rreth 2 deri 3 l).
- Fiksoni vidhosjen ⑥ në grykën mbushëse ⑦ me dorë (mos përdorni pinca).
- Hapni valvulat ndarëse, nëse ka, në tubin e presionit (pajisje lichëse, ndalimi i ujit, etj.).
- Zbrazni ujin e mbetur në zorrën e presionit ⑤, në mënyrë që ajri të mund të dalë gjatë procesit të thithjes.
- Lidheni pompën me furnizimin me energji elektrike.
- Mbajeni zorrën e presionit ⑤ min. 1 m vertikalisht mbi pompë, shtypni çelësin Ndezur/Fikur ⑧ dhe pritni derisa pompa të ketë thithur. → Nëse pompa pas 5 minutash nuk pompon ujë, fikeni pompën (shtypni çelësin Ndezur/Fikur ⑧) (shih 6. NDREQJA E GABIMEVE).
Pas arritjes së presionit maksimal pompa fiket automatikisht. Me kalimin poshtë presionit minimal për shkak të marrjes së ujit pompa ndizet automatikisht.
Lartësia maksimale e dhënë e vetëthithjes prej 7 m arrihet vetëm kur pompa është tejmbushur përmes grykës mbushëse ⑦ deri në tejmbushje dhe zorra e presionit ⑤ gjatë vetëthithjes mbahet aq lart, saqë të mos dalë ujë nga pompa nëpërmjet zorrës së presionit ⑥.
4. MIRËMBAJTJA
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputni produktin nga furnizimi me energji para se ta mirëmbani produktin.
Larja e pompës:
Pas pompimit të ujit me klor pompa duhet të lahet.
- Pomponi ujë të vakët (max 35° C) duke shtuar një detergjent të butë (p.sh. pastrues) derisa uji i pompuar të jetë i pastër.
- Asgjësoni mbetjet sipas direktivave të ligjit për asgjësimin e mbetjeve.
Kontrolloni presionin në rezervuarin rezervë [Fig. M1]:
Kontrolloni rregullisht presionin në rezervuarin rezervë.
Presioni në rezervuarin rezervë duhet të jetë rreth 1,5 bar. Për rimbushjen e ajrit nevojitet një pompë ajri / pompë gomash me tregues presioni (manometër).
- Zhvidhosni kapakun mbrojtës ⑬.
- Hapni të gjitha pikat e shkarkimit. Ana e presionit bëhet pa ajër.
- Vendosni pompën e ajrit / mbushësin e gomave në valvulën e rezervuarit ⑭ dhe mbushni me ajër, derisa treguesi i presionit të tregojë rreth 1,5 bar në pompën e ajrit / mbushësin e gomave.
- Vidhosni sërish kapakun mbrojtës ⑬.
5. MAGAZINIMI
Nxjerrja jashtë funksionimit [Fig. S1]:
Pompa nuk është e mbrojtur kundër ngricës!
Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.
- Shkëputeni pompën nga furnizimi me energji.
- Nëse nevojitet, mbyllni të gjitha organet e ndalimit në anën e thithjes.
- Hapni të gjitha pikat e shkarkimit. Ana e presionit bëhet pa ajër.
- Hapni vidhosjen ⑥ në grykën mbushëse ⑦ dhe vidën e shkarkimit të ujit ⑨. Pompa do të zbrazet.
- Ruajeni pompën në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt kundër ngricave.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
6. NDREQJA E GABIMEVE
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputeni produktin nga furnizimi me energji para se të ndreqni defektin e produktit.
Lirimi i helikës [Fig. T1]:
Mund të jetë shkaktuar nga mbeturinat e mbetura në rrethin e brendshëm.
→ Rrotulloni boshtin e helikës ⑩ me një kaçavidë. Në këtë mënyrë çlirohet rrethi i brendshëm nga mbeturinat.
Pastrimi i filtrit [Fig. T2]:
Nëse pompa nuk lëviz ose mbetet e ndaluar gjatë operimit, kjo mund të jetë për shkak të një filtri të bllokuar.
- Lironi vidhosjen ⑮.
- Zhvidhosni filtrin ⑯.
- Pastroni filtrin ⑯ nën ujin e rrjedhshëm.
- Montoni filtrin ⑯ sërish në rend të kundërt.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma
| Pompa punon, por nuk thith | Tuba jo të hermetizuar ose të dëmtuar. | → Kontrollioni nëse tubi i thithjes ka dëmtimet dhe Izolojeni hermetikisht. |
| Pompa nuk është mbushur me ujë. | → Mbushni pompën (shih 3. PÉRDORIMI). | |
| Lëngu qarkullues i hedhur në pompë, derdhet nëpërmjet procesit të thithjes nëpërmjet tubit që është vendosur në anën e presionit. | → 1. Mbushni pompën edhe një herë (shih 3. PÉRDORIMI).2. Mbajeni, gjatë rivënies në punë të pompës, zorrën e presioni reth 1 m vertikalisht mbi pompë lart, derisa pompa të ketë thithur. |
Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma
| Pompa punon, por nuk thith | Një lidhje absolute e hermetizar arrihet nëpërmjet përdorimit të tubave GARDENA (shih 8. AKSESORË). | |
| Vidhosja në vendin e mbushjes nuk është e vidhosur hermetikisht. | → Kontrolloni guamicionin (nëse nevojlet, zëvendësojeni) dhe fiksoni filetat (mos për-dorni pinca). | |
| Ajri nuk mund të dalë sepse ana e presionit është e mbyllur ose ka akoma ujë në tubin e presionit. | → Hapni valvulat ndarëse që gjenden në tubin e presionit (p. sh. spërkatja) ose zbrazni zorrën e presionit. | |
| Nuk u respektua koha e pritjes. | → Ndizeni pompën dhe pritni deri në 5 minuta. | |
| Filtri i thithjes ose pengesa e kthimit të ujit është e bilokuar. | → Pastroni filtrin ose parandalu-esin e rrjedhës së kundërt. | |
| Lartësi thithjeje tepër e lartë. | → Ulni lartësinë e thithjes. | |
| Për probleme të tjera me thithjen, përdorni tuba me pengesat për kthimin e ujit GARDENA (shih 8. AKSESORË) dhe përpara vënies në përdorim mbusheni me lëngje qarkullues. | ||
| Pompa nuk punon dhe ndalon papritur së funkslonuarl | Ndarësi termik i qarkut e ka fikur pompën për shkak të mblinxehjes. | → Pastronifiltrin. Vini re temperaturën maksi-male të lëngut (35°C). |
| Pompa nuk ka energji elektrike. | → Kontrolloni siguresat dhe lidhjet elektrike. | |
| Çelësi RCD është aktivizuar (rymë me defekt). | → Shkëputni pompën nga ushqimi me energji dhe kontakton GARDENA Service. | |
| Pompa nuk është ndezur. | → Shtypni çelësin Ndezur/Fikur në Ndezur. | |
| Pompa funksionon, por fuqia e qarkullimit ulet papritur | Skaji i zorrës së thithjes nuk është në ujë. | → Zhyteni skajin e zorrës së thithjes më thellë në ujë. |
| Éshtë bilokuar filtri thithës ose pengesa e kthimit të ujit. | → Pastroni filtrin e thithjes ose parandaluesin e rrjedhës së kundërt. | |
| Mos-hermetizimi në anën thlthëse. | → Mënjaoni mungesën e hermecltetlt. | |
| Rrethi brendshëm është i bilokuar. | → Lironi helikën. | |
| Krijim zhume në sektorin hidraulik | Në raste të rrjedhave të larta (p. sh. dalje e hapur e zorrës, pa aparat lldhës), në pjesën hidraulike të pompës, mund të përcillet me një zhvilim të lehtë zhumre. Por kjö është e padëmshme dhe nuk rezulton me dëmtimin e pompës. Zhurma mund të largohet me ndryshlme të vogla të rrjedhjes (p. sh. me anë të hapjes / mbylljes së lehtë të jë aparati lldhës). | |
| Pompa fiket dhe ndizet shumë shpesh | Membrana e rezervuarit rezervë është dëmtuar. | → Membrana e rezervuarit rezervë të ndërohet nga servlsi I GARDENA. |
| Presloni në rezervuarin rezervë është shumë i vogël. | → Mbushnl ajrin në rezervuarin rezervë. | |
| Pjesa nën presion tregon njedhje. | → Mënjaoni mungesën e hermecltetlt në anën e preslonit. | |
![GARDENA PTU 3700/4 - Pastrimi i filtrit [Fig. T2]: - 1](/content/2026/04/664558/images/2e10b8329b8d5f9565202fde1f8263ff7f968a9296fa53bacf0bc62e3f838024.jpg)
KËSHILLË: Në rast defektesh të tjera, ju lutemi drejtohuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.
- TË DHËNAT TEKNIKE
| Impianti i ujit për shtëpi | Njësia Vlera(Art. 9023) | |
| Fuqla nominale W 800 | ||
| Tensioni i rrjetit V (AC) 230 | ||
| Frekuenca e rrjetit Hz 50 | ||
| Sasia maks. thithëse l/h 3700 | ||
| Presioni maks./lartësiamaks. e hedhjes së ujit | bar /m | 4,141 |
| Lartësla maks. e tërheqjessë ujit | m | 7 |
| Presioni i punës p(W)(presioni i ndezjes deri nëpresionln e flkjes | bar 1,5 – 2,8 | |
| Presioni i brendshëmi lejuar (ana e thithjes) | bar 6 | |
Impianti i ujit për shtëpi Njësia Vlera (Art. 9023)
| Kabiloja lidhëse m 1,5 (H07RN-F) | ||
| Pesha | kg 13,1 | |
| Niveli i fuqisë akustike LWA1) i matur/i garantuarPasiguria kWA2) | dB(A) | 78 / 823,58 |
| Temperatura maks. e lën-dëve të qarkullueshme | °C 35 | |
Procesi i matjes në përputhje me: 1 RL 2000/14/EU 2 ISO 4871
- AKSESORË
| GARDENA Tubat thithës | Rezistente ndal përthyerjes dhe hermetike, slpas dëshirës janë të disponu eshme materialet c Art. 1720/1721 (19 mm (3/4")/25 mm (1")) pa armatura lidhëse ose si gjatësl flkse Art. 1411/1418 e pajisur me të gjithë armaturën lidhëse. | |
| GARDENA Pjesë lidhëse e tubit thithës | Për lidhjen e anës thilthëse. | Art. 1723/1724 |
| GARDENA Pjesë lidhëse e pompës | Për lidhjen në anën e presionit. | Art. 1750/1752 |
| GARDENA Filtër thithës me ndallm të rlkthlmit të rjedhjes | Për pjesën e tubit thithës materiali mund të matet. | Art. 1726/1727/1728 |
| GARDENA Parafiltra për pompën | Veçanërlsht sugjerohen për mbrojtjen nga qarkullimi i rërës me ujin. | Art. 1730/1731 |
| GARDENA Tub buriml – tub thithës | Për lidhjen e hermetizuar të pompës me burime nëntokësore ose mc tuba të palëvizshëm. Gjatësla 0,5 m. Me të dyja anët 33,3 mm, spirale e brendshme (G 1). | Art. 1729 |
| GARDENA Thilthja pluskuese | Për thithjen pa papastërti poshtë sipërfaqes së ujit. | Art. 1417 |
| GARDENA Pjesa e lidhjes së pompës | Në lidhje të sistemlt të lidhjes GARDENA në anën e presionit. | Art. 1745 |
9. SERVISI/GARANCIA
Servisi:
Ju lutemi kontaktoni në adresën në pjesën e pasme.
Deklarata e garancisë:
Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.
Për të gjithë produktet e reja originale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen për produktet e blera nga një treg dytësor. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:
- Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
- As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
- Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi originale GARDENA.
- Paraqitja e kuponit tatimor.
Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidalë dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesët e konsumimit dhe përdorimit.
Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit/shitësit.
Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës të Republikës Federale të Gjermanisë.
Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.
Pjesët e konsumit:
Helika dhe membrana janë pjesë konsumi dhe kështu të përjashtuar nga garancia.