EM408MP - Prerës bari MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EM408MP MAKITA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth EM408MP MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Prerës bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EM408MP - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EM408MP e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT EM408MP MAKITA
| Modeli: EM408MP EM409MP | |||
| Përmasat: gjatësia x gjerësia x lartësia (pa veglën prerëse) | 880 mm x 320 mm x 196 mm | 880 mm x 185 mm x 203 mm | |
| Diametri i fijes së najlonit 2,0 mm | |||
| Diametri i prerjes dhe i veglës së përshtatshme prerëse | Fleta me 2 dhëmbë (P/N 197997-3) | 230 mm - | |
| Fleta me 3 dhëmbë (P/N 195298-3) | 230 mm - | ||
| Fleta me 4 dhëmbë (P/N B-14118) | 230 mm - | ||
| Fleta me 8 dhëmbë (P/N B-14130) | 230 mm - | ||
| Koka prerëse prej najloni (P/N 191D89-4 / 1915D8-4) | 300 mm 330 mm | ||
| Fleta plastike (P/N 198383-1) | 255 mm | ||
| Raporti i ingranazheve 14:19 | |||
| Pesha neto 1,4 kg 1,2 kg | |||
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
- Pesha sipas Procedurës EPTA 01/2014
Njësia e miratuar elektrike
Ky aksesor është miratuar për t'u përdorur vetëm me njësinë(të) e mëposhtme elektrike:
• DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
• EX2650LH Kokë elektrike me shumë funksione
⚠PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni aksesorin me njësi elektrike të pamiratuara. Kombinimi i pamiratuar mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Simbolet
Funksionet e mëposhtme përdoren në aksesor dhe në këtë manual udhëzimi. Kuptojini këto përkufizime.



Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë!
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbani helmetë mbrojtëse, mbrojtëse për sytë dhe për veshët!








Mbani mbrojtëse për sytë dhe veshët.
Duhen veshur doreza mbrojtëse!
Mbani këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet. Rekomandohen këpucë me mbrojtje për gishtat e këmbës!
Mbajini personat e tjerë të paktën 15 m (50 këmbë) larg.
Rrezik; kini kujdes nga objektet e hedhura.
Zmbrapsje!
Shpejtësia maksimale e lejueshme për veglën
Mos përdorni kurrë fletë metalike.
Përdorimi i synuar
Për EM408MP
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e prerjes së barit, barishteve, shkurreve dhe gëmushave së bashku me një njësi të miratuar elektrike. Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera.
Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Për EM409MP
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e prerjes së barit dhe barishteve të lehta së bashku me një njësi të miratuar elektrike. Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera. Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Lexoni manualin e udhëzimeve të aksesorit si edhe këtë manual udhëzimi përpara përdorimit. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
Deklarata e konformitetit e BE-së
Vetëm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit:
Jan-Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM.
Autorizojmë Kazuhisa Makino për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i kositëses së barit. Përcaktimi i Ilojit(eve): EM408MP / EM409MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/EC dhe gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të Direktivave të KE-së/BE-së të mëposhtme: 2000/14/EC dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN ISO 11806-1:2022, EN 62841-1:2015+A11:2022.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 1. 8. 2024
Personi përgjegjës: Kazuhisa Makino, Drejtor - Makita Europe N.V.

PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërime sigurie për kositësen e barit
⚠PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë makineri. Moszbatimi i të gjitha paralajmërimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në zjarr dhe/ose lëndim të rëndë të përdoruesit dhe/ose të personave pranë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termat “kositëse bari” dhe “makineri” në paralajmërimet dhe masat paraprake u referohen kombinimit të aksesorit dhe njësisë elektrike.
Termi "motor" në paralajmërimet dhe masat paraprake i referohet motorit ose motorit elektrik të njësisë elektrike.
Siguria e përgjithshme
- Përdoruesi që e përdor për herë të parë ose përdoruesi pa përvojë duhet t'i kërkojë shitësit që ta trajnojë rreth përdorimit të makinerisë. Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që nuk i njohin udhëzimet, të përdorin makinerinë.
- Rekomandohet që makineria t'u huazohet vetëm personave që tregojnë prova se kanë përvojë. Gjithmonë jepni edhe manualin e përdorimit.
- Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe veproni me mend kur përdorni makinerinë. Mos e përdorni makinerinë kur jeni i lodhur, i sëmurë ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni makinerinë mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
- Shmangni përdorimin e makinerisë në kushte të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima.
- Zbatoni rregulloret kombëtare dhe vendore rreth përdorimit të makinerive me energji që përdoren në ambiente të jashtme.
Qëllimi i përdorimit të makinerisë
Kjo makineri është prodhuar për t'u përdorur vetëm për prerjen e barit, barishteve, shkurreve dhe gëmushave. Asnjëherë mos e përdorni makinerinë për qëllime të tjera siç janë rregullime cepash ose prerje gardhi. Përdorimi jashtë objektivit të përdorimit mund të rezultojë në lëndime të rënda.
Pajisjet për mbrojtjen personale
- Gjithmonë vishni pantallona të rënda, këpucë të forta, doreza dhe një bluzë/këmishë me mëngë të gjata. Mos vishni rroba të lirshme, bizhuteri, pantallona të shkurtra, sandale ose mos qëndroni zbathur. Sigurojini flokët në mënyrë që të jenë mbi nivelin e shpatullave.
- Gjithmonë vishni një helmetë aty ku ka rrezik objektesh që bien.
- Gjithmonë vishni syze mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimet kur përdorni makinerinë. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me standardet ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Ešhtė përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
- Mbani mbrojtje për veshët, siç janë kufjet mbrojtëse. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
- Gjithmonë mbani këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet. Kjo ju mbron këmbët nga lëndimet dhe siguron një mbështetje të mirë.
- Mbani një maskë pluhuri sipas nevojës.
- Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet e duhura reduktojnë lëndimet personale.
Përgatitja përpara përdorimit
- Kontrolloni gjithmonë që makineria të jetë e sigurt për përdorim para se ta përdorni:
— Kontrolloni për rrjedhje karburanti.
— Sigurohuni që të gjithë shtrënguesit të jenë në vend dhe të sigurt.
— Zëvendësoni pjesët e dëmtuara.
— Sigurohuni që vegla prerëse të jetë instaluar siç duhet dhe të jetë shtrënguar mirë.
— Sigurohuni që mbrojtësja e veglës prerëse të jetë vendosur mirë në pozicion siç përshkruhet në këtë manual.
— Kontrolloni këmbëzën e akseleratorit, levën e zhbllokimit dhe çelës tjetër kontrolli për punim të shtruar dhe funksionimin e duhur.
— Pastroni dorezat për të kontrolluar mirë makinerinë.
— Sigurohuni që dorezat të jenë instaluar siç përshkruhet në këtë manual.
Moszbatimi i atyre udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime të rënda.
- Përdorni një fletë të mprehtë. Hidhini fletët që janë të përthyera, të harkuara, të krisura, të thyera, të ciflosura apo të dëmtuara në ndonjë mënyrë. Fletët e pamprehura ka mundësi të kërcejnë dhe të zmbrapsen.
- Përdorni gjithmonë të gjitha pjesët e kërkuara për të fiksuar mirë fletën. Pjesët e fiksuara në mënyrë të papërshtatshme mund të bëjnë që fleta të fluturojë tutje dhe të lëndojë rëndë përdoruesin
dhe/ose personat pranë.
Siguria elektrike dhe e baterisë
- Mos e ekspozoni makinerinë, baterinë ose karikuesin ndaj shiut ose kushteve me lagështirë. Uji që hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
- Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të lagura.
- Mos e zëvendësoni baterinë në shi.
Rimbushja me karburant
- Ndalojeni motorin përpara se të rimbusheni me karburant. Qëndroni larg nga flakët e hapura dhe shkëndijat. Asnjëherë mos pini duhan gjatë rimbushjes me karburant. Ndryshe mund të rezultojë në zjarr dhe/ose shpërthim.
- Rimbushjen me karburant kryejeni jashtë. Rimbushja me karburant brenda një dhome të mbyllur mund të shkaktojë shpërthim të avullit të karburantit.
- Shmangni kontaktin me karburantin ose vajin e motorit. Mos i thithni avujt e karburantit. Nëse derdhet karburanti ose vaji, fshijeni menjëherë makinerinë dhe/ose tokën. Nëse ju derdhet karburant në rroba, ndërrojini menjëherë për të parandaluar që t'ju marrin flakë.
- Pas rimbushjes me karburant, shtrëngojeni me kujdes kapakun e serbatorit të karburantit dhe kontrolloni për rrjedhje karburanti. Lëvizni të paktën 3 m (10 këmbë) larg nga burimi dhe vendi i furnizimit me karburant përpara se të ndizni motorin.
- Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm në enë të miratuara. Mbajini fëmijët larg nga karburanti i ruajtur.
Ndezja e makinerisë
- Mbajini fëmijët, personat e tjerë dhe kafshët shtëpiake të paktën 15 m (50 këmbë) larg kur ndizni ose përdorni makinerinë. Gjithashtu, personat pranë duhet të mbajnë mbrojtje për sytë, duke qenë se ekziston sërish rreziku i lëndimit nga objektet e hedhura. Ndryshe, veprimet e papritura të personave pranë ose një zmbrapsje e fletës mund të shkaktojë lëndim të rëndë ndaj përdoruesit dhe/ose personave pranë.
- Ndizeni dhe përdoreni makinerinë vetëm kur jeni jashtë në një zonë të ajrosur mirë. Përdorimi në një zonë të mbyllur ose të ajrosur keq mund të rezultojë në vdekje nga mbytja ose helmimi nga monoksidi i karbonit.
- Përpara se të nisni punën, sigurohuni që vegla prerëse të mos jetë në kontakt me objekte të forta si degë, gurë etj., përndryshe vegla prerëse do të rrotullohet kur ta ndizni.
- Nëse vegla prerëse rrotullohet në minimo, kalibrojeni shpejtësinë e minimos në mënyrë që të ndalojë në minimo. Ndryshe, kontakti aksidental me veglën prerëse që lëviz mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
-
Ndalojeni motorin menjëherë nëse vëreni probleme.
-
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike, tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i makinerisë.
Transportimi
- Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe, ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
- Kur e transportoni makinerinë, gjithmonë vendosni kapakun te fleta prerëse. Kontakti me fletët e zhveshura rezulton në lëndim.
- Siguroni pozicionimin e sigurt të makinerisë gjatë transportimit me makinë për të shmangur rrjedhjen e karburantit.
- Ngrijeni të gjithë makinerinë nga toka kur e transportoni makinerinë. Zvarritja e makinerisë shkakton dëmtim të serbatorit të karburantit dhe rrjedhje të karburantit, duke rezultuar në zjarr.
Përdorimi
- Përdoreni makinerinë vetëm në vende me dritë dhe shikueshmëri të mirë. Përdorimi në errësirë ose në zona me shikueshmëri të dobët mund të shkaktojë aksidente të papritura.
- Shmangni përdorimin e makinerisë kur është e vështirë që të ruani ekuilibrin, për shembull kur punoni në sipërfaqe të pjerrët ose në një ditë me erë.
- Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët mirë.
- Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni motorin. Ndryshe, vegla prerëse që rrotullohet mund ta godasë personin tjetër dhe mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
- Pastrojeni zonën e punës përpara përdorimit. Hiqni të gjitha objektet e tilla si gurët, xhamat e thyer, gozhdët, telat apo spangot, të cilat mund të hidhen ose të ngecin në aksesorin prerës. Copëzat e huaja mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
-
Për të kontrolluar makinerinë në mënyrë të qëndrueshme, zbatoni sa më poshtë gjatë përdorimit:
— Mbajeni mirë makinerinë me të dyja duart në anën e djathtë.
— Vareni makinerinë në krah(ë) me rripat e krahut.
— Sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt të këmbëve. Asnjëherë mos punoni mbi shkallë ose mbi pemë.
— Shmangni zgjatjet më shumë sesa duhet.
— Mbajeni veglën prerëse poshtë nivelit të belit.
— Mbajini të gjitha pjesët e trupit tuaj larg nga vegla prerëse që rrotullohet dhe sipërfaqet e nxehta.
Këto veprime reduktojnë rrezikun e lëndimit. -
Nëse ngecin barishte apo degë mes veglës prerëse dhe mbrojtëses, gjithmonë ndalojeni
motorin përpara se ta pastroni. Ndryshe, rrotullimi aksidental i fletës mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
-
Asnjëherë mos e rrëzoni apo hidhni makinerinë, përveçse në rast emergjence. Nëse makineria rrëzohet ose godet diçka, menjëherë kontrolloni menjëherë pajisjet e sigurisë dhe kontrolloni për rrjedhje karburanti ose dëme të tjera. Përdorimi i një makinerie që keqfunksionon mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
-
Inspektojeni shpesh veglën prerëse ose menjëherë pasi godet një gur apo objekte të tjera të forta. Nëse vegla prerëse thyhet gjatë përdorimit, pjesa e thyer mund të fluturojë tutje dhe mund të shkaktojë lëndim.
-
Ndalojeni motorin gjatë inspektimit, pastrimit ose zëvendësimit të veglës prerëse. Ndryshe, vegla prerëse mund të rrotullohet papritur dhe mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
-
Mbani kontrollin e duhur derisa vegla prerëse të ndalojë plotësisht, kur ndaloni motorin ose lëshoni këmbëzën e akseleratorit. Fleta që ndalon mund të shkaktojë lëndim.
-
Përpara se të nisni veprimin e prerjes, prisni derisa vegla prerëse të arrijë shpejtësi të mjaftueshme për prerje. Kjo redukton rrezikun e zmbrapsjes dhe barishteve që ngecin.
-
Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
-
Ndalojeni motorin dhe vendoseni në një vend të sigurt, gjatë pushimit ose kur largoheni nga makineria. Kjo parandalon aksidentet e papritura.
-
Mos e prekni motorin dhe zhurmëmbytësin e tij ose mos i vendosni ato mbi lëndë të ndezshme gjatë kohës që motori është në punë ose pak pas ndalimit të tij, duke qenë se ato janë të nxehta. Mund të shkaktohet djegie dhe/ose zjarr.
-
Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose kur ka rrezik rrufesh.
Veglat prerëse
- Përdorni një vegël prerëse të përshtatshme për punën tuaj.
— Kokat prerëse prej najloni (kokat e prerësit me fije) janë të përshtatshme për prerjen e barit të lëndinave.
— Fletët metalike janë të përshtatshme për prerjen e barërave të këqija, shkurreve, gëmushave, pemëve të vogla, korijeve dhe të ngjashme.
Përdorni gjithmonë mbrojtësen për veglën prerëse të përshtatshme për veglën prerëse që përdoret.
-
Kur përdorni kokë prerëse prej najloni, përdorni vetëm fije fleksibël jo metalike të rekomanduara në këtë manual. Asnjëherë mos përdorni tel ose litar teli. Ato mund të këputen dhe mund të kthehen në predha të rrezikshme.
-
Asnjëherë mos përdorni zinxhirë rrotullues metalikë me shumë pjesë, fletë me zinxhir ose fletë që nuk rekomandohen në këtë manual. Si rezultat mund të shkaktohen lëndime të rënda.
-
Kur prekni fletën metalike, mbani gjithmonë doreza dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë. Fletët mund të shkaktojnë prerje në duart e zhveshura.
- Gjatë përdorimit të fletëve metalike, shmangni "zmbrapsjet" dhe përgatituni gjithmonë për zmbrapsje aksidentale. Shikoni seksionin Zmbrapsja.
Zmbrapsja (shtytja e fletës)
Zmbrapsja (shtytja e fletës) mund të ndodhë kur fleta rrotulluese kontakton me një objekt që nuk pritet menjëherë. Forca e saj mund të jetë mjaft e dhunshme për të bërë që njësia dhe/ose përdoruesi të shtyhen në çfarëdo drejtimi, dhe mund të humbasë kontrollin e njësisë, duke rezultuar në lëndim të rëndë. Zmbrapsja mund të ndodhë pa paralajmërim nëse fleta kërcen, ngec ose kapet dhe ka më shumë të ngjarë të ndodhë në zona ku është e vështirë të shikohet materiali që po pritet.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret segmenti i fletës ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
▶ Fig.1
Për të shmangur zmbrapsjen:
- Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të orës 8 dhe 11.
- Rrotulloni veglën në mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmë-rrethi nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një kosë. Kjo lejon që segmenti i duhur i fletës të kontaktojë me bimët që priten.
- Asnjëherë mos e vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
- Asnjëherë mos e vendosni segmentin në pozicion të ngjashëm me orën 11 dhe 12 dhe mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e tij/saj të plotë.
▶ Fig.2
- Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse pranë objekteve të forta, si gardhet, muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
- Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse vertikalisht për veprime si mprehja dhe prerja e gardheve.
- Shmangni përdorimin e veglës në zona ku është e vështirë të shikohet objekti që po pritet.
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e “sëmundjes së dridhjeve të shpeshta”, mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja
- Shërbimi për makinerinë tuaj duhet të kryhet nga qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorni vetëm pjesë këmbimi identike dhe aksesorë të furnizuar nga MAKITA. Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund të shkurtojë jetëgjatësinë e makinerisë dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
- Asnjëherë mos ndryshoni ose hiqni ndonjë komponent të makinerisë. Kjo mund të shkaktojë zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
- Pas përdorimit, pastrojeni makinerinë dhe kontrolloni që të gjitha vidat dhe dadot të jenë të shtrënguara.
- Kontrolloni gjendjen e veglës prerëse, mbrojtëses së veglës prerëse dhe rripat e krahut. Fleta prerëse duhet të jetë e mprehtë. Asnjëherë mos i drejtoni ose saldoni veglat prerëse të dëmtuara.
Magazinimi
- Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes. Hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun në diskun prerës.
- Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë ose të mbyllur, larg fëmijëve.
- Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt tjetër, si p.sh. në mur. Përndryshe, ajo mund të bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Udhëzime të tjera
- Kushtojini vëmendje mjedisit. Shmangni përdorimin e panevojshëm të akseleratorit për më pak ndotje dhe emetime zhurme. Kalibrojeni karburatorin në pozicionin e duhur.
- Mos e përdorni motorin me zhurmëmbytës që ka defekt.
Ndihma e shpejtë
- Në rast aksidenti, sigurohuni që në afërsi të vendit të punimeve të prerjes të keni të disponueshme një kuti të ndihmës së shpejtë. Zëvendësojini menjëherë artikujt që hiqni nga kutia e ndihmës së shpejtë.
- Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e mëposhtme:
— Vendin e aksidentit
— Çfarë ndodhi
— Numrin e personave të lënduar
— Llojin e lëndimeve
— Emrin tuaj
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
-
Për të evituar aksidentet, mbani mbi 15 m (50 këmbë) distancë midis përdoruesve kur punojnë dy a më shumë të tillë në një vend. Gjithashtu, caktoni një person për të ruajtur distancën midis përdoruesve. Nëse në zonën e punës hyn ndonjë njeri apo kafshë, ndërpriteni menjëherë punën.
-
Përdorni vetëm vegla prerëse që kanë të shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose më të madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
-
Sigurohuni të hiqni kapakun e fletës në fletën prerëse përpara përdorimit.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
EM408MP
▶ Fig.3: 1. Kapaku 2. Tubi 3. Mbrojtësi (i Ilojit universal) 4. Shtesa e mbrojtësit 5. Prerësi
EM409MP
▶ Fig.4: 1. Kapaku 2. Tubi 3. Mbrojtësi (i llojit të ngushtë) 4. Prerësi
MONTIMI
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara montimit ose kalibrimit të pajisjes, fikni motorin dhe hiqni siguresën apo kutinë e baterisë. Ndryshe, vegla prerëse ose pjesët e tjera mund të lëvizin dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë.
⚠️PARALAJMËRIM: Mbani doreza mbrojtëse përpara se të përdorni fletën prerëse. Gjatë montimit ose kalibrimit, gishtat mund të kontaktojnë fletën prerëse dhe kjo mund të shkaktojë lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Kur montoni ose kalibroni pajisjen, gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Kombinimi i duhur i veglës prerëse dhe i mbrojtësit
⚠KUJDES: Gjithmonë përdorni kombinimin e duhur të veglës prerëse dhe mbrojtësit. Mbrojtësi i gabuar mund të mos ju mbrojë juve nga copëzat fluturuese dhe gurët. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në ekuilibrin e veglës dhe rezulton në lëndim të rëndë personal.
| Modeli Vegla prerëse Mbrojtësi | ||
EM408MP Fleta metalike (me dadon, kupën dhe rondelën e morsës) ![]() | Mbrojtësi (i llojit universal) ![]() | |
EM409MP Koka prerëse prej najloni / Fleta plastike Mbrojtësi (i llojit universal) me shtesën e mbrojtësit ![]() | ![]() | |
![]() | ||
Instalimi i mbrojtësit (mbrojtësja e veglës prerëse)
⚠PARALAJMËRIM: Mos e përdorni një vegël prerëse në asnjë moment pa mbrojtësin e duhur.
⚠PARALAJMËRIM: Gjithmonë përdoreni veglën prerëse me kombinimin e duhur të mbrojtësit. Ndryshe, kontakti me një vegël prerëse mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
VINI RE: Shträngoni periodikisht bulonat në mbrojtës. Shträngoni bulonat e djathtë dhe të majtë në mënyrë të njëtrajtshme në mënyrë që hapësira mes morsës dhe mbrojtësit të jetë e njëtrajtshme.
Mbrojtësi (i Ilojit universal)
⚠KUJDES: Sigurohuni që ta shtyni shtesën e mbrojtësit derisa të futet plotësisht. Ndryshe, shtesa e mbrojtësit mund të bjerë dhe mund të rezultojë në lëndime personale.
⚠KUJDES: Kini kujdes të mos lëndoheni me prerësin e montuar në shtesën e mbrojtësit.
Bashkojeni mbrojtësin me morsën me bulonat.
▶ Fig.5: 1. Tokëza 2. Mbrojtësi
Për të instaluar shtesën e mbrojtësit, futeni shtesën e mbrojtësit në mbrojtës dhe më pas shtyjini kapëset në vend. Sigurohuni që iliqet në shtesën e mbrojtësit të puthiten me të çarat në mbrojtës.
▶ Fig.6: 1. Mbrojtësi (i llojit universal) 2. Kapësja 3. Shtesa e mbrojtësit 4. Prerësi (brenda) 5. E çara 6. Iliku
Për të hequr shtesën e mbrojtësit nga mbrojtësi, shkëputni kapëset dhe nxirreni jashtë shtesën e mbrojtësit.
SHËNIM: Prerësi në shtesën e mbrojtësit e mban fijen e najlonit në gjatësinë optimale për prerje.
Mbrojtësi (i Ilojit të ngushtë)
⚠KUJDES: Kini kujdes të mos lëndoheni me prerësin e montuar në mbrojtës.
Bashkoni mbrojtësin me morsën duke përdorur bulonat.
▶ Fig.7: 1. Tokëza 2. Mbrojtësi 3. Prerësi
SHËNIM: Prerësi në mbrojtës e mban fijen e najlonit në gjatësinë optimale për prerje.
Instalimi i veglës prerëse
AKUJDES: Sigurohuni që të përdorni vegla prerëse originale nga MAKITA.
AKUJDES: Sigurohuni që pas instalimit të hiqni çelësin hekzagonal.
SHËNIM: Gjatë instalimit të veglës prerëse, kthejeni veglën me kokë poshtë për lehtësi procedure.
Instalimi i fletës metalike
Për EM408MP
⚠ KUJDES: Kur prekni fletën metalike, mbani gjithmonë doreza dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë.
⚠ KUJDES: Diametri i jashtëm i fletës metalike duhet të jetë 230 mm (9"). Asnjëherë mos përdorni fletë më të mëdha se 230 mm (9") në diametrin e brendshëm.
⚠ KUJDES: Fleta metalike duhet të mprihet mirë dhe të mos ketë krisje ose thyerje. Nëse fleta metalike godet te një gur gjatë përdorimit, ndalojeni motorin dhe kontrollojeni menjëherë fletën.
⚠ KUJDES: Mprihni ose zëvendësoni fletën metalike pas çdo tre orësh pune.
AKUJDES: Gjithmonë përdorni çelësin(at) e dhënë për të hequr ose instaluar fletën.
Fleta e aplikueshme
Fletë metalike (2-dhëmbë)

Fletë metalike (3-dhëmbë)

Fletë metalike (4-dhëmbë)

Fletë metalike (8-dhëmbë)

- Sigurohuni që rondela hyrëse është vendosur në bosht.
- Futeni çelësin hekzagonal përmes vrimës në kutinë e ingranazheve për të bblokuar boshtin. Rrotulloni boshtin derisa çelësi hekzagonal të futet plotësisht.
- Montoni fletën metalike në rondelën e marrë.
- Instaloni rondelën e morsës dhe kupën, më pas shtrëngojeni dadon mirë.
Forca shtrënguese: 16 - 23 N.m.
- Hiqni çelësin hekzagonal.
▶ Fig.8: 1. Dadoja 2. Kupa 3. Rondela e morsës 4. Fleta metalike 5. Rondela hyrëse 6. Boshti 7. Çelësi hekzagonal
▶ Fig.9: 1. Çelësi ballor 2. Çelësi hekzagonal 3. Shtrëngimi
Sigurohuni që shigjetat në fletë dhe mbrojtës të tregojnë të njëjtin drejtim.
▶ Fig.10: 1. Shigjeta
Për ta hequr fletën metalike, ndiqni procedurën e kundërt të instalimit.
SHËNIM: Pjesa prej rezine në dado që shtrëngon fletën konsumohet me kalimin e kohës. Zëvendësojeni dadon nëse ajo duket se është konsumuar apo ka deformim.
Instalimi i kokës prerëse prej najloni
AKUJDES: Nëse koka prerëse prej najloni godet kundër një guri gjatë përdorimit, ndalojeni motorin dhe kontrollojeni menjëherë kokën prerëse prej najloni.
▶ Fig.11: 1. Koka prerëse prej najloni 2. Rondela hyrëse 3. Boshti 4. Çelësi hekzagonal 5. Shträngimi
- Sigurohuni që rondela hyrëse është vendosur në bosht.
- Futeni çelësin hekzagonal përmes vrimës në kutinë e ingranazheve.
- Vidhosni kokën prerëse prej najloni në bosht.
- Pas instalimit të kokës prerëse prej najloni, hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës ndërsa e mbani rondelën hyrëse me çelësin hekzagonal.
Instalimi i diskut plastik
Aksesorë opsonalë
⚠KUJDES: Nëse gjatë punës disku plastik përplaset aksidentalisht në një gur ose objekt të fortë, fikeni veglën dhe kontrollojeni për ndonjë dëmtim. Nëse disku plastik dëmtohet, ndërrojeni menjëherë. Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
AKUJDES: Sigurohuni që pas instalimit të hiqni çelësin hekzagonal.
VINI RE: Sigurohuni që të përdorni disk plastik origjinal nga "Makita".
▶ Fig.12: 1. Disku plastik 2. Rondela hyrëse 3. Boshti 4. Çelësi hekzagonal 5. Shträngimi
- Sigurohuni që rondela hyrëse është vendosur në bosht.
- Futni çelësin hekzagonal në vrimën në kutinë e ingranazheve dhe rrotulloni boshtin derisa boshti të kyçet.
- Vendoseni fletën plastike direkt mbi boshtin e filetuar dhe shtrëngojeni.
- Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr diskun plastik, rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës ndërsa e mbani rondelën hyrëse me çelësin hekzagonal.
Montimi i tubit bashkues
⚠ KUJDES: Kontrolloni gjithmonë që tubi i aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
- Rrotullojeni levën e njësisë elektrike drejt anës së aksesorit.
▶ Fig.13: 1. Leva - Hiqni kapakun e aksesorit. Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës dhe futeni tubin e aksesorit derisa butoni i lëshimit të kërcejë lart.
▶ Fig.14: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës 3. Kunji - Lëvizeni levën drejt anës së njësisë elektrike.
▶ Fig.15: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me tubin.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt anës së aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e lëshimit.
▶ Fig.16: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
PËRDORIMI
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
⚠️PARALAJMËRIM: Nëse vegla prerëse lëviz në minimo, rregulloni dhe ulni shpejtësinë e minimos së motorit. Ndryshe, nuk mund ta ndaloni veglën prerëse duke mbyllur akseleratorin dhe mund të shkaktoni lëndime të rënda.
Rregullimi i pozicionit të varëses dhe rripit të krahut
Për DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon, EX2650LH Kokë elektrike me shumë funksione
⚠PARALAJMËRIM: Mos e përdorni veglën nëse nuk mund të rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit të krahut brenda kufijve të ilustruar. Përdorimi i veglës me ekuilibrin e pasaktë të peshës mund ta sjellë veglën prerëse lart dhe mund të rezultojë në lëndim personal.
Kur zëvendësoni një aksesor me një tjetër, ekuilibri i peshës së pajisjes mund të ndryshojë. Në një rast të tillë, rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit të krahut si më poshtë.
▶ Fig.17: 1. Varësja
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi dadon shtrënguese në varëse dhe më pas lëvizni varësen. Rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit të
krahut në mënyrë që:
- varësja pozicionohet 750 mm ose më larg nga toka,
- vegla prerëse pozicionohet 100 mm deri në 300 mm lart nga toka dhe,
- pjesa jo e mbrojtur e veglës prerëse horizontalisht është 750 mm ose më larg nga varësja.
Pas rregullimit të pozicionit të varëses, shtrëngoni mirë vidën me një çelës ose kaçavidë (në varësi të njësisë elektrike).
Rregullimi i rripave të krahut
Për DUX18/UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
⚠PARALAJMËRIM: Mos e përdorni veglën nëse nuk mund të rregulloni gjatësinë e rripave të krahut brenda kufijve të ilustruar. Përdorimi i veglës me ekuilibrin e pasaktë të peshës mund ta sjellë veglën prerëse lart dhe mund të rezultojë në lëndim personal.
Kur zëvendësoni një aksesor me një tjetër, ekuilibri i peshës së pajisjes mund të ndryshojë. Në një rast të tillë, rregulloni gjatësinë e rripave të krahut si më poshtë.
▶ Fig.18: 1. Varësja
Rregulloni gjatësinë e rripave të krahut në mënyrë që:
- varësja pozicionohet 750 mm ose më larg nga toka,
- vegla prerëse pozicionohet 100 mm deri në 300 mm lart nga toka dhe,
- pjesa jo e mbrojtur e veglës prerëse horizontalisht është 750 mm ose më larg nga varësja.
Përdorimi i një koke prerëse prej najloni
Gjatë përdorimit, përdorni për prerje majën e fijes prerëse prej najloni. Ndërsa fija prerëse prej najloni konsumohet dhe shkurtohet me përdorimin e prerjes, përdoruesi duhet ta furnizojë atë manualisht. Për të furnizuar fijen prerëse prej najloni, koka prerëse prej najloni duhet përplasur në tokë gjatë rrotullimit.
SHËNIM: Nëse fija prerëse prej najloni nuk del, kthejeni prapa atë. Referojuni kapitullit "MIRËMBAJTJA."
MIRËMBAJTJA
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara inspektimit ose kryerjes së mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës apo kutinë e baterisë. Ndryshe, vegla prerëse ose pjesët e tjera mund të lëvizin dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë.
⚠️PARALAJMËRIM: Kur inspektoni ose kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Inspektimi i përgjithshëm
- Shtrëngoni bulonat, dadot dhe vidat e liruara.
- Kontrolloni për pjesë dhe fletë të dëmtuara. Kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë ato nëse është e nevojshme.
Mprehja e veglës prerëse
⚠ PARALAJMËRIM: Mos i mprihni vetë fletët prerëse. Mprehja manuale e çekuilibron fletën prerëse dhe mund të shkaktojë dridhje dhe dëmtim te pajisja.
Kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të Makita të mprehë dhe ribalancojë fletët prerëse të topitura.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE: Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Kutia e ingranazhit:
⚠ KUJDES: Mos aplikoni graso kur kutia e grasos është e nxehtë. Kutia e nxehtë e grasos mund të shkaktojë djegie.
Aplikoni graso (Shell Alvania 1 ose 2, ose ekuivalentin e saj) në kutinë e ingranazheve përmes vrimës së grasos rreth çdo 30 orë pune.
▶ Fig.19: 1. Vrima e grasos
Aksi i transmissionit:
Aplikoni graso (Shell Alvania 1 ose 2, ose ekuivalentin e saj) në aksin e transmissionit rreth çdo 30 orë pune.
▶ Fig.20
SHËNIM: Grasoja originale Makita mund të blihet nga shitësi juaj lokal i Makita.
Ndërrimi i fijes së najlonit
⚠PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm fijen e najlonit me diametrin e specifikuar në këtë manual përdorimi. Mos përdorni kurrë fije më të rëndë, tel metalik, litar ose materiale të ngjashme. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë dëmtim të veglës dhe të çojë në lëndim të rëndë personal.
⚠PARALAJMËRIM: Hiqeni gjithmonë kokën prerëse prej najloni nga vegla kur ndërroni fijen e najlonit.
⚠PARALAJMËRIM: Sigurohuni që kapaku i kokës prerëse prej najloni të sigurohet sïç duhet në fole sïç përshkruhet në këtë manual përdorimi. Mossigurimi i mirë i kapakut mund të bëjë që pjesët e kokës prerëse prej najloni të shkëputen dhe të shkaktojnë lëndime të rënda personale.
Zëvendësojeni fijen e najlonit nëse nuk del më. Metoda e zëvendësimit të fijes së najlonit varet nga lloji i kokës prerëse prej najloni.
96-M10L
▶ Fig.21
98-M10L
▶ Fig.22
Ndërrimi i diskut plastik
Ndërrojeni diskun nëse konsumohet ose thyhet.
▶ Fig.23
Kur instaloni diskun plastik, bashkërenditni drejtimi e shigjetës në fletë me atë të mbrojtëses.
Magazinimi
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Gjatë magazinimit të aksesorit veçmas nga njësia elektrike, vendosni kapakun në fund të boshtit.
▶ Fig.24
Intervali i inspektimit dhe i mirëmbajtjes
| Orë pune Përpara përdorimit Çdo ditë (10 orë) 30 orë | ||||
| E gjithë njësia Kontrolloni me sy përpjesë të dëmtuara | √ | - | - | |
| Të gjitha dadot dhe vidatfiksuese | Shtrëngimi | √ | - | - |
| Kutia e ingranazhit Aplikoni graso - - | √ | |||
| Aksi i transmissionit Aplikoni graso - - | √ | |||
| Fleta e prerësit Inspektoni vizualisht përdëmtim | √ | √ | - | |
| Njësia elektrike Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike | ||||
NDREQJA E DEFEKTEVE
Përpara se të kërkoni riparime bëni inspektimet tuaja. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk shpjegohet në manual, mos u mundoni të çmontoni makinerinë. Por për riparime drejtojuni Qendrave të Autorizuara të Shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë zëvendësuese Makita.
| Gjendja anormale Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi) Zgjidhja | ||
| Motori nuk ndizet. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Motori ndalon shpejt. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Shpejtësia e motorit nuk rritet. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Vegla prerëse nuk rrotullohet. ➔ Ndalojeni menjëherë motorin. | Aksesor i lirë i veglës prerëse | Shtrëngojeni mirë. |
| Vegla prerëse ka kapur një degë. | Hiqni objektin e huaj | |
| Sistem transmisioni jonormal Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi për riparim. | ||
| Njësia kryesore dridhet në mënyrëjonormale.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Vegël prerëse e thyer, e përthyer ose e konsumuar | Zëvendësoni veglën prerëse. |
| Aksesor i lirë i veglës prerëse Shtrëngojeni mirë. | ||
| Njëri skaj i fijes së najlonit është prishurdhe koka prerëse prej najloni ështëçekuilibruar. | Furnizojeni fijen prerëse prej najloni duke goditur kokën prerëse prej najloni në tokë. | |
| Aksesor i parregullt i veglës prerëse Vendoseni mirë. | ||
| Sistem transmisioni jonormal Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. | ||
| Fleta prerëse nuk ndalon menjëherë.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Njësia elektrike nuk funksionon mirë. | Referojuni manualit të përdorimit të njësisëelektrike. |
| Fija prerëse prej najloni nuk furnizohet. | Fija ka mbaruar ose ka ngecur në bobinë. | Kthejeni fijen prapa. |
| Fija prerëse prej najloni nuk ështëprerë në gjatësinë e duhur. | Prerësi i fijes në mbrojtës ështëdëmtuar ose mungon. | Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. |
| Fija zgjatet përtej mbrojtësit. Kthejeni fijen prapa. | ||
СПЕЦИФИКАЦИИ




