Airfryer XXL Connected HD9875 - Fryer PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Airfryer XXL Connected HD9875 PHILIPS në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Airfryer XXL Connected HD9875 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Airfryer XXL Connected HD9875 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT Airfryer XXL Connected HD9875 PHILIPS
Shqip E rëndësishme Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë.
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.
Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet te koshi.
Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë dhe brenda tij nuk ka ngecur asnjë ushqim. Paralajmërim
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga “Philips”, agjenti i tij i servisit apo persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.477 Shqip
Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga pajisja.
Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis 5°C dhe 40°C.
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde.
Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
Tava, koshi dhe aksesorët nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes, manovrojini gjithmonë me kujdes.
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual. Kujdes
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar prodhimin e akrilamidit).478 Shqip
Nëse pajisja ka buton për lirimin e koshit, ky buton nuk duhet të shtypet gjatë tundjes.
Tregoni kujdes gjatë pastrimit të zonës së sipërme të dhomës së gatimit: Rezistenca nxehëse, skaji i pjesëve metalike dhe mburoja e spërkatjes.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në Airfryer është skuqur plotësisht.
Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll Airfryer, edhe kur përdorni funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen e vonuar.
Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga Airfryer mund të dalë tym. Tregoni kujdes të veçantë kur përdorni funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen e vonuar.
Sigurohuni që funksioni i kontrollit nga largësia të përdoret vetëm nga një person në çdo rast.
Bëni kujdes kur gatuani ushqime që prishen shpejt kur përdorni funksionin e nisjes së vonuar (mund të krijohen baktere). Fushat elektromagnetike (EMF) Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike. Fikja automatike Airfryer-i është e pajisur me funksionin e fikjes automatike. Kur pajisja ndizet por nuk është në modalitetin e gatimit ose të mbajtjes ngrohët, do të kalojë në modalitet pasiv pas 10 minutash mosveprimi nga përdoruesi. Për ta fikur manualisht pajisjen, shtypni gjatë butonin rrotullues. Riciklimi
Ky simbol do të thotë se produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
Ndiqni rregullat shtetërore për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike. Garancia dhe mbështetja Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support. Deklarata e konformitetit Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se Airfryer HD9875 është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: https://www.philips.com.479 Shqip Airfryer HD9875 është pajisur me një modul WiFi, 2,4 GHz 802.11 b/g/n me një fuqi maksimale dalëse prej 92,9 mW EIRP. Përditësimet e softuerit dhe firmuerit Përditësimi është thelbësor për të garantuar privatësinë tuaj dhe funksionimin e duhur të Airfryer dhe të programit. Ju lutemi ta përditësoni gjithmonë programin në versionin më të fundit. Airfryer-i po përditëson automatikisht firmuerin e pajisjes. Shënim: Për t'i mundësuar Airfryer të përditësohet në versionin më të fundit të firmuerit, sigurohuni që të jetë lidhur me Wi-Fi e shtëpisë. Shënim: Përdorni gjithmonë programin dhe firmuerin më të fundit. Shënim: Përditësimet ofrohen kur ka përmirësime të softuerit. Shënim: Përditësimi i firmuerit nis automatikisht kur Airfryer është në modalitetin e pritjes. Ky përditësim zgjat disa minuta. Gjatë kësaj kohe Airfryer nuk mund të përdoret. Përputhshmëria e pajisjes Për informacion të detajuar në lidhje me përputhshmërinë e programit, shihni informacionin në App Store. Rivendosje fabrike Mund ta rivendosni firmuerin në cilësimet e fabrikës duke shtypur në të njëjtën kohë butonin e mbajtjes ngrohtë dhe butonin rrotullues për 10 sekonda. Pas kësaj, Airfryer nuk është më e lidhur me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë suaj dhe nuk është më e çiftuar me pajisjen tuaj inteligjente. Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.480 Shqip Shikim i përgjithshëm www.philips.com/parts-and-accessories HD9958
1 Paneli i kontrollit2 Sirtari3 Treguesi i nivelit të mbushjes4 Kosh me rrjetë të heqshme fundore5 Tigani6 Termometri i ushqimit (HD9958, shitet veç)7 Foleja e mbajtjes së kordonit8 Vrimat e daljes së ajrit9 Hyrja e ajrit10 Rrjeta e heqshme fundore11 Mburoja e spërkatjes481 Shqip Përmbledhja e panelit të komandave
1 Butoni i temperaturës 2 Butoni i mbajtjes ngrohtë 3 Butoni i rikujtesës së tundjes 4 Butoni i kthimit pas 5 Foleja e termometrit të ushqimit 6 Butoni i shpejtësisë së ajrit 7 Programet Auto-Cook 8 Treguesi i ruajtjes së ngrohtësisë 9 Treguesi i shpejtësisë së ulët të ajrit 10 Treguesi i shpejtësisë së lartë të ajrit 11 Treguesi i rikujtesës së tundjes 12 Butoni rrotullues 13 Unaza e dritës 14 Treguesi i copave 15 Treguesi Wi-Fi 16 Treguesi i nivelit të mbushjes 17 Treguesi i peshës 18 Treguesi i termometrit të ushqimit 19 Butoni i kohës Përshkrimi i funksioneve Butoni rrotullues dhe mbrapa Butoni rrotullues është komanda juaj qendrore. Mund ta rrotulloni dhe shtypni për të kaluar nëpër opsione të ndryshme të menysë dhe për të konfirmuar një veprim.
Mbani shtypur butonin rrotullues: fikni pajisjen. Pasi pajisja të jetë ndezur:
Shtypni butonin rrotullues: konfirmoni një veprim.
Aktivizoni butonin rrotullues: kaloni nëpër opsione të ndryshme të menusë ose ndryshoni cilësimin e gatimit.
Shtypni butonin e kthimit pas: kthehuni te hapi i mëparshëm.482 Shqip Programet Auto-Cook Programet Auto-Cook përbëjnë një nga veçoritë kryesore të Airfryer-it, gjë që ju mundëson të gatuani një shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë. Duke zgjedhur artikullin e dëshiruar ushqimor dhe duke rregulluar nivelin e mbushjes ose duke specifikuar sasinë e përbërësve, Airfryer-i do të caktojë automatikisht temperaturën e duhur dhe kohën e gatimit për vaktin tuaj. Përveç kësaj, Airfryer-i do t'ju njoftojë nëse nevojitet ndërveprim gjatë gatimit, si p.sh. tundja e patateve. Me rëndësi: Airfryer-i vjen së bashku me tetë programe standarde Auto-Cook të cilat mund të aktivizohen direkt nga pajisja. Megjithatë, për më shumë opsione, mund të aksesoni dhe të shkarkoni më shumë programe Auto-Cook përmes aplikacionit NutriU. Thjesht lidheni Airfryer-in në rrjet dhe çiftoni aparatin tuaj inteligjent me pajisjen për të eksploruar mundësi të reja gatimi. Termometri i ushqimit (HD9958, shitet veç) Termometri i ushqimit i cili shitet veç mund të përdoret për ta gatuar ushqimin në nivelin e dëshiruar të gatishmërisë. Vendosni njërin skaj të termometrit të ushqimit te ushqimi dhe skajin tjetër në folenë e termometrit të ushqimit (shih kapitullin “Termometri i ushqimit”). Koha e gatimit Në modalitetin e gatimit “Gatim manual”, mund të caktoni kohën e gatimit nga 1 minutë deri në 180 minuta. Në programet Auto-Cook, nuk keni nevojë të vendosni një kohë gatimi, pasi programi Auto-Cook e gatuan ushqimin sipas madhësisë së porcionit ose nivelit të dëshiruar të gatishmërisë. Në modalitetin e gatimit “Termometri i ushqimit”, nuk keni nevojë të vendosni kohë gatimi, pasi gatimi përfundon automatikisht sapo të arrihet temperatura e caktuar bazë e termometrit të ushqimit. Temperatura e gatimit Në modalitetin e gatimit “Gatim manual”, mund ta vendosni temperaturën e gatimit nga 40°C deri në 200°C. Në modalitetin e gatimit “Programet Auto-Cook”, nuk keni nevojë të vendosni temperaturë gatimi sepse temperatura e gatimit vendoset automatikisht. Temperatura bazë Në modalitetin e gatimit “Termometri i ushqimit”, mund ta vendosni temperaturën bazë të ushqimit midis 30°C dhe 99°C. Temperatura në qendër të ushqimit do ta arrijë temperaturën e caktuar bazë në fund të procesit të gatimit.483 Shqip Shënim: Temperatura bazë nuk është e barabartë me temperaturën e gatimit. Shpejtësitë e larta dhe të ulëta të ajrit Airfryer-i vjen me dy cilësime të ndryshme të shpejtësisë së ajrit: shpejtësi e ulët e ajrit dhe shpejtësi e lartë e ajrit. Në modalitetin e gatimit “Programet Auto-Cook”, shpejtësia e ajrit vendoset automatikisht. Në modalitetet e gatimit “Gatim manual” ose “Termometri i ushqimit”, duhet ta vendosni manualisht shpejtësinë e ajrit duke shtypur butonin e shpejtësisë së ajrit. Për gatimet tipike të furrës, si lazanja, rosto, ëmbëlsira etj. dhe për një kohë të gjatë gatimi, përdorni shpejtësinë e ulët të ajrit. Për raste tipike përdorimi të Airfryer, si p.sh. patate të skuqura, kofshë pule, fileta peshku etj. dhe për kohë më të shkurtër gatimi, përdorni shpejtësinë e lartë të ajrit. Shënim: Nëse zgjidhni shpejtësinë e ulët të ajrit, pajisja punon në modalitet të heshtur. Funksioni i mbajtjes ngrohtë Airfryer vjen me një modalitet mbajtjeje ngrohtë. Për ta aktivizuar këtë modalitet, thjesht shtypni butonin "mbaj ngrohtë" në çfarëdo momenti gjatë procesit të gatimit, qoftë para se ta filloni gatimin, midis fazave, apo në fund të një seance gatimi. Për më shumë informacion shihni kapitullin “Mbajtja ngrohtë”. Rikujtesa e tundjes Airfryer-i vjen së bashku me veçorinë e rikujtesës së tundjes e cila mund të aktivizohet para se të nisni seancën tuaj të gatimit. Kjo veçori dërgon një njoftim në gjysmë të kohës së gatimit, duke ju rikujtuar që ta tundni ushqimin për të pasur në fund një ushqim të gatuar në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo veçori është e dobishme veçanërisht kur gatuani ushqime të ndara në shumë copa, si p.sh. lloje të ndryshme patatesh. Përveç kësaj, kjo veçori mund të përdoret si rikujtesë për t'i kthyer ushqimet, si p.sh. kofshat e pulës, nga ana tjetër. Rikujtesa e tundjes çaktivizohet në mënyrë të paracaktuar. Mund ta aktivizoni përpara ose pas procesit të gatimit duke shtypur butonin "rikujtesa e tundjes". Njoftimet zanore Ndonjëherë mund të dëgjoni një tingull, për shembull kur pajisja ka përfunduar gatimin, ose kur kërkohet një veprim gjatë gatimit, p.sh., tundja ose rrotullimi i ushqimit. Unaza e dritës Airfryer-i vjen së bashku me një unazë drite të animuar, e cila përmirëson përdorshmërinë e Airfryer-it tuaj. Modaliteti i rrotullimit: Unaza e dritës rrotullohet rreth e qark gjatë kohës që kryhet një përditësim.484 Shqip Modaliteti i qetësimit: Unaza e dritës pulson me ngadalë nëse shtypni butonin rrotullues gjatë gatimit. Në këtë rast pajisja është në modalitet pushimi. Pulsim i shpejtë: Ose nëse sirtari është i hapur kur unaza është duke pulsuar shpejt, ose për shembull gjatë procesit të çiftimit kur pajisja po pret që të shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar. Focus mode: e.g if the appliance is asking for the filling level. Ngrohja paraprake Airfryer-i vjen së bashku me funksionin e ngrohjes paraprake, i cili mund të përdoret për ta ngrohur paraprakisht Airfryer-in në temperaturën e dëshiruar. Nëse shtypni butonin rrotullues pa caktuar një kohë, do të aktivizohet modaliteti i ngrohjes paraprake dhe ju do të merrni një njoftim zanor kur të arrihet temperatura e dëshiruar. Përpara përdorimit të parë 1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit. 2 Hiqni çdo ngjitëse ose etiketë (nëse ka) nga pajisja. 3 Hiqni shtresën mbrojtëse nga ekrani. 4 Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara përdorimit të parë (shih kapitullin "Pastrimi"). Përgatitjet para përdorimit të parë Vendosja e rrjetës së heqshme fundore 1 Hapni sirtarin duke tërhequr dorezën. 2 Hiqni koshin duke ngritur dorezën.485 Shqip
3 Futni rrjetën e heqshme fundore në folenë në anën djathtë poshtë të koshit. Shtyjeni rrjetën fundore për poshtë derisa të puthitet në vend (“klik” në të dy anët). 4 Vendoseni koshin në tigan. 5 Tërhiqeni sirtarin mbrapsht në Airfryer nga doreza. Shënim: Asnjëherë mos e përdorni tiganin pa kosh. Lidhja e Airfryer-it me aplikacionin NutriU Me rëndësi: Sigurohuni që telefoni juaj inteligjent të jetë i lidhur me rrjetin WiFi të shtëpisë përpara se të filloni procesin e konfigurimit të WiFi-së. Me rëndësi: Sigurohuni që ta lidhni Airfryer-in me rrjetin WiFi të shtëpisë 2,4 GHz 802.11 b/g/n. Çiftoni Airfryer-in me aplikacionin NutriU 1 Skanoni kodin QR për të shkarkuar aplikacionin NutriU. Aplikacionin NutriU mund ta shkarkoni nga App Store ose nga faqja e internetit www.philips.com/NutriU.486 Shqip NutriU 2 Hapni aplikacionin Philips NutriU në telefonin tuaj inteligjent. 3 Ndiqni udhëzimet në ekran derisa të arrini te faqja "Konfigurimi i pajisjes". Shënim: Ju rekomandojmë të shkarkoni programin NutriU dhe të shtoni Airfryer në program sapo ta konfiguroni pajisjen për herë të parë. Kjo ju mundëson ta përdorni Airfryer më së miri, për shembull, për gatime në distancë (i nisni recetat ose programet e gatimit automatik nga programi, merrni njoftime kur ushqimi është gati etj.) dhe për të marrë përditësimet më të fundit të firmuerit. Shënim: Për të përdorur veçoritë e lidhjes, ju nevojitet një llogari. Gjatë procesit të hapave të parë, duhet të regjistroni një llogari të re ose të identifikoheni me një llogari ekzistuese. 4 Futeni pajisjen në prizë. 5 Shtypni butonin rrotullues për të ndezur pajisjen. 6 Ndiqni hapat në aplikacion për ta lidhur Airfryer-in me WiFi-në dhe për ta çiftuar Airfryer-in me telefonin inteligjent. Shënim: Gjatë këtij procesi në aplikacionin NutriU, do t'ju kërkohet që në një moment të caktuar të bëni një shtypje të gjatë shtesë (4 sekonda) në pajisje për të nisur procesin e konfigurimit. Prandaj, sigurohuni që të qëndroni afër Airfryer-it derisa të lidhet. Me rëndësi: Telekomanda: mund ta kontrolloni Airfryer nga distanca nëpërmjet programit (p.sh. të dërgoni një recetë, të ndaloni gatimin etj.) vetëm nëse keni piketuar “remote consent” në programin NutriU, që gjendet në profilin tuaj të NutriU. Me rëndësi: Çiftimi me një përdorues: Airfryer mund të komandohet në distancë nga vetëm një përdorues gjatë një kohe të caktuar. Nëse një përdorues i dytë dëshiron ta komandojë Airfryer dhe të përdorë programin NutriU, duhet të ndjekë procesin e çiftimit. Pasi të çiftohet, përdoruesi i parë do të ççiftohet automatikisht. Me rëndësi: Procesi i konfigurimit të Wi-Fi mund të anulohet nëpërmjet programit ose duke e hequr Airfryer nga priza. Treguesi Wi-Fi Treguesi WiFi është i fikur. Wi-Fi është joaktive. Treguesi WiFi është i ndezur. WiFi është aktiv dhe i lidhur me ruterin.487 Shqip Treguesi Wi-Fi vezullon ngadalë. Lidhja Wi-Fi është në proces. Pajisja është në procesin e çiftimit ose është duke u lidhur me ruterin. Treguesi Wi-Fi vezullon shpejt. Gabim i lidhjes Wi-Fi. Shënim: Mund ta nisni procesin e çiftimit duke mbajtur shtypur butonin e kohës për 4 sekonda. Shënim: Nëse hasni ndonjë vështirësi gjatë procesit të konfigurimit të WiFi-së, si p.sh, ndalimi në gjysmë të procesit dhe moskryerja e procesit, ose probleme të lidhjes me rrjetin Wi-Fi, mund ta filloni sërish procesin duke mbajtur shtypur butonin e kohës për 4 sekonda. Shënim: Nëse ju duhet që ta rivendosni firmuerin në cilësimet e fabrikës, thjesht shtypni dhe mbani shtypur njëherazi për 10 sekonda butonin e mbajtjes ngrohtë dhe butonin rrotullues. Tryeza e ushqimit Tryeza më poshtë ju ndihmon të zgjidhni cilësimet bazë për llojet e ushqimit që dëshironi të përgatisni. Shënim: Vini re se këto cilësime janë sugjerime. Duke qenë se përbërësit ndryshojnë në origjinë, madhësi, formë, si dhe markë, ne nuk mund të garantojmë cilësimin optimal për përbërësit tuaj. Shënim: Kur përgatisni sasi të mëdha ushqimi (p.sh. patate, karkaleca, kofshë pule, ushqime të ngrira), tundini, kthejini ose trazojini përbërësit në kosh 2 a 3 herë për të arritur rezultate të njëtrajtshme. Shënim: Shumica e përbërësve në këtë listë mund të gjenden në programet e gatimit automatik në aplikacionin NutriU. Përbërësit Sasia min.- maks. Koha (min) Tempe ratura Shpej tësia e ventil atorit Shënim Patate të skuqura shtëpie (10 x 10 mm/0,4 x 04 in) Niveli i mbushjes
180°C Shpejt ësi e lartë Zhytini 30 minuta në ujë të ftohtë ose 3 minuta në ujë të vakët (40°C/104°F), thajini dhe më pas shtoni 1 lugë gjelle vaj për 500 g/18 oz. Tundini dy herë. Copa patatesh shtëpie Niveli i mbushjes
180°C Shpejt ësi e lartë Zhytini 30 minuta në ujë, thajini dhe pastaj shtoni 1/4 deri në 1 lugë gjelle vaj. Tundini, kthejini ose trazojini dy herë.488 Shqip Përbërësit Sasia min.- maks. Koha (min) Tempe ratura Shpej tësia e ventil atorit Shënim Ushqime çasti të ngrira (kroketa pule) Niveli i mbushjes 1-6 (6 - 50 copë)
12 - 19 200°C Shpejt
ësi e lartë Gati kur të jenë të verdha si ar dhe krokante nga jashtë. Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë. Ushqime çasti të ngrira (role të vogla rreth 20 g/0,7 oz)
ësi e lartë Gati kur të jenë të verdha si ar dhe krokante nga jashtë. Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë. Gjoks pule Rreth 160 g/6 oz
1 - 6 copë 20 - 25 180°C Shpejt
ësi e lartë Copa krokante pule me thërrime buke të bëra në shtëpi
3 - 18 copë 15 - 20 180°C Shpejt
ësi e lartë Shtoni vaj te thërrimet e bukës. Gati kur të jenë në të verdhë si ar. Krahë pule Rreth 100 g/3,5 oz
2 - 25 copë 15 - 40 200°C Shpejt
ësi e lartë Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë. Thela mishi pa kockë Rreth 150 g/5,3 oz
1 - 5 thela 19 - 25 200°C Shpejt
ësi e lartë Hamburger Rreth 200 g (diametri 10 cm/4 in)
1 - 4 qofte 15 - 18 200°C Shpejt
ësi e lartë Salsiçe të trasha Rreth 100 g/3,5 oz (diametri 4 cm/1,6 in)
1 - 12 copë 12 - 20 200°C Shpejt
ësi e lartë Salsiçe të holla Rreth 70 g/2,5 oz (diametri 2 cm/0,8 in)
1 - 12 copë 10 - 18 200°C Shpejt
ësi e lartë Rosto derri 800 - 2400 g 90 - 140 160°C Shpejt ësi e ulët Lëreni të pushojë për 5 minuta përpara se ta prisni. Fileta peshku (salmon) Rreth 200 g
1 - 5 copë 18 - 22 200°C Shpejt
ësi e lartë Për të evituar ngjitjen, vendoseni anën e lëkurës në fund dhe shtoni ca vaj. Fileta peshku (merluc, butakë)
1 - 4 copë 7 - 14 200°C Shpejt
ësi e lartë489 Shqip Përbërësit Sasia min.- maks. Koha (min) Tempe ratura Shpej tësia e ventil atorit Shënim Kek (kek me gjalpë) duke përdorur aksesorët e pjekjes Aksesori i pjekjes Niveli i mbushjes
ësi e ulët Përdorni aksesorin e pjekjes. Kekë të vegjël Rreth 50 g/1,8 oz
1 - 9 copë 13 - 15 180°C Shpejt
ësi e lartë Përdorni kupa silikoni nxehtësiduruese për kekë të vegjël. Bukë e thekur/role buke të paragatuara
1 - 12 6 - 13 180°C Shpejt
ësi e lartë Bukë e freskët 500 - 1700 g 35 - 80 180°C Shpejt ësi e ulët Forma mund të jetë sa më e rrafshët të jetë e mundur për të parandaluar takimin e rezistencës nga buka gjatë fryrjes. Simite të bëra në shtëpi Rreth 80 g/2,8 oz
1 - 6 copë 12-16 180°C Shpejt
ësi e ulët Gështenja Niveli i mbushjes
ësi e lartë Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë. Perime të përziera (të prera trashë) Niveli i mbushjes
ësi e lartë Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë. Përdorimi i Airfryer Kujdes: Kjo është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër. Kujdes: Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë. Kujdes: Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Kujdes: Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale. 1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë. Sigurohuni që sirtari të mund të hapet tërësisht.490 Shqip Shënim: Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes. 2 Tërhiqni kordonin elektrik nga foleja e mbajtjes së kordonit mbrapa pajisjes. 3 Futeni spinën në prizë. 4 Hapni sirtarin duke tërhequr dorezën. 5 Vendosini përbërësit në kosh. Shënim: Mos e mbushni shportën përtej treguesit "MAX", pasi mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar. 6 Rrëshqiteni sirtarin përsëri në Airfryer. 7 Shtypni butonin rrotullues për të ndezur pajisjen. 8 Zgjidhni mënyrën e gatimit që dëshironi të përdorni (shih kapitullin "Mënyrat e gatimit"). 9 Vendosni nëse doni të përdorni modalitetin manual, të zgjidhni një program Auto-Cook apo të përdorni një termometër për të gatuar (shihni "Modalitetet e gatimit"). Kujdes: Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda. Nëse e ngrohni pajisjen pa koshin, përdorni dorezat e furrës për të hapur sirtarin. Skajet dhe brendësia e sirtarit bëhen shumë të nxehta. Kujdes: Mos i prekni tiganin dhe shportën gjatë përdorimit dhe për ca kohë pas përdorimit, pasi nxehen shumë. 10 Shtypni butonin rrotullues për të filluar gatimin. Shënim: Mund të shtypni butonin rrotullues për ta ndaluar procesin e gatimit dhe mund ta rrotulloni për të ndryshuar cilësimet e gatimit. Shtypni përsëri butonin rrotullues për të rifilluar gatimin.491 Shqip 11 Kur dëgjoni zilen e kohëmatësit, është koha për të tundur ushqimin ose koha e gatimit ka kaluar. Shënim: Gjithmonë sigurohuni që ushqimi juaj të jetë gatuar plotësisht përpara se ta shërbeni. Shënim: Disa programe të gatimit automatik ju njoftojnë kur kërkohet tundja ose rrotullimi i ushqimit. Airfryer do të dërgojë një sinjal zanor kur është koha për ta tundur ose kthyer. Shënim: Mënyra më e mirë për ta tundur është të hapni sirtarin dhe ta hiqni koshin nga tigani dhe ta tundni. Më pas rrëshqitni tiganin me shportën përsëri në pajisje. Pajisja do të rifillojë automatikisht gatimin. Shënim: Për të anuluar çdo proces në ekzekutim, kthehuni te menuja kryesore duke shtypur butonin e kthimit. 12 Hapni sirtarin duke tërhequr nga doreza dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati. Shënim: Nëse ushqimi nuk gatuhet në nivelin e duhur të gatishmërisë, mund ta shtoni kohën duke shtypur butonin e kohës dhe përzgjedhur kohën që dëshironi. Shtypni butonin rrotullues për të filluar gatimin edhe për disa minuta. 13 Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh. patatet e skuqura), nxirreni koshin nga tigani me anë të dorezës. Kujdes: Pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit, tigani, koshi, kutia e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në Airfryer, mund të dalë avull nga tigani. 14 Zbrazeni përmbajtjen e koshit në një tas ose pjatë. Hiqeni gjithnjë koshin nga tigani për të zbrazur përmbajtjen, pasi mund të ketë vaj të nxehtë në fund të tiganit. Shënim: Për të hequr përbërës të mëdhenj ose të brishtë, përdorni një palë kapëse për ngritjen e përbërësve. Shënim: Vaji i tepërt ose yndyra e përdorur nga përbërësit mblidhen në fund të tiganit. Shënim: Në varësi të llojit të përbërësve në gatim, mund të dëshironi ta derdhni me kujdes vajin ose yndyrën e përdorur jashtë tiganit pas çdo grupi ose përpara tundjes a rifutjes së koshit në tigan. Vendoseni koshin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë. Duke mbajtur doreza të sigurta për furrë, nxirreni tiganin nga kanalet e veta dhe vendoseni në një sipërfaqe nxehtësiduruese. Derdheni vajin e tepërt ose yndyrën e përdorur. Kthejeni tiganin në sirtar dhe shportën në tigan. Shënim: Kur një grup përbërësish janë gati, Airfryer është në çast gati për të bërë grupin e radhës.492 Shqip Përdorimi i termometrit të ushqimit (HD9958, shitet veç) Vendosja e termometrit të ushqimit Termometri i ushqimit mund të përdoret për biftek, bërxolla, gjoks pule, fileta peshku etj. 1 Pastrojeni termometrin e ushqimit para dhe pas përdorimit - përdorni ujë të ngrohtë dhe me sapun. 2 Futeni termometrin në qendër të pjesës më të trashë të ushqimit. Kujdes: Maja e termometrit të ushqimit është e theksuar. Shënim: Sigurohuni që maja e termometrit të jetë futur drejt në qendër të pjesës më të trashë të ushqimit, jo me kënd nga fundi ose sipër tij. Shënim: Sigurohuni që termometri të jetë afër, por jo duke prekur kockën dhe larg çdo yndyre apo kërci. Shënim: Pjesa më e trashë e filetës mund të mos jetë qendra. Është e rëndësishme që fundi i termometrit të kapë pjesën më të trashë në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara. Shënim: Kur skuqni një pulë të tërë në ajër, sigurohuni që termometri të mos shkojë deri në gjoks nga zgavra. Shënim: Mos e përdorni termometrin e ushqimit nëse ushqimi është më pak se 2 cm i trashë. Ndiqni hapat e mëposhtëm për ta drejtuar termometrin në qendër të ushqimit. 1 Kapeni kërcellin metalik të termometrit dhe vendoseni majën në qendër të ushqimit. 2 Mbani gishtat në të njëjtin pozicion kapjeje dhe futeni termometrin në qendër të pjesës më të trashë të ushqimit. Shënim: Në varësi të artikullit ushqimor, nuk është gjithmonë e nevojshme ta fusni plotësisht kërcellin metalik të termometrit të ushqimit.493 Shqip Çfarë duhet bërë Çfarë s'duhet bërë Shënim: Kur gatuani të gjithë pulën, sigurohuni që termometri të mos kalojë përmes gjoksit deri në zgavër. Shënim: Mund të përdorni edhe shenjat për të përcaktuar si fillim qendrën e pjesës më të trashë të ushqimit tuaj. Përdorni gishtat për të kujtuar se sa thellë ju duhet që ta fusni termometrin e ushqimit. Shënim: Duke i mbajtur gishtat në pikën e shënuar të termometrit, futeni termometrin e ushqimit në qendrën e ushqimit. Matni trashësinë e ushqimit tuaj Mund ta përdorni termometrin e ushqimit për të matur trashësinë e ushqimit. 1 Vendoseni termometrin e ushqimit pranë ushqimit dhe kontrolloni se cila shenjë arrin në majë të ushqimit.494 Shqip
2 Vendosni vlerën nga 1 në 6 kur ju kërkohet trashësia nëse gatuani me njëprogram Auto-Cook në aplikacionin NutriU.Shënim: Ky funksion disponohet vetëm kur përdorni aplikacionin NutriU dhe ehapni programin Auto-Cook që atje.Shënim: Mos e përdorni termometrin e ushqimit nëse ushqimi është më pak se 2cm i trashë. Mënyrat e gatimit Mode (Modaliteti) Mënyrat Programet Auto-Cook Zgjidhni programin Auto-Cook. Caktoni nivelin e mbushjes,numrin e copave ose peshën, më pas filloni gatimin.Gatim manual Vendosni manualisht kohën e gatimit, temperaturën dheshpejtësinë e ajrit dhe filloni gatimin.Termometri i ushqimit Vendosni manualisht temperaturën bazë, temperaturën egatimit dhe shpejtësinë e ajrit dhe filloni gatimin. Programet Auto-Cook 1 Kur e ndizni Airfryer-in duke shtypur butonin rrotullues, keni hyrë në mënyrëtë paracaktuar në modalitetin “Programet Auto-Cook”.Shënim: Nëse keni gatuar diçka tjetër tashmë para se të gatuani me njëprogram Auto-Cook, mund të hyni në modalitetin “Programet Auto-Cook”duke shtypur butonin e kthimit pas.2 Mund të zgjidhni deri në 8 programe Auto-Cook në Airfryer-in tuaj.Rrotullojeni butonin rrotullues për të zgjedhur një program. Patate të ngrira Patate të skuqura shtëpie Kofshë pule Peshk Thelë mishi Pulë e plotë Perime Kekë të vegjël 3 Rrotulloni butonin rrotullues për të zgjedhur programin Auto-Cook që junevojitet. Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar.4 Në varësi të ushqimit, mund t'ju kërkohet të vendosni nivelin e mbushjes,numrin e copave ose peshën. Rrotullojeni butonin rrotullues për të zgjedhursasinë e ushqimit që keni futur në kosh.5 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar.Shënim: Përdorni shenjat e treguara në shportë si referencë për të vendosurnivelin e duhur të mbushjes.495 Shqip Shënim: Përpara se të zgjidhni nivelin e mbushjes, sigurohuni që gjithmonë ta shpërndani ushqimin në mënyrë të barabartë në shportë. Shënim: Kur përdorni programin Auto-Cook "Pulë e plotë", duhet të vendosni peshën e artikullit ushqimor. Përdorni një peshore për të përcaktuar peshën ose mund të gjeni peshën edhe në paketimin e ushqimit tuaj. 6 Airfryer-i do të shfaqë temperaturën dhe kohën që ka llogaritur automatikisht në bazë të zgjedhjes suaj. Mund ta aksesoni këtë informacion lehtësisht në pajisjen tuaj pasi alternohet midis të dyjave. Përveç kësaj, Airfryer-i do të tregojë nëse është zgjedhur shpejtësia e lartë apo e ulët e ajrit. Skuqja e patateve të shtëpisë Për patate fantastike shtëpie në Airfryer:
Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse.
Është mirë që të skuqni patate të skuqura në pjesë deri në nivelin e mbushjes 4 për një rezultat të barabartë. 1 Qëroni patatet dhe pritini në shkopinj. Patatet e mëdha priren të jenë më pak krokante se të voglat. 2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30 minuta. 3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë enësh ose letre. 4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj. 5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që vaji të mbetet në tas. Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan. 6 Hidhini patatet e prera në kosh. 7 Nisni programin Auto-Cook të patate të skuqura shtëpiake dhe tundeni kur të njoftoheni. Gatim manual 1 Për të hyrë në modalitetin e gatimit manual, thjesht shtypni butonin e temperaturës ose të kohës. 2 Nëse keni zgjedhur butonin e temperaturës, rrotulloni butonin rrotullues për të vendosur temperaturën e dëshiruar midis 40°C dhe 200°C dhe më pas shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar. 3 Vendosni kohën e gatimit duke rrotulluar butonin rrotullues. Mund të zgjidhni një kohë midis 1 dhe 180 minuta. Shënim: Nëse shtypni butonin rrotullues pa vendosur një kohë, do të aktivizohet modaliteti i ngrohjes paraprake dhe do të merrni një njoftim zanor kur të arrihet temperatura e dëshiruar. 4 Zgjidhni shpejtësinë e lartë apo të ulët të ajrit duke shtypur butonin e shpejtësisë së ajrit dhe duke zgjedhur preferencën tuaj. 5 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar zgjedhjen tuaj dhe për të filluar gatimin.496 Shqip Shënim: Për të marrë një rikujtesë tundjeje pas gjysmës së kohës së gatimit, aktivizoni butonin e rikujtesës së tundjes. Shënim: Nëse ju duhet ta ndaloni procesin e gatimit për të tundur ushqimin, për të shtuar përbërësit ose për të rregulluar parametrat e gatimit, thjesht shtypni butonin rrotullues. Për të vazhduar gatimin, shtypni sërish butonin rrotullues. Termometri i ushqimit Kini parasysh se për të përdorur veçorinë "Termometri i ushqimit", do t'ju duhet ta blini termometrin e ushqimit veç (HD9959). Pasi të merrni termometrin, ndiqni këto hapa. 1 Vendoseni termometrin e ushqimit tek ushqimi juaj siç përshkruhet te seksioni "Vendosja e termometrit të ushqimit" në manual. Shënim: Është e rëndësishme që ta vendosni siç duhet për të arritur rezultate të sakta. 2 Vendoseni ushqimin bashkë me termometrin në kosh. 3 Përdorni vjaskën në tigan për ta drejtuar kabllon në pozicionin e duhur. 4 Vendoseni termometrin në prizën e posaçme të Airfryer-it. 5 Mbylleni sirtarin dhe sigurohuni që kablloja nuk po shtypet. 6 Rrotulloni butonin rrotullues për të vendosur temperaturën e dëshiruar bazë, e cila do të matet me majën e termometrit të ushqimit. Mund të zgjidhni një temperaturë nga 30°C deri në 99°C. 7 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar. 8 Rregulloni temperaturën e gatimit duke rrotulluar butonin rrotullues. Mund të zgjidhni një temperaturë midis 40°C dhe 200°C. 9 Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar. 10 Zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të ajrit duke shtypur butonin e shpejtësisë së ajrit. Mund të zgjidhni midis shpejtësisë së lartë ose të ulët të ajrit. Shënim: Gjatë gatimit, mund të shihni në ekran edhe temperaturën e gatimit edhe temperaturën bazë. 11 Procesi i gatimit përfundon automatikisht kur arrihet temperatura bazë. Tabela e mëposhtme ju jep një udhëzim se cila temperaturë të brendshme duhet vendosur. Artikull ushqimor Niveli i gatishmërisë Temperatura bazë Shpendë në përgjithësi Pjekur 80-85°C Gjoks shpendësh Të lëngshme 70-74°C Pjekur pak 45-50°C Mesatar 55-60°CMish lope, viç, qengj, mish dreri Pjekur mirë 65-70°C Mish derri në përgjithësi Pjekur 70-73°C Ijë derri Mesatar 58-63°C497 Shqip E tejdukshme 50-55°C Peshk Pjekur 60-65°C Patate e plotë Pjekur 92-95°C Bukë Pjekur 90-95°C Shënim: Temperatura e sugjeruar bazë nuk përkon doemos me temperaturën e brendshme minimale të sigurt të ushqimit. Shënim: Temperatura e brendshme e ushqimit të gatuar do të vazhdojë të rritet disa gradë pasi të jetë nxjerrë ushqimi nga pajisja. Mbajeni ngrohtë Funksioni i mbajtjes ngrohtë i Airfryer-it mund të aktivizohet në çdo moment, qoftë përpara fillimit të procesit të gatimit, gjatë gatimit ose pas përfundimit të procesit të gatimit. 1 Shtypni butonin e mbajtjes ngrohtë. Shënim: Për të ndryshuar kohën e mbajtjes ngrohtë, rrotulloni butonin rrotullues për të caktuar një kohë nga 1 deri në 30 minuta. Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar vendosjen e kohës së mbajtjes ngrohtë. 2 Shtypni butonin rrotullues për të filluar mbajtjen ngrohtë. Shënim: Mund të ndaloni për të mbajtur ngrohtë duke shtypur butonin rrotullues. Shënim: Kini parasysh se përdorimi i funksionit të mbajtjes ngrohtë mund të ndikojë në nivelin e gatishmërisë të disa ushqimeve, si p.sh. biftekut, i cili kërkon një nivel specifik gatimi. Pastrimi Paralajmërim: Lëreni shportën, tiganin dhe pjesën e brendshme të pajisjes të ftohet plotësisht përpara se të filloni pastrimin. Paralajmërim: Tava dhe koshi i pajisjes kanë një shtresë që nuk ngjit. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse. Këshillë: Hiqni tiganin dhe shportën që Airfryer të ftohet më shpejt. 1 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit. 2 Pastroni tiganin, shportën në një makinë enëlarëse. Gjithashtu mund t'i pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit"). Këshillë: Nëse në tigan ose në kosh ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni në ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në tigan498 Shqip ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator. Këshillë: Nëse është e nevojshme, mbetjet e yndyrës që janë ngjitur në mburojën e spërkatjes, mund të hiqen me një sfungjer ose furçë. Këshillë: Futeni koshin në tigan dhe vendosini përmbys kur i lani në enëlarëse për të kursyer hapësirë. 3 Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të njomë. Sigurohuni që të mos mbetet lagështi mbi panelin e kontrollit. Thani panelin e kontrollit me një leckë pasi ta keni pastruar. 4 Pastroni mburojën e spërkatjes me një sfungjer ose një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje yndyre. 5 Pastrojeni sirtarin dhe brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe sfungjer jogërryes.499 Shqip HD9958 Vendruajtja 1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet. 2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani. 3 Futeni kordonin në folenë e ruajtjes së kordonit. Shënim: Mbajeni gjithmonë Airfryer horizontalisht kur e transportoni. Sigurohuni gjithashtu që ta mbani sirtarin në pjesën e parme të pajisjes pasi mund të rrëshqasë jashtë pajisjes nëse anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë dëmtimin e sirtarit. Shënim: Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të Airfryer, p.sh. rrjeta e heqshme fundore etj., të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk e zgjidhni problemin duke përdorur informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për listën e pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin tuaj. Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pjesa e jashtme e pajisjes nxehet gjatë përdorimit. Nxehtësia brenda rrezaton në muret e jashtme. Kjo është normale. Të gjitha dorezat dhe pullat që duhet të prekni gjatë përdorimit qëndrojnë mjaftueshëm të ftohta për t'i prekur.500 Shqip Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes mund të nxehen gjithnjë kur pajisja ndizet për t'u siguruar që ushqimi të gatuhet siç duhet. Këto pjesë janë gjithmonë shumë të nxehta për t'u prekur. Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë më të gjatë, disa zona nxehen shumë për t'u prekur. Këto zona janë shënuar në pajisje me ikonën e mëposhtme: Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e tyre, pajisja është plotësisht e sigurt për t'u përdorur. Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja. Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve. Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje. Sasia e përbërësve në kosh është shumë e madhe. Mos e tejmbushni koshin ose mos e tejkaloni nivelin maksimal 6 të mbushjes. Përbërës të llojeve të caktuara mund të jetë nevoja të tunden deri në gjysmën e kohës së gatimit. Sa më e mbushur të jetë shporta aq më shpesh rekomandohet të tundet. Airfryer nuk ndizet. Pajisja nuk është në prizë. Kontrolloni nëse spina është futur siç duhet në prizën e murit. Disa pajisje janë të lidhura në një prizë. Airfryer ka fuqi të lartë. Provoni një prizë tjetër dhe kontrolloni siguresat. Dalloj disa zona të rrjepura brenda Airfryer sime. Disa njolla të vogla mund të shfaqen brenda tiganit të Airfryer për shkak të prekjes ose gërvishtjes së rastësishme të veshjes (p.sh. gjatë pastrimit me mjete të forta pastrimi dhe/ose gjatë futjes së koshit). Mund ta parandaloni dëmtimin duke e ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e futni koshin me kënd, ana e tij mund të përpiqet kundër mureve të tiganit duke shkaktuar ciflosjen e veshjes. Nëse ndodh diçka e tillë, vini re se kjo nuk është e rrezikshme pasi të gjitha materialet e përdorura janë të sigurta për përdorim ushqimor.501 Shqip Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Del tym i bardhë nga pajisja. Po gatuani përbërës të yndyrshëm. Derdheni me kujdes tepricën e vajit ose të yndyrës nga tigani dhe vazhdoni me gatimin. Tigani përmban ende mbetje të yndyrshme nga përdorimi i mëparshëm. Tymi i bardhë shkaktohet nga mbetjet e yndyrshme që ngrohin tiganin. Pastrojeni gjithnjë me kujdes tiganin dhe koshin pas çdo përdorimi. Buka ose kuvertura nuk ngjitet mirë me ushqimin. Thërrime të vogla buke mund të shkaktojnë tym të bardhë. Shtypeni mirë mbulimin me bukë ose kuverturën me ushqimin për t'u siguruar që të ngjisin. Marinadat, lëngjet e ndryshme ose të mishit spërkaten në yndyrën e përdorur. Takojeni ushqimin derisa të thahet përpara se ta vendosni në kosh. Llamba e Wi-Fi në Airfryer time nuk ndizet më. - Airfryer nuk është më e lidhur me Wi-Fi të shtëpisë. - Keni ndryshuar rrjetin WiFi të shtëpisë. Filloni procesin e konfigurimit të WiFi-së dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion. Programi tregon se procesi i çiftimit nuk është i suksesshëm. Një përdorues tjetër e ka çiftuar Airfryer me një pajisje tjetër inteligjente dhe është duke gatuar. Prisni derisa përdoruesi tjetër të ketë përfunduar procesin aktual të gatimit dhe riçiftojeni pajisjen inteligjente me Airfryer. Ekrani i fritezës tregon "E1". Friteza mund të ruhet në një vend ku bën shumë ftohtë. Nëse e keni mbajtur pajisjen diku me temperaturë të ulët ambienti, lëreni të vijë në temperaturën e ambientit të ri për të paktën 15 minuta përpara se ta fusni në prizë. Nëse ekrani vazhdon të tregojë "E1", telefonojini linjës së shërbimit të Philips ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni. E2 Keni dhënë kredencialet e gabuara për WiFi. Futni kredencialet e sakta të WiFi. E3 Funksioni i lidhjes ka defekt. Përdoreni pajisjen pa veçorinë e lidhjes. Telefonojini linjës së shërbimit të Philips ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit në shtetin tuaj.502 Shqip Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja E5, E6, E8, E9, E12 Mund të ketë problem me softuerin. Hiqeni nga priza Airfryer-in dhe vendoseni sërish në prizë. Nëse ekrani vazhdon të tregojë kodin e gabimit, telefonojini linjës së Philips të këshillimit për shërbimin ose kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin ku ndodheni. E10 Ndodhi një problem gjatë gatimit me një program Auto-Cook. Hiqeni nga priza Airfryer-in dhe vendoseni sërish në prizë. Sigurohuni që jeni lidhur me WiFi në mënyrë që Airfryer-i të përditësojë firmuerin, nëse ka. Rifilloni programin Auto-Cook. Nëse ekrani vazhdon të tregojë kodin e gabimit, telefonojini linjës së Philips të këshillimit për shërbimin ose kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin ku ndodheni. E11 Airfryer-i është përdorur në tensione të rrjetit elektrik që kanë qenë jashtë kufijve të specifikuar. Hiqeni nga priza Airfryer-in dhe vendoseni sërish në prizë. Provoni të përdorni një prizë tjetër. Hiqini nga priza pajisjet e tjera që po përdorin të njëjtën prizë. Nëse ekrani vazhdon të tregojë kodin e gabimit, telefonojini linjës së Philips të këshillimit për shërbimin ose kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin ku ndodheni. Kodet e mëposhtme të gabimeve vlejnë vetëm për termometrin e ushqimit (HD9958). A1 Termometri i ushqimit nuk është futur siç duhet në Airfryer. Futeni skajin e termometrit në folenë e termometrit të ushqimit në anën e djathtë të ekranit të Airfryer-it. A2 Termometri i ushqimit nuk është futur siç duhet në ushqim. Futni termometrin e ushqimit anash dhe sigurohuni që maja e theksuar të arrijë qendrën e pjesës më të trashë të ushqimit. Sigurohuni që ushqimi të jetë të paktën 2 centimetra i trashë. A3 Termometri i ushqimit është vendosur jashtë koshit gjatë gatimit në modalitetin e termometrit të ushqimit. Futeni termometrin e ushqimit në ushqim dhe vendoseni në koshin e gatimit ose zgjidhni një modalitet gatimi pa termometër ushqimi.503 Shqip Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja A4 Sirtari i Airfryer-it është hapur edhe pse temperatura e synuar e ushqimit nuk është arritur ende. Mbyllni sërish sirtarin dhe prisni derisa Airfryer-i të tregojë që gatimi ka përfunduar. A5 Termometri i ushqimit është mbinxehur. Hiqeni termometrin e ushqimit nga koshi gjatë gatimit nëse nuk është në përdorim.Slovenščina
Notice-Facile