PHILIPS NA541 - Fryer

NA541 - Fryer PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NA541 PHILIPS në format PDF.

📄 999 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice PHILIPS NA541 - page 619
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NA541 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NA541 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NA541 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT NA541 PHILIPS

Garancia dhe mbështetja 622

Informacioni i EcoDesign 622

Hyrje 622

Përshkrim i përgjithshëm 623

Përmbedhje e produktit 623

Përmbledhja e panelit të komandave 625

Përpara përdorimit të parë 629

Përgatitjes përpara përdorimit 629

Përdorimi i pajisjes 629

Modaliteti Airfry 630

Modaliteti Steamfry 632

Modaliteti Steam 636

Gatim me programe të paracaktuara 638

Pastrimi 641

Pastrim rutinë 641

Pastrimi me avull 643

Zhgëlqerimi 645

Vendruajtja 649

Zgjidhja e problemeve 649

E rëndësishme

Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Rrezik

PHILIPS NA541 - Rrezik - 1

text_image 1
  • Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë (fig. 1).
  • Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
  • Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
  • Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
  • Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.

Paralajmërim

PHILIPS NA541 - Paralajmërim - 1

text_image 2
  • Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
  • Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
  • Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
  • Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet te koshi.
  • Sigurohuni gjithmonë që ngrohësi të jetë i pastër dhe të mos ketë ushqim të ngecur.
  • Tregoni kujdes gjatë pastrimit të zonës së sipërme të dhomës së gatimit: Rezistenca e nxehtë, skaji i pjesëve metalike.

  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i tij i servisit apo persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.

  • Lidheni pajisjen vetëm me një prizë muri të tokëzuar, të mbrojtur nga një ndërprerës i rrjedhjeve të tokës.
  • Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
  • Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
  • Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit (fig. 2).
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveçse kur janë mbi 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
  • Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 15 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
  • Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga pajisja.
  • Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
  • Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
  • Duke qenë se ky Airfryer ka dhomë të madhe, fuqia e tij elektrike është e lartë. Mos përdorni pajisje të tjera të fuqishme në të njëjtin qark njëkohësisht (p.sh., çajnikë, skara elektrike dhe pajisje të ngjashme). Përndryshe, mund të ndodhë që siguresa në instalimet e shtëpisë të reagojë dhe rryma në këtë prizë të ndërpritet.
  • Kur përdorni Airfryer, bëni kujdes kur hapni, mbyllni ose tundni sirtarin e madh dhe të rëndë. Përdoreni gjithmonë në mënyrë të sigurt për të parandaluar rrešhqitjen ose rënien, gjë që mund të shkaktojë lëndim."

Kujdes

  • Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis 5°C dhe 40°C.
  • Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
  • Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
  • Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij që përshkruhet në këtë manual, për të shmangur lëndime të mundshme, dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë Philips.
  • Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
  • Tava, koshi dhe aksesorët e vendosur brenda dhomës së gatimit nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes, manovrojini gjithmonë me kujdes.
  • Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.
  • Mos e vendosni tiganin dhe koshin në panelin UI, pasi mund të bien dhe të shkaktojnë lëndime.
  • Kur gatuani ushqim me avull, bëni kujdes kur nxirrni tiganin për të parandaluar djegiet nga avulli që del.
  • Mos e poziciononi daljen e avullit të pajisjes drejt folesë.

  • Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyrä, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.

  • Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
  • Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
  • Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
  • Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
  • Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
  • Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
  • Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe.
  • Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar prodhimin e akrilamidit).
  • Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në Airfryer është skuqur plotësisht.
  • Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll fritezën me ajër.
  • Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga Airfryer mund të dalë tym.
  • Mos shtypni butonin e lirimit të koshit gjatë tundjes dhe lëvizjes së tiganit.
  • Kur të ndizet ikona e zhgëlqerimit, vazhdoni me procesin e zhgëlqerimit.

  • Kini kujdes kur nxirrni ushqimin e gatuar dhe mos lejoni që aksesorët të bien.

  • Sigurohuni që pajisja të jetë e pozicionuar me pjesën e pasme të paktën 15 cm larg murit dhe pjesën e përparme 2 cm larg skajit të banakut. Gjithashtu, sigurohuni që dalja e ajrit të mos jetë përballë ndonjë prize elektrike.
  • Mos e vendosni Airfryer pranë një pajisjeje tjetër gatimi, afër murit të kuzhinës ose poshtë dollapit të kuzhinës, pasi avulli i nxehtë mund të kondensohet dhe të rrjedhë nëpër sipërfaqe.
  • Në përdorim normal, duhet të sigurohet ajrim i mirë rreth produktit.
  • Nëse avulli grumbullohet brenda ose rreth sipërfaqes së daljes së avullit, fshijeni me një leckë të butë të thatë.
  • Nëse ka ujë kondensimi në prizë, rekomandohet të rregulloni pozicionin e pajisjes ose të përdorni kapakun e pluhurit të prizës për të shmangur kondensimin e grumbulluar në priza.
  • Kjo pajisje vjen me një kordon të shkurtër elektrik për të ulur rrezikun e ngatërrimit ose të pengimit që kanë kordonët e gjatë elektrikë.
  • Mund të përdoren kordonë zgjatues nëse bëni kujdes në përdorim. Nëse përdoret një kordon zgjatues:

  • Specifikimi elektrik i shënuar i kordonit duhet të jetë po aq i lartë sa i pajisjes.

  • Kordoni duhet të vendoset në mënyrë që të mos mbështillet mbi skajin e syprinës apo të tryezës ku mund të tërhiqet nga fëmijët apo të pengojë pa dashje.
  • Kordoni zgjatues duhet të jetë i tipit 3-telësh me tokëzim.

- Kjo pajisje ka spinë të polarizuar (njëri teh është më i gjerë se tjetri). Për të zvogëluar rrezikun e goditjes elektrike, kjo prizë është menduar të futet në prizë të polarizuar njëdrejtimëshe. Nëse spina nuk futet plotësisht në prizë, përdoreni nga ana e kundërt. Nëse ende nuk përshtatet, kontaktoni me një elektricist të kualifikuar. Mos u përpiqni të modifikoni spinën në ndonjë mënyrë.

  • Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, mos përdorni detergjente alkaline. Në vend të kësaj, pastrojeni me një leckë të butë dhe një detergjent të butë.
  • Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, mos përdorni ujë të rëndë. Në vend të kësaj, përdorni ujë të purifikuar për gatim me avull, skuqje me avull dhe zhgëlqerim.
  • Mos e drejtoni ajrin e ftohtë nga ventilatorët ose kondicionerët drejt daljes së ajrit të Airfryer.
  • Përdorni vetëm zhgëlqerues të "Philips". Në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorni zhgëlqerues me bazë acidi sulfurik, acid klorhidrik, acidi sulfamik ose acetik (uthull), pasi kjo mund të dëmtojë sistemin e ujit në pajisjen tuaj dhe të mos e shpërndajë siç duhet çmërsin. Mospërdorimi i zhgëlqeruesit të "Philips" ju anulon garancinë. Moszhgëlqerimi i pajisjes do të anulojë gjithashtu garancinë tuaj.
  • Në sipërfaqen e rezistencës mbetet akoma nxehtësi pas përdorimit.

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Fikja automatike

- Kjo pajisje është e pajisur me një funksion fikjeje automatike. Nëse nuk shtypni një buton brenda 20 minutave, pajisja fiket automatikisht. Për ta fikur manualisht pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes.

Riciklimi

PHILIPS NA541 - Riciklimi - 1

  • Ky simbol do të thotë se produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
  • Ndiqni rregullat shtetërore për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike.

Garancia dhe mbështetja

"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse ndodh një defekt si pasojë e përdorimit të parregullt ose mirëmbajtjes së dobët. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit www.home.id/warranty.

Informacioni i EcoDesign

Informacioni i EcoDesign për modelin me identifikues: NA540, NA541, NA543, NA547

Përshkrimi Simboli Vlera Njësia
Konsumi i energjisë në modalitetin fikur Poff0,3 W
Konsumi e energjisë në modalitet pasiv Psb/W
Periudha para kalimit automatik në modalitetin pasiv T sb20 Min
Standari i matjes për vlerën e servisit EN 50564:2011
Detajet e kontaktit për të marrë informacion të mëtejshëmDAP B.V.Tussendiepen 4a,9206AD Drachten, The Netherlands
Pajisja pajtohet me kërkesat e projektimit ekologjik të RREGULLORES SË KOMISIONIT (BE) 2023/826.

Hyrje

Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofrojmë, regjistrojeni produktin në www.home.id.

Përshkrim i përgjithshëm

Përmbledhje e produktit

PHILIPS NA541 - Përmbledhje e produktit - 1

1 Paneli i kontrollit
2 Kordoni elektrik
3 Tigani
4 Koshi
5 Butoni i lirimit të koshit
6 Depozita e ujit
7 Kapaku i depozitës së ujit

Butoni i lirimit të koshit

Rrëshqisni kapakun për të aksesuar butonin e lirimit të shportës.

PHILIPS NA541 - Butoni i lirimit të koshit - 1

Shtypni butonin e lirimit të shportës dhe ngrini shportën për ta hequr nga tepsia.

PHILIPS NA541 - Butoni i lirimit të koshit - 2

Përmbledhja e panelit të komandave

Operacionet e avancuara dhe bazë

PHILIPS NA541 - Përmbledhja e panelit të komandave - 1

text_image 8:13

PHILIPS NA541 - Përmbledhja e panelit të komandave - 2

Prekni për të ndezur ose fikur Airfryer.

PHILIPS NA541 - Përmbledhja e panelit të komandave - 3

Butoni i nisjes/pauzës

Shtypni për të filluar ose për të ndaluar procesin e gatimit.

PHILIPS NA541 - Butoni i nisjes/pauzës - 1

Butoni i skuqjes me ajër

Prekni për të filluar skuqjen në ajër me qarkullim të ajrit të nxehtë për rezultate krokante.

PHILIPS NA541 - Butoni i skuqjes me ajër - 1

Butoni i skuqjes me avull

Prekni për të filluar avullimin dhe skuqjen në ajër për ambiente të brendshme me lagështi dhe ambiente të jashtme krokante.

PHILIPS NA541 - Butoni i skuqjes me avull - 1

Butoni i avullit

Prekni lehtë për të gatuar ushqimin duke përdorur avull për ngrohje të butë dhe të njëtrajtshme.

PHILIPS NA541 - Butoni i avullit - 1

Butonat e rritjes/uljes

Prekni për të rritur ose ulur temperaturën dhe kohën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Butonat e rritjes/uljes - 1

Butoni i temperaturës

Prekni për të hyrë në modalitetin e rregullimit të temperaturës.

PHILIPS NA541 - Butoni i temperaturës - 1

Butoni i kohës

Prekni për të hyrë në modalitetin e rregullimit të kohës.

Programet e paracaktuara

PHILIPS NA541 - Programet e paracaktuara - 1

Përdoreni këtë preset për të gatuar patate të skuqura të ngrira, copë patatesh ose kekë të vegjël me kore të artë.

PHILIPS NA541 - Programet e paracaktuara - 2

Patate të freskëta

Përdoreni këtë parazgjedhje për patate të skuqura krokante ose feta patatesh të sapoprera.

PHILIPS NA541 - Patate të freskëta - 1

Thela mishi

Përdoreni këtë parazgjedhje për të pjekur biftekun në skarë sipas dëshirës suaj me një pjesë të jashtme të skuqur.

PHILIPS NA541 - Thela mishi - 1

Mëngjes

Përdoreni këtë parazgjedhje për një mëngjes të shpejtë dhe të ekuilibruar me bukë të thekur si të artë dhe vezë të ziera butë.

PHILIPS NA541 - Mëngjes - 1

Kek i vogël

Përdoreni këtë parazgjedhje për të pjekur kekë të butë dhe të gatuar njëtrajtshëm.

PHILIPS NA541 - Kek i vogël - 1

Kofshë pule

Përdoreni këtë preset për të gatuar mirë kofshët e pulët me lëkurë krokante.

PHILIPS NA541 - Kofshë pule - 1

Perime të përziera

Përdoreni këtë preset për të pjekur ose skuqur perimet njëtrajtshëm me vaj minimal.

PHILIPS NA541 - Perime të përziera - 1

Peshk

Përdoreni këtë preset për të gatuar me kujdes filetat e peshkut ose frutat e detit duke i mbajtur të njoma dhe krokante.

PHILIPS NA541 - Peshk - 1

Petulla

Përdoreni këtë parazgjedhje për të gatuar petulla në mënyrë të barabartë me një sipërfaqe të jashtme krokante dhe mbushje të butë.

Funksione shtesë

PHILIPS NA541 - Funksione shtesë - 1

text_image 6:00 PM

PHILIPS NA541 - Funksione shtesë - 2

Mbajeni ngrohtë

Mund ta aktivizoni modalitetin e mbajtjes ngrohtë në çdo kohë - para ose gjatë gatimit - duke prekur butonin Keepwarm.

Kur aktivizohet funksioni i mbajtjes ngrohtë, pajisja kalon automatikisht në modalitetin e ruajtjes së nxehtësisë sapo të përfundojë gatimi.

PHILIPS NA541 - Mbajeni ngrohtë - 1

Rikujtuesi i tundjes

Ky model vjen me rikujtesë për tundje. Për rezultate optimale, tundeni ose kthejeni ushqimin menjëherë kur të bjerë sinjalizuesi i rikujtesës.

Shtypni butonin Shake Reminder për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmet. Kur aktivizohet, do të dëgjoni një bip dhe do të shihni butonin të pulsojë - duke të kujtuar ta tundni ose ta ktheni ushqimin gjatë gatimit për rezultate më të njëtrajtshme.

PHILIPS NA541 - Rikujtuesi i tundjes - 1

Drita

Ndizni ose fikni dritën në dhomën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Drita - 1

Pastrimi me avull

Tret me efikasitet mbetjet e yndyrshme dhe siguron një pastrim të thellë si për shportën ashtu edhe për tavën.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 1

Të preferuarat

Airfryer juaj përfshin një funksion ruajtjeje në tek të preferuarat për akses të shpejtë në cilësimet tuaja të preferuara.

- Vendosni temperaturën dhe kohën e gatimit që dëshironi.

- Shtypni e mbani butonin Favorite derisa të dëgjoni një bip - kjo konfirmon që cilësimi është ruajtur.

- Për të përditësuar të preferuarën, thjesht përsëritni hapat e mësipërm me cilësimet e reja.

Ekrani

PHILIPS NA541 - Ekrani - 1

text_image 8:00 min 8:00 min

PHILIPS NA541 - Ekrani - 2

Shfaqja e kohës/temperaturës

Ekrani ndërron mes paraqitjes së kohës së gatimit dhe temperaturës.

PHILIPS NA541 - Shfaqja e kohës/temperaturës - 1

Treguesi i mungesës së ujit

Ndizet kur nuk ka ujë të mjaftueshëm në depozitë.

PHILIPS NA541 - Treguesi i mungesës së ujit - 1

Treguesi i zhgëlqerimit

Ndizet kur funksionet me avull janë përdorur për 20 orë.

Përpara përdorimit të parë

E rëndësishme: Gjatë përdorimit të parë, Airfryer mund të lëshojë pak tym dhe erë. Kjo është normale dhe duhet të shpërhapet brenda pak minutash.

Kujdes: Kjo është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.

Kujdes: Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë.

Kujdes: Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.

Shënim: Ngrohja paraprake e pajisjes nuk është e nevojshme.

1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit.
2 Hiqni çdo ngjitëse ose etiketë (nëse ka) nga pajisja.
3 Pastrojeni mirë pajisjen përpara përdorimit të parë.

Përgatitjes përpara përdorimit

PHILIPS NA541 - Përgatitjes përpara përdorimit - 1

1 Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe rezistente ndaj nxehtësisë. Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme në tryezë për shinën e zgjatur pasi të nxirret tava.
2 Lini të paktën 15 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme të pajisjes.

Shënim: Gjatë përdorimit, del avull i nxehtë nga daljet e ajrit. Mbajini duart dhe fytyrën të sigurta larg avullit dhe daljes. Vendoseni pajisjen të paktën 15 cm nga muri dhe mos i vendosni daljet e ajrit drejtpërdrejt përpara prizës.

Shënim: Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.

Shënim: Mos e vendosni Airfryer pranë një pajisjeje tjetër gatimi, afër murit të kuzhinës ose poshtë dollapit të kuzhinës, pasi avulli i nxehtë mund të kondensohet dhe të rrjedhë nëpër sipërfaqe.

Përdorimi i pajisjes

Kjo pajisje me funksion avulli ofron tri mënyra gatimi shumëfunksionale të projektuara për t'iu përshtatur një game të gjerë nevojash gatimi.

- Airfry Mode ofron rezultate krokante me vaj minimal, perfekt për ushqime të lehta dhe ushqime të skuqura.

- Steamfry Mode kombinon ajrin e nxehtë dhe avullin për të bllokuar lagështinë duke arritur një rezultat të praruar - ideal për ushqime delikate si buka dhe peshku i bërë në shtëpi.

- Steam Mode përdor avull të pastër për të gatuar lehtë përbërësit, duke ruajtur lëndët ushqyese dhe teksturën, duke e bëre perfekt për perimet dhe ushqimet e detit.

Modaliteti Airfry

1 Vendoseni shportën në tepsi.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 1

2 Shtoni përbërësit në shportë dhe futeni tepsinë sërish në pajisje.

Shënim: Airfryer është i përshtatshëm për përgatitjen e një larmie të gjerë përbërësish. Për rezultate më të mira, shihni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë dhe kohët e rekomanduara të gatimit.

Shënim: Mos tejkaloni sasitë e sugjeruara ose mbushjen e shportës përtej vijës "MAX", pasi kjo mund të ndikojë në performancën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 2

3 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 3

4 Shtypni butonin Airfry për të hyrë në modalitetin Airfry.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 4

5 Shtypni butonin Temperature dhe më pas përdorni butonin Increase ose Decrease për të zgjedhur temperaturën e dëshiruar të gatimit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 5

6 Shtypni butonin Time dhe më pas përdorni butonin Increase ose Decrease për të zgjedhur kohën e dëshiruar të gatimit.

Shënim: Përveç zgjedhjes manuale të temperaturës dhe kohës së gatimit, mund të zgjidhni edhe nga një sërë programesh të paracaktuara të projektuara për komoditet dhe rezultate optimale.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 6

7 Prekni butonin Start/pause për të filluar gatimin.

Shënim: Disa përbërës kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për ta bërë këtë:

  • Tërhiqeni lehtë tiganin.
  • Tundni ose kthejini përbërësit mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
  • Vendoseni tepsinë sërish për të vazhduar gatimin.

Shënim: Për të ndaluar procesin e gatimit, shtypni butonin Start/pause. Shtypni sërish të njëjtin buton për të vazhduar.

Shënim: Pajisja do të ndalojë automatikisht kur të hiqet tenxherja. Gatimi do të rifillojë automatikisht sapo tenxherja të vendoset sërish në pajisje.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 7

8 Pasi të përfundojë gatimi, do të tingëllojë një zile me kronometër. Tërhiqeni me kujdes tiganin.

Kujdes: Pas procesit të gatimit, shporta, tigani, pjesa e brendshme e kasës dhe përbërësit do të jenë të nxehtë. Vendosini gjithmonë shportën dhe tavën mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. këmbje ose shtrojë silikoni) kur i hiqni nga pajisja. Në varësi të llojit të ushqimit, nga tigani mund të dalë avull i nxehtë.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Airfry - 8

9 Hiqni ushqimin e gatuar nga shporta.

Shënim: Vaji i tepërt ose yndyra e shkrirë nga përbërësit do të grumbullohet në fund të tiganit.

Shënim: Në varësi të llojit të ushqimit që gatuhet, mund të doni ta derdhni vajin ose yndyrën e tepërt midis gatimeve ose përpara se të tundni përmbajtjen. Për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt, vendoseni tiganin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë dhe mbani doreza furre. Zbrazni me kujdes vajin ose yndyrën.

Tabela e ushqimit për modalitetin Airfry

Tabela e mëposhtme ofron cilësime bazë të rekomanduara për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve.

Shënim

  • Cilësimet e renditura synohen si udhëzime. Për shkak të ndryshimeve në origjinën e përbërësve, madhësinë, formën dhe markën, rezultatet optimale nuk mund të garantohen për të gjithë përbërësit.
  • Kur gatuani sasi më të mëdha (p.sh. patate të skuqura, karkaleca deti, kofshë pule, ushqime të ngrira), tundni, rrotulloni ose trazoni përbërësit 2-3 herë gjatë procesit të gatimit për të siguruar teksturë dhe gatim të njëtrajtshëm.
Artikuj ushqimorë Sasia e ushqimitTemperat-uraOra Shënim
Role të ngrira 800 g 200°C 15 min Tundini, kthejini ose trazojini 1-2herë ndërmjet
Hamburger (rreth 150 g/5 oz)6 qofte 200°C 16–25Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Copë mishi 1400 g 150°C 65–70
min
Thela mishi pa kockë (rreth 190 g/7 oz)4 thela 200°C 16–25Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Gjoks pule (rreth 160 g/6 oz)5 copë 180°C 20–28Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Pulë e plotë (1200 g/42 oz)1 copë 180°C 50–60Tundini, kthejini ose trazojini 1 herë ndërmjet

Modaliteti Steamfry

1 Vendoseni shportën në tepsi.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 1

2 Shtoni përbërësit në shportë dhe futeni tepsinë sërish në pajisje.

Shënim: Airfryer është i përshtatshëm për përgatitjen e një larmie të gjerë përbërësish. Për rezultate më të mira, shihni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë dhe kohët e rekomanduara të gatimit.

Shënim: Mos tejkaloni sasitë e sugjeruara ose mbushjen e shportës përtej vijës "MAX", pasi kjo mund të ndikojë në performancën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 2

3 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastruar deri në nivelin MAX të ujit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 3

4 Tërhiqeni bazën e depozitës së ujit nga ana e poshtme e pajisjes.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 4

5 Siguroni kapakun e depozitës së ujit dhe vendoseni depozitën e ujit në bazë.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 5

6 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 6

7 Shtypni butonin Steamfry për të hyrë në modalitetin Steamfry.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 7

8 Shtypni butonin Temperature dhe më pas përdorni butonin Increase ose Decrease për të zgjedhur temperaturën e dëshiruar të gatimit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 8

9 Shtypni butonin Time dhe më pas përdorni butonin Increase ose Decrease për të zgjedhur kohën e dëshiruar të gatimit.

Shënim: Përveç zgjedhjes manuale të temperaturës dhe kohës së gatimit, mund të zgjidhni edhe nga një sërë programesh të paracaktuara të projektuara për komoditet dhe rezultate optimale.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 9

10 Prekni butonin Start/pause për të filluar gatimin.

Shënim: Disa përbërës kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për ta bërë këtë:

  • Tërhiqeni lehtë tiganin.
  • Tundeni ose ktheni përmbajtjen mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
  • Vendoseni tepsinë sërish për të vazhduar gatimin.

Shënim: Për të ndaluar procesin e gatimit, shtypni butonin Start/pause. Shtypni sërish të njëjtin buton për të vazhduar.

Shënim: Pajisja do të pushojë automatikisht kur shporta të hiqet. Gatimi do të rifillojë automatikisht pasi shporta të vendoset sërish në pajisje.

11 Pasi të përfundojë gatimi, do të tingëllojë një zile me kronometër. Tërhiqeni me kujdes tiganin.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 10

Kujdes: Pas procesit të gatimit, shporta, tigani, pjesa e brendshme e kasës dhe përbërësit do të jenë të nxehtë. Vendoseni gjithmonë shportën në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. skarë mbajtëse ose shtrojë silikoni) kur ta hiqni shportën. Në varësi të llojit të ushqimit, mund të dalë avull i nxehtë nga shporta.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steamfry - 11

12 Hiqni ushqimin e gatuar nga shporta.

Shënim: Vaji i tepërt ose yndyra e shkrirë nga përbërësit do të grumbullohet në fund të tiganit.

Shënim: Në varësi të llojit të ushqimit që gatuhet, mund të doni ta derdhni vajin ose yndyrën e tepërt midis gatimeve ose përpara se të tundni përmbajtjen. Për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt, vendoseni tiganin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë dhe mbani doreza furre. Zbrazni me kujdes vajin ose yndyrën.

Tabela e ushqimit për modalitetin Steamfry

Tabela e mëposhtme ofron cilësime bazë të rekomanduara për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve.

Shënim

  • Cilësimet e renditura synohen si udhëzime. Për shkak të ndryshimeve në origjinën e përbërësve, madhësinë, formën dhe markën, rezultatet optimale nuk mund të garantohen për të gjithë përbërësit.
  • Kur gatuani sasi më të mëdha (p.sh. patate të skuqura, karkaleca deti, kofshë pule, ushqime të ngrira), tundni, rrotulloni ose trazoni përbërësit 2-3 herë gjatë procesit të gatimit për të siguruar teksturë dhe gatim të njëtrajtshëm.
Artikuj ushqimorë Sasia e ushqimitTemperat- Ora Shënim ura
Kubikë të freskët patatesh1200 g/42 oz 180°C 35 min Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Gjoks pule (rreth 160 g/6 oz)5 copë 160°C 29 min Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Filetë peshku (rreth 125 g/4 oz)6 copë 160°C 22 min Tundini, kthejini ose trazojini 1-2 herë ndërmjet
Bukë shtëpie 500 g 180°C 30 min Përhapeni brumin në një shtresë tënjëtrajtshme dhe të sheshtë për të parandaluar që të fryhet dhe të prekë rezistencën gjatë gatimit, gjë që mund ta djegë bukën.
Pulë e plotë 1200 g/42 oz 180°C 50 min Tundeni, ktheni ose përzieni një herë midis

Modaliteti Steam

1 Vendoseni shportën në tepsi.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 1

2 Shtoni përbërësit në shportë dhe futeni tepsinë sërish në pajisje.

Shënim: Airfryer është i përshtatshëm për përgatitjen e një larmie të gjerë përbërësish. Për rezultate më të mira, shihni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë dhe kohët e rekomanduara të gatimit.

Shënim: Mos tejkaloni sasitë e sugjeruara ose mbushjen e shportës përtej vijës "MAX", pasi kjo mund të ndikojë në performancën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 2

3 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastruar deri në nivelin MAX të ujit.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 3

4 Tërhiqeni bazën e depozitës së ujit nga ana e poshtme e pajisjes.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 4

5 Siguroni kapakun e depozitës së ujit dhe vendoseni depozitën e ujit në bazë.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 5

6 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 6

7 Shtypni butonin Steam për të hyrë në modalitetin Steam.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 7

8 Shtypni butonin Time dhe më pas përdorni butonin Increase ose Decrease për të zgjedhur kohën e dëshiruar të gatimit.

Shënim: Rregullimi i temperaturës është i çaktivizuar për Steaming.

Shënim: Përveç zgjedhjes manuale të temperaturës dhe kohës së gatimit, mund të zgjidhni edhe nga një sërë programesh të paracaktuara të projektuara për komoditet dhe rezultate optimale.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 8

9 Prekni butonin Start/pause për të filluar gatimin.

Shënim: Disa përbërës kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për ta bërë këtë:

  • Tërhiqeni lehtë tiganin.
  • Tundni ose kthejini përbërësit mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
  • Vendoseni tepsinë sërish për të vazhduar gatimin.

Shënim: Për të ndaluar procesin e gatimit, shtypni butonin Start/pause. Shtypni sërish të njëjtin buton për të vazhduar.

Shënim: Pajisja do të pushojë automatikisht kur shporta të hiqet. Gatimi do të rifillojë automatikisht pasi shporta të vendoset sërish në pajisje.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 9

10 Pasi të përfundojë gatimi, do të tingëllojë një zile me kronometër. Tërhiqeni me kujdes tiganin.

Kujdes: Pas procesit të gatimit, shporta, tigani, pjesa e brendshme e kasës dhe përbërësit do të jenë të nxehtë. Vendosini gjithmonë shportën dhe tavën mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. këmbje ose shtrojë silikoni) kur i hiqni nga pajisja. Në varësi të llojit të ushqimit, mund të dalë avull i nxehtë nga shporta.

PHILIPS NA541 - Modaliteti Steam - 10

11 Hiqni ushqimin e gatuar nga shporta.

Shënim: Vaji i tepërt ose yndyra e shkrirë nga përbërësit do të grumbullohet në fund të tiganit.

Shënim: Në varësi të llojit të ushqimit që gatuhet, mund të doni ta derdhni vajin ose yndyrën e tepërt midis gatimeve ose përpara se të tundni përmbajtjen. Për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt, vendoseni tiganin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë dhe mbani doreza furre. Zbrazni me kujdes vajin ose yndyrën.

Tabela e ushqimit për modalitetin Steam

Tabela e mëposhtme ofron cilësime bazë të rekomanduara për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve.

Shënim

  • Cilësimet e renditura synohen si udhëzime. Për shkak të ndryshimeve në origjinën e përbërësve, madhësinë, formën dhe markën, rezultatet optimale nuk mund të garantohen për të gjithë përbërësit.
  • Kur gatuani sasi më të mëdha (p.sh. patate të skuqura, karkaleca deti, kofshë pule, ushqime të ngrira), tundni, rrotulloni ose trazoni përbërësit 2-3 herë gjatë procesit të gatimit për të siguruar teksturë dhe gatim të njëtrajtshëm.
Artikuj ushqimorë Sasia e ushqimitTemperat-uraOra Shënim
Kubikë të freskët patatesh800g / 28 oz 100°C 28–35min
Patate e plotë (rreth 250-300 g/9-11 oz)4 copë 100°C 50–60min
Brinjë derri 300 g/11 oz 100°C 25–35min
Oriz 320 g/11 oz 100°C 35–40minPërdorimi i tenxheres së gatimit, si tenxhere për pjekje, tepsi silikoni etj.Shtoni 320 ml ujë në tenxhere, duke ruajtur një raport oriz-ujë prej 1:1.2.
Patate e ëmbël (rreth 100 g/3.5 oz)8 copë 100°C 50–75min

Gatim me programe të paracaktuara

Kjo pajisje vjen me një sërë programesh gatimi të paracaktuara të projektuara për të thjeshtuar përgatitjen e ushqimeve. Çdo preset është i optimizuar për një lloj të caktuar ushqimi, duke vendosur automatikisht temperaturën ideale dhe kohën e gatimit për të ofruar rezultate të shijshme me përpjekje minimale.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 1

1 Shtoni përbërësit në shportë dhe futeni tepsinë sërish në pajisje.

Shënim: Mos tejkaloni sasitë e sugjeruara ose mbushjen e shportës përtej vijës "MAX", pasi kjo mund të ndikojë në performancën e gatimit.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 2

2 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 3

3 Shtypni butonin Airfry, Steam ose Steamfry për të hyrë në një nga modalitetet e gatimit.

Shënim: Sigurohuni që ta keni depozitën e ujit të mbushur në vend kur përdorni modalitetet Steam ose Steamfry.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 4

4 Zgjidhni një nga programet e paracaktuara sipas ushqimit që po gatuani.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 5

5 Prekni butonin Start/pause për të filluar gatimin.

Shënim: Disa përbërë kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për ta bërë këtë:

  • Nxirrni me kujdes shportën.
  • Tundeni ose ktheni përmbajtjen mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
  • Rifutni shportën për të vazhduar gatimin.

Shënim: Për të ndaluar procesin e gatimit, shtypni butonin Start/pause. Shtypni sërish të njëjtin buton për të vazhduar.

Shënim: Pajisja do të pushojë automatikisht kur shporta të hiqet. Gatimi do të rifillojë automatikisht pasi shporta të vendoset sërish në pajisje.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 6

6 Pasi të përfundojë gatimi, do të tingëllojë një zile me kronometër. Tërhiqeni me kujdes tiganin.

Kujdes: Pas procesit të gatimit, shporta, tigani, pjesa e brendshme e kasës dhe përbërësit do të jenë të nxehtë. Vendosini gjithmonë shportën dhe tavën mbi një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. këmbje ose shtrojë silikoni) kur i hiqni nga pajisja. Në varësi të llojit të ushqimit, nga tigani mund të dalë avull i nxehtë.

PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 7

7 Hiqni ushqimin e gatuar nga shporta.

Shënim: Vaji i tepërt ose yndyra e shkrirë nga përbërësit do të grumbullohet në fund të tiganit.

Shënim: Në varësi të llojit të ushqimit që gatuhet, mund të doni ta derdhni vajin ose yndyrën e tepërt midis gatimeve ose përpara se të tundni përmbajtjen. Për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt, vendoseni tiganin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë dhe mbani doreza furre. Zbrazni me kujdes vajin ose yndyrën.

Tabela e parazgjedhjeve për Airfry

Preset (Paravendo-s)Sasia e rekomanduar Ora Temperatura Rikujtuesi i tundjes
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 8Patate të ngrira 1000 g 27 min 180°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 9Patate të skuqura shtëpie1000 g 29 min 180°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 10Thelë mishi 4 copë (190g/copë) 17 min 200°C 1 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 11Vezë dhe mëngjes3 bukë të thekura, 4 vezë 12 min160°C / Shtoni bukën e thekur 6 minuta pasi të nisni gatimin
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 12Kek i vogël 9 gota (rreth 30g për gotë) 16 min 160°C /
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 13Kofshë pule 10 copë (125g/copë) 28 min 180°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 14Perime të përziera1000 g (Modaliteti Airfry) 600 g (modalitetet Steamfry dhe Steam)12 min 180°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 15Peshk i tërë 2 peshq (300–400g për peshk) 13 min 200°C 1 herë
Tabela e parazgjedhjeve për Steamfry
Preset (Paravendo-s)Pesha Ora Temperatura Rikujtuesi itundjes
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 16Kofshë pule 10 copë (125g/copë) 35 min 180°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 17Lulelakër 600 g 19 min 160°C 2 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 18Peshk i tërë 2 peshq (300–400g për peshk) 18 min 200°C 1 herë
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 19Petulla 370 g 16 min 160°C /
Tabela e parazgjedhjeve për Steam
Preset (Paravendos)Pesha Ora Temperatura
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 20Kofshë pule 10 copë (125g/copë) 33 min100°C
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 21Brokoli600 g13 min
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 22Peshk i tërë2 peshq (300–400g për peshk) 19 min100°C
PHILIPS NA541 - Gatim me programe të paracaktuara - 23Petulla370 g13 min

Pastrimi

Pastrim rutinë

PHILIPS NA541 - Pastrim rutinë - 1

Paralajmërim: Lëreni tavën, shportën dhe pjesën e brendshme të pajisjes të ftohen plotësisht përpara se të filloni pastrimin.

Paralajmërim: shporta ka një shtresë jongjitëse. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse.

Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga fundi i tiganit pas çdo përdorimi.

PHILIPS NA541 - Pastrim rutinë - 2

1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen, hiqni spinën nga priza dhe lëreni pajisjen të ftohet.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.

3 Pastroni shportën, tavën dhe depozitën e ujit nën rubinet, nëse është e nevojshme me ujë të ngrohtë, detergjent enësh dhe një sfungjer jogërryes (shihni "tabelën e pastrimit").

Këshillë: Nëse mbetjet e ushqimit kanë ngjitur në shportë ose në tigan, mund t'i zhytni në ujë të ngrohtë dhe detergjent enësh për 10–15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në shportë ose në tigan dhe nuk keni qenë në gjendje t'i hiqni me ujë të ngrohtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator të lëngët.

Këshillë: Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës mund të hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos përdorni furçë me tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni veshjen e rezistencës.

4 Për të parandaluar gërvishtjet, fshijeni lehtë pjesën e jashtme dhe të brendshme të pajisjes me një leckë pa rrudha, të pastër dhe të butë. Filloni me një leckë pak të lagur dhe vazhdoni me një të thatë, nëse është e nevojshme.

5 Pastroni elementin ngrohës me një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje ushqimore.

6 Pastroni pjesën e brendshme të pajisjes me një leckë të butë pak të lagur dhe pasojeni me një të thatë, nëse është e nevojshme.

Pastrimi me avull

Funksioni i pastrimit me avull shkrin me efikasitet mbetjet e yndyrshme dhe siguron një pastrim të thellë si për shportën, ashtu edhe për tavën.

Programi vepron për 20 minuta dhe përbëhet nga:

  • 15 minuta pastrim me avull për të tretur mbetjet e grumbulluara.
  • 5 minuta tharje për t'u siguruar që tigani të jetë gati për përdorim.

Shënim: Kur filloni programin e pastrimit me avull, pajisja mund të lëshojë më shumë avull nga pjesa e pasme sesa gjatë modalitetit të rregullt me avull. Kjo është normale dhe mund të rezultojë në rritje të kondensimit në muret aty pranë.

Para se të filloni, sigurohuni për sa vijon:

  • Dalja e ajrit nuk ndodhet drejtpërdrejt përballë asnjë prize elektrike.
  • Mos vendosni pajisje të tjera kuzhine pranë pajisjes.
  • Mbani të paktën 15 cm hapësirë midis pajisjes dhe murit për të minimizuar grumbullimin e kondensimit.

1 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastruar deri në nivelin MAX të ujit.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 1

2 Tërhiqeni bazën e depozitës së ujit nga ana e poshtme e pajisjes.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 2

3 Siguroni kapakun e depozitës së ujit dhe vendoseni depozitën e ujit në bazë.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 3

4 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 4

6 Shtypni butonin Start/pause për të filluar procesin e pastrimit me avull.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 5

7 Pas 15 minutash, pajisja do të bëjë një bip të vazhdueshëm dhe ikona e pastrimit me avull do të fillojë të pulsojë.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 6

8 Nxirreni dhe pastroni tiganin dhe shportën.

Kujdes: Mbani gjithmonë doreza rezistente ndaj nxehtësisë për të mbajtur tiganin e nxehtë.

Shënim: Nëse në tigan dhe kosh mbetet yndyrë, pastrojini me ujë me sapun ose detergjent duke përdorur një sfungjer dhe më pas shpëlajini sërish.

9 Vendosini shportën dhe tepsinë sërish në pajisje.

PHILIPS NA541 - Pastrimi me avull - 7

10 Shtypni butonin Start/pause për të filluar procesin e tharjes.

11 Pas 5 minutash, një tingull bip tregon se tharja ka përfunduar.

Këshillë: Përpara përdorimit të parë ose nëse nuk përdoret për një kohë të gjatë, ju sugjerojmë të përdorni funksionin "Pastrimi me avull" për të pastruar tërësisht rrethin e ujit dhe dhomën e gatimit.

Zhgëlqerimi

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 1

text_image CA6700 60 ml

Çdo 20 orë përdorimi të modalitetit me avull, do të shfaqet automatikisht një rikujtues zhgëlqerimi dhe do të pulsojë në ekran - kjo do të thotë se është koha për të kryer programin e zhgëlqerimit. Programi i zhgëlqerimit pastron grumbullimet e çmërsit nga sistemi i ujit të fritezës, duke ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë së tij.

1 Hidhni 60 ml Philips Descaler CA6700 (shitet veçmas) në depozitën e ujit.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 2

2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastruar deri në nivelin MAX.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 3

3 Përzeni ujin dhe zhgëlqeruesin në mënyrë të barabartë në depozitën e ujit.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 4

4 Tërhiqeni bazën e depozitës së ujit nga ana e poshtme e pajisjes.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 5

5 Siguroni kapakun e depozitës së ujit dhe vendoseni depozitën e ujit në bazë.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 6

6 Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 7

text_image 2 sec

7 Shtypni dhe mbani shtypur butonin Steam clean për 2 sekonda.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 8

8 Shtypni butonin Start/pause për të filluar zhgëlqerimin.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 9

9 Pas 25 minutash zhgëlqerimi, pajisja do të bëjë një bip dhe do t'ju rikujtojë të nxirrni tiganin.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 10

10 Nxirrni tepsinë dhe derdhni ujin e mbetur në tepsi.

Kujdes: Mbani gjithmonë doreza rezistente ndaj nxehtësisë për të mbajtur tiganin e nxehtë.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 11

11 Derdheni ujin e mbetur në depozitën e ujit.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 12

12 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastruar.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 13

13 Vendosini shportën dhe tepsinë sërish në pajisje.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 14

14 Shtypni butonin "Start/pause" për të vazhduar zhgëlqerimin.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 15

15 Procesi i zhgëlqerimit përfundon kur dëgjoni sërish një bip të pajisjes.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 16

16 Nxirrni shportën dhe tepsinë.

PHILIPS NA541 - Zhgëlqerimi - 17

17 Shpëlani shportën, tepsinë dhe depozitën e ujit nën rubinet.

E rëndësishme: Në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorni një lëng pastrues me bazë acidi sulfurik, acid klorhidrik, acid sulfamik ose acetik (uthull), pasi kjo mund të dëmtojë sistemin e ujit në pajisjen tuaj dhe të mos shpërndajë siç duhet gurët gëlqerorë.

Shënim: Nëse përdorni shpesh ujë të fortë në zonën tuaj, mund t'ju duhet ta pastroni pajisjen më shpesh.

Vendruajtja

1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.

2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani.

Shënim

  • Kur e transportoni fritezën, mbajeni horizontalisht dhe mbështeteni tiganin në pjesën e përparme për të parandaluar animin pa dashje dhe dëmtimin e mundshëm të pjesëve.
  • Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të fritezës të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni.

Zgjidhja e problemeve

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.home.id/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Pjesa e jashtme e pajisjes nxhet gjatë përdorimit.Nxehtësia brenda rrezaton në muret e jashtme.Kjo është normale. Të gjitha zonat që duhet të prekni gjatë përdorimit mbeten mjaftueshëm të ftohta për t'u prekur.
Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes mund të nxehen gjithnjë kur pajisja ndizet për t'u siguruar që ushqimi të gatuhet siç duhet. Këto pjesë janë gjithmonë shumë të nxehta për t'u prekur.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë më të gjatë, disa zona nxehen shumë për t'u prekur. Këto zona janë shënuar në pajisje me ikonën e mëposhtme:PHILIPS NA541 - Zgjidhja e problemeve - 1
Për sa kohë që jeni të vetëdijshëmpër zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e tyre, pajisja është e sigurt për t'u përdorur.
Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja.Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve.Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhnii patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje.
Sasia e përbërësve në kosh është shumë e madhe.Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie.
Përbërës të llojeve të caktuara mund të jetë nevoja të tunden deri në gjysmën e kohës së gatimit.Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie.
Airfryer nuk ndizet. Pajisja nuk është në prizë. Kontrolloni nëse spina është futur siç duhet në prizën e murit.
Disa pajisje janë të lidhura në një prizë.Airfryer ka fuqi të lartë. Provoni një prizë tjetër dhe kontrolloni siguresat.
Nuk e prekët butonin On/off. Shtypni butonin On/off për të ndezur pajisjen.
Dalloj disa zona të rrjepura brenda Airfryer sime.Disa njolla të vogla mund të shfaqen brenda tiganit të Airfryer për shkak të prekjes ose gërvishtjes së rastësishme të veshjes (p.sh. gjatë pastrimit me mjete të forta pastrimi dhe/ose gjatë futjes së koshit).Mund ta parandaloni dëmtimin duke e ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e futni koshin me kënd, ana e tij mund të përpiqet kundër mureve të tiganit duke shkaktuar ciflosjen e veshjes. Nëse ndodh diçka e tillë, vini re se kjo nuk është e rrezikshme pasi të gjitha materialet e përdorura janë të sigurta për përdorim ushqimor.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Del tym i bardhë nga pajisja. Po gatuani përbërës të yndyrshëm.Derdheni me kujdes tepricën e vajit ose të yndyrës nga tigani dhe vazhdoni me gatimin.
Tigani përmban ende mbetje të yndyrshme nga përdorimi i mëparshëm.Tymi i bardhë shkaktohet nga mbetjet e yndyrshme që ngrohin tiganin. Pastrojeni gjithnjë me kujdes tiganin dhe koshin pas çdo përdorimi.
Buka ose kuvertura nuk ngjitet mirë me ushqimin.Thërrime të vogla buke mund të shkaktojnë tym të bardhë.Shtypeni mirë mbulimin me bukë ose kuverturën me ushqimin për t'u siguruar që të ngjisin.
Marinadat, lëngjet e ndryshme ose të mishit spërkaten në yndyrën e përdorur.Takojeni ushqimin derisa të thahet përpara se ta vendosni në kosh.
Ekrani i Airfryer tregon "E1". Airfryer mund të ruhet në një vend ku bën shumë ftohtë.Nëse e keni mbajtur pajisjen diku me temperaturë të ulët ambienti, lëreni të vijë në temperaturën e ambientit të ri për të paktën 15 minuta përpara se ta fusni në prizë.Nëse ekrani vazhdon të tregojë "E1", telefonojini linjës së shërbimit të ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni.
Ekrani i Airfryer tregon "E4–E12". Pajisja mund të ketë defekt. Provoni ta shkëputni dhe ta fusni sërish pajisjen në prizë.Nëse kjo nuk ndihmon, telefononi linjën e shërbimit ose kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin në vendin tuaj.
Ekrani i Airfryer tregon "E15". Tubi i brendshëm i ujit është i bllokuar.Kryeni procesin e zhgëlqerimit.Nëse kjo nuk ndihmon, telefononi linjën e shërbimit ose kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin në vendin tuaj.
Dëgjoj një zhurmë të çuditshme që vjen nga pjesa e brendshme e pajisjes.Kjo pajisje vjen me ventilator për të qarkulluar nxehtësinë dhe një pompë uji për të mundësuar funksionimin e avullimit.Gjatë përdorimit, mund të dëgjoni tinguj nga këta komponentë.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Ka ujë në dhomën e gatimit pas përdorimit.Pas gatimit, mund të vini re ujin e mbetur në dhomën e gatimit.Kjo vjen për shkak të avullit të krijuar gjatë përdorimit, i cili kondensohet në ushqim dhe në muret e brendshme të dhomës.Një sasi e vogël kondensimi është normale.Thjesht fshijeni duke përdorur një leckë të butë, të njomë, jo abrazive.
po pulson. Nuk ka ujë në depozitë. Shtoni ujë të pastruar nëdepozitën e ujit.
Depozita e ujit nuk është vendosur siç duhet.Shtyjeni depozitën e ujit për ta siguruar në vend.
Tubi i brendshëm i ujit është i bllokuar.Kryeni procesin e zhgëlqerimit.Nëse kjo nuk ndihmon, telefononi linjën e shërbimit ose kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin në vendin tuaj.
po pulson. Ky është rikujtuesi i zhgëlqerimit. Kryeni procesin e zhgëlqerimit.Shihni kapitullin "Zhgëlqerimi".
Ka kondensim në mur gjatë avullimit, pastrimit me avull ose zhgëlqerimit.Éshtë normale. Pajisja mund të lëshojë avull të shtuar nga dalja e ajrit. Ky avujt mund të shtyhet drejt sipërfaqeve të afërta nga ventilatori i brendshëm, duke çuar në kondensim të dukshëm në mure.Për të siguruar përdorim të sigurt dhe optimal:- Vendoseni pajisjen të paktën 15 cm larg murit për të reduktuar grumbullimin e kondensimit.- Sigurohuni që dalja e ajrit të mos përballet drejtpërdrejt me ndonjë prizë elektrike për të shmangur rreziqet elektrike.- Mos i vendosni pajisjet e tjera të kuzhinës pranë njësisë gjatë përdorimit.- Përdorni një shtupë ose leckë të butë për të tharë çdo kondensim që formohet në sipërfaqet përreth.
Ka rrjedhje uji nga Airfryer. Rrjedhja e brendshme (p.sh. tubi i ujit ose komponentët e brendshëm).Kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin në vendin tuaj për ndihmë të mëtejshme.
Çarje ose dëmtim nga forcë e jashtme.Nëse pajisja ka rënë ose është deformuar, mund të shkaktojë dëmtim strukturor që çon në rrjedhje.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Depozita e ujit mund të mos jetë instaluar siç duhet apo mund të dëmtohet.Hiqni depozitën e ujit dhe rivendoseni mirë.Kontrolloni për ndonjë çarje ose dëmtim të dukshëm.Nëse gjendet dëmtim, kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin për ndihmë të mëtejshme.
Airfryer nuk lëshon avull të mjaftueshëm.Ujë i pamjaftueshëm në depozitë.Kontrolloni depozitën për t'u siguruar që ka ujë të mjaftueshëm.
Depozita e ujit nuk është futur siç duhet.Shtyjeni depozitën e ujit për ta siguruar në vend.
Hyrja e ujit është e ndotur ose e bblokuar.Pastroni dhe shpëlajeni tërësisht për të hequr bblokimet e mundshme.
Ka bblokim të gjeneratorit të avullit ose rrjedhje tubacioni.Nëse pajisja është përdorur për një periudhë të gjatë, gjeneratori i avullit mund të ketë nevojë për mirëmbajtje.Kryeni programin e zhgëlqerimit për të pastruar sistemin e avullit.Nëse problemi vazhdon pas zhgëlqerimit, kontaktoni me qendrën e kujdesit të klientit në vendin tuaj për ndihmë të mëtejshme.

Kazalo

Pomembno 654

Nevarnost 654

Opozorilo 655

Opomba 656

Elektromagnetna polja (EMF) 657

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : NA541

Kategori : Fryer