TONE-FPS - Headset LG - Notice d'utilisation et mode d'emploi gratuit
Retrouvez gratuitement la notice de l'appareil TONE-FPS LG au format PDF.
Téléchargez la notice de votre Headset au format PDF gratuitement ! Retrouvez votre notice TONE-FPS - LG et reprennez votre appareil électronique en main. Sur cette page sont publiés tous les documents nécessaires à l'utilisation de votre appareil TONE-FPS de la marque LG.
MODE D'EMPLOI TONE-FPS LG
Si të përdorni kufjet LG TONE Free™ Copyright © 2021 - 2022 LG Electronics Inc. All Rights Reserved
Masat paraprake të sigurisë Masat e mëposhtme paraprake të sigurisë jepen për të shmangur ndonjë aksident ose dëmtim të papritur. Jeni të lutur të informoheni rreth masave paraprake të sigurisë. Masat paraprake të sigurisë klasifikohen si “PARALAJMËRIM” dhe “KUJDES”.
! PARALAJMËRIM: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndim të rëndë ose vdekje.
! KUJDES: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në lëndime të lehta ose në dëmtim të produktit.
SHQIP SHËNIM: Për rezultatet më të mira dhe për të shmangur çdo dëmtim ose keqpërdorim të kufjeve, jeni të lutur të lexoni me kujdes të gjitha informacionet përpara se t’i përdorni kufjet. Çdo modifikim ose ndryshim i këtij manuali për shkak të ndonjë gabimi tipografik ose pasaktësie në informacionet e përmendura kryhet vetëm nga kompania “LG Electronics Inc.” Kufjet “LG TONE Free” (TONE-FP5) janë kufje valore të lehta me teknologjinë “Bluetooth”. Ky produkt mund të përdoret si aksesor audioje për pajisjet që mbështesin ose A2DP, ose profilin “Bluetooth” pa prekje.
! PARALAJMËRIM Mos e rrëzoni produktin nga ndonjë lartësi e madhe. Sigurohuni që produkti të mos bjerë në kontakt me ujin, alkoolin ose benzenin. Mos e ruani produktin në vende të njoma ose me pluhur. Mos vendosni objekte të rënda mbi produkt. Ky produkt është hermetik (i papërshkueshëm nga uji) deri në nivelin IPX4 (mbrojtje nga uji në kushte të zakonshme, të jetës së përditshme). (Vlerësimi “IPX4” për papërshkueshmërinë nga uji vlen vetëm për kufjet.) Mos e fusni produktin në ujë dhe mos e përdorni në ambiente me lagështi, p.sh. në banjë.
! KUJDES Mos e çmontoni, përshtatni ose riparoni produktin pa autorizim. Mos e vendosni produktin pranë burimeve të temperaturës së lartë ose pranë materialeve që ndizen shpejt. Produkti mund të dëmtohet nëse përdorni ndonjë karikues që nuk përputhet me të. Sigurohuni që foshnja ose fëmija të mos e gëlltisë magnetin ose ndonjë përbërës të vogël të produktit. Sigurohuni që në fishat e karikuesit (porta e karikimit dhe spina e furnizimit me energji) të mos futen sende të huaja. Përndryshe, mund të bjerë zjarr ose të shkaktohet zënie nga korrenti (shok elektrik). Nëse keni ndonjë pajisje mjekësore të impiantuar, flisni me doktorin përpara se ta përdorni këtë pajisje. 291
Ky produkt ka një bateri të integruar dhe kjo bateri nuk mund të hiqet dhe as të zëvendësohet nga përdoruesi. Për hir të sigurisë suaj, mos e hiqni baterinë e integruar të produktit. Nëse e zëvendësoni baterinë pa autorizim ose nëse nuk e zëvendësoni si duhet, ajo mund të shpërthejë. Bateritë me jone litiumi janë komponent i rrezikshëm i produktit, që mund të shkaktojë lëndime fizike. Nëse baterinë e zëvendëson ndonjë profesionist i pakualifikuar, pajisja juaj mund të dëmtohet. Mos e zëvendësoni vetë baterinë. Bateria mund të dëmtohet, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje dhe lëndime trupore. Bateria duhet të zëvendësohet patjetër vetëm nga ofruesi i autorizuar i shërbimit. Bateria duhet të riciklohet ose hidhet në mënyrë të veçuar nga mbetjet e tjera shtëpiake. Mos e hidhni baterinë pa zbatuar rregulloret. Ndiqni procedurat lokale për kthimin e baterive (sistemimin e tyre). Për të mos konsumuar energji të panevojshme, shkëputeni pajisjen pasi të karikohet plotësisht. Për të karikuar pajisjen, përdorni gjithmonë një prizë tek e cila mund të mbërrini me lehtësi. Nëse bateria zëvendësohet me ndonjë lloj të pasaktë baterie, një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik zjarri ose shpërthim. Mos e ruani dhe mos e transportoni baterinë në ambiente me trysni më të ulët sesa 11,6kPa dhe në lartësinë mbi 15000 metra. Zëvendësimi i baterisë me një lloj të pasaktë mund të shkaktojë rrezik (për shembull, në rastin e disa tipave të baterive me litium). Hedhja e baterisë në zjarr ose në furrë të nxehtë ose shtypja ose prerja e baterisë në mënyrë mekanike mund të shkaktojë shpërthim. 292
Lënia e baterisë në një mjedis me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të shkaktojë shpërthim të baterisë ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit. Nëse bateria ekspozohet ndaj trysnisë atmosferike shumë të ulët, kjo mund të çojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut të ndezshëm shpejt ose të gazit. Mos i hidhni pa kujdes bateritë e vjetra. Një veprim i tillë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr. Metoda e riciklimit të baterive mund të ndryshojë nga njëri vend ose rajon në tjetrin. Riciklojeni baterinë në mënyrën e duhur.
SHËNIM Nëse produkti ekspozohet ndaj djersës së tepërt, pastrojeni produktin. Mbajini kufjet të pastra. Mbajtja e kufjeve në vesh për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje dhe nëse në vesh ka lagështi për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë probleme lëkure.
Altoparlanti me cilësi të lartë zëri (HD) Nëse rrjeti i komunikimit të pajisjes me të cilën jeni lidhur i përkrah thirrjet zanore HD (me cilësi të lartë zëri), ju mund të bëni telefonata zanore dhe të dëgjoni muzikë me cilësi të lartë zëri.
Përbërësit e produktit
Kufjet “LG TONE Free™” Mbulesa shtesë për (me mbulesa të buta kufjet e veshit mesatare të instaluara që (të vogla & të mëdha) futen në vesh) Kutia e karikimit
Fisha e karikimit për USB të tipit C™
Udhëzuesi i referencës
Manuali i thjeshtë i Karta WEEE përdoruesit (vetëm për Evropën) SHËNIM: Dizajni i produktit real mund të ndryshojë nga imazhet që paraqiten në manual.
! KUJDES Sigurohuni që të përdorni përbërës ose pjesë origjinale të markës “LG Electronics”. Nëse përdorni përbërës/pjesë jo-origjinale, produkti mund të dëmtohet, gjë që zhvleftëson garancinë. Përdorni kabllon e USB-së të tipit C™, që jepet bashkë me produktin. 294
Panoramë e përgjithshme Kutia e karikimit
Porta e karikimit Terminalet e karikimit Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë
Fusha e prekjes Terminalet e karikimit Mikrofoni
*Sigurohuni që terminali i karikimit të mos jetë i ndotur me substanca të huaja. *Paraqitja e jashtme dhe specifikimet e produktit real mund të ndryshojnë në varësi të modelit. 295
Çiftimi dhe lidhja Çiftimi i shpejtë -(
~1 m 1 Aktivizoni funksionin e Bluetooth-it në celular ose në pajisjen që do të lidhet. 2 Hapni kapakun e kutisë së karikimit, brenda së cilës janë fiksuar kufjet. Shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes të kufjes së majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda derisa treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të pulsojë në ngjyrë blu. -( -(
3 Kur të shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të celularit tabela e lidhjes me “Çiftim të shpejtë”, prekeni për ta lidhur pajisjen. (Përkrahet vetëm versioni 6.0 Android™ ose më i lartë dhe duhet bërë konfigurimi 296
i Bluetooth-it dhe i cilësimeve të informacioneve të vendndodhjes së pajisjes mobile.) 4 Nëse nuk shfaqet tabela, përzgjidhni emrin “[LG-TONE-FP5]” nga menyja e Bluetooth-it në celular dhe lidheni (për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS ose Android me version 5.0 ose më të ulët)
! KUJDES: Në listën e pajisjeve Bluetooth të lidhura, emri
“LG-TONE-FP5_LE” nuk është emri i saktë i modelit me të cilin synohet të bëhet lidhja. Verifikoni emrin e modelit në përdorim dhe lidheni pajisjen mobile me modelin, emri i të cilit nuk ka “LE”. Nëse emri i modelit të kufjeve shfaqet në mënyrë jo të rregullt në pajisjen “Android”, ndërroni emrin e modelit te menyja e Bluetooth-it në cilësimet e pajisjes së lidhur.
SHËNIM: Për të lidhur një pajisje tjetër, përsëritni të njëjtën procedurë të përmendur më lart.
Rilidhja automatike Kufjet lidhen në mënyrë automatike kur hapni kapakun e kutisë së karikimit. Nëse e mbyllni kapakun e kutisë së karikimit ndërkohë që të dyja kufjet janë të fiksuara në kutinë e karikimit, kufjet do të shkëputen.
Mbajtja në vesh e kufjeve 1 Hiqini kufjet nga kutia e karikimit dhe përshtatini ato në veshë në mënyrë të tillë që t’ju rrinë rehat. SHËNIM: Ju mund të përdorni mbulesat e kufjeve që
futen në vesh për të përmirësuar cilësinë e funksionit të anulimit aktiv të zhurmave (ANC) dhe për të shijuar tinguj të gjallë e të pasur.
2 Kur i vini kufjet në vesh, do të dëgjoni një sinjal që tregon se kufjet janë futur në vesh.
Dëgjimi i muzikës -(
: Prekni kufjen e majtë ose të djathtë një herë.
Rregullimi i volumit të zërit
: Prekni dy herë kufjen e majtë (ulje volumi) ose të djathtë (ngritje volumi).
Luaj skedarin tjetër
: Prekni tri herë kufjen e majtë ose të djathtë.
SHËNIM: Ju mund të ndryshoni mënyrën se si aktivizohen funksionet duke shkuar te cilësimet e tastierës në aplikacionin “LG TONE Free”.
Funksionet e telefonatave përmes celularit
Përgjigjja ndaj thirrjeve telefonike
Prekni kufjen e majtë ose të djathtë një herë.
Mbyllja e telefonatave
Prekni dy herë kufjen e majtë ose të djathtë.
Kryerja e telefonatave
Nëse bëni ndonjë telefonatë duke përdorur celularin, telefonata lidhet automatikisht me kufjet.
Pranimi i thirrjeve telefonike ndërkohë që jeni duke përdorur telefonin
Nëse prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë, telefonata aktuale do të vendoset në pritje, çka do t’ju japë mundësinë t’i përgjigjeni ndonjë thirrjeje tjetër hyrëse. Nëse telefonata e mëparshme është në pritje, ju mund ta mbyllni telefonatën aktuale nga celulari. (Ky funksion punon ndryshe në varësi të cilësimeve të celularit.)
Refuzimi i thirrjeve
Prekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë.
Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS) / Anulimi aktiv i zhurmës (ANC) Dëgjimi i tingujve të ambientit (LAS)
Funksioni “LAS” (dëgjimi i tingujve të ambientit) ju mundëson të dëgjoni tingujt e ambientit me qëllim që të informoheni për gjendjen në mjedisin rrethues dhe për ndonjë rrezik të mundshëm.
Anulimi aktiv i zhurmave (ANC)
Funksioni “ANC” (anulimi aktiv i zhurmave) bllokon tingujt e ambientit. Pra, këtë funksion mund ta përdorni për të dëgjuar muzikë ose për të parë video pa u shqetësuar nga zhurmat.
Prekni dhe mbani prekur kufjen e majtë ose të djathtë për të kaluar nga funksioni ANC në funksionin LAS dhe anasjelltas. Funksionet “LAS” dhe “ANC” mund t’i modifikoni në aplikacionin “LG TONE Free”. Duke përdorur aplikacionin “LG TONE Free”, mund të konfiguroni funksionet “Dëgjimi i tingujve të ambientit” (LAS) dhe të bisedës. Nëse përdorni funksionin “LAS” ose “ANC”, bateria do të shkarkohet më shpejt, gjë që ul kohëzgjatjen e përdorimit të produktit. Ju mund t’i përdorni funksionet "LAS” dhe “ANC” gjatë kohës kur nuk bëni ndonjë punë, kur dëgjoni muzikë, ose kur përdorni telefonin. *Funksioni “ANC” është shkurtesë e emërtimit “Active Noise Cancellation” në gjuhën angleze. Në shqipe, do të thotë “anulim aktiv i zhurmës”.
! KUJDES: Kur aktivizohet funksioni “LAS”, mund të vini re që tingujt e ambientit papritmas bëhen më të lartë. Kur e përdorni funksionin “ANC” në ambiente të hapura, jini syçelë sepse në ambientin rrethues mund të ketë rreziqe që nuk i vini re.
Karkimi Karikimi me kabllo
Kur lidhet kablloja e karikimit, gjendja e karikimit shfaqet në kutinë e karikimit. SHËNIM: Kufjet dhe kutia e karikimit karikohen në të njëjtën kohë. Porta e karikimit e kutisë së karikimit nuk mund të përdoret për të furnizuar me energji celularët, etj.
Verifikimi i gjendjes së karikimit të baterisë Gjendja e karikimit të baterisë së kufjeve shfaqet atëherë kur ato janë të fiksuara brenda kutisë së karikimit. Përndryshe, do të shfaqet gjendja e karikimit të baterisë së kutisë së karikimit. Treguesi i e mbetur Gjendja e karikimit gjendjes së Bateria nuk (karikuesi është karikimit të (karikuesi është bashkuar) bashkuar) baterisë I kuq
SHËNIM: Gjendja e baterisë së kutisë së karikimit shfaqet atëherë kur mbyllet kapaku i kutisë së karikimit. Nëse kutisë së karikimit i është shkarkuar bateria, treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë nuk do të ndizet fare dhe kutia nuk mund të funksionojë. Ne ju rekomandojmë që ta mbani kutinë e karikimit të karikuar gjatë gjithë kohës, sepse kufjet nuk mund të ndizen dhe fiken vetë.
Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Gjendja Modaliteti i kërkimit me Bluetooth Bateria nën 20% Bateria 20% - 80% Bateria 80% ose më shumë Kur ka ndonjë problem gjatë karikimit Në karikim e sipër (karikuesi është bashkuar) Procesi i karikimit ka përfunduar (karikuesi është bashkuar)
Përshkrimi Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në ngjyrë blu. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të kuqe. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në të verdhë. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet dhe fiket në jeshile. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë pulson në të kuqe. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në të kuqe. Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ndizet në jeshile.
Tejkalimi i distancës maksimale Nëse pajisja e lidhur me produktin është jashtë zonës së komunikimit efektiv, sinjali i komunikimit bëhet i dobët dhe lidhja shkëputet. Zona e komunikimit efektiv mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit rrethues dhe kushteve të tjera. 305
Nëse pajisja futet përsëri në zonën e komunikimit efektiv, produkti rilidhet automatikisht me pajisjen. Nëse pajisja nuk rilidhet automatikisht, prekni një herë kufjen e majtë ose të djathtë për t’i lidhur.
Aplikacioni “LG TONE Free” Nëse instaloni aplikacionin “LG TONE Free”, ju mund të përdorni funksionet “Check Earbud Battery” (kontrollo baterinë e kufjeve), “Voice Alert” (alarmi zanor), “Change Equalizer Mode” (ndërrimi i modalitetit të barazuesit), “Check Last Connected Location Information” (shih informacionet për vendndodhjen e fundit të bashkimit të produktit) dhe “Find My Earbuds” (më gjej kufjet). Për më shumë hollësi, hidhini një sy aplikacionit. Për ta instaluar aplikacionin “LG TONE Free”, kërkoni me fjalët “LG TONE Free” në platformën “Google Play Store” ose “App Store” ose skanoni kodin QR më poshtë. Ky aplikacion përkrah sistemin Android, versioni 7.0 e lart dhe sistemin iOS, versioni 11 e lart.
Zgjidhja e problemeve Nëse shihni ndonjë prej simptomave të mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, sigurohuni ta kontrolloni atë. Mund të mos jetë defekt. Simptoma
Produkti nuk ndizet.
Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë.
Nëse nuk mund të bëni telefonata nëpërmjet kufjeve
Nëse celulari nuk i përkrah kufjet dhe funksionet pa prekje, ju nuk mund t’i përdorni funksionet e thirrjeve telefonike. Verifikoni nivelin e baterisë dhe karikojeni atë.
Nëse nuk jeni në gjendje të regjistroni kufjet në celular.
Verifikoni nëse kufjet janë ndezur. Verifikoni nëse kufjet kanë hyrë në modalitetin e kërkimit. - Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 3 deri në 5 sekonda për të kaluar në modalitetin e kërkimit.
Nëse i keni zëvendësuar kufjet ose nëse ka ndonjë problem gjatë punës së tyre (kthimi në vlerat fillestare të prodhuesit - factory reset)
Ndërkohë që kufjet janë brenda kutisë së karikimit, shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes në kufjen e majtë ose të djathtë për 10 sekonda ose më shumë. - Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë të kutisë së karikimit pulson në të kuqe dhe kryhet procesi i kthimit në vlerat fillestare të prodhuesit (factory reset). Pas nisjes së procesit të kthimit të vlerave fillestare të prodhuesit, lidhini përsëri kufjet.
Specifikimet dhe veçoritë Artikulli Specifikimet e Bluetooth-it
Komentet V 5.2 (kufje/pa prekje/A2DP/AVRCP)
Kufjet: 3.7 V / 55 mAh, bateri me jone litiumi Kutia e karikimit: 3.7 V / 390 mAh, bateri me jone litiumi
Kohëzgjatja e dëgjimit të muzikës nga kufjet & me kutinë e karikimit
Funksioni ANC joaktiv: Deri në 8 orë & deri në 22 orë* Funksioni ANC aktiv: Deri në 5 orë & deri në 13 orë*
Tensioni nominal hyrës Temperatura e punimit Lagështia e ambientit të punimit
Kufjet: brenda një ore / kutia e karikimit: brenda 2 orësh Karikimi i shpejtë: 5 min karikim zgjat deri në 60 min përdorim* ※ Kur karikimi bëhet me kabllo në temperaturën e ambientit Kufjet: 5 V 0 110 mA Kutia e karikimit: 5 V 0 500 mA 0°C ~ +40°C 5% ~ 60%
Kufjet: 21,2 mm (gjerësi) X 28,3 mm (gjatësi) X Përmasat (mm) / 23,2 mm (lartësi) / 5.2 g (një kufje) Pesha (g) Kutia e karikimit: 54,5 mm (gjerësi) X 54,5 mm (gjatësi) X 30 mm (lartësi) / 35,4 g Brezi i frekuencave
Fuqia e daljes (maks)
Nga 2402 MHz deri në 2480 MHz
*Kohëzgjatja e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të pajisjes portative të lidhur, funksioneve, cilësimeve, fuqisë së sinjalit, temperaturës së punës, brezit të frekuencave dhe mënyrave të tjera të përdorimit.
Bluetooth® është markë tregtare e regjistruar e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” në mbarë botën. “Android”, “Google Play”, logoja e platformës “Google Play” dhe shenjat dhe logot e tjera të ndërlidhura janë marka tregtare të kompanisë “Google LLC”.
SHQIP Me këtë shkresë, kompania “LG Electronics” deklaron që radiopajisja e tipit “kufje” është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Tekstin e plotë të “Deklaratës së konformitetit” të BE-së mund ta gjeni në adresën: http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#
Informacione shtesë 1. Ekspozimi ndaj radiofrekuencave Këto kufje stereo me “Bluetooth” të kompanisë “LG” janë radiotransmetues dhe radiomarrës. Kur janë në punë, ato komunikojnë me një pajisje portative të pajisur me teknologjinë “Bluetooth” nëpërmjet marrjes dhe transmetimit të fushës elekromagnetike (mikrovalë) të radiofrekuencave (RF) me brez frekuencash 2402 deri në 2480 MHz. Kufjet tuaja me Bluetooth janë projektuar për të punuar në përputhje me udhëzimet për ekspozimin ndaj radiofrekuencave dhe me kufizimet e përcaktuara nga autoritetet kombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare të shëndetit, kur përdoren me çdo pajisje mobile të përputhshme të kompanisë “LG Electronics”.
2. Masat paraprake për sa i takon lidhjes nëpërmjet Bluetooth-it Mjediset e mëposhtme ndikojnë në zonën e punës dhe në marrjen e sinjaleve të Bluetooth-it: - Kur midis pajisjes me Bluetooth dhe pajisjes së lidhur ka mure, metale, trupa njerëzorë ose pengesa të tjera - Kur pajisja që përdor sinjale me frekuencë 2.4 GHz (LAN-et valore, telefonat pa kabllo, furrat me mikrovalë, etj.) vendoset pranë pajisjes që përdoret 104
- Kur përdoret ndonjë pajisje me Bluetooth (televizor, laptop, etj.) përveç telefonit celular, cilësia e zërit mund të ndikohet nga specifikimet dhe performanca e pajisjes
3. Atmosfera ku mund të ndodhin shpërthime Fikeni pajisjen kur ndodheni në zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime. Ndodh rrallë, por pajisja juaj elektrike mund të krijojë shkëndija. Shkëndijat në këto zona mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr që çon në lëndime fizike dhe madje vdekje. Shpeshherë, edhe pse jo gjithmonë, zonat me atmosferë ku mund të ndodhin shpërthime janë të shenjuara si të tilla.
4. Informacione për baterinë Nëse përdoret si duhet, bateritë e karikueshme zgjasin për një kohë të gjatë. Bateritë e reja ose bateritë që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë mund të kenë kapacitet të ulët kur përdoren për herë të parë. Mos e ekspozoni kurrë baterinë ndaj temperaturave ekstreme: mbi +50° ose nën -10°. Që bateria të ketë kapacitetin maksimal, përdoreni në temperaturë ambienti. Nëse bateria përdoret në temperatura të ulëta, kapaciteti i saj do të zvogëlohet. Bateria mund të karikohet vetëm në temperaturat midis 0° dhe +45°.
5. Riciklimi i baterisë së kufjeve me Bluetooth Bateria e kufjeve me Bluetooth duhet të riciklohet si duhet dhe të mos hidhet kurrë te mbetjet e tjera që mblidhen nga shërbimi komunal. 105
6. Kushtet - Garancia është e vlefshme vetëm nëse produkti që do të riparohet ose zëvendësohet shoqërohet me faturën origjinale që i është lëshuar blerësit fillestar nga ana e shitësit, ku të specifikohet data e blerjes dhe numri serial. Kompania “LG Electronics” rezervon të drejtën për të refuzuar shërbimin e garancisë nëse ky informacion është hequr ose ndryshuar pasi produkti është blerë fillimisht prej blerësit. - Kjo garanci nuk mbulon defektet që mund t’i shkaktohen produktit për shkak të amortizimit normal, ose për shkak të keqpërdorimit, duke përfshirë, ndër të tjera, mënyrën jonormale dhe jo të zakonshme të përdorimit, të specifikuar në udhëzimet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e produktit. Kjo garanci nuk mbulon asnjë defekt që mund të pësojë produkti për shkak të ndonjë aksidenti, modifikimi ose përshtatjeje, force madhore ose dëmtimit nga lëngjet. - Kjo garanci nuk mbulon defektet e produktit që vijnë si pasojë e instalimeve të papërshtatshme gjatë riparimit, modifikimet ose shërbimet që kryhen nga persona që nuk janë të autorizuar nga kompania “LG Electronics”. Cenimi i vulave të produktit e zhvlerëson garancinë.
Garancia e kufizuar NË VARËSI TË KUSHTEVE TË KËSAJ “GARANCIE TË KUFIZUAR”, KOMPANIA “LG ELECTRONICS” GARANTON SE KY PRODUKT NUK KA DEFEKTE NË PROJEKTIM, MATERIAL DHE PRODHIM NË KOHËN E BLERJES FILLESTARE NGA KLIENTI DHE PËR NJË PERIUDHË PASUESE PREJ DY (2) VJETËSH. NËSE PRODUKTI JUAJ KA NEVOJË PËR SHËRBIM QË MBULOHET NGA GARANCIA, JENI TË LUTUR TA KTHENI ATË TE BLERËSI NGA I CILI E KENI BLERË PRODUKTIN OSE TË KONTAKTONI ME QENDRËN E KONTAKTIT TË KOMPANISË “LG ELECTRONICS” PRANË JUSH PËR INFORMACIONE TË MËTEJSHME.
Informacione të rëndësishme lidhur me sigurinë Parandalimi i dëmtimit të dëgjimit Mund të humbni dëgjimin përgjithmonë nëse dëgjoni muzikë me kufje me volum të lartë. Uleni volumin duke e çuar në një nivel të sigurt. Me kalimin e kohës, mund ta rrisni volumin e zërit vetëm që ta dëgjoni normalisht zërin, por kjo nënkupton se jeni duke e dëmtuar dëgjimin. Nëse dëgjoni zhurmë në vesh ose zë të mbytur kur flisni, ndaloni së përdoruri kufjet dhe bëjini një kontroll mjekësor dëgjimit. Sa më i lartë të jetë volumi i zërit, aq më shpejt ju dëmtohet dëgjimi. Ekspertët sugjerojnë që, për të mbrojtur dëgjimin, duhet: 107
• Të kufizoni kohën gjatë së cilës i përdorni kufjet me volum të lartë zëri. • Të mos e ngrini volumin e zërit me qëllim që të “mbysni” zhurmën e ambientit. • Ta ulni volumin nëse nuk mund t’i dëgjoni njerëzit pranë jush kur ata ju flasin. Ju lutem, shihni udhëzuesin e përdoruesit të kufjeve për më shumë informacion lidhur me mënyrën se si duhet të përshtatet volumi i zërit në kufje.
Përdorimi i sigurt i kufjeve Nuk rekomandohet që t’i përdorni kufjet për të dëgjuar muzikë gjatë kohës kur jeni duke ngarë automjetin, madje në disa shtete kjo përbën vepër penale. Bëni kujdes dhe jini syçelë gjatë kohës kur ngisni automjetin. Mos e përdorni këtë pajisje nëse përdorimi i saj ju pengon ose shpërqendron gjatë ngarjes së çdo lloj automjeti ose gjatë çdo lloj veprimtarie tjetër për kryerjen e së cilës duhet vëmendje e plotë.
Njoftim për softuerin me burim të hapur Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com. “LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti. Kur shkëputet burimi i energjisë, niveli në dalje kthehet automatikisht në nivel daljeje që nuk e tejkalon nivelin RS1.
I referohet pajisjeve të klasit II. 1 I referohet gjendjes së pritjes. I referohet gjendjes “NDEZUR” ! të pajisjes. I referohet tensionit të rrezikshëm.
Notice Facile