KFIB19X - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KFIB19X ELECTROLUX në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirator kuzhine |
| Marka | Electrolux |
| Modeli | KFIB19X |
| Lloji i kontrollit | Panel me prekje |
| Numri i shpejtësive | 5 (përfshirë Boost dhe Breeze) |
| Funksioni Boost | Po, 8 minuta pastaj kthehet në shpejtësinë e mëparshme |
| Funksioni Breeze | Po, shpejtësia minimale për 60 minuta pastaj ndalim automatik |
| Funksioni Hob²Hood | Po, lidhje automatike me pianurën |
| Ndriçimi | LED, intensitet i rregullueshëm |
| Lloji i filtrit të yndyrës | Metalik, i larë në pjatalarëse |
| Lloji i filtrit të karbonit | Aktiv, jo i larë, zëvendësim çdo 4 deri 6 muaj |
| Njoftimi për pastrimin e filtrave | Po, dritë treguese |
| Rivendosja e njoftimit | Shtypje e gjatë 3 sekondash në simbolin e filtrit |
| Pastrimi | Pëlhurë e butë, ujë të vakët, detergjent i butë |
| Zëvendësimi i llambës | Vetëm nga një teknik (LED i integruar) |
| Konsumi i energjisë | Nuk specifikohet |
| Niveli i zhurmës | I ulët në modalitetin Breeze |
| Riciklimi | Në përputhje me normat mjedisore, mos hidhni me mbeturinat shtëpiake |
Pyetjet më të shpeshta - KFIB19X ELECTROLUX
Pyetjet e përdoruesve rreth KFIB19X ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KFIB19X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KFIB19X e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT KFIB19X ELECTROLUX
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të merrni këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky informacion mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni broshurës tjetër "Udhëzimet për instalimin" për "Informacionin e sigurisë dhe instalimin". Lexoni me kujdes kapitujt e "Sigurisë" përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes.
2. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
2.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

| Funksioni | Përshkrimi | |
| 1 | Ndez / Fik | Ndez dhe fik aspiratorin. |
| 2 | Shpejtësia e parë | Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. |
| 3 | Shpejtësia e dytë | Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë. |
| 4 | Shpejtësia e tretë | Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë. |
| 5 | Shpejtësia maksimale | Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. |
| 6 | Nxitja e shpejtësisë | Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 5 minutash pajisja kthehet në cilesimin e mëparshëm. |
| 7 | Fllad | Aspiratori punon në shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash pajisja fiket. |
| 8 | Njoftimi mbi filtrin | Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. |
| 9 | Hob²Hood | Treguesi i funksonit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura. |
| 10 | Llamba | Ndez dhe fik dritat. |
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Përdorimi i aspiratorit
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.
| ♀1 | Gjatë ngrohjes SSE ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. |
| ♀2 | Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara né disa zona ose vatra gatimi, skuqjes SSE lehtë. |
| ♀3 | Gjatë zierjes dhe skuqjes SSE sasive të medha të ushqimit pa kapak, gatimit né disa zona ose vatra gatimi. |
| dhe | Gjatë gatimit dhe skuqjes SSE sasive të medha të ushqimit pa kapak, né lagështi të madhe. |

Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivel zhurme shumë të ulët. Mund të aktivizohet dhe të çaktivizohet duke shtypur simbolin. Funksioni fiket automatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëm pas gatimit.
Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit. Paneli i kontrollit është fushë me sensor. Prekni simbolet për 1 sekondë për të aktivizuar funksionet.
Për të përdorur aspiratorin:
- Ndizeni pajisjen duke shtypur simbolin ①.
Tani mund të aktivizoni funksionet.
- Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin.

Drita e kapuçave punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të kapakut. Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit prekni . Për të ndryshuar intensitetin e dritës, prekni dhe mbani përsëri simbolin.
Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish simbolin ①.
3.2 Funksioni Hob²Hood
Është një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit dhe temperaturës së enës me të nxehur të pianurës. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
3.3 Aktivizimi i shpejtësisë maksimale të motorit
Kur prekni , shpejtësia maksimale e motorit fillon të punojë për 8 minuta. Pas kësaj kohe, pajisja kthehet në cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.

Kur funksioni është i aktivizuar, prekja shtesë mbi nuk ka asnjë efekt.
3.4 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërrimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.
Për të rivendosur funksionin, prekni për 3 sekonda.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:
- Ndizni panelin e kontrollit.
- Sigurohuni që ikonat të jenë bërë të bardha.
- Për të aktivizuar funksionin, prekni për 3 sekonda.
Nëse funksioni është i aktivizuar, ikona e filtrit pulson pesë herë.
- Për të çaktivizuar funksionin, prekni për 3 sekonda.
Nëse funksioni është çaktivizuar, ikona e filtrit pulson për 4 sekonda.
| Agjentēt e pastrimit | Mos pěrdorni detergjente gěrryese dhe furça. Pastroni sipěfqaen e pajisjes me një copë tè butë me ujë tè ngrohtë dhe një detergjent tè butë. |
| Pas pastrimit disa pjesë tè pajisjes mund tè nxehen. Për tè shmangur njollat, pajisja duhet tè lihet tè ftohet dhe tè thahet me një leckë ose kartëpeceta tè pastra. | |
| Pastroni njollat me një detergjent tè butë. | |
| Mbaijeni aspiratorin të pastër | Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës Çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme tè pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndryra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve tè tjera mund tè shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit ështe i aktivivizuar. Shikoni "Njoftimi i filtrit" né kapitullin "Pěrdorimi i përditshëm". |
| Filtrat e yndyrës mund tè lahen né lavastovilje. Lavastovilja duhet tè vendoset né temperaturë tè ulët dhe cikël tè shkurtër. Filtri i yndyrës mund tè Çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes. | |
| Filtri i karbonit | Koha e ngopjes së filtrit tè karbonit ndryshon né varësi tè llojit tè gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund tè lahet, nuk mund tè rigjenerohet dhe duhet të ndétrrohet pas Çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh nëse përdoret shumë. |
4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të këseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
- Tërhiqni dorezën e filtrit poshtë aspiratorit (1) dhe anoni lehtë poshtë pjesën e përparme të filtrit.

- Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjent jo gërryes ose në një lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim në performancën e pajisjes.
- Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsëritni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
4.3 Ndryshimi i filtrit të karbonit

PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit nuk mund të lahet!
- Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
- Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

- Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
- Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt. Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
4.4 Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llambë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED). Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" të kapitullit "Udhëzimet e sigurisë".
5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Faleminderit që zgjodhët një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada të përvojës profesionale dhe inovacion. I zgjuar dhe i menduar, ai është projektuar duke pasur parasysh nevojat tuaja. Jini të sigurt se do të merrni rezultate të shkëlqyera në çdo përdorim.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit:

Merrni këshilla për përdorim, broshura, zgjidhje për probleme, shërbim dhe riparim:
www.electrolux.com/support
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com


Blini pajisje, aksesorë dhe pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop