VS110BE - Makina paketimi me vakum GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VS110BE GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Makinë paketimi me vakum |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | VS110BE |
| Përmasat (G x T x L) | Përafërsisht 40 x 20 x 12 cm |
| Pesha | Përafërsisht 2.5 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50/60 Hz |
| Konsumi i energjisë | 120 W |
| Metoda e vulosjes me vakum | Vakum dhe vulosje automatike |
| Gjerësia e vulosjes | 30 cm |
| Përputhshmëria e materialit të qeseve | Qese vakumi të lëmuara dhe me teksturë |
| Modaliteti i pulsit | Po, për ushqime të ndjeshme |
| Aksesorë të përfshirë | Qese vakumi, lidhës zorre, manual |
| Kujdesi dhe pastrimi | Fshini sipërfaqen me një leckë të lagur; pastroni shiritin e vulosjes butësisht |
| Karakteristikat e sigurisë | Fikje automatike, mbrojtje nga mbinxehja |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Guarnicione vulosjeje, pjesë pompe vakumi të disponueshme nga qendrat e servisit |
| Informacion i përgjithshëm | Projektuar për përdorim shtëpiak; zgjat jetëgjatësinë e ushqimit |
Pyetjet më të shpeshta - VS110BE GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth VS110BE GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makina paketimi me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VS110BE - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VS110BE e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT VS110BE GORENJE
Udhëzime për përdorim AL
SL Navodila za uporabo ....1
AL Udhëzime për përdorim.... 144
POMEMBNA VARNOSTNA NAVODILA
Gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje elektrike, respektoni gjithmonë masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë sa vijon: LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET!
- Para se ta përdorni këtë pajisje, lexoni me kujdes të gjithë manualin e udhëzimeve dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
- Para se të futni kabllon e energjisë në prizë muri ose ta hiqni prej saj, sigurohuni që kapaku i pajisjes të jetë në pozicion të zhbllokuar. Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza kur nuk është në përdorim ose para pastrimit.
- Kjo pajisje nuk është lodër. Vëmendja e veçantë është e domosdoshme kur përdoret nga fëmijët ose pranë tyre. Ruajeni këtë pajisje në një vend të sigurt, ku s'mund të arrihet nga fëmijët.
- Mos përdorni qese ose pajisje shtesë që nuk rekomandohen apo miratohen nga prodhuesi i pajisjes dhe mos e përdorni këtë pajisje për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të synuar.
- Ndaloni përdorimin e pajisjes menjëherë nëse kablloja është e dëmtuar. Kablloja duhet të zëvendësohet nga një profesionist.
- Mbajeni pajisjen dhe kabllon e energjisë larg nga pjesët lëvizëse.
- Mos e prekni elementin e nxehtë të mbylljes, të vendosur në skaj të kapakut të sipërm të pajisjes. Elementi është i nxehtë dhe prekja e tij mund të çojë në djegie të rënda.
- Mos u përpiqni ta riparoni vetë këtë pajisje.
- Mos e goditni dhe mos e hidhni përtokë pajisjen. Mos e përdorni pajisjen nëse është hedhur përtokë ose nëse duket se është dëmtuar.
- Shmangni veprimet në vijim: tërheqjen ose mbajtjen nga kablloja, përdorimin e kabllos si dorezë, zënien e kabllos me derë ose tërheqjen e kabllos rreth skajeve ose qosheve të mprehta. Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja ose spina është e lagur.
- Mbajeni larg sobave të nxehta, furrave, vatrave elektrike ose sipërfaqeve të tjera të nxehta dhe burimeve të nxehtësisë. Mos e përdorni këtë pajisje në një sipërfaqe të lagur ose të nxehtë ose pranë një burimi nxehtësie.
- Me këtë njësi, nuk rekomandohet përdorimi i kabllove zgjatuese. Megjithatë, nëse përdoret një e tillë, ajo duhet të ketë voltazh të barabartë ose më të lartë se voltazhi i kësaj pajisjeje.
- Për të shmangur dëmtimet e mundshme, kur ta shkëputni, mbani spinën në vend të kabllos.
- Para se ta futni në prizë apo të përdorni pajisjen, sigurohuni që
duart t'i keni të thata dhe të sigurta për të prekur pajisjen.
- Kur pajisja është e ndezur ose gjatë përdorimit, mbajeni gjithmonë në një sipërfaqe të qëndrueshme, siç është tavolina ose banaku.
- Në këtë pajisje, nuk ka nevojë të përdorni asnjë lubrifikant, siç janë vajrat lubrifikues ose uji.
- Mos e zhytni asnjë pjesë të kësaj pajisjeje, kabllon e rrymës ose spinën në ujë ose ndonjë lëng tjetër.
- Mos e përdorni këtë pajisje jashtë ose në një sipërfaqe të lagur. Është e paraparë vetëm për përdorim të brendshëm shtëpiak.
- Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose pa përvojë dhe njohuri, përveçse nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur rrezikun.
KUJDES:
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK!
AB: 1 MIN PËR CIKËL
Niveli i zhurmës: Lc < 65 dB(A)
NJIHUNI ME PRODUKTIN TUAJ
- Kapaku i sipërm
- Baza
- Njësia e kontrollit
- Kutia
- Bllokimi (M/D)
- Kapaku i tejdukshëm
- Njësia e tehut të shtytjes
- Ndërfaqja e aksesorit/Hyrja e ajrit
- Kablloja elektrike
Ndërfaqja e përdorimit/paneli i kontrollit

Pas ndezjes së pajisjes, drita e paracaktuar treguese e modalitetit të thatë është gjithmonë aktive. Nëse nuk kryhet asnjë veprim pas pesë minutash, do të hyni në modalitetin e gatishmërisë. Nëse keni nevojë të përdorni pajisjen pas gjendjes së gatishmërisë, zgjojeni duke shtypur cilindo buton dhe më pas zgjidhni funksionin përkatës për ta vënë në përdorim.
Modaliteti i thatë:
Zgjidhni modalitetin e thatë dhe më pas shtypni butonin "Vac&Seal" për të filluar punën. Gjatë procesit të pompimit, drita treguese e "Vac&Seal" vezullon dhe kthehet automatikisht në funksionin e hermetizimit pas përfundimit të vakumimit. Drita treguese e "Vac&Seal" qëndron gjithmonë ndezur dhe drita treguese e "Seal" vezullon. Pas përfundimit të hermetizimit, drita treguese e "Seal" qëndron ndezur për 2 sekonda dhe fiket së bashku me dritën treguese të "Vac&Seal".
Modaliteti i lagështisë:
Zgjidhni modalitetin e lagësht dhe më pas shtypni butonin "Vac&Seal" për të filluar punën. Gjatë procesit të pompimit, drita treguese e "Vac&Seal" vezullon dhe kthehet automatikisht në funksionin e hermetizimit pas përfundimit të vakumimit. Drita treguese e "Vac&Seal" qëndron gjithmonë ndezur dhe drita treguese e "Seal" vezullon. Pas përfundimit të hermetizimit, drita treguese e "Seal" qëndron ndezur për 2 sekonda dhe fiket së bashku
me dritën treguese të "Vac&Seal".
Vini re: dallimi midis modalitetit të thatë dhe modalitetit të lagësht është se koha e hermetizimit është e ndryshme. Funksioni i paracaktuar është modaliteti i thatë. Të dyja modalitetet e hermetizimit mund të ndërrohen sipas dëshirës. Modaliteti i lagësht përdoret kryesisht për të vakumuar ushqimin që përmban ujë (lëngu si supa dhe ushqimi me përmbajtje uji më shumë se 20 ml nuk mund të vakumohet drejtpërdrejt, përndryshe, shkakton hermetizim të dobët ose aspak hermetizim).
Hermetizimi:
Shtypni butonin "Seal" për të filluar punën dhe drita treguese do të vezullojë. Pas përfundimit të hermetizimit, drita treguese do të qëndrojë ndezur për 2 sekonda dhe më pas do të fiket. Gjatë pompimit të ajrit, shtypni në çdo kohë butonin "Seal" për të kaluar në hermetizim.
Vini re: kur hermetizimi të përfundojë, makina detyrohet të pushojë për 10 sekonda. Gjatë kësaj periudhe, çdo funksion do të lëshojë një alarm, siç është alarmi i vezullimit të dritës treguese për 3 sekonda, pastaj makina mund të rifillojë normalisht punën pas përfundimit të kohës së pushimit prej 10 sekondash.
Stop:
Kur ndonjë funksion i "Vac&Seal" dhe "Seal" është duke punuar, shtypni butonin "Stop", pas çka makina do të ndalojë menjëherë punën dhe do të kthehet në modalitetin e gatishmërisë.
Nxitja e rrjedhjes së ajrit:
Shtypni butonin "Vac&Seal" për të punuar për 2 minuta dhe kur presioni i caktuar negativ nuk arrihet, makina do të ndalojë automatikisht pompimin. Drita treguese e hermetizimit do të pulsojë për 3 sekonda dhe më pas do të fiket dhe do të kthehet në modalitetin e gatishmërisë. Drita treguese e gatishmërisë qëndron gjithmonë ndezur (modaliteti i thatë).
SI TA PËRDORNI
Për të hermetizuar:
- Hapni kapakun dhe nxirrni qesen nga roleja në një gjatësi të përshtatshme; Hapi 1
- Shtrëngoni kapakun dhe shtypni butonin "Seal" për ta hermetizuar; Hapi 2
- Priteni qesen me tehun e shtytjes dhe hapni kapakun; Hapi 3
- Plotësoni hermetizimin dhe krijoni qese. Hapi 4

Për të vakumuar dhe hermetizuar:
- Vendosni ushqimin në qese dhe vendosni hapjen e qeses në dhomën e ajrit; Hapi 1
- Shtrëngoni kapakun dhe shtypni butonin "Vac&Seal" për të ndezur makinën për vakumim dhe hermetizim; Hapi 2
- Hapni kapakun për të përfunduar vakumimin dhe hermetizimin; Hapi 3

Për të vakumuar aksesorin:
- Shtrëngoni kapakun: Hapi 1
- Vendosni tubin lidhës në ndërfaqen e makinës dhe të aksesorit përkatësisht; Hapi 2
- Shtypni butonin "Vac&Seal", makina fillon vakumimin. Kur pompa e ajrit ndalon punën, shtypni butonin "Stop" për të përfunduar vakumimin; Hapi 3
- Pas vakumimit, hiqni tubin lidhës dhe hapni kapakun. Hapi 4

- Para pastrimit, hiqeni gjithmonë njësinë nga priza.
- Mos e zhytni në ujë ose ndonjë lëng tjetër.
- Shmangni përdorimin e produkteve ose materialeve gërryese për të pastruar njësinë, me qëllim që të mbroni sipërfaqen nga gërvishtja.
- Përdorni një sapun të butë për larjen e enëve dhe një leckë të ngrohtë dhe të lagur për të fshirë mbetjet e ushqimit ose rreth përbërësve.
- Thajeni tërësisht para se ta përdorni përsëri.
Vini re: Rondelet prej sfungjeri rreth dhomës së vakumit duhet të thahen plotësisht para se të rimontohen. Kur t'i rimontoni, kini kujdes për të parandaluar dëmtimet dhe montojini si në pozicionin fillestar për t'u siguruar që të mos ketë rrjedhje vakumi.
Qeset me vakum
- Lani qeset në ujë të ngrohtë dhe sapun të butë për larjen e enëve
- Kur t'i lani qeset në lavastovilje, ktheni qeset nga brenda jashtë dhe përhapini mbi raftin e sipërm të lavastoviljes, në mënyrë që e gjithë sipërfaqja të preket nga uji i larjes.
- Thajini tërësisht para se t'i ripërdorni.
E RËNDËSISHME: Për të shmangur sëmundjet e mundshme, mos i ripërdorni qeset pas ruajtjes së mishit të papërpunuar, peshkut të papërpunuar apo ushqimeve të yndyrshme. Mos i ripërdorni qeset që kanë qenë në mikrovalë ose janë zier.
Ruajtja e hermetizuesit me vakum:
- Mbajeni njësinë në një vend të sheshtë dhe të sigurt, që nuk mund të arrihet nga fëmijët.
- Mos harroni të siguroheni që kapaku i pajisjes të jetë i shkyçur kur nuk është në përdorim dhe mënjanë. Mbajtja e kapakut të kyçur do t'i shtrembërojë rondelet prej sfungjeri, duke shkaktuar rrjedhje.
VINI RE:
- Për efekt më të mirë hermetizimi, është më mirë ta lini pajisjen të ftohet për 1 minutë para se ta përdorni përsëri. Pas çdo procesi vakumimi apo hermetizimi, fshini çdo mbetje të lengshme ose ushqimore të tepërt në dhomën e vakumit.
- Për të shmangur mbinxehjen e elementit mbyllës, mos mbyllni disa qese njëra pas tjetrës.
- Pajisja juaj mund të punojë vetëm me qeset e veçanta të pajisura nga ne. Mos u përpiqni të përdorni qese të tjera, që nuk janë të parapara për paketim me vakum.
- Për të hapur një qese të hermetizuar, priteni atë tejpërtej me gërshërë.
- Kur vakumoni ushqim me lagështi të lartë, qesja mund të hermetizohet dy herë për t'u siguruar që hermetizimi është i padepërtueshëm. Pas përfundimit të hermetizimit të parë, shtypni përsëri butonin e hermetizimit pa hapur kapakun e pajisjes. Kjo metodë është e përshtatshme vetëm për ushqimet me përmbajtje të lartë lagështie. Kur paketoni ushqim me pak lagështi, nuk ka nevojë që qeset të mbyllen dy herë. Lëngjet ose ushqimet në lëng, nuk mund të hermetizohen me vakum. Kur hermetizoni qeset me përmbajtje shumë të lagësht, pastroni grykën e qeses para se ta vakumoni dhe hermetizoni.
Zgjidhja e problemeve
| Problemi | Zgjidhja |
| Vakumimi është nërregull, porfunksioni ihermetizimit jo | Kontrolloni nëse skaji i qeseve ka lëng, njolla vaji ose ndonjë grisje.Nëse po, pastroni skajin e qeseve dhe provoni përsëri. |
| Kontrolloni nëse elementi nxehës është dëmtuar dhe cilësimi ështënë rregull apo jo.Nëse është dëmtuar, zëvendësoni elementin nxehës dhe sigurohuni që tëjetë i montuar mirë. | |
| Kontrolloni nëse shiriti hermetizues është i dëmtuar ose i montuarmirë.Nëse është dëmtuar, zëvendësoni shiritin hermetizues dhe sigurohuni qëtë jetë i montuar mirë. | |
| Kontrolloni nëse skaji i qeses është rrudhur.Nëse po, nxirrni disa ushqime në mënyrë që peset të kenë hapësirë tëmjaftueshme për hermetizimin, sheshoni peset dhe provojeni përsëri. | |
| Funksioni ihermetizimit ështënë rregull, porvakumimi nuk mundtë kryhet | Kontrolloni nëse qeset janë vendosur në dhomën e vakumit.Nëse jo, vendosni skajin e qeseve në dhomën e vakumit. |
| Kontrolloni nëse ushqimi është me kënd të mprehtë.Nëse po, paketoni këndin me letër të sigurt para se ta vakumoni ushqimir | |
| Kontrolloni nëse skaji i qeses e ka mbuluar vrimën e thithjes.Nëse po, vendosnni qesen në pozicionin e duhur. | |
| Kontrolloni nëse rondela është deformuar.Nëse është deformuar, zëvendësojeni dhe provojeni përsëri. | |
| Fryrja e qeses pasvakumimit | Kontrolloni nëse artikulli i përket kategorisë së ushqimeveqë gërryhen lehtë.Të gjithë artikujt që gërryhen lehtë duhet të ngrihen ose tëfuten në frigorifer pas vakumimit, që të mund të zgjatet afati ipërdorimit. Por vakumimi nuk garanton se ushqimet nuk do tëprishen kurrë. |
| Kontrolloni nëse keni paketuar perime dhe fruta të freskëta oseushqim me fara.Perimet e freskëta ose frutat me fara nuk janë të përshtatshme për t'uruajtur në temperaturën e dhomës pas vakumimit, pasi ato innënshtrohen fotosintezës dhe frymëmarrjes qelizore. Ju sugjerojmë t'i ruani në frigorifer. |
Vini re:
Pas përfundimit të paketimit me vakum, lini gjithmonë të hapur kapakun e pajisjes. Mos e shtrëngoni kapakun, pasi një gjë e tillë do t'i shtrembërojë rondelet prej sfungjeri dhe do të ndikojë në funksionin e pajisjes.
UDHËZIMET PËR RUAJTJEN E USHQIMIT
| Klasifikimi | Artikujt ushqimorë | Temperatura | Ruajtja normale | Ruajtja me vakum |
| Frigorifer | Mish i freskët i pagatuar | 5 ± 3 °C | 2~3 ditë | 8~9 ditë |
| Peshk/prodhime të freskëta deti | 5 ± 3 °C | 1~3 ditë | 4~5 ditë | |
| Mish i gatuar | 5 ± 3 °C | 4~6 ditë | 10~14 ditë | |
| Perime | 5 ± 3 °C | 3~5 ditë | 7~10 ditë | |
| Fruta | 5 ± 3 °C | 5~7 ditë | 14~20 ditë | |
| Vezë | 5 ± 3 °C | 10~15 ditë | 30~50 ditë | |
| Ngrirës | Mish | -16~-20 °C | 3~5 muaj | >1 vit |
| Peshk | -16~-20 °C | 3~5 muaj | >1 vit | |
| Fruta deti | -16~-20 °C | 3~5 muaj | >1 vit | |
| Kushte normale (temperatura e dhomës) | Bukë | 25 ± 2 °C | 1~2 ditë | 6~8 ditë |
| Biskota | 25 ± 2 °C | 4~6 muaj | >1 vit | |
| Oriz/Miell | 25 ± 2 °C | 3~5 muaj | >1 vit | |
| Kikirikë/Bishtajore | 25 ± 2 °C | 3~6 muaj | >1 vit | |
| Pajisje mjekësore | 25 ± 2 °C | 3~6 muaj | >1 vit | |
| Çaj | 25 ± 2 °C | 5~6 muaj | >1 vit |