GORENJE OTGS80SMC6 - Chauffe-eau instantané et chauffe-eau

OTGS80SMC6 - Chauffe-eau instantané et chauffe-eau GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas OTGS80SMC6 GORENJE në format PDF.

📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE OTGS80SMC6 - page 86
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me rezervuar
Modeli Gorenje OTGS80SMC6 (OTGS 80 E5)
Vëllimi 78.8 litra
Përmasat (L x G x T) 950 mm x 490 mm x 480 mm (përafërsisht)
Pesha (bosh / e mbushur) 31 kg / 111 kg
Presioni nominal 0.6 / 0.9 / 1.0 MPa (6/9/10 bar)
Fuqia ngrohëse 2000 W
Tensioni 230 V~
Klasa e mbrojtjes I
Mbrojtja nga hyrja IP24
Klasa e efikasitetit energjetik B
Paneli i kontrollit Ekran dixhital me buton ndezje/fikje dhe kontroll të temperaturës & kontroll EcoSmart
Funksioni EcoSmart Modalitet i të mësuarit 7-ditor për optimizimin e konsumit të energjisë bazuar në zakonet e përdorimit
Funksioni Anti-Legjionella Ngroh ujin deri në 70°C për 120 minuta nëse nuk arrihet 65°C për 14 ditë
Karakteristikat e sigurisë Mbrojtje nga mbinxehja (prerje termike), mbrojtje nga nisja e thatë, valvul sigurie e nevojshme
Cilësimet e temperaturës Mbrojtje nga ngrirja (10°C), 35°C, eko (57°C), 75°C
Instalimi Montim vertikal në mur; kërkon personel të kualifikuar; rekomandohet valvul sigurie dhe rezervuar zgjerimi
Mirëmbajtja Inspektim vjetor i anodës kundër korrozionit; pastrim nga shkalla sipas nevojës; pastrim i jashtëm me leckë të butë
Ekran dixhital Tregon temperaturën e caktuar/aktuale dhe kodet e gabimit

Pyetjet më të shpeshta - OTGS80SMC6 GORENJE

Si ta instaloj ngrohësin e ujit OTGS80SMC6?
Instalimi duhet të kryhet nga personel i kualifikuar sipas rregulloreve lokale. Ngrohësi duhet të montohet vertikalisht në mur me vida me diametër të paktën 8 mm. Një valvul sigurie (nominale 0.6/0.9/1.0 MPa) duhet të instalohet në hyrjen e ujit të ftohtë. Mos vendosni valvul mbyllës midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë. Ngrohësi duhet të mbushet me ujë përpara se të lidhet me energjinë elektrike.
Çfarë bën valvula e sigurisë dhe si ta mirëmbaj?
Valvula e sigurisë parandalon presionin të kalojë 0.1 MPa (1 bar) mbi presionin nominal. Mund të pikojë ujë gjatë ngrohjes; kjo është normale. Valvula duhet të operohet periodikisht për të hequr gëlqeren dhe për të siguruar që nuk është e bllokuar. Dalja duhet të tubohet poshtë dhe të mbahet në një mjedis pa ngricë.
Si ta vendos temperaturën në ngrohës?
Shtypni butonin 2 në mënyrë të përsëritur për të kaluar nëpër nivelet e temperaturës: * (mbrojtje nga ngrirja, ~10°C), 35°C (dritë), eko (57°C) dhe ### (75°C). Ekrani tregon temperaturën aktuale të caktuar. Cilësimi i rekomanduar për efikasitet energjetik është modaliteti 'eko' në 57°C.
Çfarë është EcoSmart dhe si ta përdor?
EcoSmart është një modalitet i zgjuar që mëson modelet tuaja të përdorimit të ujit të nxehtë gjatë 7 ditëve dhe ngroh ujin në përputhje me rrethanat për të kursyer energji. Për të aktivizuar, shtypni butonin 4. Drita jeshile pulson gjatë periudhës së të mësuarit. Pas 7 ditëve, ndizet vazhdimisht kur funksionon në modalitetin e zgjuar. Shtypni përsëri butonin 4 për ta çaktivizuar.
Si ta pastroj ngrohësin e ujit?
Pastroni pjesën e jashtme me një leckë të butë dhe detergjent të butë të përshtatshëm për sipërfaqe të llakuara. Mos përdorni pastrues me bazë alkooli ose gërryes. Mirëmbajtja e brendshme (p.sh., pastrimi nga shkalla, inspektimi i anodës) duhet të kryhet nga një ofrues shërbimi i autorizuar të paktën aq shpesh sa specifikohet në garanci.
Çfarë kuptimi kanë kodet e gabimit dhe si t'i rregulloj?
E1 (gabim i sensorit të temperaturës) – 2 pulse të shpejta të përsëritura; telefononi shërbimin. E5 (mbinxehje >90°C) – 3 pulse të shpejta; rivendoset automatikisht kur temperatura bie; nëse përsëritet, telefononi shërbimin. E44 (nisje e thatë) – 4 pulse të shpejta; mbushni ngrohësin me ujë dhe mbani butonin On/Off për 3 sekonda për të pastruar.
Si ta kulloj ngrohësin e ujit?
Shkëputeni ngrohësin nga furnizimi me energji. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë për të lëshuar presionin dhe për të kulluar ujin e ngrohtë. Mbyllni furnizimin me ujë të ftohtë, pastaj hiqni dadon e tubit të daljes së ujit të nxehtë. Uji do të kullojë përmes tubit të hyrjes nëse është instaluar një përshtatës T me valvul daljeje. Vini re se mbetet një sasi e vogël uji; kur rimbushni, lëreni ujin e nxehtë të rrjedhë për të paktën 2 minuta për të nxjerrë ajrin.
Sa shpesh duhet të inspektohet anoda?
Anoda e magnezit kundër korrozionit duhet të inspektohet në intervalet e specifikuara në certifikatën e garancisë (zakonisht çdo vit). Inspektimet duhet të kryhen nga një ofrues shërbimi i autorizuar, i cili do të regjistrojë kontrollin dhe do të zëvendësojë anodën nëse është e nevojshme. Inspektimi i rregullt kërkohet që garancia e korrozionit të rezervuarit të mbetet e vlefshme.
A mund ta përdorin fëmijët ngrohësin e ujit?
Fëmijët e moshës 8 vjeç e lart mund ta përdorin ngrohësin nëse janë nën mbikëqyrje dhe të udhëzuar për funksionimin e sigurt. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen ose të kryejnë pastrim/mirëmbajtje pa mbikëqyrje.
Cili është efikasiteti energjetik i OTGS80SMC6?
Ky model (80L) ka klasë efikasiteti energjetik B me efikasitet të ngrohjes së ujit 39.6%. Konsumi vjetor i energjisë elektrike është 1296 kWh. Përdorimi i funksionit EcoSmart mund të zvogëlojë konsumin javor nga 30.049 kWh në 25.564 kWh.

Pyetjet e përdoruesve rreth OTGS80SMC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Chauffe-eau instantané et chauffe-eau në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OTGS80SMC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OTGS80SMC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT OTGS80SMC6 GORENJE

Udhëzime për përdorim 86

ПРЕДУПРЕЖДЕНИЯ

⚠️ Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
⚠️ Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130°C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh

se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

⚠️ Näse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠ Uji nga ngrohësi zbrazet përmes tubës prurëse të kazanit. Për këtë qëllim preferohet që midis ventilit sigurues dhe tubës prurëse të vendoset nië element-T me ventil lëshues.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE OTGS80SMC6 - ПРЕДУПРЕЖДЕНИЯ - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës.

Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Ngrohësin guxoni që ta përforconi në mur vetëm se në pozicion vertikal.

Për shkak të ndërhyrjeve eventuale servisore ju preferojmë gë bojlerin ta montoni në

pajtim me dimensionet e montimit (shih fig. 1).

420 350 C B 100 445 G A G1/2 100

A B C G
OTGS 30 E5510310235180
OTGS 50 E5690470250260
OTGS 80 E5950735245360
OTGS 100 E51125900255510
OTGS 120 E51300900430510

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

Fig. 1: Montimi vertikal në mur

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes i presionit të mbyllur (fig. 2) në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.

Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike , në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është io bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 3) në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

GORENJE OTGS80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    1 --> T
    T --> 2
    2 --> 3
    3 --> 4
    4 --> a
    a --> b
    b --> 5
    5 --> 6
    6 --> 7
    7 --> H

Fig. 2: Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE OTGS80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Container Tank"] --> B["T"]
    A --> C["H"]
    B --> D["Valve 9"]
    C --> E["Valve 8"]
    D --> F["Return Line"]
    E --> G["Return Line"]

Fig. 3: Sistemi i hapur (pa presion)

LEGJENDA:

1 - Bateritë përzierëse të presionit
2 - Ena e ekspansionit
3 - Valvuli sigurues
a - Valvuli provues
b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Hinka me kyçësin në derdhje
5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes
7 - Valvuli mbyllës
8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!

Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE OTGS80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës.

Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.

Fig. 4: Largimi i kapakut mbrojtës
230 V~ ÷ N L 1 2 3 4 HI L N 5

LEGJENDA:

1 - Pjesa lidhëse
2 - Siguresa termike
3 - Rregullatori elektronik
4 - Rezistuesi (ngrohësi)
5 - Sensori i temperaturës

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
÷ - Përçuesi mbrojtës

Fig. 5: Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

PËRDORIMI I BOJLERIT

Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik, bojleri është i gatshëm për përdorim. Me kyçje në tension, bojleri kalon në gjendje të gatishmërisë. Në gjendjen e gatishmërisë bojleri e mban temperaturën e ujit në 10 °C.

gorenje eco 1 * 2 3 4 EcoSmart

LEGJENDA:

1 - treguesi i temperaturës së rregulluar / faktike të ujit në bojler, sinjalizimi i gabimeve
2 - pulla On/Off, rregullimi i temperaturës
3 - indikacioni i funksionimit të funksionit "SMART"
4 - pulla për ndezje / fikje të funksionit "SMART"

Fig. 6: Pllaka drejtuese

Bojleri e ka rregullatorin elektronik "EcoSmart", që mundëson rregullimin e temperaturës së ujit, diagnostifikimin e gabimeve dhe funksionimin në mënyrën e mençur, me të cilën e zvogëloni harxhimin e energjisë elektrike.

Bojlerin e ndizni me një shtypje të gjatë (3 s) të pullës 2 Me shtypjen e re të gjatë (3 s) të pullës 2 bojleri kalon në gjendjen e gatishmërisë.

Funksionimi i bojlerit – rregullimi manual

Rregullimin e temperaturës e bëni me shtypjen e pullës 2në nivelin e dëshiruar (temperatura e rregulluar paraprakisht është 57 °C):

* - Mbrojtja nga ngrirja, temperatura përafërsisht 10 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 35 °C.
eco - Temperatura e ujit përafërsisht 57 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 75 °C.

Kur ta arrini nivelin maksimal "\\\$", me rastin e shtypjes tjetër të pullës ktheheni në fillim "*. Preferojmë rregullimin në pozitën "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; këtu temperatura e ujit do të jetë afërsisht 57 °C. Shkrirja e gurit të ujit dhe humbjet termike do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturave më të larta.

Temperaturën e ujit në bojler e tregon treguesi 1

Nëse bojlerin nuk dëshironi ta përdorni për një kohë të gjatë, ruajeni përmbajtjen e tij nga ngrirja me vendosjen e temperaturës në pozitën "*. Në këtë pozitë bojleri e ruan temperaturën e ujit në afërsisht 10 °C.

Funksionimi i bojlerit në mënyrën "EcoSmart"

Kjo mënyrë e funksionimit është e përshtatshme posaçërisht atëherë kur keni shprehi të rregulta rreth harxhimit të ujit të ngrohtë (p.sh. bërja dush çdo ditë përafërsisht në orë të njëjtë). Për funksionimin e bojlerit në mënyrën "EcoSmart" duhet ta aktivizoni incizimin. Në kohën e incizimit rregullatori elektronik i mban mend shprehitë tuaja, të cilat i merr parasysh gjatë ngrohjes së ujit pas përfundimit të incizimit. Incizimi zgjat 7 ditë. Funksionimi në mënyrën "EcoSmart" e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.

  • Me të shtypur tastin 4 aktivizoni incizimin e shprehive tuaja. Gjatë incizimit pulson Ilambushka e gjelbër kontrolluese 3 Pasi që incizimi të përfundoj pas 7 ditësh, regjimi incizues fillon të realizohet në mënyrë automatike. Përgjatë veprimit të ngrohësit në mënyrën "EcoSmart" ndriçon Ilambushka e gjelbër kontrolluese 3 .
  • Me shtypjen e sërishme e pullës 4e ç'kyçni incizimin apo veprimin e funksionit "EcoSmart". Bojleri kthehet në mënyrën bazë të funksionimit. Ujin e ngroh në bazë të temperaturës të parapërcaktuar.
  • Kyçja e sërishme e funksionit "EcoSmart" është e mundur përmes shtypjes së tastit 4. Nëse regjimi i veprimit tashmë është incizuar (incizimi nuk është ndërprerë), ky tashmë fillon të realizohet. Ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Nëse incizimi është ndërprerë, fillon incizimi i ri 7 ditor. Pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3
  • Nëse rregullatori elektronik e ka të ruajtur nga përpara regjimin e funksionimit dhe ndryshojnë shprehitë e harxhimit të ujittë ngrohtë, duhet të bëhet incizimi i ri. Këtë e aktivoni me shtypje të gjatë në pullën 4 Incizimi zgjat 7 ditët që vijojnë.

Funksioni i antilegionelit

Nëse uji në bojler brenda 14 ditësh nuk e arrin 65 °C, aktivizohet funksioni i antilegionelitqë e ngroh ujin në bojler në 70 °C dhe e mban ashtu 120 minuta.

Indikacioni i gabimeve

Në rast të gabimit fillojnë të vezullojnë llambat kontrolluese në treguesin 1.

GabimiPërshkrimi i gabimitSinjalizimiZgjidhja
E1 Gabimi i sensorit të temperaturësVezullim i shpejtë që përsëritet 2x i llambës kontrolluese në treguesin 1.Thirreni servisin (bojleri nuk punon).
E5 Tejngrohja (temperatura >90 °C)Vezullim i shpejtë që përsëritet 3x i llambës kontrolluese në treguesin 1.Gabimi fshihet automatikisht me rënien e temperaturës nën vlerën e përcaktuar. Nëse gabimi përsëritet, thirreni servisin.
E44 Kyçje e thatë Vezullim i shpeejtë qëpërsëritet 4x i llambëskontrolluese në treguesin1..Bojlerin mbusheni me ujë.Gabimi fshihet me fikjen ebojlerit, gjegjësisht meshtypje 3s në pullën2

Zbrazja e bojlerit

Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga ngrohësi zbrazet përmes tubës prurëse të ngrohësit. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbyllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës.

Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).

MIRËMBAJTJA

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiOTGS 30 E5OTGS 50 E5OTGS 80 E5OTGS 100 E5OTGS 120 E5
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLL
Klasa e efikasitetit energjetik 1)BBBCC
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]37,24039,64040
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1)[kWh]4961282129624802554
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh]2,8646,8706,95613,00313,214
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco"
Vlera "smart" 3)11111
Harxhimi javor i energjisë elektrike me menaxhim të mençur[kWh]13,05524,19825,56449,74051,611
Harxhimi javor i energjisë elektrike pa menaxhim të mençur[kWh]16,21528,50130,04957,83258,689
Vëllimi[l]29,149,178,898,1118,9
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2)[l]-68121142177
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10)
Masa / i mbushur me ujë[kg]19/4924/7431/11136/13641/161
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit emaluar / anoda Mg• / •• / •• / •• / •• / •
Mbrojtja nga ngrohja e tepërt
Mbrojtja nga kyçja e thatë
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h]0 591 382 373 163 55
Dimensionet e ambalazhit [mm]480x490 x630480x490 x810480x490 x1070480x490 x1245480x490 x1420

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440
3) Të dhënat mbi efikasitetitn energjetik dhe mbi harxhimin e energjisë elektrike vlejnë vetëm me rastin e kyçjes së pajisjes drejtuese të mençur.

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : OTGS80SMC6

Kategori : Chauffe-eau instantané et chauffe-eau