TGR50SNG - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TGR50SNG GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji i menjëhershëm me gaz |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TGR50SNG |
| Dimensionet (L x G x T) | 580 x 310 x 210 mm |
| Pesha | 10 kg |
| Furnizimi me energji | Gaz natyror (G20) në 20 mbar |
| Fuqia nominale termike | 20 kW |
| Shpejtësia e rrjedhës së ujit të nxehtë (ΔT=25°C) | 11.5 L/min |
| Ndërprerja | Ndërprerje elektronike (me bateri ose rrjet) |
| Pajisjet e sigurisë | Pajisja e dështimit të flakës, mbrojtja nga mbinxehja, funksioni kundër ngrirjes |
| Rregullimi i temperaturës | 45°C deri në 65°C (i rregullueshëm) |
| Funksionet kryesore | Furnizim i menjëhershëm me ujë të nxehtë, nisje me presion të ulët uji (≥0.1 bar) |
| Mirëmbajtja | Inspektim vjetor nga tekniku i kualifikuar; pastroni filtrin e ujit periodikisht |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Pjesë këmbimi të disponueshme nga qendrat e shërbimit Gorenje; pjesë të zakonshme përfshijnë termoçiftin, djegësin, valvulën e ujit |
| Kërkesat për instalim | Montim në mur; shkarkim i gazrave të gripit në oxhak ose jashtë; lidhje gazi nga instalues i certifikuar |
| Certifikimi | CE, Direktiva e Pajisjeve të Gazit (2009/142/EC) |
| Garancia | 2 vjet (varësisht nga kushtet) |
Pyetjet më të shpeshta - TGR50SNG GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TGR50SNG GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR50SNG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR50SNG e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TGR50SNG GORENJE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
⚠️ Instalimi duhet të realizohet në bazë të dispozitave përkatëse sipas udhëzimeve të prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i kyçjes së presionit, në gypin hyrës të ngrohësit të ujit medoemos duhet të montohet valvula mbrojtëse me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), që parandalon ngritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulës siguruese mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulës siguruese duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
Për funksionimin e drejtë të valvulës siguruese ju vetë duhet t'i bëni kontrollet e rregullta në mënyrë që të largohet guri i ujit dhe të verifikohet a është e bllokuar valvula siguruese.
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
Ngrohësi është i mbrojtur për raste të dështimit të termostatit me siguresë ngrohëse shtesë, por në këto raste, në ujdi me standardet e sigurimit, uji në nxehës mund të arrij temperaturën deri në 130 °C. Tek realizimi i instalimeve ujore, patjetër të merrni në përfillje mundësinë që mund të vijë deri tek ngarkesat e cekura temperaturiale.
⚠ Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.
Bojleri është i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të janë të lëshuara certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.
MONTIMI
Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiko masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | TGR 30 S | TGR 50 S | TGR 65 S | TGR 80 S | |
| Vëllimi | [l] | 30 | 50 | 65 | 80 |
| Tensioni nominal | [MPa (bar)] | 0,6 (6) | |||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 20/50 | 24/74 | 27/92 | 30/110 |
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit | emaluar / anoda Mg | ||||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | |||
| Tensioni | [V~] | 230 | |||
| Klasa e mbrojtjes | I | ||||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagështia | IP23 | ||||
| Koha e ngrohjes deri në 65 °C 1) | [h] | 0 59 | 1 38 | 2 07 | 2 37 |
| Sasia e ujit të përzier te 40 °C | [l] | 55 | 89 | 124 | 154 |
| Shpenzimi i energjisë 2) | [kWh/24h] | 1,00 | 1,45 | 1,75 | 1,85 |
1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik për temperaturën hyrëse të ujit nga ujësjellësi 10 °C.
2) Shpenzimi i energjisë gjatë ruajtjes së temperaturës konstante të ujit në bojler 65 °C dhe te temperatura e mjedisit 20 °C, e matur sipas EN 60379.
| A B C G | ||||
| TGR 30 S | 615 | 410 | 180 | 80 |
| TGR 50 S | 915 | 710 | 180 | 100 |
| TGR 65 S | 1135 | 930 | 180 | 130 |
| TGR 80 S | 1310 | 930 | 355 | 130 |
Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.
Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen e ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.

Sistemi i mbyllur (me presion)
![graph TD A["Top Tank"] --> B["T Valve"] A --> C["H Valve"] B --> D["Directional Arrow"] C --> D D --> E["Output"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#ccf,stroke:#333 style D fill:#cfc,stroke:#333 style E fill:#fcc,stroke:#333](/content/2026/05/823276/images/0ba347f05c7ab564a629d2fa273e2eeb219a0426acdde977e3eb3e1554ba6255.jpg)
Sistemi i hapur (pa presion)
Legjenda:
1 - Ventili sigurues 2 - Ventili provues 3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Ventili reduktues i shtypjes 5 - Ventili mbyllës
6 - Shtojca provuese 7 - Hinka me kyçësin në derdhje 8 - Ena e ekspansionit H - Uji i ftohtë T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.
Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.
Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.
Legjenda:
1 - Pjesa lidhëse 2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike 3 - Rezistuesi (ngrohësi) 4 - Llamba kontrolluese
L - Përçuesi fazor N - Përçuesi neutral PE - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!
Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 25 °C dhe 70 °C. Preferohet rregullimi i pullës në pozicionin "eco". Ky rregullim është më kursimtar; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, krijimi i gurit të ujit dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të ulëta se sa te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurmë në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, i cili lëviz në drejtim të akrepave të orës nga e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, ndërsa me rrotullimin e butonit për navigim në termostat, përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të kaloriferit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja duke mos e ç'kyçur nga rryma, por duke e rregulluar pullën e termostatit në pozicionin "*". Me këtë rregullim, ngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose valvul shkarkimi. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni dorezën për ujin e ngrohtë në rubinetat (baterinë përzierëse) e ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, e cila derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse.
Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretësirë të butë detergjenti për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet e harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.