GORENJE GBFU80SIM - Chauffe-eau instantané et chauffe-eau

GBFU80SIM - Chauffe-eau instantané et chauffe-eau GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBFU80SIM GORENJE në format PDF.

📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE GBFU80SIM - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Tipi i produktitNgrohës uji elektrik me rezervuar
MarkaGorenje
ModeliGBFU80SIM
Vëllimi i rezervuarit75.1 litra
Dimensionet (Lartësia x Gjerësia x Thellësia)816 x 565 x 345 mm
Pesha (bosh)27 kg
Pesha (mbushur)107 kg
Fuqia2000 W
Tensioni i lidhjes230 V~
Klasa e efikasitetit energjetikC
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP24
Presioni nominal0.6 MPa (6 bar)
Gama e temperaturës së termostatit10°C deri 75°C (eko në 55°C)
Koha e ngrohjes (10°C deri 65°C)2 orë 37 minuta
Sasia e ujit të përzier në 40°C (V40)92 litra
Profili i deklaruar i ngarkesësM
Konsumi vjetor i energjisë elektrike1428 kWh
Konsumi ditor i energjisë elektrike6.698 kWh
Mbrojtje kundër korrozionitRezervuar i emaluar dhe anodë magnezi
Opsionet e instalimitVertikal ose horizontal; qark i mbyllur me presion ose qark i hapur me gravitet
Karakteristikat e sigurisëValvul sigurie, ndërprerës termik, ndërprerje shtesë termike
MirëmbajtjaInspektim periodik i anodës së magnezit dhe heqje e gëlqeres
MaterialiÇelik i emaluar

Pyetjet më të shpeshta - GBFU80SIM GORENJE

Pse pikon uji nga dalja e valvulës së sigurisë?
Pikimi i ujit nga valvula e sigurisë është normal gjatë ngrohjes për shkak të rritjes së presionit. Sigurohuni që valvula të mos jetë e bllokuar dhe dalja të jetë e drejtuar poshtë. Për të reduktuar pikimin, konsideroni instalimin e një rezervuari zgjerimi.
Si ta mbush ngrohësin e ujit për herë të parë?
Para se ta lidhni me energjinë, mbushni ngrohësin me ujë. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë në mikser për të lënë ajrin të dalë. Kur uji rrjedh në mënyrë të qëndrueshme, rezervuari është plot.
Cila është temperatura e rekomanduar për efikasitet energjetik?
Vendoseni termostatin në pozicionin 'eko' (55°C) për efikasitet optimal energjetik dhe reduktim të grumbullimit të gëlqeres.
Sa shpesh duhet të inspektohet anoda e magnezit?
Anoda e magnezit duhet të inspektohet nga një ofrues i autorizuar shërbimi në intervalet e specifikuara në certifikatën e garancisë, zakonisht çdo 1-2 vjet, për të siguruar mbrojtjen nga korrozioni i rezervuarit.
A mund të instaloj një valvul ndalimi midis ngrohësit të ujit dhe valvulës së sigurisë?
Jo, kurrë mos instaloni një valvul ndalimi midis ngrohësit të ujit dhe valvulës së sigurisë. Kjo do të dëmtonte mbrojtjen nga presioni dhe mund të shkaktonte dëme.
Çfarë duhet të bëj nëse ngrohësi i ujit nuk ngroh?
Kontrolloni nëse furnizimi me energji është i lidhur dhe termostati është vendosur saktë. Nëse drita pilot është e fikur, ndërprerësi termik mund të jetë aktivizuar. Kontaktoni një ofrues të autorizuar shërbimi për riparime.
Si ta zbraz ngrohësin e ujit për dimërim?
Shkëputeni nga energjia, hapni rubinetin e ujit të nxehtë, më pas kullojeni përmes tubit të hyrjes duke përdorur valvulën e sigurisë ose një valvul kullimi. Hiqni fllanxhën e ngrohjes për të kulluar ujin e mbetur.
Cili është presioni maksimal i ujit që ngrohësi mund të përballojë?
Presioni nominal është 0.6 MPa (6 bar). Nëse presioni i furnizimit e kalon këtë, duhet të instalohet një valvul reduktues presioni.
A mund të instalohet ngrohësi horizontalisht?
Po, GBFU80SIM mund të instalohet vertikalisht ose horizontalisht. Siguroni mbështetje të përshtatshme në mur dhe ndiqni dimensionet e instalimit.
Cili është qëllimi i ndërprerësit termik?
Ndërprerësi termik siguron siguri shtesë duke shkëputur energjinë nëse temperatura e ujit tejkalon kufijtë e sigurt (deri në 130°C). Kërkon rivendosje manuale nga një teknik i kualifikuar.

Pyetjet e përdoruesve rreth GBFU80SIM GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Chauffe-eau instantané et chauffe-eau në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBFU80SIM - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBFU80SIM e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT GBFU80SIM GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE GBFU80SIM - 1

Uputstva za upotrebu 40

HINWEISE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

⚠️ Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

⚠️ Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE GBFU80SIM - HINWEISE - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull

metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Për shkak të konstruksionit universal, ngrohësi mund të përforcohet në muri në mënyrë vertikale ose horizontale (gypat kyçëse patjetër në anën e majtë). Për shkak të kontrolit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë, që ndërmjet të ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiqo masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muria.

ABCDG
GBFU 50596365185145260
GBFU 80816565205345360
GBFU 100961715200495510

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

GORENJE GBFU80SIM - MONTIMI - 1

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar.

Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

GORENJE GBFU80SIM - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    1 --> T
    T --> 2
    2 --> 3
    3 --> 4
    4 --> a
    a --> b
    b --> 5
    5 --> 6
    6 --> 7
    7 --> H

Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE GBFU80SIM - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Top Tank"] --> B["T"]
    B --> C["H"]
    C --> D["9"]
    D --> E["8"]
    E --> F["7"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style B fill:#ccf,stroke:#333
    style C fill:#cfc,stroke:#333
    style D fill:#fcc,stroke:#333
    style E fill:#cff,stroke:#333
    style F fill:#ffc,stroke:#333

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Bateritë përzierëse të presionit
2 - Ena e ekspansionit
3 - Valvuli sigurues

a - Valvuli provues

b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)

4 - Hinka me kyçësin në derdhje
5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes
7 - Valvuli mbyllës
8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 5 2 1 3 4

Legjenda:

1 - Termostati
2 - Siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese
5 - Pjesa lidhëse

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 10 °C dhe 75 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese.

Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "* Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga

kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiGBFU 50GBFU 80GBFU 100
Profili i caktuar i ngarkesësMML
Klasa e efikasitetit energjetik 1)CC C
Efikasiteti energjetik gjatëngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]36,036,037,1
Harxhimi vjetor i energjisëelektrike 1)[kWh]142714282762
Harxhimi ditor i energjisëelektrike 2)[kWh]6,6926,69812,850
Rregullimi i temperatiurës sëtermostatit"eco""eco""eco"
Vlera "smart"000
Vëllimi[l]47,175,196,2
Sasia e ujit të përzier te 40 °CV40 2)[l]6692131
Koha e ngrohjes prej 10 °Cderi 65 °C[h]1:382:373:16
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6(6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]21/7127/10731/131
Mbrojtja kundër korrozionit tëkazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

UPOZORENJA

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : GBFU80SIM

Kategori : Chauffe-eau instantané et chauffe-eau