TGRK80LNG - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TGRK80LNG GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji i kombinuar (elektrik + shkëmbyes nxehtësie për burim të jashtëm energjie) |
| Modeli | TGRK80LNG (TGRK 80 D/L) |
| Vëllimi | 71.3 L |
| Dimensionet (Lartësia x Diametri) | 790 mm x 454 mm (diametri i përafërt) |
| Pesha (bosh/plot) | 32 kg / 110 kg |
| Burimi i energjisë | Elektrik: 230 V~, 2000 W; Shkëmbyesi i nxehtësisë: deri në 4.15 kW (në varësi të temperaturës së mediumit) |
| Klasa e efikasitetit energjetik | C |
| Konsumi vjetor i energjisë elektrike | 1428 kWh |
| Gama e temperaturës | 10 °C deri në 65 °C (vlera e rekomanduar eko në 55 °C) |
| Presioni nominal | 0.6 MPa (6 bar) |
| Klasa e mbrojtjes | I |
| Shkalla e mbrojtjes | IP23 |
| Lidhjet e ujit | G 3/4 (hyrja e ftohtë blu, dalja e nxehtë e kuqe) |
| Fuqia e elementit ngrohës | 2000 W |
| Sipërfaqja e shkëmbyesit të nxehtësisë | 0.25 m² |
| Vëllimi i shkëmbyesit të nxehtësisë | 0.72 L |
| Materiali i rezervuarit | Çelik i smaltuar me anodë magnezi për mbrojtje nga korrozioni |
| Karakteristikat e sigurisë | Valvul sigurie (e nevojshme), ndërprerje termike në 130 °C, termometër bimetali, llambë pilot për funksionimin e ngrohjes |
| Kërkesat e instalimit | Montim vertikal në mur me vida ≥ 8 mm; personel i kualifikuar; qark i mbyllur ose i hapur; linjë qarkullimi opsionale |
| Mirëmbajtja | Inspektim periodik i valvulës së sigurisë dhe anodës së magnezit; pastrim me detergjent të butë; shkallëzim nga shërbimi i autorizuar |
| Kushtet e garancisë | Garancia e korrozionit të rezervuarit vlen vetëm me inspektime të rregullta të anodës nga shërbimi i autorizuar |
Pyetjet më të shpeshta - TGRK80LNG GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TGRK80LNG GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGRK80LNG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGRK80LNG e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TGRK80LNG GORENJE
Udhëzime për përdorim 39

Uputstva za upotrebu 46
HINWEISE
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
⚠️ Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
⚠️ Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të
temperaturës.
⚠️ Nëse e shkëputni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta kulloni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, mos i riparoni vetë dëmtimet e mundshme të bojlerit, por njoftoni shërbimin më të afërt të autorizuar të servisit.

Produktet tona janë të pajisura me komponentë të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë prodhuar në mënyrë të tillë që në fund të jetës së tyre të mund të çmontohen dhe riciklohen sa më lehtë.
Duke ricikluar materialet, ne zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve bazë (për shembull, metalit), i cili kërkon shumë energji dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit, ne zvogëlojmë shpenzimin e burimeve natyrore, pasi mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, dhe për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, e cila është ngjitur midis tubave hyrës. Bojlerin mund ta lidhni me rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit vetëm një profesionist i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për shkak të përmirësimit, heqjes së gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.
MONTIMI
Montoni bojlerin sa më afër vendeve të përdorimit. Nëse e instaloni bojlerin në një hapësirë ku ka vaskë ose dush, duhet të respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Pjesa 701). Mbërtheni atë në mur me vida muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Muri me kapacitet të dobët mbajtës, në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet të forcohet. Bojlerin mund ta montoni në mur vetëm vertikalisht.
| A | B | C | H1 | H2 | J | |
| TGRK 80 D/L | 790 | 565 | 205 | 222 | 200 | 80 |
| TGRK 100 D/L | 950 | 715 | 215 | 222 | 340 | 80 |
| TGRK 120 D/L | 1090 | 865 | 205 | 222 | 340 | 80 |
Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]

1 Tub ø9 mm për sensorin e jashtëm
LIDHJA ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në tuba. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike
që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljes së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.
![graph LR A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Reactor Unit 1"] C --> D["Flow Control Unit 2"] D --> E["Return Line 3"] E --> F["Filter 4"] F --> G["Return Line 5"] G --> H["Return Line 6"] H --> I["Return Line 7"] I --> J["Return Line 8"] K["T"] --> L["Downward Arrow"] M["H"] --> N["Upward Arrow"]](/content/2026/05/823257/images/118f4125525c71c088796b71b2d6dbb84e88f4f06dab36acc943ac2828326277.jpg)
Sistemi i mbyllur (me presion)
![graph TD A["Top Tank"] --> B["T"] B --> C["H"] C --> D["Port 3"] C --> E["Port 5"] D --> F["Downward Arrow"] E --> G["Downward Arrow"]](/content/2026/05/823257/images/df4a66eae082c3e108714163f05c3dbd9354d8de3b487fdaa0d9aa5ee18ee6ef.jpg)
Sistemi i hapur (pa presion)
![graph TD A["Tuba kthyese"] --> B["Process Unit"] B --> C["Burimi i energjisë"] C --> D["Control Valve"] D --> E["Valve 1"] D --> F["Valve 2"] D --> G["Valve 3"] D --> H["Valve 4"] D --> I["Valve 5"] D --> J["Valve 6"] D --> K["Valve 7"] D --> L["Valve 8"] D --> M["Valve 9"] D --> N["Valve 10"]](/content/2026/05/823257/images/fc25480bcc53e2edca4497633a119f13b2bb4f45c54ff2bc093cf399628efb5c.jpg)
Legjenda:
1 - Ventili sigurues 2 - Ventili provues 3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Ventili reduktues i shtypjes 5 - Ventili mbyllës 6 - Shtojca provuese 7 - Hinka me kyçësin në derdhje 8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.
Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
Ngrohësi kombinuar i ujit TGRK e ka të montuar edhe bartësin shtesë gypor të ngrohtësisë për ngrohjen e ujit sanitar me burime tjera energjetike (p.sh. ngrohja qendrore, kolektori i diellit, apo pompa ngrohëse). Sistemet e ngrohjes me ngrohës elektrik dhe me bartës të ngrohtësisë mund të funksionojnë njëkohësisht, apo veç e veç. Ngrohësin e kombinuar të ujit lidheni në ujësjellës, e përpos kësaj duhet ta lidhni edhe në burimin shtesë energjetik. Hyrja e mediumit ngrohës në bartësin e ngrohtësisë është e shënuar me të kuqe, ndërsa dalja me të kaltër.
VËREJTJE: Gjatë rënies së temperaturës së burimit shtesë të ngrohjes dhe qarkullimit të mundësuar nëpër bartësin e ngrohtësisë mund të vijë deri te marrja e pakontrolluar e ngrohtësisë nga ngrohësi i ujit. Gjatë kyçjes në burime tjera të ngrohjes duhet të kemi kujdes për realizimin e drejtë të rregullimit të temperaturës së burimit shtesë.
Ngrohësin TGRK mund ta lidhni edhe në linjën qarkulluese të ujit të ngrohtë. Linja qarkulluese e ujit të ngrohtë mundëson që uji i ngrohtë të jetë në dispozicion menjëherë në të gjithë vendet. Linjën kthyese të ujit të ngrohtë lidheni në hyrjen, në pjesën e epërme të ngrohësit. Para montimit duhet ta largoni kapakun e plastikës dhe ta shpërdredhni çepin në pjesën e epërme të ngrohësit.
VËREJTJE: Linjën kthyese të ujit të ngrohtë montojeni para mbushjes së ngrohësit me ujë. Përdorimi i linjës qarkulluese sjell deri te humbjet termike shtesë në ngrohësin e ujit.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.
Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen
e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

Skema e lidhjes elektrike
Legjenda:
1 - Pjesa lidhëse
2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
÷ - Përçuesi mbrojtës
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!
Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 10 °C dhe 65 °C +5 °C/-0 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, përderisa me rrotullimin e butonit për navigim në termostat, përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të kaloriferit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujit, ai nuk është instrument matës. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbajë temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse. Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda. Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë. Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | TGRK 80 D TGRK 80 L | TGRK 100 D TGRK 100 L | TGRK 120 D TGRK 120 L | |
| Profili i caktuar i ngarkesës | M | L | L | |
| Klasa e efikasitetit energjetik 1) | C C C | |||
| Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) | [%] | 36,0 | 37,1 | 37,0 |
| Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) | [kWh] | 1428 | 2762 | 2770 |
| Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) | [kWh] | 6,698 | 12,850 | 12,901 |
| Rregullimi i temperatiurës së termostatit | "eco" | "eco" | "eco" | |
| Vlera "smart" | 0 | 0 | 0 | |
| Vëllimi | [l] | 71,3 | 90,7 | 108,0 |
| Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2) | [l] | 88 | 130 | 143 |
| Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C | [h] | 2:20 | 3:10 | 3:46 |
| Tensioni nominal | [MPa (bar)] | 0,6 (6) | ||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 32/110 | 38/135 | 42/159 |
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit | emaluar / anoda Mg | |||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | ||
| Tensioni | [V~] | 230 | ||
| Klasa e mbrojtjes | I | |||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagështia | IP23 | |||
| Kyçja për linjën kthyese | G 3/4 | |||
Tabelari me të dhëna vlen vetëm për ngrohje me ngrohës elektrik dhe nuk i referohet ngrohjes me shkëmbim të nxehtësisë. 1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË BARTËSIT TË NGROHTËSISË
| Tipi | TGRK 80 DTGRK 80 L | TGRK 100 DTGRK 100 L | TGRK 120 DTGRK 120 L | |
| Tensioni nominal | [MPa (bar)] | 0,6 (6) | ||
| Sipërfaqja e ngrohur PT | [m 2 ] | 0,25 | 0,4 | |
| Vëllimi PT | [l] | 0,72 | 1,86 | |
| Fuqia e ngrohjes PT | [kW] | 4,15 3) 5,35 5) | 6,65 4) 10,55 6) | |
| Temperatura e mediumit ngrohës në PT | [°C] | 5 deri 85 | ||
PT - bartësi i ngrohtësisë 3) 50-70 °C, 105 l/h; 4) 50-70 °C, 167 l/h; 5) 60-80 °C, 134 l/h; 6) 60-80 °C, 265 l/h
E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.
Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.