OTG50SLSIM - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas OTG50SLSIM GORENJE në format PDF.

GORENJE OTG50SLSIM - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji
📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE OTG50SLSIM - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitNgrohës uji elektrik rezervuari
ModeliOTG50SLSIM
Kapaciteti49.1 L
Përmasat (L x G x T)690 x 470 x 250 mm
Pesha (bosh)24 kg
Pesha (plot)74 kg
Fuqia2000 W
Tensioni230 V~
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP24
Klasa e efikasitetit energjetikC
Profili i deklaruar i ngarkesësM
Gama e temperaturës së termostatit10 °C deri 75 °C
Temperatura e modalitetit Eco55 °C
Mbrojtja nga korrozioniRezervuar i smaltuar me anodë magnezi
Fuqia e elementit ngrohës2000 W
Presioni maksimal0.6 MPa (6 bar)
InstalimiMontim vertikal në mur, sistem i mbyllur ose i hapur
Karakteristikat e sigurisëValvul sigurie (e nevojshme), ndërprerje termike, mbrojtje nga mbinxehja
MirëmbajtjaInspektim i rregullt i anodës së magnezit, heqje e gëlqeres
Lidhjet e ujitG1/2 (hyrje dhe dalje)
TreguesitLlambë treguese për funksionimin e ngrohjes

Pyetjet më të shpeshta - OTG50SLSIM GORENJE

Si të vendos temperaturën e ujit në OTG50SLSIM?
Rrotulloni pullën e termostatit për të zgjedhur një temperaturë midis 10 °C dhe 75 °C. Pozicioni eco mban 55 °C për efikasitet optimal.
Cili është qëllimi i modalitetit eco?
Modaliteti eco e mban ujin në 55 °C, duke reduktuar grumbullimin e gëlqeres dhe humbjet e nxehtësisë duke siguruar funksionim ekonomik.
Si të mbroj ngrohësin e ujit nga ngrirja?
Nëse nuk përdoret për periudha të gjata, lëreni energjinë ndezur dhe vendosni termostatin në pozicionin * (përafërsisht 10 °C). Nëse shkëputni energjinë, kullojeni ngrohësin plotësisht përmes tubit të hyrjes.
Cila valvul sigurie kërkohet për instalim?
Një valvul sigurie me presion nominal 0.6 MPa (6 bar), 0.9 MPa (9 bar) ose 1.0 MPa (10 bar) duhet të instalohet në tubin e hyrjes. Dalja duhet të jetë e kthyer poshtë në një zonë pa ngrirje.
A mund të instaloj një valvul ndalimi midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë?
Jo, instalimi i një valvule ndalimi midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë do të dëmtojë mbrojtjen nga presioni dhe është rreptësisht i ndaluar.
Sa shpesh duhet të inspektohet anoda e magnezit?
Anoda e magnezit duhet të inspektohet rregullisht nga një ofrues i autorizuar shërbimi, me intervale jo më të gjata se ato të përcaktuara në certifikatën e garancisë.
Uji po pikon nga dalja e valvulës së sigurisë. A është normale?
Po, pika e lehtë mund të ndodhë për shkak të zgjerimit të ujit. Për të shmangur pikimin, mund të instaloni një rezervuar zgjerimi 3 litra në tubin e hyrjes. Sigurohuni që valvula të mos jetë e bllokuar.
A mund të përdorin ose pastrojnë fëmijët ngrohësin e ujit?
Fëmijët mbi 8 vjeç mund të përdorin pajisjen nën mbikëqyrje. Fëmijët nuk duhet të luajnë me ose të pastrojnë ngrohësin pa mbikëqyrje.
Cila është garancia për rezervuarin?
Garancia e korrozionit të rezervuarit zbatohet vetëm nëse inspektimet e rregullta të anodës mbrojtëse kryhen nga një ofrues i autorizuar shërbimi.
Si duhet të pastroj pjesën e jashtme të ngrohësit të ujit?
Përdorni një tretësirë detergjenti të butë. Mos përdorni tretës ose pastrues gërryes.

Pyetjet e përdoruesve rreth OTG50SLSIM GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OTG50SLSIM - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OTG50SLSIM e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT OTG50SLSIM GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE OTG50SLSIM - 1

Uputstva za upotrebu 40

SHËNIME

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

⚠️ Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri te tejngarkesat e përmendura të temperaturës.

⚠️ Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE OTG50SLSIM - SHËNIME - 1

Prodhimet tona janë të pajisura me komponentë të parrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin, si dhe janë të punuara në mënyrë që në fazën e tyre të fundit jetësore të demontohen dhe riciklohen sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri është i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të janë të lëshuara certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiko masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.

420 C 350 B 100

445 G A G1/2 100

A B C G
OTG 50 N690470250210
OTG 80 N950735245360

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojleri mund të lidhet në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet të instalohen edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet të përdoret bateria përzierëse rrjedhëse e rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do të ndërpritet pikja e ujit, por vetëm mund të prishet bateria.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtohet në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, e cila vendoset nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen e ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë ujë, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.

graph LR A["1"] --> B["T"] B --> C["2"] C --> D["3"] D --> E["4"] E --> F["a"] F --> G["b"] G --> H["5"] H --> I["6"] I --> J["7"] J --> K["H"]

Sistemi i mbyllur (me presion)

graph TD A["Container Tank"] --> B["T"] A --> C["H"] B --> D["Valve 8"] C --> E["Valve 7"] D --> F["Downward Flow Arrow"] E --> G["Downward Flow Arrow"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#ccf,stroke:#333 style D fill:#cfc,stroke:#333 style E fill:#cfc,stroke:#3…

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Bateritë përzierëse të presionit 2 - Ena e ekspansionit 3 - Valvuli sigurues a - Valvuli provues b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Hinka me kyçësin në derdhje 5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes 7 - Valvuli mbyllës 8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil) 9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE OTG50SLSIM - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 5 2 1 3 4

Skema e lidhjes elektrike

Legjenda:

1 - Termostati

2 - Siguresa dypolëshe termike

3 - Rezistuesi (ngrohësi)

4 - Llamba kontrolluese

5 - Pjesa lidhëse

L - Përçuesi fazor

N - Përçuesi neutral

PE - Përçuesi mbrojtës

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, shkëputeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas lidhjes me rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i gatshëm për përdorim. Duke rrotulluar pullën e termostatit, e cila ndodhet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 10 °C dhe 75 °C. Preferohet rregullimi i pullës në pozicionin "eco". Ky rregullim është më ekonomik; temperatura e ujit do të jetë rreth 55 °C, formimi i gurit të ujit dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të vogla se sa me rregullimin e temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurmë në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese.

Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja duke mos e shkëputur nga rryma, por duke e rregulluar pullën e termostatit në pozicionin "*". Në këtë rregullim, ngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit rreth 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkëputni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, në instalim rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një pajisje e posaçme (T-pjesë) ose valvul shkarkimi. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion si gjatë kontrollit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkëputni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni rubinetin (baterinë përzierëse) të ujit të ngrohtë. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, e cila derdhet nëpër vrimën gjatë heqjes së fllanxhës së ngrohësit nëpërmjet hapësirës së fllanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretësirë të butë detergjenti për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrolle të rregullta servisi do të garantoni funksionim pa pengesa dhe jetëgjatësi të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni kryer kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk duhet të jetë më i gjatë se sa shkruhet në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të kryhen nga serviseri i autorizuar, i cili ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës pastron gurin e ujit, i cili varësisht nga cilësia, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur grumbullohet brenda bojlerit. Shërbimi

i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua rekomandojë datën e kontrollit të ardhshëm varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

Tipi OTG 50 N OTG 80 N
Profili i caktuar i ngarkesës M M
Klasa e efikasitetit energjetik1)CC
Efikasiteti energjetik gjatëngrohjes së ujit (ŋwh)1)[%]36,0 36,0
Harxhimi vjetor i energjisëelektrike1)[kWh]1427 1428
Harxhimi ditor i energjisëelektrike2)[kWh]6,6926,698
Rregullimi i temperatiurës sëtermostatit"eco""eco"
Vlera "smart"00
Vëllimi[l]49,178,8
Sasia e ujit të përzier te 40 °CV402)[l]6894
Koha e ngrohjes prej 10 °Cderi 65 °C[h]1:38 2:37
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6(6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]24/7431/111
Mbrojtja kundër korrozionit tëkazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : OTG50SLSIM

Kategori : Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji