Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 - Furçë dhëmbësh PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furçë dhëmbësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT Sonicare ProtectiveClean 4100 HX4044 PHILIPS
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
Paralajmërimet
- Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Përdorni vetëm karikuesin USB që ofrohet me produktin.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi. Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj (shih «Garancia dhe mbështetja»).
- Mbajini ushqyesit dhe karikuesit larg ujit.
- Pas pastrimit, sigurohuni që ushqyesit, karikuesit dhe kutitë e udhëtimit të jenë plotësisht të thata përpara se t'i lidhni me energjinë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me produktin.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në lavastovilje, përveç nëse është udhëzuar ndryshe në seksionin e Pastrimit.
- Mos i përdorni ushqyesit dhe karikuesit në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Nëse ushqyesi, karikuesi ose kabilloja USB janë të dëmtuara, ndërpritni përdorimin e tyre dhe zëvendësojeni me një të re.
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
- Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja konsumimi. Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera.
- Shpëlajeni dorezën, veçanërisht lidhjen e kokës së furçës. Pastroni butësisht rreth gominës.
- Sigurohuni që koka e furçës dhe furça e dhëmbëve të jenë të thata përpara se t'i ruani në kutitë për udhëtim.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
- Lartësia maksimale e përdorimit është 4500 metra.
- Informacione mbi substancat REACH, që përmbajnë produktet Philips mund të gjenden te www.philips.com/REACH
Paralajmërime mjekësore
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit ndodh gjakderdhje e tepërt ose e zgjatur, ose nëse përjetoni shgetësim ose dhimbje gjatë përdorimit.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Kjo pajisje është një mjet për kujdesin personal dhe nuk është e destinuar për t'u ndarë midis përdoruesve të shumtë.
Udhëzimet e sigurisë për baterinë
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm nga persona të kualifikuar.
- Mbajini produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni dreijtpërdrejt në dritën e diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në vatra induksioni.
- Mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin apo baterinë për të parandaluar nxhjen e baterive apo çlirimin e substancave toksike ose të rrezikshme. Mos u krijoni lidhje të shkurtër, mos i mbikarikoni dhe mos i karikoni në pole të kundërta bateritë.
- Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja do të asgjësohet në mënyrën e duhur, shihni seksionin "Riciklimi".
- Karikoni vetëm me Philips WAA1001, WAA2001, adaptorë IPX4 të aprovuar për siguri me specifikimet e hyrjes (100-240 V\~; 50/60 Hz; 3.5 W) dhe specifikimet e daljes (5 V dc; 2.5 W). Për listën e adaptorëve, ju lutemi shihni www.philips.com/support.
- Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë nga 0 °C deri në 40 °C.
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
Temperatura nga -20°C deri në +60°C (nga -4 °F deri në 140 °F).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja "Philips" pajtohet me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Direktiva për radiopajisjet
Nëpërmjet kësaj deklarate, "Philips" deklaron se furçat elektrike të dhëmbëve me radiopajisjen (Bluetooth, NFC) janë në pajtim me Direktivën 2014/53/BE.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "Bluetooth" në produktet përkatëse funksionon në 2,4 GHz.
- Fuqia maksimale në dalje e pajisjes Bluetooth është 3 dBm.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "NFC" në produktet përkatëse funksionon në 13,56 MHz.
- Fuqia maksimale e radiofrekuencave të transmetuara nga pajisja është 30,16 dBm.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com/support
Shänim: Funksionet e mund të ndryshojnë për modele të ndryshme. Disa modele mund të mos jenë të pajisura me "Bluetooth" ose "NFC".
RUAJINI KËTO UDHËZIME
LISTA E SIMBOLEVE TË PËRDORUR
Në produkt mund të shfaqen simbolet e mëposhtme:

Ky simbol do të thotë "përpara përdorimit të pajisjes, lexoni udhëzimet e përdorimit".

text_image
XXXXXXKy simbol do të thotë të përdorni ushqyesin elektrik të treguar.
Përdorimi i synuar
Kjo furçë elektrike Sonicare ka për qëllim të heqë pllakën e ngjitur dhe mbeturinat e ushqimit nga dhëmbët për të minimizuar prishjen e dhëmbëve dhe për të përmirësuar dhe mbajtur shëndetin oral. Kjo furçë dhëmbësh elektrike Sonicare është e destinuar për përdorim në shtëpi nga konsumatori. Përdorimi nga fëmijët duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e të rriturve.
"Philips Sonicare" juaj (Fig. 1.)
1 Kapaku i kokës së furçës
2 Koka/t inteligjente të furçës
3 Simboli "BrushSync"
4 Doreza
5 Butoni i ndezjes/fikjes
6 Treguesi i intensitetit
7 Butoni i modalitetit/intensitetit
8 Treguesi i modalitetit
9 Drita e rikujtesës për ndërrim të kokës së furçës
10 Llamba e baterisë
11 Karikuesi USB (ushqyesi nuk përfshihet)
12 Kutia për udhëtim
Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në bazë të modelit të blerë.
Hapat e parë
Vendosja e kokës së furçës

1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.

2 Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Āshtė diçka normale të shikoni një hapësirë të vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë dridhje sesa kur përdorni një furçë joelekstrike. Zakonisht, përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion. Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e dhëmbëve.
Për t'ju ndihmuar të kaloni te furça e re elektrike e dhëmbëve "Sonicare", përdorni një cilësim më të ulët gjatë 1-2 javëve të para dhe më pas kaloni në një cilësim më të lartë.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve

1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste dhëmbësh.

text_image
45°2 Vendosni fije të furçës kundrejt dhëmbëve në një kënd të lehtë (45 gradë), duke shtypur lehtësisht që fijet të arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me dhëmbët.

3 Për të ndezur "Philips Sonicare", shtypni butonin e ndezjes/fikjes.

4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me një furçë dhëmbësh manuale.
Shënim: Nëse ushtroni shumë presion, do të sinjalizoheni nga një tingull dhe një ndryshim në dridhjet e dorezës (Shihni seksionin 'Sensori i presionit').

5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmëvertikal dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.
Shänim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni gojën në 4 seksione duke përdorur funksionin "Quadpacer" (shih kapitullin "Funksionet").

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> A
6 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni në seksionin 2 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni larjen e dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të poshtëm).

7 Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani për pak kohë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe zonat me njolla. Mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve ndezur ose fikur, sipas dëshirës.
Furça juaj e dhëmbëve Philips Sonicare duhet të jetë e sigurt për t'u përdorur në breza dentarë (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në breza) dhe restaurime dentare (mbushje, kurora, veneers [fasetat]) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk janë të dëmtuara. Nëse ndodh ndonjë problem, këshillohuni me një dentist profesionist.
Shënim: Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në studime klinike, përdoreni në modalitetin "Clean" me intensitet të lartë dhe me dorezën të karikuar plotësisht dhe funksionin "EasyStart" të çaktivizuar.
Modalitetet
Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me dy modalitete të ndryshme: Clean dhe Gum Health.

Për ta ndryshuar modalitetin manualisht, shtypni butonin e modalitetit/intensitetit teksa furça është e fikur. Të gjitha kokat e furçave Philips Sonicare funksionojnë me çdo modalitet.
Clean Gum Health
Përfitimi Heqja e cipës Heqja e cipës dhe
Niveli i rekomanduar i E lartë E lartë intensitetit
Koha totale e larjes 2 minuta 3 minuta e 20 sekonda
Si t'i lani dhëmbët Lani secilin segment për 30 sekonda,

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> E["④"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333
Lani secilin segment për 30 sekonda,

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> A
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
Më pas pastroni përgjatë vijës së mishrave të dhëmbëve për çdo segment për nga 20 sekonda secilin.
Intensitetet
Cilësimet e intensitetit

text_image
8 8Furça e dhëmbëve elektrike vjen me 2 cilësime të ndryshme të intensitetit:
- Intensiteti i lartë (dy drita)
- Intensitet i ulët (një dritë)
Shänim: Rekomandohet intensiteti i lartë për rezultate më të mira pastrimi.

text_image
×2 ×1Për të zgjedhur manualisht intensitetin e dëshiruar, shtypni butonin e modalitetit/intensitetit kur furça është e ndezur për të kaluar ndërmjet opzione. Cilësimi i intensitetit mund të ndryshohet vetëm kur furça është e ndezur.
Teknologjia "BrushSync"

Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të komunikojë me dorezën duke përdorur një mikroçip. Simboli në pjesën e poshtme të kokës së furçës tregon se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji.
Teknologjia BrushSync mundëson veçorinë e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës.
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të pajisura me teknologjinë "BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e
përshtatshme për ju, shkoni te www.philips.com/toothbrush-heads për më shumë informacion.
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të pajisura me teknologjinë "BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e përshtatshme për ju, shkoni te www.philips.com/toothbrush-heads për më shumë informacion.
Funksionet
- Sensori i presionit
- SmarTimer
- QuadPacer
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
Sensori i presionit
"Philips Sonicare" mat presionin që ushtroni kur lani dhëmbët për t'i mbrojtur mishrat dhe dhëmbët nga dëmtimi.
Nëse ushtroni shumë presion, do të sinjalizoheni nga një tingull dhe një ndryshim në dridhjet e dorezës deri kur të ulni presionin.
Shënim: Sensori i presionit vjen i aktivizuar me produktin. Për ta çaktivizuar këtë funksion, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
SmarTimer
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve ndalon. Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes brenda 30 sekondave, kohëmatësi vazhdon për t'ju lejuar që të përfundoni ciklin e pastrimit me furçë. Pas një ndalese prej 30 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
QuadPacer

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> E["③"]
E --> F["②"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333
"QuadPacer" është një kohëmatës me intervale që lèshon një tingull të shkurtër dhe një ndalim për t'ju rikujtuar t'i lani të 4 seksionet e gojës në mënyrë të njëtrajtshme dhe plotësisht. Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" vjen me funksionin "QuadPacer" të aktivizuar.
Shënim: Shtohet kohë shtesë kur përdorni modalitetin "Gum Health".
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me kujdes fuqinë gjatë 14 seancave të para të larjes për t'ju ndihmuar që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips Sonicare".
Për të çaktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë "BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë "BrushSync".
1 Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips" nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2 Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni dhe të kohës totale të përdorimit të kokës së furçës, doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës për të përcaktuar kohën optimale për ndërimin e kokës së furçës. Ky funksion garanton pastrim dhe kujdes optimal për dhëmbët tuaj.

text_image
replace3 Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës ndizet në ngjyrë portokalli, duhet ta ndërroni kokën e furçës.
Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me funksionin e rikujtesës për ndërimin e kokës së furçës të aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për ndërrimit të kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Sensori i presionit
Nga doreza:
Hapi 1: Vendoseni dorezën në një karikues të futur në prizë.

Hapi 2: Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për:
EasyStart Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës Sensori i presionit
Deri në 3 sekonda Deri në 5 sekonda Deri në 7 sekonda

Hapi 3: Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes kur të dëgjoni:
1 tingull 1 tingull dhe 1 tingull, 2 tinguj dhe pastaj 2 tinguj pastaj 3 tinguj

Së bashku me:

Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 2 herë në ngjyrë të gjelbër dhe dëgjoni 3 tone, nga i ulët në të lartë, atëherë funksioni është aktivizuar.
OSE

Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 1 herë në ngjyrë portokalli dhe dëgjoni 3 tone, nga i lartë në të ulët, atëherë funksioni është çaktivizuar.
Karikimi dhe statusi i baterisë
Kjo furçë dhëmbësh "Philips Sonicare" është projektuar për të ofruar mesatarisht 42 seanca larje dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (21 ditë nëse përdoret dy herë në ditë) me një bateri të karikuar plotësisht. Treguesi i baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni seancën e larjes 2-minutëshe, kur vendosni furçën e dhëmbëve në pauzë ose kur ajo është duke u karikuar.
Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të karikohet plotësisht përpara përdorimit të parë, por ju mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare" përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Karikimi
1 Vendosni kabllon e karikimit USB në një ushqyes dhe futeni ushqyesin në një prizë elektrike.
2 Vendosni dorezën në karikues. Do të shfaqë një animacion shenje nga poshtë lart, do të zbehë në mënyrë të njëpasnjëshme dritat treguese të modalitetit dhe intensitetit dhe do të lëshojë dy tinguj të shkurtër për të konfirmuar që doreza është vendosur siç duhet.

3 Drita e gjelbër pulsuese e treguesit të nivelit të baterisë tregon se furça e dhëmbëve po karikohet.
4 Kur bateria të jetë plotësisht e karikuar, drita jeshile qëndron e ndezur në mënyrë të qëndrueshme për 30 sekonda dhe më pas do të fiket.
Statusi i baterisë (kur doreza është në karikuesin e lidhur)
Kur doreza është lidhur te karikuesi, treguesi i baterisë në pjesën e poshtme të dorezës tregon nivelin e baterisë.
Statusi i baterisë
Ngjyra e LED
| E ulët E gjelbër pulsuese |
| Pjesërisht plot E gjelbër pulsuese |
| Plot E gjelbër e fortë për 30 sekonda dhemë pas fiket |
Statusi i baterisë (kur doreza nuk është në karikuesin e lidhur)
Kur furça e dhëmbëve është aktive, treguesi i baterisë në pjesën e poshtme të dorezës tregon nivelin e baterisë.
Statusi i baterisë Ngjyra e LED
| Plot E gjelbër e qëndrueshme |
| Pjesërisht plot E gjelbër e qëndrueshme |
| Mesatare e ulët E gjelbër pulsuese |
| E ulët Portokalli pulsuese dhe 3 tinguj paslarjes së dhëmbëve |
| Bosh Portokalli pulsuese dhe 2 herë nga 5tinguj |
Shënim: Për të kursyer energji, treguesi i baterisë do të fiket kur nuk është më në karikim.
Shënim: Kur bateria është shkarkuar plotësisht, furça e dhëmbëve fiket. Për të karikuar furçën e dhëmbëve, lidheni atë me karikuesin.
Shënim: Për ta mbajtur baterinë të karikuar plotësisht gjatë gjithë kohës, mund ta mbani furçën e dhëmbëve të lidhur me karikuesin kur nuk e përdorni.
Pastrimi
Doreza e furçës së dhëmbëve

1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni çdo mbetje të pastës së dhëmbëve nga doreza dhe rreth butonave të paktën një herë në javë, por preferohet pas çdo përdorimi.
Kujdes: Mos e shtypni vulën e gomës në boshtin metalik ose rreth butonave me objekte të mprehta, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Kujdes: Mos e goditni dorezën në lavaman ose tavolinë për të hequr ujin e tepërt.
3 Thajeni dorezën me një pecetë të butë ose peshqir.
Koka e furçës

1 Pastrojeni kokën e furçës dhe fijet pas çdo përdorimi dhe lëreni të thahet në ajër.
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
Karikuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e karikuesit me leckë të njomë.
3 Thajeni karikuesin me një pecetë të butë ose peshqir.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një pecetë të njomë për të pastruar kutinë për udhëtim dhe lëreni të thahet.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin, hiqeni atë nga priza, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe Philips Sonicare.
Gjetja e numrit të modelit
Numri i modelit fillon me "HX" (p.sh. HX123A) dhe mund të gjendet në pjesën e poshtme të furçës suaj të dhëmbëve.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse mund ta zgjidhni problemin me informacionet më poshtë, vizitoni www.philips.com/support dhe futni numrin e modelit tuaj për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me Qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Nuk mund ta lidh plotësisht kokën e furçës. Ka një hapësirë mes kokës së furçës dhe dorezës. | Kjo hapësirë është normale dhe nevojitet që koka e furçës të dridhet siç duhet. Koka e furçës duhet të arrijë që të lëvizë për të krijuar nivelin e duhur të dridhjeve. | |
| Dridhja e furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" është më pak e fuqishme se më parë. | Koka e furçës është shumë afër trupit të furçës së dhëmbëve ose furça e dhëmbëve ka nevojë të karikohet. | Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe vendoseni përsëri në boshtit metalik duke lënë një hapësirë të vogël. (1-2 mm). Kur karikoni, sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur me furnizimin me energji dhe të jetë vendosur në një sipërfaqe të sheshtë përpara se ta vendosni furçën e dhëmbëve në karikues. Lejoni që furça e dhëmbëve të karikohet për 24 orë. |
| E kam karikuar furçën e dhëmbëve, por punon vetëm për një kohë të shkurtër. | Baza e furçës së dhëmbëve nuk është vendosur sheshtë në karikues kur tentoni ta karikoni. | Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur me furnizimin me energji dhe të jetë vendosur në një sipërfaqe të sheshtë përpara se ta vendosni furçën e dhëmbëve në karikues. Lejoni që furça e dhëmbëve të karikohet për 24 orë. |
Garancia dhe mbështetja
Vizitoni www.philips.com/support dhe vendosni në shiritin e kërkimit numrin e modelit që ndodhet në pjesën e poshtme të pajisjes suaj për të marrë më shumë informacion se si ta regjistroni pajisjen tuaj, informacion mbi garancinë dhe tema të tjera të mbështetjes që vizitohen më shpesh.
Për mbështetje për të gjitha produktet, për detajet e konsumit të energjisë dhe Deklaratën e Konformitetit të BE, vizitoni www.philips.com. Pasi të kërkoni për pajisjen tuaj, mund të gjeni informacion mbi veçoritë e produktit tuaj, specifikimet teknike, si dhe aksesorët e disponueshëm.
PËRJASHTIMET NGA GARANCIA
Çfarë nuk mbulohet nga garancia:
- Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat dhe grykëzat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të ndërrimit ose kokave të furcës të paautorizuara.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
- Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet, çnqjyrimin ose zbehjen.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterisë së karikueshme të integruar
- PËRMBAN BATERI LITIUM-ION TË KARIKUESHME. DUHET TË ASGJËSOHET NË MËNYRËN E DUHUR.
- Bateria e karikueshme e integruar mund të hiqet për t'u hedhur pas përdorimit. Nëse keni shqetësime në lidhje me çmontimin e pajisjeve elektronike, kërkoni ndihmë profesionale në pikën lokale të riparimit ose të riciklimit të pajisjeve elektronike.
- Udhëzimet për heqjen e baterive të karikueshme të integruara mund të gjenden në www.philips.com/support. Përdorni shirin e kërkimit në faqen kryesore të mbështetjes të Philips për të futur numrin e modelit të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur produktin tuaj. Numri i modelit fillon me "HX" (p.sh. HX123A) dhe mund të gjendet në pjesën e poshtme të furçës suaj të dhëmbëve Udhëzimet për heqjen e baterisë janë në seksionin Zgjidhja e problemeve dhe riparimi në faqen e mbështetjes për produktin.
- Nëse bateritë janë të dëmtuara ose kanë rrjedhje, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlajini mirë me ujë dhe kërkoni kujdesin mjekësor.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni.