GORENJE TG1800SB - Pjatë për skarë

TG1800SB - Pjatë për skarë GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TG1800SB GORENJE në format PDF.

📄 82 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE TG1800SB - page 78
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth TG1800SB GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pjatë për skarë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG1800SB - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG1800SB e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TG1800SB GORENJE

Udhëzime për përdorim SQ

SI Navodila za uporabo ....3

SQ Udhëzime për përdorim 77

Masa mbrojtëse të rëndësishme:

Pasi ndizet, pajisja është e nxehtë – kini kujdes nga djegia e lëkurës! Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht, përpara se ta hiqni për ta vendosur në dollap.

  • Përpara përdorimit për herë të parë, lexoni me kujdes udhëzimet.
  • Për të shmangur një situatë të rrezikshme, asnjëherë mos e lidhni këtë pajisje me një çelës me kohëmatës të jashtëm ose me një sistem komandimi në distancë.

- Fëmijët nën moshën 8 vjeç duhet të mbahen larg nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë të përvojës dhe njohurive, në qoftë se mbikëqyren gjatë përdorimit të pajisjes, në qoftë se u janë dhënë udhëzimet përkatëse për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe në qoftë se i kuptojnë rreziqet e përfshira.

- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe të pa mbikëqyrur.

- Pajisjen dhe kabllin e saj mbajeni larg fëmijëve të moshës më të vogël se 8 vjeç.

- Pajisjen përdoreni vetëm për funksionin për të cilin është prodhuar. Mos rregulloni asnjë nga përbërësit e saj.

- Sigurohuni që kablli elektrik të mos prekë asnjë pjesë të nxehtë të zgarës.

- Pastrojeni mirë para përdorimit të parë.

- Para se të montohen pllakat e zgarës, kontrolloni nëse janë plotësisht të thata.

- Kontrolloni nëse pllakat e zgarës janë të fiksuara mirë në sipërfaqen e saj dhe nëse kapësja fiksuese është në pozicionin e bllokimit.

- Mbajeni larg fëmijëve. Mos e lini pa mbikëqyrje kur të jetë e ndezur.

- Hiqeni gjithmonë nga priza:

- Përpara vendosjes në dollap ose heqjes së pllakave të zgarës,

- Kabllot zgjatues përdorini gjithmonë të çertifikuar.

- Vetëm për përdorim të brendshëm.

- Për të shkëputur spinën tërhiqeni spinën jo kabllin.

- Ndizeni pasi të jenë vendosur mirë pllakat e zgarës.

- Përpara se ta vendosni në dollap, ftoheni në temperaturën e dhomës.

- Mos i prekni pllakat e zgarës me metal ose sende të tjera të mprehta.

- Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur çdo rrezik duhet ta zëvendësoni atë nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky udhëzues është korniza e një vlefshmërie mbarë-evropiane për kthimin dhe riciklimin e mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Pjesët e pajisjes

Njihni zgarën tuaj
GORENJE TG1800SB - Pjesët e pajisjes - 1

  1. Çengeli
  2. Pjata për skarë
  3. Doreza e kontrollit të temperaturës
  4. Treguesi i ngrohjes
  5. Butoni i kontrollit të ventilatorit

  6. Terminali dalës i elementit ngrohës

  7. Pjata për skarë
  8. Mbulesa e ventilatorit
  9. Tabakaja pikuese
  10. Filtri
  11. Kontrolli i temperaturës dhe montimi i fuqisë
  12. Baza e njësisë
  13. Porta për thithjen e tymit
  14. Priza e rrymës
  15. Pika hyrëse e ajrit
  16. Vrima lidhëse

Hyrje për aksesorët

AksesoriFunksioni
Pjata për skarëPjata për skarë Përdoret për pjekjen e biftekëve të viçit, bërxollave të derrit, mishit të pulës (kofshët, trashkofshët, gjoksin), mishit të derrit, proshutën etj.
Mbulesa e ventilatoritPërdoret për të mbuluar hyrjen e ajrit për të parandaluar rënien e vajit dhe mbetjeve mbi tehun e ventilatorit.
Tabakaja pikuesePërdoret për mbledhjen e vajit, yndyrës dhe mbetjeve ushqimore nga gatimi.
FiltriPërdoret për filtrimin e tymit të vajit të thithur nga ventilatori. (Në përdorim normal, p.sh., nëse piqni mish viçi në skarë, filtri mund të përdoret rreth 20 herë përpara se të duhet të zëvendësohet. Kur piqni mish derri në skarë, filtri duhet të zëvendësohet pas 8-10 përdorimesh.)

Përpara përdorimit të skarës për herë të parë

  1. Shpaketojeni pajisjen. Kontrolloni dhe sigurohuni që pajisja dhe aksesorët e saj janë të plota dhe në gjendje të mirë.
  2. Kur pjata e skarës përdoret për herë të parë, ajo mund të pastrohet me detergjent neutral dhe më pas të thahet.
  3. Sigurohuni që të mos ketë objekte të huaja në pajisje dhe që tabakaja pikuese, filtri, mbulesa e ventilatorit dhe pllaka e skarës të jenë instaluar siç duhet sipas rradhës së duhur.
  4. Futni rregullimin e temperaturës dhe njësinë e rrymës në pajisje në mënyrë korrekte, duke u siguruar gë ajo të jetë instaluar fort në pozicion kur lidhet.
  5. Mos përdorni spatula metalike, thika dhe mjete të tjera metalike.
    Shënim: Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, ndizeni dhe lëreni të nxehet pa asnjë ushqim për të paktën 10 minuta. Ajrosni dhomën nëse shfaqet ndonjë erë e padëshiruar. Pajisja mund të prodhojë pak tym kur e përdorni për herë të parë. Kjo eshte normale.

Ngrohja paraprake

  1. Instaloni saktë pllakën e skarës. Lidheni pajisjen me furnizimin me energji elektrike dhe më pas rrotulloni çelësin e kontrollit të temperaturës në cilësimin e dëshiruar. Treguesi i ngrohjes ndizet dhe pajisja fillon të nxehet paraprakisht.
  2. Shtypni butonin e kontrollit të ventilatorit dhe treguesi përkatës i tij ndizet. Më pas, ventilatori fillon të thithë tymin e vajit.

GORENJE TG1800SB - Ngrohja paraprake - 1

text_image Treguesi i ngrohjes min MAX Butoni i kontrollit të ventilatorit

Zona e nqrohies

  1. Pas 4–5 minutash, trequesi i ngrohjes fiket, gë do të thotë se ngrohja paraprake ka përfunduar.
  2. Treguesi i ngrohjes do të ndizet dhe fiket në mënyrë alternative gjatë funksionimit; kjo eshte normale. Nëse dëgjoni një tingull "klikimi" gjatë funksionimit, kjo është gjithashtu normale: shkaktohet nga ndryshimi termik i ngrohësit.
  3. Butoni i kontrollit të ventilatorit është një çelës i pavarur gë mund të aktivizohet sipas nevojës.

Gatimi

CilësimiTemperature °CAplikimi (vetëm për referencë)
Cilësimi minimal60–100Për ngrohjen e ushqimit
Cilësimi mesatar140–180Për gatimin e ushqimit me zjarr të ngadaltë
Cilësimi i lartë200–240Për pjekjen e mishit në skarë, biftek, proshutë dhe proshutë me damarë

Pas gatimit

  1. Kthejeni çelësin e kontrollit të temperaturës në pozicionin "min".
  2. Higeni paiisien nga priza.
  3. Higni kontrollin e temperaturës dhe njësinë e fuqisë.
  4. Pasi piata e skarës të jetë ftohur plotësisht, higni pllakën e skarës duke vepruar si më poshtë:

  5. së pari, ngrini skajin e majtë të pllakës së skarës (fundi përballë vendit ku është lidhur njësia e kontrollit të temperaturës dhe fugisë);

  6. më pas, rrëshqisni pllakën e skarës drejt skajit të ngritur derisa dy kunjat lidhëse në anën e kundërt të mos futen më në dy vrimat në tabakanë pikuese:
  7. Së fundi, ngrini pllakën e skarës në skajin tjetër (d.m.th., në skajin ku është lidhur njësia e kontrollit të temperaturës dhe fugisë) dhe higeni atë.

  8. Pastroni pajisjen duke ndjekur udhëzimet në seksionin "PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA".

Pastrimi dhe mirëmbajtja

  1. Mbajeni pjatën e skarës pa mbetje ose njolla.
  2. Ju lutemi hiqeni pajisjen nga priza pasi ta keni fikur.
  3. Pjata e skarës mund të pastrohet vetëm me një copë leckë të butë të njomur me detergjent neutral të holluar, pasi pajisja të jetë ftohur plotësisht.
  4. Një lugë druri ose një shkop bambuje mund të përdoret për të kthyer ushqimin gjatë gatimit. Ju lutemi mos përdorni kruese metalike ose spatula.
  5. Ju lutemi fshijeni pajisjen me një copë lecke të njomur me ujë.
  6. Ju lutemi pastroni çdo njollë vaji me detergjent neutral të holluar.
  7. Pjesët e pastruara me detergjent duhet të shpëlahen me ujë dhe më pas të thahen me një leckë të butë dhe të thatë.
  8. Ju lutemi hiqni ushqimin në hapësirat e njësisë kryesore me një kruese dhëmbësh.
  9. Për të shmangur goditjen elektrike ose mosfunksionimin, mos e zhytni të gjithë njësinë në ujë.
  10. Pastroni pjatën e skarës, kapakun e ventilatorit dhe tabakanë pikuese me një sfungjer dhe detergjent neutral, më pas shpëlajini me ujë dhe thajini me një leckë të thatë.

Mjedisi

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj, por dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia & shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s. Vetëm për përdorim personal!

GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ!

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çfarëdo lloj ndryshimi!

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TG1800SB

Kategori : Pjatë për skarë