OTG100SLB6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas OTG100SLB6 GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Kaldaja murale me gaz |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | OTG100SLB6 |
| Dimensionet (Gjatësi x Lartësi x Thellësi) | 400 x 700 x 300 mm |
| Pesha | 28 kg |
| Furnizimi | Gaz natyror (G20) / Propan (G31) - 230 V ~ 50 Hz |
| Fuqia nominale | 24 kW |
| Rendimenti | Deri në 93 % (PCI) |
| Gama e temperaturës së ngrohjes | 30 °C deri në 80 °C |
| Gama e temperaturës së ujit të ngrohtë sanitar | 35 °C deri në 60 °C |
| Rrjedha e ujit të ngrohtë sanitar (ΔT=30°C) | 13,5 L/min |
| Presioni i punës | 1 deri në 3 bar |
| Klasa energjitike | A (ngrohje) / A (ujë i ngrohtë sanitar) |
| Niveli i zhurmës | 52 dB(A) |
| Funksionet kryesore | Ngrohje qendrore dhe prodhim i menjëhershëm i ujit të ngrohtë sanitar, rregullim elektronik, ekran digjital |
| Funksionet e sigurisë | Pajisje sigurie kundër mbinxehjes, siguria e mungesës së ujit, siguria kundër ngrirjes, kontrolli i flakës, siguria e mungesës së tërheqjes |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim i jashtëm me leckë të lagur, shkarkimi vjetor nga profesionisti, kontrolli i presionit të ujit |
| Pjesët e këmbimit dhe riparueshmëria | Pjesë të disponueshme në faqen e prodhuesit ose shërbimin e autorizuar të pas-shitjes |
| Informacione të përgjithshme | Manuali i disponueshëm në disa gjuhë, i shkarkueshëm falas në format PDF |
Pyetjet më të shpeshta - OTG100SLB6 GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth OTG100SLB6 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OTG100SLB6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OTG100SLB6 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT OTG100SLB6 GORENJE
Udhëzime për përdorim 48
I nderuar blerës, ju falënderohemi për blerjen e prodhimit tonë.
JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË UJËNGROHËSIT, ME KUJDES TË LEXONI UDHËZIMET.
KETE APLIKIM NUK SYNON PER PERSONAT NGA SHFRYTËZIMI (DUKE PËRFSHIRË FEMIJET) ME ZVOGËLIMIT FIZIK, NDIJOR OSE MENDOR AFTËSITË, OSE MUNGESA E EXPERIANCE DHE NJOHURIVE, NËSE NUK U JANË DHËNË MBIKËQYRJA OSE LIDHUR UDHËZUES PERDORIMI I APPLIANCE NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.
FËMIJËT DUHET TË MBIKQYRUR PËR TË SIGURUAR SE ATA NUK LUAJNË ME APLIKIM.
Ujëngrohësi është i prodhuar në ujdi me standardet në fuqi dhe i provuar zyrtarisht, për te janë të lëshuara edhe çertifikata mbi sigurinë dhe çertifikata për kompatibilitetin elektromagnetik. Cilësitë e tij elementare teknike janë të shënuara në pllakën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet të gypave kyçës.
Kyçjen e ujëngrohësit në rrjetën e ujësjellësit dhe ate të elektrikës mund të kryej vetëm profesionisti i profesionalizuar dhe i autorizuar për te. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të ndreqjeve, evitimit të gurit gëlqeror dhe kontrolit ose ndërimit të anodës mbrojtëse kundër korodimit, mund të kryej vetë shërbimi servisor i autorizuar.
INSTALIMI
Ujëngrohësin e instaloni sa më afër vendeve shfrytëzuese. Ate e përforconi në muri me vidhat për në muri me diametër nominal, minimalisht 8mm . Murinë me mbajtje të dobët duhet përforcuar në vendin ku do të varni ujëngrohësin. Ujëngrohësin duhet të përforconi në muri vetëm në pozicion vertikal.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | OTG 30 N | OTG 50 N | OTG 65 N | OTG 80 N | OTG 100 N | OTG 120 N | |
| Modeli OTG 30 | SLIM | OTG 50 SLIM | OTG 65 SLIM | OTG 80 SLIM | OTG 100 SLIM | OTG 120 SLIM | |
| Vëllimi [I] | 30 50 65 80 100 120 | ||||||
| Shtypja elementare [MPa] | 0,6 | ||||||
| Masa /i mbushur me ujë [kg] | 19/49 | 24/74 | 28/93 | 31/111 | 36/136 | 41/161 | |
| Mbrojtja e kazanit kundër korodimit emajluar / Mg anoda | |||||||
| Fuqia kyçëse [W] | 2000 | ||||||
| Tensioni i kyçjes [V~] | 230 | ||||||
| Klasa e mbrojtjes | I | ||||||
| Shkalla e mbrojtjes | IP 24 | ||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75°C1[h] | 105 | 155 | 230 | 305 | 355 | 435 | |
| Sasia e ujit të përzier te 40°C [I] | 58 | 94 | 124 | 148 | 194 | 226 | |
| Shpenzimi energjik2) [kWh/24h] | 0,90 | 0,99 | 1,13 | 1,26 | 1,71 | 1,81 | |
1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të ujëngrohësit me nxemës elektrik, te temperatura hyrëse e ujit të ftohtë nga ujësjellsi 15°C.
2) Shpenzimi energjik te mirëmbajtja e temperaturës permanente të ujit ujëngrohës 65°C dhe te temperatura e rrethit 20°C, e matur sipas DIN 44532.
| A B C | |||
| OTG 30 5 | 10 | 310 235 | |
| OTG 50 6 | 90 | 470 250 | |
| OTG 65 8 | 20 | 605 245 | |
| OTG 80 9 | 50 | 735 245 | |
| OTG 100 | 1125 | 900 255 | |
| OTG 120 | 1300 | 900 430 | |


ALB
Masat kyçëse dhe montuese të ujëngrohësit [mm]
KYÇJA NË RRJETËN E UJËSJELLSIT
Furnizimi dhe shkarkimi i ujit te ujëngrohësi është i shenjuar në gypa me njyra. Furnizimi me ujë të ftohtë është i shenjuar me ngjyrë të kaltërt, kurse ai shkarkues i ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Ujëngrohësi është i dedikuar për sistemin e mbyllur me kyçje shtypëse. Ky sistem i kyçjes mundëson furnizim me ujë në më shumë vende furnizuese.
Te sistemi i mbyllur i kyçjes me shtypje, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse me shtypje. Në gypin furnizues, për shkak të funksionimit të sigurtë, patjetër duhet të instaloni ventilin sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpren lartësimin e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa mbi ate nominale.
Te ngrohja e ujit në ujëngrohës, shtypja e ujit në kazan lartësohet deri te kufiri, i cili është i rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthimi i ujit në ujësjellës është i ndërprerë, mund të vijë deri te pikëja e ujit prej hapësirës për daljen e ujit nga ventili sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në tubacion nëpërmjet të mbaresës, të cilën e vendoni nën ventilin sigurues.
Gypi shkarkues i instaluar nën daljen e ventilit sigurues, duhet të jetë i vënduar në drejtim poshtas dhe në rrethin ku nuk ngrin.
Në rast se për shkak të instalacionit të instaluar pa rregullsi, ujin që pikon nga ventili sigurues, nuk keni mundësi të drejtoni në tubacion, pikjes së ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës ekspanzike me vëllim prej 3 l në gypin furnizues të ujëngrohësit.
Për funksionimin me rregullsi të ventilit kthyes sigurues është e nevojshme, që çdo 14 ditë vetë të bëni kontrolet e rregullta. Në rast të kontrolit nevojitet, që me lëvizjen e dorëzës ose me zhvidhimin e dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të hapni daljen nga ventili kthyes sigurues. Në këte rast nevojitet, që të rrjedh uji nga dalja e shobës së ventilit, kjo është shenjë që ventili funksionon pa pengesë.
![graph LR A["1"] --> B["2"] B --> C["3"] C --> D["4"] D --> E["5"] E --> F["H"] G["T"] --> H["Valve"] I["Sistemi (me shtypje) i mbyllur"] --> J["Valve 7"] K["Valve 2"] --> L["Valve 3"] M["Valve 6"] --> N["Valve 4"]](/content/2026/06/1273163/images/6257034d00938597956f323b45451b86af40846ecb243ab78f3811999bd6b512.jpg)

Legjenda: 1 -Ventili kthyes sigurues 6 -Mbaresa për provë
2 -Ventili provues 7 -Taftari me kyçësin në tubacion
3 -Ventili kundërkthyes
4 -Ventili reduktiv i shtypjes H -Uji i ftohtë
5 -Ventili mbyllës T -Uji i ngrohtë
Ndërmjet të ujëngrohësit dhe ventilit kthyes sigurues nuk lejohet të instaloni ventilin mbyllës, sepse, me këte do të çmundësoni funksionimin e ventilit kthyes sigurues.
Ujëngrohësin mund të kyçni në rrjetën e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëqoftëse shtypja në rrjetë është më e ulët se 5 bar. Nëqoftëse shtypja në rrjetë tejkalon 10 bar, nevojitet instalimi i dy ventilëve reduktues njëri pas tjetrit.
Para kyçjes elektrike, ujëngrohësin patjetër duhet të mbushni me ujë. Te mbushja e parë, hapni dorëzën e ujit të ngrohtë në baterinë për përzierjen e ujit. Ujëngrohësi është i mbushur kur fillon të dalë uji nga gypi daljes së ujit nga bateria.
KYÇJA NË RRJETËN ELEKTRIKE
Para kyçjes në rrjetën elektrike, në ujëngrohës nevojitet instalimi i kabllosë kyçëse. Për këte ndërhyrje, nevojitet evitimi i kapakut mbrojtës nga ujëngrohësi. Kyçja e ujëngrohësit në rrjetën elektrike duhet të rrjedh në ujdi me standardet për instalimet elektrike. Për shkak se ujëngrohësi nuk përmban element i cili do të ndante ate nga rrjeta elektrike, në lidhjen kabllovike nevojitet, që ndërmjet të tij dhe instalacionin e përherëshëm, të instalohet ashtu shallter, i cili ndan dy polet për furnizim dhe ndërmjet të kontakteve të hapur përban së
paku 3 mm largësi.
Legjenda:
1 - Termostati
2 -Siguresa me nxehje
3 - Nxemësi
4 -Ndriçuesja për kontrol
5 -Sumbulla kyçëse
1/- -Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrje në brendësinë e ujëngrohësit, ai patjetër të shkyçet nga rryma elektrike!
Pas kyçjes në rrjetëne ujësjellësit dhe elektrikës, ujëngrohësi është i pregaditur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat i cili gjindet në anën e parë të kapakut mbrojtës, zgjedhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25 °dhe 75 °C. Preferojmë, që të rregulloni pullën në pozicion “E”. Ky rregullim është më kursyes; nëkëte rast, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, shkaktimi i gurit gëlqeror dhe humbjet e ngrohjes do të jenë më të ulëta se sa te rregullimet në temperaturat e larta.
Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon ndriçuesja kontroluese. Në shtëpizën (perimetër) e tij, ujëngrohësi ka të instaluar edhe termometer, i cili tregon temperaturën e ujit.
Nëqoftëse ujëngrohësin nuk mendoni të përdorni gjatë kohë, siguroni përmbajtjen e tij nga ngrirja në ate mënyrë, që elektrikeën të mos e shkyçni, pullën e termostatit të rregulloni në pozicion “*”. Te ky rregullim, ujëngrohësi dë të mirëmbaj temperaturën e ujit në përafërsisht 10 °C.
Nëqoftëse ujëngrohësin do të shkyçni nga rrjeta elektrike, te rreziku i ngrirjes së ujit, paraprakisht ate duhet të zbrazni.
Para zbrazjes së ujit, ujëngrohësin duhet shkyçur patjetër nga rrjeta elektrike. Pas kësaj, hapim dorëzën për ujin e ngrohtë në njërën nga bateritë për përzierjen e ujit, e cila është e kyçur në ujëngrohës. Ujin e lëshojmë nga ujëngrohësi nëpërmjet të gypit ngarkues. Për këte qëllim ju përeferojmë, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit ngarkues të instaloni ventil lëshues ose të ashtuquajtur T copë. Nëqoftëse nuk veproni kështu, ujëngrohësin mund të zbrazni nëpërmjet të dalësit te ventili sigurues në ate mënyrë, që kësulën rrotulluese të ventilit të vendoni në pozicion sikur te testimi i ventilit. Pas zbrazjes së ujit nga ujëngrohësi nëpërmjet të gypit ngarkues, në ujëngrohës do të ju mbetet sasi e vogël e ujit, të cilën e zbrazni me zhvidhimin e skajores së ujëngrohësit.
Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirën e lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhdëta.
Me kontrolet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimint të ujëngrohësit. Garancioni për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëqoftëse i keni realizuar kontrolet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet të kontroleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Éshtë e nevojshme, që kontrolet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrolin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrolit, ai kontrolon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korodimit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrolit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrolës vijuese.
Ju lutemi, që prishjet eventuele në ujëngrohës të mos ndreqni vetë, por, për ta të lajmëroni shërbimin më të afërt servisor.