AEG NIG85M30AB - Furre

NIG85M30AB - Furre AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NIG85M30AB AEG në format PDF.

📄 632 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG NIG85M30AB - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitPllakë induksioni për ngulitje
MarkaAEG
ModeliNIG85M30AB
Numri i zonave të gatimit5
Teknologjia e ngrohjesInduksion
Dimensionet (Gjerësi x Thellësi)800 x 520 mm
Lartësia e ngulitjes75 mm
Furnizimi me energji elektrike220-240 V / 400 V 2N, 50 Hz
Fuqia totale7,35 kW
Fuqia për zonë (max / Boost)2300 W / 3200 W (10 min)
Diametri i zonave të gatimit125-210 mm
Funksionet automatike të gatimitSkuqje, Gatim, Shkrirje, Pjata
Funksione shtesëBoost, Bridge, Pauzë, Child Lock, Hob²Hood
EkraniEkran me prekje me navigacion
Tregues i nxehtësisë së mbeturOptiHeat (3 nivele)
Zbulimi i enësPo
Ndalim automatikPo, sipas nivelit të gatimit
Menaxheri i fuqisëPo, shpërndarje ndërmjet zonave
Sipërfaqja e gatimitXham-qeramikë
PastrimiLeckë e lagësht, detergjent jo gërryes, kruese për mbetje
Kabllo furnizimi i përfshirëPo, tipi H05V2V2-F
Konsumi i energjisë (EC)182,9 Wh/kg

Pyetjet më të shpeshta - NIG85M30AB AEG

Çfarë të bëj nëse pllaka e gatimit nuk ndizet?
Kontrolloni që pllaka të jetë lidhur saktë dhe që siguresa të mos ketë shkëputur. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Sigurohuni gjithashtu që të keni vendosur një nivel gatimi brenda 60 sekondave pas ndezjes.
Pse ekrani nuk përgjigjet në prekje?
Një objekt ose lëng mund të mbulojë ekranin. Hiqni çdo pengesë dhe pastroni ekranin pas ftohjes. Nëse problemi vazhdon, shkëputni pajisjen për një minutë dhe pastaj rilidhni.
Si të aktivizoj bllokimin për fëmijë (Child Lock)?
Shtypni simbolin Menu (≡), shkoni te 'Konfigurime' > 'Konfigurim' > 'Child Lock'. Kthejeni selektorin në Ndezur, pastaj shtypni shkronjat E-U-O me radhë alfabetike për të konfirmuar.
Çfarë do të thotë kodi E3 në ekran?
Kodi E3 tregon një problem me lidhjen elektrike ose tensionin e rrjetit. Shkëputni menjëherë pllakën e gatimit dhe kontrolloni lidhjen. Nëse kodi shfaqet përsëri, kontaktoni një shërbim të autorizuar pas shitjes.
Pse zona e gatimit çaktivizohet automatikisht?
Disa shkaqe të mundshme: mungesë ene, enë e papërshtatshme, mbinxehje, ose tejkalim i kohës së ndalimit automatik. Kontrolloni enën dhe nivelin e gatimit. Nëse problemi vazhdon, shikoni kapitullin 'Zgjidhja e problemeve' të udhëzuesit.
Si të përdor funksionin Bridge?
Vendosni një enë të madhe kuzhine mbi dy zona anësore gatimi. Shtypni simbolin Menu (≡), zgjidhni 'Bridge' ose përdorni shkurtoren. Dy zonat do të funksionojnë si një e vetme me të njëjtin nivel gatimi.
Pse funksioni Hob²Hood nuk funksionon?
Sigurohuni që aspiratori të jetë i përputhshëm dhe funksioni është aktivizuar në parametrat (Menu > Konfigurime > Hob²Hood). Mos bllokoni komunikuesin infra të kuq me një objekt ose dorë. Nëse vetëm ndriçimi ndizet, kontrolloni modalitetin e zgjedhur.
Si të pastroj sipërfaqen xham-qeramike?
Pas ftohjes, përdorni një leckë të lagësht dhe një detergjent jo gërryes. Për mbetjet e forta (plastikë e shkrirë, sheqer), përdorni një kruese speciale duke e pjerrë mbi sipërfaqe. Shmangni objektet e mprehta metalike dhe pastruesit me avull.
Çfarë të bëj nëse një enë nuk zbulohet në një zonë?
Sigurohuni që ena të jetë e përputhshme me induksionin (fund magnetik dhe i sheshtë). Kontrolloni që të jetë në qendër të zonës dhe që diametri i saj të jetë i përshtatshëm (125-210 mm). Nëse problemi vazhdon, provoni një enë tjetër.
Si të rregulloj fuqinë maksimale (FlexPower)?
Shkoni te Menu (≡) > 'Konfigurime' > 'Konfigurim' > 'FlexPower'. Zgjidhni nivelin e fuqisë të përshtatshëm për instalimin tuaj elektrik (midis 3500 W dhe 7350 W). Konfirmoni përzgjedhjen. Kujdes: nën 3500 W, programet automatike nuk janë të disponueshme.

Pyetjet e përdoruesve rreth NIG85M30AB AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NIG85M30AB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NIG85M30AB e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT NIG85M30AB AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Vatër gatimi 2

Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

AEG NIG85M30AB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support

AEG NIG85M30AB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 2

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

AEG NIG85M30AB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....2

  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....5

  3. INSTALIMI....7

  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT....9

  5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.... 11

  6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 12

  7. UDHËZIME DHE KËSHILLA....21

  8. KUJDESI DHE PASTRIMI....22

  9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....23

  10. TË DHËNAT TEKNIKE....26

  11. EFIKASITETI ENERGJETIK....27

  12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....27

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
    • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.

• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Tymi është një tregues i mbinxehjes. Mos përdor kurrë ujë për të shuar zjarrin nga gatimi. Fik paisjen dhe mbuloji flakët me, p.sh. një batanije apo kapak.
• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret (madje edhe funksionet automatike të gatimit). Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.

• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG NIG85M30AB - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
  • Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
  • Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
  • Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
  • Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar:
  • Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes.

– Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.

- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinet nën pajisje.

2.2 Lidhja elektrike

AEG NIG85M30AB - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar.
  • Pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Përdorni kabllon e duhur elektrike.
  • Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
  • Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
  • Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
  • Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me

një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
  • Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
  • Nëse kodi E3 shfaqet në ekran, shkëputeni menjëherë pllakën e gatimit dhe kontrolloni nëse lidhja elektrike dhe voltazhi i rrjetit janë të sakta.

2.3 Përdorimi

AEG NIG85M30AB - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
  • Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
  • Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
  • Vendosni zonën e gatimit në "fikur" pas çdo përdorimi.
  • Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
  • Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen

nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.

  • Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
  • Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje.
  • Mos përdorni fletë alumini apo materiale të tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe enëve të gatimit, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj pajisjeje.
  • Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar nga prodhuesi për këtë pajisje.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe shpërthimi.

  • Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato.
  • Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
  • Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë.
  • Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik i dëmtimit të pajisjes.

  • Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
  • Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
  • Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
  • Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
  • Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
  • Enët e gatimit prej gize apo me fund të dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
  • Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, tako pastruese gërryese, solucione apo sende metalike, përveç nëse specifikohet ndryshe.

2.5 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën të autorizuar të shërbimit.
    Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura

veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.6 Hedhja

AEG NIG85M30AB - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni autoritetin tuaj vendor për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

AEG NIG85M30AB - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Përpara instalimit

Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.

Numri i serisë ....

3.2 Planurat inkaso

Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.

3.3 Kablloja e linjës

  • Pianura vjen me një kabllo elektrike.
  • Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar të rrjetit, përdorni Ilojin e kabllit: H05V2V2-F i cili përballon një temperaturë prej 90 °C apo më të lartë. Një tel i vetëm duhet të ketë një seksion kryq minimal në përputhje me tabelën e mëposhtme. Flisni me

qendrën lokale të shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.

AEG NIG85M30AB - Kablloja e linjës - 1

PARALAJMËRIM!

Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

KUJDES!

Lidhjet përmes prizave të kontaktit janë të ndaluara.

AEG NIG85M30AB - KUJDES! - 1

KUJDES!

Mos i shponi apo saldoni fundet e telave. Ešhtë e ndaluar.

AEG NIG85M30AB - KUJDES! - 1

KUJDES!

Mos e lidhni kabllon pa fashetën e fundit të kabllos.

Lidhja me një fazë

  1. Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga teli i zi dhe ai blu.
  2. Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të kabllit kafe, të zi dhe blu.
  3. Lidhni skajet e kabllove të zeza dhe kafe.

  4. Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posatçme).

  5. Lidhni skajet e dy kabllove blu.
  6. Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posatçme).

Lidhja me dy faza

  1. Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga telat blu.

  2. Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të kabllit blu.

  3. Lidhni skajet e dy kabllove blu.
  4. Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posaçme).

AEG NIG85M30AB - Lidhja me dy faza - 1

text_image NL N N L1 L2 220-240 V~220-240 V N L

AEG NIG85M30AB - Lidhja me dy faza - 2

220 - 240 V\~

Lidhja me dy faza: 400 V2N\~ Lidhja me një fazë: 220 - 240 V\~

5x1,5 mm ^2 5x1,5 mm ^2 ose 4x2,5 mm ^2 5x1,5 mm ^2 ose 3x4 mm ^2

AEG NIG85M30AB - Lidhja me dy faza - 3

E gjelbër - e verdhë

AEG NIG85M30AB - Lidhja me dy faza - 4

E gjelbër - e verdhë

AEG NIG85M30AB - Lidhja me dy faza - 5

E gjelbër - e verdhë

N Blu dhe blu N Blu dhe blu N Blu dhe blu

L1 E zezë L1 E zezë L E zezë dhe kafe

L2 Kafe L2 Kafe

3.4 Montimi

Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

AEG NIG85M30AB - Montimi - 1

Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.

AEG NIG85M30AB - Montimi - 2

text_image 800 520 75 345 44 23 550 min. 50 490°¹ max R5 750°¹ min. 1500 min. 12 min. 55 min. 28

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.

AEG NIG85M30AB - Montimi - 3

YouTube

www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg

4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

AEG NIG85M30AB - Skema e sipërfaqes së gatimit - 1

text_image 1 1 - - 1 1 - - 1 2

1 Zona e gatimit me induksion
2 Paneli i kontrollit

i

Për informacion të detajuar rreth madhësive të zonave të gatimit, referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".

4.2 Skema e panelit të kontrollit

Pamja kryesore

AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 1

Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.

2

Dritare e Hob²Hood komunikuesit të sinjalit infra të kuq. Mos e mbuloni.

3

Zona me Skuqje në tigan dhe Zierja funksionet.

Simboli Përshkrimi
4[404D]Zona me Zierja funksionin.
5...Një shkurtore për Bridge. Për të bashkuar dy zonat e gatimit anash për të krijuar një zonë të gatimit ose për të ndarë zonat e bashkuara.
6AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 2Për të cilësuar funksionet.
7AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 3Për të hapur shikimin e përgjithshëm të zonës.
8[ABYA]Për të hapur Menyja.

shikimin e zgjeruar
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 4

text_image 2 3 4 5 6 7 8 9 1 15 14 13 12 11 FUNCTIONS DISHES Auto Level 1 Manual ≡ ▼ ▼ 10

Simboli Përshkrimi

1AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 5Cilësimet. Për të hapur cilësimet e pianurës.
2AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 6Bridge. Për të lidhur dy zona gatimi anash në mënyrë që të funksionojnë si një e vetme.
3AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 7Lock. Për të kyçur / shkyçur panelin e kontrollit.
4AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 8Pause. Për të caktuar të gjitha zonat e gatimit që funksionojnë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë.
5AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 9Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
6AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 10st Për të aktivizuar cilësimin maksimal të nxehtësisë.
7[X4WS]ual / Auto Për të shfaqur cilësimin e tanishëm të ventilatorit të aspiratorit.
8AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 11Për të ndalur / rindezur aspiratorin.
9AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 12Për të ndezur dhe fikur dritën e aspiratorit.
10AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 13ual / Auto Për të kaluar në regjimin manual ose automatik të aspiratorit.
11AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 14ime Për të zgjedhur programet e paracaktuara automatikisht për llojet e ndryshme të ushqimit.
Simboli Përshkrimi
12AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 15[SIONET Për të zgjedhur programe automatike për metoda të ndryshme të gatimit.
13Skuqje në tigan. Për të skuqur lloje të ndryshme ushqimi me nivele nxehtësie të kontrolluara automatikisht.
14AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 16Shkrirja. Për të shkrirë produkte të ndryshme, p.sh. çokollatë ose gjalpë.
15[EZA9]Zierja. Për të rregulluar automatikisht temperaturën e ujit në mënyrë që të mos vlojë sapo të arrijë pikën e vlimit.

Shfaqni kalimin

Simboli Përshkrimi
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 17Për të konfirmuar përzgjedhjen ose parametrat.
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 18Për të mbyllur dritaren që shfaqet.
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 19Për të hequr / zgjeruar udhëzimet në ekran.
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 20Për të aktivizuar / çaktivizuar opsinin.
AEG NIG85M30AB - Skema e panelit të kontrollit - 21Për të shkuar prapa / përpara një nivel në Menyja.

5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

AEG NIG85M30AB - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

5.1 Kalimi përmes ekranit

AEG NIG85M30AB - Kalimi përmes ekranit - 1

flowchart
graph TD
    A["Device 1"] --> B["Device 2"]
    B --> C["Device 3"]
    C --> D["Device 4"]
    D --> E["Device 5"]
    E --> F["Device 6"]
    F --> G["Device 7"]
    G --> H["Device 8"]
    H --> I["Device 9"]
    I --> J["Device 10"]
    J --> K["Auto Level 1"]
    K --> L["Manual"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style B fill:#f9f,stroke:#333
    style C fill:#f9f,stroke:#333
    style D fill:#f9f,stroke:#333
    style E fill:#f9f,stroke:#333
    style F fill:#f9f,stroke:#333
    style G fill:#f9f,stroke:#333
    style H fill:#f9f,stroke:#333
    style I fill:#f9f,stroke:#333
    style J fill:#f9f,stroke:#333
    style K fill:#f9f,stroke:#333
    style L fill:#f9f,stroke:#333
    style_M["Hand Icon"] --> N["Arrow to right"]

Për të kaluar përmes ekraneve, prekni simbolet në pjesën e poshtme të ekranit. Gjithashtu mund të rrëshqitni majtas për të menaxhuar cilësimet për Hob²Hood ose djathtas për të arritur Menyja.

5.2 Lidhja e parë me rrjetin elektrik

Kur lidhni pianurën me rrymën elektrike duhet të vendosni Gjuha, Ndriçimi dhe Volumi.

Ju mund të ndryshoni cilësimet tek Menyja > Cilësimet > Konfigurimi. Referojuni “Përdorimi i përditshëm”.

5.3 Përdorimi i ekranit

  • Mund të përdoren vetëm simbolet me sfond të ndriçuar.
  • Për të aktivizuar një opsion të caktuar, prekni simbolin përkatës në ekran.
  • Funksioni i zgjedhur aktivizohet kur hiqni gishtin nga ekrani.
  • Për të lëvizur mes opsioneve të disponueshme, përdorni një gjest të shpejtë ose zvarrisni gishtin nëpër ekran. Shpejtësia e gjestit për cakton se sa shpejt lëviz ekrani.
  • Lëvizja mund të ndalojë vetë ose mund ta ndaloni menjëherë nëse prekni ekranin.
  • Mund të ndryshoni shumicën e parametrave të treguar në ekran kur prekni simbolet përkatëse.
  • Për të zgjedhur funksionin ose orën e kërkuar mund të lëvizni nëpër listë dhe / ose prekni opsinin që dëshironi të zgjidhni.
  • Kur pianura aktivizohet dhe disa nga simbolet zhduken nga ekrani, prekeni sërish. Të gjitha simbolet kthehen sërish.
  • Për funksione të caktuara, kur i nisni, shfaqet një dritare me informacion shtesë.

5.4 FlexPower

FlexPower përcakton sesa energji përdoret nga pianura gjithsej, brenda kufijve të siguresave të instalimit në shtëpi.

Filimisht pajisja punon në nivelin më të lartë të mundshëm të fuqisë. Fuqinë maksimale mund ta ndryshoni nëse instalimi nuk mbështet fuqinë e plotë.

! KUJDES!

Sigurohuni që fuqia e zgjedhur të përputhet me siguresat e instalimeve në shtëpi.

i

Nëse niveli i fuqisë është më i ulët se 3500 W, nuk mund të aktivizoni ndonjë nga programet automatike (Gatime ose FUNKSIONET).

  1. Sigurohuni se të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara.
  2. Prekni ne ekran për të hapur Menyja.
  3. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > FlexPower dhe zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë.
  4. Prekni <ose X Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.

6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

⚠️ PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi

Prekni Ⓤ për 1 sekondë për të aktivizuar ose çaktivizuar pianurën.

6.2 Fikja automatike

Funksioni e çaktivizon automatikisht pianurën nëse:

  • të gjitha zonat e gatimit janë çaktivizuar,
  • mos vendosni cilësimin e nxehtësisë pasi të aktivizoni pianurën

  • derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë etj.). Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.

  • pllaka nxhet shumë (p.sh. kur një tenxhere vlon e thatë). Lëreni zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni përsëri pianurën.
  • përdorni enë të gabuar ose nuk ka enë në një zonë të caktuar. Zona e gatimit me induksion çaktivizohet automatikisht pas 50 sekondash.
  • nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet një mesazh dhe pianura çaktivizohet.

Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:

Cilësimet e nxehtësisëPianura çaktivizohet pas
1 - 2 6 orë
3 - 5 5 orë
6 4 orë
7 - 9 1.5 orë

AEG NIG85M30AB - Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura: - 1

Kur përdorni Skuqje në tigan pianura çaktivizohet pas 1,5 orësh. Për Shkrirja pianura çaktivizohet pas 6 orësh.

6.3 Zbulimi i tenxheres

Ky funksionalitet zbulohet nëse tenxheret u vendosën në zonat e gatimit dhe çaktivizon zonat e gatimit nëse ena e gatimit nuk është më e zbulueshme.

  • Nëse vendosni enën e gatimit në një zonë gatimi fillimisht dhe pastaj aktivizoni pianurën, shfaqet një shirit gri në shikimin e përgjithshëm të zonës së gatimit korresponduese.
  • Shiriti nuk do të shfaqet nëse nuk ka asnjë enë gatimi në zonën e gatimit ose ena e gatimit nuk mund të zbulohet për shkak të vendosjes së saj të pasaktë ose materialit të papërshtatshëm.
  • Nëse hiqni enën e gatimit nga një zonë e gatimit e aktivizuar dhe e vendosni atë mënjanë përkohësisht, shikimi i përgjithshëm i zonës së gatimit korresponduese do të fillojë të pulsojë. Nëse nuk e vendosni enën përsëri në zonën e aktivizuar të gatimit brenda 120 sekondash, zona e gatimit do të çaktivizohet automatikisht. Për të rifilluar gatimin, sigurohuni të vendosni enën e kuzhinës përsëri në zonat e kuzhinës përpara afatit kohor të treguar.

6.4 Përdorimi i zonave të gatimit

Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.

AEG NIG85M30AB - Përdorimi i zonave të gatimit - 1

Sigurohuni se ena e gatimit është e përshtatshme për pianura me induksion. Për më shumë informacion rreth llojeve të enëve, referojuni "udhëzime dhe këshilla". Kontrolloni madhësinë e enës së gatimit në "Të dhënat teknike".

Për të aktivizuar zonën e gatimit, vendosni enën e gatimit në qendër të zonës së gatimit dhe prekni simbolin përkatës të zonës. Programet e disponueshme shfaqen në ekran. Cilësoni nivelin e nxehtësisë ose zgjidhni një nga funksionet automatike. Për t'u kthyer tek ekrani kryesor, prekni ✘ në cepin lart djathtas.

Mund të gatuani me enë gatimi të mëdha të vendosura në dy zona gatimi në të njëjtën kohë duke përdorur Bridge.

AEG NIG85M30AB - Përdorimi i zonave të gatimit - 2

Kur zonat e tjera të gatimit janë aktive, cilësimi i nxehtësisë për zonën që dëshironi të përdorni mund të jetë i kufizuar. Referojuni "Menaxhimi i fuqisë".

6.5 Cilësimet e nxehtësisë

  1. Aktivizoni pianurën.
  2. Vendosni tenxheren në zonën e zgjedhur të gatimit dhe prekni simbolin e zonës përkatëse.
  3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të vendosur cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë.

Imazhet e vogla të nivelit të fuqisë 1-9 bëhen më të mëdha dhe shiriti më poshtë shndërrohet në të kuq për të treguar cilësimin e tanishëm të fuqisë. Kur zgjidhet niveli i fuqisë, ekrani ndryshon tek pamja e zgjeruar e ekranit.

AEG NIG85M30AB - Cilësimet e nxehtësisë - 1

text_image 0 1 2 3 4 6 7 8 9 Boost

Gjithashtu mund të ndryshoni cilësimin e nxehtësisë në ekranin e shikimit të përgjithshëm të zonës. Për të shkuar tek ekrani i shikimit të përgjithshëm të zonës, prekni qendrën e pamjes së zgjeruar të ekranit. Për të ndryshuar nivelin e nxehtësisë, prekni ose . Për të hapur pajen e zgjeruar të ekranit, prekni nivelin e fuqisë.

6.6 Boost

Ky funksion vendos më shumë fuqi në dispozicion të zonave të gatimit me induksion. Funksioni mund të aktivizohet për zonën e gatimit me induksion vetëm për një kohë të kufizuar. Pas kësaj kohe, zona e gatimit me induksion automatikisht cilësohet përsëri në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.

  1. Zgjedhja e zonës së gatimit.
  2. Prekni Boost për të aktivizuar funksionin. Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për të çaktivizuar funksionin, zgjidhni në mënyrë manuale zonën dhe ndryshoni cilësimin e nxehtësisë së tij në 0.

i

Boost nuk funksionon kur funksioni Bridge është aktiv ose kur fuqia brenda një faze është e pamjaftueshme (referojuni "Menaxhimi i fuqisë").

i

Për vlerat maksimale të kohëzgjatjes, referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".

6.7 OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur)

AEG NIG85M30AB - OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur) - 1

PARALAJMËRIM!

Përsa kohë që treguesi Ⅲ Ⅳështë i ndezur, ekziston një rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.

Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit.

Treguesit shfaqen kur një zonë e gatimit është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht:

III - vazhdoni gatimin,
II - mbani ngrohtë,
I - nxehtësia e mbetur.

Treguesi mund të shfaqet edhe:

  • për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
  • kur enët e nxehta vendosen në një zonë të ftohtë gatimi,
  • kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxhetë.

Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.

6.8 Regjimi i mbajtjes ngrohtë

Ky funksion e mban ushqimin të ngrohtë me cilësimin e ulët të temperaturës.

Regjimi i mbajtjes ngrohtë është i disponueshëm vetëm kur zona e gatimit është ende e ngrohtë pas procesit të përfunduar të gatimit (me një imazh të vogël të dukshëm të nxehtësisë së mbetur) dhe ena e gatimit mbetet në zonë. Funksioni nuk punon me një zonë gatimit të ftohtë.

  1. Prekni 🚗 për të aktivizuar Regjimi i mbajtjes ngrohtë.
    Regjimi i mbajtjes ngrohtë funksionon derisa fiket.
  2. Për të ndaluar funksionin, prekni në cepin lart majtas të ekranit.

Mund të cilësoni një kohëmatës, nëse nevojitet. Referojuni "Opsionet e kohëmatësit".

6.9 Opsionet e kohëmatësit

AEG NIG85M30AB - Opsionet e kohëmatësit - 1

Kohëmatësi ECO

Përdoreni këtë funksion për të specifikuar kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi vetëm për një gatim.

Për të kursyer energji, pajisja nxehëse e zonës së gatimit çaktivizohet përpara sesa Kohëmatësi ECO të tingëllojë.

Ndryshimi në kohën e funksionimit varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e funksionimit të gatimit.

Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e gatimit është e aktivizuar. Mund të vendosni funksionin me kohëmatës për secilën zonë më vete.

  1. Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën përkatëse të gatimit dhe më pas vendosni funksionin.

  2. Prekni simbolin e zonës.

  3. Prekni ⏻.

Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në ekran.

  1. Vendosni një shenjë në Zona e ndalimit kuti për të aktivizuar funksionin.

  2. Vendosni kohën.

  3. Prekni OK për ta konfirmuar.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu ✗ që të anuloni përzgjedhjen.

Mund të ndryshoni cilësimet Kohëmatësi

ECO gjatë gatimit: prekni +sme vlerën e kohëmatësit, pastaj prekni MODIFIKO.

Kur kohëmatësi përfundon, tingëllon një sinjal dhe një dritare shfaqet. Prekni OK për të ndaluar sinjalin.

Për të çaktivizuar, funksionin caktoni cilësimin

në 0. Si alternativë, prekni +STOP me vlerën e kohëmatësit, prekni ✗ dhe konfirmoni zgjedhjen tuaj kur shfaqet një dritare.

Kohëmatësi

Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e gatimit është e aktivizuar.

Funksioni nuk ndikon mbi ndonjë funksion tjetër që përdoret në të njëjtën kohë.

  1. Zgjidhni një zonë gatimi.

Rrëshqitësi përkatës do të shfaqet në ekran.

  1. Prekni ⏻.

Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në ekran.

  1. Hiqni shenjën nga Zona e ndalimit kutia për të aktivizuar funksionin.

  2. Vendosni kohën.

  3. Prekni OK për ta konfirmuar.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu ✗ që të anuloni përzgjedhjen.

Mund të ndryshoni

cilësimet Kohëmatësi gjatë gatimit:

prekni me vlerën e kohëmatësit, pastaj prekni MODIFIKO.

Kur kohëmatësi përfundon, tingëllon një sinjal dhe një dritare shfaqet. Prekni OK për të ndaluar sinjalin.

Për të çaktivizuar funksionin prekni me vlerën e kohëmatësit, prekni dhe konfirmoni zgjidhjen tuaj kur shfaqet një dritare.

6.10 [ ] Bridge

Ky funksion lidh dy zona gatimi dhe ato funksionojnë si një e vetme me të njëjtin cilësim nxehtësie. Mund ta përdorni për të gatuar me enë të mëdha gatimi.

Ena e gatimit duhet të mbulojnë qendrat e të dyja zonave. Nëse ena e gatimit ndodhet mes dy qendrave, funksioni nuk do të aktivizohet.

  1. Vendosni enën e gatimit në zonat e gatimit.

  2. Prekni ≡ në ekran për të hapur Menyja dhe zgjidhni Bridge. Gjithashtu mund të prekni shkurtoren * në shikimin e përgjithshëm të zonës.

  3. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.

Për të çaktivizuar funksionin, prekni

shkurtoren ***. Zonat e gatimit rifillojnë funksionimin në mënyrë të pavarur.

6.11 Pause

Ky funksion i cakton të gjitha zonat e gatimit që janë në punë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë.

Kur funksioni punon vetëm me

butonat ♦ che RIFILLONI mund të përdoren. Të gjitha simbolet e tjera në panelin e kontrollit janë të kyçura.

Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit. Kur funksioni i kohëmatësit përfundon, prekni kudo në ekran për të ndaluar sinjalin akustik.

  1. Prekni ≡ për të hapur Menyja.
  2. Shtypni për të aktivizuar funksionin.
    Cilësimi i nxehtësisë është ulur në 1. Për të çaktivizuar funksionin, prekni RIFILLONI.

Do të rivendosen cilësimet e mëparshme të nxehtësisë.

6.12 Lock

Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të pianurës. Ai pengon ndryshimin aksidental të cilësimeve të nxehtësisë.

  1. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.

  2. Prekni per të hapur Menyja.

  3. Shtypni për të aktivizuar funksionin. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni dhe mbani të shtypur ZHBLLOKONI për 4 sekonda.

AEG NIG85M30AB - Lock - 1

Kur çaktivizoni pianurën, ju çaktivizoni gjithashtu edhe këtë funksion.

6.13 Child Lock

Ky funksion parandalon vënien në punë pa dashje të pianurës.

  1. Prekni per të hapur Menyja.
  2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Child Lock.
  3. Ndizni çelësin dhe prekni shkronjat E-U-O në rendin alfabetik për të aktivizuar funksionin.

Fikni çelësin për të çaktivizuar funksionin.

Mund të duhet një farë kohe që funksioni të punojë pas aktivizimit.

6.14 FUNKSIONET: Skuqje në tigan

Ky funksion ju lejon të vendosni një nivel të përshtatshëm të cilësimit të nxehtësisë për të skuqur ushqimin tuaj. Pianura rregullon temperaturën për lloje të ndryshme ushqimi dhe e ruan atë gjatë gjithë gatimit. Pasi vendoset cilësimi i nivelit të nxehtësisë, nuk nevojitet asnjë rregullim në mënyrë manuale i temperaturës.

AEG NIG85M30AB - FUNKSIONET: Skuqje në tigan - 1

KUJDES!

Përdorni vetëm enë gatimi të ftohta. Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.

  1. Vendosni një tigan pa vaj / yndyrë në një prej zonave të gatimit në anën e majtë. Mund të përdorni një zonë të vetme gatimi ose të lidhni të dyja zonat duke përdorur Bridge.
  2. Zgjidhni FUNKSIONET > Skuqje në tigan.
  3. Zgjidhni një nivel të skuqjes.
    Nis ngrohja paraprake.
  4. Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
    Kohëmatësi nis menjëherë.
    Pasi tigani arrin temperaturën e synuar, tingëllon një sinjal akustik dhe shfaqet një dritare. Mund të vendosni vaj dhe ushqim brenda në tigan tani. për të mbyllur dritaren dhe për të nisur skuqjen, prekni OK. Për të ndaluar funksionin në mënyrë manuale, prekni 0 në shiritin e kontrollit.

Ndihmë dhe këshilla:

  • Ndiqni udhëzimet në ekran se kur të ktheni ushqimin ose për të rregulluar nivelin e nxehtësisë.
  • Mund të ndryshoni nivelin e parazgjedhur të nxehtësisë, nëse nevojitet.
  • Për copat e trasha të ushqimit ose patatet e pagatuara përdorni një kapak gjatë 10 minutave të para të skuqjes.
  • Tiganët e rëndë mund të duan më shumë kohë për t'u nxehur.
  • Përdorni tiganët e laminuar me nivel të ulët nxehtësie për të parandaluar

mbinxehjen dhe dëmtimin e enëve të gatimit.

- Mos përdorni enë gatimi të holla të emaluara. Mund të mbinxehet dhe të dëmtohet.

Tiganët e duhur për funksionin Skuqje në tigan

Përdorni vetëm tiganë me bazamente të sheshta. Për të kontrolluar nëse tigani është i saktë:

  1. Vendoseni tiganin përmbys.
  2. Vendosni një vizore në fund të tiganit.
  3. Përpiquni të vendosni një monedhë 1, 2 ose 5 cent Euro (ose ndonjë monedhë me trashësi të ngjashme, përafërsisht 1,7 mm) midis vizores dhe fundit të tavës.

AEG NIG85M30AB - Tiganët e duhur për funksionin Skuqje në tigan - 1

a. Tigani nuk është i duhuri nëse mund ta vendosni monedhën midis vizores dhe tiganit.

AEG NIG85M30AB - Tiganët e duhur për funksionin Skuqje në tigan - 2

b. Nëse nuk mund ta vendosni monedhën në hapësirën ndërmjet vizores dhe tiganit, atëherë është tigani i duhur.

AEG NIG85M30AB - Tiganët e duhur për funksionin Skuqje në tigan - 3

Ky funksion rregullon nivelin e cilësimit të nxehtësisë automatikisht në mënyrë që uji të mos derdhet pasi arrin pikën e vlimit.

i

Funksioni është i disponueshëm në të gjitha zonat e gatimit. Nëse ka ndonjë nxehtësi të mbetur (I /II/ II) në zonën e gatimit që dëshironi të përdorni, tingëllon një sinjal akustik dhe funksioni nuk fillon.

Funksioni nuk punon me enë gatimi kundër ngjitjes.

!

KUJDES!

Mos e përdorni funksionin me enë gatimi bosh. Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.

  1. Vendosni një tenxherë të mbushur me të paktën 1 l uji në zonën e gatimit.
  2. Zgjidhni FUNKSIONET > Zierja.
  3. Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
    Kohëmatësi nis menjëherë.
  4. Për të ndaluar funksionin në mënyrë manuale, prekni ■ në cepin lart majtas të ekranit.
    Pasi është arritur pika e vlimit, pianura automatikisht pakëson nivelin e cilësimit të nxehtësisë. Në këtë pikë, gjithashtu mund ta rregulloni atë në mënyrë manuale sipas nevojës.

Ndihmë dhe këshilla:

  • Funksioni është më i përshtatshmi për zierjen e ujit dhe gatimin e patateve.
  • Funksioni mund të mos funksionojë sîç duhet për kazanët dhe tenxheret e ekspresit në furrë.
  • Mbushni gjysmën deri në tre të katërtat e tenxheres me ujë të ftohtë çezme, duke lënë bosh 4 cm nga buza e tenxheres. Mos përdorni më pak se 1 ose më shumë se 5 litra ujë. Sigurohuni se pesha gjithsej e ujit (ose ujit dhe patateve) sillet ndërmjet

1-5 kg.

AEG NIG85M30AB - KUJDES! - 1

text_image max. 5l / 5kg / 75% min. 1l / 1kg / 50%
  • Për të arritur rezultatet më të mira gatuani vetëm patate të plota, të pa-qëruara, të mesme. Sigurohuni që të mos i paketoni patatet shumë ngushtë.
  • Shmangni prodhimin e dridhjeve të jashtme (p.sh. nga përdorimi i një blenderi ose vendosja e një telefoni celular pranë pllakës së gatimit) kur funksioni është në punë.
  • Në varësi të llojit të ushqimit dhe enëve të gatimit, mund të rregulloni cilësimin e nxehtësisë pasi të keni arritur pikën e vlimit.
  • Shtoni kripë pasi të keni arritur pikën e vlimit.
  • Përdorni një kapak për të kursyer energji.

6.16 FUNKSIONET: Shkrirja

Mund ta përdorni këtë funksion për të shkrirë produkte, p.sh. çokollatë ose gjalpë. Mund ta përdorni funksionin vetëm për një zonë gatimi njëkohësisht.

AEG NIG85M30AB - FUNKSIONET: Shkrirja - 1

KUJDES!

Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.

  1. Vendosni enën e gatimit në zonën e gatimit.
  2. Zgjidhni FUNKSIONET > Shkrirja.
  3. Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
  4. Prekni OK.

Për të ndaluar funksionin në mënyrë

manuale, prekni në cepin lart majtas të ekranit.

6.17 Gatime

Ky funksion ju ndihmon të përgatisni ushqime të ndryshme duke përdorur programe të paracaktuara të përkushtuara ndaj kategorive specifie të ushqimit. Disponueshmëria e programeve varet nga zona e gatimit.

AEG NIG85M30AB - Gatime - 1

KUJDES!

Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.

  1. Vendosni enën e gatimit në zonën e gatimit. Mund të përdorni një zonë të vetme të gatimit ose të lidhni dy zona të anës duke përdorur Bridge.
  2. Zgjidhni Gatime.
  3. Zgjidhni Ilojin e ushqimit.
  4. Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
  5. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran. Në varësi të llojit të ushqimit dhe programit të zgjedhur, mund të cilësoni dhe të modifikoni hollësitë, p.sh. nivelin e pjekjes, nivelin e nxehtësisë për skuqje, etj.

Ndihmë dhe këshilla:

  • Pjatat e gatuara më shpesh shtohen automatikisht në listën e Më të gatuarat.
  • Disa gatime kanë emra të gjatë që nuk mund të shfaqen plotësisht në listë. Për të parë emrin e plotë të një gatimi, prekni
  • Mund të shtoni në mënyrë manuale programe në listën e Të preferuara ♥
  • Mund të fshihni disa programe duke prekur Për të rikthyer programet, shkoni te Cilësimet > Konfigurimi > Gatime.

AEG NIG85M30AB - KUJDES! - 1

Hob²Hood

Eështë një funksion automatik që lidh pianurën me një aspirator të përshtatshëm. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet dhe rregullohet automatikisht bazuar në cilësimin e regjmit dhe temperaturën e enës së gatimit më të nxehtë në pianurë. Gjithashtu mund të përdorni ventilatorin në mënyrë manuale nga vetë pianura ose aspiratori.

i

Nëse ndryshoni shpejtësinë e ventilatorit në aspirator, lidhja e parazgjedhur me pianurën do të çaktivizohet. Për të riaktivizuar funksionin, fikni dhe ndizni sërish pajisjet.

i

Në disa aspiratorë, funksioni mund të çaktivizohet në mënyrë të parazgjedhur. Në raste të tilla, aktivizoni funksionin fillimisht në aspirator, pastaj në pianuarë. Për më shumë informacion referojuni manualit të përdorimit të aspiratorit.

Cilësimi i regjimit automatik të ventilatorit

Për të cilësuar aspiratorin në një regjim automatik, zgjidhni ndërmjet shpejtësive të mëposhtme të cilësuara të ventilatorit: Regjii 2 - Regjimi 6. Aspiratori reagon sa herë që vini në funksionim pianurën. Mund të cilësoni pianurën për të aktivizuar vetëm dritën duke zgjedhur Regjimi 1.

  1. Prekni. 3
  2. Zgjidhni Cilësimet > Hob²Hood.
  3. Ktheni një çelës ose aktivizoni aspiratorin. Të gjitha regjimet automatike shfaqen si një listë.
  4. Zgjidhni modalitetin.
  5. Prekni ✘ ose <për të ruajtur zgjidhjen dhe dilni. Për të kontrolluar nivelin e tanishëm të shpejtësisë së ventilatorit, prekni Niveli i shpejtësisë së ventilatorit është i dukshëm në cepin lart majtas të ekranit. Për të fikur ventilatorin, prekni ⚪Për të fikur ventilatorin, prekni ▶

Regjimet automatikeDritë automatikeZierja1)Skuqje në fritezë2)
Shpejtësia e ventilatorit

AEG NIG85M30AB - Cilësimi i regjimit automatik të ventilatorit - 1

Fikur --

Regjimi 1 Aktiv - -

Regjimet automatikeDritë automatikeZierja1)Skuqje në fritezë2)
Shpejtësia e ventilatorit

Regjimi 2 3) Aktiv 1 1

Regjimi 3 Aktiv - 1

Regjimi 4 Aktiv 1 1

Regjimi 5 Aktiv 1 2

Regjimi 6 Aktiv 2 3

1) Pianura zbulon procesin e zierjes dhe cilëson shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
2) Pianura zbulon procesin e skuqjes dhe cilëson shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk varet nga temperatura.

Cilësimi i regjimit manual të ventilatorit

Mund të rregulloni nivelin e shpejtësisë së ventilatorit në mënyrë manuale.

  1. Prekni .
  2. Prekni Manual.
    Shfaqet një shirit i kontrollit me me shpejtësinë e tanishme të ventilatorit.
  3. Prekni ose rrëshqisni gishtin tuaj për të cilësuar nivelin e shpejtësisë së ventilatorit.
    Për të aktivizuar nivelin maksimal të shpejtësisë së ventilatorit, prekni Boost. Ventilatori funksionon në regjimin Boost për një farë kohe. Pas asaj kohe, niveli i shpejtësisë së ventilatorit ndryshon automatikisht në 3. Për të çaktivizuar Boost në mënyrë manuale, shtypni 0.

Drita e aspiratorit

Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën. Për ta bërë këtë, vendosni regjimin automatik në Regjimin 1 - Regjimi 6. Gjithashtu mund të aktivizoni ose çaktivizoni në mënyrë manuale dritën në aspirator.

Aktivizimi i dritës në mënyrë manuale

  1. Prekni
  2. Prekni pör të ndezur dritën.
    Për të fikur dritën, prekni ⚙ përsëri.

AEG NIG85M30AB - Aktivizimi i dritës në mënyrë manuale - 1

6.19 Gjuha

  1. Prekni per të hapur Menyja.
  2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Gjuha.
  3. Zgjidhni gjuhën nga lista.
    Për të ruajtur zgjedhjen, shtypni X ose < Pastaj zgjidhni PO në dritaren që shfaqet.

Nëse zgjodhët gjuhën e gabuar, prekni Shfaqet një listë. Zgjidhni opsionin e parë nga sipër në të majtë, pastaj opsionin e dytë nga sipër në të djathtë. Lëvizni poshtë për të zgjedhur gjuhën e saktë nga lista. Kur shfaqet dritarja, zgjidhni opsionin në të djathtë.

6.20 Tingujt e butonave / Volumi

Ju mund të zgjidhni llojet e tingujve që lëshon pianura ose t'i çaktivizoni ato krejtësisht. Ju mund të zgjidhni mes klikimit (parazgjedhje) ose bipit.

Gjithashtu mund të zgjidhni nivelin e volumit.

  1. Prekni në ekran për të hapur Menyja.
  2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Tingujt e butonave / Volumi.
  3. Zgjidhni opsonin e duhur.
    Cilësimi ruhet automatikisht.

6.21 Ndriçimi

Ju mund të ndryshoni ndriçimin e ekranit.

Ka 5 nivele ndriçimi, 1 është më i ulti dhe 5 është më i larti.

  1. Prekni per të hapur Menyja.
  2. Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Ndriçimi.
  3. Zgjidhni nivelin e duhur. Cilësimi ruhet automatikisht.

6.22 Menaxhimi i fuqisë

Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit (të lidhura në të njëjtën fazë). Pianura kontrollon cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.

- Zonat e gatimit grupohen sipas vendndodhjes dhe numrit të fazave në pianurë. Secila fazë ka ngarkesë maksimale elektrike prej 3680W. Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme brenda një faze, energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht.

- Cilësimi i nxehtësisë i zonës së gatimit i zgjedhur i pari (ose një zonë e gatiit duke përdorur FUNKSIONET ose Gatime) ka gjithnjë përparësi. Fuqia e mbetur do të ndahet ndërmjet zonave të tjera të gatimit sipas rendit të zgjedhjes.

- Ngjyra e shiritit të kontrollit tregon opsonet e disponueshme të cilësimeve të nxehtësisë:

  • e kuqe - cilësimi aktual i nxehtësisë,
  • e bardhë - cilësimi maksimal i disponueshëm i nxehtësisë,
    – gri e hapur - cilësimi jo i disponueshëm i nxehtësisë (Menaxhimi i fuqisë funksionon).

- Nëse nuk është i disponueshëm një cilësim më i lartë nxehtësie, reduktojeni në fillim për zonat e tjera të gatimit.

Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme në të cilat mund të shpërndahet energjia mes zonave të gatimit.

AEG NIG85M30AB - Menaxhimi i fuqisë - 1

Nëse fuqia gjithsej e pianurës është e kufizuar (1500 W - 6000 W) funksioni shpërndan fuqinë e disponueshme ndërmjet të gjitha zonave të gatimit. Referojuni kapitullit "FlexPower".

AEG NIG85M30AB - Menaxhimi i fuqisë - 2

flowchart
graph TD
    A[" "] --> B[" "]
    B --> C[" "]
    C --> D[" "]
    D --> E[" "]
    E --> F[" "]
    F --> G[" "]
    G --> H[" "]
    H --> I[" "]
    I --> J[" "]
    J --> K[" "]
    K --> L[" "]
    L --> M[" "]
    M --> N[" "]
    N --> O[" "]
    O --> P[" "]
    P --> Q[" "]
    Q --> R[" "]
    R --> S[" "]
    S --> T[" "]
    T --> U[" "]
    U --> V[" "]
    V --> W[" "]
    W --> X[" "]
    X --> Y[" "]
    Y --> Z[" "]

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Enë gatimi

AEG NIG85M30AB - Enë gatimi - 1

Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektro-magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit.

Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.

  • Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të përmirësuar performancën e zonave, enët e gatimit duhet të jenë sa më të trasha dhe të sheshta.
  • Për funksionin Skuqje në tigan përdorni vetëm tiganët me fund të sheshtë.
  • Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni në sipërfaqen e pllakës.
  • Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe qoshet e xhamit ose në pjesët anësore pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë sipërfaqen e xhamit.

Materiali i enës së gatimit

  • të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shënimin e duhur nga prodhuesi).
  • të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.

Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:

  • uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
  • magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit.

Dimensionet e enës së gatimit

  • Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.
  • Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër më të vogël se diametri minimal thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.
  • Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në „Specifikimi i zonave të gatimit“. Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës.

AEG NIG85M30AB - Dimensionet e enës së gatimit - 1

Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".

7.2 Zhurma gjatë përdorimit

Nëse dëgjoni:

  • zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sandviç).
  • tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sandviç).

  • gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.

  • klikim: ndodh shkëmbim elektrik, ena e gatimit zbulohet pasi e vendosni mbi pianurë.
  • fërshëllima, zukatje: ventilatori është në punë.

Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim.

7.3 Këshilla dhe sugjerime për Hob²Hood

Kur përdorni pianurën me këtë funksion:

  • Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
  • Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
  • Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
  • Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thellë). Shihni foton.

Aspiratori i paraqitur më poshtë është vetëm për qëllime ilustrimi.

AEG NIG85M30AB - Këshilla dhe sugjerime për Hob²Hood - 1

Referojuni kapitujve për sigurinë.

8.1 Informacion i përgjithshëm

  • Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
  • Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.

AEG NIG85M30AB - Informacion i përgjithshëm - 1

Mbajeni të pastër dritaren për komunikuesin e sinjalit me rreze infra të kuqe të Hob²Hood.

AEG NIG85M30AB - Informacion i përgjithshëm - 2

Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë aspiratorit ndërkohë që Hob²Hood është i ndezur.

Aspiratorët me funksionin Hob²Hood

Për të gjetur të gjitha Ilojet e aspiratorëve të sobës që funksionojnë me këtë funksion, referojuni faqes tonë të internetit për klientët. Aspiratorët AEG që punojnë me këtë funksion duhet të kenë simbolin 📄.

  • Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
  • Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
  • Përdorni gjithmonë një kruajtëse të rekomanduar për pllakat e gatimit me sipërfaqe xhami. Përdorni kruesen vetëm

si një mjet shtesë për pastrimin e xhamit pas procedurës standarde të pastrimit.

AEG NIG85M30AB - Aspiratorët me funksionin Hob²Hood - 1

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni thika apo mjete të tjera të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e xhamit.

- Për veshjen anësore metalike, përdorni vetëm një detergjent për larjen e enëve me ujë të ngrohtë. Përdorni një leckë për të pastruar dhe fshirë veshjen.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni qumësht pastrimi me gërryes të lehtë, asnjë detergjent lustrues, kruajtëse apo shtresën e fortë të një sfungjeri për të pastruar veshjen anësore.

- Hapësira midis sipërfaqes së xhamit dhe pjesës anësore mund të grumbullojë papastërti dhe grimca të vogla ushqimi. Përdorni një kruajtëse dhëmbësh prej druri për të pastruar hapësirën midis sipërfaqes së xhamit dhe pjesës anësore.

AEG NIG85M30AB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni asnjë vegël metalike të mprehtë për të pastruar hapësirën, pasi mund ta zgjerojnë hendekun dhe të dëmtojnë veshjen anësore ose sipërfaqen e xhamit.

8.2 Pastrimi të pllakës së gatimit

- Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.

- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e ujit, të yndyrës, çngjyrosjet metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, fshijeni pianurën të thahet me një leckë të butë.

- Hiqni çngjyrosjet e ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.

9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG NIG85M30AB - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

9.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja

Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën.Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Shihni diagramën e lidhjes.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketëshkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk e vendosët cilësimin enxehtësisë për 60 sekonda.Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 60 sekonda.
Ju prekët 2 ose më shumë fushasensori në të njëjtën kohë.Prekni vetëm një fushë sensori.
Pause është aktive. Referojuni kapitullit “Përdorimi ipërditshëm”.
Ekrani nuk reagon ndaj prekjes. Një pjesë e ekranit është e mbuluar ose tenxheret janë vendosur tepër pranë ekranit.Në ekran ndodhet një objekt ose ka pak lëng.Hiqni objektet. Largoni tenxheret nga ekrani.Pastroni ekranin, prisni derisa pajisja të ftohet. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 1 minute, lidheni sërish pianurën.
Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura.Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura.Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor.Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor ⒶHiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet.Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori nën sipërfaqen e pianurës është i dëmtuar.Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar.
Nuk mund ta aktivizoni cilësimin më të lartë të nxehtësisë.Një zonë tjetër është vendosur tashmë në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.Në fillim reduktoni fuqinë e zonës tjetër.
Funksioni FlexPower niveli ështëshumë i ulët.Ndryshon fuqinë maksimale në Menyja. Referojuni "Përpara përdorimit të parë".
Fushat e sensorit nxehen. Ena e gatimit është shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit.Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit.
Hob ^2 Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit.
Hob ^2 Hood ekrani s'është i dukshëm.Hob ^2 Hood është çaktivizuar te cilësimet.Shkoni te cilësimet/Hob ^2 Hood dhe aktivizoni funksionin.
Hob ^2 Hood punon, por drita është e ndezur.Aktivizuat regjimin Regjimi 1. Ndryshoni regjimin në Regjimi 1 - Regjimi 6ose prisni derisa të fillojë regjimi automatik.
Hob ^2 Hood Regjimet 1 - 6 funksionojnë, por drita është fikur.Mund të ketë një problem me llambën.Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit.Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
Ishte vendosur gjuha e gabuar. E keni ndryshuar gjuhën gabimisht. Ndiqni udhëzimin në "Përdorim i përditshëm", "Gjuha" për të ndryshuar gjuhën e gabuar.
Një zonë gatimi çaktivizohet. Fikja automatike çaktivizon zonën e gatimit.Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish.Referojuni kapitullit “Përdorimi i përeditshëm”.
Shfaqet the një mesazh.Lock është aktive. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përeditshëm”.
Shfaqet E - U - O. Child Lock funksionon. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përeditshëm”.
Shiriti i nivelit të energjisë pulson. Nuk ka enë mbi zonë. Vendosni enë mbi zonë.
Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme.Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”.
Diametri i bazamentit të enës ështëtepër i vogël për zonën.Përdorni enë me dimensione të sakta. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
E3 ndizet.Ka problem me lidhjen me energjinë elektrike.Hiqni pianurën nga lidhja me energjinë dhe kontrolloni lidhjen. Referojuni kapitullit "Instalimi".
E4 ndizet.Sensori i temperaturës së zonës zbulon një temperaturë shumë të lartë ose shumë të ulët.Lejoni që zona e gatimit të ftohet ose rritni temperaturën e ambientit mbi 15°C.Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
E7 ndizet.Ventilatori i ftohjes është i bllokuar. Sigurohuni se asgjë nuk është duke bllokuar ventilatorin. Nëse ventilatori nuk është i bllokuar nga ndonjë gjë dhe problemi vazhdon, kontaktoni Qendrën e autorizuar të shërbimit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin.
Ena e gatimit nxhet më shumë se 5 min.Fundi i enës së gatimit nuk është i përshtatshëm për induksion.Përdorni enë gatimi me një fund të përshtatshëm (të sheshtë, magnetik). Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”.
Funksioni FlexPower pakësonfuqinë maksimale.Referojuni "Përdorimi i përeditshëm", Menaxhimi i fuqisë.
Funksioni Zierja nuk fillon. Nxehtësia e mbetur është ende aktive në këtë zonë.Prisni derisa zona të ftohet ose përdorni një zonë tjetër, të ftohtë.
Funksioni Zierja nuk ndalon. Mund të mos ketë ujë të mjaftueshëm në tenxhere (vibrime nuk mund të zbatohen) ose uji është tashmë shumë i ngrohtë.Përdorni një minimum prej 1 l uji të ftohtë për tenxhere.
Funksioni Zierja ndalon befas. Ena e gatimit nuk është e përputhshme me funksionin.Funksioni nuk mund të zbulojë vibrime të bëra nga uji që zien.Ena e gatimit mund të jetë shumë e vogël për zonën e gatimit.Mos përdorni ena gatimi që nuk ngjitin me këtë funksion.Zjeni më shumë ujë ose kaloni në një zonë të ftohtë. Mos shtoni kripë përpara sesa uji të arrijë pikën e vlimit.Sigurohuni se diametri i enës së gatimit i përshtatet madhësisë së zonës së gatimit. Vendosni enën e gatimit në qendër të zonës së gatimit.
Nxehja me funksionin Skuqje në tigan kërkon një kohë të gjatë.Ena e gatimit është shumë e vogël, shumë e rëndë ose fundi nuk është i sheshtë.Referojuni "Sugjerime dhe këshilla".

9.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje...

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç

duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezën e garancisë.

Induksion 7.35 kW Prodhuar në: Gjermani

Nr. i ser. 7.35 kW

AEG

AEG NIG85M30AB - Nëse nuk gjeni zgjidhje... - 1

10.2 Specifikimi i zonës së gatimit

Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W]Boost [W] Boostkohëzgjatja maksimale [min]Diametri i enës së gatimit [mm]
Majtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Majtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210
E pasme e mesme 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas përpara 2300 3200 10 125 - 210
Djathtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210

Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe përmasave të enëve të gatimit.

Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i dhënë në tabelë.

11. EFIKASITETI ENERGJETIK

11.1 Informacion i produktit

Identifikimi i modelit NIG85M30AB
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 5
Teknologji ngrohjeje Induksion
Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) Majtas përpara21.0 cm
Majtas mbrapa21.0 cm
E pasme e mesme21.0 cm
Djathtas përpara21.0 cm
Djathtas mbrapa21.0 cm
Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking)Majtas përpara180.8 Wh/kg
Majtas mbrapa175.4 Wh/kg
E pasme e mesme184.4 Wh/kg
Djathtas përpara189.4 Wh/kg
Djathtas mbrapa184.4 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 182.9 Wh/kg

IEC / EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit.

11.2 Kursim energji

Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni sugjerimet më poshtë.

- Kur ngrohni ujë, përdorni aq ujë sa ju nevojitet.

  • Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakun mbi enën e gatimit.
  • Vendosini enët e gatimit në qendër të zonës së gatimit.
  • Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.

12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

ЗА ОТЛИЧНИ РЕЗУЛТАТИ

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : NIG85M30AB

Kategori : Furre