NIH64B30AB - Furre AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NIH64B30AB AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Pllakë induksioni për inkorporim |
| Modeli | NIH64B30AB |
| Marka | AEG |
| Vendi i prodhimit | Gjermania |
| Tensioni i furnizimit | 220-240 V / 400 V 2N, 50 Hz |
| Fuqia totale | 7,35 kW |
| Numri i fushave ngrohëse | 4 (induksion) |
| Diametrat e fushave ngrohëse | Përpara majtas: 21,0 cm; Prapa majtas: 21,0 cm; Përpara djathtas: 14,5 cm; Prapa djathtas: 18,0 cm |
| Funksioni Boost | Po, koha maksimale 10 min (fushat majtas) ose 4 min (përpara djathtas) |
| Funksioni Bridge | Po, lidh dy fushat ngrohëse majtas në një |
| Termosonda | Pa kabuj, lidhje Bluetooth, karikim pa kabuj |
| Funksionet automatike | Skena e skuqjes në tigan, Zierja, Shkrirja, Gatimi |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur | OptiHeat Control (3-shkallë) |
| Bllokimi i ndezjes | Po |
| Bllokimi i panelit të kontrollit | Po |
| Funksioni Pauzë | Po |
| Funksioni Mbaj Ngrohtë | Po |
| Menaxhimi i energjisë (FlexPower) | Po, rregullim i fuqisë maksimale 1500–6000 W |
| Lidhja pa kabuj | WiFi (2,4 GHz), Bluetooth |
| Funksioni Hob²Hood | Po, kontroll automatik i aspiratorit |
| Fikja automatike | Po, koha varet nga cilësimi i fuqisë |
| Njohja e enëve | Po, zbulim automatik |
| Pastrimi | Përdorni produkte të veçanta për pllaka qelqi, kruajtës për njollat e vështira; mos përdorni pastrues me avull |
| Shërbimi | Qendër shërbimi e autorizuar AEG, pjesë këmbimi origjinale |
| Klasa e efikasitetit energjetik | Nuk specifikohet, konsumi i energjisë: 180,5 Wh/kg |
Pyetjet më të shpeshta - NIH64B30AB AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth NIH64B30AB AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NIH64B30AB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NIH64B30AB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT NIH64B30AB AEG
SQ Udhezimet për përdarim | Vatër gatimi 2
Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin: www.aeg.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....2
- UDHËZIMET PËR SIGURINË....4
- INSTALIMI....7
- PËRSHKRIMI I PRODUKTIT....9
- PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.... 12
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 13
- UDHËZIME DHE KËSHILLA....23
- KUJDESI DHE PASTRIMI....25
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....25
- TË DHËNAT TEKNIKE....29
- EFIKASITET ENERGJIE....30
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....31
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe pajisjet celulare me aplikacionin e dedikuar.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr. - Tymi është një tregues i mbinxehjes. Mos përdor kurrë ujë për të shuar zjarrin nga gatimi. Fik paisjen dhe mbuloji flakët me, p.sh. një batanije apo kapak.
-
PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
-
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret (madje edhe funksionet automatike të gatimit). Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit. - Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
PARALAJMËRIM: Nëse sipërfaqja kriset, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit. - Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMĚRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
- Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar:
- Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes.
- Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.
- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar.
-
Pajisja duhet të tokëzohet.
-
Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
- Përdorni kabllon e duhur elektrike.
- Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
- Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
- Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë gë të mos higet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
- Nëse kodi E3 shfaqet në ekran, shkëputeni menjëherë pllakën e gatimit dhe kontrolloni nëse lidhja elektrike dhe voltazhi i rrjetit janë të sakta.
2.3 Përdorimi

PARALAJMĚRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Vendosni zonën e gatimit në "fikur" pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune dhe mos vendosni ushqim në kontakt direkt me të.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.
- Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
- Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje.
- Mos përdorni fletë alumini apo materiale të tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe enëve të gatimit, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj pajisjeje.
- Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar nga prodhuesi për këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi.
- Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato.
- Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
- Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë. - Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
- Për të shmangur rrezikun e djegies, mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
- Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
- Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
- Enët e gatimit prej gize apo me fund të dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
2.4 Sensori i temperaturës

PARALAJMËRIM!
Rreziku për lëndime dhe djegie.
- Përdoreni Sensori i temperaturës sipas qëllimit të vet. Mos e përdorni për të hapur ose ngritur dička.
- Përdorni vetëm Sensori i temperaturës të rekomanduar për pianurën, një nga një.
- Mos e përdorni kur keqfunksionon ose është dëmtuar.
- Mos e përdorni Sensori i temperaturës në furrë apo mikrovalë.
- Sigurohuni që Sensori i temperaturës të jetë gjithmonë brenda ushqimit apo lëngut deri në nivelin minimal të shënuar.
- Pastroni Sensori i temperaturës para dhe pas çdo përdorimi. Kini kujdes, maja e Sensori i temperaturës është e drejtuar.
- Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike. Mos e lani Sensori i temperaturës në lavastovilje. Doreza prej silikoni mund të çngjyroset, gjë që nuk ndikon në funksionimin e Sensori i temperaturës.
- Përdorni paketimin origjinal për të ruajtur dhe karikuar këtëSensori i temperaturës.
- Sigurohuni që Sensori i temperaturës të jetë i ftohtë, i pastër dhe i thatë përpara se ta vendosni në karikues.
- Ruani Sensori i temperaturës në një vend të sigurt dhe të thatë jashtë arritjes nga fëmijët.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Pastroni pajisjen me një leckë të butë të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, tako pastruese gërryese, solucione apo sende metalike, përveç nëse specifikohet ndryshe.
2.6 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.7 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Kontaktoni autoritetin tuaj vendor për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ....
3.2 Planurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
- Pianura vjen me një kabllo elektrike.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F e cila duron një temperaturë prej 90 °C ose më të lartë. Një tel i vetëm duhet të ketë një seksion kryq minimal në përputhje me tabelën e mëposhtme. Flisni me qendrën lokale të shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.

PARALAJMËRIM!
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

KUJDES!
Lidhjet përmes prizave të kontaktit janë të ndaluara.

KUJDES!
Mos i shponi apo saldoni fundet e telave.
Ešhtë e ndaluar.

KUJDES!
Mos e lidhni kabllon pa fashetën e fundit të kabllos.
Lidhja me një fazë
- Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga teli i zi dhe ai kaf.
- Hiqni një pjesë të izolimit në skajin e zi dhe atij kafe të kabllos.
- Lidhni skajet e kabllove të zeza dhe kafe.
- Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posatçme).


Lidhja me dy faza: 400 V2N\~ Lidhja me një fazë: 220 - 240 V\~
5x1,5 mm ^2 ose 4x2,5 mm ^2 5x1,5 mm ^2 ose 3x4 mm ^2

E gjelbër - e verdhë E gjelbër - e verdhë
N Blu dhe blu N Blu dhe blu
L1 E zezë L E zezë dhe kafe
L2 Kafe
3.4 Montimi
Trajtojeni pajisjen me kujdes gjatë instalimit për të shmangur përkuljen ose dëmtimin e kornizës.
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.

YouTube
www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

flowchart
graph TD
A["1"] --> B["1"]
C["1"] --> D["1"]
E["1"] --> F["2"]
G["1"] --> H["2"]
1 Zona e gatimit me induksion
2 Paneli i kontrollit

Për informacion të detajuar rreth madhësive të zonave të gatimit, referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
4.2 Skema e panelit të kontrollit
Pamja kryesore

flowchart
graph TD
A["1"] --> B["2"]
B --> C["3"]
C --> D["4"]
D --> E["5"]
E --> F["6"]
F --> G["7"]
G --> H["8"]
H --> I["9"]
I --> J["10"]
J --> K["11"]
K --> L["12"]
L --> M["13"]
M --> N["14"]
N --> O["15"]
O --> P["16"]
P --> Q["17"]
Q --> R["18"]
R --> S["19"]
S --> T["20"]
T --> U["21"]
U --> V["22"]
V --> W["23"]
W --> X["24"]
X --> Y["25"]
Y --> Z["26"]
Z --> AA["27"]
AA --> AB["28"]
AB --> AC["29"]
AC --> AD["30"]
| Simboli Përshkrimi | ||
![]() | [22X5] | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën. |
| [2X47] | ![]() | Dritare e Hob^2Hood komunikuesit të sinjalit infra të kuq. Mos e mbuloni. |
| [3780] | [05C6] | Zona me Skuqje në tigan dhe Zierja funksionet. |
![]() | ![]() | Zona me Zierja funksionin. |
| [0002] | ![]() | Një shkurtore për Bridge. Për të bashkuar dy zonat e gatimit anash për të krijuar një zonë të gatimit ose për të ndarë zonat e bashkuara. |
![]() | [0974] | Për të cilësuar funksionet e pianurës. |
![]() | ![]() | Për të hapur shikimin e përgjithshëm të zonës. |
| [H487] | ![]() | Për të hapur Menyja. |
![]() | ![]() | Treguesi Sensori i temperaturës. |
![]() | ![]() | Treguesi WiFi. |
Simboli Përshkrimi
shikimin e zgjeruar

flowchart
graph TD
A["2"] --> B["3"]
B --> C["4"]
C --> D["1"]
D --> E["15"]
E --> F["14"]
F --> G["FUNCTIONS DISHES"]
H["5"] --> I["6"]
I --> J["123/456789 Boost"]
K["7"] --> L["8"]
L --> M["Manual"]
N["9"] --> O["10"]
Lista e funksioneve mund të ndryshojë në varësi të versionit të softuerit.
| Simboli Përshkrimi | ||
![]() | ![]() | Cilësimet. Për të hapur cilësimet e pianurës. |
| [8X46] | ![]() | Bridge. Për të lidhur dy zona gatimi anash në mënyrë që të funksionojnë si një e vetme. |
![]() | ![]() | Lock. Për të kyçur / shkyçur panelin e kontrollit. |
| [CV75] | ![]() | Pause. Për të caktuar të gjitha zonat e gatimit që funksionojnë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë. |
![]() | 1 - 9 Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë. | |
| [X88Z] | Boost Për të aktivizuar cilësimin maksimal të nxehtësisë. | |
Simboli Përshkrimi
1 - 9 Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
Boost Për të aktivizuar cilësimin maksimal të nxehtësisë.
| Simboli Përshkrimi | ||
| 7 | Manual / Auto Për të shfaqur cilësimin e tanishëm të ventilatorit të aspiratorit. | |
| 8 | ![]() | Për të ndalur / rindezur aspiratorin. |
| 9 | Për të ndezur dhe fikur dritën e aspiratorit. | |
| 10 | Manual / Auto Për të kaluar në regjimin manual ose automatik të aspiratorit. | |
| 11 | Gatime Për të zgjedhur programet e paracaktuara automatikisht për llojet e ndryshme të ushqimit. | |
| 12 | FUNKSIONET Për të zgjedhur programe automatike për metoda të ndryshme të gatimit. | |
| 13 | ![]() | Skuqje në tigan. Për të skuqur lloje të ndryshme ushqimi me nivele nxehtësie të kontrolluara automatikisht. |
| 14 | [XACH] | Shkrirja. Për të shkrirë produkte të ndryshme, p.sh. çokollatë ose gjalpë. |
| 15 | ![]() | Zierja. Për të rregulluar automatikisht temperaturën e ujit në mënyrë që të mos vlojë sapo të arrijë pikën e vlimit. |
Shfaqni kalimin
| Simboli Përshkrimi | |
| OK | Për të konfirmuar përzgjedhjen ose parametrat. |
| X | Për të mbyllur dritaren që shfaqet. |
| ^^ | Për të hequr / zgjeruar udhëzimet në ekran. |
| Për të aktivizuar / çaktivizuar opsonin. | |
| <> | Për të shkuar prapa / përpara një nivel në Menyja. |
4.3 Sensori i temperaturës

1 Pika e matjes
2 Niveli minimal i shënuar
3 Niveli i rekomanduar për zhytje (për lëngjet)
4 Grepi për vendosjen e Sensori i temperaturës në buzë
5 Drita e kontrollit

Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Kalimi përmes ekranit

flowchart
graph TD
A["Input 1"] --> B["Feature Extraction"]
B --> C["Manual Output"]
C --> D["Output 2"]
D --> E["Feedback to Input"]
Për të lundruar ndërmjet ekraneve, trokitni lehtë mbi simbolet në fund të ekranit. Mund të rrëshqitni gjithashtu majtas për të menaxhuar cilësimet për Hob²Hood ose djathtas për të arritur Menyja.

Nëse ekrani nuk reagon menjëherë, sigurohuni që po prekni qendrën e simbolit / opsonit të zgjedhur ose përpiquni ta shtypni pak më gjatë.
5.2 Lidhja e parë me rrjetin elektrik
Kur lidhni pianurën me rrymën elektrike duhet të vendosni Gjuha, Ndriçimi, Volumi dhe Tingujt e butonave.
Ju mund të ndryshoni cilësimet tek Menyja > Cilësimet > Konfigurimi. Referojuni “Përdorimi i përditshëm”.
5.3 FlexPower
FlexPower përcakton sesa energji përdoret nga pianura gjithsej, brenda kufijve të siguresave të instalimit në shtëpi.
Filimisht pajisja punon në nivelin më të lartë të mundshëm të fuqisë. Fuqinë maksimale mund ta ndryshoni nëse instalimi nuk mbështet fuqinë e plotë.

Nëse niveli i fuqisë është më i ulët se 2000 W, nuk mund të aktivizoni ndonjë nga programet automatike (Gatime ose FUNKSIONET).
- Ndizni pianurën.
- Sigurohuni se të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara.
- Prekni ne ekran për të hapur Menyja.
- Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > FlexPower dhe zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë.
- Prekni ose . Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.

KUJDES!
Sigurohuni që fuqia e zgjedhur të përputhet me siguresat e instalimeve në shtëpi.
5.4 Lidhja/aplikacioni me valë
Për të përdorur aplikacionin, pianura duhet të jetë e lidhur me rrjetin me valë. WiFi është aktiv si i paracaktuar.
- Prekni 三
-
Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet > WiFi.
-
Prekni rrëshqitësin pënte aktivizuar WiFi.
Pianura tani është gati për t'u lidhur me rrjetin me valë dhe me aplikacionin.
- Prekni LIDHUNI.
- Shkarkoni aplikacioni. Skanoni kodin QR që ndodhet në kapakun e pasmë të manualit të përdorimit ose shkarkoni aplikacionin direkt nga dyqani i aplikacioneve.
- Hapni aplikacionin dhe regjistrohuni për të marrë një llogari.
- Shto një pajisje të re.
- Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e lidhjes.
Ndryshimi/çaktivizimi i lidhjes së rrjetit
Për të shkëputur pianurën nga rrjeti juaj i shtëpisë:
- Prekni .
-
Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet > WiFi:
-
Për t'u shkëputur nga rrjeti juaj me valë, prekni SHKËPUTUNI.
- Për ta çaktivizuar WiFi prekni rrëshqitësin
Për të lidhur pianurën me rrjetin e ri me valë, referojuni më sipër "Lidhja me valë / aplikacioni".
5.5 Sensori i temperaturës çiftimi dhe kalibrimi
Pianura juaj nuk është e çiftuar me Sensori i temperaturës pas dorëzimit. Çiftoje përpara përdorimit të parë ose kur ta zëvendësoni me një të re.
Për të siguruar temperatura të sakta, kalibroni Sensori i temperaturës pas çiftimimt.
- Prekni .
- Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
- Prekni rrëshqitësin pëlle aktivizuar Bluetooth.
Pianura gjen automatikisht aksesorët e disponueshëm. Nëse Sensori i temperaturës juaj nuk shfaqet në listë, sigurohuni që të jetë i karikuar. Më pas tundeni ose prekeni dy herë derisa drita të fillojë të pulsojë.
- Zgjidhni Sensori i temperaturës nga lista dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e çiftimit.
Pas çiftimit, ekrani shfaq automatikisht ekranin e kalibrimit. - Prekni NISJA dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e kalibrimit.
Nëse nuk e kalibroni Sensori i temperaturës në këtë hap, mund ta bëni më vonë. Hapni sërish cilësimet e Bluetooth dhe zgjidhni Sensori i temperaturës tuaj për të vazhduar konfigurimin.
Për të përdorur të gjitha funksionet e Sensori i temperaturës, kalibrojeni në fillim.
Sensori i temperaturës rivendosje / heqje
Në çdo moment, mund ta ricilësoni Sensori i temperaturës ose shkëpusni atë nga pianura.
- Prekni
- Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth. Ekrani tregon të lidhur Sensori i temperaturës.
-
Prekni Sensori i temperaturës.
-
Për të kalibruar Sensori i temperaturës prekni sërish RIVENDOSNI.
- Për të hequr Sensori i temperaturës nga pianura prekni
Për të lidhur sërish Sensori i temperaturës ose për të shtuar një të ri referojuni "Sensori i temperaturës çiftimi dhe kalibrimi".
6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni ⓣ për 1 sekondë për të aktivizuar ose çaktivizuar pianurën.
6.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon automatikisht pianurën nëse:
- të gjitha zonat e gatimit janë çaktivizuar.
- nuk e vendosni cilësimin e nxehtësisë pasi të aktivizoni pianurën.
- derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë etj.). Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
- pllaka nxhet shumë (p.sh. kur një tenxhere vlon e thatë). Lëreni zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni përsëri pianurën.
- përdorni enë të gabuar ose nuk ka enë në një zonë të caktuar. Zona e gatimit me induksion çaktivizohet automatikisht pas 50 sekondash.
- nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet një mesazh dhe pianura çaktivizohet.
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
| Cilësimet e nxehtësisë | Pianura çaktivizohet pas |
| 1 - 2 6 orë | |
| 3 - 5 5 orë | |
| 6 4 orë | |
| 7 - 9 1.5 orë |

Kur përdorni Skuqje në tigan pianura çaktivizohet pas 1,5 orësh. Për Shkrirja pianura çaktivizohet pas 6 orësh.
6.3 Zbulimi i tenxheres
Ky funksionalitet zbulohet nëse tenxheret u vendosën në zonat e gatimit dhe çaktivizon zonat e gatimit nëse ena e gatimit nuk është më e zbulueshme.
- Nëse vendosni enën e gatimit në një zonë gatimi fillimisht dhe pastaj aktivizoni pianurën, shfaqet një shirit gri në shikimin e përgjithshëm të zonës së gatimit korresponduese.
- Shiriti nuk do të shfaqet nëse nuk ka asnjë enë gatimi në zonën e gatimit ose ena e gatimit nuk mund të zbulohet për shkak të vendosjes së saj të pasaktë ose materialit të papërshtatshëm.
- Nëse hiqni enën e gatimit nga një zonë e gatimit e aktivizuar dhe e vendosni atë mënjanë përkohësisht, shikimi i përgjithshëm i zonës së gatimit korresponduese do të fillojë të pulsojë. Nëse nuk e vendosni enën përsëri në zonën e aktivizuar të gatimit brenda 120 sekondash, zona e gatimit do të çaktivizohet automatikisht. Për të rifilluar gatimin, sigurohuni të vendosni enën e kuzhinës përsëri në zonat e kuzhinës përpara afatit kohor të treguar.
6.4 Përdorimi i zonave të gatimit
Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.

Për transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit"). Sigurohuni se ena e gatimit është e përshtatshme për pianura me induksion. Për më shumë informacion rreth llojeve të enëve, referojuni "udhëzime dhe këshilla".
Për të aktivizuar zonën e gatimit, vendosni enën e gatimit në qendër të zonës së gatimit dhe prekni simbolin përkatës të zonës. Programet e disponueshme shfaqen në ekran. Cilësoni nivelin e nxehtësisë ose zgjidhni një nga funksionet automatike. Për t'u kthyer tek ekrani kryesor, prekni ✗ në cepin lart djathtas.
Mund të gatuani me enë gatimi të mëdha të vendosura në dy zona gatimi në të njëjtën kohë duke përdorur Bridge.

Kur zonat e tjera të gatimit janë aktive, cilësimi i nxehtësisë për zonën që dëshironi të përdorni mund të jetë i kufizuar. Referojuni "Menaxhimi i fuqisë".
6.5 Cilësimet e nxehtësisë
- Aktivizoni pianurën.
- Vendosni tenxheren në zonën e zgjedhur të gatimit dhe prekni simbolin e zonës përkatëse.
- Prekni ose rrëshqitni gishtin për të vendosur cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë.
Imazhet e vogla të nivelit të fuqisë 1-9 bëhen më të mëdha dhe shiriti më poshtë shndërrohet në të kuq për të treguar cilësimin e tanishëm të fuqisë. Kur zgjidhet niveli i fuqisë, ekrani ndryshon tek pamja e zgjeruar e ekranit.

Gjithashtu mund të ndryshoni cilësimin e nxehtësisë në ekranin e shikimit të përgjithshëm të zonës. Për të shkuar tek ekrani i shikimit të përgjithshëm të zonës, prekni qendrën e pamjes së zgjeruar të ekranit. Për të ndryshuar nivelin e nxehtësisë, prekni — ose +Për të hapur pajen e zgjeruar të ekranit, prekni nivelin e fuqisë.
6.6 Boost
Ky funksion vendos më shumë fuqi në dispozicion të zonave të gatimit me induksion. Funksioni mund të aktivizohet për zonën e gatimit vetëm për një kohë të kufizuar. Pas kësaj kohe, zona e gatimit automatikisht kthehet pas në cilësimin më të lartë të nxehtësisë.
- Zgjedhja e zonës së gatimit.
- Prekni Boost për ta aktivizuar funksionin. Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për të çaktivizuar funksionin, zgjidhni në mënyrë manuale zonën dhe ndryshoni cilësimin e nxehtësisë së tij në 0.
i
Boost nuk punon kur:
- Bridge éshtë aktiv,
- fuqia brenda një faze është e pamjaftueshme (referojuni "Menaxhimi i fuqisë").
i
Për vlerat maksimale të kohëzgjatjes, referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
6.7 OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur)
⚠️ PARALAJMËRIM!
Përsa kohë që treguesi Ⅲ/Ⅱështë i ndezur, ekziston një rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit.
Treguesit shfaqen kur një zonë e gatimit është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht:
III - vazhdoni gatimin,
II - mbani ngrohtë,
I - nxehtësia e mbetur.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
- për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
- kur enët e nxehta vendosen në një zonë të ftohtë gatimi,
- kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit éshtë ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.
6.8 Regjimi i mbajtjes ngrohtë
Ky funksion e mban ushqimin të ngrohtë me cilësimin e ulët të temperaturës.
Regjimi i mbajtjes ngrohtë është i disponueshëm vetëm kur zona e gatimit është ende e ngrohtë pas procesit të përfunduar të gatimit (me një imazh të vogël të dukshëm të nxehtësisë së mbetur) dhe ena e gatimit mbetet në zonë. Funksioni nuk punon me një zonë gatimit të ftohtë.
- Prekni për të aktivizuar Regjimi i mbajtjes ngrohtë.
Regjimi i mbajtjes ngrohtë funksionon derisa fiket.
- Për të ndaluar funksionin, prekni ne cepin lart majtas të ekranit.
Mund të cilësoni një kohëmatës, nëse nevojitet. Referojuni "Opsionet e kohëmatësit".
6.9 Opsionet e kohëmatësit

Kohëmatësi ECO
Përdoreni këtë funksion për të specifikuar kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi vetëm për një gatim.
Për të kursyer energji, nxehësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara se Kohëmatësi ECO të dëgjohet. Ndryshimi në kohën e funksionimit varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e funksionimit të gatimit.
Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e gatimit është e aktivizuar. Mund të vendosni funksionin me kohëmatës për secilën zonë më vete.
-
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën përkatëse të gatimit dhe më pas vendosni funksionin.
-
Prekni simbolin e zonës.
-
Prekni .
Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në ekran.
-
Vendosni një shenjë në Zona e ndalimit kuti për të aktivizuar funksionin.
-
Cilëso orën.
-
Prekni OK për ta konfirmuar.
Ju mund të zgjidhni gjithashtu xqë të anuloni përzgjedhjen.
Mund të ndryshoni cilësimet Kohëmatësi
ECO gjatë gatimit: prekni -me vlerën e kohëmatësit, pastaj prekni MODIFIKO.
Kur kohëmatësi përfundon, një sinjal dëgjohet dhe një dritare shfaqet. Për të ndaluar sinjalin, prekni OK.
Për të çaktivizuar, funksionin caktoni cilësimin në 0. Si alternativë, prekni -me vlerën e kohëmatësit, prekni dhe konfirmoni zgjedhjen tuaj kur shfaqet një dritare.
Kohëmatësi
Mund ta përdorni këtë funksion kur zona e gatimit është e aktivizuar.
Funksioni nuk ndikon mbi ndonjë funksion tjetër që përdoret në të njëjtën kohë.
-
Zgjidhni një zonë gatimi. Rrëshqitësi përkatës do të shfaqet në ekran.
-
Prekni
Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në ekran.
-
Hiqni shenjën nga Zona e ndalimit kutia për të aktivizuar funksionin.
-
Vendosni kohën.
-
Prekni OK për ta konfirmuar.
Ju mund të zgjidhni gjithashtu Xqë të anuloni përzgjedhjen.
Mund të ndryshoni cilësimet Kohëmatësi gjatë gatimit:
prekni -me vlerën e kohëmatësit, pastaj prekni MODIFIKO.
Kur kohëmatësi përfundon, tingëllon një sinjal dhe një dritare shfaqet. Prekni OK për të ndaluar sinjalin.
Për të çaktivizuar funksionin prekni me vlerën e kohëmatësit, prekni dhe konfirmoni zgjidhjen tuaj kur shfaqet një dritare.
6.10 Bridge
Funksion lidh dy zona gatimi dhe ato funksionojnë si një e vetme me të njëjtin cilësim nxehtësie. Mund ta përdorni për të gatuar me enë të mëdha gatimi.
Ena e gatimit duhet të mbulojnë qendrat e të dyja zonave. Nëse ena e gatimit ndodhet mes dy qendrave, funksioni nuk do të aktivizohet.
-
Vendosni enën e gatimit në zonat e gatimit.
-
Prekni ▶Bridge. Mund të përdorni gjithashtu shkurtoren e dukshme *në përmbedhjen e zonës.
-
Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni
shkurtoren **Zonat e gatimit rifillojnë funksionimin në mënyrë të pavarur.
6.11 Pause
Ky funksion i cakton të gjitha zonat e gatimit që janë në punë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë.
Ju nuk mund ta aktivizoni funksionin nëse ndonjë program automatik (Gatime ose FUNKSIONET) po ekzekutohet.
Kur funksioni funksionon vetëm dhe RIFILLONI mund të përdoren. Të gjitha simbolet e tjera në panelin e kontrollit kyçen.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit. Kur funksioni i kohëmatësit përfundon, prekni kudo në ekran për të ndaluar sinjalin akustik.
-
Prekni për të hapur Menyja.
-
Prekni për ta aktivizuar funksionin.
.Cilësimi i nxehtësisë ulet në (Regjimi i mbajtjes ngrohtë) dhe niveli i shpejtësisë së ventilatorit në regjimin Manual ulet në 1. Për të çaktivizuar funksionin prekni RIFILLÖNI.
Do të rivendosen cilësimet e mëparshme të nxehtësisë.
6.12 Lock
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të pianurës. Parandalon një ndryshim aksidental të cilësimit të nxehtësisë.
-
Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
-
Prekni për të hapur Menyja.
-
Shtypni për të aktivizuar funksionin. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni dhe mbani të shtypur ZHBLLOKONI për 4 sekonda.
i
Kur çaktivizoni pianurën, ju çaktivizoni gjithashtu edhe këtë funksion.
6.13 Child Lock
Ky funksion parandalon vënien në punë pa dashje të pianurës .
-
Prekni per të hapur Menyja.
-
Zgjidhni Cilësimet > Opsionet > Child Lock.
-
Ndizni çelësin dhe prekni shkronjat E-U-O në rendin alfabetik për të aktivizuar funksionin.
Fikni çelësin për të çaktivizuar funksionin.
Mund të duhet një farë kohe që funksioni të punojë pas aktivizimit.
6.14 Sensori i temperaturës informacion i përgjithshëm
Sensori i temperaturës është një sondë temperature me valë. Mund ta përdorni për të rregulluar parametrat e gatimit për lloje të ndryshme gatimesh dhe për t'i ruajtur ato gjatë gjithë procesit të gatimit. Sensori i temperaturës punon edhe si termometër, i cili ju ndihmon të monitoroni temperaturën e ushqimit ose lëngut gjatë gatimit. Mund të aktivizoni Sensori i temperaturës për Gatime dhe FUNKSIONET, si dhe gatimin manual.
Sensori i temperaturës lidhet me pianurën përmes Bluetooth dhe është i karikueshëm. Sipas normativave: EN 60335 Sensori i temperaturës duhet të karikohet duke përdorur vetëm stacionin e karikimit dhe përshtatësin e energjisë të përfshirë në paketë. Një minutë karikim siguron deri në 8 orë funksionim.
Ngjyra e dritës tregon sjelljen Sensori i temperaturës:
• E kuqe - karikimi
• E kuqe pulsuese - alarm / pak bateri
- E gjelbër - plotësisht i karikuar
- Blu - duke u lidhur
Pika e matjes ndodhet në distancën në mes të majës dhe nivelit minimal të shënuar. Fusni Sensori i temperaturës brenda në ushqim të paktën deri në nivelin minimal të shënuar.
Vendosni Sensori i temperaturës në buzë të tenxheres ose tiganit pranë aspiratorit. Vetëm pjesa metalike e sensorit të ushqimit mund të kontaktojë ushqimin dhe lëngun. Nëse bie në lëng, hiqeni me kujdes duke përdorur një mjet të përshtatshëm.
Këshilla për lëngjet
- Zhytenin Sensori i temperaturës në lëng 2-5 cm mbi shenjën e nivelit minimal për të marrë rezultatet më të mira të gatimit.
- Përdorni një kapak për të kursyer kohë dhe energji. Shënoni kutinë Përdor kapakun.
Këshilla për ushqimet e ngurta
- Ndiqni udhëzimet në ekran për ta vendosur Sensori i temperaturës si duhet në ushqim për rezultatet më të mira të gatimit.
- Fusni Sensori i temperaturës në pjesën më të trashë të ushqimit.
- Sigurohuni që Sensori i temperaturës të futet mirë në ushqim.
- Për mish / peshk me trashësi 2 - 3 cm, maja e Sensori i temperaturës duhet të arrijë fundin e enës.
- Hiqni Sensori i temperaturës përpara se ta ktheni copën e ushqimit, nëse është e nevojshme, më pas vendoseni përsëri.
- Kur përdorni një plancha, sigurohuni që doreza e Sensori i temperaturës të qëndrojë jashtë sipërfaqes së saj.
6.15 Gatimi me Sensori i temperaturës
Sigurohuni që Sensori i temperaturës të jetë i lidhur, i kalibruar dhe i karikuar përpara se të filloni gatimin. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”.
Kur përdorni programe automatike si "FUNKSIONET" ose "Gatime", përdorni Sensori i temperaturës si një ndihmë shtesë për të matur, vendosur dhe rregulluar temperaturën e synuar të zonës së gatimit të specifikuar për çdo gatim ose metodë gatimi. Referojuni "FUNKSIONET" dhe "Gatime".
- Zgjidhni funksionin ose Ilojin e gatimit nga Menyja.
- Prekni ne këndin e sipërm djathtas të ekranit për të vendosur ose rregulluar temperaturën e synuar.
- Mund të prekni OK dritaren që shfaqet për të përdorur cilësimet e parazgjedhura.
Për të çaktivizuar dritaren në mënyrë të përhershme, shënoni përpara se të aktivizoni funksionin.
- Për disa funksione ka këshilla të qëndrueshme të disponueshme në ekran.
- Për Skuqje në tigan, mund ta ndryshoni nivelin e parazgjedhur të nxehtësisë. Për disa gatime mund të kontrolloni temperaturën e brendshme të ushqimit nëse përdorni Sensori i temperaturës.
- Disa prej opsioneve fillojnë me ngrohjen paraprake. Progresin mund ta gjurmoni në shiritin e kontrollit.
- Për shumicën e opsioneve, p.sh.SousVide dhe Ziera, mund të ndryshoni temperaturën e parazgjedhur.
-
Mund ta ndryshoni kohën e paracaktuar të gatimit ose mund të cilësoni kohën tuaj. Vetëm për SousVide koha minimale e gatimit është paracaktuar.
-
Ndigni udhëzimet që shfaqen në ekran.
- Pasi të kalojë koha e caktuar dhe/ose të arrihet temperatura e synuar, një sinjal akustik dëgjohet dhe shfaqet një njoftim. Për të mbyllur dritaren, prekni OK.
Termometri
Kur gatuani manualisht, mund ta përdorni Sensori i temperaturës si termometër për të matur temperaturën e gatimit dhe për t'ju njoftuar kur të arrihet temperatura e synuar.
- Hapni rrëshqitësin për zonën e gatimit dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë.
- Prekni ne këndin e sipërm djathtas të ekranit.
Ndigni udhëzimet e shfaqura në ekran.
- Cilëso temperaturën e synuar të gatimit.
Temperatura aktuale siç është e matur Sensori i temperaturës tani është e dukshme në këndin e djathtë të ekranit. Prekni përsëri për të rregulluar temperaturën e synuar, nëse është e nevojshme. - Pasi zona e gatimit të arrijë temperaturën e synuar, një sinjal akustik dëgjohet dhe shfaqet një njoftim.
6.16 FUNKSIONET: Skuqje në tigan
Ky funksion ju lejon të vendosni një nivel të përshtatshëm të cilësimit të nxehtësisë për të skuqur ushqimin tuaj. Pianura rregullon temperaturën për lloje të ndryshme ushqimi dhe e ruan atë gjatë gjithë gatimit. Pasi vendoset cilësimi i nivelit të nxehtësisë, nuk nevojitet asnjë rregullim në mënyrë manuale i temperaturës.

KUJDES!
Përdorni vetëm enë gatimi të ftohta. Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.
- Vendosni një tigan pa vaj / yndyrë në një prej zonave të gatimit në anën e majtë. Mund të përdorni një zonë të vetme gatimi ose të lidhni të dyja zonat duke përdorur Bridge.
- Zgjidhni FUNKSIONET > Skuqje në tigan.
- Lidhni Sensori i temperaturës, nëse nevojitet.
Prekni për të rregulluar temperaturën.
- Zgjidhni një nivel të skuqjes.
Nis ngrohja paraprake. - Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
Kohëmatësi nis menjëherë.
Pasi tigani arrin temperaturën e synuar, dëgjohet një sinjal akustik dhe shfaqet një dritare. Tani mund të vendosni vaj dhe ushqim brenda tiganit. Për të mbyllur dritaren dhe për të filluar tiganisjen, prekni OK. Për të ndaluar funksionin prekni me dorë 0 në shiritin e kontrollit.
Udhëzime dhe këshilla:
- Ndiqni udhëzimet në ekran se kur të ktheni ushqimin ose për të rregulluar nivelin e nxehtësisë.
- Mund të ndryshoni nivelin e parazgjedhur të nxehtësisë, nëse nevojitet.
- Për copat e trasha të ushqimit ose patatet e pagatuara përdorni një kapak gjatë 10 minutave të para të skuqjes.
- Tiganët e rëndë mund të duan më shumë kohë për t'u nxehur.
- Përdorni tiganët e laminuar me nivel të ulët nxehtësie për të parandaluar mbinxehjen dhe dëmtimin e enëve të gatimit.
- Mos përdorni enë gatimi të holla të emaluara. Mund të mbinxehet dhe të dëmtohet.
Tiganët e duhur për funksionin Skuqje në tigan
Përdorni vetëm tiganë me bazamente të sheshta. Për të kontrolluar nëse tigani është i saktë:
- Vendoseni tiganin përmbys.
- Vendosni një vizore në fund të tiganit.
- Përpiquni të vendosni një monedhë 1, 2 ose 5 cent Euro (ose ndonjë monedhë me trashësi të ngjashme, përafërsisht 1,7 mm) midis vizores dhe fundit të tavës.

a. Tigani nuk është i duhuri nëse mund ta vendosni monedhën midis vizores dhe tiganit.

b. Nëse nuk mund ta vendosni monedhën në hapësirën ndërmjet
vizores dhe tiganit, atëherë është tigani i duhur.

Ky funksion rregullon nivelin e cilësimit të nxehtësisë automatikisht në mënyrë që uji të mos vlojë sapo të arrijë pikën e vlimit.
Zierja fuksioni kërkon Sensori i temperaturës të punojë.

KUJDES!
Mos e përdorni funksionin me enë gatimi bosh. Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.
-
Vendosni një tenxherë të mbushur me ujë në zonën e gatimit. Lëngu duhet të mbulojë plotësisht shenjën e nivelit minimal te Sensori i temperaturës.
-
Zgjidhni FUNKSIONET > Zierja.
-
Lidhni Sensori i temperaturës.
-
Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse nevojitet.
Kohëmatësi nis menjëherë.
- Për ta ndaluar funksionin manualisht, prekni në këndin e sipërm majtas të ekranit.
Pasi është arritur pika e vlimit, pianura automatikisht pakëson nivelin e cilësimit të nxehtësisë.
Udhëzime dhe këshilla:
- Funksioni është më i përshtatshmi për zierjen e ujit dhe gatimin e patateve.
- Karikoni Sensori i temperaturës para gatimit.
- Kalibroni Sensori i temperaturës para përdorimit për të përcaktuar pikën e saktë të vlimit.
- Mbushni tenxheren me ujë të ftohtë ose në temperaturë dhome. Niveli minimal i lëngut duhet të mbulojë plotësisht shenjën e nivelit minimal në Sensori i temperaturës. Niveli maksimal i lëngut lë
të paktën 4 cm hapësira poshtë buzës së tenxheres.

- Nëse është e nevojshme, shtoni kripë pasi të jetë arritur pika e vlimit.
- Përdorni një kapak për të kursyer energji. Kini kujdes kur ta hiqni.
6.18 FUNKSIONET: Shkrirja
Mund ta përdorni këtë funksion për të shkrirë produkte, p.sh. çokollatë ose gjalpë.

KUJDES!
Mos e lini pianurën të qëndrojë pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në përdorim.
- Vendosni enën e gatimit në zonën e gatimit.
- Zgjidhni FUNKSIONET > Shkrirja.
- Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse është e nevojshme.
- Prekni OK.
Për të ndaluar funksionin në mënyrë manuale, prekni ■ në cepin lart majtas të ekranit.
6.19 Gatime
Ky funksion ju ndihmon të përgatisni ushqime të ndryshme duke përdorur programe të paracaktuara të përkushtuara ndaj kategorive specifie të ushqimit. Disponueshmëria e programeve varet nga zona e gatimit.

KUJDES!
Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.
- Vendosni enën e gatimit në zonën e gatimit. Mund të përdorni një zonë të vetme gatimi ose të lidhni dy zona anësore duke përdorur Bridge.
- Zgjidhni Gatime.
-
Zgjidhni Ilojin e ushqimit.
-
Lidhni Sensori i temperaturës, nëse nevojitet.
Prekni për ta rregulluar temperaturën.
5. Vendosni një funksion të kohëmatësit, nëse nevojitet.
6. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran. Në varësi të llojit të ushqimit dhe programit të zgjedhur, mund të cilësoni dhe të modifikoni hollësitë, p.sh. nivelin e pjekjes, nivelin e nxehtësisë për skuqje, etj.
Udhëzime dhe këshilla:
- Pjatat e gatuara më shpesh shtohen automatikisht në listën e Më të gatuarat.
- Mund të shtoni në mënyrë manuale programe në listën e Të preferuara ♥
- Mund të fshihni programe të caktuara duke prekur Për t'i rivendosur programet, shkoni te Cilësimet > Konfigurimi > Gatime.
6.20 Hob²Hood
Eështë një funksion automatik që lidh pianurën me një aspirator të përshtatshëm. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet dhe rregullohet automatikisht bazuar në cilësimin e regjmit dhe temperaturën e enës së gatimit më të nxehtë në pianurë. Gjithashtu mund të përdorni ventilatorin në mënyrë manuale nga vetë pianura ose aspiratori.

Nëse ndryshoni shpejtësinë e ventilatorit në aspirator, lidhja e parazgjedhur me pianurën do të çaktivizohet. Për të riaktivizuar funksionin, fikni dhe ndizni sërish pajisjet.

Në disa aspiratorë, funksioni mund të çaktivizohet në mënyrë të parazgjedhur. Në raste të tilla, aktivizoni funksionin fillimisht në aspirator, pastaj në pianuarë. Për më shumë informacion referojuni manualit të përdorimit të aspiratorit.
Cilësimi i regjimit automatik të ventilatorit
Për të cilësuar aspiratorin në një regjim automatik, zgjidhni ndërmjet shpejtësive të mëposhtme të cilësuara të ventilatorit: Regjii 2 - Regjimi 6. Aspiratori reagon sa herë që vini në funksionim pianurën. Mund të cilësoni pianurën për të aktivizuar vetëm dritën duke zgjedhur Regjimi 1.
- Prekni
- Zgjidhni Cilësimet > Hob²Hood.
- Ktheni një çelës ose aktivizoni aspiratorin. Të gjitha regjimet automatike shfaqen si një listë.
- Zgjidhni modalitetin.
- Prekni ose për të ruajtur zgjidhjen dhe dilni.
Për të kontrolluar nivelin aktual të shpejtësisë së ventilatorit, prekni Niveli i shpejtësisë së ventilatorit është i dukshëm në këndin e sipërm majtas të ekranit. Për të fikur
ventilatorin, prekni ⚪Për të fikur ventilatorin, prekni ⬇
Regjimet automatike
Dritë automat ike
Zierja ^1)
Skuqje në fritezë ^2)
Shpejtësia e ventilatorit

Fikur --
Regjimi 1 Aktiv - -
Regjimi 2 3) Aktiv 1 1
Regjimi 3 Aktiv - 1
Regjimi 4 Aktiv 1 1
Regjimi 5 Aktiv 1 2
Regjimi 6 Aktiv 2 3
1) Pianura zbulon procesin e zierjes dhe cilëson shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
2) Pianura zbulon procesin e skuqjes dhe cilëson shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk varet nga temperatura.
Cilësimi i regjimit manual të ventilatorit
Mund të rregulloni nivelin e shpejtësisë së ventilatorit në mënyrë manuale.
- Prekni

- Prekni Manual.
Shfaqet një shirit i kontrollit me me shpejtësinë e tanishme të ventilatorit.
- Prekni ose rrëshqisni gishtin tuaj për të cilësuar nivelin e shpejtësisë së ventilatorit.
Për të aktivizuar nivelin maksimal të shpejtësisë së ventilatorit, prekni Boost.
Ventilatori funksionon në regjimin Boost për një farë kohe. Pas asaj kohe, niveli i shpejtësisë së ventilatorit ndryshon automatikisht në 3. Për të
çaktivizuar Boost në mënyrë manuale, shtypni 0.
Drita e aspiratorit
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën. Për ta bërë këtë, vendosni regjimin automatik në Regjimin 1 - Regjimi 6. Gjithashtu mund të aktivizoni ose çaktivizoni në mënyrë manuale dritën në aspirator.
Aktivizimi i dritës në mënyrë manuale
- Prekni

- Prekni
pèr të ndezur dritën.
Për të fikur dritën, prekni përsëri.
6.21 Gjuha
-
Prekni per të hapur Menyja.
-
Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Gjuha.
-
Zgjidhni gjuhën nga lista.
Për të ruajtur përzgjedhjen, prekni Xose . < Pastaj zgjidhni PO në dritaren që shfaqet.
Nëse zgjidhni gjuhën e gabuar, prekni
Shfaqet një listë. Zgjidhni opsionin e parë nga sipër majtas, pastaj opsionin e parë nga sipër majtas (përndryshe, opsionin e dytë nga sipër djathtas, në varësi të versionit të softuerit). Lëvizni poshtë për të zgjedhur gjuhën e saktë nga lista. Kur shfaqet dritarja, zgjidhni opsionin në të djathtë.
6.22 Tingujt e butonave / Volumi
Ju mund të zgjidhni llojet e tingujve që lëshon pianura ose t'i çaktivizoni ato krejtësisht. Ju mund të zgjidhni mes klikimit (parazgjedhje) ose bipit.
Gjithashtu mund të zgjidhni nivelin e volumit.
-
Prekni në ekran për të hapur Menyja.
-
Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Tingujt e butonave / Volumi.
-
Zgjidhni opsonin e duhur.
Cilësimi ruhet automatikisht.
6.23 Ndriçimi
Ju mund të ndryshoni ndriçimin e ekranit.
Ka 5 nivele ndriçimi, 1 është më i ulti dhe 5 është më i larti.
-
Prekni për të hapur Menyja.
-
Zgjidhni Cilësimet > Konfigurimi > Ndriçimi.
-
Zgjidhni nivelin e duhur.
Cilësimi ruhet automatikisht.
6.24 Menaxhimi i fuqisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit (të lidhura në të njëjtën fazë). Pianura kontrollon cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.
- Zonat e gatimit grupohen sipas vendndodhjes dhe numrit të fazave në pianurë. Secila fazë ka ngarkesë maksimale elektrike prej 3680W. Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme brenda një faze, energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht.
- Cilësimi i nxehtësisë i zonës së gatimit i zgjedhur i pari (ose një zonë gatimi duke përdorur FUNKSIONET ose Gatime) ka gjithnjë përparësi. Fuqia e mbetur do të ndahet ndërmjet zonave të tjera të gatimit sipas rendit të zgjedhjes.
- Ngjyra e shiritit të kontrollit tregon opsonet e disponueshme të cilësimeve të nxehtësisë:
- e kuqe - cilësimi aktual i nxehtësisë,
- e bardhë - cilësimi maksimal i disponueshëm i nxehtësisë,
- gri e hapur - cilësimi jo i disponueshëm i nxehtësisë (funksionon Menaxhimi i fuqisë).
- Nëse nuk është i disponueshëm një cilësim më i lartë nxehtësie, reduktojeni në fillim për zonat e tjera të gatimit.
Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme në të cilat mund të shpërndahet energjia mes zonave të gatimit.

Nëse fuqia gjithsej e pianurës është e kufizuar (1500 W - 6000 W) funksioni shpërndan fuqinë e disponueshme ndërmjet të gjitha zonave të gatimit. Referojuni kapitullit "Përpara përdorimit të parë" > "FlexPower".

Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Enë gatimi

Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektro-magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.
- Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të përmirësuar performancën e zonave, enët e gatimit duhet të jenë sa më të trasha dhe të sheshta.
- Për funksionin Skuqje në tigan përdorni vetëm tiganët me fund të sheshtë.
- Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni në sipërfaqen e pllakës.
- Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe
qoshet e xhamit pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë sipërfaqen e xhamit.
Materiali i enës së gatimit
- të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shënimin e duhur nga prodhuesi).
- të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:
- uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
- magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve. Referojuni "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit" për dimensionet e sakta të enëve të gatimit. Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur të gatimit.
- Efikasiteti i një zone të gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Për
transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit").
- Enët e gatimit me diametër më të vogël se madhësia e një zone të caktuar të gatimit marrin vetëm një pjesë të fuqisë së gjeneruar nga zona e gatimit, e cila rezulton në ngrohje më të ngadaltë.
- Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në „Specifikimi i zonave të gatimit“. Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës.

Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
7.2 Zhurma gjatë përdorimit

Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim. Zhurmat e enëve të gatimit mund të ndryshojnë në varësi të materialit të enës së gatimit dhe nivelit të energjisë.
Zhurma lidhur me enët e gatimit:
- zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sandviç).
- tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë energjie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sandviç).
- gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie. Zhurma lidhur me pianurën:
- klikim: ndodh shkëmbim elektrik, ena e gatimit zbulohet pasi e vendosni mbi pianurë.
- fërshëllima, zukatje: ventilatori është në punë.
• tingull ritmik: zbulohet ena e gatimit.
7.3 Këshilla dhe sugjerime për Hob²Hood
Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
- Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
- Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
- Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
- Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thellë). Shihni foton.
Aspiratori i paraqitur më poshtë është vetëm për qëllime ilustrimi.

Mbajeni të pastër dritaren për komunikuesin e sinjalit me rreze infra të kuqe të Hob²Hood.

Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë aspiratorit ndërkohë që Hob²Hood është i ndezur.
Aspiratorët me funksionin Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të sobës që funksionojnë me këtë funksion, referojuni faqes tonë të internetit për klientët. Aspiratorët AEG që punojnë me këtë funksion duhet të kenë simbolin
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Informacion i përgjithshëm
- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
- Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni gjithmonë një kruajtëse të rekomanduar për pllakat e gatimit me sipërfaqe xhami. Përdorni kruesen vetëm si një mjet shtesë për pastrimin e xhamit pas procedurës standarde të pastrimit.

PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thika apo mjete të tjera të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e xhamit.
8.2 Pastrimi të pllakës së gatimit
- Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet
nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e ujit, të yndyrës, çngjyrosjet metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, fshijeni pianurën të thahet me një leckë të butë.
- Hiqni çngjyrosjet e ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
8.3 Pastrimi i Sensori i temperaturës
- Pastroni Sensori i temperaturës përpara përdorimit të parë.
- Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
- Mos e lani Sensori i temperaturës në lavastovilje.
- Doreza prej silikoni mund të çngjyroset, gjë që nuk ka asnjë ndikim në Sensori i temperaturës se si funksionon.
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
| Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën. | Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. | Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Shihni diagramën e lidhjes. |
| Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë | shkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja | ||
| Nuk e vendosët cilësimin enxehtësisë për 60 sekonda. | Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 60 sekonda. | |
| Ju prekët 2 ose më shumë fushasensori në të njëjtën kohë. | Prekni vetëm një fushë sensori. | |
| Pause është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi ipërditshëm”. | ||
| Ekrani nuk reagon ndaj prekjes. Një pjesë e ekranit është e mbuluar ose tenxheret janë vendosur tepër pranë ekranit.Në ekran ndodhet një objekt ose ka pak lëng. | Hiqni objektet. Largoni tenxheret nga ekrani.Pastroni ekranin, prisni derisa pajisja të ftohet. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 1 minute, lidheni sërish pianurën. | |
| Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura.Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura. | Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor. | Hiqni objektin nga fushat me sensor. |
| Pianura çaktivizohet. Vendosët diçkambi fushën mesensor1 | Hiqni objektin nga fusha me sensor. | |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet. | Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori nën sipërfaqen e pianurës është i dëmtuar. | Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar. |
| Pasi të keni aktivizuar programet automatike (Gatime ose FUNKSIONET), pianura fillon të nxhet, ndalon dhe më pas ndizet përsëri. | Ky është një kontroll sigurie për të siguruar që Sensori i temperaturës është në një tenxhere për të cilën programet automatike (Gatime ose FUNKSIONET) janë aktivizuar. | Është një procedurë normale, nuk tregon keqfunksionim. |
| Nuk mund ta aktivizoni cilësimin më të lartë të nxehtësisë. | Një zonë tjetër është vendosur tashmë në cilësimin më të lartë të nxehtësisë. | Në fillim reduktoni fuqinë e zonës tjetër. |
| Niveli i FlexPower është shumë i ulët. | Ndryshoni fuqinë maksimale në Menyja. Referojuni "Përpara përdorimit të parë". | |
| Fushat e sensorit nxehen. Ena e gatimit është shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit. | Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit. | |
| Sensori i temperaturës nuk po përgjigjet ose ekrani tregon se nuk është gjetur Sensori i temperaturës. | Sensori i temperaturës është shkarkuar ose nuk është cilësuarBluetooth. | Karikoni Sensori i temperaturës. Lidhni Sensori i temperaturës me pjanurën përmes Bluetooth.Referojuni "Sensori i temperaturës çiftimi dhe kalibrimi". |
| Ekrani tregon se temperatura e ujit është më e lartë se 100°C. | Nuk e keni kalibruar Sensori i temperaturës ose e keni bërë këtë në mënyrë të pasaktë. | Kalibrojeni Sensori i temperaturës sërish.Referojuni "Sensori i temperaturës çiftimi dhe kalibrimi". |
| Keni futur shumë kripë në ujë. Mos hidhni kripë në ujin që zien. | ||
| Pajisjet e tjera funksionojnë me të | njëjtën frekuencë dhe shqetësojnë lidhjen. | Hiqni çdo pajisje që mund të shqetësojë lidhjen. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”. |
| Temperatura e ushqimit është ndryshe nga sa pritet. | Sensori i temperaturës është futur gabim. | Sigurohuni që pika e matjes të ndodhet në pjesën më të trashë të ushqimit. Referojuni "Përdorimi i përditshëm". |
| Drita e kuqe në Sensori i temperaturës po pulson. | Sensori i temperaturës është shkarkuar ose dëmtuar. | Karikoni Sensori i temperaturës. Nëse problemi vazhdon, lidhuni me gendrën e autorizuar të shërbimit. |
| Pianura dallon ngritje të konsiderueshme të temperaturës. | Shtuat ujë ose ndryshuat tenxheren gjatë gatimit. | Shmangni shtimin e ujit ose ndryshimin e tenxheres pas nisjes së një funksioni. |
| Nxehtësia në tenxhere nuk përhapet | në mënyrë të njëtrajtshme, veçanërisht për lëngjet e trasha. | Trazojeni ushqimin shpesh. |
| Tenxherja nxhet shumë ose ushqimi gatuhet shumë shpejt më shumë sesa duhet. | Përdorët një tenxhere shumë të vogël. | Përdorni tenxhere me përmasa të përshtatshme për një zonë të caktuar gatimi. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”. |
| Nuk mund ta çaktivizoni një funksion. | Është në punë një funksion tjetër në të njëjtën zonë gatimi, që parandalon aktivizimin. | Ndaloni funksionin përpara se të aktivizoni një tjetër. |
| Programet automatike (Gatime ose FUNKSIONET) oe SousVide ndalojnë. | Në fillim të një sesioni gatimi temperatura e lëngut brenda tenxheres është më e lartë se 40 °C. Ena e gatimit në përdorim është e nxehtë. | Përdorni vetëm lëngje të ftohta. Mos e ngrohni paraprakisht enën e gatimit. |
| Hob2Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit. | ||
| Hob2Hood ekrani nuk është i dukshëm. | Hob2Hood është fikur në cilësimet. Shktoni te cilësimet/Hob2Hood dhe aktivizoni funksionin. | |
| Hob2Hood punon, por vetëm drita është e ndezur. | Aktivizuat regjimin Regjimi 1. Ndryshoni regjimin në Regjimi 1 - Regjimi 6ose prisni derisa të fillojë regjimi automatik. | |
| Hob2Hood Regjimet 1 - 6 funksionojnë, por drita është e fikur. | Mund të ketë një problem me llambën. | Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. |
| Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit. | Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. | |
| Ishte vendosur gjuha e gabuar. E keni ndryshuar gjuhën gabimisht. Ndiqni udhëzimin në "Përdorimi i përditshëm", "Gjuha" për të ndryshuar gjuhën e gabuar. | ||
| Një zonë gatimi çaktivizohet. Fikja automatike çaktivizon zonën e gatimit.Shfaqet she një mesazh.Lock është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. | Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. | |
| Shfaqet E - U - O. Child Lock është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. | ||
| Shiriti i nivelit të energjisë pulson. Nuk ka enë mbi zonë. Vendosni enë mbi zonë. | ||
| Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme. | Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”. | |
| Diametri i bazamentit të enës është | tepër i vogël për zonën. | Përdorni enë me dimensione të sakta. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”. |
| E3 ndizet. | Ka problem me lidhjen me energjinë elektrike. | Hiqni pianurën nga lidhja me energjinë dhe kontrolloni lidhjen. Referojuni kapitullit "Instalimi". |
| E4 ndizet. | Sensori i temperaturës së zonës zbulon një temperaturë shumë të lartë ose shumë të ulët. | Lejoni që zona e gatimit të ftohet ose rritni temperaturën e ambientit mbi 15°C.Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit. |
| E7 ndizet. | Ventilatori i ftohjes është i bllokuar. Sigurohuni se asgjë nuk është duke bllokuar ventilatorin. Nëse ventilatori nuk është i bllokuar nga ndonjë gjë dhe problemi vazhdon, kontaktoni Qendrën e autorizuar të shërbimit. | |
| Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin. | ||
| Ena e gatimit nxhet më shumë se 5 min. | Fundi i enës së gatimit nuk është i përshtatshëm për induksion. | Përdorni enë gatimi me një fund të përshtatshëm (të sheshtë, magnetik). Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”. |
| Ngrohja kërkon një kohë të gjatë. Enët e gatimit janë shumë të vogla dhe marrin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit. | Për transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit"). | |
| Pianura nuk mund të lidhet me rrjetin me valë. | Ruteri bllokon pjesëmarrësit e rinj WLAN. | Sigurohuni që ruteri të lejojë pjesëmarrësit e rinj.Rindizeni ruterin, nëse nevojitet. |
| Lidhja me valë në pianurë nuk është aktivizuar. | Aktivizoni WiFi. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”, “Lidhja me valë / aplikacion”. | |
| Frekuenca e ruterit është caktuar 5 GHz. | Ndryshoni cilësimete ruterit në 2,4 GHz ose 2,4+5 GHz. Nëse ruteri mbështet vetëm frekuencën 5 GHz, pianura nuk mund të lidhet. | |
| Sinjali i rrjetit me valë është i dobët. Lëvizeni ruterin më pranë pianurës. | Përdorni përsëritës WiFi për të shtuar sinjalin, nëse nevojitet. | |
| Nuk mund ta gjeni pianurën në listën e rrjetit WLAN te cilësimet e aplikacionit. | Pianura tashmë është e lidhur me rrjetin por mund të mos jetë e dukshme. | Shkëputni pianurën nga rrjeti. Referojuni "Përpara përdorimit të parë", Lidhja me valë / aplikacion. |
| Nuk disponohet një cilësim më i lartë i nxehtësisë. | Menaxhimi i fuqisë funksionon dhe zvogëlon fuqinë maksimale. | Referojuni "Përdorimi i përditshëm", Menaxhimi i fuqisë. |
| Zierja funksioni nuk nis. Shenja e lazerit në majë të Sensori i temperaturës nuk është zhytur plotësisht në lëng.Uji është shumë i nxehtë.Sensori i temperaturës nuk është i karikuar. | Shtoni më shumë ujë në tenxhere. Përdorni ujë në temperaturën e dhomës.Karikoni Sensori i temperaturës para se të filloni procesin e gatimit. | |
| Funksioni Zierja nuk punon si duhet. Leximi i temperaturës është i pasaktë sepse Sensori i temperaturës nuk është i kalibruar. | Kalibrojeni Sensori i temperaturës para procesit të parë të gatimit. | |
| Skuqje në tigan funksioni nuk nis. Funksioni është i disponueshëm vetëm për zona të zgjedhura. | Kaloni tk një zonë për të cilën funksioni është i disponueshëm.Referojuni "Përshkrimi i produktit". | |
| Nxehja me funksionin Skuqje në tigan kërkon një kohë të gjatë. | Ena e gatimit është shumë e vogël, shumë e rëndë ose fundi nuk është i sheshtë. | Referojuni "Sugjerime dhe këshilla". |
9.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç
duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth periudhës së garancisë dhe Qendrave të shërbimit të autorizuar janë në librin e shërbimit.
Induksion 7.35 kW Prodhuar në: Gjermani
Nr. i ser. 7.35 kW
AEG

10.2 WiFi lidhja
WiFi frekuenca 2400 - 2483,5 MHz
EIRP max 20 dBm / 100 mW
10.3 Specifikimi i zonës së gatimit
| Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W] | Boost [W] Boost | kohëzgjatja maksimale [min] | Diametri i enës së gatimit [mm] |
| Majtas përpara 2300 3200 10 125 - 210 | |||
| Majtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210 | |||
| Djathtas përpara 1400 2500 4 125 - 145 | |||
| Djathtas mbrapa 1800 2800 10 145 - 180 |
Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe përmasave të enëve të gatimit.
Për transferimin e nxehtësisë dhe rezultate të gatimit optimale përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në tabelë). Mos përdorni enë gatimi më të mëdha sesa diametri i zonës së gatimit.
10.4 Specifikimet teknike të Sensori i temperaturës
Sensori i temperaturës është miratuar për përdorim në kontakt me ushqimin.
Frekuenca e punës 2400 - 2483,5 MHz
Fuqia maksimale e transmetimit 7 dBm
Diapazoni i temperaturës 0 - 200°C
Cikli i matjes 2 sek
11. EFIKASITET ENERGJIE
11.1 Informacion i produktit sipas rregullores së ekodizajnit të BE-së
| Identifikimi i modelit NIH64B30AB | ||
| Lloji i pianurës Pianurë inkaso | ||
| Numri i zonave të gatimit 4 | ||
| Teknologji ngrohjeje | Induksion | |
| Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) | Majtas përpara | 21.0 cm |
| Majtas mbrapa | 21.0 cm | |
| Djathtas përpara | 14.5 cm | |
| Djathtas mbrapa | 18.0 cm | |
| Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking) | Majtas përpara | 184.4 Wh/kg |
| Majtas mbrapa | 184.4 Wh/kg | |
| Djathtas përpara | 180.2 Wh/kg | |
| Djathtas mbrapa | 172.9 Wh/kg | |
| Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) | 180.5 Wh/kg | |
IEC / EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit.
11.2 Kursim energji
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni sugjerimet më poshtë.
- Kur ngrohni ujë, përdorni aq ujë sa ju nevojitet.
-
Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakun mbi enën e gatimit.
-
Vendosini enët e gatimit në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
11.3 Informacion i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën maksimale për të arritur regjimin e fuqisë së ulët
Konsumi i energjisë në regjimin fikur 0.5 W
Konsumi i energjisë në gatishmëri në rrjet 2.0 W
Koha maksimale e nevojshme që pajisja të arrijë automatikisht regjimin e zbatueshëm të fuqisë së ulët
2 min
Referojuni kapitullit "Përpara përdorimit të parë", për udhëzime se si të aktivizoni dhe çaktivizoni lidhjen e rrjetit me valë.
12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Dobro došli u AEG! Hvala vam što ste odabrali naš uređaj.

Dobit ćete savjete o korištenju, rješavanju problema, brošure i informacije o servisu i popravcima: www.aeg.com/support






















