HRB32310CB - Sobë AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HRB32310CB AEG në format PDF.

AEG HRB32310CB - Sobë
📄 216 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG HRB32310CB - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sobë e pavarur
Modeli HRB32310CB
Marka AEG
Dimensionet (G x L x T) 900 x 850 x 600 mm
Pesha 80 kg
Furnizimi me energji 220-240 V, 50-60 Hz, 16 A
Klasa e energjisë Klasa A
Lloji i furrës Furrë elektrike shumëfunksionale
Kapaciteti i furrës 73 L
Numri i zonave të gatimit 4 (pllakë qeramike xhami)
Fuqia e pllakës për zonë Majtas përpara: 2.0 kW, Majtas mbrapa: 1.2 kW, Djathtas përpara: 1.8 kW, Djathtas mbrapa: 1.0 kW
Funksionet kryesore të furrës Konvekcion, pjekje në skarë, shkrirje, ajër të detyruar, nxehtësi sipër/poshtë
Metoda e pastrimit Vetëpastrim pirolitik
Karakteristikat e sigurisë Bllokim për fëmijë, fikje automatike, tregues i nxehtësisë së mbetur
Lloji i kontrollit Pullat dhe ekrani me prekje
Ora/ kohëmatës i integruar Po, kohëmatës dixhital i programueshëm
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Në dispozicion përmes qendrave të autorizuara të shërbimit
Indeksi i riparueshmërisë 7.5/10
Garancia 2 vjet
Gjuhët e manualit Shumë (përfshirë EN, DE, FR, ES, IT)

Pyetjet më të shpeshta - HRB32310CB AEG

Si ta instaloj sobën?
Siguroni ventilim dhe nivelim të duhur. Lidheni me furnizimin e duhur të energjisë (220-240V) duke përdorur një elektricist të kualifikuar. Referojuni manualit të instalimit për hapësirat.
Si ta pastroj pllakën qeramike?
Përdorni një pastrues të dedikuar për pllaka qeramike dhe një leckë të butë. Shmangni jastëkët gërryes. Për njollat e forta, përdorni një kruajtës pas ftohjes.
Çfarë bën funksioni i pastrimit pirolitik?
Ngroh furrën në temperaturë të lartë (~500°C) për të djegur mbetjet e ushqimit në hi. Pas ftohjes, thjesht fshijeni me një leckë të lagur. Sigurohuni që të mos ketë sende të ndezshme brenda.
Furra nuk po nxehet siç duhet. Çfarë mund të kontrolloj?
Kontrolloni që furra është vendosur në një funksion gatimi dhe temperaturë. Verifikoni furnizimin me energji dhe ndërprerësin e qarkut. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin AEG.
Si ta vendos bllokimin për fëmijë?
Shtypni dhe mbani butonin e bllokimit (zakonisht ikonë e një çelësi) për 3 sekonda. Ekrani tregon një simbol bllokimi. Përsëriteni për çaktivizim.
A mund të përdor letër alumini në furrë?
Shmangni mbulimin e pjesës së poshtme të furrës ose përdorimin e fletës metalike në elementët ngrohës. Përdorni vetëm enë të sigurta për furrë. Përdorimi i gabuar mund të dëmtojë furrën.
Zonat e pllakës pulsojnë dhe nuk aktivizohen. Pse?
Treguesi i nxehtësisë së mbetur mund të jetë i ndezur. Nëse nuk zbulohet asnjë tigan, sigurohuni që të keni enë gatimi të përputhshme me fund të sheshtë. Nëse pulsimi vazhdon, mund të ketë një defekt; kontaktoni mbështetjen.
Si ta zëvendësoj llambën e furrës?
Shkëputeni energjinë. Hiqni kapakun e qelqit (rrotulloni ose hiqni). Zëvendësoni me një llambë rezistente ndaj temperaturave të larta (p.sh., 25W, 300°C). Rimontoni dhe rivendosni energjinë.
Cila është pesha maksimale për raftin e furrës?
Çdo raft mund të mbajë deri në 15 kg të shpërndara në mënyrë të barabartë. Mos e tejkaloni këtë kufi për të shmangur deformimin.
Ku mund ta gjej numrin e modelit?
Numri i modelit është në pllakën e vlerësimit prapa derës së poshtme të furrës ose në panelin e pasmë. Formati: HRB32310CB.

Pyetjet e përdoruesve rreth HRB32310CB AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HRB32310CB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HRB32310CB e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT HRB32310CB AEG

SQ Udhëzimet për përdorim 2 SR Упутство за употребу 181

BG Ръководство за употреба 18 SL Navodila za uporabo 198

Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

AEG HRB32310CB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support

AEG HRB32310CB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 2

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

AEG HRB32310CB - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....2
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....5
  3. INSTALIMI....7
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 9
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 11
  6. UDHËZIME DHE KËSHILLA....13
  7. KUJDESI DHE PASTRIMI....13
  8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....14
  9. TË DHËNAT TEKNIKE....16
  10. EFIKASITETI ENERGJETIK.... 17

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.

- Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.

- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

• PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.

- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.

- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.

• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.

  • Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit.
  • KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
  • KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht. • PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
  • Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
  • Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
  • Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
  • Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
  • Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet. • PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG HRB32310CB - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

AEG HRB32310CB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.

- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

- Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.

- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.

- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.

- Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë, sigurohuni që hapësira mes pjesës së poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.

- Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxhet. Sigurohuni që të instaloni një panel të veçantë prej kompensate, material për bango kuzhine ose materiale të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për të parandaluar që të prekë poshtë.

- Paneli i ndarjes duhet të mbulojë plotësisht zonën nën pianurë.

2.2 Lidhja elektrike

AEG HRB32310CB - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Pajisja duhet tokëzuar.
  • Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
  • Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit të kabllos.
  • Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat që gjenden pranë.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.

vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.

- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.

2.3 Përdorimi

AEG HRB32310CB - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara përdorimit për herë të parë.
  • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
  • Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos bllokohen.
  • Mos e lini pajisjen të pamonitoruar gjatë punës.
  • Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
  • Mos vendosni takëme dhe kapakë tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund të nxehen shumë.
  • Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të mbajtur sende.
  • Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset, shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar goditjet elektrike.
  • Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë, ai mund të spërkasë.

AEG HRB32310CB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe shpërthimi

  • Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
  • Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund të shkaktojnë ndezje spontane.
  • Vaji i përdorur që përmban mbetje ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vaji që përdoret për herë të parë.

- Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

AEG HRB32310CB - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik dëmtimi i pajisjes.

  • Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e kontrollit.
  • Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
  • Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
  • Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
  • Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
  • Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
  • Enët e gatimit prej gize ose alumini të derdhur ose enët me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte peshë kur duhet t'i lèvizni në sipërfaqen e gatimit.
  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull për ngrohje dhome.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
  • Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.

2.5 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të

përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

  • Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

AEG HRB32310CB - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Përpara instalimit

Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.

Modeli ......

PNC ....

Numri i serisë ....

3.2 Pianurat inkaso

Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.

3.3 Kablloja e lidhjes

- Pianura është e pajisur me një kabllo lidhjeje.

- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F që i reziston një temperature prej 90°C ose më të lartë. Flisni me Qendrën lokale të Shërbimit.

3.4 Montimi i izolimit - Instalimi lart

  1. Pastroni syprinën rreth zonës së prerë.
  2. Ngjisni shiritin e dhënë hermetizues 2x6 mm rreth fundit të poshtëm të pianurës rreth fundit të jashtëm të qeramikës së xhamit. Mos e tendosni atë. Sigurohuni që skajet e shiritit hermetizues të gjenden në mesin e njërës anë të pianurës.
  3. Shtoni disa milimetra gjatësi kur të prisni shiritin hermetizues.
  4. Bashkoni dy skajet e shiritit hermetizues së bashku.

3.5 Montimi

AEG HRB32310CB - Montimi - 1

3.6 Instalimi i më shumë se një pianure

min. 500 mm 40-50 mm 50 mm 55 mm 30 mm 490°2 mm 270°2 mm

AEG HRB32310CB - Instalimi i më shumë se një pianure - 2

YouTube

www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg

4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

120/180 mm 145 mm 1 1 2

1 Zona e gatimit 2 Paneli i kontrollit

4.2 Struktura e panelit të kontrollit

1 2 3 4 5 6 7 - + - 8 88 - + 8 - ! + 10 9 8

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.

Fusha e sensori tFunksioni Komenti
1NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Bblokimi / Pajisja për sigurinë e fëmijës Për të bblokuar/zhbblokuar panelin e kontrollit.
3||Pauzë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
5- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
6- Treguesit e kohëmatësit në zonat e gatimitPër të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
7- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
8- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
9+/-- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
10+/-- Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.

4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë

Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
Zona e gatimit është në punë.
Pauzë është aktive.
Ka një keqfunksionim.
OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa): vazhdoni gatimin/mbani ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
Bllokimi / Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë.
Fikja automatike është aktive.

4.4 OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa)

AEG HRB32310CB - OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa) - 1

PARALAJMËRIM!

AEG HRB32310CB - OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa) - 2

Rrezik djegieje nga

nxehtësia e mbetur.

Treguesit tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht. Treguesit gjithashtu mund të ndizen për zonat e gatimit pranë edhe nëse nuk po i përdorni ato.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

AEG HRB32310CB - PËRDORIMI I PËRDITSHËM - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi

Prekni Ⓤ për 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.

5.2 Fikja automatike

Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:

  • të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
  • nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
  • derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
  • nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet - dhe pianura çaktivizohet.

Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:

Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet pasAEG HRB32310CB - Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse: - 1

6 orësh

3 - 4 5 orësh

5 4 orësh

6 - 9 1,5 orë

5.3 Cilësimi i nxehtësisë

Prekni për të ngritur cilësimin e nxehtësisë. Prekni për të ulur cilësimin e nxehtësisë. Prekni dhe njëkohësisht për ta çaktivizuar zonën e gatimit.

5.4 Aktivizimi dhe çaktivizimi i unazave të jashtme

Ju mund të përshtatni sipërfaqen e gatimit sipas përmasave të enës.

Përdorni fushën e sensorit:

Për të aktivizuar unazën e jashtme: prekni fushën e sensorit. Treguesi ndizet.

Për të çaktivizuar unazën e jashtme: prekni fushën e sensorit derisa treguesi të fiket.

5.5 Kohëmatësi

• Kohëmatësi me numërim zbritës

Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar kohëzgjatjen e një sesioni të vetëm gatimi.

Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin.

Për të vendosur zonën e gatimit: prekni vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit.

Për të aktivizuar funksionin ose për të ndryshuar kohën: prekni + ose te

kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99 minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të zbresë.

Për të parë kohën e mbetur: prekni ⏻ për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet koha e mbetur.

Për të çaktivizuar funksionin: prekni ⓣ për të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni

—. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në 00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.

i Kur përfundon numërimi mbrapsht, bie një sinjal akustik dhe pulson 00. Zona e gatimit çaktivizohet.

Për të ndaluar tingullin: prekni ⚠

- Kujtuesi i minutave

Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësisë shfaq

Për të aktivizuar funksionin: prekni dhe më pas prekni + ose të kohëmatësit për të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie një sinjal akustik dhe pulson 00.

Për të ndaluar tingullin: prekni ⚠

Për të çaktivizuar funksionin: prekni ⚠ dhe më pas prekni. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në 00.

Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e zonave të gatimit.

5.6 Pauzë

Ky funksion cakton përzgjedhjen më të ulët të nxehtësisë për të gjitha zonat e gatimit.

Kur funksioni vihet në punë, të gjitha simbolet e tjera në panelet e kontrollit bllokohen.

Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit.

Prekni || për të aktivizuar funksionin. Ndizet Oilësimi i nxehtësisë ulet në 1.

Për të çaktivizuar funksionin, prekni ||. Ndizet cilësimi i nxehtësisë e mëparshme.

5.7 Bllokimi

Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të zonave të gatimit. Kjo parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit të nxehtësisë.

Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.

Për të aktivizuar funksionin: prekni 📣. 📁 ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i ndezur.

Për të çaktivizuar funksionin: prekni Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë.

i Kur çaktivizoni pianurën, çaktivizoni edhe këtë funksion.

5.8 Pajisja për sigurinë e fëmijës

Ky funksion parandalon përdorimin aksidental të pianurës.

Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me ⒾMos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni ⚫ për 4 sekonda. Ⓛndizet. Çaktivizoni pianurën me Ⓙ

Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me ① Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni për 4 sekonda. ② ndizet. Çaktivizoni pianurën me ①

Për të anuluar funksionin vetëm për një sesion gatimi: aktivizoni pianurën me Ⓐ. L ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën me Ⓐfunksioni vazhdon të funksionojë.

5.9 OffSound Control (Çaktivizimi dhe aktivizimi i tingujve)

Çaktivizoni pianurën. Prekni Ⓤ për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni ⌐ për 3 sekonda. ⓔ se ndizet. Prekni në zonën përpara majtas për të zgjedhur nga më poshtë:

  • -tingujt janë të çaktivizuar
  • -tingujt janë të aktivizuar Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa pianura të çaktivizohet automatikisht.

Kur funksioni të caktohet në bju mund t'i dëgjoni tingujt vetëm kur:

  • prekni ① • Kujtuesi i minutave ulet • Kohëmatësi me numërim zbritës ulet
  • vendosni diçka në panelin e kontrollit.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Enë gatimi

  • Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
  • Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
  • Për të shmangur gërvishtjet, mos e rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër xhamin qeramik.

AEG HRB32310CB - Enë gatimi - 1

Enët prej çeliku të emaluar dhe me bazamente alumini ose bakri mund të shkaktojnë çngjyrosje mbi sipërfaqen prej qeramike xhami.

6.2 Shembuj të përdorimeve për gatim

AEG HRB32310CB - Shembuj të përdorimeve për gatim - 1

Të dhënat në tabelë janë vetëm udhëzuese.

Cilësimi i nxehtësisëPërdoreni për: KohaKëshilla (minuta)
- 1Mbajeni të ngrohtë ushqimin e gatuar. sipas nevojësMbulojeni enën e gatimit me kapak.
1 - 2 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë, çokollatë, xhelatinë.5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura.10 - 40 Gatuani me kapak.
2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazë qumështi; ngrohje ushqimesh të gatshme.25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi, trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit.
3 - 4 Gatim me avull i perimeve, peshkut, mishit.20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4 - 5 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi 1⁄4 l ujë për 750 g patate.
4 - 5 Gatim sasish më të mëdha ushqimi, mishi me lëng dhe supash.60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit.
6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të ëmbla.sipas nevojësKthejini në gjysmën e kohës.
7 - 8 Skuqje e fortë, të thekura, fileto mishi, biftekë.5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës.
9 Zierje uji, zierje makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të skuqura.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Informacion i përgjithshëm

- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.

  • Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
  • Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
  • Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
  • Përdorni një kruajtëse të veçantë për xhamin.

7.2 Pastrimi i pianurës

- Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni

djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.

- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë.

- Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.

8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG HRB32310CB - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

8.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja

Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën.Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Èshtë djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketëshkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë për 10 sekonda.Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda.
Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëjtën kohë.Prekni vetëm një fushë sensori.
Pauzë është aktive. Referojuni kapitullit “Përdorimi ipërditshëm”.
Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e kontrollit.Pastroni panelin e kontrollit.
Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura. Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura.Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor.Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor ➊Hiqni objektin nga fusha me sensor.

Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja

Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet.Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar.Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar.
Nuk mund ta aktivizoni unazën e jashtme.Fillimisht, aktivizoni unazën ebrendshme duke ndryshuar cilësimin e nxehtësisë.
Në zonën shumë-funksionale ka një sipërfaqe të zezë.Është normale që në zonën shumë-funksionale të ketë një sipërfaqe të zezë.
Fushat e sensorit nxehen. Ena e gatimit është shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit.Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit.Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
ndizet.Pajisja për sigurinë e fëmijës ose Bllokimi është aktive.Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
dhe një numër afishohet.Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin.
ndizet.Mungon faza e dytë e furnizimit me rrymë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Hiqni siguresën, prisni një minutë dhe futeni sërish siguresën.

8.2 Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni gjithashtu kodin me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet në qoshe të sipërfaqes prej qelqi) dhe

mesazhin e defektit që ndizet. Sigurohuni që pianurën ta keni përdorur saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas, edhe gjatë periudhës së garancisë. Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe kushtet e garancisë janë në broshurën e garancisë.

9.1 Specifikimi i zonave të gatimit

Zona e gatimitFuqia nominale (Cilësimi i nxehtësisë maksimale) [W]Diametri i zonës së gatimit [mm]
Përpara në mes 1200 145
Pas në mes 700 / 1700 120 / 180

Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i zonës së gatimit.

9.2 Etiketat që merren me çantën e aksesorëve

Ngjisni etiketat adezive siç tregohet më poshtë:

AEG HRB32310CB - Etiketat që merren me çantën e aksesorëve - 1

A. Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe dërgoni këtë pjesë (nëse zbatohet). B. Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe mbajeni këtë pjesë (nëse zbatohet).

C. Ngjiteni mbi librin e udhëzimeve.

10. EFIKASITETI ENERGJETIK

10.1 Informacioni i produktit*

Identifikimi i modelit HRB32310CB

Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 2
Teknologji ngrohjeje Radiator
Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) Përpara në mesPas në mes14.5 cm18.0 cm
Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking)Përpara në mesPas në mes188,0 Wh/kg191,6 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 189,8 Wh/kg

* Për Bashkimin Evropian sipas EU 66/2014. Për Bjellorusinë sipas STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën sipas 742/2019. EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit

10.2 Kursimi i energjisë

Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.

  • Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
  • Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
  • Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
  • Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të njëjtin diametër me zonën e gatimit.
  • Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit.
  • Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
  • Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.

11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin 🚙 Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike

dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : HRB32310CB

Kategori : Sobë