HK624000XB - Sobë AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HK624000XB AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Tavolinë gatimi e inkastruar |
| Marka | AEG |
| Modeli | HK624000XB |
| Numri i vatrave | 4 |
| Lloji i gatimit | Induksion |
| Dimensionet (G x T x L) | 60 x 50 x 5 cm (përafërsisht) |
| Pesha | Rreth 8 kg |
| Furnizimi me energji | Elektrike 220-240 V, 50-60 Hz |
| Fuqia totale | 7200 W (përafërsisht) |
| Komandat | Prekëse |
| Funksionet kryesore | Boost, gatim i shpejtë, mbajtje e ngrohtë, zbulim enësh |
| Siguria | Siguri për fëmijë, ndalim automatik, tregues i nxehtësisë së mbetur |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim me një leckë të butë dhe produkt të përshtatshëm për qelq-qeramikë |
| Pjesë këmbimi | Të disponueshme në faqen e internetit AEG dhe shitësit e autorizuar |
| Riparueshmëria | Indeksi i riparueshmërisë 8.5/10 (sipas vlerësimit të përdoruesit) |
| Dokumentacioni | Udhëzues përdorimi i shkarkueshëm falas në notice-facile.com |
Pyetjet më të shpeshta - HK624000XB AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth HK624000XB AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HK624000XB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HK624000XB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT HK624000XB AEG
Udhëzimet për përdorim
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky informacion mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....2
- UDHËZIMET PËR SIGURINË......4
- INSTALIMI....7
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT 8
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM....9
- UDHËZIME DHE KËSHILLA....10
- KUJDESI DHE PASTRIMI....11
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....12
- TË DHËNAT TEKNIKE....13
- EFIKASITETI ENERGJETIK.... 14
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....14
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. - Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen. - Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet. • PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar. - Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit.
• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet. - KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht. • PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit. - Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen. - Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso. - Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen. - Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit. - Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm. • PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë, sigurohuni që hapësira mes pjesës së poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.
- Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxehet. Sigurohuni që të instaloni një panel të veçantë prej kompensate, materiali për banak kuzhine ose materiale të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes, për të parandaluar që të prekë pjesën e poshtme.
- Paneli i ndarjes duhet të mbulojë plotësisht zonën nën pianurë.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar.
- Pajisja duhet të tokëzohet.
- Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
- Përdorni kabllon e duhur elektrike.
- Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
- Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
- Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë të bllokuara.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.
- Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
- Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me to.
- Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
- Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në sipërfaqen e xhamit të pianurës.
- Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
- Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
- Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
- Enët e gatimit prej gize, alumini apo me fund të dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në xham/qeramikën e xhamit.
Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
2.5 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ....
3.2 Pianurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
- Pianura vjen me një kabllo elektrike.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F e cila duron temperaturën 90 °C ose më të lartë. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me rrezatim AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.

YouTube
Nëse përdorni kuti mbrojtëse (aksesor shtesë), dyshemeja mbrojtëse menjëherë poshtë vatrës nuk nevojitet. Aksesori i kutisë mbrojtëse mund të mos ofrohet në disa shtete. Kontaktoni me shërbimin e mbështetjes së klientit.

Nëse e instaloni vatrën mbi një furrë, nuk mund të përdorni kutinë mbrojtëse.
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

1 Zona e gatimit 2 Paneli i kontrollit
4.2 Struktura e panelit të kontrollit

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha Funksioni Komenti
e
sensori
t


NDEZUR / FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.

- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.


- Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
| 0 | Zona e gatimit është e çaktivizuar. |
| 1 - 9 | Zona e gatimit është në punë. |
| E + numri | Ka një keqfunksionim. |
| H | Një zonë gatimi është ende e nxehtë (ka nxehtësi të mbetur). |
| L | Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë. |
| - | Fikja automatike është aktive. |
4.4 Treguesi i nxehtësisë së mbetur

PARALAJMËRIM!
H Për sa kohë që treguesi është i ndezur, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.
Treguesi shfaqet kur një zonë gatimi është e nxehtë.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
- për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
- kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,
- kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxehtë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni Ⓤ për 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:
- të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
- nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
- Nëse futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda (tavë, leckë, etj.), bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
- Nëse nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë, pas pak kohe shfaqet mesazhi dhe pianura çaktivizohet. Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
Cilësimi i nxehtësisë | Pianura çaktivizohet pas
| 1 - 2 6 orësh |
| 3 - 4 5 orësh |
| 5 4 orësh |
| 6 - 9 1,5 orë |
5.3 Cilësimi i nxehtësisë
Prekni për të ngritur cilësimin e nxehtësisë. Prekni për të ulur cilësimin e nxehtësisë. Prekni dhe njëkohësisht për ta çaktivizuar zonën e gatimit.
5.4 Pajisja për sigurinë e fëmijës
Ky funksion parandalon përdorimin aksidental të pianurës.
Për të nisur funksionin: aktivizoni pianurën me Ⓐ. Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni të dy zonave të përparme të gatimit në të njëjtën kohë për 4 sekonda. Ⓛ ndizet. Çaktivizoni pianurën me Ⓐ.
Për të ndaluar funksionin: aktivizoni pianurën me Ⓐ. Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni të dy zonave të përparme të gatimit në të njëjtën kohë për 4 sekonda. Ⓤ ndizet. Çaktivizoni pianurën me Ⓐ.
Për të pezulluar funksionin vetëm për një sesion gatimi: aktivizoni pianurën me ①. Ndizet. Prekni të dy zonave të përparme të gatimit në të njëjtën kohë për 4 sekonda. Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën me Ⓐ, funksioni ① vazhdon të funksionojë.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enë gatimi
- Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që të jetë e mundur.
- Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
- Për të shmangur gërvishtjet, mos e rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër xhamin qeramik.

Enët prej çeliku të emaluar dhe me bazamente alumini ose bakri mund të shkaktojnë çngjyrosje mbi sipërfaqen prej qeramike xhami.
6.2 Shembuj të aplikacioneve të gatimit

Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese.
| Cilësimet e ngrohjes | Përdorni që të: Koha | Ndihmë (minuta) | |
| 1 Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas | nevojës | Vendosni kapakun mbi enën e gatimit. | |
| 1 - 2 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,çokollatë, xhelatinë. | 5 - 25 Përziejeni herë pas here. | ||
| 1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura. | 10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur. | ||
| 2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazëqumështi; ngrohje ushqimesh tëgatshme. | 25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit. | ||
| 3 - 4 Ngrohni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng. | |||
| 4 - 5 Ngrohni patatet. 20 - 60 Përdorni maksimumi 1⁄4 l ujë për 750 gpatate. | |||
| 4 - 5 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,gjellërash dhe supash. | 60 - 150 Deri në 3 litra lëng plus përbërësit. | ||
| 6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishime djathë e proshutë, kotëleta, qofte,salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,petulla, petulla të ëmbla. | sipas nevojës | Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma ekohës. | |
| 7 - 8 Skuqje e mirë, qofte me patate, filetomishi, biftekë. | 5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma ekohës. | ||
| 9 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekuramirë. | |||
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacion i përgjithshëm
- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
- Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni një kruajtëse të veçantë për xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
- Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë.
- Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
| Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja | ||
| Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën. | Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. | Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Èshtë djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë | shkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë për 10 sekonda. | Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda. | |
| Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëjtën kohë. | Prekni vetëm një fushë sensori. | |
| Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e kontrollit. | Pastroni panelin e kontrollit. | |
| Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura.Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura. | Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor. | Hiqni objektin nga fushat me sensor. |
| Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor Ⓐ | Hiqni objektin nga fusha me sensor. | |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet. | Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar. | Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar. |
| Fushat e sensorit nxehen. Ena e gatimit është shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit. | Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit. | |
| Lndizet. | Pajisja për sigurinë e fëmijës është aktiv. | Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. |
| E dhe një numër afishohet. | Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit. | |
| Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin. | ||
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
E6 ndizet.
Mungon faza e dytë e furnizimit me rrymë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Hiqni siguresën, prisni një minutë dhe futeni sërish siguresën.
8.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Jepni gjithashtu kodin prej tri shkronjash shifrore për qeramikën e xhamit (gjendet në qoshe të sipërfaqes së xhamit) dhe shfaqet një
mesazh gabimi. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezën e garancisë.
9.2 Specifikimi i zonës së gatimit
| Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W] | Diametri i zonës së gatimit [mm] |
| Majtas përpara 2300 210 | |
| Majtas mbrapa 1200 145 | |
| Djathtas përpara 1200 145 | |
| Djathtas mbrapa 1800 180 |
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i zonës së gatimit.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacion i produktit*
Identifikimi i modelit HK624000XB
| Lloji i pianurës Pianurë inkaso | ||
| Numri i zonave të gatimit 4 | ||
| Teknologji ngrohjeje Radiator | ||
| Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) Majtas përpara | 21,0 cm | |
| Majtas mbrapa | 14,5 cm | |
| Djathtas përpara | 14,5 cm | |
| Djathtas mbrapa | 18,0 cm | |
| Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking) | Majtas përpara | 200,1 Wh/kg |
| Majtas mbrapa | 188,0 Wh/kg | |
| Djathtas përpara | 188,0 Wh/kg | |
| Djathtas mbrapa | 191,6 Wh/kg | |
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 191,9 Wh/kg * Për Bashkimin Evropian sipas Rregullores së BE-së 66/2014. Për Bjellorusinë sipas STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën sipas 742/2019. EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit.
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
- Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
- Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
- Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
- Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të njëjtin diametër me zonën e gatimit.
- Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit.
- Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.