MSB2057DB - Furrë me mikrovalë AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MSB2057DB AEG në format PDF.
| Marka | AEG |
| Modeli | MSB2057DB |
| Lloji i produktit | Mikrovalë |
| Përmasat (Gjërësi × Lartësi × Thellësi) | 600 mm × 365 mm × 568 mm (përafërsisht) |
| Kapaciteti | Përafërsisht 25 litra (jo specifikuar saktësisht) |
| Fuqia e mikrovalëve | 900 W (vlerësim, disa nivele fuqie) |
| Fuqia e grilit | Jo e specifikuar, por funksion gril dhe kombinim |
| Furnizimi | 230 V, 50 Hz, prizë me tokëzim |
| Funksionet kryesore | Mikrovalë, gril, gatim i kombinuar, shkrirje sipas peshës/kohës, gatim automatik (8 programe), fillim i shpejtë, kohëmatës, orë |
| Aksesorët e dhënë | Set pjatë rrotulluese (mbështetëse me rrota + pjatë qelqi), grilë metalike |
| Ekrani | Digital, i ndriçuar nga prapa |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni me një leckë të butë të lagur dhe sapun të butë; mos përdorni produkte gërryese ose pastrues me avull |
| Siguria | Bllokim për fëmijë, mbyllje e derës, ndalim automatik kur hapet dera |
| Pjesë këmbimi dhe riparim | Pjesë origjinale të disponueshme përmes shërbimit të autorizuar; llamba të klasës G |
| Informacione të përgjithshme | Udhëzues përdorimi i disponueshëm në disa gjuhë; mbështetje në www.aeg.com |
Pyetjet më të shpeshta - MSB2057DB AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth MSB2057DB AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MSB2057DB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MSB2057DB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT MSB2057DB AEG
SQ Udhëzimet për përdorim | Mikrovalë 2
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
-
INFORMACIONI I SIGURISË....2
-
UDHËZIMET PËR SIGURINË....6
-
INSTALIMI....7
-
PËRSHKRIM I PRODUKTIT....9
-
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.... 10
-
PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 11
-
PROGRAMET AUTOMATIKE....14
-
PËRDORIMI I AKSESOREVE.... 15
-
FUNKSIONET SHTESË....16
-
UDHËZIME DHE KËSHILLA....16
-
KUJDESI DHE PASTRIMI....17
-
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE.... 17
-
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....18
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të përhershëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
-
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
-
Kjo paisje mund të përdoret në: zyrä, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- PARÀLAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
- Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- Mos e përdorni pajisjen me anë të një kohëmatësi të jashtëm ose një sistemi të veçantë të telekomandës.
- PARALAJMËRIM: Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë ndonjë shërbim ose riparim që përfshin heqjen e një mbulese, e cila jep mbrojtje kundër ekspozimit ndaj energjisë së mikrovalës.
- PARALAJMËRIM: Mos ngrohni lëngje dhe ushqime të tjera në enë të mbyllura. Ata kanë gjasa të shpërthejnë.
• PARALAJMËRIM: Nëse dera ose vulat e derës janë dëmtuar, pajisja nuk duhet të vendoset në punë derisa të riparohet nga një person i kualifikuar. - Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk vlen për rastet kur prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e enëve metalike të përshtatshme për gatim me mikrovalë.
- Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në furra me mikrovalë.
- Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia ndani sytë pajisjes, sepse mund të ndizet ndonjë flakë.
- Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve ngrohës, shapkave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të ngjashme mund të çojnë në rrezik dëmtimi, ndezjeje ose zjarri.
- Nëse lëshohet tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe mbajeni derën të mbyllur në mënyrë që të mbytni flakët.
- Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në vlimin e vonuar shpërthyes. Duhet pasur kujdes gjatë punës me enën.
- Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe kavanozave të ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që të shmangen djegiet.
- Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota të ziera mirë nuk duhet të nxehen në pajisje pasi ato mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me mikrovalë.
- Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet e ushqimit.
- Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme.
- Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e lartë kur pajisja është në punë.
- Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset brenda një mobilieje nëse nuk është testuar brenda një mobilieje.
- Sipërfaqja e pasme e pajisjes vendoset kundrejt një muri.
- Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.
- Mos e aktivizoni pajisjen kur ajo është bosh. Pjesët prej metali në hapësirat e brendshme mund të krijojnë harkim elektrik.
- Kushtojini vëmendje përmasave minimale të mobilies (nëse aplikohen). Referojuni kapitullit të instalimit.
- Pajisja duhet të përdoret me derën dekorative të hapur (nëse ka).
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- Anët e pajisjes duhet të jenë pranë pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
2.2 Lidhja Elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse pajisja lidhet me prizën nëpërmjet një kablloje zgjatuese, sigurohuni që kablloja të jetë e tokëzuar.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
- Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos bblokohen.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune dhe mos e përdorni pajisjen për të ruajtur brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi pastrues.
- Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik kur vihet në përdorim funksioni i mikrovalës.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
- Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Instalimi elektrik

PARALAJMËRIM!
Instalimin elektrik duhet ta kryejë vetëm një person i kualifikuar.

Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk i ndiqni masat e sigurisë të përshkruara në kapitullin "Të dhëna për sigurinë".
Kjo mikrovalë është e pajisur me një kabllo dhe një spinë rrjeti.
Kablloja ka një tel tokëzimi për prizë me tokëzim. Spina duhet vendosur në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar siç duhet. Në rast qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi redukton rrezikun e goditjes elektrike.
3.2 Instalimi - përgatitja paraprake
Për ta instaluar mikrovalën në një mobilje me përmasa si përcakohet më poshtë, hiqni 4 vidat dhe kllapën nga pjesa e poshtme e pajisjes.

text_image
600 mm 560+8 mm 18 mm 362 +3 mm min. 300 mm
Ndiqni hapat e mëposhtëm, duke filluar nga numri 1.
Për ta instaluar mikrovalën në një mobilie me përmasat si më poshtë, nuk ka nevojë për modifikime.

text_image
45 mm 380 +3 mm 550 mm min. 560+8 mm 600 mm3.3 Instalimi
- Kordoni elektrik nuk duhet penguar në asnjë mënyrë.

- Fiksoni kllapën e sipërm me 2 vida.

- Ruani distancën minimale mes mikrovalës dhe mobiljeve në krah.

text_image
3 mm4.1 Pamje e përgjithshme

text_image
1 2 3 4 9 8 7 6 51 Llamba
2 Sistemi i kyçjes së sigurisë
3 Ekrani
4 Paneli i kontrollit
5 Çelësi
6 Hapësja e derës
7 Kapaku i strukturës së valëve
8 Skara
9 Boshti i pllakës së rrotullueshme
4.2 Paneli i kontrollit

flowchart
graph TD
A["1"] --> B["2"]
B --> C["3"]
C --> D["4"]
D --> E["5"]
E --> F["6"]
F --> G["7"]
H["8"] --> I["9"]
I --> J["10"]
J --> K["11"]
K --> L["12"]
L --> M["13"]
M --> N["14"]
N --> O["15"]
O --> P["16"]
P --> Q["17"]
Q --> R["18"]
R --> S["19"]
S --> T["20"]
Elementi i ekranit Përshkrimi i funksionit
| 1 | Ekrani Tregon cilësimet dhe kohën aktuale. | |
| 2 | Për të vendosur funksionin e mikrovalës. | |
| 3 | Për të caktuar funksionin e pjekjes në skarë ose të gatimit të kombinuar. | |
| Elementi i ekranit Përshkrimi i funksionit | ||
| 4 | ![]() | Për të caktuar orën dhe kronometrin. |
| 5 | ![]() | Për të çaktivizuar mikrovalën ose për të fshirë cilësimet e gatimit. |
| 6 | ![]() | Për të ndezur pajisjen ose për të rritur kohën e gatimit për 30 sekonda me fuqi të plotë. |
| 7 | Celësi i cilësimeve![]() | Për të caktuar kohën e gatimit, peshën ose funksionin. |
| 8 | ![]() | Për të shkrirë ushqimin sipas peshës. |
| 9 | ![]() | Për të shkrirë ushqimin me kohë. |
4.3 Aksesorët
Seti i pllakës së rrotullueshme
i
Gjithmonë përdorni setin e pllakës së rrotullueshme për të përgatitur ushqim në mikrovalë.

Pllaka e qelqit dhe udhëzuesi me rrota.
Skara

- pjekje në skarë të ushqimit
• gatim të kombinuar
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Pastrimi i parë

KUJDES!
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
- Nxirrini të gjitha pjesët dhe paketimin tjetër nga mikrovala.
- Pastroni pajisjen përpara përdorimit të parë.
5.2 Vendosja e orës
Për të vënë në përdorim mikrovalën, vendosni orën.
Kur e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik ose pas një ndërprerjeje të rrymës, ekrani shfaq 0:00 dhe bie një tingull akustik.

Mund ta vendosni orën sipas një formati ore 24 orësh.
- Shtypni dy herë.
- Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për të vendosur orët.
- Shtypni për ta konfirmuar.
- Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për të vendosur minutat.
- Shtypni për ta konfirmuar.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Informacion i përgjithshëm rreth përdorimit të pajisjes
- Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni ushqimin të qëndrojë për disa minuta.
- Hiqni ambalazhin me fletë alumini, kontejnerët metalikë, etj., përpara se të përgatisni ushqimin.
Gatimi
- Nëse është e mundur, gatuani ushqim të mbuluar me material të përshtatshëm për përdorim në mikrovalë. Nëse doni ta ruani koren, gatuajeni ushqimin pa mbulesë
- Mos i gatuani më tepër se sa duhet gatimet duke e vendosur fuqinë ose kohën në nivel tepër të lartë. Ushqimi mund të thahet, të digjet apo të marrë flakë në disa vende.
- Mos e përdorni pajisjen për të gatuar vezë në lëvore ose kërmij, sepse ato mund të plasin. Me vezët e skuqura, shponi në fillim të verdhat e vezëve.
- Para gatimit shpojini disa herë me një pirun lëkurën ose lëvoren e patateve, domateve, salsiçeve dhe ushqimeve të ngjashme me qëllim që ato të mos pëlcasin.
- Ushqimet e ftohura ose të ngrira kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
-
Gatimet me salcë duhet të trazohen herë pas here.
-
Zarzavatet që kanë strukturë të fortë, siç janë karotat, bizelet apo lulelakrat, duhet të gatuhen në ujë.
- Rrotullojini copat e mëdha të ushqimit pasi ka kaluar gjysma e kohës së gatimit.
- Nëse është e mundur, pritini zarzavatet në copëza me përmasa të ngjashme.
- Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
- Mos përdorni enë porcelani, qeramike ose prej balte që kanë bazament pa smalt ose janë me vrima të vogla, për shembull te dorezat. Lagështira që futet në vrima mund të bëjë që ena e gatimit të kriset gjatë nxehjes.
- Pllaka e qelqit është e nevojshme për funksionimin e mikrovalës. Vendosni ushqime ose lëngje mbi të.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe peshkut
- Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë me mbështjelljen, mbi një pjatë të kthyer përmbys me një enë poshtë saj në mënyrë që lëngu i shkrirë të mblidhet në enë.
- Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes. Nëse është e mundur, ndani dhe më pas hiqni copat që kanë filluar të shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës, djathit të butë
- Mos e shkrini plotësisht ushqimin në pajisje, por lëreni të shkrihet në temperaturë dhome. Kjo jep një shkrirje edhe më të njëtrajtshme. Hiqni të gjitha ambalazhet metalike apo prej alumini para shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
- Nëse frutat ose zarzavatet duhet të mbeten të pagatura, mos i shkrini plotësisht në pajisje. Lërini të shkrihen në temperaturë dhome.
- Përdorni një fuqi më të lartë mikrovale për të gatuar frutat dhe zarzavatet pa i shkrirë ato më parë.
Ushqimet e gatshme
- Mund të përgatitni ushqime të gatshme në pajisje vetëm nëse paketimi është i përshtatshëm për përdorim në mikrovalë.
- Ju lutemi shikoni me çdo kusht për udhëzimet e prodhuesit të printuara në paketim (p.sh. hiqni kapakun metalik dhe çani fletën plastike).
Enët e gatimit dhe materialet e përshtatshme
| Ena e gatimit/Materiali Mikrovalë Pjekja në | ||||
| Shkrirja Ngrohje Gatimi | skarë | |||
| Qelq dhe porcelan zjarrdurues pa pjesë metalike, p.sh. pireks, qelq zjarrdurues | ✓ | ✓ | ✓ | ✓ |
| Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues 1) | ✓ | X X X | ||
| Enë qeramike me material durues ndaj zjarrit/ngrirjes (p.sh. Arcoflam), raft skare | ✓ | ✓ | ✓ | ✓ |
| Qeramikë 2), enë argjile 2) | ✓ | ✓ | ✓ | X |
| Material plastik që duron nxehtësi deri në 200 °C 3) | ✓ | ✓ | ✓ | X |
| Karton, letër X X X | ✓ | |||
| Qese plastike X X X | ✓ | |||
| Letër për pjekje me mbyllje të përshtatshme për mikrovalë3) | ✓ | ✓ | ✓ | X |
| Enë për skuqje prej metali, p.sh. enamel, çelik i derdhur | X X X | ✓ | ||
| Forma për pjekje, të llakuara me të zezë ose me shtresë silikoni 3) | X X X | ✓ | ||
| Tavë për pjekje X X X | ✓ | |||
| Enë gatimi për skuqje, p.sh. pllakë për të thekur bukën | X | ✓ | ✓ | X |
| Ushqimet e gatshme të paketuara 3) | ✓ | ✓ | ✓ | ✓ |
1) Pa veshje/zbukurime argjendi, ari, platini ose metalike
2) Pa komponentë kuarci ose metali, ose pa veshje të cilat përmbajnë metal
3) Duhet të ndiqni udhëzimet e prodhuesit rreth temperaturave maksimale.
√ E përshtatshme
X e papërshtatshme
6.2 Aktivizimi dhe Çaktivizimi i mikrovalës

KUJDES!
Mos e lini mikrovalën të punojë nëse nuk ka ushqim brenda.
- Shtypni nje herë.
- Shtypni disa herë ose rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar funksionin e dëshiruar.
- Shtypni pënta konfirmuar.
- Rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar orën.
6.3 Tabela e cilësimit të fuqisë
- Shtypni për të konfirmuar e aktivizuar mikrovalën.
- Mikrovala çaktivizohet automatikisht kur përfundon koha e caktuar. Bie një sinjal akustik.
Për të çaktivizuar mikrovalën më herët:
- Shtypni .
- hapni derën. Mikrovala ndalon automatikisht. Mbylleni derën dhe shtypni D_+30 për të vazhduar gatimin. Përdorni këtë opson për të kontrolluar ushqimin.
| Shtypni | Cilësimi i fuqisë Përqindja e përafërt e fuqisë |
| 1 herë P100 100 % | |
| 2 herë P 80 80 % | |
| 3 herë P 50 50 % | |
| 4 herë P 30 30 % | |
| 5 herë P 10 10 % |
Pjekja në skarë dhe Gatimi i kombinuar
| Shtypni [IMAGE] | Cilësimi i fuqisë Modaliteti i funksionit |
| Skarë | |
| 1 herë G Skarë e plotë | |
| Gatimi i kombinuar | |
| 2 herë C – 1 55 % Mikrovalë, 45 % Skarë | |
| 3 herë C – 2 36 % Mikrovalë, 64 % Skarë | |
6.4 Ndezja e shpejtë

Koha maksimale e gatimit është 95 minuta.
Për të aktivizuar mikrovalën për 30 sekonda me fuqi të plotë shtypni ^+30 .
Koha e gatimit ulet me 30 sekonda me çdo shtypje shtesë të butonit.
Për të vendosur kohën e gatimit në regjimin e gatishmërisë, rrotulloni çelësin e Cilësimeve
në drejtim të kundërt të akrepave të orës, më pas shtypni për të aktivizuar mikrovalën me fuqi të plotë.
6.5 Shkrirja
Mund të zgjidhni mes 2 modalitetesh shkrirjeje:
- Shkrirja sipas peshës
- Shkrirja me kohë


Mos përdorni shkrirjen sipas peshës me ushqime të lihen në frigorifer për më shumë se 20 minuta, ose me ushqime të gatshme të ngrira.

Për të aktivizuar shkrirjen sipas peshës, duhet të përdorni më shumë se 100 g dhe më pak se 2000 g ushqim.

Për të shkrirë më pak se 200 g ushqim, vendoseni në cep të pllakës së rrotullueshme.
- Shtypni për shkrirjen sipas peshës ose për shkrirje me kohë.
- Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për të vendosur peshën ose kohën. Për shkrirje sipas peshës koha vendoset automatikisht.
- Shtypni pën të konfirmuar dhe aktivizuar mikrovalën.
6.6 Gatim me disa etapa

Njëra etapë është shkrirja, caktojeni si etapën e parë.
Mund të gatuani ushqim në maksimumi 2 etapa.
- Shtypni për shkrirjen sipas peshës ose për shkrirjen me kohë.
- Rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar kohën ose peshën e shkrirjes.
- Shtypni ≡ për ta konfirmuar.
- Shtypni disa herë per të zgjedhur nivelin e fuqisë.
- Rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar orën.
- Shtypni për të konfirmuar e aktivizuar mikrovalën. Pas çdo hapi bie një sinjal akustik.
6.7 Pjekja në skarë dhe Gatimi i kombinuar
- Shtypni per të vendosur funksionin e dëshiruar.
- Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për të vendosur kohën.
- Shtypni për të konfirmuar dhe aktivizuar mikrovalën. Ju mund të ndryshoni cilësimin e kohës ose orës, ndërkohë që modaliteti Pjekja në skarë ose Gatimi i kombinuar është aktiv.
7. PROGRAMET AUTOMATIKE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Gatimi automatik
Përdorni këtë funksion për të gatuar me lehtësi ushqimin e preferuar. Mikrovala i cakton automatikisht cilësimet optimale.
- Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve në drejtim të akrepave të orës për të zgjedhur menynë e dëshiruar.
- Shtypni pör ta konfirmuar.
- Rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar peshën e menysë.
- Shtypni pën të konfirmuar e aktivizuar mikrovalën.
Menuja Sasia
| A - 1 | 200 g |
| Pica | 400 g |
| Menuja Sasia | |
| A - 2 | 250 g |
| Mish | 350 g |
| 450 g | |
| A - 3 | 200 g |
| Zarzavate | 300 g |
| 400 g | |
| A - 4 | 50 g (shtoni 450 ml ujë) |
| Makarona | 100 g (shtoni 800 ml ujë) |
| A - 5 | 200 g |
| Patate | 400 g |
| 600 g | |
| A - 6 | 250 g |
| Peshk | 350 g |
| 450 g | |
| A - 7 | 1 gotë (120 ml) |
| Pije | 2 gota (240 ml) |
| 3 gota (360 ml) | |
| A - 8 | 50 g |
| Kokoshka | 100 g |
8. PËRDORIMI I AKSESORËVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Futja e setit të pllakës së rrotullueshme

KUJDES!
Mos gatuani ushqim pa setin e pllakës së rrotullueshme. Përdorni vetëm setin e pllakës së rrotullueshme që jepet me mikrovalën.

Asnjëherë mos gatuani ushqim direkt në pllakën e qelqit.
- Vendosni udhëzuesin me rrota rreth boshtit të pllakës së rrotullueshme.
- Vendosni pllakën e qelqit mbi udhëzuesin me rrota

8.2 Vendosja e skarës
Vendosni skarën mbi setin e pllakës së rrotullueshme.

9.1 Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Funksioni i bllokimit të sigurisë për fëmijët parandalon vënien aksidentale në punë të mikrovalës.
Mbani shtypur Ⓥ për 3 sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal akustik.
Kur Bblokimi i sigurisë për fëmijët është aktiv,
ekrani tregon [ ]
Për të çaktivizuar Bllokimin e sigurisë për
fëmijët Shtypni dhe mbani shtypur Ⓥ për 3 sekonda.
9.2 Kohëmatësi i kuzhinës
Mund të caktoni maksimumi 95 minuta.
- Shtypni .
- Rrotulloni çelësin e Cilësimeve për të caktuar orën.
- Shtypni për ta konfirmuar.
Kohëmatësi vazhdon të punojë kur hapni derën ose vendosni mikrovalën në pauzë.
Shtypni Ⓥ për ta anuluar.
Kur arrihet koha e vendosur, dëgjohet një sinjal akustik.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
10.1 Këshilla për mikrovalën
| Problemi Zgjidhja | |
| Për sasinë e ushqimit që do të përgatisni nuk gjeni asnjë të dhënë. | Orientohuni sipas një ushqimi të përafërt me të. Rrisni ose zvogëloni kohëzgjatjen e kohës së gatimit sipas rregullit të mëposhtëm: Sasi e dyfishuar = Kohë pothuajse të dyfishuar, Gjysmë sasie = Gjysmë kohe |
| Produkti është tepër i thatë. Vendosni kohë më të shkurtër gatimi ose zgjidhni një fuqi më të vogël të mikrovalës. | |
| Ushqimi nuk është shkrirë, nxehur apo gatuar pasi ka përfunduar koha. | Vendosni kohë më të gjatë gatimi ose vendosni një fuqi më të madhe. Vini re se enët e mëdha kanë nevojë për më shumë kohë. |
| Pasi ka përfunduar koha e gatimit, ushqimi është mbinxehur anash, por ende nuk është gati në mes. | Herën tjetër vendosni një fuqi më të ulët dhe një kohë pjekjeje më të gjatë. Trazojini lëngjet, p.sh. supën, pasi ka kaluar gjysma e kohës. |
Për rezultate më të mira me orizin përdorni pjata të sheshta e të gjera.
10.2 Shkrirja
Gjithmonë shkrijini copat e mishit me yndyrën poshtë.
Mos e shkrini mishin të mbuluar sepse mund kjo mund të bëjë që të gatuhet në vend që të shkrihet.
Gjithmonë shkrijini pulat me gjoksin poshtë.
10.3 Gatimi
Gjithmonë hiqeni mishin dhe pulat e ftohta nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit.
Lëreni mishin, pulat, peshkun dhe zarzavatet të mbuluara pas gatimit.
Lyejeni peshkun lart me pak vaj apo gjalpë të shkrirë.
Të gjitha zarzavatet duhet të gatuhen me fuqi të plotë të mikrovalës.
Shtoni 30 - 45 ml ujë të ftohtë për çdo 250 g zarzavate.
Pritini zarzavatet e freskëta në copëza të barabarta përpara gatimit. Të gjitha perimet gatuajini të mbuluara.
10.4 Ringrohje
Kur ringrohni ushqimet e gatshme gjithmonë ndiqni udhëzimet e shkruara në paketim.
10.5 Pjekja në skarë
Piqni ushqime të sheshta në qendër të skarës.
Kthejeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës dhe vazhdoni pjekjen në skarë.
10.6 Gatimi i kombinuar
Përdorni Gatimin e kombinuar për t'i bërë disa ushqime krokante.
Kur të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit, kthejini ushqimet dhe më pas vazhdoni.
Secili modalitet kombinon funksionet e mikrovalës dhe të skarës në periudha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Shënime dhe këshilla për pastrimin
- Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një agjent pastrues.
- Për të pastruar sipërfaqet metalike, përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
-
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes pas çdo përdorimi. Papastërtitë nuk digjen dhe mund të hiqen lehtë.
-
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues të posaçëm.
- Pastrojini të gjithë aksesorët rregullisht dhe lërini të thahen. Përdorni një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe agjent pastrues.
- Për të zbutur njollat e vështira, zieni një gotë ujë me fuqi të plotë të mikrovalës për 2 deri 3 minuta.
- Për të hequr aromat, përzieni një gotë me ujë me 2 lugë kafeje me lëng limoni dhe ziejeni me fuqi të plotë të mikrovalës për 5 minuta.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja éshtë e çaktivizuar. Aktivizoni pajisjen.
Pajisja nuk punon. Pajisja nuk është vendosur në prizë. Vendoseni pajisjen në prizë.
| Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja | ||
| Pajisja nuk punon. Āshtë djegur siguresa në kutinë e siguresave. | Kontrolloni siguresën. Nëse siguresa digjet më shumë se një herë, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Pajisja nuk punon. Dera nuk është mbyllur mirë. Sigurohuni që derën nuk e bllokon diçka. | ||
| Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Llamba duhet të zëvendësohet. | ||
| Ekrani shfaq [2] | Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktiv. Çaktivizoni bllokimin e sigurisë për fëmijët. Mbani shtypur për 3 sekonda. | |
| Brenda pajisjes ka shkëndija. | Ka pjata metalike ose pjata me konture metalike. | Hiqni pjatën nga pajisja. |
| Brenda pajisjes ka shkëndija. | Paretet e brendshme i prek një hell metalik apo letër alumini. | Sigurohuni që helli dhe letra e aluminit të mos prekin paretet e brendshme. |
| Seti i pllakës së rrotullueshme bën zhurmë gërvishtjeje ose kërcitjeje. | Poshtë pllakës së qelqit ndodhet një objekt ose papastërti. | Pastroni zonën poshtë pllakës së qelqit. |
| Pajisja ndalon punën pa ndonjë arsye reale. | Ka një keqfunksionim. Nëse përsëritet kjo situatë, telefononi Qendrën e autorizuar të shërbimit. | |
12.2 Të dhëna për shërbimin
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në etiketën e
parametrave. Pllaka e specifikimeve ndodhet në pajisje. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pajisja.
| Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu: |
| Modeli (MOD.) .... |
| Numri i produktit (PNC) .... |
| Numri serial (S.N.) .... |
13. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.





