BM235SYB - Furrë mikrovalësh GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BM235SYB GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Furrë mikrovalë e ngulitur |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | BM235SYB |
| Dimensionet (G x L x T) | 592 x 390 x 375 mm |
| Pesha neto | 17.5 kg |
| Vëllimi | 23 litra |
| Furnizimi me energji | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Fuqia e mikrovalës | 900 W |
| Fuqia e skarës | 1200 W |
| Frekuenca | 2450 MHz |
| Niveli i zhurmës | < 58 dB (A) |
| Pjata rrotulluese | Qelq, i larë në pjatalarëse |
| Funksionet kryesore | Mikrovalë, Skarë, Kombinuar, Shkrirje, Mbajtje e ngrohtë |
| Programet automatike | Pije, Popkorn, Perime, Shkrirje, Peshk, Picë, Biftek |
| Siguria e fëmijëve | Mbyllje elektronike (shtypje e gjatë 3 sekonda në START/STOP) |
| Modaliteti Eco | Fikja e ekranit në gatishmëri (shtypje e njëkohshme e tasteve < dhe >) |
| Pastrim automatik | Program me avull (8 min me 200 ml ujë) |
| Nisje e shtyrë | Po, deri në 24 orë përpara |
| Ekrani | Digjital me orë (24h) |
| Lloji i komandimit | Elektronik me zgjedhës rrotullues dhe taste me prekje |
Pyetjet më të shpeshta - BM235SYB GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth BM235SYB GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë mikrovalësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BM235SYB - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BM235SYB e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT BM235SYB GORENJE
Për përdorimin më të lehtë të prodhimit, kemi bashkangjitur udhëzime gjithëpërfshirëse. Le të ju ndihmojnë që sa më shpejt të njoftoheni me aparatin tuaj të ri. Ju lutemi, që para përdorimit të parë të aparatit, me kujdes të lexoni udhëzimet.
Por, gjithsesi kontrolloni se a e keni pranuar aparatin e padëmtuar. Nëqoftëse konstatoni dëmtim nga transporti, ju lutemi që të kontaktoni me shitësin te i cili keni blerë aparatin, ose me deponë rajonale nga ku është furnizimi. Numrin telefonik e gjeni në faturë ose fletë furnizimi.
Udhëzimet për përdorim janë të dedikuara përdoruesit. Përshkruajnë aparatin dhe komandimin me të. Ata janë të adaptuara për llojet e ndryshme të aparatit, prandaj mund të përmbajnë edhe përshkrimet e funksioneve, të cilat aparati i juaj nuk i përmban.
Marrim të drejtë për ndryshime eventuale dhe gabime në udhëzimet për përdorim.

Kurrë mos prekni sipërfaqet e aparateve për nxehje ose për gatim. Gjatë funksionimit, ato nxehen. Sipërfaqet e brendshme të aparatit dhe elementet për nxehje shumë nxehen. Rrezik i djegies! Mos lejoni fëmijtë afër.

Burimi i mikrovalëve dhe tensionit të lartë! Mos hiqni kapakun.
PARALAJMËRIM! Gjatë përdorimit, aparati i amvisërisë dhe pjesët e tij nxehen. Nevojitet të kujdesemi që të mos prekim sipërfaqet e nxehta. Fëmijët me moshë më të ulët se 8 vjet të mos qëndrojnë në afërsi të aparatit, përveç nëqoftëse i mbikqyrni tërë kohën. Aparatin e amvisërisë mund ta përdorin fëmijët me moshë mbi 8 vjeçare si dhe fëmijët me aftësitë e zvogëluara trupore, ndjesore ose shpirtërore, ose ata persona që kanë përvojë të mangët, resp. njohuri, mbikqyrje ose udhëzime sa i takon përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurtë dhe se janë të vetëdijshëm për rrezikun e përdorimit. Gjatë përdorimit të aparatit, mbikqyrni fëmijët dhe keni kujdes që ata të mos luajnë me aparatin. Fëmijët nuk kanë të drejtë të pastrojnë dhe mirëmbajnë aparatin, përveç nëqoftëse janë në moshë mbi 8 vjeçare dhe se janë të mbikqyrur.
Kujdesuni që aparati dhe kablloja kyçëse të mos jenë qasëse fëmijëve më të rinj se 8 vjet.
PARALAJMËRIM: Kur funksionon aparati në mënyrën e kombinuar, për shkak të temperaturave shumë të larta që shkaktohen, fëmijët kanë të drejtë të përdorin
aparatin vetëm nën mbikqyrjen e kujdesshme të të rriturve (vetëm për aparatet me funksionin e skarës).
- PARALAJMËRIM: nëqoftëse është dera e dëmtuar ose guarnicioni i saj, nuk lejohet përdorimi i aparatit derisa atë nuk e ndreq personi i autorizuar.
- PARALAJMËRIM: Ndreqjen e aparatit ka të drejtë ta kryej vetëm serviseri i autorizuar.
- PARALAJMËRIM: Lëndët fluide dhe ushqimin mos e ngrohni në enët e mbyllura, respektivisht ambalazhin e përshtatur, sepse ajo mund të shpërthejë.
- Mos hiqni këmbëzat e furrës dhe mos mbuloni vrimat për ajrosje.
- Përdorni vetëm ndihmësat e përshtatshëm për përdorim në furrën mikrovalore.
- Kur e ngrohni ushqimin në ambalazh ose enë plastike ose prej metali, mbikëqyrni procesin e ngrohjes për shkak të rrezikut që lloji i tillë i ambalazhit, respektivisht enës, të mos ndizet.
- Nëqoftëse vëreni tym, shkyçeni aparatin nga rrjeta elektrike, kurse derën lëreni të mbyllur, që të shuani flakën eventuale.
- Kur e ngrohni pijen në furrë mikrovalore, pas ca kohe pija mund të vlojë dhe të derdhet, prandaj, në këto raste veproni me kujdes.
- Që të mos vijë deri te djegia, para përdorimit përzieni ose tundeni përmbajtjen e shisheve për ushqimin e foshnjave ose shisheve me ushqim për foshnjat dhe kontrolloni temperaturën e përmbajtjes.
- Në furrë mikrovalore mos ngrohni vezët me lëvozhgë ose ato të ziera fort, ato mund të shpërthejnë, edhe pasi që ka përfunduar ngrohja në furrë.
- Kur e pastroni sipërfaqen e derës, guarnicionin, brendësinë e furrës, përdorni vetëm lëndë pastruese të buta (jo agresive), ato i qitni me sfungjer të butë.
- Rregullisht pastrojeni furrën dhe hiqni mbeturinat eventuale të ushqimit.
- Nëqoftëse nuk e mirëmbani dhe pastroni rregullisht furrën, mund të vijë deri te dëmtimi i sipërfaqeve, e kjo ndikon negativisht në jetëzgjatjen e aparatit dhe rrit rrezikun në përdorimin e saj.
- Nëqoftëse kablloja kyçëse është e dëmtuar, për t'u shmangur nga rreziqet, atë le ta këmbejë vetëm serviseri i autorizuar ose profesionist tjetër i aftësuar.
- Keni kujdes që të mos varet kablloja mbi skajin e tavolinës ose sipërfaqes për punë.
- Mos e aderoni aparatin në tastin e jashtëm kohor ose sistemin për komandim nga larg (pilotim) që të mos shkaktoni rrezik.
- Mos tentoni të këmbeni vetë llambën e furrës dhe mos lejoni asnjë personi, që nuk është i autorizuar nga ana e qendrës servisore Gorenje. Nëqoftëse digjet llamba në furrë, këshillohuni te shitësi ose te qendra më e afërt servisore Gorenje. KUJDES: Për pastrimin e furrës mikrovalore të mos përdorni: lëndë për pastrim furrash, pastrues me avull, lëndë pastruese të vrazhda dhe irrituese që përmbajnë hidroksid të natriumit ose sfungjer me tela.
UDHËZIME SIGURIE PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM
Në vijim janë të numëruara disa rregulla dhe disa masa sigurie, të cilat, ngjashëm siç edhe në përdorimin e aparateve të tjera, nevojitet t'i marrim në konsiderim, për të siguruar funksionim të sigurtë dhe funksionim efikas të furrës:
- Gjatë funksionimit të furrës, gjithmonë le të qëndrojnë në vend të vet pjata nga qelqi, dorezat, cilindri, pajisja bashkuese dhe lugu për cilindrin.
- Mos përdorni furrën për asnjë dedikim tjetër, përveç asaj për përgatitjen e ushqimit; në të mos vini tesha, letra apo sende të tjera dhe mos e përdorni për sterilizim.
- Kurrë mos e kyçni furrën në qoftë se ajo është e zbrazët, kështu atë mund ta dëmtoni.
- Mos ruani asgjë në brendësi të furrës, p.sh. letra, libra kuzhinore dhe të ngjashme.
- Mos zieni ushqimin që është i mbështjellë me membranë, p.sh. e verdha e vezës, patatja, mushkëritë e pulës etj., pa e shpuar në shumë vende me pirun.
- Mos futni asnjë lloj gjësendesh në vrimat në anën e jashtme të furrës.
- Kurrë mos i nxirrni pjesët e furrës, p.sh. këmbëzat, rezen, vidhat, etj.
- Mos gatitni gjella direkt në pjatën nga qelqi. Paraprakisht, para se të futni ushqimin në furrë, vendoseni në enë të përshtatshme ose ndihmëse të ngjashme. E RËNDËSISHME: Ndihmësat kuzhinierë, të cilët nuk lejohen të përdoren në furrën mikrovalore: mos përdorni tenxhere metalike ose enë me doreza metalike.
Mos përdorni enë me skaj metalik. Mos përdorni enë nga melamina, sepse ato përmbajnë material që absorbon energjinë mikrovalore. Kjo mund të shkaktojë që ena të plasë ose të ndizet, përveçse të kësaj ngadalëson ngrohjen / zierjen. Mos përdorni enët pa shtresë për përdorim në furrën mikrovalore. Gjithashtu mos përdorni filxhanë të mbyllur, me dorezë. Mos gatitni ushqim, respektivisht pije në enën që ka të ngushtuar hapësirën, p.sh. shishe, sepse ajo gjatë ngrohjes mund të plasë.
- Ndihmësat për furrën mikrovalore përdorni vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesve të tyre.
- Mos tentoni të fergoni ushqimin në furrën mikrovalore.
- Jini të kujdesshëm që në furrën mikrovalore ngrohet vetëm lënda fluide, por jo edhe ena në të cilën gjendet. Prandaj është e mundshme që pasi të hiqni kapakun, lënda fluide në enë transmeton avull ose nga ajo spërkasin pika, megjithatë që kapaku i enës nuk është i nxehur.
- Para përdorimit, gjithmonë kontrolloni temperaturën e ushqimit, posaçërisht nëse do t'ua jepni fëmijëve. Rekomandojmë që kurrë mos e konsumoni ushqimin/gjellën në mënyrë direkte nga furra, por ta lini ca minuta dhe sipas mundësisë ta përzieni, që të shpërndahet temperatura njëtrajtshëm.
- Ushqimi që përmban përzierjen nga dhjami (yndyra) dhe uji, p.sh. baza e supës, pas shkyçjes së furrës të mbetet në të edhe përafërsisht 30 deri në 60 sekonda. Kështu do të mundësoni që përzierja të stabilizohet dhe parandalojë daljen e flluskave, kur do ta merrni me lugë ose në të do të qitni katrorin për supë.
- Te gatitja e ushqimit jini të kujdesshëm që disa lloje ushqimi p.sh. pudingu i krishtlindjeve, marmelata ose mishi i bluar nxehen shumë shpejt. Kur ngrohni ose gatuani ushqimin me përbërje të lartë dhjami ose sheqeri, mos përdorni enë nga plastika.
- Ndihmësat që i përdorni te gatitja e ushqimit në furrën mikrovalore mund të nxehen shumë, sepse ushqimi rrezaton nxehtësi. Kjo vlen veçanërisht nëse maja e enës dhe dorezat janë të mbuluara me kapak nga plastika ose me shtresë plastike. Te kapja e llojit të tillë të enëve, ndoshta do t'ju nevojiten dorëza kuzhine.
- Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri në brendësi të furrës:
a) Kujdesuni që ushqimin të mos e zieni gjatë kohë. Me kujdes mbikëqyrni rrjedhën e gatimit, kur ka në furrë ndihmësa prej letre, plastike, ose materiale të tjera që ndizen shpejt. b) Para se të futni qeskën në furrë, largoni telat për mbylljen e qeskës. c) Në qoftë se sendi në furrë ndizet, lëreni derën e furrës të mbyllur, shkyçni furrën nga rrjeta elektrike ose shkyçni siguresën kryesore në panelin me siguresa.

INDIKATORI
(tregon kohën e gatimit, fuqinë e funksionimit, orën)

RREGULLIMI I KOHËS
PULLA E FUNKSIONIT SIMPLICITY

START | STOP
(butona për konfirmimin, përkatësisht fillimin | ndërprerjen e funksionimit)
PULLA PËR HAPJE
1. 2. 3. 4. 5.

- Mbyllësja e derës
- Dritarja e furrës
- Rrethi i tabakasë
- Tabakaja prej qelqi
- Paneli i mbikqyrjes
- Udhëzuesi valor (ju lutemi mos e hiqni pllakën nga silikati, e cila mbulon udhëzuesin valor)
Grila për skarë (mund të përdoret vetëm për funksionin e skarës ose në kombinim me mikrovalët. Gjithmonë e vendosni vetëm në pjatën prej qelqi)
1. ORA

Furra është e pajisur me orë digjitale. Kur është furra në gjendje të pritjes, me shtypjen e butonit për orën e rregulloni kohën në ciklin 24-orësh.
Për shembull: Në qoftë se dëshironi të rregulloni orën në furrë në 8:30.
- Kur është furra në gjendje të gatishmërisë, rrotulloni pullën funksionale në pozicionin KOHA.
- Shtypni butonin dhe rregulloni orën në 8:30.
- Për konfirmimin e rregullimit të orës, shtypni butonin START | STOP.
2. ORA PROGRAMORE

Ora programore na mundëson që paraprakisht të rregullojmë kohën e fillimit dhe përfundimit të gatimit të ushqimit. Paraprakisht se të përdorni funksionin në fjalë, ora në furrë nevojitet të rregullohet në mënyrë të duhur.
Shembull: Koha momentale është 9:00, me gatimin e ushqimit nevojitet të nisim në orën 10:30 edhe atë me ndihmën e skarës 5 minuta:
- 1.
- 1.
- 1.
- 1.
- 1.
- 1.
- 0
- Me butonin < ose > rregulloni orën në 10:30.
- Rrotulloni pullën në drejtim të kundërt të akrepave të orës në pozicionin SKARA, që të rregulloni gatimin me skarë.
- Me shtypjen e < ose > rregulloni kohën e gatimit 5 minuta.
- Për konfirmim, shtypni butonin START | STOP dhe ikona për orën programore në indicator fillon të pulsojë.
VËREJTJE:
Kur vjen koha e programit të rregulluar, dëgjoni dy bip-a dhe furra mikrovalore automatikisht fillon të funksionojë.
3. ORA PROGRAMORE

Përdorimi nevojitet për parandalimin e përdorimit të pambikëqyrur të furrës nga fëmijët. Kur është furra e mbyllur, në indicator shfaqet ikona dhe përdorimi i furrës është i çmundësuar, derisa ta çelim vetë.
Nëse dëshironi të mbyllni furrën me mikrovalë, mbani të shtypur pullën START | STOP për 3 sekonda. Kur dëgjoni bip-in, furra me mikrovalë mbyllet. Në gjendjen e mbyllur, të gjithë butonat janë të çaktivizuar.
- MBYLLJA NGA FËMIJËT

- ADAPTIMI I KOHËS

- ADAPTIMI I KOHËS

- ECO MODE - KURSIMI I ENERGJISË
Nëse dëshironi ta anuloni, respektivisht ta çelni furrën me mikrovalë, mbani të shtypur përsëri për 3 sekonda pullën START | STOP dhe kur dëgjoni bip-in, furra me mikrovalë është e çelur.
Futni një gotë me 200ml ujë dhe rrotulloni pullën funksionale në PASTRIM AUTOMATIK dhe për fillimin e funksionimit shtypni butonin START | STOP. Pas skadimit të kohës, largoni gotën dhe pjatën nga qelqi dhe pastroni brendësinë e furrës me leckë të thatë.
Nëse dëshironi ta shkurtoni respektivisht ta zgjatni kohën e funksionimit, këtë e bëni ashtu që të përzgjidhni funksionin programues adekuat (MIKROVALËT OSE SKARA) dhe para se ta konfirmoni, rregulloni kohën me shtypjen e butonave < ose >.
Pullën funksionale e përdorim për rregullimin e funksionit të dëshiruar (pjekje, shkrirje, skarë etj.). Ikonat në pullë paraqesin grupin tipik të ruajtjeve për ndonjë funksion, por në furrë mund të gatuani edhe lloje tjera të ushqimeve. Në faqen vijuese, në tabelë janë paraqitur hollësisht domethënia dhe funksionimi i funksioneve të veçanta dhe kohët e paracaktuara të funksionit të veçantë. Ato mund sipas dëshirës t'i adaptoni.
Pulla funksionale njëkohësisht shërben për NDËRPRERJE resp. ANULIM të funksionit të përzgjedhur, nëse e rrotulloni në pozicionin startues 0.
| Simboli | Funksioni Domethënia Sasia | Koha e pararregulluar | Këshillë | |
| Mikrovalët 100% Filxhani i ujit/ kafes/ qumështit/ çajit | 1 filxhan - 200ml | 2 min 20 sec | Për pije më të ngrohtë ose{sasi më të madhe rregulloni kohën të gjatë të funkionsimit. | |
| Mikrovalët 100% Kokoshka | 1 qeskëz - 100g | 3 min 30 sec | Për{sasi më të madhe të kokoshkave rregulloni kohën e lartë të funkionsimit. | |
| Mikrovalët 50% Perimet | 300g - karotë (e prerë) | 4 min | ||
| Mikrovalët 30% Shkrirja | Bukë 0,5kg | 20 min | Zbritni kohën e funkionsimit për{sasi më të vogël të bukës. | |
| Skara 85% Peshku | Peshku 500g | 25 min | Ktheni peshkun pas kalimit të gjysmës SSE kohës 12,5min (do të dëgjoni bip) dhe pastaj shtypni butinin START | PAUSE. | |
| Mikrovalët 30% + skara 70% Pizza | Pizza 350g | 11 min | ||
| Mikrovalët 40% + skara 60% Biftek mishi | Biftek mishi 500g | 35 min | Për bifekun e reshkët në të dy anët shtypni butinin START|PAUSE 5min para skadimit ëkohës dhe ktheni bifekun, pastaj shtypni butinin START | PAUSE. | |
| Mikrovalët 10% Pastrimi | 10 min | |||
| OraOra | ||||
| Ora programore Vonesa e funkionsimit | ||||
| Mikrovalët 100% Pastrimi | 1 filxhan - 200ml | 5 min | ||
- Para pastrimit, shkyçni furrën dhe nxirreni spinën nga priza.
- Le të jetë gjithmonë e pastër brendësia e furrës. Kur thahen grimcat e ushqimit në muret anësore të furrës, lëndët fluide që spërkaten ose lënda e derdhur, ato fshiji me leckë të lagësht. Përdorimi i detergjentëve të vrazhdë ose lëndëve pastruese agresive nuk rekomandohet.
- Sipërfaqen e jashtme të furrës e pastroni me leckë të lagësht. Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve në brendësi të furrës, kujdesuni që të mos derdhet uji në vrimat për ajrosje.
- Mos lejoni që të laget paneli i kontrollit. Atë e pastroni me leckë të butë e të lagësht. Për pastrimin e panelit të kontrollit mos përdorni detergjentë, lëndë pastrimi të vrazhda (abrazive) ose pastrues me spërkatje.
- Nëse në brendësi ose rreth sipërfaqeve të pajisjes tubohet avull, atë e fshini me leckë të butë. Deri te kjo mund të vijë nëse e përdorni furrën në ambiente të lagështa dhe në asnjë mënyrë nuk do të thotë gabim në funksionimin e furrës.
- Kohë pas kohe, nevojitet të nxirret edhe tabakaja prej qelqi dhe ta pastroni. Tabakanë e pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent të butë ose në makinën për pastrimin e enëve.
- Unaza e kushinetave dhe fundi (sipërfaqja e poshtme) në brendësinë e furrës nevojitet të pastrohet rregullisht, përndryshe gjatë funksionimit furra mund të bëjë zhurmë. Fundin e brendësisë së furrës e pastroni thjesht me detergjent të holluar, ujë ose lëndë për pastrimin e qelqit dhe e thani. Unazën e kushinetave mund ta pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e enëve. Pas përdorimit të gjatë, në rrotat e unazës së kushinetave tubohen avujt nga gatimi, por kjo nuk ndikon në funksionimin e tyre. Kur e nxirrni unazën e kushinetave nga lugu i fundit të komorës (brendësia e furrës), keni kujdes që atë ta rivendosni përsëri me rregullsi në vend të vet.
- Duhmet eventuale të padëshirueshme mund t'i evitoni ashtu që në enë të thellë për gatitjen e ushqimit në furrën mikrovalore të futni një filxhan me ujë dhe të preni një lëvozhgë limoni. Për pesë minuta e futni në furrën mikrovalore dhe atë e kurdisni.
MJEDISI: Pas skadimit të jetëzgjatjes së aparatit, atë mos e hidhni
bashkërisht me mbetjet tjera të amvisërisë, por dërgojeni në vendtubimin zyrtar për riciklim. Kështu do të kontribuoni në ruajtjen e mjedisit.
POZICIONIMI
- Kontrolloni se a e keni nxjerrë nga brendësia e derës të gjithë materialin ambalazhues. Mos e nxirrni kartonin mbrojtës që shërben si mbrojtës i magnetronit.
- Kur e hiqni ambalazhin, kontrolloni furrën, mos ka ardhur deri te dëmtimet që shihen, siç për shembull:
- dera e menjanuar,
- dera e dëmtuar,
- grepëza ose bira në qelq (dritarja) në derë dhe në ekran,
- grepëza në brendësi të furrës.
Mos e përdorni furrën në qoftë se vëreni ndonjërën nga dëmtimet e lartpërmendura.
- Furra mikrovalore peshon rreth 17,5 kg; atë e poziciononi në sipërfaqe të sheshtë e cila është mjaft e fortë, që të mbajë peshën e furrës.
- Poziciononi furrën larg nga burimet e temperaturave të larta dhe avullit.
- Asgjë mos vendosni mbi furrë.
- Që të siguroni ajrosje të mjaftueshme, afër anëve të furrës le të jetë zbrazëti prej 20 cm, kurse mbi të 30 cm.
- Mos nxirrni boshtin e shtytjes së tabakasë rrotulluese.
- Siç te të gjithë aparatet tjera, edhe te aparati në fjalë nevojitet mbikqyrje e kujdesshme kur e përdorin fëmijët.
- Priza elektrike nevojitet të jetë e arritshme me lehtësi, që në raste urgjente aparati shpejt dhe thjesht të shkyçet. Por ka mundësi që në përputhje me udhëzimet për instalimin elektrik furrën të lidhim me tastin me të cilin në moment mund të shkyçim furnizimin. Mbaresën e kyçni në prizë të fazës me rrymë alternative të instaluar me rregullsi dhe të tokëzuar 230V/50Hz. PARALAJMËRIM! APARATI NEVOJITET TË JETË I TOKËZUAR! Prodhuesi refuzon çdo lloj përgjegjësie në qoftë se nuk merrni në konsiderim këtë masë sigurie.
- Furrës i nevojitet 1,4 kVA fuqi hyrëse. Rekomandojmë që te pozicionimi i furrës të këshilloheni me serviserin, resp. me profesionistin përkatës.
KUJDES: Furra përmban mbrojtje të vetë, edhe atë siguresë 250V, 10A.
SPECIFIKACIONET

PËRMASAT E INSTALIMIT TË FURRËS MIKROVALORE
Shpenzimi i energjisë el. 220-240V-50Hz, 1400W
Fuqia dalëse: 900W
Pajisja është e shënuar në përputhje me direktivën europiane 2012/19/ EU Për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE). Direktiva përcakton kërkesat për tubimin dhe menaxhimin me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, të cilat janë në fuqi në tërë Unionin Europian.
KABINETI I FURRËS ME MIKROVALË
Kërkesat për përmasat e kabinetit (shih ilustrimin):

- Gjerësia e brendshme e kabinetit është 566-580 mm.
- Lartësia e brendshme e kabinetit është 365-380 mm.
- Thellësia e kabinetit nuk duhet të jetë më pak se 550 mm.
- Dimensioni i jashtëm i kabinetit nuk duhet të jetë më i vogël se 596 mm.
- Trashësia e pjesës së sipërme të kabinetit prej druri nuk duhet të jetë më e vogël se 15 mm.
MATERIALE TË INSTALIMIT

- Vida φ3×20 mm: 2 copë. 2. Mbulesa e vidave: 1 copë.
- Vida φ4×45 mm: 1 copë.
- Vendosni mikrovalën në kabinet. Mbani furrën me mikrovalë në një pozicion horizontal, distanca nga të dy muret anësore të dollapit duhet të jetë e njëjtë. Vendosni vidat (përbërësi 1) në vrimat në skajin e sipërm të kornizës dhe vidhni ato në mobilje.

- Hapni derën e mikrovalës, futni vidën (përbërësi 3) në hapje dhe futeni atë në kabinet, pastaj instaloni mbulesën e vidave.

VËSHTIRËSITË NGA RADIOJA (INTERFERENCAT)
Furra mikrovalore mund të shkaktojë vështirësi në radiodifuzionin, TV aparatin dhe pajisjet e ngjashme. Në qoftë se vjen deri te vështirësi (interferenca), ato mund të shmangen ose të zvogëlohen me masat vijuese:
a) Pastroni derën dhe sipërfaqet e guarnicioneve në furrë. b) Poziciononi radion, TV aparatin etj. sa më larg nga furra mikrovalore. c) Për radio aparatin, TV aparatin etj. përdorni antenë të instaluar përkatëse, e cila do të mundësojë pranimin e sinjalit të fuqishëm.
MARRIM TË DREJTË PËR NDRYSHIME, TË CILAT NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.
PARASETTE THIRRIN SERVISIN
- Nëqoftëse furra nuk funksionon aspak, ose nëqoftëse në ekran nuk shihet asgjë, ose nëqoftëse indicatori shuhet:
a) Kontrolloni se a është e kyçur furra me rregullsi në rrjetën elektrike. Nëqoftëse nuk është, nxirrni spinën nga priza, prisni 10 sekonda dhe përsëri e kyçni. b) Kontrolloni se a është djegë siguresa në instalimin elektrik ose nëqoftëse rryma është ndërprerë në siguresën kryesore. Nëqoftëse në siguresa nuk ka gabime, provoni prizën me ndonjë aparat tjetër.
- Nëqoftëse furra mikrovalore nuk nxeh, ose nuk jep energji mikrovalore:
a) Kontrolloni se a është e rregulluar me rregullsi ora programore. b) Kontrolloni se a është dera e mbyllur mirë dhe se a janë bravat siguruese të mbyllura. Nëqoftëse nuk janë, energjia mikrovalore nuk do të lirohet.
Nëqoftëse me ndihmën e udhëzimeve të mësipërme nuk do të keni sukses të anuloni vështirësitë, kërkoni ndihmë nga serviseri më i afërm i autorizuar.
Mospërputhjet eventuale në nuancat e ngjyrave mes pajisjeve ose komponentëve të ndryshëm brenda një linje të vetme të dizajnit mund të ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç p.sh. kënde të ndryshme nën të cilat vërehen pajisjet, sfonde të ndryshme ngjyrash, materialet dhe ndriçimi i dhomës.
Vetëm për përdorim personal!
Rekomandimet shtesë për pjekje me mikrovalë dhe këshilla të dobishme gjeni në faqen kryesore:
http://www.gorenje.com
KENAQËSI TË PËRDORIMIT TË FURRËS SUAJ MIKROVALORE JU DËSHIRON
Kjo udhëzim do t'ju ndihmojë të njiheni më shpejt me furrën tuaj. Lexoni me kujdes udhëzimin përpara se të përdorni pajisjen. Sigurohuni që ta ruani udhëzimin së bashku me dokumentacionin shoqërues. Kur ia jepni pajisjen një pronari të ri, mos harroni t'i jepni edhe këto dokumente.
Udhëzimi i përdorimit është i destinuar për konsumatorin. Ai përshkruan furrën dhe kontrollin e saj. Udhëzimi është hartuar për disa lloje pajisjesh, prandaj mund të përfshijë përshkrime të funksioneve të veçanta që nuk i keni në modelin tuaj.

Pajisja është e destinuar vetëm për përdorim në kushte shtëpiake për ngrohjen e ushqimit me anë të valëve elektromagnetike. Përdoreni vetëm brenda ambienteve të mbyllura.
Kjo udhëzim do t'ju ndihmojë të njiheni më shpejt me furrën tuaj me mikrovalë. Lexoni me kujdes udhëzimin përpara se të përdorni pajisjen. Sigurohuni që ta ruani udhëzimin së bashku me dokumentacionin shoqërues. Kur ia jepni pajisjen një pronari të ri, mos harroni t'i jepni edhe këto dokumente.