GORENJE

MO4250TCLI - Mikrovalë GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MO4250TCLI GORENJE në format PDF.

📄 146 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE MO4250TCLI - page 92
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitFurrë me mikrovalë
MarkaGorenje
ModeliMO4250TCLI
VendosjaE pavarur / e integruar
Vëllimi42 litra
Fuqia e mikrovalëve1000 W
Lloji i kontrollitSensor / elektronik
EkraniLED
Numri i niveleve të fuqisë10
Funksioni i shkrirjesPo, sipas peshës/kohës
Funksioni i fillimit të shpejtëPo
Programet automatikePo (16 programe)
Modaliteti i konvekcionitPo
GrillPo
Modaliteti i kombinuarMikrovalë + konvekcion + grill
Veshja e brendshmeSmaltuar
Lloji i tryezës rrotullueseQelqor, 360 mm
Bllokimi i fëmijëvePo
KohëmatësiPo, deri në 90 minuta
Fikja automatikePo
Përmasat (LxGxT)300 x 540 x 500 mm
Pesha20.5 kg
Tensioni / Frekuenca220-240 V / 50 Hz
Konsumi i energjisë1500 W
Gjatësia e kabllit të rrymës1.3 m
NgjyraE zezë
Përmbajtja e paketimitManuali i përdoruesit, grila e grillit, tabaka e qelqit

Pyetjet më të shpeshta - MO4250TCLI GORENJE

Si të instaloni furrën me mikrovalë Gorenje MO4250TCLI?
Vendoseni furrën në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme. Siguroni një hapësirë ventilimi të paktën 10 cm në pjesën e pasme dhe 5 cm në anët. Lidheni në një prizë të tokëzuar.
Cilat janë mënyrat e ngrohjes të disponueshme?
Janë të disponueshme mënyrat: mikrovalë, grill, konvekcion, si dhe mënyrat e kombinuara (mikrovalë+grill, mikrovalë+konvekcion, grill+konvekcion).
Si të përdoret funksioni i shkrirjes?
Zgjidhni mënyrën 'Shkrirja', më pas vendosni peshën e produktit. Furra do të llogarisë automatikisht kohën dhe fuqinë. Mund të shkrini edhe manualisht.
A mund të gatuhet në enë metalike?
Jo, enët metalike mund të shkaktojnë shkëndija dhe të dëmtojnë furrën. Përdorni vetëm enë të përshtatshme për furrë me mikrovalë (qelq, qeramikë, plastikë me shenjën përkatëse).
Si të pastrohet furra me mikrovalë?
Fshini muret e brendshme me një leckë të lagur dhe të butë. Për të hequr erërat, vendosni një tas me ujë dhe lëng limoni brenda dhe ndizjeni për 5 minuta. Mos përdorni pastrues gërryes.
Çfarë do të thotë gabimi në ekran?
Kodet e gabimeve janë të përshkruara në manual. Shkaku më i shpeshtë është mbinxehja. Fikni furrën për 10 minuta dhe ndizeni përsëri. Nëse gabimi përsëritet, kontaktoni qendrën e shërbimit.
Si të aktivizohet bllokimi i fëmijëve?
Shtypni dhe mbani butonin 'Stop' për 3 sekonda. Në ekran do të shfaqet ikona e kyçjes. Për ta çaktivizuar, përsëritni veprimin.
Si të hiqet tabaka e qelqit?
Hapni derën, kapeni tabakanë me të dy duart dhe ngrini lart. Rrotullojeni për ta liruar nga mbajtësi. Lani në ujë të ngrohtë me sapun.
Pse furra bën zhurmë gjatë punës?
Zhurma mund të vijë nga ventilatori ose tabaka rrotulluese. Kjo është normale. Nëse zhurma është rritur, kontrolloni nëse enët prekin muret.
Si të rivendosen cilësimet e fabrikës?
Shkëputni furrën nga rrjeti për 10 sekonda, më pas ndizeni përsëri. Të gjitha cilësimet do të kthehen në standard. Për funksione të veçanta, rivendosja mund të ndryshojë.

Pyetjet e përdoruesve rreth MO4250TCLI GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MO4250TCLI - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MO4250TCLI e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT MO4250TCLI GORENJE

Udhëzime për përdorim / Furra mikrovalore sq 92

Uputstvo za upotrebu / Mikrotalasna rena SRB BIH MNE....106

Ju falënderohemi për blerjen Tuaj. Binduni vetë. Në prodhimet tona mund të mbeshteteni.

Për përdorimin më të lehtë të prodhimit, kemi bashkangjitur udhëzime gjithpërfshirëse. Le të ju ndihmojnë që sa më shpejtë të njoftoheni me aparatin tuaj të rinj. Ju lutemi, që para përdorimit të parë të aparatit, me kujdes të lexoni udhëzimet.

Por, gjithsesi kontrolloni se a e keni pranuar aparatin e padëmtuar. Nëqoftëse konstatoni dëmtim nga transporti, ju lutemi që të kontaktoni me shitësin te i cili keni ble aparatin, ose me deponë rajonale nga ku është furnizimi. Numrin telefonik e gjeni në faturë ose fletë furnizim.

Ju dëshirojmë shum kënaqësi me aparatin tuaj të rinj.

GORENJE MO4250TCLI - 1

Aparati është i dedikuar përjashtimisht vetëm për përdorim në amvisëri, edhe atë, për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me ndihmën e energjisë elektromagnetike. Përdorni aparatin vetëm në ambientet e mbyllura.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Udhëzimet për përdorim janë të dedikuara përdoruesit. Përshkruajnë aparatin dhe komandimin me të. Ata janë të adaptuara për llojet e ndryshme të aparatit, prandaj mund të përmbajnë edhe përshkrimet e funksioneve, të cilat aparati i juaj nuk i përmban.

GORENJE MO4250TCLI - UDHËZIME PËR PËRDORIM - 1

Kurrë mos prekni sipërfaqet e aparateve për nxehje ose për gatim. Te funksionimi, ata nxehen. Sipërfaqet e brendshme të aparatit dhe elementet për nxehje shum tejnxehen. Rrezik i djegëjes! Mos lejoni fëmijt afër.

GORENJE MO4250TCLI - UDHËZIME PËR PËRDORIM - 2

Burimi i mikrovalëve dhe tensionit të lartë! Mos hiqni kapakun.

PARALAJMËRIM! Gjatë përdorimit, aparati i amvisërisë dhe pjesët e tij tejnxehen. Nevojitet të kujdesemi që të mos prekim sipërfaqet e nxehta. Fëmijt me moshë më të ulët se 8 vjet të mos qëndrojnë në afërsi të mbaresës, përveç nëqoftëse i mbikqyrni tërë kohën. Aparatin e amvisërisë mund të përdorin fëmijt me moshë mbi 8 vjeçare si dhe fëmijt me aftësitë e zvogëluara trupore, ndjesore ose shpirtërore, ose ata persona që kanë përvojë të mangshme, resp. njohuri, mbikqyrje ose udhëzime sa i takon përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurtë dhe se janë të vetëdijshëm për rrezikun e përdorimit. Te përdorimi i aparatit, mbikqyrni fëmijt dhe keni kujdes që ata të mos lozin me aparatin. Fëmijt nuk kanë të drejtë të pastrojnë dhe mirëmbajnë mbaresën, përveç nëqoftëse janë në moshë mbi 8 vjeçare dhe se janë të mbikqyrur.

Kujdeseni që aparati dhe kablloja kyçëse të mos jenë qasëse fëmijve më të rinj se 8 vjet.

- PARALAJMËRIM: Kur funksionon aparati në mënyrën e kombinuar, për shkak të temperaturave shum të larta që shkaktohen, fëmijt kanë të drejtë të përdorin

aparatin vetëm nën mbikqyrjen e kujdesshme të të rriturve (vetëm për aparatet me funksionin e skarës).

  • PARALAJMËRIM: nëqoftëse është dera e dëmtuar ose guarnicioni i saj, nuk lejohet përdorimi i aparatit dersa atë nuk e ndreq personi i autorizuar.
    • PARALAJMËRIM: Ndreqjen e aparatit ka të drejtë ta kryej vetëm serviseri i autorizuar.
  • PARALAJMËRIM: Lëndët fluide dhe ushqimin mos e ngrohni në enët e mbyllura, respektivisht amballazhin e përputhur, sepse ajo mund të shpërthejë.
  • Mos hiqni këmbëzat e furrës dhe mos mbuloni vanat për ajrosje.
  • Përdorni vetëm ndihmesat e përshtatshme për përdorim në furrën mikrovalore.
  • Kur e ngrohni ushqimin në amballazh ose enë plastike ose prej letre, mbikqyrni procesin e ngrohjes për shkak të rrezikut që lloji i tillë i ambalazhit, respektivisht enës të mos ndizet.
  • Nëqoftëse vëreni tym, shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike, kurse derën leni të mbyllur, që të zabulloni flakën eventuale.
  • Kur e ngrohni pijen në furrën mikrovalore, pas ca kohe pija mund të vluaj dhe derdhet, prandaj, në këto raste veproni me kujdes.
  • Që të mos vijë deri në djegëje, para përdorimit përzieni ose tundeni përmbajtjen e shishëzeve për ushqimin e foshnjeve ose shishëzeve me ushqim për foshnjet dhe kontrolloni temperaturën e përmbajtjes.
  • Në furrën mikrovalore mos ngrohni vezët me lëvozhgë ose ata të shum të ziera, ata mund të shpërthejnë, edhe pasiqë ka përfunduar ngrohja në furrë.

  • Kur e pastroni sipërfaqen e derës, guarnicionin, brendësinë e furrës, përdorni vetëm lëndë pastruese të buta (jo agresive), ata i qitni me spuzhvë të butë.

  • Rregullisht pastrojeni furrën dhe hiqni mbeturinat eventuale të ushqimit.
  • Nëqoftëse nuk e mirëmbani dhe pastroni rregullisht furrën, mund të vijë deri te harxhuarja e sipërfaqeve, e kjo ndikon negativisht në jetëzgjatjen e aparatit dhe rrit rrezikun te përdorimi i saj.
  • Nëqoftëse kabilloja kyçëse është e dëmtuar, për tu shmangur nga rreziqet atë le ta këmbejë vetëm serviseri i autorizuar ose profesionist tjetër i aftësuar.
  • Keni kujdes që të mos varet kabilloja mbi skajin e tavolinës ose sipërfaqes për punë.
  • Mos aderoni aparatin në tastin e jashtëm kohor ose sistemin për komandim nga larg (pilotim) që të mos shkaktoni rrezik.
  • Mos tentoni të këmbeni vetë llambën e furrës dhe mos lejoni asnjë personi, që nuk është i autorizuar nga ana e qendrës servisore Gorenje. Nëqoftëse digjet llamba në furrë, këshillohuni te shitësi ose te qendra më e afërme servisore Gorenje.
  • KUJDES: Për pastrimin e furrës mikrovalore të mos përdorni: lëndër për pastrim furrash, pastrues me avull, lëndë pastruese të vrazhdëta dhe irrituese që përmbajnë hidroksid të natriumit ose spuzhva me tela.

UDHËZIME SIGURIE PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Në vijim janë të numruara disa rregulla dhe disa masa sigurie, të cilat, ngjajshëm siç te te përdorimi i aparateve tjera nevojitet t'i marrim në konsiderim, për të siguruar funksionim të sigurtë dhe funksionim efikas të furrës:

  1. Gjatë funksionimit të furrës, gjithmonë le të qëndrojnë në vend të vet pjata nga qelqi, dorezat, cilindri, pajisja bashkuese dhe lugu për cilindrin.
  2. Mos përdorni furrën për asnjë dedikim tjetër, përveç të asaj për përgatitjen e ushqimit; në të mos terni tesha, letra apo sende tjera dhe mos e përdorni për sterilizim.
  3. Kurrë mos e kyçni furrën nëqoftëse ajo është e zbrazët, kështu atë mund ta dëmtoni.
  4. Mos ruani asgja në brendësi të furrës, p.sh. letra, libra kuzhinore dhe të ngjashme.
  5. Mos zieni ushqimin që është i mbështjellë me membranë, p.sh. e verdha e vezës, patatja, mushkërinjtë e pulës etj., pa mos e shpuar në shum vende me pirun.
  6. Mos futni asnjëlloj gjësendesh në vanat në anën e jashtme të furrës.
  7. Kurrë mos i nxjerrni pjesët e furrës, p.sh. këmbëzat, rezen, vidhat, etj.
  8. Mos gatitni gjella direkt në pjatën nga qelqi.

Paraprakisht se të futni ushqimin në furrë, vëndojeni në enë të përshtatshme ose ndihmesë të ngjajshme.

E RËNDËSISHME: Ndihmesat kuzhinore, të cilat nuk lejohet të përdoren në furrën mikro valore: mos përdorni tenxhere metalike ose enë me doreza metalike.

Mos përdorni enë me skaj metalik. Mos përdorni enë nga melamina, sepse ata përmbajnë material që absorbon energjinë mikrovalore. Kjo mund të shkaktojë që ena të pëlcas ose ndizet, përveç të kësaj ngadalëson ngrohjen / zierjen. Mos përdorni enët pa shtresë për përdorim në furrën mikrovalore. Gjithashtu mos përdorni filxhana të mbyllur, me dorezë. Mos gatitni ushqim, resp. pije në enën që ka të ngushtuar hapësirën, p.sh. në shishe, sepse ajo gjatë ngrohjes mund të plasë.

Mos përdorni termometra të rëndomtë për mish ose ämbëlsira. Mund të përdorni vetëm termometrat e dedikuara për përdorim në furrat mikrovalore.

  1. Ndihmesat për furrën mikrovalore përdorni vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesve të tyre.
  2. Mos tentoni të fërgoni ushqimin në furrën mikrovalore.

  3. Jeni të kujdesshëm që në furrën mikrovalore ngrohet vetëm lënda fluide, por jo edhe ena në të cilën gjendet. Prandaj është e mundëshme që pasiqë hiqni kapakun, lënda fluide në enë transmeton avull ose nga ajo stërpiken pika, megjithatë që kapaku i enës nuk është i nxehtë.

  4. Para përdorimit, gjithmonë kontrolloni temperaturën e ushqimit, posaçërisht nëqoftëse do të ua jepni fëmijve. Rekomandojmë që kurrë mos konsumoni ushqimin/gjellën në mënyrë direkte nga furra, por ta leni ca minuta dhe sipas mundësisë ta përzieni, që të shpërndahet temperatura njëtrajtshëm.

  5. Ushqimi që përmban përzierjen nga dhjami (yndyra) dhe uji, p.sh. baza e supës, pas shkyçjes së furrës të mbetet në të edhe përafërsisht 30 deri në 60 sekonda. Kështu do të mundësoni që përzierja të stabilizohet dhe parandalojë daljen e flluskave, kur do ta merrni me lugë ose në të do të qitni katorin për supë.

  6. Te gatitja e ushqimit jeni të kujdesshëm që disa lloje ushqimi p.sh. pudingu i kërshëndellave, marmollata ose mishi i bluar nxehen shum shpejtë. Kur ngrohni ose gatuani ushqimin me përbërje të lartë të dhjamit ose sheqerit, mos përdorni enë nga plastika.

  7. Ndihmesat që i përdorni te gatitja e ushqimit në furrën mikrovalore mund të nxehen shumë, sepse ushqimi rreazton nxehtësi. Kjo vlen apostafat nëqoftëse maja e enës dhe dorezat janë të mbuluara me kapak nga plastika ose me shtresë plastike. Te kapja e llojit të tillë të enëve, ndoshta do të ju nevojiten dorëza kuzhinore.

  8. Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri në brendësi të furrës:

a) Kujdeseni që ushqimin të mos e zieni gjatë kohë. Me kujdes mbikqyrni rrjedhjen e gatimit, kur ka në furrë ndihmesa prej letre, plastike, ose materiale tjera që ndizen shpejtë.

b) Para se të futni qeskën në furrë, largoni telat për mbylljen e qeskës.

c) Nëqoftëse sendi në furrë ndizet, leni derën e furrës të mbyllur, shkyçni furrën nga rrjeta elektrike ose shkyçni siguresën kryesore në panelin me siguresa.

DIAGRAMI I FURRËS

GORENJE MO4250TCLI - DIAGRAMI I FURRËS - 1

other | Value | |---| | 0 | | 5 | | 10 | | 15 | | 20 | | 25 | | 30 |

1 - Pulla për përzgjedhjen e kohës (0 - 30 minuta)

GORENJE MO4250TCLI - DIAGRAMI I FURRËS - 2

2 - Pulla për rregullimin e fuqisë së gatimit

GORENJE MO4250TCLI - DIAGRAMI I FURRËS - 3

text_image 1. 2. 3. 4. 5. 6.
  1. Mbyllësja e derës
  2. Dritarja e furrës
  3. Rrethi i tabakasë
  4. Tabakaja prej qelqi
  5. Paneli i mbikqyrjes
  6. Udhëzuesi valor (ju lutemi mos hiqni pllakën nga silikati, e cila mbulon udhëzuesin valor)

UDHËZIME PËR KOMANDIM

NDËRPRERJA E PËRKOHSHME / NDËRPREJA E PLOTË E GATIMIT

SHKRIRJA E USHQIMIT

GORENJE MO4250TCLI - UDHËZIME PËR KOMANDIM - 1

ZIERJA / NGROHJA

GORENJE MO4250TCLI - UDHËZIME PËR KOMANDIM - 2

  1. Për ndaljen e përkohshme (ndërprerjen) e gatimit: hapni derën dhe gatimi ndalet, për vazhdim mbyllni derën.
  2. Për ndaljen e plotë (shnosjen) e gatimit: rrotulloni pullën për rregullimin e kohës në 0.

Funksioni i shkrirjes Ju mundëson shkrirjen e mishit, shpendisë dhe peshkut. Ushqimin e ngrirë vëndoni në mest ë furrës dhe mbyllni derën.

  1. Pullën për rregullimin e fuqisë së rrezeve rrotulloni në »DEFROST« (shkrirje).
  2. Me rrotullimin e pullës për rregullimin e kohës së gatimit përzgjedhni kohën e dëshiruar.

VËREJTJE: Pas skadimit të kohës, dëgjohet sinjali akustik. Kohën e gatimit mund të ndryshoni kurdo.

Procesi vijues përshkruan se si zieni ose ngrohni ushqimin. GJITHMONË kontrolloni rregullimet e gatimit, paraprakisht se të largoheni nga furra në funksionim. Fillimisht vëndoni ushqimin në mesin e furrës dhe mbyllni derën.

  1. Me pullën për fuqinë e rrezeve rregulloni nivelin e fuqisë.
  2. Me pullën për rregullimin e kohës e përzgjedhni zgjatjen përkatëse të gatimit. Ndriçon llambëza në brendësi të furrës.
  3. Gjatë gatimit, me rrotullimin e pullës për rregullim mund të ndryshoni fuqinë e rrezeve.

VËREJTJE: Pas skadimit të kohës dëgjohet sinjali akustik. Kohën e gatimit mund të ndryshoni kurdo.

  1. Para pastrimit, shkyçni furrën dhe nxjerrni spinën nga priza.
  2. Le të jetë gjithmonë e pastër brendësia e furrës. Kur thahen grimcat e ushqimit në muritë anësore të furrës, lëndët fluide që spërkaten ose lënda e derdhur, ata fshini me leckë të lagshtë. Përdorimi i detergjenteve të vrazhdëta ose lëndëve pastruese agresive nuk rekomandohet.
  3. Sipërfaqen e jashtme të furrës e pastroni me leckë të lagshtë. Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve në brendësi të furrës kujdeseni që të mos derdhet uji në vanat për ajrosje.
  4. Mos lejoni që të laget paneli i mbikqyrjes. Atë e pastroni me leckë të butë e të lagshtë. Për pastrimin e panelit për mbikqyrje mos përdorni detergjente, lëndë pastrimi të vrazhdëta (abrazive) ose pastrues me sprucim.
  5. Nëqoftëse në brendësi ose rreth sipërfaqeve të shtëpizës tubohet avull, atë e fshini me leckë të butë. Deri te kjo mund të vijë nëqoftëse e përdorni furrën në ambiente të lagështa dhe kursesi nuk domethënë gabim te funksionimi i furrës.
  6. Kohë pas kohe, nevojitet të nxjerrni edhe tabakanë prej qelqi dhe ta pastroni. Tabakanë e pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e enëve.
  7. Unaza e kushinetave dhe fundi (sipërfaqja e poshtme) në brendësinë e furrës nevojitet të pastrohet rregullisht, përndryshe gjatë funksionimit furra mund të bëj zhurmë. Fundin e brendësisë së furrës e pastroni thjeshtë me detergjent të rralluar, ujë ose lëndë për pastrimin e qelqit dhe e thani. Unazën e kushinetave mund të pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e enëve. Pas përdorimit të gjatë, në rrotat e unazës së kushinetave tubohen avujt nga gatimi, por kjo nuk ndikon në funksionimin e tyre. Kur e nxjerrni unazën e kushinetave nga lugu i fundit të komorës (brendësia e furrës), keni kujdes që atë ta rivendoni përsëri me rregullsi në vend të vet.
  8. Duhmën eventuale të padëshirueshme mund të evitoni ashtu që në enë të thellë për gatitjen e ushqimit në furrën mikrovalore të futni një filxhan me ujë dhe të preni një lëvozhgë limone. Për pesë minuta

e futni në furrën mikrovalore dhe atë e kurdisni. Pas përfundimit të funksionimit, me përpikshmëri e thani brendësinë e furrës dhe e fshini me leckë të butë.

MJEDISI

Pas skadimit të jetëzgjatjes së aparatit, atë mos e hudhni bashkarisht me mbetjet tjera të amvisërisë, por dërgonja në vendtubimin zyrtar për reciklim. Kështu do të kontriboni në ruajtjen e mjedisit.

POZICIONIMI

  1. Kontrolloni se a e keni nxjerrë nga brendësia e derës të gjithë materialin ambalazhues. Mos e nxjerrni kartonin mbrojtës që shërben si mbrojtës i magnetronit.
  2. Kur e hiqni amballazhin, kontrolloni furrën, mos ka ardhur deri te dëmtimet që shihen, siç për shembull:
  3. dera e mënjanuar,
  4. dera e dëmtuar,
  5. gropëza ose bira në qelq (dritarja) në derë dhe në ekran,
  6. gropëza në brendësi të furrës.
    Mos përdorni furrën nëqoftëse vëreni ndonjërën nga dëmtimet e lartshënuara.

  7. Furra mikrovalore peshon rreth 12,5 kg; atë e poziciononi në sipërfaqe të rrafshë e cila është mjaft e fortë, që të mbajë peshën e furrës.

  8. Poziciononi furrën larg nga burimet e temperaturave të larta dhe avullit.

  9. Asgja mos vendoni mbi furrë.

  10. Që të siguroni ajrosje të mjaftueshme, afër anëve të furrës le të jetë zbraztirë prej 20 cm, kurse mbi te 30 cm.

  11. Mos nxjerrni boshtin e shtytjes së tabakasë rrotulluese.

  12. Siç te të gjithë aparatet tjera, edhe te aparati në fjalë nevojitet mbikqyrje e kujdesshme kur e përdorin fëmijt.

  13. Priza elektrike nevojitet të jetë qasëse me lehtësi, që në raste urgjente aparati shpejtë dhe thjeshtë të shkyçet. Por ka mundësi që në përputhje me udhëzimet për instalimin elektrik furrën të lidhim me tastin me të cilin në moment mund të shkyçim furnizimin. Mbaresën e kyçni në prizë njëfazëshe me rrymë alternuese të instaluar me rregullsi dhe të tokëzuar 230V / 50Hz. PARALAJMËRIM! APARATI NEVOJITET TË JETË I TOKËZUAR! Prodhuesi refuzon çdo lloj përgjegjësie nëqoftëse nuk merrni në konsiderim këtë masë sigurie.

  14. Furrës i nevojitet 1,1 kVA fuqi hyrëse. Rekomandojmë që te pozicionimi i furrës të këshilloheni me serviserin, resp. me profesionistin përkatës.

KUJDES: Furra përmban mbrojtje të vete, edhe atë siguresë 250V, 10A.

SPECIFIKACIONET

GORENJE MO4250TCLI - SPECIFIKACIONET - 1

Shpenzimi i energjisë el. 220-240V\~50Hz, 1080W

Fuqia dalëse....700W

Frekuenca e punimit: 2450MHz

Përmasat e jashtme:....450mm(Gjer) x 290mm(L) x 360mm(Th)

Vëllimi i furrës:....20 litra

Masa pa ambalazh:....Përafërsisht 12,5 kg

Niveli i zhurmës:....Lc < 58 dB (A)

Pajisja është e shënuar në përputhje me direktivën europiane 2012/19/EU për mbetjet e pajimeve elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE). Direktiva përcakton kërkesat për tubimin dhe menaxhimin me mbetjet e pajimeve elektrike dhe elektronike, të cilat janë në fuqi në tërë Unionin Europian.

PËRMASAT E INSTALIMIT TË FURRËS MIKROVALORE

GORENJE MO4250TCLI - SPECIFIKACIONET - 2

text_image 0 cm 30 cm 20 cm 20 cm min 85 cm 20 cm

VËSHTIRËSITË NGA RADIOJA (INTERFERENCAT)

Furra mikrovalore mund të shkaktojë vështirësi në radiodifuzionin, TV aparatin dhe mbaresat e ngjajshme. Nëqoftëse vjen deri në vështirësi (interferenca), ata mund tu shmangemi ose të zvogëlohen me masat vijuese:

a) Pastroni derën dhe sipërfaqet e guarnicioneve në furrë.
b) Poziciononi radion, TV aparatin etj. sa më larg nga furra mikrovalore.
c) Për radio aparatin, TV aparatin etj. përdorni antenë të instaluar përkatëse, e cila do të mundësojë pranimin e sinjalit të fuqishëm.

MARRIM TË DREJTË PËR NDRYSHIME, TË CILAT NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

  1. Nëqoftëse furra nuk funksionon aspak, ose nëqoftëse në ekran nuk shihet asgja, ose nëqoftëse indikatori shuhet:

a) Kontrolloni se a është e kyçur furra me rregullsi në rrjetën elektrike. Nëqoftëse nuk është, nxjerrni spinën nga priza, pritni 10 sekonda dhe përsëri e kyçni.
b) Kontrolloni se a është djegë siguresa në instalimin elektrik ose nëqoftëse rryma është ndërprerë në siguresën kryesore. Nëqoftëse në siguresa nuk ka gabime, provoni prizën me ndonjë aparat tjetër.

  1. Nëqoftëse furra mikrovalore nuk nxeh, ose nuk jep energji mikrovalore:

a) Kontrolloni se a është e rregulluar me rregullsi ora programore.
b) Kontrolloni se a është dera e mbyllur mirë dhe se a janë bravat siguruese të mbyllura. Nëqoftëse nuk janë, energjia mikrovalore nuk do të lirohet.

Nëqoftëse me ndihmën e udhëzimeve të mësipërme nuk do të keni sukses të anuloni vështirësitë, kërkoni ndihmë nga serviseri më i afërm i autorizuar.

Për informata ose në rast të vështirësive, lajmërohuni në qendrën e Gorenjes për informim të përdoruesve në shtetin tuaj (numrin telefonik e gjeni në fletëgarancionin ndërkombëtar). Nëqoftëse në shtetin tuaj nuk ka lloj të tillë të qendrës, informohuni te shitësi lokal i Gorenjes ose repartin e Gorenjes për aparate të vogla për amvisëri.

Vetëm për përdorim personal!

Rekomandimet shtesë për pjekje me mikrovalë dhe këshilla të dobishme gjeni në faqen kryesore:

http://www.gorenje.com

KËNAQËSI TE PËRDORIMI I FURRËS SUAJ MIKROVALORE JU DËSHIRON

gorenje

POŠTOVANI KUPAC

Zahvaljujemo vam za kupovinu našeg proizvoda.

Sami ćete se uveriti da se na naše proizvode možete osloniti.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : MO4250TCLI

Kategori : Mikrovalë