BM235ORAW - Furrë mikrovalësh GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BM235ORAW GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Furrë me mikrovalë me skarë |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | BM235ORAW |
| Kapaciteti i furrës | 23 litra |
| Konsumi i energjisë | 220-240 V ~ 50 Hz, 1450 W |
| Fuqia dalëse e mikrovalës | 900 W |
| Fuqia e ngrohësit të skarës | 1200 W |
| Frekuenca e punës | 2450 MHz |
| Dimensionet e jashtme (Gj×L×T) | 592 mm × 390 mm × 368 mm |
| Pesha neto (përafërsisht) | 14.5 kg (16.8 kg uncrated) |
| Niveli i zhurmës | < 58 dB(A) |
| Nivelet e fuqisë së mikrovalës | 5 nivele (100%, 70%, 50%, 30%, 10%) |
| Mënyrat e skarës | G-1 (85% fuqi), G-2 (50% fuqi) |
| Mënyrat e gatimit të kombinuar | C-1 (55% mikro + 45% skarë), C-2 (30% mikro + 60% skarë) |
| Programet automatike të menysë | 8 (Oriz, Perime, Makarona, Mish, Peshk, Pule, Lëng, Kokoshka) |
| Funksionet speciale | Fillim i shpejtë, shkrirje automatike (100-2000 g), start i vonuar, kyçje për fëmijë, mënyra eco |
| Aksesorët e përfshirë | Pjatë rrotulluese qelqi, unazë rrotullimi, raft skare, komplet instalimi për montim të integruar |
| Dimensionet e kabinetit për montim të integruar | Gjerësia 566-580 mm, lartësia 365-380 mm, thellësia min. 550 mm |
| Udhëzimet e pastrimit | Fshijeni brendësinë me një leckë të lagur; mos përdorni pastrues gërryes; pjata e qelqit mund të lahet në pjatalarëse |
| Karakteristikat e sigurisë | Sistemi i kyçjes së derës për siguri, kyçje për fëmijë, prizë e tokëzuar, mbrojtje nga rrjedhja e mikrovalëve |
| Riparimi / Shërbimi | Zëvendësimi i llambës vetëm nga shërbimi Gorenje; kordoni i furnizimit duhet të zëvendësohet nga personel i kualifikuar |
| Pajtueshmëria mjedisore | Direktiva WEEE 2012/19/BE; ricikloni në pikën e caktuar të grumbullimit |
Pyetjet më të shpeshta - BM235ORAW GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth BM235ORAW GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë mikrovalësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BM235ORAW - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BM235ORAW e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT BM235ORAW GORENJE
Ju falënderojmë për blerjen tuaj. Binduni vetë. Në prodhimet tona mund të mbështeteni.
Për përdorimin më të lehtë të prodhimit, kemi bashkangjitur udhëzime gjithëpërfshirëse. Le të ju ndihmojnë që sa më shpejt të njiheni me aparatin tuaj të ri. Ju lutemi, që para përdorimit të parë të aparatit, me kujdes të lexoni udhëzimet.
Por, gjithsesi kontrolloni nëse e keni pranuar aparatin e padëmtuar. Në qoftë se konstatoni dëmtim nga transporti, ju lutemi që të kontaktoni me shitësin te i cili keni blerë aparatin, ose me deponë rajonale nga ku është furnizimi. Numrin telefonik e gjeni në faturë ose fletë furnizimi.
Ju dëshirojmë shumë kënaqësi me aparatin tuaj të ri.

Aparati është i dedikuar përjashtimisht vetëm për përdorim në amvisëri, edhe atë, për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me ndihmën e energjisë elektromagnetike. Përdorni aparatin vetëm në ambientet e mbyllura.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Lexoni me kujdes udhëzimet dhe ruajini ato për t'ju referuar në të ardhmen.
Udhëzimet për përdorim janë të dedikuara përdoruesit. Përshkruajnë aparatin dhe komandimin me të. Ato janë të adaptuara për llojet e ndryshme të aparatit, prandaj mund të përmbajnë edhe përshkrimet e funksioneve, të cilat aparati juaj nuk i përmban.

Kurrë mos prekni sipërfaqet e aparateve për nxehje ose për gatim. Gjatë funksionimit, ato nxehen. Sipërfaqet e brendshme të aparatit dhe elementet për nxehje shumë tejnxehen. Rrezik djegieje! Mos lejoni fëmijët afër.

Burimi i mikrovalëve dhe tensionit të lartë! Mos hiqni kapakun.
PARALAJMËRIM! Gjatë përdorimit, aparati i amvisërisë dhe pjesët e tij tejnxehen. Nevojitet të kujdesemi që të mos prekim sipërfaqet e nxehta. Fëmijët me moshë më të ulët se 8 vjet të mos qëndrojnë në afërsi të pajisjes, përveç në qoftë se i mbikëqyrni tërë kohën. Aparatin e amvisërisë mund ta përdorin fëmijët me moshë mbi 8 vjeçare, si dhe fëmijët me aftësi të zvogëluara trupore, ndjesore ose shpirtërore, ose ata persona që kanë përvojë të mangët, përkatësisht njohuri, mbikëqyrje ose udhëzime sa i takon përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurtë dhe se janë të vetëdijshëm për rrezikun e përdorimit. Gjatë përdorimit të aparatit, mbikëqyrni fëmijët dhe kini kujdes që ata të mos luajnë me aparatin. Fëmijët nuk kanë të drejtë të pastrojnë dhe mirëmbajnë pajisjen, përveç në qoftë se janë në moshë mbi 8 vjeçare dhe se janë të mbikëqyrur.
Kujdesuni që aparati dhe kablloja kyçëse të mos jenë të arritshme për fëmijët më të rinj se 8 vjet.
• PARALAJMËRIM: Kur funksionon aparati në mënyrën e kombinuar, për shkak të temperaturave shumë të larta që shkaktohen, fëmijët kanë të drejtë ta përdorin
aparatin vetëm nën mbikëqyrjen e kujdesshme të të rriturve (vetëm për aparatet me funksionin e skarës).
- PARALAJMËRIM: Në qoftë se është dera e dëmtuar ose guarnicioni i saj, nuk lejohet përdorimi i aparatit derisa atë nuk e ndreq personi i autorizuar. • PARALAJMËRIM: Ndreqjen e aparatit ka të drejtë ta kryej vetëm serviseri i autorizuar.
- PARALAJMËRIM: Lëndët fluide dhe ushqimin mos e ngrohni në enët e mbyllura, respektivisht amballazhin e përputhur, sepse ajo mund të shpërthejë.
- Mos hiqni këmbëzat e furrës dhe mos mbuloni vanat për ajrosje.
- Përdorni vetëm ndihmesat e përshtatshme për përdorim në furrën mikrovalore.
- Kur e ngrohni ushqimin në amballazh ose enë plastike ose prej letre, mbikqyrni procesin e ngrohjes për shkak të rrezikut që lloji i tillë i ambalazhit, respektivisht enës të mos ndizet.
- Nëqoftëse vëreni tym, shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike, kurse derën leni të mbyllur, që të zabulloni flakën eventuale.
- Kur e ngrohni pijen në furrën mikrovalore, pas ca kohe pija mund të vluaj dhe derdhet, prandaj, në këto raste veproni me kujdes.
- Që të mos vijë deri në djegëje, para përdorimit përzieni ose tundeni përmbajtjen e shishëzeve për ushqimin e foshnjeve ose shishëzeve me ushqim për foshnjet dhe kontrolloni temperaturën e përmbajtjes.
- Në furrën mikrovalore mos ngrohni vezët me lëvozhgë ose ata të shum të ziera, ata mund të shpërthejnë, edhe pasiqë ka përfunduar ngrohja në furrë.
- Kur e pastroni sipërfaqen e derës, guarnicionin, brendësinë e furrës, përdorni vetëm lëndë pastruese të buta (jo agresive), ata i qitni me spuzhvë të butë.
- Rregullisht pastrojeni furrën dhe hiqni mbeturinat eventuale të ushqimit.
- Nëqoftëse nuk e mirëmbani dhe pastroni rregullisht furrën, mund të vijë deri te harxhuarja e sipërfaqeve, e kjo ndikon negativisht në jetëzgjatjen e aparatit dhe rrit rrezikun te përdorimi i saj.
- Nëqoftëse kabilloja kyçëse është e dëmtuar, për tu shmangur nga rreziqet atë le ta këmbejë vetëm serviseri i autorizuar ose profesionist tjetër i aftësuar.
- Keni kujdes që të mos varet kabilloja mbi skajin e tavolinës ose sipërfaqes për punë.
- Mos aderoni aparatin në tastin e jashtëm kohor ose sistemin për komandim nga larg (pilotim) që të mos shkaktoni rrezik.
- Mos tentoni të këmbeni vetë llambën e furrës dhe mos lejoni asnjë personi, që nuk është i autorizuar nga ana e qendrës servisore Gorenje. Nëqoftëse digjet llama në furrë, këshillohuni te shitësi ose te qendra më e afërme servisore Gorenje.
- KUJDES: Për pastrimin e furrës mikrovalore të mos përdorni: lëndër për pastrim furrash, pastrues me avull, lëndë pastruese të vrazhdëta dhe irrituese që përmbajnë hidroksid të natriumit ose spuzhva me tela.
UDHËZIME SIGURIE PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM
Në vijim janë të numruara disa rregulla dhe disa masa sigurie, të cilat, ngjajshëm siç te te përdorimi i aparateve tjera nevojitet t'i marrim në konsiderim, për të siguruar funksionim të sigurtë dhe funksionim efikas të furrës:
- Gjatë funksionimit të furrës, gjithmonë le të qëndrojnë në vend të vet pjata nga qelqi, dorezat, cilindri, pajisja bashkuese dhe lugu për cilindrin.
- Mos përdorni furrën për asnjë dedikim tjetër, përveç të asaj për përgatitjen e ushqimit; në të mos terni tesha, letra apo sende tjera dhe mos e përdorni për sterilizim.
- Kurrë mos e kyçni furrën nëqoftëse ajo është e zbrazët, kështu atë mund ta dëmtoni.
- Mos ruani asgja në brendësi të furrës, p.sh. letra, libra kuzhinore dhe të ngjashme.
- Mos zieni ushqimin që është i mbështjellë me membranë, p.sh. e verdha e vezës, patatja, mushkërinjtë e pulës etj., pa mos e shpuar në shum vende me pirun.
- Mos futni asnjëlloj gjësendesh në vanat në anën e jashtme të furrës.
- Kurrë mos i nxjerrni pjesët e furrës, p.sh. këmbëzat, rezen, vidhat, etj.
- Mos gatitni gjella direkt në pjatën nga qelqi. Paraprakisht se të futni ushqimin në furrë, vëndojeni në enë të përshtatshme ose ndihmesë të ngjajshme.
E RËNDËSISHME: Ndihmesat kuzhinore, të cilat nuk lejohet të përdoren në furrën mikro valore: mos përdorni tenxhere metalike ose enë me doreza metalike. Mos përdorni enë me skaj metalik. Mos përdorni enë nga melamina, sepse ata përmbajnë material që absorbon energjinë mikrovalore. Kjo mund të shkaktojë që ena të pëlcas ose ndizet, përveç të kësaj ngadalëson ngrohjen / zierjen. Mos përdorni enët pa shtresë për përdorim në furrën mikrovalore. Gjithashtu mos përdorni filxhana të mbyllur, me dorezë. Mos gatitni ushqim, resp. pije në enën që ka të ngushtuar hapësirën, p.sh. në shishe, sepse ajo gjatë ngrohjes mund të plasë. Mos përdorni termometra të rëndomtë për mish ose ëmbëlsira. Mund të përdorni vetëm termometrat e dedikuara për përdorim në furrat mikrovalore.
- Ndihmesat për furrën mikrovalore përdorni vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesve të tyre.
- Mos tentoni të fërgoni ushqimin në furrën mikrovalore.
- Jeni të kujdesshëm që në furrën mikrovalore ngrohet vetëm lënda fluide, por jo edhe ena në të cilën gjendet. Prandaj është e mundëshme që pasiqë hiqni kapakun, lënda fluide në enë transmeton avull ose nga ajo stërpiken pika, megjithatë që kapaku i enës nuk është i nxehtë.
- Para përdorimit, gjithmonë kontrolloni temperaturën e ushqimit, posaçërisht nëqoftëse do të ua jepni fëmijve. Rekomandojmë që kurrë mos konsumoni ushqimin/gjellën në mënyrë direkte nga furra, por ta leni ca minuta dhe sipas mundësisë ta përzieni, që të shpërndahet temperatura njëtrajtshëm.
- Ushqimi që përmban përzierjen nga dhjami (yndyra) dhe uji, p.sh. baza e supës, pas shkyçjes së furrës të mbetet në të edhe përafërsisht 30 deri në 60 sekonda. Kështu do të mundësoni që përzierja të stabilizohet dhe parandalojë daljen e flluskave, kur do ta merrni me lugë ose në të do të qitni katorin për supë.
- Te gatitja e ushqimit jeni të kujdesshëm që disa lloje ushqimi p.sh. pudingu i kërshëndellave, marmollata ose mishi i bluar nxehen shum shpejtë. Kur ngrohni ose gatuani ushqimin me përbërje të lartë të dhjamit ose shegerit, mos përdorni enë nga plastika.
- Ndihmesat që i përdorni te gatitja e ushqimit në furrën mikrovalore mund të nxehen shumë, sepse ushqimi rreazton nxehtësi. Kjo vlen apostafat nëqoftëse maja e enës dhe dorezat janë të mbuluara me kapak nga plastika ose me shtresë plastike. Te kapja e llojit të tillë të enëve, ndoshta do të ju nevojiten dorëza kuzhinore.
- Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri në brendësi të furrës:
a) Kujdeseni që ushqimin të mos e zieni gjatë kohë. Me kujdes mbikqyrni rrjedhjen e gatimit, kur ka në furrë ndihmesa prej letre, plastike, ose materiale tjera që ndizen shpejtë. b) Para se të futni qeskën në furrë, largoni telat për mbylljen e qeskës. c) Nëqoftëse sendi në furrë ndizet, leni derën e furrës të mbyllur, shkyçni furrën nga rrjeta elektrike ose shkyçni siguresën kryesore në panelin me siguresa.
- Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet që të përdoret në aplikime shtëpiake dhe të ngjashme si:
- zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
- shtëpitë e fermave;
- nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
- mjedise të llojit shtrat dhe mëngjesit.
DIAGRAMI I FURRËS

- Lart (+)
- Poshtë (-)
- Funksioni i nxehjes - MICRO/GRILL (MIKROVALË/ZGARE)
- Dritarja e Ekranit
- ORA/KOHËMATËSI
- MENUJA AUTOMATIKE
- START/RESET (FILLIMI/RIFILLIMI)

- Sistemi i Sigurisë të Mbylljes së Derës
- Dritarja e Furrës
- Unaza Rrotulluese
- Tabakaja prej Qelqi
- Paneli i Kontrollit
- Lëshuesi i valëve (ju lutemi të mos e hiqni pllakën prej mike, e cila mbulon lëshuesin e valëve)
Rafti i Zgarës (mund të përdoret vetëm për funksionin e zgarës ose për funksionin e kombinuar dhe duhet të vendoset në tabakanë prej qelqi).
1. FILLIM I SHPEJTË
Përdoreni këtë funksion për të nxehur ose gatuar shpejt ushqimin (100% e fuqisë së mikrovalës). Në modalitetin në pritje, shtypeni butonin START dhe furra do të funksionojë për 60 sekonda.
Shembull: Për të ngrohur një gotë qumësht
a) Vendoseni gotën me qumësht mbi qelqin rrotullues dhe mbylleni derën. b) Shtypeni butonin START/RESET, furra me mikrovalë do të punojë me 100% të fuqisë për 1 minutë. c) Kur të përfundojë gatimi, do të dëgjoni 5 bip.
a) Ngrohje e shpejtë me mikrovalë (100% e fuqisë)
Shembull: Ngrohja e ushqimit me 100% të fuqisë për 5 minuta
- Vendoseni kohën në »5:00«.
- Shtypni START/RESET.
b) Ngrohje me mikrovalë me funksionim manual
Shembull: Ngrohja e ushqimit me 70% të fuqisë për 10 minuta
- Shtypni butonin MICRO/GRILL, zgjidhni fuqinë »70%«.
- Vendoseni kohën në »10:00«.
- Shtypni START/RESET.
Ka 5 nivele fuqie dhe koha më e gjatë për gatim me mikrovalë është 60 minuta.
| Sa herë shtypet »MICRO/GRILL« | Fuqia e mikrovalës | Ekrani |
| 1 100% P100 | ||
| 2 70% P70 | ||
| 3 50% P50 | ||
| 4 30% P30 | ||
| 5 | 10% | P10 |
3. SHKRIRJA AUTOMATIKE
Furra mundëson shkrirjen e mishit, shpendëve dhe ushqimit të detit. Koha e shkrirjes dhe fuqia e operimit do të rregullohen automatikisht sipas peshës së paracaktuar. Pesha e ushqimit që do të shkrihet mund të jetë ndërmjet 100 g dhe 2000 g.
4. ZGARA
Shembull: Shkrirja e 0,5 kg mishi të ngrirë
a) Shtypni MICRO/GRILL për të zgjedhur »DEF«. b) Vendoseni peshën duke shtypur butonin UP dhe DOWN. c) Shtypeni butonin START për të nisur programin.
Pjekja në zgarë është veçanërisht e përshtatshme për feta të holla mishi, eskallopë ose biftekë, bërxolla, shishqebapë, sallamra ose copa pulash. Pjekja në zgarë është e përshtatshme edhe për të thekur bukën ose toste dhe për të formuar koren e gatimeve në tavë.
Ky funksion ka dy opsione. Ju mund të zgjidhni midis të dyve duke shtypur butonin MICRO/GRILL (koha më e gjatë e gatimit është 60 minuta):
Opsioni 1: 85% e fuqisë së zgarës, në ekran G-1 Opsioni 2: 50% e fuqisë së zgarës, në ekran G-2
Shembull: Gatimi i ushqimit duke përdorur zgarën për 20 minuta
a) Shtypni MICRO/GRILL derisa në ekran të shfaqet »G-1«. b) Vendoseni kohën e gatimit »20:00«. c) Shtypni START/RESET.
SHËNIM: Kur piqni në zgarë, ushqimi nuk nxehet nga mikrovalët.
Nxehtësia rrezatohet nga nxehësit metalikë në pjesën e sipërme të furrës. Kur zgara është në funksionim, koha e gatimit ndahet në 2 faza. Pas fazës së parë, programi do të ndalojë automatikisht dhe do të dëgjohen 2 bip, duke ju treguar që të hapni furrën dhe ta ktheni ushqimin. Pas kthimit të ushqimit, mbylleni derën. Shtypni butonin START/RESET dhe gatimi do të vazhdojë për fazën e dytë. Në qoftë se nuk doni ta ktheni ushqimin, furra do të rifillojë automatikisht pas një pushimi prej 1 minute.
5. GATIMI I KOMBINUAR
Me këtë pajisje mund të zgjidhni midis dy opsioneve të gatimit të kombinuar.
Opsioni 1: Furra do të funksionojë me mikrovalë 55 për qind të kohës, dhe me zgarë 45 për qind të kohës. Ky
Modaliteti i funksionimit është i përshtatshëm për të gatuar peshkun ose gatimet në tavë. Ekrani do të tregojë »C-1«.
Opsioni 2: Furra do të funksionojë me mikrovalë 30 për qind të kohës dhe me zgarë 60 për qind të kohës. Ky modalitet funksionimi është i përshtatshëm për të gatuar puding, sufle, omëleta, patate të pjekura dhe pula. Ekrani do të tregojë »C-2«.
Shembull: Gatimi i ushqimit duke përdorur opsionin 2 për 15 minuta
a) Shtypni MICRO/GRILL derisa në ekran të shfaqet »C-2«. b) Vendoseni kohën e gatimit »15:00«. c) Shtypni START/RESET.
6. MENUJA
Për ushqimin në menunë automatike, duhet të vendosni vetëm llojin e ushqimit dhe peshën/sasinë. Furra do t'ju ndihmojë në vendosjen e fuqisë dhe të kohës.
Shembull: Gatimi automatik i 0.4 kg peshk
a) Shtypeni butonin AUTO MENU derisa të shfaqet »A-5«. b) Vendoseni peshën duke shtypur butonin UP dhe DOWN. c) Shtypni START/RESET.
| Menuja Pesha/ sasia Fuqia e mikrovalës | |||
| A-1Oriz | 100 - 500g 16 | - 23min 80% | |
| A-2Perime | 100 - 600g 2 | - 7min 30sec 100% | |
| A-3Makarona | 1 - 2 | 4min 30sec - 7min 40sec | 100% |
| A-4Mish | 200 - 1000g 7 | - 19min 80% | |
| A-5Peshk | 200 - 1000g 4 | - 12min 80% | |
| A-6Pulë | 200 - 1000g | 14min 30sec - 34min | 55% |
| A-7Lëngje | 2 - 10dl 2 - | 5min 100% | |
| A-8Kokoshka | 100g 3min | 30sec 100% | |
7. ORA
Furra është e pajisur me një orë dixhitale. Kur furra është në modalitetin e gatishmërisë, ora mund të vendoset në modalitetin 24-orësh duke shtypur butonin CLOCK.
Shembull: Për të vendosur orën 8:30
a) Shtypeni butonin CLOCK/TIMER. Ekrani do të fillojë të pulsojë, rregullojeni orën me butonat UP dhe DOWN. b) Shtypeni përsëri CLOCK/TIMER, rregullojini minutat me butonat UP dhe DOWN. c) Shtypeni përsëri CLOCK/TIMER dhe ora do të vendoset. d) Në qoftë se dëshironi të ndryshoni orën, përsëriteni procedurën e mësipërme.
8. FILLIMI ME VONESË
Kjo ju mundëson të vendosni furrën me mikrovalë që të fillojë dhe të mbarojë gatimin në kohën e paracaktuar.
Ora duhet të vendoset para se të përdorni këtë funksion.
Shembull: Ora aktuale është 16:30 dhe ju doni të filloni gatimin në orën 18:15 me 70% të fuqisë për 10 minuta
a) Shtypni CLOCK/TIMER, vendoseni orën »18:15« duke shtypur butonat UP dhe DOWN. b) Shtypni MICRO/GRILL për të zgjedhur fuqinë 70%. c) Vendoseni kohën e gatimit 10 minuta. d) Shtypni START/RESET
SHËNIM: Në qoftë se nuk e vendosni kohën dhe fuqinë e gatimit dhe e shtypni direkt butonin e fillimit (start) sapo të keni programuar kohën, pajisja do të funksionojë vetëm si orë. Në orën 18:15 do të dëgjohen 10 bip dhe pajisja do të fiket.
9. BLLOKIMI PËR FËMIJËT
Përdorimi nevojitet për parandalimin e përdorimit të pambikëqyrur të furrës nga fëmijët. Kur është furra e mbyllur, në indikator shfaqet ikona dhe përdorimi i furrës është çmundësuar, deri sa ta çelim vetë.
Në qoftë se dëshironi të mbyllni furrën mikrovalore, pullën START | PAUSE mbani të shtypur 3 sekonda, kur dëgjoni bip-in, furra mikrovalore mbyllet. Në gjendjen e mbyllur, të gjithë pullat janë të çmundësuara.
Në qoftë se dëshironi ta anuloni, respektivisht të çelni furrën mikrovalore, përsëri mbani të shtypur 3 sekonda pullën START | PAUSE dhe kur e dëgjoni bip-in, furra mikrovalore është e çelur.
10. START/RESET (FILLIMI/RIFILLIMI)
a) Gjatë funksionimit, shtypja e butonit START/RESET do të ndalojë funksionimin. b) Në qoftë se është vendosur ndonjë program përpara se të shtypni START, shtypja e këtij butoni do të anulojë çdo program të vendosur.
11. ADAPTIMI I KOHËS
Në qoftë se dëshironi të shkurtoni respektivisht të zgjatni kohën e funksionimit, këtë e veproni ashtu që të përzgjedhni funksionin programues adekuat (MIKROVALËT OSE SKARA) dhe para se të konfirmoni, rregulloni kohën me shtypjen e butoneve ^ ose √
- Para pastrimit, shkyçni furrën dhe nxirrni spinën nga priza.
- Le të jetë gjithmonë e pastër brendësia e furrës. Kur thahen grimcat e ushqimit në muret anësore të furrës, lëndët fluide që spërkaten ose lënda e derdhur, ato fshini me leckë të lagësht. Përdorimi i detergjenteve të vrazhdëta ose lëndëve pastruese agresive nuk rekomandohet.
- Sipërfaqen e jashtme të furrës e pastroni me leckë të lagësht. Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve në brendësi të furrës kujdesuni që të mos derdhet uji në vrimat për ajrosje.
- Mos lejoni që të laget paneli i mbikëqyrjes. Atë e pastroni me leckë të butë e të lagësht. Për pastrimin e panelit për mbikëqyrje mos përdorni detergjente, lëndë pastrimi të vrazhdëta (abrazive) ose pastrues me sprucim.
- Nëse në brendësi ose rreth sipërfaqeve të shtëpizës tubohet avull, atë e fshini me leckë të butë. Deri te kjo mund të vijë nëse e përdorni furrën në ambiente të lagështa dhe kursesi nuk domethënë gabim te funksionimi i furrës.
- Kohë pas kohe, nevojitet të nxjerrni edhe tabakanë prej qelqi dhe ta pastroni. Tabakanë e pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e enëve.
- Unaza e kushinetave dhe fundi (sipërfaqja e poshtme) në brendësinë e furrës nevojitet të pastrohet rregullisht, përndryshe gjatë funksionimit furra mund të bëjë zhurmë. Fundin e brendësisë së furrës e pastroni thjeshtë me detergjent të rralluar, ujë ose lëndë për pastrimin e qelqit dhe e thani. Unazën e kushinetave mund ta pastroni me ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e enëve. Pas përdorimit të gjatë, në rrotat e unazës së kushinetave tubohen avujt nga gatimi, por kjo nuk ndikon në funksionimin e tyre. Kur e nxjerrni unazën e kushinetave nga lugu i fundit të komorës (brendësia e furrës), keni kujdes që atë ta rivendoni përsëri me rregullsi në vend të vet.
- Duhmën eventuale të padëshirueshme mund ta evitoni ashtu që në enë të thellë për gatitjen e ushqimit në furrën mikrovalore të futni një filxhan me ujë dhe të preni një lëvozhgë limoni. Për pesë minuta e futni në furrën mikrovalore dhe atë e kurdisni. Pas përfundimit të funksionimit, me përpikshmëri e thani brendësinë e furrës dhe e fshini me leckë të butë.
MJEDISI
Pas skadimit të jetëzgjatjes së aparatit, atë mos e hidhni bashkarisht me mbetjet tjera të amvisërisë, por dërgojeni në vendtubimin zyrtar për riciklim. Kështu do të kontriboni në ruajtjen e mjedisit.
POZICIONIMI
- Kontrolloni se a e keni nxjerrë nga brendësia e derës të gjithë materialin ambalazhues. Mos e nxjerrni kartonin mbrojtës që shërben si mbrojtës i magnetronit.
- Kur e hiqni ambalazhin, kontrolloni furrën, mos ka ardhur deri te dëmtimet që shihen, siç për shembull:
- dera e mënjanuar,
- dera e dëmtuar,
- gropëza ose bira në qelq (dritarja) në derë dhe në ekran,
- gropëza në brendësi të furrës. Mos përdorni furrën në qoftë se vëreni ndonjërën nga dëmtimet e lartshënuara.
- Furra mikrovalore peshon rreth 14,5 kg; atë e poziciononi në sipërfaqe të rrafshët e cila është mjaft e fortë, që të mbajë peshën e furrës.
- Poziciononi furrën larg nga burimet e temperaturave të larta dhe avullit.
- Asgjë mos vendosni mbi furrë.
- Mos nxirrni boshtin e shtytjes së tabakasë rrotulluese.
- Siç te të gjithë aparatet tjera, edhe te aparati në fjalë nevojitet mbikqyrje e kujdesshme kur e përdorin fëmijët.
- Priza elektrike nevojitet të jetë qasëse me lehtësi, që në raste urgjente aparati shpejtë dhe thjeshtë të shkyçet. Por ka mundësi që në përputhje me udhëzimet për instalimin elektrik furrën të lidhim me tastin me të cilin në moment mund të shkyçim furnizimin. Mbaresën e kyçni në prizë njëfazëshe me rrymë alternative të instaluar me rregullsi dhe të tokëzuar 230V / 50Hz. PARALAJMËRIM! APARATI NEVOJITET TË JETË I TOKËZUAR! Prodhuesi refuzon çdo lloj përgjegjësie në qoftë se nuk merrni në konsiderim këtë masë sigurie.
- Furrës i nevojitet 1,4 kVA fuqi hyrëse. Rekomandojmë që te pozicionimi i furrës të këshilloheni me serviserin, resp. me profesionistin përkatës.
KUJDES: Furra përmban mbrojtje të vete, edhe atë siguresë 250V, 10A.
SPECIFIKACIONET

VËSHTIRËSITË NGA RADIOJA (INTERFERENCAT)
INSTALIMI NË ELEMENTIN KUZHINOR
Shpenzimi i energjisë el. 220-240V-50Hz, 1450W
Fuqia dalëse: 900W
Nxehësi për skarë: 1200W
Frekuenca e punimit: 2450MHz
Përmasat e jashtme: 592mm (Gjerësi) x 390mm (Lartësi) x 368mm (Thellësi)
Vëllimi i furrës: 23 litra
Masa pa ambalazh: Përafërsisht 16,8 kg
Niveli i zhurmës: Lc < 58 dB (A)
Pajisja është e shënuar në përputhje me direktivën europiane 2012/19/EU për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Direktiva përcakton kërkesat për tubimin dhe menaxhimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, të cilat janë në fuqi në tërë Unionin Europian.
Furra mikrovalore mund të shkaktojë vështirësi në radiodifuzion, TV aparat dhe pajisje të ngjashme. Nëse vjen deri te vështirësi (interferenca), ato mund të shmangen ose të zvogëlohen me masat vijuese:
a) Pastroni derën dhe sipërfaqet e guarnicioneve në furrë.
b) Poziciononi radion, TV aparatin etj. sa më larg nga furra mikrovalore.
c) Për radio aparatin, TV aparatin etj. përdorni antenë të instaluar përkatëse, e cila do të mundësojë pranimin e sinjalit të fuqishëm.
MARRIM TË DREJTË PËR NDRYSHIME, TË CILAT NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

INSTALIMI
KABINETI I FURRËS ME MIKROVALË
Kërkesat për përmasat e kabinetit (shih ilustrimin):
- Gjerësia e brendshme e kabinetit është 566-580 mm.
- Lartësia e brendshme e kabinetit është 365-380 mm.
- Thellësia e kabinetit nuk duhet të jetë më pak se 550 mm.
- Dimensioni i jashtëm i kabinetit nuk duhet të jetë më i vogël se 596 mm.
- Trashësia e pjesës së sipërme të kabinetit prej druri nuk duhet të jetë më e vogël se 15 mm.
MATERIALET E INSTALIMIT
- Vida φ3×20mm 2 copë
- Mbulesa e vidave 1 copë
- Vida φ4×45mm 1 copë

- Vendosni mikrovalën në kabinet. Mbani furrën me mikrovalë në një pozicion horizontal, distanca nga të dy muret anësore të dollapit duhet të jetë e njëjtë. Vendosni vidat (përbërësi 1) në vrimat në skajin e sipërm të kornizës dhe vidhni ato në mobilje.

- Hapni derën e mikrovalës, futni vidën (përbërësi 3) në hapje dhe futeni atë në kabinet, pastaj instaloni mbulesën e vidës.

- Në qoftë se furra nuk funksionon aspak, ose në qoftë se në ekran nuk shihet asgjë, ose në qoftë se indikatori shuhet:
a) Kontrolloni nëse furra është e kyçur rregullisht në rrjetën elektrike. Në qoftë se nuk është, nxirreni spinën nga priza, prisni 10 sekonda dhe përsëri kyçeni.
b) Kontrolloni nëse është djegur siguresa në instalimin elektrik ose në qoftë se rryma është ndërprerë në siguresën kryesore. Në qoftë se në siguresa nuk ka gabime, provoni prizën me ndonjë aparat tjetër.
- Nëse furra mikrovalore nuk nxeh, ose nuk jep energji mikrovalore:
a) Kontrolloni nëse ora programore është e rregulluar siç duhet.
b) Kontrolloni nëse dera është e mbyllur mirë dhe nëse bravat e sigurisë janë të mbyllura. Nëse nuk janë, energjia mikrovalore nuk do të lirohet.
Nëse me ndihmën e udhëzimeve të mësipërme nuk arrini të zgjidhni problemet, kërkoni ndihmë nga servisi më i afërt i autorizuar.
Për informacione ose në rast vështirësish, kontaktoni qendrën e Gorenjes për informim të përdoruesve në vendin tuaj (numrin e telefonit e gjeni në fletëgarancionin ndërkombëtar). Nëse në vendin tuaj nuk ekziston një qendër e tillë, informohuni te shitësi lokal i Gorenjes ose te reparti i Gorenjes për aparate të vogla shtëpiake.
Dallime të mundshme në nuancat e ngjyrave midis pajisjeve ose komponentëve të ndryshëm brenda një linje të vetme dizajni mund të ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm, si p.sh. kënde të ndryshme nga të cilat shihen pajisjet, sfonde të ndryshme ngjyrash, materiale dhe ndriçimi i dhomës.
Vetëm për përdorim personal!
Rekomandime shtesë për pjekje me mikrovalë dhe këshilla të dobishme gjeni në faqen kryesore:
http://www.gorenje.si
JU DËSHIROJMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E FURRËS SUAJ MIKROVALORE
gorenje
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të mundshme dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.