Ferm AGM1086 - Thërrmues

AGM1086 - Thërrmues Ferm - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas AGM1086 Ferm në format PDF.

📄 112 faqe PDF ⬇️ Shqip SQ 💬 Pyetje AI 🖨️ Printo
Notice Ferm AGM1086 - page 104
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Ferm

Modeli : AGM1086

Kategori : Thërrmues

Shkarko udhëzimet për tuajin Thërrmues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AGM1086 - Ferm dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AGM1086 e markës Ferm.

MANUAL I PËRDORUESIT AGM1086 Ferm

AGM1086 / AGM1087 Ju falënderojmë që bletë këtë produkt nga Ferm. Duke vepruar në këtë mënyrë, tani ju keni në dorë një produkt të shkëlqyer që ofrohet nga një nga kompanitë lider në Evropë.Të gjitha produktet e ofruara nga Ferm prodhohensipas standardeve më të larta të performancës dhetë sigurisë. Si pjesë të filozofisë sonë, ne ofrojmë gjithashtu një shërbim të shkëlqyer për klientin, të mbështetur edhe nga garancia jonë gjithëpërfshirëse. Shpresojmë se do të mbeteni të kënaqur nga përdorimi i këtij produkti në punën tuaj në vitet që vijnë.

SIGURINË PARALAJMËRIM Lexoni me kujdes këto paralajmërime për sigurinë, paralajmërimet shtesë për sigurinë dhe instruksionet e përdorimit. Mosndjekja e paralajmërimeve për sigurinë dhe e instruksioneve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë. Ruani paralajmërimet për sigurinë dhe instruksionet për referencë në të ardhmen. Në manualin e përdoruesit ose në produkt përdoren simbolet e mëposhtme: Lexoni manualin e përdoruesit. Rrezik lëndimi personal. Rrezik goditjeje elektrike. Shkëputni menjëherë spinën elektrike nga rrjeti elektrik nëse kordoni elektrik dëmtohet dhe gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes. Rrezik i objekteve që fluturojnë. Mbani kureshtarët larg nga zona e punës.105

Vendosni syze mbrojtëse. Përdorni mbrojtje për dëgjimin. Vishni doreza sigurie Mos e shtypni butonin e bllokimit të boshtit kur motori është duke punuar. Rrezik zjarri. Izolim i dyfishtë. Mos e hidhni produktin në kazanë mbetjesh të papërshtatshëm. Produkti është në përputhje me standardet e zbatueshme për sigurinë në direktivat evropiane. Paralajmërime shtesë për sigurinë për gurët rektifikues me kënd

  • Kjo pajisje është projektuar për t’u përdorur si pajisje rektifikimi ose makinë për prerje me gur abraziv. Pajisja nuk është e përshtatshme për punë të tilla, si p.sh. smerilimi, pastrimi me furçë teli, lustrimi etj. Rrezik lëndimi personal.
  • Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar dhe nuk rekomandohen në mënyrë specifike nga prodhuesi. Rrezik lëndimi personal.
  • Kontrolloni pajisjen dhe aksesorët përpara çdo përdorimi. Mos përdorni aksesorë që janë përkulur, plasaritu apo janë dëmtuar në një mënyrë tjetër. Nëse pajisja ose një nga aksesorët rrëzohet në tokë, kontrolloni pajisjen ose aksesorin për dëmtim. Nëse nevojitet, ndërroni aksesorin.
  • Pas montimit të aksesorëve vëreni pajisjen në punë pa ngarkesë në një zonë të sigurt. Nëse pajisja dridhet shumë, fikeni atë menjëherë, shkëputni spinën elektrike nga rrjeti elektrik dhe provoni të zgjidhni problemin.
  • Sigurohuni që shpejtësia maksimale e diskut rektifikues është më e madhe ose e barabartë me shpejtësinë maksimale të pajisjes. Shihni etiketën e parametrave në pajisje.

Përdorni vetëm disqe rektifikues që kanë trashësinë e duhur dhe diametrin e jashtëm të duhur. Shihni etiketën e parametrave në pajisje.

  • Sigurohuni që diametri i boshtit i diskut rektifikues, i rondelave, i dadove të shtrëngimit etj. përputhet me diametrin e boshtit të pajisjes.

Sigurohuni që disku rektifikues është montuar në mënyrën e duhur. Mos përdorni përshtatës ose mjete të tjera ndihmëse për të montuar disqe rektifikuese që kanë diametër tjetër boshti. SQ

Përdorni vetëm disqe abrazive që rekomandohen nga prodhuesi. Përdorni vetëm mbrojtëse që janë projektuar posaçërisht për disk rektifikues.

  • Përdorni vetëm disqe rektifikues që janë të përshtatshëm për përdorimin e synuar. Për shembull: mos smeriloni me faqen anësore të një disku prerës.
  • Mos e përdorni pajisjen pa mbrojtëse. Montoni mbrojtësen në mënyrë të sigurt për siguri maksimale. Sigurohuni që përdoruesi është i mbrojtur nga disku rektifikues sa më shumë të jetë e mundur.
  • Sigurohuni që materiali i punës është mbështetur ose fiksuar siç duhet.
  • Vendosni syze mbrojtëse. Përdorni mbrojtje për dëgjimin. Vendosni maskë kundër pluhurit. Nëse nevojitet, përdorni mjete të tjera mbrojtëse, si p.sh. doreza sigurie, këpucë sigurie etj. Rrezik lëndimi personal.

Mbani kureshtarët larg nga zona e punës. Sigurohuni që i gjithë personeli në zonën e punës të ketë pajisje mbrojtëse. Rrezik lëndimi personal.

  • Mbajeni kordonin elektrik larg nga disku rektifikues që rrotullohet. Nëse kordoni elektrik prek diskun që rrotullohet, duart ose krahët tuaj mund të bien në kontakt me diskun rektifikues. Rrezik lëndimi personal.

Mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara të dorezës, aty ku disku rektifikues mund të bjerë në kontakt me tela ose kabllo elektrike të padukshme. Nëse disku rektifikues bie në

ekspozuara të pajisjes mund të marrin gjithashtu

  • Mos e përdorni pajisjen kur jeni duke e mbajtur anash trupit tuaj. Rrezik lëndimi personal.
  • Mos e përdorni pajisjen në detale që kërkojnë thellësi rektifikimi më të madhe sesa thellësia maksimale rektifikuese e diskut.
  • Mos përdorni aksesorë që kërkojnë përdorimin e lëngjeve ftohëse. Rrezik goditjeje elektrike.
  • Mos e përdorni pajisjen në afërsi të materialeve të ndezshme. Rrezik zjarri.106
  • Mos punoni në materiale që përmbajnë asbest. Asbesti konsiderohet si material që shkakton kancer.
  • Mos punoni në metale me përmbajtje magnezi më të lartë se 80%.
  • Bëni kujdes sepse disku rektifikues vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas fikjes së pajisjes. Mos tentoni ta ndaloni vetë diskun rektifikues.
  • Asnjëherë mos e ulni pajisjen mbi një tavolinë apo bankë pune përpara se ta keni fikur atë.
  • Pastroni rregullisht kanalet e ajrimit. Rrezik goditjeje elektrike. Kundërgoditja është një reagim i papritur ndaj një disku rektifikues të bllokuar, të ngecur ose të përdredhur, e cila bën që pajisja të ngrihet lart dhe të dalë nga materiali që punohet, në drejtim të përdoruesit. Nëse disku rektifikues bllokohet ose ngec ngushtë në prerje, disku rektifikues bllokohet dhe pajisja shtyhet mbrapsht me shpejtësi në drejtim të përdoruesit. Nëse disku rektifikues përdridhet në prerje, buza e pasme e diskut mund të gërryejë në sipërfaqen e sipërme të detalit, duke bërë që disku rektifikues të ngrihet lart nga kanali i prerjes dhe të kërcejë mbrapsht drejt përdoruesit. Kundërgoditja është rezultat i përdorimit të gabuar të pajisjes dhe/ose i kushteve apo i procedurave të gabuara të punës. Kundërgoditja mund të shmanget duke marrë masat e duhura të kujdesit:

Mbajeni fort pajisjen me të dyja duart. Mbajini krahët në një pozicion që t’i rezistojnë kundërgoditjes. Poziciononi trupin në njërën anë të diskut rektifikues, por jo në të njëjtën vijë me diskun. Kundërgoditja mund të bëjë që disku rektifikues të kërcejë mbrapsht drejt përdoruesit. Nëse merren masat e duhura, përdoruesi mund t’i mbajë nën kontroll forcat e kundërgoditjes.

Bëni kujdes të veçantë kur përdorni pajisjen në cepa, buzë të mprehta etj. Sigurohuni që disku rektifikues të mos ngecë. Rrezik kundërgoditjeje.

  • Nëse disku rektifikues ngec ose nëse ju ndërpritni prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes dhe mbajeni pajisjen të palëvizur në material derisa disku të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos tentoni ta hiqni pajisjen nga materiali apo ta tërhiqni pajisjen mbrapsht kur disku rektifikues është në lëvizje. Rrezik kundërgoditjeje.
  • Mos përdorni disqe rektifikues jo të mprehtë ose disqe të dëmtuara. Disqet rektifikues të pamprehur apo të montuar gabim krijojnë prerje të ngushta, të cilat shkaktojnë fërkim shumë të lartë dhe kundërgoditje dhe rrisin rrezikun që disku rektifikues të bllokohet.
  • Mos përdorni disk sharre të dhëmbëzuar. Mos përdorni disqe për gdhendjen e drurit për zinxhir prerës. Rrezik lëndimi personal. Siguria elektrike Kontrolloni gjithmonë nëse tensioni i ushqimit elektrik përputhet me tensionin në etiketën e parametrave.
  • Kontrolloni gjithmonë nëse tensioni i ushqimit elektrik përputhet me tensionin në etiketën e parametrave.
  • Përdorni vetëm ato kabllo zgjatuese që janë tëpërshtatshme për klasifikimin e fuqisë së pajisjes, me seksion minimal teli prej 1,5 mm2. Nëse përdorni kabllo zbatuesme rokelë, hapni gjithmonë plotësisht të gjithë kabllon. Të dhënat teknike AGM1086 AGM1087 Tensioni 230 V~ Frekuenca 50 Hz Fuqia në hyrje 500 W 850 W Shpejtësia pa ngarkesë 11,000/min Disku rektifikues Diametri 115 mm 125 mm Vrima e boshtit 22.2 mm Fileto e boshtit M14 Pesha 1.69 kg 1.94 kg Zhurma dhe vibrimi Presioni i tingullit (Lpa) (K=3dB) 70 dB(A) 89.9 dB(A) Fuqia akustike (Lwa) (K=3dB) 80 dB(A) 100.9 dB(A) Vibrimi (K=1.5 m/s

Niveli i vibrimit Niveli i lëshimit të vibrimit i deklaruar në këtë manual përdorimi është matur në përputhje me një provë të standardizuar që jepet në standardin EN 60745; ai mund të përdoret për të krahasuar një vegël pune me një tjetër, dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur vegla e punës përdoret për përdorimet e përmendura;

Përdorimi i veglës së punës për aplikime të tjera ose me aksesorë jo të mirëmbajtur siç duhet mund të rrisë ndjeshëm nivelin e ekspozimit;

Kohët kur vegla e punës fiket ose kur është në funksionim por jo duke kryer punë realisht mund të reduktojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit.107

Mbroni veten ndaj efekteve të vibrimit duke mirëmbajtur veglat e punës dhe aksesorët e tyre, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës Përdorni mbrojtje për dëgjimin.. PËRSHKRIMI (FIG. A) Ky gur rektifikimi me kënd është projektuar për rektifikimin dhe prerjen e muraturës dhe të hekurit.

1. Çelësi i ndezjes/fikjes

2. Butoni i bllokimit të boshtit

KOMPLETIMI Përpara kompletimit, fikni gjithmonë pajisjen dhe shkëputni spinën elektrike nga rrjeti elektrik. Montimi dhe heqja e mbrojtëses dhe diskut rektifikues (fig. B) Mos e përdorni pajisjen pa mbrojtëse. Montimi

  • Vendoseni pajisjen mbi një tavolinë me boshtin (3) të drejtuar lart.
  • Mbani shtypur butonin e bllokimit të boshtit (2) dhe hiqni flanxhën (7) duke përdorur çelësin e flanxhës (8).
  • Montoni mbrojtësen (4). Mbërtheni mbrojtësen (4) duke shtrënguar vidën (11) dhe dadon (12).
  • Mbani shtypur butonin e bllokimit të boshtit (2) dhe montoni flanxhën (7) duke përdorur çelësin e flanxhës (8). Heqja
  • Vendoseni pajisjen mbi një tavolinë me boshtin (3) të drejtuar lart.
  • Mbani shtypur butonin e bllokimit të boshtit (2) dhe hiqni flanxhën (7) duke përdorur çelësin e flanxhës (8).
  • Hiqni mbrojtësen (4) duke liruar vidën (11) dhe dadon (12).
  • Mbani shtypur butonin e bllokimit të boshtit (2) dhe montoni flanxhën (7) duke përdorur çelësin e flanxhës (8). Montimi dhe heqja e dorezës ndihmëse (fig. C) Montimi
  • Mbërtheni dorezën ndihmëse (6) në një nga vrimat e montimit (13). Heqja
  • Lironi dorezën ndihmëse (6) nga vrima e montimit (13). PËRDORIMI Ndezja dhe fikja (fig. A)
  • Për ta mbajtur ndezur pajisjen në mënyrë të pandërprerë rrëshqitni çelësin e ndezjes/fikjes (1) në drejtim të diskut rektifikues.
  • Për ta fikur pajisjen, shtypni pjesën e poshtme të çelësit të ndezjes/fikjes (1). Këshilla për përdorimin optimal
  • Mbërtheni materialin që do të punoni. Përdorni një pajisje shtrënguese për copa të vogla materiali.
  • Vizatoni një vijë për të përcaktuar drejtimin në të cilin do të drejtoni diskun rektifikues.
  • Kapeni pajisjen me të dyja duart.
  • Pritni derisa pajisja të ketë arritur shpejtësinë maksimale.
  • Vendosni diskun rektifikues mbi material.
  • Lëvizni ngadalë pajisjen përgjatë vijës së vizatuar më parë, duke e ngjeshur fort diskun kundrejt materialit të punës.
  • Mos ushtroni forcë shumë të madhe mbi pajisje. Lini pajisjen të kryejë punën.108
  • Fikni pajisjen dhe pritni derisa ajo të ndalojë plotësisht përpara se vendosni pajisjen poshtë.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes, fikni gjithmonë pajisjen dhe shkëputni spinën elektrike nga rrjeti elektrik.

  • Pastroni rregullisht trupin e pajisjes me një leckë të butë.