IKE84471XB - Furre AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IKE84471XB AEG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IKE84471XB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IKE84471XB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT IKE84471XB AEG
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë. Vizitoni faqen tonë të internetit për:Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes sëproblemeve, shërbimit dhe riparimitwww.aeg.com/supportRegjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:www.registeraeg.comBlini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për 2 SHQIPlëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
- PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit. SHQIP 3• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
- PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje. PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
- Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar: – Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes. – Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.
- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
- Përdorni kabllon e duhur elektrike.
- Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
- Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
- Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. SHQIP 5• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.
- Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
- Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje. PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe shpërthimi
- Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato.
- Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
- Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të. PARALAJMËRIM! Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
- Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
- Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
- Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
- Enët e gatimit prej gize, alumini apo me fund të dëmtuar mund të shaktojnë gërvishtje në xham/ qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale. 6 SHQIP• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës. Numri i serisë ...........................
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
- Pianura vjen me një kabllo elektrike.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F e cila duron temperaturën 90 °C ose më të lartë. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve. min. 50mm min. 500mm Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.
SHQIP 7Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë. www.youtube.com/electroluxwww.youtube.com/aegHow to install your AEG Induction Hob - Worktop installation
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
Zonë gatimi me induksion
Zonë gatimi me induksion fleksibël që përbëhet nga katër seksione
4.2 Skema e panelit të kontrollit
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren. Fusha
NDEZUR / FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën. Kyçje / Pajisja për sigurinë efëmijësPër të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit. PowerSlide Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin. 8 SHQIPFusha
FlexiBridge Për të kaluar ndërmjet tre modaliteteve të funksionit.
- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
- Treguesit e kohëmatësit në zonat e gatimit Për të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
Hob²Hood Për të aktivizuar dhe çaktivizuar modalitetin manual të funksionit.
PowerBoost Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
- Shiriti i komandimit Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
- Shiriti i komandimit Për të caktuar cilësimin e nxehtësisë për sipërfaqen e gatimit me induksion fleksibël.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi Zona e gatimit është e çaktivizuar.
Zona e gatimit është në punë. Nxehja automatike është aktive. PowerBoost është aktive. + numri Ka një keqfunksionim.
OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur): vazhdoni gatimin/mbani ngrohtë/nxehtësia e mbetur. Kyçje / Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë. Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk ka enë. Fikja automatike është aktive.
PowerSlide është aktive. SHQIP 94.4 OptiHeat Control (treguesi 3- hapësh i nxehtësisë së mbetur) PARALAJMËRIM! / / Për sa kohë që treguesi është i ndezur, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur. Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit. Treguesit / / shfaqen kur një zonë gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht. Treguesi mund të shfaqet edhe:
- për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
- kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,
- kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxhetë. Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:
- të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
- nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
- derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
- pianura nxehet shumë (p.sh. kur një tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni pianurën sërish.
- po përdorni një enë të pasaktë. Ndizet simboli dhe pas 2 minutash zona e gatimit çaktivizohet automatikisht.
- nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet dhe pianura çaktivizohet. Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura: Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet pas , 1 - 3 6 orësh
5.3 Cilësimi i nxehtësisë
Për të caktuar ose për të ndryshuar cilësimin e nxehtësisë: Prekni shiritin e kontrollit në cilësimin e duhur të nxehtësisë ose lëvizni gishtin përgjatë shiritit të kontrollit derisa të arrini cilësimin e duhur të nxehtësisë. 10 SHQIP5.4 Përdorimi i zonave të gatimit Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u përshtaten përmasave të bazamentit të enëve.
5.5 Nxehja automatike
Aktivizoni këtë funksion për të arritur një cilësim të dëshiruar nxehtësie brenda një kohe më të shkurtër. Kur të aktivizohet, zona funksionin në cilësimin më të lartë në fillim dhe më pas vazhdon të gatuajë në cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë. Për ta aktivizuar funksionin, zona e gatimit duhet të jetë e ftohtë. Për të aktivizuar funksionin për një zonë gatimi: prekni (ndizet ). Prekni menjëherë cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet . Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
Ky funksion vë më shumë fuqi në dispozicion të zonave të gatimit me induksion. Funksioni mund të aktivizohet për zonën e gatimit me induksion vetëm për një periudhë të kufizuar kohe. Pas kësaj kohe, zona e gatimit me induksion kthehet automatikisht në cilësimin e nxehtësisë më të lartë. Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike". Për të aktivizuar funksionin për një zonë gatimi: prekni . ndizet. Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
- Kohëmatësi me numërim mbrapsht Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar kohëzgjatjen e një sesioni të vetëm gatimi. Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin. Për të vendosur zonën e gatimit: prekni vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit. Për të aktivizuar funksionin: prekni të kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99 minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të zbresë. Për të parë kohën e mbetur: prekni për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet koha e mbetur. Për të ndryshuar orën: prekni për të caktuar zonën e gatimit. Prekni ose . Për të çaktivizuar funksionin: prekni për të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni . Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në
00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.
Kur përfundon numërimi mbrapsht, bie një sinjal akustik dhe pulson 00. Zona e gatimit çaktivizohet. Për të ndaluar tingullin: prekni .
- CountUp Timer Mund ta përdorni këtë funksion për të monitoruar kohëzgjatjen e punës së zonës së gatimit. Për të vendosur zonën e gatimit: prekni vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit. Për të aktivizuar funksionin: prekni të kohëmatësit. shfaqet. Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të rritet. Ekrani kalon mes dhe kohës së numëruar (në minuta). Për të parë kohën e punës së zonës së gatimit: prekni për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Ekrani tregon kohën e funksionimit të zonës. Për të çaktivizuar funksionin: prekni dhe më pas prekni ose . Treguesi i zonës së gatimit zhduket. SHQIP 11• Kujtuesi i minutave Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësitë shfaq . Për të aktivizuar funksionin: prekni dhe më pas prekni ose të kohëmatësit për të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie një sinjal akustik dhe pulson 00. Për të ndaluar tingullin: prekni . Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e zonave të gatimit.
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të zonave të gatimit. Kjo parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit të nxehtësisë. Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë. Për të aktivizuar funksionin: prekni
ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i ndezur. Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë. Kur çaktivizoni pianurën, çaktivizoni edhe këtë funksion.
5.9 Pajisja për sigurinë e fëmijës
Ky funksion parandalon përdorimin aksidental të pianurës. Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni për 4 sekonda. ndizet. Çaktivizoni pianurën me . Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni për 4 sekonda. ndizet. Çaktivizoni pianurën me . Për të anuluar funksionin vetëm për një sesion gatimi: aktivizoni pianurën me . ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën me , funksioni vazhdon të funksionojë.
5.10 OffSound Control (Aktivizimi
dhe çaktivizimi i tingujve) Çaktivizoni pianurën. Prekni për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni për 3 sekonda. ose ndizet. Prekni të kohëmatësit për të zgjedhur një nga më poshtë:
- - tingujt janë të çaktivizuar
- - tingujt janë të aktivizuar Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa pianura të çaktivizohet automatikisht. Kur funksioni të caktohet në , ju mund t'i dëgjoni tingujt vetëm kur:
- Kohëmatësi me numërim mbrapsht ulet
- vendosni diçka në panelin e kontrollit.
5.11 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.
- Zonat e gatimit grupohen sipas vendndodhjes dhe numrit të fazave në pianurë. Secila fazë ka ngarkesë maksimale elektrike prej (3700 W). Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme brenda një faze, energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht.
- Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të zgjedhur të fundit merr gjithnjë përparësi. Energjia e mbetur do të ndahet mes zonave të aktivizuara më parë me radhën e kundërt të zgjedhjes.
- Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së zonave të reduktuara alternohet mes cilësimit të zgjedhur të nxehtësisë dhe cilësimit të nxehtësisë së reduktuar. 12 SHQIP• Prisni derisa ekrani të ndalojë së pulsuari ose reduktoni cilësimin e ngrohjes së zonës së gatimit të zgjedhur së fundmi. Zonat e gatimit do të vijojnë në punojnë me cilësimin e ngrohjes së reduktuar. Ndryshojini manualisht cilësimet e ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është nevoja. Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme në të cilat mund të shpërndahet energjia mes zonave të gatimit.
Është një funksion i përparuar automatik i cili lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu manualisht ventilatorin nga pianura. Për shumicën e aspiratorëve, sistemi në distancë është i çaktivizuar. Aktivizojeni atë përpara se të përdorni funksionin. Për më shumë informacion referojuni manualit të përdorimit të aspiratorit. Përdorimi automatik i funksionit Për ta përdorur funksionin automatikisht, caktoni regjimin automatik në H1 – H6. Pianura fillimisht është e vendosur në H5.Aspiratori vepron sa herë që vini në përdorim pianurën. Pianura e njeh automatikisht temperaturën e enëve të gatimit dhe rregullon shpejtësinë e ventilatorit. Regjimet automatike Drita automati
Regjimi H0 Fikur Fikur Fikur Regjimi H1 Aktiv Fikur Fikur Modaliteti
Regjimi H3 Aktiv Fikur Shpejtësia
Regjimi H4 Aktiv Shpejtësia
Regjimi H5 Aktiv Shpejtësia
Regjimi H6 Aktiv Shpejtësia
Pianura e dikton procesin e zierjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me modalitetin automatik.
Pianura e dikton procesin e skuqjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me modalitetin automatik.
Ky modalitet aktivizon ventilatorin dhe drita nuk mbështetet tek temperatura. Ndryshimi i regjimit automatik
vazhdimisht derisa të ndizet
5. Prekni te kohëmatësi për të zgjedhur
një regjim automatik. SHQIP 13Për ta përdorur aspiratorin direkt mbi panelin e aspiratorit, çaktivizoni regjimin automatik të funksionit. Pas të keni përfunduar gatimin dhe fikur pianurën, ventilatori i aspiratorit mund të vazhdojë të funksionojë për një periudhë kohe të caktuar. Pas kësaj kohe, sistemi e çaktivizon ventilatorin automatikisht dhe ndalon aktivizimin aksidental të ventilatorit për 30 sekondat e pasuese. Caktimi manual i shpejtësisë së ventilatorit Funksionin mund ta përdorni edhe manualisht. Për ta bërë këtë prekni kur pianura është e ndezur. Ky veprim çaktivizon funksionimin automatik të funksionit dhe ju mundëson ndryshimin e shpejtësisë së ventilimit në mënyrë manuale. Kur shtypni , vlera e shpejtësisë së ventilatorit rritet me një. Nëse, pasi të keni arritur një nivel të lartë, shtypni sërish , shpejtësinë e ventilatorit e caktoni në 0, gjë e cila çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për të rinisur ventilatorin me shpejtësi ventilimi 1, prekni
Për të aktivizuar funksionimin automatik të funksionit, çaktivizoni dhe aktivizoni sërish pianurën. Aktivizimi i dritës Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë dritën automatikisht sa herë që ndizni pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin automatik në H1 – H6. Drita mbi aspirator çaktivizohet 2 minuta pas çaktivizimit të pianurës.
6. SIPËRFAQE GATIMI FLEKSIBËL ME INDUKSION
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Funksioni FlexiBridge
Zona e gatimit fleksibël me induksion përbëhet nga katër pjesë. Pjesët mund të kombinohen në dy zona gatimi me përmasa të ndryshme, ose në një zonë të madhe gatimi. Ju zgjidhni kombinimin e pjesëve duke zgjedhur modalitetin e aplikueshëm për përmasën e enëve të gatimit që dëshironi të përdorni. Ka tre modalitete: "Standard" (e aktivizuar automatikisht kur aktivizoni pianurën), "Big Bridge" dhe "Max Bridge". Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë përdorni dy shiritat e kontrollit në të majtë. Kalimi mes modaliteteve Për të kaluar mes modaliteteve, përdorni fushën me sensor:
Kur kaloni mes modaliteteve, cilësimi i nxehtësisë vendoset sërish në 0. Diametri dhe pozicioni i enëve Zgjidhni modalitetin që i aplikohet madhësisë dhe formës së enës. Ena duhet të mbulojë zonën e zgjedhur sa më shumë të jetë e mundur. Vendosni enën në qendër në zonën e përzgjedhur! Vendosni enën me diametër të poshtëm më të vogël se 160 mm në qendër në një pjesë njëshe. 14 SHQIP100-160mm Vendosni enën me diametër të poshtëm më të madh se 160 mm në qendër mes dy pjesëve. > 160 mm
6.2 FlexiBridge Modaliteti
"Standard" Ky regjim është aktiv kur aktivizoni pianurën. Ai lidh pjesët në dy zona të ndara gatimi. Mund ta vendosni cilësimin e nxehtësisë për secilën zonë më vete. Përdorni dy shiritat e kontrollit në të majtë. Pozicioni i duhur i enës: Pozicioni i gabuar i enës:
6.3 FlexiBridge Regjimi "Big
Bridge" Për të aktivizuar këtë regjim, prekni derisa të shikoni treguesin e regjimit të duhur . Ky regjim lidh tre seksionet e pasme në një zonë të vetme gatimi. Seksioni i përparmë nuk lidhet dhe funksionon si një zonë gatimi më vete. Mund ta vendosni cilësimin e nxehtësisë për secilën zonë më vete. Përdorni dy shiritat e kontrollit në të majtë. Pozicioni i duhur i enës: Për të përdorur këtë regjim, duhet të vendosni enën në tre seksionet e lidhura. Nëse përdorni enë më të vogla se dy seksionet, ekrani tregon dhe pas 2 minutash zona fiket. SHQIP 15Pozicioni i gabuar i enës:
6.4 FlexiBridge Regjimi "Max
Bridge" Për të aktivizuar këtë regjim, prekni derisa të shikoni treguesin e regjimit të duhur . Ky regjim lidh të gjitha seksionet në një zonë të vetme gatimi. Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë përdorni cilindo nga dy shiritat e kontrollit në të majtë. Pozicioni i duhur i enës: Për të përdorur këtë regjim, duhet të vendosni enën në katër seksionet e lidhura. Nëse përdorni enë më të vogla se tre seksionet, ekrani tregon dhe pas 2 minutash zona fiket. Pozicioni i gabuar i enës:
Ky funksion ju lejon të rregulloni temperaturën duke lëvizur enët e gatimit në një pozicion tjetër në zonën e gatimit me induksion. Funksioni ndan zonën e gatimit me induksion në tri zona me cilësime të ndryshme nxehtësie. Pianura e dikton pozicionin e enës dhe cakton cilësimin e nxehtësisë që i korrespondon pozicionit. Enën e gatimit mund ta vendosni në pozicionin përpara, në mes ose prapa. Nëse e vendosni enën në pjesën e përparme, merrni cilësimin më të lartë të nxehtësisë. Për ta ulur, lëvizeni enën e gatimit në pozicionin e mesit ose të pasmë. Përdorni vetëm një enë kur përdorni funksionin. 16 SHQIPInformacione të përgjithshme:
- 160 mm është diametri minimal i fundit të enës për këtë funksion.
- Afishimi i cilësimit të nxehtësisë për shiritin e pasmë majtas të kontrollit tregon pozicionin e enës për zonën e gatimit me induksion. Përpara , në mes , prapa .
- Afishimi i cilësisë së nxehtësisë për shiritin e kontrollit të përparmë majtas tregon cilësimin e nxehtësisë. Për të ndryshuar cilësimin e nxehtësisë përdorni shiritin e kontrollit përpara majtas.
- Kur aktivizoni funksionin për herë të parë, do të merrni cilësimin e nxehtësisë për pozicionin e përparmë, për pozicionin e mesit dhe për pozicionin e pasmë. Ju mund të ndryshoni cilvsimet e nxehtësisë për secilin pozicion më vete. Pianura do t'i kujtojë cilësimet tuaja të nxehtësisë herën tjetër që të aktivizoni funksionin. Aktivizimi i funksionit: Për të aktivizuar funksionin, vendosni enën në pozicionin e duhur të zonës së gatimit. Prekni . Do të shfaqet treguesi sipër simbolit. Nëse nuk e vendosni enën në zonën e gatimit, ndizet dhe pas 2 minutash zona fleksibël e gatimit me induksion vendoset në . Çaktivizimi i funksionit Për të çaktivizuar funksionin, prekni ose vendosni cilësimin e nxehtësisë në . Treguesi sipër simbolit fiket.
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektro- magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit. Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.
- Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
- Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
- Për të shmangur gërvishtjet, mos e rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër xhamin qeramik. Materiali i enës së gatimit SHQIP 17• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shënimin e duhur nga prodhuesi).
- të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani. Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:
- uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
- magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit. Dimensionet e enës së gatimit
- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.
- Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër më të vogël se diametri minimal thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.
- Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në „Specifikimi i zonave të gatimit“. Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
7.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
- zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sandviç).
- tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sandviç).
- gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
- klikime: po ndodh një proces shkëmbimi elektrik.
- fërshëllima, zukatje: ventilatori është në punë. Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim.
7.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
7.4 Shembuj të aplikacioneve të
gatimit Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një zone dhe konsumit të energjisë së zonës së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion me rritjen e konsumit të energjisë. Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën e fuqisë së saj. Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese. Cilësimet e ngrohjes Përdorni që të: Koha (minuta) Ndihmë
Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas nevojës Vendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 3 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Përziejeni herë pas here.
1 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
18 SHQIPCilësimet e ngrohjes Përdorni që të: Koha (minuta) Ndihmë
3 - 5 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit.
5 - 7 Ngrohni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
7 - 9 Ngrohni patatet. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g
7 - 9 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,
gjellërash dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 litra lëng plus përbërësit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të ëmbla. sipas nevojës Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës.
5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës. 14 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekura mirë. Zierje sasish të mëdha uji. PowerBoost është i aktivizuar.
7.5 Këshilla dhe sugjerime për
Hob²Hood Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
- Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
- Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
- Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
- Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thellë). Shihni foton. Aspiratori në figurë është përdorur vetëm si shembull. Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë pianurës ndërkohë që Hob²Hood është ndezur. Aspiratorët me funksionin Hob²Hood Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të sobës që funksionojnë me këtë funksion, referojuni faqes tonë të internetit për klientët. Aspiratorët AEG që punojnë me këtë funksion duhet të kenë simbolin .
SHQIP 198. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Informacion i përgjithshëm
- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
- Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni një kruajtëse të veçantë për xhamin. Printimi mbi zonën fleksibël të gatimit me induksion mund të ndotet ose të ndryshojë ngjyrë nga rrëshqitja e enëve të gatimit. Zonën mund ta pastroni me mënyrën e zakonshme.
8.2 Pastrimi i pianurës
- Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë.
- Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën. Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë shkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë për 10 sekonda. Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda. Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëjtën kohë. Prekni vetëm një fushë sensori. Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e kontrollit. Pastroni panelin e kontrollit. 20 SHQIPProblem Shkaku i mundshëm Ndreqja Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura. Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura. Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor. Hiqni objektin nga fushat me sensor. Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor . Hiqni objektin nga fusha me sensor. Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet. Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar. Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar. Hob²Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit. Ju përdorni një tenxhere shumë të lartë që bllokon sinjalin. Përdorni një enë më të vogël, ndryshoni zonën e gatimit ose përdoreni aspiratorin manualisht. Nxehja automatike nuk vihet në punë. Zona është e nxehtë. Lëreni zonën të ftohet mjaftueshëm. Është vendosur cilësimi i nxehtësisë më të lartë. Cilësimi i nxehtësisë më të lartë ka të njëjtin fuqi si funksioni. Cilësimi i nxehtësisë alternohet mes dy niveleve. Menaxhimi i energjisë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. Fushat e sensorit nxehen. Ena e gatimit është shumë e madhe ose ju e keni vendosur shumë afër panelit të kontrollit. Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit. Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit. Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. Zona fleksibël e gatimit me induksion nuk e nxeh enën. Ena e gatimit nuk ndodhet në pozicion të duhur mbi sipërfaqen fleksibël të gatimit me induksion. Vendosni enën e gatimit në pozicionin e duhur mbi sipërfaqen fleksibël të gatimit me induksion. Pozicioni i enës së gatimit varet nga funksioni i aktivizuar ose regjimi i funksionit. Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me induksion fleksibël”. Diametri i bazamentit të enës së gatimit nuk është i saktë për funksionin e aktivizuar ose regjimin e funksionit. Përdorni enë gatimi me diametër të përshtatshëm për regjimin e funksionit ose funksionin e aktivizuar. Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me induksion fleksibël”. ndizet. Pajisja për sigurinë e fëmijës ose Kyçje vihet në punë. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. ndizet. Nuk ka enë mbi zonë. Vendosni enë mbi zonë. Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme. Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”. Diametri i bazamentit të enës është tepër i vogël për zonën. Përdorni enë me dimensione të sakta. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”. SHQIP 21Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja FlexiBridge (Flexible Bridge) është aktiv. Një ose më shumë seksione të regjimit të funksionit në punë nuk është mbuluar nga ena e gatimit. Vendoseni enën e gatimit në numrin e saktë të seksioneve të regjimit të funksionit në punë ose ndryshoni regjimin e funksionit. Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me induksion fleksibël”. PowerSlide është aktiv. Dy tenxhere vendosen në zonën fleksibile të gatimit me induksion. Përdorni vetëm një tenxhere. Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me induksion fleksibël”. dhe një numër afishohet. Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin.
9.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje…
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Jepni gjithashtu kodin prej tri shkronjave shifrore për qeramikën e xhamit (gjendet në qoshe të sipërfaqes së xhamit) dhe shfaqet një mesazh gabimi. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezën e garancisë.
Modeli IKE84471XB PNC 949 597 229 00 Lloji 62 D4A 05 AA 220 - 240 V / 400 V 2N 50 - 60 Hz Induksion 7.35 kW Prodhuar në Gjermani Nr. i ser. ................. 7.35 kW AEG 22 SHQIP10.2 Specifikimi i zonave të gatimit Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W] PowerBoost [W] Kohëzgjatja maksimale PowerBoost [min] Diametri i enës së gatimit [mm] E pasme e mesme 2300 3200 10 180 - 210 Djathtas përpara 1800 2800 10 145 - 180 Sipërfaqe gatimi fleksibël me induksion 2300 3200 10 minimumi 100 Fuqia e zonave të gatimit mund të jetë pak më e ndryshme nga të dhënat në tabelë. Ajo ndryshon në varësi të materialit dhe të përmasave të enëve të gatimit. Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i dhënë në tabelë.
Identifikimi i modelit IKE84471XB Lloji i pianurës Pianurë inkaso Numri i zonave të gatimit 2 Numri i sipërfaqeve të gatimit 1 Teknologji ngrohjeje Induksion Diametri i zonave rrethore të gatimit (Ø) E pasme e mesme Djathtas përpara
Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e zonës së gatimit Majtas L 45,8 cm W 21,4 cm Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking) E pasme e mesme Djathtas përpara 177,0 Wh/kg 174,6 Wh/kg Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC electric cooking) Majtas 182,6 Wh/kg Konsumi i energjisë së pianurës (EC electric hob) 179,9 Wh/kg
- Për Bashkimin Evropian sipas EU 66/2014. Për Bjellorusinë sipas STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën sipas 742/2019. EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit
11.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
- Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
- Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit. SHQIP 23• Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
- Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit.
- Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
Notice-Facile