2421 - Shkruese SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 2421 SKIL në format PDF.
Pyetjet më të shpeshta - 2421 SKIL
Shkarko udhëzimet për tuajin Shkruese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 2421 - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 2421 e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 2421 SKIL
- Kjo vegël është e projektuar për shpim në dru, metal, qeramikë dhe plastikë; veglat me kontroll automatik të shpejtësisë dhe rrotullim majtas/djathtas janë po ashtu të përshtatshme për vidhosje dhe prerje me filetim
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Drita e kësaj vegle është e projektuar për të ndriçuar zonën e drejtpërdrejtë të punës për pajisjen dhe nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave në shtëpi
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3122
Forca maksimale e rrotullimit për veprime vidhosjeje të forta sipas ISO 5393 : 36 Nm
ELEMENTET E PAJISJES 2
A Çelësi për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë B Drita jeshile e karikimit C Unaza për kontrollin e forcës së rrotullimit D Pozicioni i bllokimit (freksioni) E Çelësi për ndryshimin e drejtimit ose të rrotullimit F Zgjedhja e marsheve G Treguesi i nivelit të baterisë H Drita ndriçuese J Të çarat e ajrosjes K Karikuesi SIGURIA UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente. b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt. c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike. b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar. c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike. d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike. e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale. b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale. c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente. d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale. e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura. f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje. g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar. b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet. c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të123 sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës. d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar. e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet. f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të lehta për t’u kontrolluar. g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër. b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr. c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr. d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë acarime ose djegie.
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës. UDHËZIMET E SIGURISË PËR TRAPANIN/VIDATORIN ME BATERI
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
- Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë të pajisjes
- Vegla/karikuesi nuk është projektuar për t’u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e veglës/karikuesit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me veglën/karikuesin
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
- Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
- Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Sigurohuni që çelësi E 2 të jetë në pozicionin e mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose magazinoni veglën
- Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar me veglën
- Mos i prekni kontaktet në karikues
- Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
- Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të njoma
- Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk do të kalojë 50°C apo të bjerë nën 0°C
- Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të SKIL për një kontroll të sigurisë
- Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen124 menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të SKIL
- Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet të zëvendësohet menjëherë
- Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
- Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me një karikues
- Nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi i energjisë
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit 4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme 5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim) 6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye 7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk do të kalojë 50°C 8 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e mbetjeve familjare 9 Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve familjare PËRDORIMI
- Çelësi i kombinuar A 2 për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni mbi çelës
- Karikimi i baterisë 0 - lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim - drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi është gati për përdorim - futni baterinë në karikues si në ilustrim ! bateria mund të qëndrojë edhe në pajisje gjatë karikimit; në atë rast pajisja nuk mund të ndizet - drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po karikohet - pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe drita jeshile B do të qëndrojë aktive pas pulsimit ! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë periudha e karikimit duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë E RËNDËSISHME: - nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë, kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë (ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton baterinë) - bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para karikimit (nuk ka “efektin e memories” si bateritë me nikel-kadmium) - gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon një problem - sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues - mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C; kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin - mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në përdorim - nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi i energjisë - kur bateria me jone litiumi është bosh, vegla do të fiket automatikisht - një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të ndërrohet
- Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit ! - kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/ djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet ! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja të jetë plotësisht e ndaluar
- Ndërrimi i puntove të shpimit @ - futeni punton sa më shumë në mandrinë - përdorni puntot e vidhosjes në kombinim me një mbajtëse puntosh ! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të dëmtuar ! përdorni vetëm punto të mprehta
- Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) # - forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e freksionit C rrotullohet nga 1 në 15; pozicioni D do të bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen në raste të vështira - kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar
- Zgjedhja e marshit mekanik $ - vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e kërkuar ! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë duke punuar ngadalë FUQI E MADHE (HIGH POWER) - forca e rrotullimit e lartë - për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj - për filetim femër SHPEJTËSI E MADHE (HIGH SPEED) - forca e rrotullimit e ulët - për shpime me diametër të vogël
- Treguesi i nivelit të baterisë% - tregon sa energji ka mbetur në bateri - treguesi G ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin A 2
- Drita ndriçuese H ^ Drita ndriçuese H ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin A 2
- Mbrojtja e baterisë Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë) - në çdo rast, 3 dritat led të treguesit të nivelit të baterisë G do të vezullojnë me shpejtësi ! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet125
- Bllokimi automatik i boshtit rrotullues - kur çelësi A 2 nuk është i shtypur, boshti rrotullues është i bllokuar - ju lejon që ta përdorni pajisjen si kaçavidë (edhe kur bateria është bosh)
- Mbajtja dhe drejtimi i veglës & ! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri - mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara - mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Kur shponi metale ferrore - shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet një vrimë e madhe - lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
- Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të shmangur krisjen e drurit
- Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
- Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht një vrimë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra - pastroni kontaktet e karikimit në karikues me alkool ose pastrues të kontakteve ! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para pastrimit
- Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes për veglat e punës të SKIL - dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com) - në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e shërbimit e SKIL MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së) - në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin. - simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
- Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta hedhur) ! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
DEKLARATA E KONFORMITETIT
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN 60745, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU, 2009/125/EC (EU normë 1194/2012)
- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 74 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 85 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²) ✱ kur shponi në metal <2,5 m/s² ✱ kur vidhosni <2.5 m/s²
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura - përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit - kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës126
Notice-Facile