BBM1345 - Makinë buke VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BBM1345 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Pjekës buke |
| Përmasat (G x T x L) | 30 x 25 x 30 cm |
| Pesha | 5 kg |
| Konsumi i energjisë | 650 W |
| Kapaciteti i bukës | 1.0 - 1.5 kg |
| Numri i programeve | 12 |
| Cilësimet e kontrollit të kores | E lehtë, Mesatare, E errët |
| Kohëmatësi i vonesës | Deri në 13 orë |
| Funksioni i mbajtjes së ngrohtë | Mbajtje automatike e ngrohtë për 1 orë |
| Tavë pjekjeje jo-ngjitëse | Po |
| Dritare shikimi | Po |
| Ventilator ftohjeje | Po, për skuqje të njëtrajtshme |
| Ruajtja e kabllit të rrymës | Ndarje e brendshme |
| Pastrimi dhe kujdesi | Fshij sipërfaqen e jashtme me leckë të lagur; laj tavën dhe tehun e përzierjes me ujë të ngrohtë dhe sapun |
| Karakteristikat e sigurisë | Fikje automatike, mbrojtje nga mbinxehja |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Tava, tehu i përzierjes, gota matëse, luga në dispozicion përmes qendrave të shërbimit VOX |
| Riparueshmëria | Pjesë të zëvendësueshme nga përdoruesi; qendër shërbimi për motorin dhe elektronikën |
| Informacione të përgjithshme | Finish i bardhë/çelik inox, ekran LED, alarm zanor |
Pyetjet më të shpeshta - BBM1345 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth BBM1345 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë buke në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BBM1345 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BBM1345 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT BBM1345 VOX
Lexoni udhëzimin me kujdes dhe ruane për përdorim të mëvonshëm
PËRMBAJTJA
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
NJIHNI APARATIN TUAJ
TABELA E KONTROLLIT
FILLIMI I VONUAR I PUNËS (KOHA)
MBAJTJA E NXEHTËSISË
MEMORIA
TEMPERATURA E DHOMËS
VËREJTJET NË EKRAN
PËRDORIMI I PARË
PËRDORIMI I APARATIT PËR PJEKJEN E BUKËS
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
HYRJE NË PËRBËRËS
MATJA E PËRBËRËSVE
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
DEPONIMI EKOLOGJIK
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË:
Para përdorimit të kësaj pajisjeje duhet të përmbushni këto parakushte themelore të sigurisë:
- Lexoni tërë udhëzimin.
- Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes që mund të gjendet në tabelën e mbishkrimit në fundin e pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen me kabllo të dëmtuar ose pas dëmtimit ose nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Kontaktoni prodhuesin ose servisin më të afërm të autorizuar për shkak të kontrollit, riparimit ose rregullimeve elektrike ose mekanike.
-
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
-
Mos e futni kabllin, prizën ose shtëpizën në ujë ose në lëngje të tjera për të parandaluar rrezikun nga goditja elektrike.
-
Shkyqni pajisjen nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vënies ose heqjes së pjesëve para dhe pas pastrimit.
-
Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose cfarëdo sipërfaqe të ngrohur.
-
Përdorimi i cfarëdo shtojce që nuk janë rekomanduar ose shitur nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë lëndime.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi ose në afërsi të shporetit të rrymës ose me plin, ose në furrë të nxehtë.
-
Mos i prekni pjesët e lëvizshme ose të rrotullueshme të pajisjes gjatë punës.
-
Temperatura e sipërfaqeve të disponueshme mund të jetë e madhe kur pajisja është duke punuar.
-
Asnjëherë mos e kyqni aparatin pa e vendosur mirë enën për bukë e cila është e plotësuar me përbërësit.
-
Gjatë heqjes së enës, enën për bukë nuk duhet goditur në majë ose në tehe në mënyrë që të mos dëmtohet ena për bukë.
-
Mos hidhni në pajisje foli metali ose materiale të tjera për shkak të rrezikut nga zjarri ose goditja e shkurtër e rrymës.
-
Këtë pajisje mund t'a përdorin fëmijët e moshës 8 vjecare e më shumë dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë udhëzime lidhur me përdorimin e aparatit në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparatin. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet t'a bëjnë fëmijët, përvec nëse janë
më të moshuar se 8 vjet dhe kanë mbikëqyrje.
- Ruani pajisjen dhe kabllin largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet.
- Asnjëherë mos e mbuloni pajisjen për pjekjen e bukës me peshqir ose me cfarëdo material tjetër sepse nxehtësia dhe avulli duhet të emitohen në mënyrë të lirë. Ekziston rrezik nga zjarri nëse aparati është i mbuluar ose vjen në kontakt me material të ndezshëm.
- Mos e përdorni aparatin për cfarëdo qëllimi tjetër përvec qëllimit për të cilin është destinuar.
- Aparatin gjithmonë përdorne në sipërfaqe të sigurtë, të thatë dhe të rrafshët.
- Mos e përdorni aparatin në ambient të hapur.
- Aparati ka prizë me tokëzim. Bëni kujdes që priza të jetë e tokëzuar.
- Pajisja është e destinuar për përdorim shtëpiak dhe kushte të ngjashme, sic janë:
– Ambientet e kuzhinave në lokale, zyra dhe ambiente të tjera punuese;
- Amvisëri;
– Hotele, motele dhe lloje të ngjashme të akomodimit;
– Pansione të tjera për akomodim në bazë të bujtjes me mëngjes.
23. Mos e përdorni pajisjen me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për përdorim nga largë.
24. Mos përdorni aparatin pa enë për bukë që është e vendosur në komorë për të parandaluar dëmtimin e aparatit.
25. Ruani këtë udhëzim për përdorim të mëvonshëm.
NJIHNI APARATIN TUAJ PËR PJEKJEN E BUKËS
(Prodhimi mund të ndryshohet pa paralajmërim)

TABELA E KONTROLLIT
(Sito shtypi mund të ndryshohet pa paralajmërim)

PAS KYQJES
Posa aparati të futet në prizë, LCD është i ndricuar dhe dëgjohet sinjali i tingullit, në LCD ekran paraqitet "13:00". Shigjeta tregon për "1000g dhe Medium" (shikoni tabelën e kontrollit).
START / STOP
Për startin dhe ndalimin e programit të zgjedhur.
Për të filluar programin, shtypni njëherë butonin "START / STOP". Dëgjohet sinjal i shkurtër i zëshëm dhe dy pika në ekran për kohën fillojnë të lëvizin. Programi fillon. Asnjë buton tjetër nuk është aktiv, përvec butonit START / STOP pas fillimit të programit.
Për të ndaluar programin, shtypni butonin "START / STOP" më gjatë se 2 sekonda deri sa të dëgjoni një sinjal të gjatë të zëshëm. Sinjali i zëshëm tregon se programi është shkyqur.
MENU
Butoni i menusë përdoret për selektimin e programit të zgjedhur. Cdo herë kur prekni butonin dhe dëgjoni sinjal të shkurtër të zëshëm, programi do të ndryshojë. Përsëri shtypni butonin MENU për të kaluar nëpër menu - 12 programe do të tregohen në ekranin LCD me sinjale të shkurtëra të zëshme. Kur të shihni programin i cili ju nevojitet- ndaloni shtypjen. Funksioni i secilit nga 12 programet është i sqaruar në vazhdim.
-
THEMELORE (BASIC): përzierja, fryerja dhe pjekja e bukës së zakonshme. Duke shtuar përbërës të ndryshëm, dallon shija.
-
FRANCEZ (FRENCH): përzierja, fryrja dhe pjekja me kohë më të gjatë të përzierjes. Buka e pjekur sipas këtij programi, zakonisht ka kore më krokante dhe strukturë më të butë.
- KOKRRA E PLOTË (ËHOLE ÊHEAT): përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës nga mielli me kokërr të plotë. Ky modalitet ka kohë më të gjatë të nxehjes në mënyrë që kokrrat të mund të thithin ujin dhe të fryhen. Nuk rekomandohet përdorimi i funksionit të fillimit të shtyer të punës, sepse kjo shkakton rezultate të këqia.
- E SHPEJTË (QUICK): përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës më sodë bikarbonë ose pluhur për pjekje. Buka e pjekur në këtë program, zakonisht është më e vogël dhe ka teksturë më të dendur.
- E ÕMBËL (SËEET): përzierja, fryrja dhe pjekja. Përdoret për pjekjen e bukës krokante dhe të ämbël.
- ULTRA E SHPEJTË (Ultra Fast): përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës përfundon shumë shpejt. Buka është zakonisht më e vogël dhe ka teksturë më të dendur se sa buka e pjekur në programin QUICK.
- PA GLUTEN (GLUTEN-FREE): gatimi i bukës nga mielli pa gluten dhe përzierja për pjekje. Miellit pa gluten i duhet më shumë kohë që të thithë lëngun dhe ka karakteristika të ndryshme të fryrjes.
- BRUMI (DOUGH): përzierja dhe fryrja, por pa pjekje. Largoni brumin e papjekur dhe formone në role, bazë për pica, kifle e të ngashme.
- MARMELADA(JAM): zierja e marmeladës.
- TORTE (CAKE): përzierja, fryrja dhe pjekja. Fryrja pa sodë bikarbonë dhe pluhur për pjekje.
- SENDUICËT (SANDËICH): përzierja, fryrja dhe pjekja e bukës me teksturë të butë me kore krokante- ideale për përgatitjen e sanduicëve.
- PJEKJA (BAKE): vetëm pjekja, pa përzierje dhe fryrje. Përdoret edhe për kohë të zgjatur në rregullime të caktuara të zgjedhura.
NGJYRA (COLOR)
Me shtypjen e butonit COLOR mund të përzgjidhni opsionin ngjyra e kores e CELUR, E MESME ose e ERRËT. Kini parasysh që koha e përgjithshme e punës së këtij funksioni mund të dallojë varësisht nga madhësitë e ndryshme të bukës. Ky funksion nuk mund të aplikohet te programet për BRUMË dhe MARMELADË.
MADHËSIA E BUKËS (LOAF SIZE)
Shtypni këtë buton për të përzgjedhur madhësinë e bukës prej 750g ose 1000g. Kini parasysh që koha e përgjithshme e punës mund të dallojë varësisht nga madhësia e ndryshme e bukës. Kjo nuk mund të përdoret për programet SHPEJTË, BRUMË, MARMELADË, TORTE dhe PJEKJE.
Në rast se nuk dëshironi që menjëherë të kyqni aparatin, rregulloni kohën e shtyerjes me anë të këtij butoni.
Para se të shtypni butonin, përcaktoni kur dëshironi që buka të jetë e gatshme. Kini parasysh që koha e fillimit të shtyer përfshin edhe kohën e pjekjes së programit tuaj të përzgjedhur. Kjo është, pas përfundimit të funksionit për kohën e shtyer të punës, mund të servohet buka e nxehtë.
Së pari duhet të përzgjidhet programi dhe ngjyra e kores, pastaj shtypni "+" për të rritur kohën e shtyerjes. Me cdo shtypje koha zgjatet për 10 minuta (me sinjal të shkurtër të zëshëm). Koha maksimale e shtyerjes është 13 vjet.
Shembull: Tani është 20:30, kurse ju dëshironi të keni bukën e pjekur në orën 7.00 në mëngjesin e ardhshëm- d.mth 10 orë e 30 minuta. Përzgjidhni programin për ngjyrën dhe madhësinë e bukës, pastaj shtypni “+” butoni "+, për të shtuar kohën deri sa në indikator të shënohet 10:30. Pas kësaj shtypni butonin STOP/START, me cka aktivizohet programi i startit të shtyer të punës. Pika në LCD ekran (shikoni TABELËN E KONTROLLIT) ndricon dhe numrat numërojnë në LCD ekran për të ju treguar kohën e mbetur. Buka e freskët do të jetë e përgatitur për juve në orën 7:00. Nëse nuk e nxirrni bukën e menjëherë, fillon funksioni MBAJTJA E NXEHTËSISË në kohëzgjatje prej 60 minuta.
Vërejtje: 1) Mos përdorni funksionin për fillimin e shtyer të punës për përbërës që mund të prishen lehtë, sic janë vezët, qumështi i freskët, frutat, qepët, etj.
2) Funksioni nuk është i përshtatshmë për programet SHPEJTË, ULTRA SHPEJTË dhe MARMELADË.
3) Me programin PJEKJE mund të rregulloni vetëm kohën e pjekjes (10-60 minuta), dhe jo kohën e shtyerjes. Mund të shtypni butonin KOHA që të rritni kohën e pjekjes për 1 minutë pas shtypjes.
4) Ky funksion i fillimit të shtyer të punës nuk është i mundur pasi që programi i zgjedhur ka filluar punën.
5) Koha e treguar në LCD ekran është madhësia e përgjithshme e kohës themelore dhe kohës së shtyerjes.
MBAJTJA E NXEHTËSISË
Buka automatikisht mund të mbahet e nxehtë 60 minuta pas pjekjes. Nëse dëshironi të nxirrni bukën, shkyqni programin me anë të butonit START / STOP. Funksioni MBAJTJA E NXEHTËSISË nuk është e mundshme për programet MARMELADË dhe BRUMË.
MEMORIA
Nëse rryma ndërpritet gjatë procesit të pjekjes së bukës, procesi i përgatitjes së bukës do të vazhdohet automatikisht në afat prej 10 minutave, qoftë edhe pa shtypur butonin "START / STOP". Nëse koha e ndërprerjes tejkalon 10 minuta, memoria nuk mund të mbahet dhe aparati për pjekjen e bukës duhet përsëri të fillohet. Rekomandohet vendosja e sërishme e përbërësve të ri.
TEMPERATURA E DHOMËS
Aparati duhet të punojë mirë në një vëllim të gjerë të temperaturës, por mund të ekzistojë dallim në madhësinë e bukës në mes të dhomave shumë të nxehta dhe shumë të ftohta. Rekomandojmë që temperatura e dhomës të jetë në mes të 15 °C dhe 34 °C.
VËREJTJET NË EKRAN
- Nëse ekrani tregon "EE1" pasi që të shtypni butonin START / STOP dhe dëgjohet sinjali i zëshëm, kjo tregon se temperatura e brendshme është ende shumë e lartë. Hapni kapakun dhe lini makinën që të ftohet 10 deri 20 minuta.
-
Nëse në ekran paraqitet "EE2" pasi që të shtypni butonin START / STOP dhe dëgjihet sinjali i zëshëm, kjo tregon se temperatura e brendshme është shumë e ulët dhe se programi nuk do të punojë (përvec programit BAKE). Në mënyrë që aparati të mund të punojë, duhet të jetë në dhomë me temperaturë më të lartë.
-
Nëse në ekran paraqitet "EE4" pasi që të shtypni butonin START / STOP dhe dëgjohet sinjali i zëshëm, kjo tregon se ekziston lidhje e hapur në vargun e senzorit të temperaturës. Shtypni butonin START / STOP për të ndalur sinjalin e zëshëm, por nëse "EE4" në LCD ekran ndricon edhe më tutje, kontaktoni serviserin e autorizuar për kontrollime më të detajuara. Nëse në ekran paraqitet "EE3", kjo do të thotë se ekziston lidhje e shkurtër në vargun e senzorit të temperaturës.
PËRDORIMI I PARË I APARATIT
Me rastin e kyqjes së parë, aparati mund të emitojë pak tym dhe erë karakteristike. Kjo është normale dhe do të ndërpritet së shpejti. Bëni kujdes që aparati të ketë ventilim të mjaftueshëm.
- Cpaketoni të gjitha pjesët dhe shtojcat dhe hiqni tërë materialin e ndezshëm sic janë letrat ose shkuma të cilat përdoren për paketim.
- Kontrolloni nëse të gjitha pjesët dhe shtojcat janë "të plota dhe të padëmtuara".
- Pastroni të gjitha pjesët në përputhje me pjesën e udhëzimit “Pastrimi dhe mirëmbajtja”.
- Kontrolloni aparatin në funksionin e pjekjes dhe lini që të punojë i zbrazët rreth 10 minuta. Pasi që të ftohet aparati, pastrone përsëri.
- Thani mirë dhe bashkoni të gjitha pjesët. Aparati juaj është i gatshëm për përdorim.
PËRDORIMI I APARATIT
- Vendoseni aparatin në sipërfage të fortë dhe të rrafshët.
- Para gatimit të bukës, matni përbërësit e duhur. B
- Vendoseni enën për bukë në pozicionin e vet, lakoni në drejtim të akrepave të orës, deri sa të dëgjohet klik për pozicionin e drejtë. Fiksoni lopatëzën për përzierje në bosht. Rekomandohet që para vendosjes së lopatëzës për përzierje të mbuloni vrimat me margarinë rezistent ndaj nxehtësisë. Me këtë parandaloni ngjitjen e brumit në lopatëza dhe lehtësoni nxjerrjen e lopatëzave nga buka.
- Vendosni përbërësit në enën për bukë. Zakonisht duhet që së pari të vendosni ujin ose lëngun, pastaj të shtoni sheqerin, kripën dhe miellin. Majën dhe pluhurin për pjekje gjithmonë shtoni si përbërësin e fundit. (shih foton 4).

Majë ose sodë bikarbonë
Përbërësit e thatë
Ujë ose lëng
Vërejtje: Gjatë shtojcës së përbërësve bëni kujdes që sasia maksimale e miellit të jetë 600 g (4 filxhana), kurse sasia maksimale e majës është 6 g (2 lugë).
- Bëni një vrimë të vogël me gishta në njërën anë të miellit. Vendoseni majën në vrimë, bëni kujdes që përbërësit e lëngshëm ose kripa të mos vijnë në kontakt me majën. Mbyllni kapakun ngadalë.
- Kyqni kabllin për furnizim në prizë.
- Shtypni butonin e menysë MENU deri sa të përzgjidhni programin e dëshiruar.
- Shtypni butonin për ngjyrë COLOR për shkak të përzgjedhjes së ngjyrës së kores së bukës (nëse është e mundur).
- Shtypni butonin për madhësinë e bukës LOAF SIZE për shkak të përzgjedhjes së madhësisë së dëshiruar të bukës (750g ose 1000g) (nëse është e mundur).
- Përcaktoni shtyerjen e fillimit të punës duke shtypur butonin për kohën TIME. Tejkaloni këtë, nëse dëshironi që aparati të fillojë punën menjëherë.
- Shtypni butonin START / STOP dhe mbani më gjatë se 2 sekonda në mënyrë që aparati të fillojë të punojë. Dy pika fillojnë të ndricojnë, kurse në LCD ekran paraqten shkronjat e ndricuara të fazave të përshtatshme, sic janë përzierja (knead) ose fryrja (rise) kur aparati është duke kryer funksionin e kësaj faze.
- Gjatë punës do të dëgjohet sinjali i zëshëm i cili ju përkujton që me dorë të shtoni përbërësit e frutave, të përshtatshme vetëm për programet PJEKJA, FRANCEZ, KOKRRA E PLOTË, SHPEJTË, E ÕMBËL, ULTRA SHPEJTË, PA GLUTEN, TORTE dhe SANDUICË.
VËREJTJE: Për programet e dhëna nuk ka instruksione për përzgjedhjen e funksionit të shtyerjes.
- Për programet të cilat kanë funksionin e mirëmbajtjes së nxehtësisë- KEEP ÕARM,
kur të përfundojë procesi, dëgjohen 10 sinjale të zëshme. Pastaj aparati hyn në regjimin e nxehtë të punës, duke shtypur butonin START / STOP më gjatë se 3 sekonda për të ndaluar procesin; Në programe të cilat nuk kanë funksion të nxehtësisë, dëgjohet një sinjal i gjatë i zëshëm. Shkyqni kabllin për furnizim nga priza dhe nxirrni bukën. Hapni kapakun duke përdorur dorëza për furrën, lakoni enën për bukë në drejtim të kundërt nga drejtimi i akrepave të orës deri në pozicionin për hapje, pastaj nxirreni nga aparati.
VËREJTJE: Lini enën e bukës që të ftohet tërësisht para se ta lëvizni.
- Për heqjen e bukës nga anët e enës për bukë përdorni shpatullë të pangjitshme.
KUJDES: Ena për bukë dhe buka mund të jenë të nxehta! Gjithmonë përdoreni me kujdes dhe mbani dorëza.
- Enën për bukë lakone mbrapsht në sipërfaqe të pastër punuese dhe ngadalë lëvizne që të dalë buka.
- Nxirreni bukën nga ena me kujdes dhe pritni që të ftohet 20 minuta para prerjes.
- Nëse jeni jashtë dhomës ose në fund të operacionit nuk e keni shtypur butonin START / STOP, buka do të ngrohet automatikisht 60 minuta (nëse aplikohet), kurse kur të përfundojë ngrohja, dëgjohen sinjale të zëshme.
- Kur aparati nuk është në përdorim ose pasi që të përfundojë me punën, shkyqeni kabllin nga rryma.
VËREJTJE: Para prerjes së bukës, përdorni një mbajtëse për të hequr lopatëzën për përzierje e cila është e fshehur në fund të bukës. Asnjëherë mos e largoni me dorë lopatëzën për përzierje sepse buka është shumë nxehtë.
VËREJTJE: Nëse buka nuk është ngrënë e tëra, vendoseni në një qese të plastikës ose në një enë. Bukën mund ta ruani rreth 3 ditë në temperaturë dhome. Nëse dëshironi që t’a ruani bukën më gjatë, paketone në një qese plastike ose enë dhe lini në frigorifer. Koha e ruajtjes së bukës më së shumti është dhjetë ditë.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Shkyqeni aparatin nga priza dhe lini që të ftohet para pasrimit.
- Ena për bukë: Hiqeni enën për bukë duke e lakuar në anën e kundërt nga akrepat e orës pastaj tërhiqni dorezën për t'a nxjerrur. Pastrone me një leckë të lagur anën e brendshme
dhe të jashtme të enës. Për të mos e dëmtuar lyerjen mbrojtëse, mos përdorni mjete të mprehta abrazive. Ena duhet të jetë tërësisht e thatë para vendosjes.
VÈREJTJE: Vendosni enën për bukë në pozitë të drejtë, pastaj shtypeni te poshtë. Nëse ena nuk mund të vendoset, lëvizeni lehtë për të gjetur një pozicion të përshtatshëm dhe shtypeni te poshtë.
- Lopatëza për përzierje: Nëse është e vështirë që të lëvizet lopatëza për përzierje nga boshti, mbushni enën me ujë të nxehtë dhe lini që të qëndrojë rreth 30 minuta. Pas kësaj do të jetë e lehtë që të hiqet lopatëza për përzierje dhe mund ta lani. Fshini lopatëzën me leckë të lagur. Mbani mend që ena për bukë, lopatëza për përzierje dhe ena për përbërës mund të lahen në enëlarëse.
- Kapaku dhe dritarja: Kapakun mund ta pastroni me një leckë të lagur nga brenda dhe nga jashtë.
- Shtëpiza: Pjesën e jashtme të shtëpizës pastrone me leckë të lagur. Mos përdorni mjete abrazive për pastrim për të mos e dëmtuar shkëlqimin e lartë të sipërfaqes. Asnjëherë mos e futni shtëpizën në ujë për ta pastruar.
- Para se të paketoni aparatin për bukë për ta vendosur për ruajtje, kontrolloni nëse është ftohur tërësisht, të pastrohet dhe të thahet. Vendosni lugën dhe lopatëzën për përzierje në enën për bukë dhe mbyllni kapakun.
HYRJE NË PËRBËRËS
1. Mielli për bukë
Mielli për bukë ka përmbajtje të lartë të glutenit (ashtu që mund të quhet edhe miell me përmbajtje të lartë të glutenit që përmban shumë proteina). Ka elasticitet të mirë edhe pas fryrjes, buka mund të përmbajë madhësinë e vetë. Pasi që përmbajtja e glutenit është më e madhe se sa në miellin e zakonshëm, përdoret për prodhimin e bukës me dimenzione të mëdha me shumë fibra. Mielli për bukë është përbërësi më i rëndësishëm në gatimin e bukës.
2. Mielli i zakonshëm
Mielli i cili nuk përmban pluhur për pjekje, përdoret për përgatitjen e bukës ekspres.
3. Mielli i grurit nga kokrra e plotë
Mielli i grurit nga kokrra e plotë është kokrra e plotë. Përmban lëvoren e grurit dhe gluten. Mielli i grurit nga kokrra e plotë është më i rëndë dhe më i ushqyeshëm se sa mielli i zakonshëm. Buka nga mielli i grurit nga kokrra e plotë është zakonisht e vogël. Shumë
receta kombinojnë miellin nga kokrra e plotë dhe miellin e bukës për të arritur rezultate më të mira.
4. Mielli i zi i grurit
Mielli i zi i grurit që quhet edhe "miell i vrazhdë", është lloj i miellit me fibra dhe është i ngashëm me miellin nga kokrra e plotë e grurit. Për të arritur madhësi më të madhe pas fryrjes, ajo duhet të përdoret në kombinim me një sasi të madhe të miellit të bukës.
5. Mielli që fryhet vetë
Lloj i miellit që përmban pluhur për pjekje dhe ka qëllim special në përgatitjen e tortave.
6. Mielli i misrit dhe i tërshërës
Mielli i misrit dhe mielli i tërshërës janë miell nga kokrra e plotë e misrit dhe tërshërës. Ato janë përbërës shtesë në përgatitjen e bukës së vrazhdë dhe përdoren për forcimin e shijes dhe teksturës së bukës.
7. Sheqeri
Sheqeri është përbërës i rëndësishëm i cili rrit shijen dhe ngjyrën e bukës. Gjithashtu konsiderohet e domosdoshme për majë. Kyresisht përdoret sheqeri i bardhë. Sheqeri i verdhë, sheqeri pluhur ose panxhar sheqeri mund të shtohen nëse është e nevojshme.
8. Maja
Pas procesit të fryrjes (ardhjes), maja krijon dioksid karboni. Dioksidi i karbonit zgjerohet dhe e zbut bukën. Për fryrjen (ardhjen) e shpejtë të majës dhe krijimin e dioksid karbonit nevojiten sheqeri dhe mielli.
1 një lugë maje e thatë =3/4 lugë instant majë
1.5 lugë maje e thatë = 1 lugë instant majë
2 lugë majë e thatë =1.5 lugë instant majë
Majën duhet ta ruani në frigorifer, sepse kërpudhëzat në të mbyten në temperaturë të lartë. Para përdorimit kontrolloni datën e prodhimit dhe kohëzgjatjen e majës tuaj. Ktheni majën në frigorifer sa më parë pas cdo përdorimi. Fryrja jo e mirë e bukës zakonisht ndodh për shkak të majës jo të mirë.
Në mënyrën tjetër mund të kontrolloni nëse maja juaj është aktive dhe e freskët:
(1) Hidhni 1/2 gotë ujë të ngrohtë (45-50°C) në gotën për matje.
(2) Hidhni 1 lugë të vogël sheqer të bardhë në gotë dhe përzieni, pastaj shtoni 2 lugë majë mbi ujë.
(3) Vendosni enën për matje në vend të ngrohtë rreth 10min. Mos e përzieni ujin.
(4) Shkuma duhet të rritet deri në majën e gotës.
9. Kripa
Kripa është e domosdoshme për ti dhënë shije bukës dhe kores së bukës. Por, kripa gjithashtu mund të parandalojë fryrjen e majës. Ashnjëherë mos përdorni shumë krip në recetë. Buka është më e madhe nëse nuk ka krip.
10. Vezët
Vezët përmirësojnë teksturën e bukës, e bëjnë më të ushqyeshme dhe më të madhe. Vezët duhet të përdoren pa lëvozhgë dhe të përzihen mirë.
11. Dhjami, gjalpi dhe vaji bimor
Dhjami e bën bukën më të butë dhe e zgjat kohëzgjatjen. Gjalpi duhet të shkrihet ose të grimcohet para përdorimit.
12. Pluhuri për pjekje
Pluhuri për pjekje përdoret për fryrje e bukës dhe tortave Ultra të shpejta. Pluhuri për pjekje përdoret për grurjen e bukës dhe ëmbëlsirave Ultra Fast. Atij nuk i duhet kohë për fryrje dhe mund të prodhojë ajër, kurse ajri me parim kimik fromon balona për zbutjen e teksturës së bukës.
13. Soda bikarbona
Ešhtë e ngjashme me pluhurin për pjekje. Mund të përdoret edhe në kombinim me pluhurin për pjekje.
14. Uji dhe lëngjet tjera
Uji është përbërësi kryesor në prodhimin e bukës. Temperatura e ujit është në mes të 20°C dhe 25°C është më e mirë për përdorim. Uji mund të zëvendësohet me qumësht të freskët ose me ujë të përzier 2% qumësht pluhur, që përmirëson shijen e bukës dhe ngjyrën e kores së bukës. Në disa receta nevojitet lëng për të përmirësuar shijen e bukës, psh. Lëng molle, lëng portokalli, lëng limoni, etj.
MATJA E PËRBËRËSVE
Një nga përbërësit e rëndësishëm për përgatitjen e bukës së mirë është sasia e duhur e përbërësve. Gjithmonë përdorni gota për matje ose lugë për matje për të fituar një sasi të saktë, për të parandaluar rezultatet e këqia në përgatitjen e bukës.
1. Matja e përbërësve të saktë
Ujin, qumështin e freskët ose tretësin e qumështit pluhur duhet matur me gota për matje.
Duke shikuar horizontalisht, kontrolloni nivelin e gotës për matje. Kur të matni vajin ose përbrësit tjerë, me kujdes pastroni gotën për matje nga përbërësit tjerë.
2. Matja e përbrësve të thatë
Matja e përbërësve të thatë gjithmonë duhet të bëhet ashtu që me ngadalë do të përbërësit në gotën për matje, kurse kur ta mbushni tërësisht, rrafshoni përbërësit me thikë. Sasia më e madhe e përbërësit të thatë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të recetës. Gjatë matjes së sasive të vogla të përbërësve të thatë duhet të përdoret luga për matje. Gjatë matjes, sipërfaqen në lugë duhet ta rrafshoni, nuk duhet të jetë e grumbulluar, sepse ky dallim i vogël mund të prishë barazpeshën e recetës.
3. Radhitja e shtojcave
Radhitja e shtojcave të përbërësve duhet të respektohet dhe radhitja e caktuar është si në vazhdim: lëng, vezë, krip, qumësht pluhur, etj. Gjatë shtojcës së përbërsve, mielli nuk duhet të jetë tërësisht i ulur në lëng. Majën duhet vënë vetëm në miell të thatë. Maja nuk duhet të prekë kripën. Kur funksionin e shtyerjes e përdorni për një periudhë të gjatë kohore, asnjëherë mos i shtoni përbërësit që mund të prishen, sic janë vezët dhe përbërësit e frutave.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
| Nr. | Problemi | Shkaktari | Zgjidhja |
| 1 | Tym nga hapësira përventilim gjatë pjekjes | Disa përbërës ngjiten në pjesët e nxehta,përdorimi i parë, vaji ka mbetur nësipërfaqen e pjesës së nxehtë. | Shkyqni aparatin nga priza dhepastroni pjesët me ujë të nxehtë,kini kujdes që të mos digjeni gjatëpërdorimit të parë në të thatë,hapjen e kapakut. |
| 2 | Korja e poshtme e bukësështë shumë e trashë | E keni lënë bukën për një kohë të gjatë nëfunksionin e mirëmbajtjens së nxehtësisë,prandaj ka humbur një sasi e madhe e ujit. | Nxirreni bukën shpejtë, pa u ndalurnë funksionin e mbajtjes sënxehtësisë. |
| 3 | Buka nxirret me vështirësi | Lopatëza është ngjitur për boshti në enënpër bukë | Pas nxjerrjes së bukës hidhni ujë nëenën për bukë dhe futni në tëlopatëzën për 10 minuta, pastajhiqeni dhe pastrojeni. |
| 4 | Përbërësit nuk janë tëpërzier mirë dhe nuk janëpjekur mirë | 1.Nuk keni përzgjedhur programin eduhur | Përzgjidhni programin e duhur nëmenu |
| 2. Pas punës keni hapur kapakun disaherë, buka nuk ka marrë ngjyrë të kaftë tëkores. | Mos hapni kapakun deri në fund tëfryrjes së bukës | ||
| 3.Rezistenca gjatë përzierjes është emadhe, lopatëza nuk mund të përziejëmirë dhe të sillet sic duhet. | Kontrolloni hapësirën e lopatëzës,pastaj hiqeni bukën dhe lini aparatin tpunojë pa peshë, nëse nuk punon mirëkontaktoni serviserin e autorizuar. | ||
| 5 | “E01” në ekran passhtypjes së butonit“START/STOP” | Temperatura në aparat është shumë e lartëpër përgatitjen e bukës. | Shtypni butonin “START/STOP”dhe shkyqni aparatin nga priza,pastaj hiqeni enën për bukë dhehapni kapakun deri sa aparati të ftohet tërërsisht. |
| 6 | Dëgjohet puna e motorit, por brumi nuk përzihet. | Ena për bukë nuk është vendosur mirë ose ka sasi të mëdha të brumit për përzierje. | Kontrolloni nëse ena për bukë është vendosur mirë dhe nëse sasia e brumit është në përputhje me recetën, si dhe nëse të gjitha përbërësit janë matur mirë. |
| 7 | Buka është shumë e madhe dhe e shtyen kapakun | Shumë majë, miell ose ujë, temperatura e dhomës është shumë e lartë. | Kontrolloni faktorët e dhënë, zvogëloni sasinë proporcionalisht. |
| 8 | Buka është shume e madhe ose shumë e vogël dhe nuk është fryrë mjaftueshëm | Nuk ka majë, ose ka sasi të vogël të majës, ose maja nuk ka kualitet të mirë, temperatura e ujit është shumë e lartë, maja është përzier me kripë ose temperatura e dhomës është shumë e ulët. | Kontrolloni sasinë dhe kualitetin e majës dhe rritni temperaturën e dhomës. |
| 9 | Brumi është shumë i madh dhe del nga ena për bukë | Për shkak të sasisë shumë të madhe të lëngut, brumi është zbutur dhe në brumë ka shumë majë. | Zvogëloni sasinë e lëngut dhe përmirësoni rigjiditetin e brumit. |
| 10 | Gjatë pjekjes së brumit, buka bie në mes | 1. Mielli nuk është mjaft i fortë dhe nuk mund të fryjë brumin. | Përdorni miellin për bukë dhe pluhur për pjekje. |
| 2.Maja rritet shumë shpejtë dhe temperatura e majës është shumë e lartë. | Përdorni majë me temperatura të dhomës | ||
| 3. Shumë ujë ka lagur dhe zbutur brumin | Përshtatni ujin recetës në përputhje me aftësinë e thithjes së ujit. | ||
| 11 | Buka është shumë e rëndë, kurse tekstura shumë e dendur | 1.Shumë miell ose pak ujë | Zvogëloni sasinë e miellit, rritni sasinë e ujit |
| 2.Shumë përbërës të frutave dhe miellit nga kokrra e plotë e grurit | Zvogëloni sasinë e përbërësve të shtuar dhe rritni sasinë e majës | ||
| 12 | Pas prerjes së bukës, pjesët e mesit janë të zbrazëta. | 1. Shumë ujë ose majë ose nuk ka krip | Zvogëloni sasinë e ujit dhe majës dhe kontrolloni sasinë e kripës |
| 2.Temperatura e ujit është shumë e lartë | Kontrolloni sasinë e ujit | ||
| 13 | Në sipërfaqe të bukës është ngjitur pluhur i thatë | 1. Përbërës të lartë të glutenit në bukë, gjalpë, banane, etj. | Mos shtoni përbërës të fortë të glutenit në bukë |
| 2. Për shkak të sasisë së vogël të ujit nuk është përzier sa duhet. | Kontrolloni ujit dhe konstruksionin mekanik të aparatit | ||
| 14 | Korja e bukës është shumë e trashë, kurse ngjyra shumë e errët gjatë përgatitjes së tortër ose ushqimit me shumë sheqer. | Recetat e ndryshme dhe përbërësit kanë ndikim të madh në përgatitjen e bukës, kurse për shkak të sasisë së madhe të sheqerit ngjyra bëhet shumë e errët. | Nëse ngjyra është shumë e errët për recetën me shumë sheqer, shtypni butonin START/STOP për të ndërprerë programin 5-10 minuta para përfundimit të kohës. Para se të hiqni bukën, duhet të lini bukën ose tortën në enë të mbuluar për bukë reth 20 minuta. |
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në qendrat e përshtatshme për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.