NA156 - Fryer PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NA156 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth NA156 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NA156 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NA156 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT NA156 PHILIPS
E rändësishme 504
Rrezik 504
Paralajmërim 505
Kujdes 506
Fushat elektromagnetike (EMF) 507
Riciklimi 507
Garancia dhe mbështetja 507
Hyrje 508
Përshkrim i përgjithshëm 508
Pjesët kryesore 508
Përshkrimi i panelit të komandave 509
Përshkrimi i funksioneve 509
Përpara përdorimit të parë 510
Përgatitjet para përdorimit të parë 511
Përdorimi i pajisjes 511
Gatimi në tiganin XXL 511
Gatimi në dy tiganë 517
Gatimi në një tigan të vogël 521
Pastrimi 528
Tryeza e pastrimit 529
Vendruajtja 529
Zgjidhja e problemeve 530
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda tiganit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke u përdorur.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
-
Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke u përdorur.
-
Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet në tigan.
- Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë dhe brenda tij nuk ka ngecur asnjë ushqim.
- Përpara përdorimit të parë, mbajtësja e kordonit duhet të montohet në pajisje.
- Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme të dhomës së gatimit, rezistencën e nxehtë, skajet e pjesëve metalike.
- Mos e futni në prizë përpara se të nxirrni materialin e paketimit dhe mbajtësin e kordonit në sirtar.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i tij i servisit apo persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
- Lidheni pajisjen vetëm me një prizë muri të tokëzuar, të mbrojtur nga një ndërprerës i rrjedhjeve të tokës.
- Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
- Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu bëni kujdes ndaj avullit të nxehtë dhe ajrit të çliruar në pozicionin e dorezës kur nxirrni tiganin nga pajisja.
- Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
- Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
-
Duke qenë se ky Airfryer ka dhomë të madhe, fuqia e tij elektrike është e lartë. Mos përdorni pajisje të tjera të fuqishme në të njëjtin qark njëkohësisht (p.sh., çajnikë, skara elektrike dhe pajisje të ngjashme). Përndryshe, mund të ndodhë që siguresa në instalimet e shtëpisë të reagojë dhe rryma në këtë prizë të ndërpritet.
-
Duke qenë se ky Airfryer ka dhomë të madhe, pesha është e rëndë kur mbushet me ushqim. Mos përdorni kurrë vetëm njërën dorë për të mbajtur dorezën.
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
- Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
- Tigani, ndarësi dhe aksesorët e vendosur brenda hapësirës së gatimit nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes, manovrojini gjithmonë me kujdes.
- Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me ushqimin. Shihni udhëzimet e manualit të përdorimit në internet.
- Mos e përdorni dorezën e tiganit për të mbajtur pajisjen.

- Mbajtësja e kordonit shërben gjithashtu si ndarëse, duke krijuar distancë midis pajisjes dhe murit për të parandaluar akumulimin e nxehtësisë. Mos e hiqni kurrë këtë spesor.
- Mos e vendosni tiganin në panelin e përdorimit, pasi mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
Kujdes
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyrä, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
- Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
- Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
-
Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe.
-
Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar prodhimin e akrilamidit).
- Sigurohuni gjithmonë gë ushqimi në Airfryer është skuqur plotësisht.
- Kini kujdes kur nxirrni ushqimin e gatuar dhe mos lejoni që aksesorët të bien.
- Kur përdorni tiganin XXL, sigurohuni që programet majtas dhe djathtas të jenë të njëjta.
- Kjo pajisje vjen me një kordon të shkurtër elektrik për të ulur rrezikun e ngatërrimit ose të pengimit gë kanë kordonët e gjatë elektrikë.
- Mund të përdoren kordonë zgjatues nëse bëni kujdes në përdorim. Nëse përdoret një kordon zqjatues:
- Specifikimi elektrik i shënuar i kordonit duhet të jetë po aq i lartë sa i pajisies.
- Kordoni duhet të vendoset në mënyrë që të mos mbështillet mbi skajin e syprinës apo të tryezës ku mund të tërhiqet nga fëmijët apo të pengojë pa dashje.
- Kordoni zqjatues duhet të jetë i tipit 3-telësh me tokëzim.
- Kjo pajisje ka spinë të polarizuar (njëri teh është më i gjerë se tjetri). Për të zvogëluar rrezikun e goditjes elektrike, kjo prizë është menduar të futet në prizë të polarizuar njëdrejtimëshe. Nëse spina nuk futet plotësisht në prizë, përdoreni nga ana e kundërt. Nëse ende nuk përshtatet, kontaktoni me një elektricist të kualifikuar. Mos u përpiqni të modifikoni spinën në ndonjë mënyrë.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë se produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Ndiqni rregullat shtetërore për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Hyrje
Urime dhe mirëseardhje në familjen Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofrojmë, regjistrojeni produktin në faqen www.Philips.com/welcome.
Airfryer me dy kosha, me ndarëse të heqshme ju ofron fleksibilitet në zgjedhjen e tiganit me kapacitet të ndryshëm, mund të gatuani 1–2 porcione ushqimi në tigan të vogël 3.55L dhe pjesë të mëdha ushqimi për të gjithë familjen në tiganin XXL 7.1L pa ndarëse. Për më tepër, mund të përgatisni dy përbërës të ndryshëm me temperaturë dhe kohë gatimi të ndryshme dhe t'i përfundoni në të njëjtën kohë.
Vjen me aplikacionin HomeID që ju jep udhëzime hap pas hapi dhe qindra vakte të shijshme me cilësime specifie për AirFryer me dy kosha. Shkarkoni aplikacionin duke përdorur kodin QR në pako.
Përshkrim i përgjithshëm

1 Paneli i kontrollit
2 Ndarëse e heqshme
3 Treguesi MAX për përbërësit
4 Treguesi MAX për ushqimet me bazë patatesh të ngrira
5 Tigan XXL 7.1L
6 Pllakat e poshtme
7 Mbajtësja e kordonit
8 Kordoni elektrik
9 Daljet e ajrit
Përshkrimi i panelit të komandave

text_image
a b c d e f g h i j k n m l 888°C 88 min 888°C 88 min ←xx←1 ←x←2 →a Temperatura lart
b Temperatura poshtë
c Butoni i ndezjes/fikjes
d Butoni i funksionit të kopjimit
e Butoni i tiganit të majtë
f Butoni i funksionit të kohës
g Butoni i tiganit XXL
h Treguesi i rikujtuesit të tundjes
i Butoni i rikujtesës së tundjes
j Butoni i tiganit të djathtë
k Butoni i kthimit pas
I Butoni i nisjes/pauzës
m Butoni i uljes së kohës
n Butoni i rritjes së kohës
o Butonat e preseteve
Përshkrimi i funksioneve


Funksioni i kopjimit
Mund të vendosni kohën dhe temperaturën për një tigan dhe të kopjoni cilësimin me tiganin tjetër duke shtypur butonin e funksionit të kopjimit.
Funksioni i kohës
Sinkronizon automatikisht kohën e gatimit për të siguruar që të dy tiganët të përfundojnë gatimin në të njëjtën kohë, edhe nëse ka kohë të ndryshme gatimi.

Rikujtesa e tundjes
Shtypni butonin rikujtues të tundjes për të aktivizuar ose çaktivizuar sinjalizimet që ju kujtojnë të tundni ose ktheni ushqimin dy herë gjatë gatimit për rezultate më të njëtrajtshme. Do të dëgjoni një "bip" dhe do të shihni një ikonë që dridhet që pulson pranë ekranit të orës.
Presetet
Mund të zgjidhni nga 6 presete. Presetet janë programe gatimi që japin rekomandime për temperaturën dhe kohën e gatimit bazuar në një sasi të caktuar ushqimi. Për detaje të mëtejshme shihni kapitullin "Gatimi me presete".






Patate të ngrira Biftek Kofshë pule
Perime të përziera
Tortë/kek me kupë
Ringrohje

Butoni i tiganit XXL
Mund të gatuani në një tigan XXL 7.1L duke hequr ndarësen dhe duke shtypur butonin e tiganit XXL.

Butoni prapa
Përdorni butonin prapa nëse keni zgjedhur gabimisht presetin/funksionin e gabuar.
Njoftimet zanore
Ndonjëherë mund të dëgjoni një tingull, për shembull kur pajisja ka përfunduar gatimin, ose kur kërkohet një veprim gjatë gatimit, p.sh., tundja ose rrotullimi i ushqimit.
Përpara përdorimit të parë

1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit.
2 Hiqni çdo ngjitëse ose etiketë (nëse ka) nga pajisja.
3 Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara përdorimit të parë (shih kapitullin "Pastrimi").
4 Nxirreni mbajtësen e kordonit nga tigani dhe vendoseni në zonën e caktuar në pjesën e pasme të pajisjes duke e klikuar në vend.
Kujdes
- Mbajtësja e kordonit shërben gjithashtu si ndarëse, duke krijuar distancë midis pajisjes dhe murit për të parandaluar akumulimin e nxehtësisë.
Përgatitjet para përdorimit të parë
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Shënim
- Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
- Mos e vendosni pajisjen e ndezur pranë apo poshtë objekteve që mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët.
Përdorimi i pajisjes

text_image
716 ×
- Kjo është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
- Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale. - Ngrohja paraprake e pajisjes nuk është e nevojshme.
Shënim
- Gjatë gatimit ose menjëherë pas gatimit, nëse dëshironi të nxirrni tiganin, mbajeni pozicionin e brazdës të dorezave anësore për të nxjerrë tiganin, për të shmangur djegien nga rryma e ajrit të nxehtë që del nga pajisja.
Gatimi në tiganin XXL

Për të gatuar një pjesë të madhe të një ushqimi të vetëm, hiqni ndarësen dhe përdorni të gjithë hapësirën e gatimit të tiganit XXL 7.1L.
Gatim me tabelën ushqimore
1 Hiqni ndarësen.

2 Vendosni pjatat e poshtme në tigan sipas rastit.
Shënim
- është normale të ushtroni pak forcë për të vendosur pllakat e poshtme në tigan.
3 Vendosini përbërësit në tigan.
Shënim
- Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të gatimit.
- Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e tejmbushni tiganin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
4 Vendoseni tiganin në Airfryer.
Kujdes
- Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë.
5 Futeni spinën në prizë.
6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.

- Mos zgjidhni butonin e tiganit të majtë lose të tiganit të djathtë për gatimin me tiganin XXL pa ndarëse. Mund të rezultojë në mospërgatitjen e duhur të ushqimit.

text_image
45° 80°8 Shtypni butonin lart/poshtë të temperaturës dhe butonin lart/poshtë të kohës për të zgjedhur kohën dhe temperaturën e nevojshme (shihni tabelën ushqimore).
Këshillë
- Disa përbërë kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për të të kujtuar tundjen e përbërësve, shtypni butonin rikujtues të tundjes "për të aktivizuar këtë funksion.

text_image
45" 180" button 按钮9 Shtypni butonin Start/Pause për të filluar procesin e gatimit.
Shënim
- Nëse përbërësi kërkon tundje ose kthim në gjysmë të kohës së gatimit (tingulli "bip" dhe njoftimi i tundjes do të pulsojnë nëse aktivizohet rikujtimi i tundjes), tërhiqeni enën me koshin dhe tundeni mbi lavaman. Më pas vendoseni tiganin përsëri në pajisje.

10 Kur dëgjoni zilen e kohëmatësit, koha e gatimit ka kaluar.

11 Mbajeni pozicionin e brazdës së dorezave anësore për të nxjerrë tiganin dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati.
Kujdes
- Tigani i fritezës është i nxehtë pas procesit të gatimit. Gjithmonë vendoseni mbi një sipërfaqe pune rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. trivetë etj.) kur e hiqni tiganin nga pajisja. - Gjatë gatimit ose menjëherë pas gatimit, nëse dëshironi të nxirrni tiganin, mbajeni pozicionin e brazdës të dorezave anësore për të nxjerrë tiganin, për të shmangur djegien nga rryma e ajrit të nxehtë që del nga pajisja.
Shënim

- Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht rrëshqitni tiganin përsëri në Airfryer dhe shtoni disa minuta.
12 Hiqni me kujdes përbërësit nga tigani me mashë skare.
Kujdes
- Mos e anoni tiganin kur hiqni përbërësit, pasi koshi mund të bjerë dhe vaji mund të spërkatë.
- Pas procesit të gatimit, tigani, koshi, hapësira e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në Airfryer, mund të dalë avull nga tigani.
- Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë.
Tabela ushqimore në tigan XXL
| Sasia e ushqimit | Temperatura (°C) | Koha (min) Shënim | |
| Patate të holla të ngrira (7x7mm/0.3x0.3in) | 800 g 180 23-25 Tundini, kthejini ose | trazojini 2-3 herë ndërmjet | |
| Patate të skuqura shtëpie (10x10mm/0.4x0.4 in trashësi) | 800 g 180 28-33 Tundini, kthejini ose | trazojini 2-3 herë ndërmjet | |
| Kroketa të ngrira pule 800 g 200 17-22 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | ||
| Role të ngrira 800 g 200 10-22 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | ||
| Copë mishi 1000 g 150 50-55 Përdorni aksesorin e | pjekjes | ||
| Thela mishi pa kockë (rreth 190 g/7 oz) | 5 copë 200 18-20 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | |
| Kofshë pule (rreth 125 g/4.5 oz) | 10 copë 180 24-27 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | |
| Gjoks pule (rreth 160 g/6 oz) | 6 copë 180 18-21 Kthejeni në gjysmë të | kohës | |
| Peshk i plotë (rreth 300-400 g/11-14 oz) | 3-4 copë 200 16-20 Kthejeni në gjysmë të | kohës | |
| Filetë peshku (rreth 200 g/7 oz) | 5 copë 200 15-20 | ||
| Perime të përziera (të prera trashë) | 1200 g 180 18-22 Caktoni kohën e gatimit | sipas dëshirës. Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë | |
Kekë me kupë (rreth 40 g/copë) 12 copë 160 20-22
Kek 500 140 40-45 Përdorni aksesorin e
pjekjes. Forma duhet të jetë sa më e rrafshët për të shmangur që buka të prekë elementin ngrohës kur bymehet, kontrolloni gatishmërinë përpara se të hiqni kekun.
Bukë/simite të 7 copë 200 6-10 paragatuara (rreth 60 g/1,2 oz)
Bukë shtëpie 500 160 40-45 Përdorni aksesorin e
pjekjes. Forma duhet të jetë sa më e rrafshët për të shmangur që buka të prekë elementin ngrohës kur bymehet, kontrolloni gatishmërinë përpara se të hiqni kekun.
Pulë e plotë (1,4 kg) 1 copë 180 40-50
Këmbë pule me perime 2 kg 180 45 -60 Tundni/ktheni këmbët e rrënjë
pulës në gjysmë të gatimit
Filetë e plotë salmoni 1,5 kg 180 20-30 n/a
2 x bageta të freskëta 1 kg 170 25 -40 n/a
Lazanja 2 kg 170 40-50 Shtoni djathë sipër në
gjysmë të gatimit, mund të përdorni aksesor për pjekje ose çdo formë që i përshtatet tiganit XXL
Role buke të freskëta 600 g 170 20-35 n/a
Qofte me gnochi të pjekura
2 kg 170 20-30 Qoftet vendosen në
tigan dhe gnochi vendosen së bashku me salcën dhe djathin në aksesorin e pjekjes; ktheni qoftet rreth gjysmës së kohës së gatimit
Role gjeldeti me perime 2 kg 180 45 -60 Tundni/ktheni gjithçka
në gjysmë të kohës së gatimit

text_image
20° 60°Gatimi me presete
1 Ndiqni hapat 1–7 në seksionin "Gatimi me tabelën ushqimore" për të përfunduar hapat e zakonshëm fillimisht.
2 Zgjidhni presetin.
Këshillë
- Për të kaluar në një preset tjetër, shtyp butonin Back ose çaktivizoni butonin e paravendosjes dhe zgjidhni presetin e nevojshëm.

text_image
45" 180" + - + - + - + - + - + - + - + - + - + - + - + - + - + -3 Filloni procesin e gatimit duke shtypur butonin Start/Pause.
Tabela e preseteve të tiganit XXL
Ikona Temperat- ura e paragjedh- ur - °C
Koha e parazgjed-hur - min
Sasia e ushqimit
Shënim
Patate të ngrira 180 23 800 g Tundini, kthejini ose trazojini

2-3 herë ndërmjet
Biftek (150-200g/5-7 oz)

200 20 8 copë
Kofshë pule (rreth 125g/4.5oz)

180 24 10 copë tundeni 1 herë, kthejeni ose
përziejeni në gjysmë të kohës
Perime të përziera 180 20-1200 g Copëtuar trashë, tundni,

ktheni ose përzieni në gjysmë të kohës
Tortë/kek me kupë (rreth 50g/2oz)

140 40 500 g Torta: Përdorni aksesorin e
pjekjes, forma duhet të jetë sa më e rrafshët për të shmangur prekjen e elementit ngrohës kur bymehet, kontrolloni rezultatin përpara se ta hiqni tortën Kek me kupë: Përdorni kupë keku
Ringrohje 160 15 Rregulloni kohën sipas Ilojit

dhe sasisë së ushqimit tuaj
Gatimi në dy tiganë

Nëse gatuani dy ushqime me temperatura dhe kohë të ndryshme, përdorni funksionin Time për të përfunduar të dyja gatimet në të njëjtën kohë.
1 Vendosni pjatat e poshtme në tigan sipas rastit.
Shënim
- është normale të ushtroni pak forcë për të vendosur pllakat e poshtme në tigan.

2 Vendosni ndarësen.

text_image
MAX MAX MAX MAX MAX3 Vendosni dy përbërësit, për shembull, patate të skuqura të ngrira dhe kofshën e pulës, në kosha të ndryshëm.
Shënim
- Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të gatimit.
- Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e tejmbushni tiganin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në cilësinë e rezultatit përfundimtar.

4 Vendoseni tiganin në Airfryer.

5 Futeni spinën në prizë.

6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.

7 Zgjidhni tiganin e majtë. Treguesi i kohës dhe i temperaturës në anën e majtë fillon të pulsojë.

text_image
180° 24"8 Shtypni butonin lart/poshtë të temperaturës dhe butonin lart/poshtë të kohës për të zgjedhur kohën dhe temperaturën e nevojshme.

text_image
180°9 Shtypni butonin rikujtues të tundjes për të të kujtuar të tundni ushqimin gjatë procesit të gatimit nëse përbërësit kërkojnë tundje ose rrotullim gjatë gatimit (Për informacion të mëtejshëm, shihni kolonën "Shënime" në "Tabelën ushqimore".).

text_image
180°C 24°C 210 Zgjidhni tiganin e duhur. Treguesi i kohës dhe i temperaturës në anën e djathtë fillon të pulsojë.

text_image
180° 2'4" 180° 28"11 Shtypni butonin lart/poshtë të temperaturës dhe butonin lart/poshtë të kohës për të zgjedhur kohën dhe temperaturën e nevojshme.

text_image
180° 2.5°C 10° 28°C12 Shtypni butonin rikujtues të tundjes për të të kujtuar të tundni ushqimin gjatë procesit të gatimit nëse përbërësit kërkojnë tundje ose kthim gjatë gatimit. Për informacion të mëtejshëm, shihni kolonën "Shënime" në "Tabelën ushqimore".

text_image
180° 0 180° 28°
text_image
180° 240° 180° CO 按钮
13 Shtypni butonin e funksionit Time për të siguruar që të dyja pjatat të përfundojnë gatimin në të njëjtën kohë.
Shënim
- Nëse jeni duke gatuar dy lloje ushqimesh me funksione, temperatura dhe kohë gatimi të ndryshme dhe nuk kanë nevojë të mbarojnë në të njëjtën kohë, mund ta kaloni këtë hap. - Gjatë gatimit, nëse rregulloni kohën për një tigan, funksioni Time do të çaktivizohet dhe të dy tiganët do të funksionojnë veçmas. Për të riaktivizuar funksionin Time, shtypni butonin Start/Pause, pastaj shtypni butonin e funksionit Time dhe shtypni përsëri butonin Start/Pause për të rifilluar gatimin.
14 Shtypni butonin Start/Pause për të filluar procesin e gatimit.
Këshillë
- Për të vendosur në pauzë të dy tiganët, shtypni butonin Start/Pause. Shtypeni sërish për të vazhduar gatimin për të dy tiganët.
- Për të vendosur në pauzë vetëm njërin tigan, zgjidheni fillimisht, pastaj shtypni butonin Start/Pause. Shtypeni sërish për të vazhduar gatimin për atë tigan.
- Mund të përdorni një preset në një tigan dhe cilësime manuale në tiganin tjetër.
- Pajisja ndalon automatikisht kur nxirrni njërin tigan dhe rifillon gatimin kur e vendosni përsëri.
15 Kur dëgjoni sinjalin zanor të rikujtuesit të tundjes, nxirreni tiganin duke mbajtur dorezën anësore me të dyja duart.
16 Tundni tiganin mbi lavaman.
17 Vendoseni sërish tiganin në pajisje.

18 Kur dëgjoni zilen e kohëmatësit, koha e gatimit ka kaluar.

19 Mbajeni pozicionin e brazdës së dorezave anësore për të nxjerrë tiganin dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati, nëse ende jo, thjesht rrëshqitni tiganin përsëri në Airfryer dhe shtoni dhe disa minuta.

20 Hiqni me kujdes përbërësit nga tigani me mashë skare.
Gatimi me funksionin Copy
Funksioni Copy përdoret për të gatuar një sasi të madhe të të njëjtit ushqim ose ushqim të ndryshëm duke përdorur të njëjtën temperaturë dhe kohë.
1 Ndiqni hapat 1–9 në kapitullin "Gatimi me funksionin Time".

text_image
1320 180° 24° 180° 24°2 Shtypni butonin e funksionit Copy.

3 Shtypni butonin Start/Pause për të filluar procesin e gatimit.
Gatimi në një tigan të vogël
Për të gatuar një pjesë të vogël të një ushqimi të vetëm në një tigan.

Gatim me tabelën ushqimore
1 Vendosni pjatat e poshtme në tigan sipas rastit.
Shënim
- është normale të ushtroni pak forcë për të vendosur pllakat e poshtme në tigan.

2 Vendosni ndarësen.

text_image
MAX MAX3 Vendosini përbërësit në tiganin e majtë.
Shënim
- Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e tejmbushni tiganin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në cilësinë e rezultatit përfundimtar.

4 Vendoseni tiganin në Airfryer.
Kujdes
- Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë.

5 Futeni spinën në prizë.

6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.

7 Zgjidhni tiganin e majtë. Treguesi i kohës dhe i temperaturës në anën e majtë fillon të pulsojë.
Shënim
- Mos zgjidhni butonin "XXL pan" për gatimin e vogël me një tigan me ndarëse. Kjo mund të rezultojë në efektin e zierjes së tepërt e më tej konsum të energjisë.

text_image
180° 2'45"8 Shtypni butonin lart/poshtë të temperaturës dhe butonin lart/poshtë të kohës për të zgjedhur kohën dhe temperaturën e nevojshme (shihni tabelën ushqimore).

text_image
180° +/-9 Shtypni butonin rikujtues të tundjes për të të kujtuar të tundni ushqimin gjatë procesit të gatimit nëse përbërësit kërkojnë tundje ose kthim gjatë gatimit. Për informacion të mëtejshëm, shihni kolonën "Shënime" në "Tabelën ushqimore".

text_image
180° 28"10 Shtypni butonin Start/Pause për të filluar procesin e gatimit.

11 Kur dëgjoni sinjalin zanor të rikujtuesit të tundjes, nxirreni tiganin duke mbajtur dorezën anësore me të dyja duart.

13 Vendoseni sërish tiganin në pajisje.

14 Kur dëgjoni zilen e kohëmatësit, koha e gatimit ka kaluar.

15 Mbajeni pozicionin e brazdës së dorezave anësore për të nxjerrë tiganin dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati.
Kujdes
- Tigani i fritezës është i nxehtë pas procesit të gatimit. Gjithmonë vendoseni mbi një sipërfaqe pune rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. trivetë etj.) kur e hiqni tiganin nga pajisja.
Këshillë
- Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht rrëshqitni tiganin përsëri në Airfryer dhe shtoni disa minuta.

16 Hiqni me kujdes përbërësit nga tigani me mashë skare.
Kujdes
- Mos e anoni tiganin kur hiqni përbërësit, pasi koshi mund të bjerë dhe uji mund të spërkasë. Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për ca kohë pas përdorimit, pasi ato nxehen shumë.
- Pas procesit të gatimit, tigani, koshi, hapësira e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në Airfryer, mund të dalë avull nga tigani.
- Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë.
Tabela ushqimore me një tigan
| Sasia e ushqimit | Temperatura (°C) | Koha (min) Shënim | |
| Patate të holla të ngrira (7x7mm/0.3x0.3in) | 400 g 180 24-27 Tundini, kthejini ose | trazojini 2-3 herë ndërmjet | |
| Patate të skuqura shtëpie (10x10mm/0.4x0.4 in trashësi) | 400 g 180 30-35 Tundini, kthejini ose | trazojini 2-3 herë ndërmjet | |
| Kroketa të ngrira pule 400 g 200 20-22 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | ||
| Role të ngrira 400 g 200 15-20 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | ||
| Copë mishi 600 g 150 42-27 Përdorni aksesorin e | pjekjes | ||
| Thela mishi pa kockë (rreth 190 g/7 oz) | 2 copë 200 18-22 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | |
| Kofshë pule (rreth 125 g/4.5 oz) | 5 copë 180 25-28 tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë | |
| Gjoks pule (rreth 160 g/6 oz) | 3 copë 180 21-23 Kthejeni në gjysmë të | kohës | |
| Peshk i plotë (rreth 300-400 g/11-14 oz) | 1 copë 200 23-25 Kthejeni në gjysmë të | kohës | |
| Filetë peshku (rreth 200 g/7 oz) | 2 copë 200 24-27 | ||
| Perime të përziera (të prera trashë) | 500 g 180 18-20 Caktoni kohën e gatimit | sipas dëshirës. Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë | |
Kekë me kupë (rreth 40 g/copë) 6 copë 160 20-22
Kek 300 g 160 40-45 Përdorni aksesorin e
pjekjes. Forma duhet të jetë sa më e rrafshët për të shmangur që buka të prekë elementin ngrohës kur të bymehet, kontrolloni rezultatin përpara se të hiqni kekun.
Bukë/simite të paragatuara (rreth 60 g/1,2 oz)
4 copë 200 10-12

text_image
180° 28°Gatimi me presete
1 Ndiqni hapat 1–8 në kapitullin "Gatimi me tabelën ushqimore".
2 Zgjidhni presetin.
Këshillë
- Për të kaluar në një preset tjetër, shtyp butonin Back ose çaktivizoni butonin e paravendosjes dhe zgjidhni presetin e nevojshëm.

text_image
180° 28° ▶ 时 + - + -3 Filloni procesin e gatimit duke shtypur butonin Start/Pause.
Tabela e preseteve me një tigan
Ikona Temperat- ura e paragjedh- ur - °C Koha e parazgjed- hur - min Sasia e ushqimit Shënim
Patate të ngrira 180 24 400 g Tundini, kthejini ose trazojini
2-3 herë ndërmjet
Biftek (150-200g/5-7 oz)


| Kofshë pule (rreth 125g/4.5oz) | ![]() | 180 26 5 copë tundeni 1 herë, kthejeni ose | përziejeni në gjysmë të kohës |
| Perime të përziera 18( | ![]() | g Copëtuar trashë, tundni, | ktheni ose përzieni në gjysmë të kohës |
| Tortë/kek me kupë (rreth 50g/2oz) | ![]() | 160 20 6 copë Torta: Përdorni aksesorin e | pjekjes, forma duhet të jetë sa më e rrafshët për të shmangur prekjen e elementit ngrohës kur bymehet, kontrolloni gatishmërinë përpara se të hiqni tortënKek me kupë: Përdorni kupë keku |
| Ringrohje 160 16 Rreç | ![]() | phën sipas llojit | dhe sasisë së ushqimit tuaj |
Këshillë: Mbajtja ngrohtë
- Mund ta mbani ushqimin të ngrohtë në Airfryer duke vendosur temperaturën në 80 gradë dhe përshtatni kohën për aq kohë sa dëshironi të mbani ushqimin të ngrohtë. Ju rekomandojmë të mos e mbani ushqimin të ngrohtë për më shumë se 30 minuta pasi cilësia e ushqimit mund të ulet.
- Nëse ushqimet si patatet e skuqura humbasin vetinë krokante gjatë modalitetit të mbajtjes ngrohtë, ose shkurtoni kohën e mbajtjes ngrohtë duke e fikur pajisjen më herët ose bëjini krokante për 2-3 minuta në temperaturë 180°C.
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në Airfryer:
- Për tiganin XXL ju nevojiten 800g /28 oz dhe për një tiganin 400g /14 oz patate të qëruara.
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse.
- është më mirë të skuqni patate të skuqura në porcione deri në 800 g / 28 oz për një rezultat të njëtrajtshëm. Sasi më të mëdha të patatesh të skuqura priren të jenë më pak krokante sesa pjesët më të vogla.
1 Qërojini patatet dhe pritini në formë për skuqje (10x10 mm / 0,4x0,4 në trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30 minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që vaji të mbetet në tas.
Shënim
- Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Hidhini patatet e prera në kosh.
Pastrimi

- Lëreni shportën, tiganin dhe pjesën e brendshme të pajisjes të ftohet plotësisht përpara se të filloni pastrimin.
- Tava dhe koshi i pajisjes kanë një shtresë që nuk ngjit. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse.
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga fundi i tiganit pas çdo përdorimi.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen, hiqni spinën nga priza dhe lëreni pajisjen të ftohet.
Këshillë
- Hiqni tiganin dhe shportën që Airfryer të ftohet më shpejt.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
3 Pastroni tiganin, pjatat e poshtme në një enëlarëse. Gjithashtu mund t'i pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit").
Këshillë
- Nëse në tigan ose në kosh ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni në ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në tigan ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
- Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës mund të hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos përdorni furçë me tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni veshjen e rezistencës.
4 Për të parandaluar gërvishtjet, fshijeni lehtë pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të pa rrudhosur, të pastër dhe të butë. Filloni me një leckë pak të lagur dhe vazhdoni me një të thatë, nëse është e nevojshme.

5 Pastroni elementin ngrohës me një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje ushqimore.

6 Pastroni pjesën e brendshme të pajisjes me ujë të nxehtë dhe një sfungjer jo gërryes.
Tryeza e pastrimit
![]() | |||
![]() | ![]() | ![]() | × |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
Vendruajtja
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.
2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani.

3 Mbështilleni kordonin rreth mbajtëses së caktuar të kordonit në anën e pasme të pajisjes.
Shënim
- Kur e transportoni Airfryer, mbajeni gjithmonë horizontalisht që tiganët të mos ju bien pa dashje, çka dhe mund t'i dëmtojë.
- Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të Airfryer, p.sh. rrjeta e heqshme fundore etj., të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Pjesa e jashtme e pajisjes nxhet gjatë përdorimit. | Nxehtësia brenda rrezaton në muret e jashtme. | Kjo është normale. Të gjitha dorezat dhe pullat që duhet të prekni gjatë përdorimit qëndrojnë mjaftueshëm të ftohta për t'i prekur. |
| Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes mund të nxehen gjithnjë kur pajisja ndizet për t'u siguruar që ushqimi të gatuhet siç duhet. Këto pjesë janë gjithmonë shumë të nxehta për t'u prekur. | ||
Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë më të gjatë, disa zona nxehen shumë për t'u prekur. Këto zona janë shënuar në pajisje me ikonën e mëposhtme:![]() | ||
| Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e tyre, pajisja është plotësisht e sigurt për t'u përdorur. | ||
| Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja. | Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve. | Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhnii patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje. |
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Sasia e përbërësve në kosh është shumë e madhe. | Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie. | |
| Përbërës të llojeve të caktuara mund të jetë nevoja të tunden deri në gjysmën e kohës së gatimit. | Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie. | |
| Airfryer nuk ndizet. Pajisja nuk është në prizë. Kontrolloni nëse spina është futur siç duhet në prizën e murit. | ||
| Disa pajisje janë të lidhura në një prizë. | Airfryer ka fuqi të lartë. Provoni një prizë tjetër dhe kontrolloni siguresat. | |
| Dalloj disa zona të rrjepura brenda Airfryer sime. | Disa njolla të vogla mund të shfaqen brenda tiganit të Airfryer për shkak të prekjes ose gërvishtjes së rastësishme të veshjes (p.sh. gjatë pastrimit me mjete të forta pastrimi dhe/ose gjatë futjes së koshit). | Mund ta parandaloni dëmtimin duke e ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e futni koshin me kënd, ana e tij mund të përpiqet kundër mureve të tiganit duke shkaktuar ciflosjen e veshjes. Nëse ndodh diçka e tillë, vini re se kjo nuk është e rrezikshme pasi të gjitha materialet e përdorura janë të sigurta për përdorim ushqimor. |
| Del tym i bardhë nga pajisja. Po gatuani përbërës të yndyrshëm. Derdheni me kujdes tepricën e vajit ose të yndyrës nga tigani dhe vazhdoni me gatimin. | ||
| Tigani përmban ende mbetje të yndyrshme nga përdorimi i mëparshëm. | Tymi i bardhë shkaktohet nga mbetjet e yndyrshme që ngrohin tiganin. Pastrojeni gjithnjë me kujdes tiganin dhe koshin pas çdo përdorimi. | |
| Buka ose kuvertura nuk ngjitet mirë me ushqimin. | Thërrime të vogla buke mund të shkaktojnë tym të bardhë. Shtypeni mirë mbulimin me bukë ose kuverturën me ushqimin për t'u siguruar që të ngjisin. | |
| Marinadat, lëngjet e ndryshme ose të mishit spërkaten në yndyrën e përdorur. | Takojeni ushqimin derisa të thahet përpara se ta vendosni në kosh. | |
| Ekrani i fritezës tregon "E1". Pajisja është e prishur / ka defekte. Telefononi linjën e shërbimit të Philips ose qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni. | ||
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Friteza mund të ruhet në një vend ku bën shumë ftohtë. | Pajisja është shumë e ftohtë.Lëreni në temperaturë ambienti për të paktën 60 minuta.Nëse problemi vazhdon,telefononi linjën e shërbimit tëPhilips ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të konsumatorit për shtetin ku ndodheni. | |
| Ekrani i fritezës tregon "E2". Ndarësja nuk është e montuar. Montoni ndarësen. | ||
| Alarmi "E2" do të shfaqet dhe do të ndalojë gatimin kur një tigan i vogël thjesht ndalon gatimin dhe tenxherja tjetër e vogël fillon gatimin menjëherë. | Nxirreni tiganin që pajisja të ftohet për 2 minuta dhe vendoseni përsëri për të përgatitur gatimin për tiganin tjetër të vogël. | |
| Ekrani i fritezës tregon "E4–E12". Pajisja mund të ketë defekt. Mundohuni ta hiqni e rifutni në prizë pajisjen. Nëse kjo nuk ndihmon, telefononi linjën e shërbimit të Philips ose kontaktoni me qendrën e kujdesit për konsumatorin në vendin tuaj. | ||
Kazalo
Pomembno 533
Nevarnost 533
Opozorilo 534
Previdno 535
Elektromagnetna polja (EMF) 536
Recikliranje 536
Jamstvo in podpora 536
Uvod 536
Splošni opis 537
Glavni deli 537












