HMM 62444 W - Mikser dore BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HMM 62444 W BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Mikser zhytës (mikser me bazë me rrahëse dhe grepa për brumë) |
| Marka | Beko |
| Modeli | HMM 62444 W |
| Fuqia | 425 W |
| Tensioni i furnizimit | 220-240 V ~ 50/60 Hz |
| Kapaciteti i tasit | Tas i përfshirë (kapaciteti nuk specifikohet, i përshtatshëm për përzierje të paktën 200 ml) |
| Shpejtësitë | 1 deri në 4, + funksioni Turbo (fuqi maksimale e përkohshme) |
| Pajisjet e përfshira | 2 rrahëse, 2 grepa brumi, tas, bazë për përzierje |
| Përdorimi me bazë | Po, trupi vendoset në bazë dhe mbyllet me klik |
| Kohëzgjatja e përdorimit të vazhdueshëm | Rrahëse: maksimumi 10 minuta pastaj 5 minuta pushim; Grepa brumi: maksimumi 2 minuta pastaj 1 minutë pushim; Turbo: maksimumi 1 minutë |
| Materiali i pajisjeve | Rrahëse dhe grepa prej metali (të përshtatshëm për pjatalarëse) |
| Pastrimi | Rrahëse dhe grepa: pjatalarëse; Tasi: ujë i nxehtë dhe detergjent; Trupi: leckë e lagur, mos zhytni në ujë |
| Siguria | Mos përdorni për ushqime të nxehta, të thata ose të forta; hiqni kockat/bërthamat përpara; shkëputni nga energia para pastrimit ose ndryshimit të pajisjeve |
| Pesha e përafërt | Rreth 2 kg (vlerësim) |
| Dimensionet (Gj×Gjë×L) | Nuk specifikohen (lartësia rreth 30 cm me bazë) |
| Garancia | Nuk përmendet (referohuni shërbimit Beko) |
| Riparueshmëria | Pjesë këmbimi të disponueshme nga shërbimi i autorizuar i Beko |
| Indeksi i mbrojtjes | Mos zhytni pajisjen, kabllon ose spinën në ujë |
Pyetjet më të shpeshta - HMM 62444 W BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth HMM 62444 W BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Mikser dore në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HMM 62444 W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HMM 62444 W e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT HMM 62444 W BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

PARALAJMËRIM:
Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

E përshtatshme për kontaktin me ushqimin.

Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.
Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.
1.1 Siguria e përgjithshme
•Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
•Kjo pajisje mund të përdoret nga persona që kanë aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose që nuk kanë njohuri dhe përvojë, me kusht që të jenë nën mbikëqyrje ose të kuptojnë udhëzimet lidhur me përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e mundshme.
•Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
- zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,
- shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi,
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
•Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
•Ruajeni pajisjen dhe kabllin elektrik larg fëmijëve.
- Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar kablli elektrik ose vetë pajisja. Kontaktoni me një shërbim të autorizuar.
•Hiqeni pajisjen nga priza kur e lini pa mbikëqyrje, kur montoni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.
•Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
•Mos u përpiqni ta çmontoni pajisjen.
•Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në pllakën e të dhënave nominale të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
•Mos e tërhiqni nga kablli elektrik kur ta hiqni pajisjen nga priza.
•Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni, ta çmontoni, të ndërroni aksesorët dhe prisni derisa të ndalojë plotësisht.
- Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
njoma ose të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.
•Hiqni kockat dhe gurët nga ushqimi që të parandaloni dëmtimin e pajisjes.
•Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për ushqime të thata ose të forta.
•Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni rrahësen me tel vazhdimisht për më shumë se 10 minuta. Çdo 10 minuta përdorim, lëreni pajisjen të ftohet për 5 minuta. - Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni rrahësen me spirale vazhdimisht për më shumë se 2 minuta. Çdo 2 minuta përdorim, lëreni pajisjen të ftohet për 1 minutë.
- Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të parandaluar dëmtimet nga përdorimi jo i duhur.
•Pas pastrimit, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e saj para se ta lidhni me rrymën kryesore dhe para se të montoni pjesët. - Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e plota që jepen në pjesën “Pastrimi”.
- Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
- Mos përdorni ose vendosni asnjë pjesë të kësaj pajisjeje ose pjesë të saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit
Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet hedhur me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.4 Informacione për paketimin

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.
1.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë
Gjatë përdorimit, ndiqni kohët e rekomanduara në manual. Hiqni nga priza kabllin e pajisjes pas përdorimit.
2 Blenderi juaj
2.1 Pamja e përgjithshme

text_image
2.1 Paimja e pergjuthsimie 1 2 3 4 5 12 11 10 9 8 7 6- Çelësi i lëshimit të aksesorëve
- Kontrolli i shpejtësisë
- Butoni turbo
- Doreza
- Vrimat e aksesorëve për rrahëset dhe kanxhat e brumit
- Rrahëset
- Kanxhat e brumit
-
Butoni i hapjes/mbylljes së mbajtësit të mikserit
-
Baza
- Tasi i përzierjes
- Butoni i shkëputjes së mikserit
- Mbajtësi i mikserit
2.2 Të dhënat teknike
Voltazhi: 220-240 V\~, 50-60 Hz Fuqia: 425 W
Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.
2 Përdorimi
2.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.
2.2 Përdorimi për herë të parë
Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë.
2.3 Rrahësja / Përzierësi

Futni rrahëset (6) ose kanxhat e brumit (7) në hyrjet për rrahësen (5) ose kanxhën e brumit derisa të zënë vend.


Futni në prizë spinën. Futni rrahëset (6) dhe kanxhat për punimin e brumit (7) te brumi para se të ndizni blenderin.


text_image
012345 1 2Vendosja e shpejtësisë është midis 1 dhe 4. Rriteni shpejtësinë duke filluar nga niveli 1.

- Mos përdorni bashkë rrahësen dhe kanxhat e brumit.
- Asnjëherë mos e shtypni çelësin e lëshimit të aksesorëve (1) përveçse kur kontrolli i shpejtësisë është në pozicionin 0 dhe pajisja është shkëputur nga priza në mur.

Kur përzieni përbërësit, filloni me një shpejtësi të ulët. Ushqimet mund të shkapërdahen nëse filloni me shpejtësi të lartë.
2 Përdorimi

text_image
012345 1 2Kur procesi të ketë përfunduar, lëreni butonin e vendosjes së shpejtësisë te pozicioni "0".


Prisni derisa pajisja të ndalojë plotësisht. Hiqeni nga priza dhe hiqni nga brumi aksesorët e rrahëses/përzierësit.


text_image
012345Mund t'i hiqni aksesorët e rrahëses dhe të përzierësit duke shtypur butonin e lëshimit të aksesorëve (3) kur butoni i ndezjes është në pozicionin "0".
2.3.1 Rrahëset

- Gjithnjë përdorni të dy rrahëset.
- Enët e veshura me teflon mund të gërvishten.
- Përdoreni për të rrahur përbërës si brumë keku, salcë, supë.
2.3.2 Kanxhat e brumit

• Gjithmonë përdorini të dy kanxhat e brumit.
- Enët e veshura me teflon mund të gërvishten.
- Përdoreni për të bërë brumin.
2 Përdorimi2 Përdorimi
2.4 Butoni TURBO
Shtypni dhe mbajeni shtypur butonin TURBO kur ju nevojitet menjëherë shpejtësi e lartë dhe mos e mbani shtypur kur nuk ju nevojitet më.

Mos e përdorni veçorinë TURBO për më shumë se 1 minutë.
2.5 Sasitë maksimale dhe koha e përpunimit
| Lloji i ushqimit Pesha | Koha e përdorimit | Rregullimi i shpejtësisë | |
| Maltozë 100gMjaltë 600g (-7°C)Miell gruri 100 g | 15 s Turbo |
2.6 Përzierja mbi tavolinë

- Kur montoni mikserin te mbajtësi, sigurohuni që rrahëset me tel dhe kanxhat e brumit të mos jenë montuar.
- Gjatë përdorimit mos vendosni në tas thikë, lugë metalike, pirun etj.
2 Përdorimi

Filloni nga pjesa e pasme e mikserit për ta vendosur në mbajtësin e vet.
- Do të dëgjohet një tingull "klik".
Shtypni butonin e hapjes së mbajtësit të mikserit për ta ngritur mbajtësin.


text_image
012345 2 1Vendosni përbërësit në tasin e përzierjes. Vendoseni rrahësen me tel/kanxhën e brumit me dy fole në mbajtësin e vogël të aksesorëve (5) dhe vendoseni rrahësen me tel/kanxhën e brumit me një fole të vetme në mbajtësin e madh të aksesorëve (5).
Shtypni butonin e hapjes së mbajtësit të mikserit për ta ulur mbajtësin poshtë.
- Do të dëgjohet një tingull "klik".
Vëreni pajisjen në përdorim.


Pasi të ketë përfunduar përzierja/brumosja, vendoseni kontrolluesin e shpejtësisë në “0” dhe hiqeni pajisjen nga priza. Shtypni butonin e hapjes së mbajtësit të mikserit për ta ngritur mbajtësin.

- Koha maksimale e përdorimit çdo herë nuk duhet t'i kalojë 10 minutat, më pas pushoni për një kohë të përshtatshme derisa mikseri i dorës / tavolinës të ftohet midis dy cikleve të njëpasnjëshme. Gjatë bërjes së brumit me maja, sugjerojmë që përzgjedhësi i shpejtësisë të jetë fillimisht me shpejtësi të ulët dhe më pas përdorni shpejtësinë e lartë për të arritur rezultatet më të mira.
2 Përdorimi

Kapni rrahëset me tel ose kanxhat e brumit me një dorë dhe shtypni butonin e shkëputjes së aksesorëve.
Shtypni butonin e shkëputjes së mikserit për të hequr mikserin.

- Për të arritur rezultate më të mira, përdoreni për përzierjet prej të paktën 200 ml.
- Rrahëset janë për përzierjen e të bardhëve të vezëve ose për përzierjen e lëngjeve të tjera. Kanxhat e brumit janë për bërjen e brumit Rrahëset janë për përzierjen e të bardhëve të vezëve ose për përzierjen e lëngjeve të tjera. Kanxhat e brumit janë për bërjen e brumit.
- Rrahëset dhe kanxhat e brumit, ato me ingranazh mund të futen vetëm në foletë me grafikë dhe të tjerat mund të futen vetëm në foletë e tjera. Dy rrahëset dhe dy kanxhat e brumit nuk mund të futen në kah të kundërt.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.1 Pastrimi

Mos përdorni benzen, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza në mur.
Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht.

Përdorni një leckë të njomë e të butë për të pastruar pjesën e jashtme të pajisjes dhe bazën.

Përdorni pak lëng për larjen e enëve dhe ujë të nxehtë për të pastruar rrahëset me tel (6), kanxhat e brumit (7) dhe tasin. Më pas thajini mirë të gjitha pjesët. Rrahëset me tel dhe kanxhat e brumit mund të lahen pa problem në lavastovilje.

Asnjëherë mos e vendosni pajisjen ose kabllin në ujë ose ndonjë lëng tjetër dhe kurrë mos e mbani nën ujë të rrjedhshëm.

- Rrahëset me tel dhe kanxhat e brumit mund të lahen pa problem në lavastovilje.
- Para se ta përdorni pajisjen pas pastrimit, thajini me kujdes të gjitha pjesët me një peshqir të butë.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.2 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta vini mënjanë.
- Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.
- Ruajtja e kabllit duhet të jetë njësoj si në pikturën e mëposhtme.

4.3 Transporti dhe dërgesa
- Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj original. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
- Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.