BEKO SGA 9130 B - Hekurosje

SGA 9130 B - Hekurosje BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas SGA 9130 B BEKO në format PDF.

📄 239 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO SGA 9130 B - page 168
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Gjeneratori i avullit për hekur
Marka Beko
Modeli SGA 9130 B
Furnizimi me energji elektrike 220-240 V ~ 50-60 Hz
Konsumi i energjisë elektrike 2520-3000 W
Presioni i pompës 8 bar
Rrjedhja e avullit të vazhdueshëm Deri në 165 g/min
Avull i fortë (boost) Deri në 600 g për impuls
Rezervuari i ujit I lëvizshëm, kapaciteti nuk specifikohet
Mënyrat e hekurosjes Smart-Hygiene, Temperatura 1/2/3, Max, Turbo
Zbulues automatik i avullit Po
Ndalesë automatike 30 s horizontale, 8 min vertikale, 10 min pa aktivitet
Sistemi kundër gëlqeres CalcBOX me pastrim automatik
Kyçi i transportit Po
Mbështjellja e kabllos Po
Siguria Ndalesë automatike, mbrojtje nga mbinxehja

Pyetjet më të shpeshta - SGA 9130 B BEKO

Pse hekuri nuk nxehet?
Kontrolloni nëse pajisja është e lidhur dhe çelësi Ndezje/Fikje është i ndezur. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një shërbim të autorizuar.
Pse nuk ka avull?
Sigurohuni që rezervuari i ujit të jetë mbushur deri në vijën MAX dhe i instaluar saktë. Kontrolloni gjithashtu që temperatura të mos jetë vendosur në modalitetin '•' (pa avull).
Uji rrjedh mbi pëlhurë gjatë hekurosjes, çfarë të bëj?
Kjo mund të ndodhë nëse aktivizoni aktivizuesin e avullit para se hekuri të arrijë temperaturën e caktuar. Prisni derisa ekrani LED të mbetet i ndezur përpara se të hekurosni me avull.
Mbetje të bardha dalin nga tabani, pse?
Kjo shkaktohet nga uji me shumë gëlqere. Përdorni një përzierje të ujit të rubinetit dhe ujit të demineralizuar për rezervuarin.
Si të pastroni tabanin?
Prisni që pajisja të ftohet, më pas fshijeni tabanin me një leckë pak të lagur. Mos përdorni produkte gërryese.
Butoni Ndezje/Fikje pulson, çfarë do të thotë?
Hekuri juaj është në modalitetin Ndalesë automatike. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për ta riaktivizuar.
Butoni CalcBOX pulson, çfarë duhet të bëj?
Ky është sinjali për të kryer një pastrim të gëlqeres. Ndiqni procedurën e përshkruar në manual (shtypni butonin CalcBOX).
Ekrani LED është i turbullt, si ta rregulloj?
Hiqni filmin mbrojtës që mund të mbulojë akoma ekranin LED.
Si të aktivizoni modalitetin Turbo?
Shtypni butonin e rregullimit të nivelit (3) dhe mbajeni për 3 sekonda. Simboli Turbo shfaqet në ekran.
A mund të hekuros me avull në pozicion vertikal?
Po, mbajeni hekurin vertikalisht, 15-30 cm larg pëlhurës, dhe shtypni aktivizuesin e avullit për të hekurosur perde ose rroba në varëse.

Pyetjet e përdoruesve rreth SGA 9130 B BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SGA 9130 B - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SGA 9130 B e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT SGA 9130 B BEKO

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

PARALAJMËRIM: Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta.

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

PARALAJMËRIM: Mos e zhytni pajisjen, kordonin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

PARALAJMËRIM: Rrezik djegieje nga avulli.

BEKO SGA 9130 B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 6

PARALAJMËRIM: Rrezik djegieje nga avulli.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë. Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

Kushtojini vëmendje pastrimit dhe mirëmbajtjes së produktit në udhëzimet e mëposhtme.

  • Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
  • Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet përdorur në shtëpi dhe në këto raste:
  • Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune
    – Në shtëpi në ferma
  • Nga klientët në hotele, motele ose struktura të tjera akomoduese
  • Në hostele ose ambiente të ngjashme.
  • Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për përdorim të

jashtëm.

• Që pajisja të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, emocionale ose mendore ose me mungesë njohurie dhe eksperience, si dhe nga fëmijët mbi 8 vjeç, këta persona duhet të jenë nën mbikëqyrje dhe të kenë kuptuar udhëzimet për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe për rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen. Veprimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen si përdorues nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveçse kur janë të mbikëqyrur.

- Mbajini fëmijët nën 8 vjeç larg pajisjes dhe kordonit elektrik kur pajisja është në përdorim ose është lënë të ftohet.

- Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje kur është në prizë.

- Para se të mbushni me ujë depozitën e ujit të pajisjes, hiqeni pajisjen nga priza.

- Mos e hapni vrimën e mbushjes së ujit gjatë përdorimit.

- Hekuri duhet përdorur dhe mbështetur mbi një sipërfaqe të

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

sheshtë dhe të qëndrueshme.

- Kur pajisja të vendoset mbi mbështetësen e saj, sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën është vendosur mbështetësja të jetë e qëndrueshme.

- Mbajeni pajisjen në pozicion vertikal ose vendoseni në bazën e hekurit kur nuk e përdorni ose bëni një pauzë gjatë hekurosjes.

- Nëse pajisja bie, ka rrjedhje uji, e ka kordonin elektrik me defekt ose ndodhin keqfunksionime të tjera, kontaktoni shërbimin e autorizuar. Mos e përdorni pajisjen derisa të jetë riparuar.

- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.

- Para se të filloni pastrimin e smërçit sigurohuni që ena e smërçit në anën e pasme të bazës së hekurit me avull të jetë bosh.

- Mos e çmontoni pajisjen.

- Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse.

- Rrjeti elektrik me të cilin do të lidhni pajisjen duhet të jetë i siguruar me një siguresë të paktën 16 A.

- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.

- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.

- Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin.

- Nëse kablli elektrik dëmtohet, ai duhet riparuar ose ndërruar nga shitësi, qendra e shërbimit ose një ekspert i ngjashëm dhe shërbim i autorizuar.

- Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit.

- Mos e mbështillni kabllin rreth pajisjes.

- Kur pajisja është në prizë, mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.

- Piastra e pajisjes mund të bëhet shumë e nxehtë. Kontakti me sipërfaqen e nxehtë mund të shkaktojë djegie.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
  • Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
  • Mos e hiqni enën e smërçit nga vendi i vet gjatë transferimit të ujit në enë ose derisa të dëgjoni një sinjal paralajmërimi.
  • Hapësirat e mbushjes, të dekalcifikimit, të shpëlarjes ose të inspektimit, të cilat janë nën presion, nuk duhen hapur gjatë përdorimit.

1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit

Ky produkt nuk përmban materiale të rrezikshme dhe të ndaluara të përcaktuara në "Rregulloren për kontrollin e pajisjeve elektrike dhe elektronike të hedhura" të botuar nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit e Republikës së Turqisë.

BEKO SGA 9130 B - Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit - 1

Eështë në përputhje me rregulloret WEEE. Ky produkt është prodhuar nga pjesë dhe materiale të riciklueshme dhe të ripërdorshme të cilësisë të lartë. Për këtë arsye, mos e hidhni këtë produkt me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Çojeni atë në një pikë grumbullimi për pajisjet elektrike dhe elektronike. Mund të pyesni pranë administratës vendore për këto pika grumbullimi. Ju mund të ndihmoni për mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore

duke i dërguar për riciklim produktet e përdorura.

1.3 Informacione për paketimin

BEKO SGA 9130 B - Informacione për paketimin - 1

Paketimi i produktit éshtë bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.

1.4 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë

Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza pas çdo përdorimi.

2 Hekuri juaj me kaldajë

2.1 Pamja e përgjithshme
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 1

Kontrollet dhe pjesët

  1. Ekrani LED
  2. Butoni i sensorit të avullit automatik
  3. Butoni i rregullimit të nivelit
  4. Këmbëza e avullit
  5. Butoni i pastrimit të smërçit
  6. Çelësi i ndezjes/fikjes
  7. Kapaku i enës së smërçit
  8. Ena e smërçit
  9. Kapësja e kabllit të hekurit me avull
  10. Baza e hekurit
  11. Depozita e ndashme e ujit
  12. Vrima për mbushjen e ujit
  13. Doreza për shkëputjen e depozitës
  14. Butoni i zhbllokimit të bllokuesit të transportimit
  15. Bblokuesi i transportimit
  16. Piastra
  17. Foleja e mbështjelljes së kordonit
  18. Vrima e nxjerrjes së avullit
  19. Drita LED

2.2 Të dhëna teknike

Burimi i energjisë 220-240V~ 50-60Hz
Konsumi i energjisë 2520-3000 W~
Presioni i pompës (bar) 8 bar
Sasia e avullit të vazhdueshëm (deri në g/min)165 g/min
Avull intensiv (deri në g)600 g*

BEKO SGA 9130 B - Të dhëna teknike - 1

*Matet duke tërhequr dhe lëshuar këmbëzën e avullit (4) në intervale prej 3 sekondash për 30 minuta përdorim, në nivelin maksimal të nxehtësisë dhe në modalitetin e avullit turbo.

Modaliteti i hekurit kalon në modalitetin e avullit turbo çdo 12 minuta. (shihni 3.11)

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

2 Hekuri juaj me kaldajë

Ekrani LED dhe butonat

Ekrani LED Simbolet Përshkrimet
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 1BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 2Parametrat e temperaturës
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 3Avulli
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 4Modaliteti i avullit turbo
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 5Modaliteti Higjienë-Inteligjente
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 6Treguesi i sensorit të avullit automatik
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 7Treguesi i fikjes automatike
BEKO SGA 9130 B - Hekuri juaj me kaldajë - 8Treguesi i depozitës së ujit bosh
Butonat
Butoni i rregullimit të nivelitturbo 3"Sa herë që shtypni butonin e rregullimit të nivelit (3), mund të kaloni midis modaliteteve të vendosjes së hekurit "Higjienë-Inteligjente, Temperatura 1, Temperatura 2, Temperatura 3 dhe Maksimum". Duke mbajtur shtypur butonin për 3 sekonda do të aktivizohet modaliteti i avullit turbo
Butoni i sensorit të avullit automatikPërdoreni për të aktivizuar dhe çaktivizuar sensorin e avullit automatik.Për ta aktivizuar, shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2). Treguesi i sensorit të avullit do të shfaqet në ekranin LED.Për ta çaktivizuar, shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2). Treguesi i sensorit të avullit në ekranin LED do të zbehet.
Butoni i pastrimit të smërçitCalcBOXMe këtë buton mund të kryeni heqjen e smërçit.
Çelësi i ndezjes/fikjesMe këtë buton mund të ndizni/fikni pajisjen.

Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe hekurosje; nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

3.2 Përdorimi për herë të parë

Hiqni qesen mbrojtëse në ekranin LED (1). Gjatë përdorimit për herë të parë, mbushni depozitën e ujit (11) dhe prodhoni avull për 10-15 minuta për të hequr çdo mbetje të prodhimit (shih. 3.4).

BEKO SGA 9130 B - Përdorimi për herë të parë - 1

Gjatë përdorimit të pajisjes për herë të parë mund të ndihet një erë e lehtë. Kjo do të kthehet në normalitet pas disa përdorimeve.

3.3 Këshilla për hekurosjen

  • Pajisja do të nxehet shpejt; përdorni temperaturë të ulët kur hekurosni pëlhura sintetike, mëndafshi ose të ngjashme.
  • Hekurosini mbrapsht pëlhurat e ndezshme (mëndafsh, etj.) ose përdoreni pajisjen në modalitetin "Higjienë+Inteligjente".
  • Kur hekurosni pëlhura, si kadife, përdorni pak presion dhe hekurosni në një drejtim.
  • Në pëlhurat e mëndafshta të ngjyrosura, avulli mund të shkaktojë njolla. Mos përdorni avull.
  • Pëlhurat prej leshi të pastër 100% mund të hekurosen duke përdorur avullin.
  • Hekurosja e rrobave prej leshi mund të shkaktojë flakë. Hekurosini nga ana e pasme.

BEKO SGA 9130 B - Këshilla për hekurosjen - 1

PARALAJMËRIM: Mos prekni me hekurin pjesët metalike si zinxhirët, gjilpërat me kokë ose kopsat. Kjo do të dëmtojë piastrën e hekurit.

3.4 Mbushja e depozitës së ujit

BEKO SGA 9130 B - Mbushja e depozitës së ujit - 1

PARALAJMËRIME:

  • Nëse do ta mbushni me ujë ndërsa depozita e ujit është ende në kaldajë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza.
  • Mos vendosni në depozitën e ujit parfum, uthull, sodë, agjentë kundër smërçit, substanca ndihmëse për hekurosjen dhe kimikate të tjera.

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 1

- Shenja “ ^+ ” e depozitës së ujit bosh do të ndriçojë kur depozita të jetë bosh. Pajisja nuk do të prodhojë avull kur të tërhiqet këmbëza e avullit.

- Pajisja juaj është krijuar për të përdorur ujë rubineti. Nëse uji i rubinetit në zonën tuaj është tejet gëlqeror, përdorni ujë rubineti të përzier me ujë të pijshëm.

3 Përdorimi

BEKO SGA 9130 B - Përdorimi - 1

Hiqni depozitën e ujit (11) duke e mbajtur atë nga doreza e shkëputjes së depozitës (13) dhe duke e tërhequr.

BEKO SGA 9130 B - Përdorimi - 2

Mbusheni depozitën e ujit (11) deri te viza Maks.

BEKO SGA 9130 B - Përdorimi - 3

Rivendoseni përsëri depozitën e ujit (11). Sigurohuni që depozita e ujit të vendoset siç duhet.

3.5 Bllokimi/zhblllokimi i blllokuesit të transportimit

Ky funksion është krijuar për të lejuar transportimin e lehtë të hekurit bashkë me bazën e tij.

BEKO SGA 9130 B - Bllokimi/zhblllokimi i blllokuesit të transportimit - 1

Për të shkëputur hekurin nga baza, shtypni butonin e zhbllokimit të bllokuesit të transportimit (14).

BEKO SGA 9130 B - Bllokimi/zhblllokimi i blllokuesit të transportimit - 2

Bblokuesi do të zhbllokohet dhe do të mund të ngrini hekurin nga baza.

BEKO SGA 9130 B - Bllokimi/zhblllokimi i blllokuesit të transportimit - 3

Për të bblokuar hekurin te baza, shtypni bblokuesin e transportimit (15).

3.6 Caktimi i temperaturës

BEKO SGA 9130 B - Caktimi i temperaturës - 1

Mund të hekurosni në mënyrë të sigurt çdo lloj pëlhure që mund të durojë hekurosjen, duke përdorur modalitetin "Higjienë-Inteligjente". Mund të kryeni hekurosjen me avull duke përdorur në këtë fazë këmbëzën e avullit (4).

3 Përdorimi

BEKO SGA 9130 B - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIME:

  • Mund të kryeni hekurosjen me avull në çdo parametër të temperaturës përveç “•” Tërhiqni këmbëzën e avullit (4) për hekurosjen me avull.
  • Për hekurosjen, ndiqni udhëzimet e hekurosjes në etiketën e pëlhurës.
Lloji i pëlhurës Parametrat Parametri i avullit
Sintetiket • Pa avull
Të mëndafshtat •• Avull/Avull turbo
Të pambuktat •••• Avull/Avull turbo
Të linjtat-Xhinset Maks Avull/Avull turbo

Pajisja nis në modalitetin e “Higjienës-Inteligjente”. Ky nivel ofron një temperaturë dhe sasi avulli të sigurt për çdo pëlhurë që është e përshtatshme për hekurosje.

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 1

Lidhni kordonin elektrik me prizën e murit dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes (6). — Drita në butonin e ndezjes/ fikjes do të ndriçojë dhe do të dëgjoni një tingull bip.

Ekrani LED (1) do të pulsojë derisa pajisja të jetë gati. – Ekrani LED (1) do të mbetet i ndezur kur të jetë gati dhe do të dëgjoni një tingull bip.

Mund të caktoni temperaturën e duhur për pëlhurën duke përdorur butonin e rregullimit të nivelit (3) dhe të filloni hekurosjen.

3.7 Hekurosje e thatë

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje e thatë - 1

  • Nëse nuk tërhiqni këmbëzën e avullit (4) ose nuk shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2), pajisja juaj nuk do të prodhojë avull.
  • Nëse tërhiqet këmbëza e avullit (4) nuk do të prodhohet avull kur parametri i temperaturës është në modalitetin “●”.

3 Përdorimi

3.8 Hekurosje me avull

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje me avull - 1

  • Tërhiqni këmbëzën e avullit (4) për hekurosjen me avull. Nëse vazhdoni ta tërhiqni këmbëzën e avullit (4) vazhdimisht për 1 minutë, pajisja nuk do të prodhojë më avull.
  • Pompa mund të shkaktojë zhurmë gjatë marrjes së ujit, kjo është normale.
  • Për të aktivizuar funksionin e prodhimit automatik të avullit, mund të shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2).
  • Sensori i avullit automatik mund të aktivizohet vetëm kur hekuri lëviz horizontalisht.

Mund të përdorni butonin e rregullimit të nivelit (3) për të rregulluar temperaturën. (shihni 3.6).

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje me avull - 2

text_image MAX

Caktoni temperaturën dhe avullin e duhur për pëlhuren duke përdorur butonin e rregullimit të nivelit (3). (Shihni 3.6)

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje me avull - 3

text_image MAX

Ekrani LED (1) do të pulsojë derisa pajisja të jetë gati.

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje me avull - 4

text_image MAX

Ekrani LED (1) do të mbetet i ndezur kur të jetë gati dhe do të dëgjoni një tingull bip që tregon se pajisja është gati për hekurosje.

BEKO SGA 9130 B - Hekurosje me avull - 5

PARALAJMËRIME:

  • Zgjedhja juaj duhet të përputhet me llojin e copës që do të hekuroset.
  • Simbolet e parametrave të temperaturës që pulsojnë në ekranin LED (1) tregojnë se piastra po përgatitet për të arritur temperaturën e zgjedhur. Simbolet e parametrave që rrinë ndezur në ekranin LED (1) tregojnë se piastra ka arritur temperaturën e caktuar.

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 1

Kur pajisja është gati për hekurosje, lëvizeni hekurin horizontalisht mbi copën që do të hekuroset dhe shtypni këmbëzën e avullit (4). Për sa kohë të tërhiqni këmbëzën e avullit, pajisja do të sigurojë avull përmes piastrës (16).

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 2

PARALAJMËRIME:

  • Kurrë mos e drejtoni avullin nga njerëzit ose kafshët.
  • Kurrë mos e prekni piastrën e nxehtë (16).

3 Përdorimi

3.9 Funksioni i avullit automatik

Sensori i avullit zbulon lëvizjen e hekurit dhe siguron sasinë e duhur të avullit pa përdorur këmbëzën e avullit (4), sipas modalitetit që keni zgjedhur.

BEKO SGA 9130 B - Funksioni i avullit automatik - 1

text_image MAX

Caktoni temperaturën dhe avullin e duhur për pëlhurën duke përdorur butonin e rregullimit të nivelit (3). (Shihni 3.6)

BEKO SGA 9130 B - Funksioni i avullit automatik - 2

text_image MAX MAX

Shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2) për të aktivizuar funksionin e avullit automatik.

  • Sensori do të aktivizohet dhe në ekranin LED do të shfaqet "☐".
  • Në të njëjtën kohë, drita led (19) përpara hekurit do të ndriçojë.

BEKO SGA 9130 B - Funksioni i avullit automatik - 3

text_image MAX

Shtypni butonin e sensorit të avullit automatik (2) për të çaktivizuar funksionin e avullit automatik.

  • Sensori do të çaktivizohet dhe “”hë ekranin LED do të zbehet.
    – Drita led (19) do të zhduket.

BEKO SGA 9130 B - Funksioni i avullit automatik - 4

Drita led përpara hekurit do të ndriçojë vetëm kur të aktivizohet funksioni i avullit automatik.

3.10 Avull intensiv

Duke tërhequr dhe lëshuar këmbëzën e avullit (4) një herë do të prodhohet avull intensiv.

BEKO SGA 9130 B - Avull intensiv - 1

  • Duke tërhequr vazhdimisht këmbëzën e avullit (4) mund të bjerë efekti i avullit intensiv.
  • Efekti i avullit intensiv mund të bjerë pasi të përdorni avull të vazhdueshëm duke tërhequr dhe mbajtur këmbëzën e avullit (4) ose duke përdorur funksionin e avullit automatik.

BEKO SGA 9130 B - Avull intensiv - 2

PARALAJMËRIM: Kurrë mos e drejtoni avullin nga njerëzit ose kafshët.

3 Përdorimi

3.11 Modaliteti turbo

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 1

  • Përdorni veçorinë avull turbo kur doni më shumë avull dhe për të hekurosur shpejt e mirë rrobat më të trasha.
  • Pas 12 minutash përdorimi në nivelin e avullit turbo, pajisja e çaktivizon automatikisht funksionin e avullit turbo.
  • Mund ta përdorni funksionin e avullit turbo në çdo modalitet përveç “•.

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 2

text_image MAX

Shtypni butonin e rregullimit të nivelit (3) dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda.

– Në ekran do të shfaqet simboli i avullit turbo “

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 3

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 4

text_image MAX

Ekrani LED (1) do të pulsojë derisa pajisja të jetë gati.

- Ekrani LED (1) do të mbetet i ndezur kur të jetë gati dhe do të dëgjoni një tingull bip që tregon se pajisja është gati për hekurosje.

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 5

BEKO SGA 9130 B - Modaliteti turbo - 6

text_image MAX

Për të dalë nga modaliteti i avullit turbo, shtypni butonin e rregullimit të nivelit (3).

- Simboli i avullit turbo “do të zhduket nga ekrani.

3.12 Avull vertikal

Mund ta përdorni veçorinë e avullit edhe kur hekuri është në pozicion vertikal (shih 3.8). Duke përdorur funksionin e avullit vertikal, mund të hekurosni perdet ose rrobat e varura. Mbajeni pajisjen 15-30 cm larg rrobave dhe perdeve.

BEKO SGA 9130 B - Avull vertikal - 1

Mund të përdorni edhe veçorinë e avullit turbo (shihni 3.11).

  1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (6) dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda kur të keni përfunduar hekurosjen.

– Dritat në ekranin LED (1) do të zbehen.

  1. Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.

3 Përdorimi

3.13 Fikja automatike

BEKO SGA 9130 B - Fikja automatike - 1

text_image 30 sn Auto-Off

Hekuri do të fiket automatikisht nëse nuk lëviz horizontalisht për 30 sekonda ose nëse nuk shtypet ndonjë buton.

- Treguesi i fikjes automatike “◦ do të ndriçojë në vazhdimësi në ekranin LED (1).

BEKO SGA 9130 B - Fikja automatike - 2

text_image 8 dk Auto-Off

Hekuri do të fiket automatikisht nëse nuk lëviz vertikalisht për 8 minuta ose nëse nuk shtypet ndonjë buton.

- Treguesi i fikjes automatike “◦” do të ndriçojë në vazhdimësi në ekranin LED (1).

BEKO SGA 9130 B - Fikja automatike - 3

Treguesi i fikjes automatike “💡” do të fiket pasi të lëvizni hekurin ose të shtypni ndonjë buton. Ekrani LED (1) do të pulsojë derisa hekuri të jetë gati përsëri.

- Ekrani LED (1) do të mbetet i ndezur kur të jetë gati dhe do të dëgjoni një tingull bip që tregon se pajisja është gati për hekurosje.

BEKO SGA 9130 B - Fikja automatike - 4

Mund të duhen rreth 60 sekonda që temperatura e piastrës (16) të arrijë nivelin e saj të mëparshëm.

BEKO SGA 9130 B - Fikja automatike - 5

PARALAJMËRIM: Pajisja do të fiket automatikisht nëse nuk shtypet asnjë buton ose nëse pajisja nuk lëviz për 10 minuta. Çelësi i fikjes/ndezjes (6) do të nisë të pulsojë. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (6) për të vënë në punë përsëri pajisjen

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.1 Pastrimi i smërçit

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi i smërçit - 1

  • Mund të filloni operacionin e pastrimit të smërçit kur butoni i pastrimit të smërçit (5) ndizet duke shtypur butonin.
  • Para se të filloni pastrimin e smërçit, sigurohuni që ena e smërçit (8) të jetë bosh.
  • Kur vjen koha e pastrimit të smërçit, butoni i pastrimit të smërçit (5) do të mbetet i ndezur për 20 sekonda dhe do të dëgjohet në intervale një tingull "bip". Nëse nuk filloni pastrimin e smërçit, butoni i pastrimit të smërçit (5) do të fiket dhe pastrimi do të fillojë automatikisht herën tjetër kur të filloni të hekurosni.
  • Nëse pajisja hiqet nga priza ose ndodh ndërprerje e energjisë gjatë pastrimit të smërçit, ky operacion do të vazhdojë herën tjetër që do të ndizet pajisja.
  • Sa herë që ndizni pajisjen, butoni i pastrimit të smërçit (5) do të ndizet për 10 sekonda nëse depozita duhet pastruar. Nëse shtypni butonin e pastrimit të smërçit (5) brenda kësaj periudhe, do të fillojë operacioni i pastrimit. Nëse nuk e shtypni, butoni i pastrimit të smërçit (5) do të fiket dhe pajisja do të vazhdojë me funksionimin normal.

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi i smërçit - 2

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi i smërçit - 3

Do të dëgjoni një tingull "bip" nëse ena e smërçit (8) mbushet me ujë gjatë pastrimit. Në fillim, zbrazni enën e smërçit (8) dhe më pas rivendoseni siç duhet.

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi i smërçit - 4

PARALAJMËRIM: Gjatë pastrimit të smërçit, mos shkoni te vrima e nxjerrjes së avullit (18) që ndodhet mbi enën e smërçit (8).

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Kur ndizet shenja “Galc ^TM mund të filloni operacionin e pastrimit të smërçit të hekurit.

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

text_image Calc® BOX Bip

Butoni i pastrimit të smërçit "Calc ^A BOX" (5) do të qëndrojë ndezur për 20 sekonda dhe do të njoftojë me një tingull "bip". Kjo tregon se ka ardhur koha për pastrimin e smërçit.

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

text_image Calc® BOX Bip

Shtypni butonin e pastrimit të smërçit (5).

  • Do të dëgjohet një tingull bip dhe do të fillojë pastrimi i smërçit.
  • Gjatë operacionit, butoni i pastrimit të smërçit "Calc ^A " (5) do të pulsojë.
  • Mos shkoni te vrima e nxjerrjes së avullit (18) ndërsa operacioni vazhdon.

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 3

text_image Bip

Kur pastrimi i smërçit të përfundojë, butoni i pastrimit të smërçit "CBBOX(5) do të fiket dhe do të dëgjohet një tingull i gjatë alarmi "bip".

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 4

Për të zbrazur enën e smërçit (8), hapni kapakun (7) dhe zbrazeni. Pastaj, sigurohuni që ena e smërçit (8) të vendoset siç duhet.

- Hekuri do të jetë gati për hekurosje pas pak minutash.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

PARALAJMËRIME:

  • Gjatë operacionit të pastrimit të smërçit (para sinjalit bip) mos e hiqni enën e smërçit (8) nga vendi i saj.
  • Nëse e hiqni enën e smërçit (8) nga vendi i saj gjatë pastrimit të smërçit, operacioni do të ndalet dhe do të dëgjohet një sinjal paralajmërimi. Në këtë pikë mund të ketë rrjedhje uji. Kur ena e smërçit (8) të vendoset përsëri në vendin e saj, pastrimi i smërçit do të vazhdojë.
  • Nëse ena e smërçit (8) tërhiqet gjatë hekurosjes, do të dëgjohet një alarm i gjatë "bip" dhe butoni i pastrimit të smërçit (5) do të fillojë të pulsojë.
  • Mos e fikni ose mos e hiqni nga priza pajisjen para se drita Calc ^3 BOX" të jetë fikur plotësisht.

4.2 Pastrimi

BEKO SGA 9130 B - Pastrimi - 1

PARALAJMËRIME:

  • Mos e zhytni bazën e hekurit (10) në ujë ose lëngje të tjera. Mos vendosni në pajisje uthull, agjent kundër smërçit, sodë, parfum ose substanca të tjera ndihmëse për hekurosjen.
  • Mos përdorni benzen, hollues, pastrues gërryes ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
  • Mos e lani pajisjen me ujë të rrjedhshëm ose mos e zhytni në ujë ose lëngje të tjera.
  • Mos përdorni agjentë pastrues gërryes për të pastruar piastrën (16).

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 1

Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit të saj.

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 2

text_image 1 saat

Pritni derisa pajisja të ftohet plotësisht. Zbrazeni ujin e mbetur nga depozita e ujit (11).

BEKO SGA 9130 B - PARALAJMËRIME: - 3

Përdorni një leckë të njomë për të pastruar pjesën e jashtme të pajisjes. Pastaj pritni derisa të thahet plotësisht. Fshini sedimentet dhe mbetjet në piastër (16) me një leckë pak të lagur.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.3 Bblokuesi i transportimit dhe mbështjellja e kabllit

Ky funksion është krijuar për të lejuar transportimin e lehtë të hekurit bashkë me bazën e tij.

BEKO SGA 9130 B - Bblokuesi i transportimit dhe mbështjellja e kabllit - 1

Vendoseni hekurin mbi bazë (10) dhe shtypni blllokuesin e transportimit (15) për të bllokuar hekurin.

BEKO SGA 9130 B - Bblokuesi i transportimit dhe mbështjellja e kabllit - 2

Tërhiqeni kapësen e kabllit të hekurit me avull (9) dhe vendosni kabllin.

BEKO SGA 9130 B - Bblokuesi i transportimit dhe mbështjellja e kabllit - 3

Tërhiqeni dhe lëshojeni kordonin elektrik. Kablli do të mbështillet në folenë e mbështjelljes (17).

BEKO SGA 9130 B - Bblokuesi i transportimit dhe mbështjellja e kabllit - 4

Mund ta transportoni pajisjen duke e mbajtur nga doreza.

4.4 Ruajtja

  • Nëse nuk keni ndër mend ta përdorni për një kohë të gjatë hekurin me kaldajë, ruajeni atë me kujdes.
  • Para se ta ruani, hiqeni pajisjen nga priza dhe pritni derisa të ftohet.

• Zbrazni depozitën e ujit (11).
- Bblokoni bblokuesin e transportimit (10) të pajisjes (shihni 4.3).
- Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Sigurohuni që pajisja të mbahet larg fëmijëve.

4.5 Transporti dhe dërgesa

  • Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.

5 Zgjidhja e problemeve

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Piastra nuk nxhet (16) edhe pse pajisja është në prizë.Mund të ketë një problem me lidhjen.Kontrolloni spinën dhe kordonin elektrik të pajisjes
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (6).Kontaktoni shërbimin e autorizuar nëse pajisja nuk funksionon megjithëse është vënë në prizë dhe keni shtypur butonin e ndezjes/fikjes (6).
Pajisja nuk prodhon avull. Sasia e ujit nëë depozitën e ujit (11)mund të jetë e pamjaftueshme.Hidhni ujë në depozitën e ujit deri te viza MAKS (shihni 3.4).
Kontrolloni nëse depozita e ujit (11) është vendosur në vendin e vet.Pajisja nuk prodhon avull nëse temperatura është vendosur në pozicionin “•”. Rregulloni parametrin e temperaturës te "Modaliteti i Higjienës-Inteligjente, •••, •••• ose MAKS" (shihni 3.6).
Pikon ujë mbi pëlhurë. Mund të dalëujë kur shtypnikëmbëzën e avullit (4) para se pajisja të arrijë temperaturën e caktuar.Pajisja është gati për hekurosje; temperatura e rregulluar tregohet në ekranin LED (1).
Sedimente dhe mbetje bien nga piastra (16) gjatë hekurosjes.Sedimente të tilla mund të krijohen nëse uji që përdorni në pajisje është tepër gëlqeror.Mbusheni depozitën e ujit të pajisjes duke përzier ujë rubineti dhe ujë të pijshëm për operacionet e ardhshme të hekurosjes.
Ka njolla në piastër (16). Rrobat e lagura janë hekurosur/ janë krijuar njolla smërçi në piastër (16).Pastroni sedimentet dhe mbetjet me një leckë pak të lagur pasi pajisja të jetë ftohur siç duhet.
Butoni i ndezjes/fikjes (6) i pajisjes pulson.Pajisja mund të ketë kaluar në modalitetin e fikjes automatike.Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (7) (shihni 3.12).
Butoni i pastrimit të smërçit CalcBOX(5) pulson.Ka ardhur koha për pastrimin e smërçit.Kryeni operacionin e pastrimit të smërçit (shihni 4.1).
Ikonat në ekranin LED (1) nuk janë të qarta.Qesja mbrojtëse në ekranin LED (1) mund të mos jetë hequr ende.Hiqni qesen mbrojtëse në ekranin LED (1).
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : SGA 9130 B

Kategori : Hekurosje