WH27S - Pompa e nxehtësisë LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WH27S LG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WH27S LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa e nxehtësisë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WH27S - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WH27S e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT WH27S LG
Me anë të këtij dokumenti, LG Electronics deklaron se tipi i pajisjes radio Ngrohës uji është në përputhje me Direktivën e EU 2014/53 / . Teksti i plotë I deklaratës së konformitetit të EU gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#
Lexoni deri në fund këtë manual të përdoruesit para se të përdorni pajisjen dhe ruajeni atë për referencë në çdo kohë.
Udhëzimet fillestare
SQ SHQIP
TABELA EPËRMBAJTJES
Ky manual mund të përmbajë figura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë.
Ky manual i nënshtrohet rishikimit nga prodhuesi.
UDHËZIMET E SIGURISË ....3
Masat paraprake të sigurisë....4
INSTALIMI 12
Pjesët dhe funksionet....12
Veglat e instalimit ....13
Aksesorë 13
Udhëzimet e instalimit 14
Përgjidhni vendndodhjen më të mirë....15
Shpaketimi dhe heqja e bulonave të transportit ....16
Zgjerimi termik....16
Instalimi i valvulës së shkarkimit ....16
Instalimi i valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit ....16
Instalimi i linjave të shkarkimit të kondensatit ....18
Lidhja e furnizimit me ujë ....19
Lidhja me rrjetin elektrik 20
Kontrollet e sigurisë....21
Kompletet e materialeve për izolim ....21
Lista e verifikimit për instalimin 22
PËRDORIMI....23
Përdorimi i kontrollit bazë....23
FUNKSIONET INTELIGJENTE....25
Aplikacioni LG ThinQ....25
Siguria juaj dhe siguria e njerëzve të tjerë është shumë e rëndësishme.
Në këtë manual dhe në pajisjen tuaj, ne ju kemi dhënë shumë mesazhe të rëndësishme për sigurinë. Lexoni dhe ndiqni gjithmonë të gjitha mesazhet e sigurisë.

Ky është simboli paralajmërues i sigurisë.
Ky simbol ju sinjalizon për rreziqe të mundshme që mund t'ju marrin jetën ose t'ju lëndojnë juve dhe të tjerët. Të gjitha mesazhet e sigurisë do të pasojnë simbolin e sinjalizimit të sigurisë dhe njërën nga fjalët RREZIK, PARALAJMËRIM ose KUJDES. Këto fjalë do të thonë:

KUJDES
Mund të lëndoheni lehtë ose të dëmtoni produktin nëse nuk ndiqni udhëzimet.

PARALAJMËRIM
Mund të vriteni ose të lëndoheni rëndë nëse nuk ndiqni udhëzimet.

RREZIK
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje.
Të gjitha mesazhet e sigurisë do t'ju tregojnë se çfarë rreziku potencial ka, se si të zvogëloni mundësinë e lëndimit dhe se çfarë mund të ndodhë nëse nuk ndiqen udhëzimet.

PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit, zjarrit, vdekjes, goditjes elektrike, djegies ose lëndimit të personave, duhet medoemos të ndiqen udhëzimet në këtë manual.
Sigurohuni që ta kuptoni plotësisht manualin e përdoruesit para se të instaloni dhe përdorni këtë pajisje. Nëse keni ndonjë vështirësi me kuptimin ose ndjekjen e udhëzimeve në këtë manual, ose keni ndonjë pyetje, kontaktoni një qendër të autorizuar të shërbimit ose operatorin lokal të energjisë elektrike.
Masat paraprake të sigurisë
Vendosja e temperaturës së ujit

RREZIK
Temperatura e ujit mbi 50 °C mund të shkaktojë djegie të rënda të menjëhershme ose vdekje nga djegia. Sigurohuni që të lexoni dhe ndiqni paralajmërimet në figurën më poshtë.
RREZIK

text_image
E NXEHTË DJEGIETemperatura e ujit mbi 50 °C mund të shkaktojë djegie të rënda të menjëhershme apo edhe vdekje nga djegia.
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit rrezikohen më së shumti nga djegia.
Shihni manualin e përdoruesit para se të vendosni temperaturën në bojler.
Ndjeni me dorë ujin para larjes ose dushit.
Valvulat për kufizimin e temperaturës janë në dispozicion, shihni manualin.
Për përcaktimin e temperaturës së duhur të ujit për shtëpinë tuaj, referojuni tabelës më poshtë.
| Temperatura | Koha e nevojshme për të shkaktuar djegie të rëndë |
| 49 °C Më shumë se 5 minuta | |
| 52 °C 1 1⁄2 deri në 2 minuta | |
| 54 °C Rreth 30 sekonda | |
| 57 °C Rreth 10 sekonda | |
| 60 °C Më pak se 5 sekonda | |
| 63 °C Më pak se 3 sekonda | |
| 65 °C Rreth 1 1⁄2 sekonda | |
| 68 °C Rreth 1 sekondë | |
SHËNIM
- Për të reduktuar temperaturën e ujit në pikën e përdorimit, rekomandohen valvulat përzierëse për rregullim termostatik. Këto valvula përziejnë automatikisht ujin e nxehtë dhe të ftohtë në degët e linjave të ujit. Rekomandohet të përdorni një valvul përzierëse.

RREZIK
Familjeve me të moshuar, fëmijë ose persona me aftësi të kufizuara mund t'u duhet të vendosin termostatin në temperaturë 48 °C ose më të ulët për të parandaluar kontaktin me ujin “E NXEHTË”.

RREZIK
Temperatura më e lartë e ujit rrit potencialin për DJEGIET nga uji i nxehtë
Temperatura e ujit në bojler rregullohet nga butonat në ekran. Temperatura e ujit e këtij bojleri është vendosur në fabrikë në 50 °C, në përputhshmëri me rregulloret e sigurisë. Për informacionin në lidhje me rregullimin e temperaturës së ujit, referojuni seksionit të përdorimit në këtë manual.
Rregulloret lokale për instalimin
Kjo pajisje duhet të instalohet në përputhje me udhëzimet e këtij manuali, rregulloret kombëtare dhe çdo rregullore të lëshuar nga autoritetet lokale dhe organet e shëndetit publik.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit, zjarrit, vdekjes, goditjes elektrike, djegies ose lëndimit të personave gjatë përdorimit të këtij produkti, ndiqni masat paraprake bazë, duke përfshirë:
Fëmijët në shtëpi:
Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Kujdesuni që fëmijët të mos hipin mbi produkt. Përndryshe, fëmijët mund të lëndohen rëndë si pasojë e rënies.
Për përdorim në Evropë:
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që ngërthehen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Instalimi
- Për të zvogëluar rrezikun e lëndimit të rëndë ose vdekjes, ndiqni të gjitha udhëzimet e instalimit.
- Sigurohuni që pajisja juaj të instalohet si duhet në përputhje me rregulloret lokale dhe udhëzimet e dhëna për instalim.
- Mos ndërroni asnjë pjesë të bojlerit tuaj dhe përdorni vetëm pjesë rezervë dhe aksesorë origjinalë, përveç nëse rekomandohet në mënyrë specifike në këtë manual.
- Mos e ndizni energjinë elektrike të bojlerit pa u sigurua që rezervuari është i mbushur plotësisht me ujë.
- Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni këtë pajisje nëse është e dëmtuar, nuk funksionon si duhet, është pjesërisht e çmontuar ose ka pjesë të prishura.
- Kur produkti laget (përmbytet ose zhytet) në ujë, kontaktoni një qendër të autorizuar shërbimi për riparim, para se ta përdorni përsëri.
- Zhvendosja ose instalimi i pajisjes kërkon dy ose më shumë persona.
- Fikni energjinë elektrike duke hapur çkyësin e qarkut ose duke hequr siguresat para instalimit.
- Edhe nëse termostati i bojlerit është vendosur në temperaturë relativisht të ulët, uji i nxehtë ka potencial të shkaktojë djegie. Për të zvogëluar rrezikun e djegies, rekomandohen valvulat përzierëse me rregullim termostatik.
- Mbani materialet e paketimit në një vend të paarritshëm për fëmijët. Materiali i paketimit mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët. Ekziston rreziku i mbytjes.
- Shkatërroni kartonin, qesen plastike dhe materialet e tjera të paketimit pasi të shpaketoni pajisjen. Fëmijët mund t'i përdorin ato për lojë. Kartonët e mbuluar me qilima, mbulesa krevati ose fletë plastike mund të shndërrohen në dhoma hermetike.
- Lidheni me një qark elektrik me kapacitet, mbrojtje dhe madhësi të duhur për të shmangur mbingarkesën elektrike.
- Kjo pajisje duhet të pozicionohet pranë një furnizimi me energji elektrike. Përdorni një kabëll furnizimi me energji me sipërfaqe nominale të prerjes së tërthortë prej minimumi 1.5 mm² ose më shumë
- Mos e instaloni bojlerin në një sipërfaqe të paqëndrueshme apo në një vend ku ekziston rreziku që të bjerë.
- Për instalimin, gjithmonë kontaktoni agjentin e shitjes ose një qendër të autorizuar shërbimi. Ekziston rreziku i zjarrit, goditjes elektrike, shpërthimit ose lëndimeve.
- Mos e instaloni bojlerin në një vend ku ruhen gazra ose lëngje të ndezshme, si benzina, propani, holluesi i bojës etj.
- Tokëzoni gjithmonë produktin. Ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike
- Instaloni panelin dhe kapakun e sigurisë së kutisë së kontrollit.
- Mos i prekni fletët e shkëmbyesit të nxehtësisë me duar të zhveshura. Përndryshe, mund të prisni duart.
- Mos futni ajër ose gaz në sistem përveçse me ftohësit të tij specifik.
- Mos e ndizni çkyësin e qarkut ose energjinë elektrike kur kapakët janë të hequr ose të hapur.
- Bëni lidhjen në mënyrë të sigurt ashtu që terminalet me vida të mos lirohen kur tërhiqet kablloja.
- Ekziston rreziku i zjarrit dhe i shpërthimit. Vendosja e gazit (azot) duhet përdorur për të kontrolluar rrjedhjet hidraulike, ose per pastrimin ose riparimin e tubave etj. Nëse jeni duke përdorur gaze të djegshëm përfshirë edhe oksigjenin, atëherë produkti mund të shkaktoj zjarre ose shpërthime.
Përdorimi
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e synuar.
- Nëse bojleri bie në kontakt me zjarrin, përmbytjen ose pëson dëmtim fizik, shkëputni menjëherë të gjithë energjinë elektrike në bojler dhe MOS e përdorni përsëri derisa të jetë kontrolluar nga një person i kualifikuar.
- Mos e ndizni bojlerin nëse rezervuari nuk është i mbushur plotësisht me ujë.
- Mos e ndizni bojlerin nëse valvula e mbylljes së furnizimit me ujë të ftohtë është e mbyllur.
- Ndjeni me dorë ujin para larjes ose dushit.
- Uji i nxehtë mund të djegë edhe në 50 °C.
- Mos e bllokoni qarkullimin e ajrit në hyrje ose në dalje.
- Mos e prekni, përdorni ose riparoni asnjëherë bojlerin me duar të lagura.
- Mos lini substanca të ndezshme si gazolinë, benzinë ose hollues pranë bojlerit. (Mos e instaloni njësinë në atmosfera me potencial shpërthyes.)
- Ndërpritni furnizimin me energji nëse bojleri lëshon ndonjë zhurmë, erë ose tym.
- Sigurohuni që kablloja elektrike të mos jetë e ndotur, e liruar ose e prishur.
- Mos vendosni asnjë objekt mbi kabllon elektrike.
- Mos e modifikoni apo zgjatni kabllon elektrike. Gërvishtjet ose zhveshja e izoluesit në kabllot elektrike mund të rezultojë në zjarr ose goditje elektrike dhe duhet të ndërrohet.
- Kordoni i furnizimit nuk mund të ndërrohet. Nëse dëmtohet kordoni, pajisja duhet të hiqet.
- Mos i ekspozoni njerëzit, kafshët ose bimët në rrymën e ajrit të ftohtë nga bojleri për periudha të zgjatura kohore.
-
Kujdesuni që kablloja elektrike të mos mund të nxirret ose të dëmtohet gjatë përdorimit. Ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.
-
Mos e prekni tubin e ftohësit, tubin e ujit dhe asnjë pjesë të brendshme ndërkohë që njësia është në përdorim ose menjëherë pas përdorimit. Ka rrezik djegieje ose worthi, si dhe dëmtimi fizik.
- Injektimi shtesë me ftohës nuk është i mundur.
Mirëmbajtja
- Nëse kordoni i furnizimit është e dëmtuar, duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit apo nga persona të kualifikuar të ngjashëm për të shmangur rrezikun.
- Shkëputeni këtë pajisje nga furnizimi me energji elektrike para se ta pastroni dhe të ndërmerrni çfarëdolloj mirëmbajtjeje prej përdoruesi.
- Para se të kulloni bojlerin, fikni energjinë elektrike në produkt.
- Mos e ndizni energjinë elektrike në bojler përveç nëse rezervuari është i mbushur plotësisht me ujë.
Siguria teknike
- Kryerja e instalimit ose e riparimeve nga persona të pakualifikuar mund t'ju rrezikojë juve dhe të tjerët.
- Informacioni i përfshirë në manual duhet të përdoret nga një teknik i kualifikuar i shërbimit që i njeh procedurat e sigurisë dhe është i pajisur me veglat e duhura dhe instrumente të testimit.
- Nëse udhëzimet e këtij manuali nuk lexohen dhe nuk ndiqen me kujdes, mund të shkaktohet keqfunksionim i pajisjes, dëmtim i pronës, plagosje dhe/ose vdekje.

KUJDES
Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, mosfunksionimit ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet:
Instalimi
- Instaloni produktin në një dysheme të fortë dhe të rrafshët.
- Mos e instaloni bojlerin në një vend ku ikjet e ujit nga rezervuari ose lidhjet do të rezultojnë në dëmtimin e zonës ngjitur me të ose të kateve të poshtme të strukturës. Kur zonat e tilla nuk mund të shmangen, rekomandohet që nën bojler të instalohet një tabaka e përshtatshme kullimi, e kulluar në mënyrë adekuate.
- Instaloni produktin në mënyrë që zhurma ose rryma e ajrit të ngrohtë nga pajisja të mos u shkaktojë dëme fqinjëve. Përndryshe, mund të shkaktojë mosmarrëveshje me fqinjët.
- Instaloni si duhet zorrën e shkarkimitshkarkimit për kullimin e rregullt të kondensimit të ujit.
- Pas instalimit dhe riparimit të produktit, kontrolloni gjithmonë nëse ka rrjedhje gazi. Përndryshe, mund të shkaktojë prishjen e produktit.
- Për të shmangur rrezikun që vjen nga rivendosja e pavëmendshme e mbrojtësit termik, kjo pajisje nuk duhet të furnizohet përmes një aparati me ndërprerës të jashtëm, si p.sh. një kohëmatës, apo të lidhet me një qark që rregullisht ndizet dhe fiket nga shërbimi.
Përdorimi
- Mos hipni mbi produktin dhe mos vendosni asgjë mbi të.
- Mos e përdorni këtë pajisje nëse ndonjë pjesë e saj ka qenë nën ujë. Kontaktoni menjëherë një qendër të autorizuar shërbimi për të ndërruar bojlerin e përmbytur. Mos u përpiqni ta riparoni njësinë. Duhet medoemos të ndërrohet.
- Fikni furnizimin e bojlerit me energji elektrike dhe ujë dhe kulloni bojlerin në qoftë se pajisja duhet të lihet për një periudhë të zgjatur kohore, si p.sh. gjatë pushimeve.
Pjesët dhe funksionet

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 181 Kapaku i sipërm
2 Hapësira e hyrjes së ajrit
3 Kutia e lidhjeve
4 Filtri i ajrit
5 Paneli i përparmë
6 Dekori i ekranit/Paneli i kontrollit
7 ECO
8 Kapaku i elementit të sipërm
9 Dekori i përparmë
10 Kapaku i elementit të poshtëm
11 Elementi i ngrohjes
12 Hapja për valvulën e shkarkimitshkarkimit
13 Hyrja e ujit
14 Hapja për valvulën e çlirimit të temperaturës dhe presionit
15 Dalja e ujit
16 Kanali për kullimin e kondensatit
17 Paneli i pasmë
18 Vrimat e daljes së ajrit
Veglat e instalimit
| Figura Emri Figura Emri | |||
![]() | Kaçavidë Shirit | tefloni ![]() | |
![]() | Çelës Nivelues | ![]() | |
![]() | Multimetër | ||
Aksesorë
Aksesorët e përfshirë:
| Figura Emri Figura Emri | |||
![]() | Valvula e shkarkimitshkarkimit | ![]() | Valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit |
Aksesorët e rekomanduar:
| Figura Emri Figura Emri | |||
![]() | Tabakaja e shkarkimit | ![]() | Ena e zgjerimit termik |
![]() | Valvula për zvogëlim të presionit | ![]() | Valvula përzierëse për rregullim termostatik |
![]() | bashkues dielektrik | ||
Udhëzimet e instalimit

text_image
Tavani Hapësirë minimale prej 0.5 m për instalim ose shërbim. Filtri i ajrit Ekrani Linja parësore e shkarkimit të kondensatit (3/4" PVC) Valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit dhe linja e shkarkimit Linja dytësore e shkarkimit të kondensatit (1/2" PVC) Dalja e ujit të nxehtë Rekomandohet lidhje fleksibile Rekomandohet lidhje fleksibile Sifoni i nxehtësisë Min. 0.15 m Valvula e mbylljes * Ena e zgjerimit termik (nëse kërkohet) Gypi i hapur për kullim Valvula e shkarkimit Hyrja e ujit të ftohtë* Në sistem të mbyllur, lidhni një enë të zgjerimit termik në linjën e furnizimit me ujë të ftohtë. Shih seksionin “Zgjerimi termik” (f.16).
* Nëse përdoren tuba bakri, në lidhjet e ujit duhet të instalohen bashkuesit dielektrik (të furnizuar në terren).
Përgjidhni vendndodhjen më të mirë
SHËNIM
- Instalimi në një hapësirë të mbyllur pa ventilim të duhur do të çojë në konsum më të lartë të energjisë.
- Tabakaja ndihmëse e shkarkimit duhet MEDOEMOS të instalohet në përputhje me rregulloret lokale. Kompletet e tabakave të shkarkimit janë në dispozicion në dyqanin ku blihet bojleri ose nga cilido distributor i bojlerëve. Tabakaja e shkarkimit nuk duhet të pengojë hyrjen e ujit të ftohtë ose valvulën e shkarkimit.
- Përgjidhni hapësirën ku ka hapësirë të mjaftueshme për shërbim periodik. Filtri i ajrit, kapakët dhe panelet e përparme mund të hiqen për të lejuar kontrollimin dhe shërbimin.
- Kini parasysh peshën e bojlerit dhe përzgjidhni një vend ku dyshemeja është mjaft e fortë për të mbajtur peshën e bojlerit të mbushur.
- Bojleri dhe linjat e ujit duhet të mbrohen nga ngrirja dhe elementet me veti të larta korrozive. Mos e instaloni bojlerin në zona të jashtme ose të pambrojtura.
- Instaloni bojlerin afër zonës me kërkesë më të madhe për ujë të bojlerit dhe afër qendrës së sistemit hidraulik. Linjat e gjata të paizoluara të ujit të nxehtë mund të shkaktojnë humbje të energjisë.
- Ajrimi i pamjaftueshëm do të rezultojë në rritjen e konsumit të energjisë.
- Vendi i instalimit duhet të ketë temperaturë më të lartë se 1 °C.
Sigurohuni që bojleri të jetë në pozicion horizontal duke përdorur një libelë.
Mbani libelën paralele gjatë instalimit të produktit. Përndryshe, mund të shkaktojë dridhje ose rrjedhje uji. Mund të shkaktojë lëndime ose aksident.

- Për shërbimet e ardhshme rekomandohet një hapësirë minimale prej 1 m midis çdo objekti dhe anës së majtë, të djathtë dhe të prapme.
Shpaketimi dhe heqja e bulonave të transportit
SHËNIM
- Aksesorët (valvula e shkarkimit dhe valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit) janë të bashkangjitur në paletë. Ruajeni për instalimin.
Shpaketoni të gjitha materialet e transportit nga bojleri për funksionim të rregullt dhe kontrolloni nëse bojleri ka pësuar dëmtim gjatë transportit.
1 Hiqni kartonin dhe materialet e transportit.
2 Hiqni vidat nga konsolat e transportit.

text_image
Aksesorët3 Nxirrni konsolat e transportit.

Përcaktoni nëse ka një valvul moskthimi në linjën e hyrjes së ujit. Konsultohuni me ofruesin lokal të shërbimit të ujësjellësit. Nëse valvula e moskthimit vendoset në linjën e hyrjes së ujit të ftohtë do të krijohet një “sistem i mbyllur i ujit”.
Me nxhjen e ujit, krijohet një rritje presioni brenda sistemit të ujit sepse vëllimi i shtuar i ujit nuk ka se ku të shkojë.
E njohur si "zgjerim termik", rritja e shpejtë e presionit mund të arrijë shpejt parametrin e sigurisë të valvulës së çlirimit.
Kjo do të bëjë që valvula e çlirimit të hapet gjatë çdo cikli të ngrohjes. Rekomandojmë instalimin e një ene të zgjerimit për të kontrolluar zgjerimin termik.
Lidhni enën e zgjerimit termik në linjën e furnizimit me ujë të ftohtë (shih "Udhëzimet e instalimit").
Për informacion shtesë, kontaktoni specialistin për punimet e instalimit, inspektorin hidraulik ose ndërmarrjen e ujësjellësit.
SHËNIM
- Valvula e shkarkimit dhe valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit është e përfshirë në kutinë e paketimit të bojlerit. Ato duhet të instalohen në hapjen e parashikuar për këtë qëllim.
Instalimi i valvulës së shkarkimit
1 Aplikoni shirit tefloni në fundin G për të parandaluarrjedhjen e ujit.

2 Instaloni valvulën e shkarkimit në hapjen e shënuar si "valvula e shkarkimit".
Instalimi i valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit
Përdorni valvulën për çlirimin e temperaturës dhe presionit të përfshirë në paketim.
1 Aplikoni shirit tefloni në fundin G për të parandaluarrjedhjen e ujit.

2 Instaloni valvulën për çlirimin e temperaturës dhe presionit në hapjen e shënuar si "valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit".
Lidhja e tubit të shkarkimit të valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit

PARALAJMËRIM
Shkalla e presionit të valvulës së çlirimit nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 1 MPa, presioni maksimal i punës së bojlerit, siç specifikohet në tabelën e të dhënave.

PARALAJMËRIM
MOS LIDHNI asnjë valvulë ose frenues tjetër në sistemin hidraulik të temperaturës dhe presionit. MOS E LIDHNI sistemin hidraulik të temperaturës dhe presionit me sistemin hidraulik të kondensatit. Duhet të tubëzohet drejtpërdrejt me një sistem adekuat të hapur kullimi.
Instaloni tubin e shkarkimit të valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit sipas rregulloreve lokale dhe duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme.
- Diametri i brendshëm i tubit të shkarkimit duhet të jetë së paku 3/4".
- Tubi i shkarkimit duhet të miratohet për shpërndarjen e ujit të nxehtë dhe të përballojë 100 °C pa u shtrembëruar.
- Fundi i tubit të shkarkimit nuk duhet të jetë i filetuar ose i fshehur dhe duhet të mbrohet nga ngrirja.
- Mos futni ose instaloni asnjë Iloj valvule, frenuesi ose rakorde reduktuese në tubin e shkarkimit.
1 Aplikoni shirit tefloni në fundin G për të parandaluar ikjen e ujit.

2 Bashkëngjitni tubin e shkarkimit në daljen e valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit. TTubi i shkarkimit duhet të priret në të tatëpjetë të valvulës për të lejuar kullimin e plotë të valvulës për çlirimin e temperaturës dhe presionit dhe tubit të shkarkimit.

3 Fundi i tubit të shkarkimit duhet të lidhet me një sistem adekuat të hapur kullimi.

* Uji mund të pikojë nga tubi i shkarkimit të pajisjes për çlirim të presionit dhe ky tub duhet të lihet i hapur për atmosferën.
* Pajisja për çlirimin e presionit duhet të vihet rregullisht në punë për të hequr depozitat e gëlqeres dhe për të verifikuar se nuk është bblokuar.
* Një tub shkarkimi i lidhur me pajisjen për çlirimin e presionit duhet të instalohet në një drejtim që është vazhdimisht në rënie dhe në një mjedis pa ngrica.
Instalimi i linjave të shkarkimit të kondensatit
SHËNIM
- Kur bëni lidhjet e rakorderive të shkarkimit me tubacionin e shkarkimit, MOS i shtrëngoni së tepërmi. Shtrëngimi i tepërm i rakorderive mund t'i shkaktojë plasaritje ose dëme tabakasë së shkarkimit të kondensatit.
- Kondensati nga kjo njësi nuk është acidik.
Linjat dhe lidhjet e shkarkimit të kondensatit me tubacionin e shkarkimit duhet të përputhen me rregulloret shtetërore dhe lokale.
Mos e zvogëloni madhësinë e linjës së shkarkimit në më pak se madhësia e dhënë e lidhjes së kondensatit.
Sigurohuni që linjat e shkarkimit të kondensatit të mbajnë një pjerrësi në rënie për kullim të rregullt.
Linja e shkarkimit duhet të izolohet për të parandaluar formimin e kondensimit në pjesën e jashtme të linjës së shkarkimit.
Nëse nuk ka kanal kullimi në dysheme ose kanali i shkarkimit është mbi nivelin e linjës së kondensatit, atëherë duhet të instalohet një pompë e zakonshme kondensati me kapacitet prej jo më pak se 7.5 L në ditë.
1 Aplikoni shirit tefloni në fundin G për të parandaluarrjedhjen e ujit.

2 Bashkëngjitni bërrylin me rrëshqitje 3/4" dhe G 3/4" në lidhjen parësore të shkarkimit.

3 Duke përdorur një lëndë hermetizuese të miratuar, futni tubin PVC në fundin femëror. Kanali i kondensatit duhet të tubëzohet në një kanal adekuat kullimi.

4 Duke përdorur tubacionet PVC prej 1/2", një bërryl me rrëshqitje prej 1/2" dhe G prej 1/2" dhe një lëndë hermetizuese të miratuar, bashkëngjitni bërrylin në lidhjen dytësore të shkarkimit dhe futni tubin PVC në fundin femër.
Lidhja e furnizimit me ujë
SHËNIM
- Mos saldoni ose ngjitni drejtpërdrejt në lidhjet e ujit të nxehtë ose të ftohtë. Nëse përdoren lidhjet me saldim, saldoni sistemin e tubave në adaptues para se të instaloni adaptuesin në lidhjet e ujit të nxehtë ose të ftohtë në bojler. Çdo nxehtësi e aplikuar në njësitë e furnizimit me ujë do të dëmtojë përgjithmonë veshjen e brendshme plastike në këto porte.
* Presioni maksimal në linjën e furnizimit me ujë të ftohtë është 0.8 MPa. Nëse uji i furnizimit është më i madh se 0.8 MPa, instaloni një valvul për reduktim presioni.
* Lidhni ujin për mbushjen ose rimbushjen e sistemit të ngrohjes siç përcaktohet nga EN1717/EN61770 për të shmangur ndotjen e ujit të pijshëm nga prurja e kundërt.
| Temperaturat maksimale dhe minimale të funksionimit, e ujit (°C) | 35 / 62 |
| Presioni maksimal dhe minimal i funksionimit të ujit (MPa) | - / 0.8 |
Referojuni seksionit "Udhëzimet e instalimit" për instalimin tipik të sugjeruar.
1 Kontrolloni Ilojin e tubave të ujit në shtëpinë tuaj. Përdorni rakorderi të përshtatshme për Ilojin e tubave në shtëpinë tuaj.
Nëse përdoren tuba bakri, ngrohësi i ujit duhet të jetë gjithmonë i lidhur me bashkues dielektrik (të furnizuar në terren) për të shmangur korrozionin e shkaktuar nga rrymat elektrike të zakonshme në tubat e ujit prej bakri.
Për lehtësimin e shkyçjes së bojlerit për shërbim ose ndërrim, rekomandohet instalimi i bashkimeve në lidhjet e ujit.
2 Aplikoni shirit tefloni në fundin G për të parandaluarrjedhjen e ujit.

3 Lidhni furnizimin me ujë të ftohtë dhe të nxehtë duke përdorur G 3/4".

4 Instaloni një valvul mbyllëse në linjën e ujit të ftohtë pranë bojlerit.
5 Instaloni izolimin në tubat e ujit të ftohtë dhe të nxehtë. Izolimi i tubit të ujit të nxehtë mund të rrisë efikasitetin e energjisë.
Për të mbushur bojlerin

PARALAJMËRIM
Mos e ndizni energjinë elektrike në bojler përveç nëse rezervuari është i mbushur plotësisht me ujë. Garancia e bojlerit nuk mbulon dëmtimin ose prishjen që rezulton nga përdorimi me rezervuar të zbrazët ose pjesërisht të zbrazët.
1 Sigurohuni që valvula e shkarkimit në bojler të jetë plotësisht e mbyllur.

2 Ndizni furnizimin me ujë të ftohtë
3 Hapni ngadalë secilin rubinet me ujë të nxehtë dhe lejoni ujin që të rrjedhë me tërë fuqinë.
4 Lëreni ujin që të rrjedhë me tërë fuqinë për disa minuta.
Lidhja me rrjetin elektrik

PARALAJMËRIM
Shkëputni të gjithë energjinë elektrike para se të punoni në ndonjë lidhje elektrike.

PARALAJMËRIM
Tokëzimi i paisjes është i detyrueshëm.

PARALAJMËRIM
Asnjëherë mos e furnizoni drejtpërdrejt me energji elementin e ngrohjes. Elementet e sipërme dhe të poshtme të ngrohjes instalohen në produkt. (230 V, 2 kW)
SHËNIM
- Të gjitha instalimet elektrike duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe kombëtare dhe duhet të mbrohen nga një pajisje mbrojtëse jete (RCD) që vepron me rrymë maksimale prej 30 mA.
- Mjetet për shkëputje duhet të përfshihen në instalimet elektrike fikse në përputhje merregullat e instalimit
Bojleri duhet të furnizohet përherë me energji elektrike për të siguruar funksionimin korrekt të anodës së titanit me burim të rrymës së jashtme (ICPP).
Mos e ndizni energjinë elektrike derisa bojleri të jetë i mbushur plotësisht.
Pajisja mund të lidhet dhe të përdoret vetëm në një rrjet të rrymës alternative njëfazore prej 230 V.
Instalimi elektrik do të përfshijë:
- Instalimin e një pajisjeje mbrojtëse jete (RCD) që vepron me rrymë maksimale, me kapacitet të rrymës maksimale operative që nuk tejkalon vlerën prej 30 mA.
- Kapacitetin e pajisjes mbrojtëse jete (RCD) që do të instalohet
Kordoni i furnizimit nuk mund të shkëputet nga produkti.
Kordoni i furnizimit nuk mund të ndërrohet. Nëse dëmtohet kordoni, pajisja duhet të hiqet.

KUJDES
Për të shmangur rrezikun që vjen nga rivendosja e pavëmendshme e mbrojtësit termik, kjo pajisje nuk duhet të furnizohet përmes një aparati me ndërprerës të jashtëm, si p.sh. një kohëmatës, apo të lidhet me një qark që rregullisht ndizet dhe fiket nga shërbimi.

text_image
ë përfshihen në përputhje me L1 L2 16A30mA BR BLKontrollet e sigurisë

KUJDES
Vetëm një person i kualifikuar mund të hetojë shkakun e gjendjes së temperaturës së lartë dhe të ndërmarrë veprime korrigjuese para se të vini përsëri në përdorim bojlerin.
Ekziston kontrolli i kufizimit të temperaturës (ECO) që ndodhet mbi elementin e sipërm të ngrohjes. Nëse temperatura e ujit bëhet tepër e lartë, kontrolli i kufizimit të temperaturës (ECO) mbyll energjinë për elementet e ngrohjes.
Pasi të hapet kontrolli, duhet të rivendoset medorë.
Për të rivendosur kontrollin e kufizimit të temperaturës (ECO):
1 Fikni energjinë elektrike duke hapur ndërprerësin e qarkut ose duke hequr siguresat.
2 Hiqni dekorin e përparmë dhe kapakun e elementit të sipërm.
3 Shtypni butonin e kuq "ECO RESET".
Kompletet e materialeve për izolim
Për bojlerin, nuk nevojitet material izolues i jashtëm, që është i disponueshëm për publikun e gjerë.
Garancia e prodhuesit nuk mbulon dëmet ose prishjet e shkaktuara nga instalimi ose përdorimi i çfarëdolloj pajisjesh të paautorizuara të kursimit të energjisë ose pajisje të tjera.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim ose humbje që rezulton nga përdorimi i pajisjeve të tilla të paautorizuara.

KUJDES
Nëse rregulloret lokale kërkojnë aplikimin e çfarëdolloj izolimi të jashtëm të bojlerit, duhet të tregohet shumë kujdes në mënyrë që të mos kufizohet funksionimi dhe puna e rregullt e kësaj pajisjeje:
- MOS bblokoni hapjet e ajrit të bojlerit.
- MOS mbuloni dhe mos provoni të zhvendosni etiketat paralajmëruese ose të informacionit të ngjitura në bojler.
- MOS mbuloni panelin e kontrollit, valvulën për çlirimin e temperaturës dhe presionit, valvulën e shkarkimit dhe kutinë e lidhjeve.
- Kontrolloni shpesh izoluesin.
Lista e verifikimit për instalimin
Vendndodhja
- Hapësirë e mjaftueshme për shkëmbimin e ajrit dhe shërbim periodik.
- Dyshemeja është mjaft e fortë për të mbajtur bojlerin.
- Në ambient të mbyllur dhe të mbrojtur nga elemente me veti të larta korrozive.
- Në afërsi të zonës me kërkesë për ujë të bojlerit.
□ Mbi 1 °C.
□ Zonë pa lëngje dhe gazra të ndezshme.
Valvula e shkarkimit
- Valvula e shkarkimit e instaluar siç duhet.
Valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit
- Valvula për çlirimin e temperaturës dhe presionit e instaluar siç duhet.
□ Linja e shkarkimit mban një pjerrësi në rënie dhe drejtohet në gypin adekuat të shkarkimit.
- Tubi i shkarkimit i mbrojtur nga ngrirja.
Gypi i shkarkimit të kondensatit
□ Linjat e shkarkimit mbajnë një pjerrësi në rënie dhe drejtohen në gypin adekuat të shkarkimit.
Furnizimi me ujë
- Rezervuari është i mbushur plotësisht me ujë.
□ Hiqni ajrin nga bojleri dhe tubacionet.
□ Lidhjet e ujit duhet të jenë të ngushtuara dhe pa rrjedhje, por MOS i shtrëngoni shumë.
- Nëse përdoren tuba bakri, lidhni bashkuesit dielektrik (të furnizuar në terren) për të parandaluar korrozionin.
□ Rekomandohen lidhje fleksibile të ujit.
Instalimet elektrike
- Tensioni i furnizimit me energji elektrike përputhet me kapacitetin e tensionit të shënuar në pllakën e të dhënave.
Madhësia e duhur e çkyçësit të qarkut ose e instalimit me kabllo dhe siguresave të degëzimit të qarkut.
□ Njësia është e tokëzuar siç duhet.
Përdorimi i kontrollit bazë
EKRANI

text_image
188 °F °C Wi nsHeat Pump
Auto
Turbo
Schedule
Vacation
Anti Legionella
2

Wi-Fi (3s)

°F/°C (3s)

Reset Filter (3s)

Water Temp (3s)
1
Butoni | Ekrani | Përshkrimi |
![]() | Heat Pump | Për të përzgjedhur regjimin e pompës së nxehtësisë. |
| Auto | Për të përzgjedhur regjimin automatik. | |
| Turbo | Për të përzgjedhur regjimin turbo. | |
| Vacation | Për të përzgjedhur regjimin e pushimeve. | |
| - | Schedule | Vendosni regjimin e programit vetëm në aplikacionin LG ThinQ. |
| - | Anti Legionella | Për të përzgjedhur regjimin Anti Legionella. |
![]() | - | Për të vendosur temperaturën e dëshiruar të ujit. |
![]() | ![]() | Për të rregulluar temperaturën e dëshiruar të ujit. |
| Wi-Fi (3s) | ![]() | Për të aktivizuar lidhjen me Wi-Fi. |
| Reset Filter (3s) | [YBTC] | Për të rivendosur alarmin e filtrit. |
| °F/°C (3s) | ### | Për të ndryshuar njësinë midis °F dhe °C. |
| Water Temp (3s) | ![]() | Për të shfaqur temperaturën aktuale të ujit për 5 sekonda. |
Rregullimi i temperaturës së ujit

RREZIK
Temperatura më e lartë e ujit rrit potencialin për DJEGIE nga uji i nxehtë.
Temperatura e ujit do të mbahet sipas temperaturës së caktuar në.
Ekran dhe mund të rregullohet nga 35 °C deri në 60 °C.
1 Shtypni butonin ose për të përzgjedhur temperaturën e ujit.
2 Shtypni butonin "Set" për të përfunduar.
Regjimi i përdorimit
- Shtypni butonin "Mode" në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur regjimin e përdorimit. Regjimi aktiv shfaqet në ekran.
REGJIMI I POMPËS SË NXEHTËSISË
Ky regjim minimizon konsumin e energjisë duke përdorur vetëm pompën e nxehtësisë për ngrohje, por ka riaftësim të ulët.
REGJIMI AUTOMATIK
Ky është regjimi i vendosur në fabrikë për transport. Ky regjim ofron konsum relativisht të ulët të energjisë dhe riaftësim të lartë. Ky regjim përdor kryesisht pompën e nxehtësisë për ngrohje. Elementet e ngrohjes do të sigurojnë ngrohje plotësuese, nëse kërkesa është më e madhe se sa mund të përballojë vetvetiu pompa e nxehtësisë.
REGJIMI TURBO
Ky regjim ofron riaftësimin më të lartë. Ky regjim përdor njëkohësisht pompën e nxehtësisë dhe elementin e ngrohjes.
REGJIMI I PUSHIMEVE
Ky tipar rekomandohet kur bojleri nuk përdoret për një periudhë të zgjatur kohore. Në këtë regjim, temperatura e rezervuarit do të mbahet në rreth 20 °C për të minimizuar konsumin e energjisë dhe për të parandaluar ngrirjen e bojlerit. Kohëzgjatja e pushimeve mund të vendoset ose të modifikohet midis 1 dhe 90 ditë, nëpërmjet aplikacionit LG ThinQ.
REGJIMI I PROGRAMIT
Ky regjim mund të vendoset vetëm në aplikacionin LG ThinQ. Nga ky regjim mund të dilni duke shtypur cilindo buton në bojler.
Bojleri kryen automatikisht regjimin anti legionella një herë në javë. Temperatura e ujit do të shkojë deri në 60 °C dhe do të qëndrojë për 1 orë. Këto temperatura mund të djegin, prandaj ju rekomandojmë që të përdorni një valvul përzierëse për rregullim termostatik. (Standardi joaktiv)
Aktiv/joaktiv
- Mbani shtypur butonin "Set" rreth 3 sekonda për të vendosur regjimin anti legionella në aktiv ose joaktiv
Aktiv: (Ekrani ndricon "Anti-Legionella"
"Antilegionella" x 4)
* Funksionim një herë në javë
Joaktiv: (Ekrani ndricon "Anti-Legionella" x 4)
Rivendosja e alarmit të filtrit të ajrit
Pajisja do të shfaqë alarmin ( Eduke ju kujtuar që të kontrolloni dhe pastroni filtrin e ajrit në mënyrë periodike.
- Mbani shtypur butonin "Set" rreth 3 sekonda për të rivendosur alarmin.
Ndryshimi i njësisë së temperaturës
Afishimi i njësisë së temperaturës në ekran mund të vendoset në Fahrenheit ose Celsius
- Mbani shtypur butonin rreth 3 sekonda për të ndryshuar njësinë e temperaturës.
Temperatura aktuale e ujit
- Mbani shtypur butonin ðræth 3 sekonda Ekrani do të shfaqë temperaturën aktuale të ujit të rezervuarit për 5 sekonda.
FUNKSIONI | LIDHJES ME Wi-Fi
Pasi pajisja të lidhet me internetin nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi të shtëpisë, mund ta kontrolloni në largësi me aplikacionin për smartfon. Shih seksionin “FUNKSIONI INTELIGJENT” për më shumë detaje.
- Mbani shtypur butonin "Mode" rreth 3 sekonda.
shfaqet në ekran.
Aplikacioni LG ThinQ
Ky tipar éshtë i disponueshëm vetëm në modelet me logon lose ThinQ.
Aplikacioni LG ThinQ ju lejon që të komunikoni me pajisjen duke përdorur një smartfon.
Tiparet e aplikacionit LG ThinQ
Komunikoni me pajisjen nga një smartfon duke përdorur tiparet e përshtatshme inteligjente.
Smart Diagnosis™
Nëse keni problem gjatë përdorimit të pajisjes, ky tipar i diagnozës inteligjente do t'ju ndihmojë që të diagnostikoni problemin.
Parametrat
Ju lejon që të vendosni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion.
SHËNIM
- Nëse ndryshoni ruterin me valë, rrjetin e internetit ose fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe regjistrojeni përsëri.
- Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.
- Funksionet mund të ndryshojnë sipas modelit.
Para se të përdorni aplikacionin LG ThinQ
1 Kontrolloni largësinë midis pajisjes dhe ruterit me valë (rrjeti Wi-Fi).
- Nëse largësia midis pajisjes dhe ruterit me valë është shumë e madhe, fuqia e sinjalit dobësohet. Mund të duhet një kohë e gjatë për t'u regjistruar ose instalimi mund të dështojë.
2 Fikni të dhënat celulare në smartfonin tuaj.

- Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni a është e ndezur ikona në panelin e kontrollit.
- Pajisja mbështet vetëm rrjetet Wi-Fi 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit ose referojuni manualit të rrugëzuesit me valë.
- LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj të mete, keqfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
- Nëse pajisja ka probleme me lidhjen me rrjetin Wi-Fi, mbase është shumë larg nga ruteri. rrugëzuesi. Blini një përforcues të sinjalit Wi-Fi (zgjerues diapazoni) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
- Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.
- Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë sîç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
- Mjedisi rrethues i paisjeve pa tela mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa tela të punojë ngadalë.
- Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve me transmetimin pa kabllo të sinjalit. Stakoni pajisjen dhe prisni rreth një minutë përpara se të provoni përsëri.
muri mbrojtës (firewall), çaktivizoni murin mbrojtës ose shtoni një përjashtim në të.
- Emri i rrjetit pa kabllo (SSID) duhet të jetë një kombinim i letrave dhe numrave në anglisht. (Mos përdorni karaktere të veçanta.)
- Ndërfaqja e përdoruesit të smartfonit (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ celular (OS) dhe prodhuesit.
- Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos e konfiguroni dot rrjetin. Ndryshojeni në protokollet e tjera të sigurisë (rekomandohet WPA2) dhe regjistroni përsëri produktin.
Instalimi i aplikacionit LG ThinQ
Kärkoni aplikacionin LG ThinQ në Google Play Store ose Apple App Store në smartfon. Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin.
Smart Diagnosis™
Përdoreni këtë tipar për t'ju ndihmuar që të diagnostikoni dhe zgjidhni problemet me pajisjen tuaj.
SHËNIM
- Për arsye që nuk kanë të bëjnë me pakujdesinë e LGE, shërbimi mund të mos funksionojë për shkak të faktorëve të jashtëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, mosdisponueshmërinë e Wi-Fi, shkyçjen e Wi-Fi, politikën lokale të dyqaneve të aplikacioneve ose mosdisponueshmërinë e aplikacionit.
- Tipari mund t'i nënshtrohet ndryshimit pa njoftim paraprak dhe mund të ketë një formë të ndryshme në varësi se ku ndodheni.
Përdorimi i LG ThinQ për të diagnostikuar problemet
Nëse keni ndonjë problem me pajisjen me Wirauzivitka. Fii, tõndkõntave engjidhjeirsënproblemeve mund të transmetohen në një smartfon nëpërmjet aplikacionit LG ThinQ.
- Nisni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni tiparin Smart Diagnosis™ në meny. Ndiqni udhëzimet e dhëna në aplikacionin LG ThinQ.
Njoftim për softuerin me burim të hapur
Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.
“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com.
Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.
Me anë të këtij dokumenti, LG Electronics deklaron se tipi i pajisjes radio Ngrohës uji është në përputhje me Direktivën e EU 2014/53 / . Teksti i plotë I deklaratës së konformitetit të EU gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#












Butoni
Ekrani




