CYBEX Solution B2Fix + Lux - Ulëse makine

Solution B2Fix + Lux - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Solution B2Fix + Lux CYBEX në format PDF.

📄 132 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CYBEX Solution B2Fix + Lux - page 91
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Solution B2Fix + Lux CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Solution B2Fix + Lux - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Solution B2Fix + Lux e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Solution B2Fix + Lux CYBEX

CYBEX Solution B2-Fix + Lux - grupi 2/3, 15 deri në 36 kg Rekomandohet përafërsisht nga moshat 3 deri në 12 vjeç

Faleminderit që zgjodhët Solution B2-Fix + Lux si sexholino për fëmijën tuaj.

Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta montoni sexholinon në makinë dhe mbajini gjithnjë këto udhëzime në vendin e caktuar.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

!Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

!Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.

!Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin e automjetit.

!Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose sipas një standardi të barasvlershëm.

!Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.

!Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.

!Ripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie. Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.

!Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë mbajlösen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.

!Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara. Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me të kuqe te sexholinoja.

!Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.

!Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!

!Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë gë rripi i shpatullave të puthitet si duhet.

!Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

!Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.

!Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet lineare anësore.

!Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.

!Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.

!Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.

!Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.

!Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

!Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 9 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

!Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

!Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrosje. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

(a) Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së mbështetëses së kokës
(e) Përforcuesi
(f) Pika e kalimit të rripit të prehrit
(g) Pika e kalimit të rripit të shpatullave

(h) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P)
(i) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(j) Rregullimi i dorezës ISOFIX-Connect
(k) Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect
(I) Treguesi i sigurisë ISOFIX-Connect
(m) Pikat e kapjes ISOFIX

MONTIMI FILLESTAR

Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Kapeni L.S.P. (h) te vendi i shënuar anash sexholinos. Shtyjeni derisa të klikojë te vendet në automjet.

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIXConnect të tërhequr (i) mund të përdoret në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".

Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX (i). Prandaj, ISOFIX-Connect mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund ta merrni versionin më të fundit nga www.cybex-online.com.

Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.

INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET

  1. Sigurohuni gjithmonë që...

  2. mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.

  3. kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.

  4. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (j) poshtë përforcuesit (e) dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (i) deri në maksimum.

  5. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (i) 180° në mënyrë që të jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (m).
  6. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
  7. Shtyjini dy krahët e kyçjes (i) në pikat e kapjes ISOFIX (m) derisa të fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
  8. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt sediljes së automjetit.
  9. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.

Nöse mbäshtetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, terhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).

  1. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e kapjes ISOFIX (m). Treguesit jeshil të sigurisë (l) duhet të jenë të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.
  2. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet poshtë sexholinos.

Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit sigurinë për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit trepikësh të automjetit.
Nõse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) pengohet nga dera e automjetit ose nëse ngushton hapësirën e sediljes së pasagjerit, mund ta shkëputni duke e shtypur pjesën e sipërme dhe të poshtme të elementit dhe duke e tërhequr për ta nxjerrë nga vendi. Për ta vendosur përsëri L.S.P. në sexholino, kapeni te vendi i shënuar anash sexholinos dhe shtyjeni derisa të klikojë.

HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI

Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.

  1. Zhblokoni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (j) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e (k) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
  2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (m).
  3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt të instalimit.

MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS

Mbështetësja e kokës me pjerrësi (c) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 2 pozicioneve. Shtyjeni mbështetësen e kokës (c) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni.

Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen e kokës.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e lartësisë së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (c). Çojeni mbështetësen e kokës (c) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (c).

Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja është e montuar në makinë.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një "KLIKIM".
  2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë të kuqe të kalimit të rripit të prehërit (f) në sexholino.
  3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
  4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (f).
  5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (g) derisa të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
  6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 4 pjesë (mbështetësja e kokës (x2), mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto mbahen në pozicion në disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.

Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejlat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CYBEX Solution B2Fix + Lux - GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT - 1

СЕРТИФИКАЦИЈА

OH R-44/04

CYBEX Solution B2-Fix + Lux - група 2/3, од 15 до 36 кг

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Solution B2Fix + Lux

Kategori : Ulëse makine