GORENJE MO20S4BC - Furrë me mikrovalë

MO20S4BC - Furrë me mikrovalë GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MO20S4BC GORENJE në format PDF.

📄 232 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE MO20S4BC - page 219
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MO20S4BC GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MO20S4BC - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MO20S4BC e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT MO20S4BC GORENJE

  1. Kapësja për mbylljen e derës

  2. Montimi i derës

  3. Piaka e rrafshët

Zgavra e furrës

Këmbët e furrës

Çelësi dixhital

Paneli i kontrollit

  1. Karkasa

Xhami i derës

Doreza

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

LEXOJENI ME KUJDES DHE MBAJENI PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN

MASA MBROJTËSE TË RËNDËSISHME

Kur përdorni pajisje elektrike, gjithmonë duhet të ndiqen masat paraprake bazë si më poshtë:

  1. Përpara përdorimit, lexoni të gjitha udhëzimet.
  2. Sigurohuni që tensioni në zonën tuaj të banimit të korrespondojë me atë që tregohet në etiketën e parametrave të pajisjes. Priza e murit të jetë e tokëzuar siç duhet.
  3. Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit në hapësirën e furrës:
    a. Mos e gatuani tej mase ushqimin.
    b. Përpara se të vendosni qeset në furrë, hiqni kapëset prej teli nga qeset plastike ose prej letre.
    c. Mos nxehni vaj ose yndyrë për tiganisje të fortë, pasi temperatura e vajit nuk mund të kontrollohet.
    d. Pas përdorimit, kapakun e lëshuesit të valëve fshijeni me një leckë të lagur dhe më pas me një leckë të thatë për të hequr spërkatjet nga ushqimi dhe yndyrnat. Yndyrat e ngjitura mund të tejnxehen dhe të fillojnë të lëshojnë tym ose të marrin flakë.
    e. Në qoftë se materialet brenda furrës fillojnë të lëshojnë tym ose të ndizen, mbajeni derën e furrës të mbyllur, fikeni furrën dhe shkëputeni furnizimin me energji elektrike.
    f. Kur ngrohni ushqim në enë prej plastike ose letre, furrën mbani në vëzhgim, për shkak të mundësisë së ndezjes.
  4. Për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit dhe vlimit të menjëhershëm:
    a. KUJDES: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të mbyllura, pasi ato mund të shpërthejnë; Shishet me ushqim për bebet, të pajisura me kapak vidhosës ose me biberon, konsiderohen enë të mbyllura.
    b. Për të gatuar lëngje, përdorni enë me grykë të gjere dhe lëngun e gatuar nuk duhet ta nxirmi menjëherë. Përpara se ta nxirmi, duhet të prisni disa momente, me qëllim që të shmangen rreziqet e mundshme të shkaktuara nga vlimi i vonuar shpërthyes i lëngjeve.
    c. Patatet, sallamrat dhe gështenjat duhet të pastrohen nga lëkura ose të shpohen përpara

gatimit. Vezët me lëvozhgë, vezët e plota të ziera shumë nuk duhet të nxehen në furrat me mikrovalë, pasi ato mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar nxehja me mikrovalë.

d. Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe vazove me ushqim për fëmijë duhet të trazohet ose të tundet dhe para konsumimit duhet të kontrollohet temperatura, në mënyrë që të shmangen djegiet.

  1. KUJDES: Në rast dëmtimi i derës së furrës ose përbërësve ngjitur me të, mos u përpiqni të përdorni mikrovalën derisa të riparohet nga një teknik i kualifikuar shërbimi.

  2. KUJDES: Me përjashtim të personelit të kualifikuar të shërbimit, për të tjerët është e rrezikshme të kryejnë veprime mirëmbajtjeje, përfshirë heqjen e kapakëve mbrojtës që parandalojnë rrjedhjen e mikrovalëve.

  3. Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur rrezikun, ai duhet të zëvendësohet nga një teknik profesionist i prodhuesit, departamenti i tij i shërbimit ose nga një departamenti i ngjashëm.

  4. Pas gatimit të ushqimit ose për ta nxjerrë ushqimin, duhet të vishni doreza. Për të parandaluar që avulli të djegë duart ose fytyrën tuaj, mos e merrni menjëherë, pasi temperatura e brendshme është e lartë.

  5. Pasi të përfundojnë kokoshkat, bëni kujdes kur të hiqni mbështjellësen plastike mbi sipërfaqe, për të shmangur djegien në duar dhe fytyrë.

  6. Për të parandaluar dëmtimin e pjatës rrotulluese, vini re sa vijon:

a. Para pastrimit, lëreni pjatën rrotulluese të ftohet.

b. Mos i vendosni ushqimet ose enë të nxehta kur pjata rrotulluese është e ftohtë.

c. Mos vendosni ushqime ose enë të ngrira kur pjata rrotulluese është e nxehtë.

d. Sigurohuni që gjatë gatimit, pjata rrotulluese të mos prekë sipërfaqen e brendshme të zgavrës.

  1. Sigurohuni që enët të jenë të përshtatshme për mikrovalë dhe gjatë gatimit të mos preken muret e brendshme.

  2. Mos mbani ushqime apo gjëra të tjera brenda furrës.

  3. Për të shmangur dëmtimin e furrës me mikrovalë, gjatë përdorimit, mos e nxehni furrën bosh dhe mos përdorni enë metalike, pasi edhe ato mund të shkaktojnë rrezik.

  4. KUJDES: Fëmijët mund të lejohen të përdorin furrën me mikrovalë pa mbikëqyrje, vetëm nëse ju janë dhënë udhëzime të përshtatshme, në mënyrë që fëmija të mund të përdorë furrën me mikrovalë në një mënyrë të sigurt dhe të kuptojë që përdorimi i parregullt paraqet rrezik.

  5. Kur pajisja përdoret në modalitetin e kombinuar, për shkak të temperaturës së lartë, furra me mikrovalë mund të përdoret nga fëmijët vetëm nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

  6. Bëni kujdes me rrezatimin e mikrovalëve. Kur furra me mikrovalë është në funksionim, për

të shmangur pengesën në shpërndarjen normale të nxehtësisë së furrës me mikrovalë, te ventilatorët nuk duhet të vendoset asnjë send.

  1. Pastrojeni guarnicionin izolues të derës, elementet e zgavrës së furrës dhe pjesët ndihmëse.
  2. Mikrovala duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen të gjitha mbeturinat e ushqimit nga furra me mikrovalë.
  3. Mos pastrimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë dëmtim të sipërfaqes së pajisjes, e cila mund të ndikojë në jetën e pajisjes dhe mund të çojë në situata të rrezikshme.
  4. Furra me mikrovalë nuk mund të funksionojë në formën e një kohëmatësi të jashtëm ose të një sistemi të veçantë komandimi në distancë. (për furrat me mikrovalë që kanë funksionin e zgarës)
  5. Asnjë pajisje që nuk rekomandohet nga prodhuesi nuk është e disponueshme.
  6. Mos e përdorni mikrovalën në ambiente të jashtme.
  7. Ruajeni manualin tuaj të përdorimit.

GORENJE MO20S4BC - MASA MBROJTËSE TË RËNDËSISHME - 1

Shikoni detajet më poshtë (paneli i kontrollit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak)

Kapaku i udhëzuesit të valëve

Eështë brenda furrës me mikrovalë, pranë murit të panelit të kontrollit.

GORENJE MO20S4BC - Kapaku i udhëzuesit të valëve - 1

PARALAJMËRIM

Asnjëherë mos e hiqni kapakun e udhëzuesit të valëve

INSTALIMI

  1. Hiqeni paketimin nga mikrovala dhe kontrolloni me kujdes mikrovalën për dëmtime, të tilla si:
    a Trupi i furrës është i goditur dhe ka shenja të një shtypjeje të rëndë.
    b Nëse dera e furrës është e sheshtë dhe çelësi është i butë dhe i lëvizshëm.
    c Nëse rrjeta izoluese metalike në derën e furrës është e shtypur ose e deformuar.
    d Kablli elektrik është i lirë ose i pashtränguar.

Nëse konstatoni ndonjë nga sa më sipër, ju lutemi kontaktoni menjëherë shitësin tuaj ose departamentin tonë të mirëmbajtjes.

  1. Furra me mikrovalë duhet të vendoset në një mjedis të sheshtë, të ajrosur, të thatë, jo gërryes, larg temperaturave të larta dhe avujve.
  2. Mos vendosni asnjë objekt në pjesën e sipërme të furrës. Në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit, produkti duhet të vendoset 85cm mbi tokë. Distanca midis anëve të furrës me mikrovalë dhe murit duhet të jetë jo më pak se 5 cm, distanca midis pjesës së pasme të furrës dhe murit duhet të jetë jo më pak se 10 cm dhe distanca nga dollapi i sipërm me pjesën e sipërme, duhet të jetë jo më pak se 20 cm.
  3. Furra me mikrovalë duhet të jetë larg televizorit, radios dhe antenës (përgjithësisht më shumë se 5 m), pasi në të kundërt do të shkaktojë ndërhyrje.
  4. Furra me mikrovalë duhet të vendoset në një vend ku është e përshtatshme për tu lidhur me kabllin elektrik dhe tokëzimi është i garantuar të jetë i mirë. Në rast shkarkimi, duhet të vendoset teli i tokëzimit. Lidhja aktuale shmang goditjen elektrike.
  5. Sigurohuni që furrën me mikrovalë ta përdorni me derë të mbyllur.
  6. Mos e vendosni mikrovalën në dollap.
  7. Kur të përdorni furrën me mikrovalë për herë të parë, meqenëse nga procesi i prodhimit në zgavrën e furrës ose në tubin e nxehjes ka mbetje ose yndyrna, shpesh gjatë nxehjes mund të ketë aroma dhe madje tym të bardhë. Ky është një fenomen normal dhe mund të ndodhë disa herë. Më pas, nuk do të ndodhë më. Kushtojini vëmendje hapjes së dyerve dhe dritareve për të pasur ajrosje të mirë.

PASTRIMI

KUJDESI PËR FURRËN ME MIKROVALË

GORENJE MO20S4BC - KUJDESI PËR FURRËN ME MIKROVALË - 1

KUJDES!

Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet e ushqimit.

GORENJE MO20S4BC - KUJDES! - 1

PARALAJMËRIM

  1. Përpara pastrimit, hiqeni kabllin elektrik nga priza e murit. Gjatë pastrimit, mos e zhytni pajisjen në ujë ose në lëngje të tjera.
  2. Mos mbajtja e furrës në gjendje të pastër mund të çojë në dëmtimin e sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetën e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme.
  3. Për të pastruar çfarëdo pjesë të pajisjes, asnjëherë mos përdorni detergjent të fortë, benzinë, pluhur gërryes ose furçë metalike.
  4. Mos e hiqni kapakun e udhëzuesit të valëve.
  5. Kur furra me mikrovalë është përdorur për një kohë të gjatë, në furrë mund të ketë disa aroma të çuditshme, 3 metodat e mëposhtme mund t'i eliminojnë ato:
    a. Vendosni disa feta limoni në një filxhan, pastaj nxehini me fuqi të lartë mikrovalësh për 2-3 minuta.
    b. Vendosni një filxhan me çaj të kuq në furrë, pastaj nxheni me fuqi të lartë mikrovalësh për 2-3 minuta.
    c. Vendosni pak lëkurë portokalli në furrë dhe më pas nxehini me fuqi të lartë mikrovalësh për 1 minutë.
  6. KUJDES: Fëmijët lejojini të përdorin furrën pa mbikëqyrje, vetëm nëse ju keni dhënë udhëzime të përshtatshme, në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje të përdorë furrën në një mënyrë të sigurt dhe të kuptojë rreziqet e përdorimit të parregullt.

KËSHILLA PËR PASTRIMIN

Detaje për pastrimin e guarnicionit izolues të derës, zgavrës së furrës dhe pjesëve ndihmëse:

Pjesa e jashtme:

Fshijeni pjesën e mbyllur me një leckë të butë të lagur.

Dera:

Derën dhe dritaren pastrojini duke përdorur një leckë të butë të lagur.

Fshijeni guarnicionin izolues të derës dhe pjesët ndihmëse për të hequr të gjitha derdhjet ose spërkatjet.

Panelin e kontrollit fshijeni me një leckë të butë pak të lagur.

Muret e brendshme:

Zgavrën e furrës fshijeni me një leckë të butë të lagur.

Fshijeni mbulesën e udhëzuesit të valëve, për të hequr të gjitha spërkatjet nga ushqimi.

Pjata rrotulluese/Unaza rrotulluese/Aksi i rrotullimit:

Lajeni me ujë me pak sapun.

Shpërlajeni me ujë të pastër dhe lëreni të thahet plotësisht.

FUNKSIONIMI I PANELIT TË KONTROLLIT

1. PËRPARA GATIMIT

Kur vendoset në prizën elektrike, drita LED pulson 3 herë, pasi pajisja futet në modalitetin e gatishmërisë, pastaj drita LED pulson “1:00”.

2. ÇELËSI I GATIMIT AUTOMATIK/KOHËS DHE PESHËS

Duke kthyer çelësin e “gatimit automatik/kohës dhe peshës” Ju mund të rrisni ose të zvogëloni kohën e gatimit, peshën ose të zgjidhni menunë e gatimit automatik gjatë funksionimit.

3. NDALIMI/ANULIMI

Shtypeni butonin Pause/Cancel për të anuluar programin e caktuar të energjisë, gatimit ose shkrirjes/menusë. Kur gatuani, për të ndaluar shtypeni një herë butonin Pause/Cancel dhe për të anuluar programin shtypeni dy herë. Për të rivendosur programin e gatimit, duhet të shtypni këtë buton për të anuluar cilësimet e mëparshme.

4. KUJTUESI AUTOMATIK

Pasi të përfundojë procesi i gatimit ose i shkrirjes, do të dëgjoni 3 bip. Në qoftë se dera nuk hapet ose butoni Pause/Cancel nuk shtypet, mikrovala do të bëjë bip një herë çdo 3 minuta.

5. VENDOSJA E ORËS

Në modalitetin e gatishmërisë, për të hyrë në gjendjen e cilësimit të orës, shtypeni një herë butonin e orës. Ekrani do të tregojë orën. Shifra e orës do të pulsojë, gjë që tregon gjendjen e vendosjes së orës.

Në këtë kohë, rrotullojeni çelësin, vendoseni orën dhe rrotullojeni në krahun e kundërt në ciklin 23-22-0 orë; Rrotullimi përpara është në ciklin: 0-1-23 orë.

Pas vendosjes së orës, shtypeni edhe një herë butonin e orës, vendosni cilësimin e minutave.

Rrotullojeni çelësin, vendosni minutat, rrotullojeni në krahun e kundërt në ciklin: 59-58-00 minuta; Rrotullimi përpara është në ciklin: 00-01-59 minuta; pasi të vendosni orën, për ta konfirmuar shtypeni përsëri butonin e orës (ose ora e vendosur konfirmohet automatikisht menjëherë pas 60 sekondave).

Ora vendoset në gjendje funksionale.

6. GATIMI ME MIKROVALË

Ky funksion është për gatimin e ushqimit. Shtypni këtë buton, ciklet LED do të tregojnë P100. P80. P60. P40. P20

P100 Fuqia e mikrovalëve (fuqi e lartë) për gatim të shpejtë.
P80 Fuqia e mikrovalëve (fuqi mesatarisht e lartë), e përshtatshme për gatim të shpejtë.
P60 Fuqia e mikrovalëve (fuqi mesatare), e përshtatshme për gatim.
P40 Fuqia e mikrovalëve (fuqi mesatare dhe e ulët), e përshtatshme për shkrirjen e ushqimit.
P20Fuqia e mikrovalëve (fuqi e ulët) është e përshtatshme për të mbajtur ushqimin të ngrohtë.

GORENJE MO20S4BC - GATIMI ME MIKROVALË - 1

KUJDES!

a. Koha maksimale që mund të caktohet është 60 minuta.

b. Asnjëherë mos e përdorni furrën bosh.

c. Në qoftë se gjatë funksionimit duhet ta ktheni ushqimin, shtypni butonin Start një herë dhe procedura e paracaktuar e gatimit do të vazhdojë.

d. Në qoftë se doni të hiqni ushqimin para kohës së paracaktuar, për të ndërprerë procedurën e paracaktuar duhet të shtypni një herë butonin Pause/Cancel, në mënyrë që të shmanget funksionimi i paqëllimshëm kur të përdoret herën tjetër.

e. Me qëllim që të shmanget funksionimi afatgjatë me fuqi të lartë, i cili ndikon në jetën e furrës me mikrovalë, pas një periudhe të caktuar funksionimi me energji të lartë, ajo do të zvogëlojë fuqinë automatikisht.

Shembull: Për të gatuar në P80 për 10 minuta.
Hapat Ekrani
1 Pas ndezjes, kolona do të pulsojë 1:00
2Shtypeni butonin Micro Power disa herë ose shtypeni një herë dhe rrotullojeni çelësin për të zgjedhur nivelin e fuqisë P80P80
3.Shtypeni butoni Start për ta konfirmuar.0:10
4 Rrotullojeni çelësin në 10:00 10:00
5Shtypeni butoni Start dhe drita LED do të fillojë të ecë mbrapsht për të treguar kohën.

7. FILLIMI I SHPEJTË

Në gjendje gatishmërie, mund të shtypni drejtpërdrejt butonin Start. Furra me mikrovalë funksionon drejtpërdrejt me me fuqi të lartë mikrovalësh P100, koha e paracaktuar është 0:30.

Ju mund të vazhdoni të shtypni butonin Start për të shtuar kohën; çdo shtypje do të ritet me 30 sekonda, ky funksion është shumë i përshtatshëm për ju që të ngrohni ushqimin shpejt.

Hapat Ekrani
1. Pas ndezjes, kolona do të pulsojë 1:00
2. Shtypeni butoni Start. 0:30

8. SHKRIRJA

Shkrirja përfshin shkrirjen sipas peshës dhe shkrirjen sipas kohës.

Në gjendje gatishmërie, shtypni butonin Defrost dhe drita LED do të tregojë dEF1 dhe dEF2 me ndërprerje:

dEF1 Për shkrirjen, pesha varion nga 0,1 deri në 2,0 kg.
dEF2 Për shkrirjen, koha varion nga 0: 10-60: 00

GORENJE MO20S4BC - SHKRIRJA - 1

KUJDES!

a. Ēshtë i nevoishëm për të kthver ushqimin qiatë funksionimit, për të marrë nië efekt uniform.

b. Zakonisht shkrirja ka nevojë për një kohë më të gjatë se ajo e qatimit të ushqimit.

c. Në qoftë se ushqimi mund të pritet me thikë, procesi i shkrirjes mund të konsiderohet i përfunduar.
d. Në shumicën e ushqimeve, mikrovalët depërtojnë rreth 4 cm.
e. Ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt që të jetë e mundur, nuk këshillohet ta vendosni përsëri në frigorifer dhe ta ngrini përsëri.

Shembull: Për të shkrirë 400g mish
Hapat Ekrani
1Pas ndezjes, kolona do të pulsojë 1:00
2Shtypeni butonin Defrost për të vendosur menunë e kërkuar.dEF1
3Rrotullojeni butonin për të vendosur peshën e shkrirjes 400g
4Fillojeni gatimin duke shtypur butonin Start.(Drita LED do të tregojë kohën e mbetur)

9. PASTRIMI ME AVULL

Mbajeni butonin pär 3 sekonda, zgjidhni modalitetin e pastrimit me avull.

Pastaj shtypni butonin Start për të filluar funksionimin.

10. GATIMI AUTOMATIK

Për disa ushqime, furra me mikrovalë përcakton menunë e parazgjedhur të gatimit. Pasi ta ndizni, rrotullojeni çelësin dhe drita LED do të qarkullojë ndërmjet A.1, A.2 ... A.10. Pasi të keni zgjedhur kategorinë e menusë, shtypeni butonin Start.

Vendosni zgjedhjen e peshës, pastaj rrotullojeni butonin për të zgjedhur peshën. Pasi të keni zgjedhur peshën, për të filluar gatimin shtypni butonin Start.

Ekrani LlojiPesha
A1 kokoshkaPesha e gatimit 100g.
A2 lëngje Ka3 zgjedhje për peshëne gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A3 pulë Ka3 zgjedhje për peshëne gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A4 peshkKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A5 picaKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (150 g. 300 g)
A6 patateKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A7 perimeKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A8 makaronaKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A9 pelte Ka3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)
A10Ngrohje gjellëshKa tre modalitete për të zgjedhur nga ngrohja e 1 pjate/ ngrohja e 2 pjatave / ngrohja e 6 pjatave, përkatësisht tregohet 1, 2, 6
A11Mbajtje ngrohtëKa 3 zgjedhje për peshën e gatimit (100 g. 200 g. 300 g)

! KUJDES!

a. Temperatura e ushqimit përpara gatimit duhet të jetë 20-25 °C. Temperatura më e lartë ose më e ulët e ushqimit para gatimit do të nevojitë ritje ose ulje të kohës së gatimit.
b. Temperatura, pesha dhe forma e ushqimit do të ndikojnë mjaft në efektin e gatimit. Në qoftë se në faktorin e përmendur në menunë e mësipërme gjendet ndonjë devijim, për një rezultat më të mirë mund ta rregulloni kohën e gatimit.

Shembull: gatimi i 300 g peshk
Hapat Ekrani
1. Pas ndezjes. 1:00
2.Rrotullojeni djathtas për të zgjedhur kodin përkatës të ushqimit.A4
3Shtypeni butonin Start për të filluar zgjedhjen e peshës.100 g
4.Për të vendosur peshën, rrotullojeni përsëri çelësin Gatimi automatik/Koha, Pesha300 g
5 Fillojeni gatimin duke shtypur butonin Instant/Start

11. FUNKSIONI I VONESËS AUTOMATIKE

Në qoftë se nuk doni që menuja të fillojë menjëherë, mund të paracaktoni menunë dhe kohën e gatimit dhe menuja e paravendosur do të fillojë automatikisht në kohën e caktuar nga ju. Vendosja do të përbëhet nga 2 hapa:

• Vendosja e orës aktuale;
- Vendosja e menusë dhe kohës së gatimit.

Shembull: Tani ora është 12:30, nëse dëshironi që furra me mikrovalë të fillojë automatikisht gatimin me fuqi mikrovalësh 800 W për 9 minuta dhe 30 sekonda në 14:20:
Hapat Ekrani
1 Vendoseni orën aktuale.
1.1Shtypeni butoninClockpër të vendosur statusin e orës, ora do të fillojë të pul-sojë.
1.2 Kthejeni butonin për të vendosur "12". 12:00
1.3Shtypeni butoninClockpër të kon-firmuar përsëri.
1.4 Rrotullojeni çelësin për të vendosur minutën "30" 12:30
1.5Shtypeni butoninClocknjë herë ose prisni 60 sekonda dhe numrat do të ndalojnë pulsimin.
2 Vendoseni menunë dhe kohën e gatimit.
2.1 Zgjidhni fuqinë e gatimit duke shtypur butoninMicro Power P100
2.2Shtypeni butoninStartpër të konfirmuar.0:10
2.3Rrotullojeni çelësin për të vendosur kohën e gatimit.9:30
2.4Shtypeni një herë butoninClockpër të vendosur cilësimin e funksionit të kohës me vonesë.12:30
3Vendoseni kohën kur prisni të filloni. Përsëritini hapat 1.2, 1.3, 1.414:20
4Shtypeni butoninStartpër të konfirmuar menunë me vonesë. Tani programi është aktivizuar dhe menuja do të fillojë në orën 14:20.
5Ju mund të kontrolloni kohën e paracak-tuar të fillimit duke shtypur butoninClock.

12. GATIMI ME SHUMË SEKUENCA

Për të pasur rezultatin më të mirë të gatimit, disa receta kërkojnë mënyra dhe kohë të ndryshme gatimi. Ju mund të programoni menunë tuaj të personalizuar si më poshtë:

Shembull: Ju dëshironi të gatuani ushqim me mikrovalë P100 për 3 minuta pastaj P20 për 9 minuta. Kjo është vendosja e 2 sekuencave.
HapatEkrani
1Mikrovalë P100 për 3 minuta
1.1Shtypeni butonin Micro Power për të ven-dosur fuqinë P100P100
1.2Shtypeni butonin Start një herë për të kon-firmuar.
1.3Rrotullojeni çelësin dhe vendoseni kohën e gatimit Micro Power për 3 minuta.3:00
2 Vendosni P20 për 9 minuta
2.1Shtypni butonin Micro Power për të zgjedhur P20P20
2.2Shtypni butonin Start një herë për të kon-firmuar.
2.3Rrotullojeni çelësin për të vendosur kohën e gatimit, koha e gatimit është vendosur 9 minuta9:00
3 Filloni gatimin duke shtypur butonin Start.

GORENJE MO20S4BC - GATIMI ME SHUMË SEKUENCA - 1

KUJDES!

a. Pasi të përfundojë gatimi me forcën e mikrovalëve, furra me mikrovalë do të fillojë automatikisht funksionimin e zgarës.
b. Maksimumi mund të vendosen 4 sekuenca për çdo herë, duke përsëritur hapat.

13. FUNKSIONI I BLLOKIMIT PËR FËMIJËT

Kjo veçori kryesisht ka për qëllim të mos lejojë fëmijët të përdorin furrën me mikrovalë pa udhëzime nga të rriturit ose për të mbrojtur panelin e kontrollit kur pastroni. Kur jeni në modalitetin e blokimit për sigurinë e fëmijëve, do të blokohen të gjithë butonat.

Vendosja e bllokimit për fëmijët: Mbajeni butonin Pause/Cancel rreth 3 sekonda.

Anulimi i bllokimit për fëmijët: Mbajeni butonin Pause/Cancel rreth 3 sekonda.

14. MODALITETI PËR KURSIMIN E ENERGJISË (ECO)

Kur ekrani në modalitetin e gatishmërisë është i ndezur, shtypni një herë butonin eco, ekrani do të fiket, furra me mikrovalë do të hyjë në modalitetin e kursimit të energjisë. Shtypni cilindo buton ose hapni apo mbyllni derën dhe ekrani do të ndizet e do të dalë nga modaliteti i kursimit të energjisë.

15. NDEZJA DHE FIKJA E TINGUJVE ZUKATËS

Kur tingulli zukatës ndizet në gjendjen e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur butonin eco për 3 sekonda, ekrani do të tregojë b-oF, tingulli zukatës fiket dhe pas 1 sekonde, ai kthehet në gjendjen e gatishmërisë për të shfaqur orën;

Kur tingulli zukatës është i fikur në gjendjen e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur butonin eco për 3 sekonda, ekrani do të tregojë b-on, tingulli zukatës do të ndizet dhe do të kthehet në gjendjen e gatishmërisë pas 1 sekonde për të shfaqur orën.

UDHËZUES PËR ENËT

Në varësi të metodës së gatimit, është e nevojshme të zgjidhni një enë të sigurt dhe të përshtatshme. Nëse nuk është zgjedhur siç duhet, jo vetëm që do të ndikojë në efektin e gatimit, por gjithashtu do të shkaktojë dëmtime të enës ose furrës me mikrovalë. Ju lutemi referojuni tabelës më poshtë për përdorim:

Materiali i enës Mikrovalë Zgarë E kombinuarShënime
Qeramikë re-zistente ndaj nxehtësisëPo Po Po Asnjëherë mos përdorni qeramika tëcilat janë zbukuruar me buzë metalike ose me qelq
Plastikë re-zistente ndaj nxehtësisëPo Jo Jo Nuk mund të përdoret për gatim memikrovalë për një kohë të gjatë
Xham re-zistent ndaj nxehtësisëPo Po Po
Film plastik Po Jo JoNuk duhet të përdoret kur gatuanimish ose bërxolla pasi tempera-tura e tepërt mund të dëmtojë filmin
Zgarë për pjekje Jo Po Po
Σχάρα γκριλ Όχι NαιNαι

MIRËMBAJTJA

SHËRBIMI

Ju lutemi para se të telefononi për shërbime, kontrolloni sa më poshtë.

  1. Vendosni një filxhan ujë (afërsisht 150 ml) në një enë qelqi në furrë dhe mbylleni derën në mënyrë të sigurt. Në qoftë se dera është mbyllur siç duhet, llampa e furrës duhet të fiket. Lëreni furrën të funksionojë për 1 min.
  2. À ndizet llampa e furrës?
  3. A funksionon ventilatori i ftohjes?

(Vendoseni dorën tuaj mbi hapësirat e ventilimit të pasëm.)

  1. A rrotullohet pjata rrotulluese?

(Pjata rrotulluese mund të rrotullohet në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Kjo është krejt normale.)

  1. A nxhet uji brenda furrës?

Në qoftë se përgjigjja e cilësdo prej pyetjeve të mësipërme është “JO”, ju lutemi kontrolloni prizën tuaj të murit dhe siguresën në kutinë tuaj të shpërndarjes.

Në qoftë se piza e murit dhe siguresa funksionojnë siç duhet, KONTAKTONI ME QENDRËN TUAJ MË TË AFËRT TË MIRATUAR PËR SHËRBIME.

MASAT MBROJTËSE PËR SHËRBIMIN

Kujdes: RREZATIM I MIKROVALËVE

  1. Kondensatori i tensionit të lartë mbetet i ngarkuar pas shkëputjes; lidhni shkurt terminalin negativ të kondensatorit të tensionit të lartë në karkasën e furrës (përdorni një kaçavidë) për të shkarkuar përpara se të prekni.
  2. Gjatë shërbimit, pjesët e listuara më poshtë mund të hiqen dhe të japin mundësi që potencialet mbi 250 V të tokëzohen.

  3. Magnetron
    • Transformator i tensionit të lartë
    • Kondensator i tensionit të lartë
    • Diodë e tensionit të lartë

  4. Siguresë e tensionit të lartë

  5. Gjatë shërbimit, kushtet e mëposhtme mund të shkaktojnë ekspozim të paqëllimshëm të mikrovalëve.

Montimi jo i duhur i magnetronit;

Puthitje jo e duhur e bashkimit të derës, menteshës së derës dhe derës;

Montim jo i duhur i mbajtëses së çelësit;

Dera, guarnicioni i derës ose mbyllja janë dëmtuar.

Asgjësimi i rregullt i këtij produkti
GORENJE MO20S4BC - Kujdes: RREZATIM I MIKROVALËVE - 1Kjo shenjë tregon se në të gjithë BE-në, ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose shëndetit të njeriut nga depozitimi i pakontrolluar i mbeturinave, riciklojeni me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni shitësin me pakicë ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për një riciklim të sigurt mjedisor.

gorenje

Life Simplified

INSTRUCTION MANUAL

MICROWAVE OVEN

MO20S4BC

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : MO20S4BC

Kategori : Furrë me mikrovalë