MO20A3T4 - Furrë me mikrovalë GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MO20A3T4 GORENJE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth MO20A3T4 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MO20A3T4 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MO20A3T4 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT MO20A3T4 GORENJE
Manual udhëzimesh/Furrë me mikrovalë
SQ....256
Uputstvo za upotrebu/Mikrotalasna rerna
SR 277
Ju falënderojmë për blerjen tuaj. Ne besojmë se së shpejti do të gjeni prova të bollshme që vërtet mund të mbështeteni te produktet tona. Për ta bërë më të lehtë përdorimin e pajisjes, ne bashkëngjisim këtë manual gjithëpërfshirës të udhëzimeve.
Udhëzimet duhet t'ju ndihmojnë të njiheni me pajisjen tuaj të re. Lexojini me kujdes para se të përdorni pajisjen për herë të parë.
Në çdo rast, sigurohuni që pajisja ju është sjellë e padëmtuar. Nëse identifikoni ndonjë dëm transporti, kontaktoni me përfaqësuesin tuaj të shitjeve ose magazinën rajonale nga ku është dorëzuar produkti. Numrin e telefonit mund ta gjeni në raportin e pranimit ose dorëzimit.
Ju urojmë ta përdorni me shumë kënaqësi pajisjen tuaj të re shtëpiake.

Pajisje për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
Këto udhëzime janë për përdoruesit.
Ato e përshkruajnë furrën dhe mënyrën se si përdoret. Ato vlejnë edhe për lloje të ndryshme pajisjesh elektroshtëpiake, prandaj mund të gjeni disa përshkrime të funksioneve që mund të mos vlejnë për pajisjen tuaj.
MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS
- Mos u përpiqni ta përdorni këtë furrë me derë të hapur, pasi kjo mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalës. Eështë e rëndësishme të mos prishni ose manipuloni bllokimet e sigurisë.
- Mos vendosni asnjë objekt midis faqes së përparme të furrës dhe derës apo të lejoni që njollat ose mbetjet e pastruesit të grumbullohen në sipërfaqet e mbylljes.
- PARALAJMËRIM: nëse dera ose gominat e derës dëmtohen, furra nuk duhet të punojë derisa të riparohet nga një person kompetent.
SHTOJCË
Nëse pajisja nuk mirëmbahet në një gjendje të mirë pastërtie, sipërfaqja e saj mund të degradohet dhe të ndikojë në jetëgjatësinë e aparatit, si dhe të çojë në një situatë të rrezikshme.
Specifikimet
Modeli ...... MO20A3T4
Tensioni nominal....230 V\~ 50 Hz
Fuqia nominale hyrëse (mikrovalë)....1050 W
Fuqia nominale dalëse (mikrovalë) 700 W
KONSUMI I ENERGJISË
Informacioni i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën maksimale për të arritur modalitetin e zbatueshëm të fuqisë së ulët.
Modaliteti i gatishmërisë 0.8W
Koha maksimale e nevojshme që furra me mikrovalë të arrijë automatikisht modalitetin 20 minuta ose gjendjen e zbatueshme të fuqisë së ulët.
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, lëndimit të personave ose ekspozimit ndaj energjisë së tepërt të furrës me mikrovalë kur përdorni pajisjen tuaj, ndiqni masat paraprake themelore, duke përfshirë sa vijon:
- Lexoni dhe ndiqni: "MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS".
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje apo udhëzim në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë mbi 8 vjeç dhe nuk mbikëqyren. Fëmijët nën moshën 8 vjeç duhet të mbahen larg nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.
- Mbani pajisjen dhe kabllon e saj larg fëmijëve të moshës nën 8 vjeç.
- Në qoftë se kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget ndonjë rrezik.( Për pajisje me shtojcën e tipit Y)
-
PARALAJMËRIM: sigurohuni që pajisja të jetë fikur para se të zëvendësoni llambën për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
-
PARALAJMËRIM: është e rrezikshme për cilindo tjetër, përveç një personi kompetent, të kryejë ndonjë veprim shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalës.
- PARALAJMËRIM: lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të mbyllura, pasi ato mund të shpërthejnë.
- Kur ngrohni ushqimin në enë plastike ose letre, shikoni me kujdes furrën për shkak të mundësisë së ndezjes.
- Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për t'u përdorur në furrat me mikrovalë.
- Nëse del tym, fikni ose hiqni nga priza pajisjen dhe mbajeni derën mbyllur në mënyrë që të ndrydhni flakët e mundshme.
- Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlimin e vonuar shpërthyes, prandaj duhet pasur kujdes gjatë trajtimit të enës.
- Përmbajtjet e shisheve dhe kavanozave të ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që të shmangen djegiet.
- Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota shumë të ziera nuk duhet të nxehen në furrat me mikrovalë pasi ato mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me mikrovalë.
- Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet e ushqimit.
- Mosmbajtja e furrës në një gjendje të pastër, mund të çojë në përkeqësimin e sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme.
- Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të instalohet mbrapa asnjë dere dekorative, në mënyrë që të shmanget mbinxehja. (Kjo nuk është e zbatueshme për pajisjet me derë dekorative.)
- Përdorni vetëm sondën e temperaturës të rekomanduar për këtë furrë. (për furrat e pajisura me një strukturë për të përdorur sonda të ndjeshme ndaj temperaturës.)
- Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset në një dollap nëse nuk është testuar në një të tillë.
- Furra me mikrovalë duhet të punojë me derën dekorative të hapur. (për furrat me derë dekorative.)
- Kjo pajisje është për përdorim shtëpiak ose për raste të ngjashme, siç janë:
- zona kuzhine për personelin në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune.;
- nga klientët e hoteleve, moteleve dhe mjediseve të tjera rezidenciale;
- shtëpitë në ferma;
- mjedise të tilla si akomodimet me mëngjes ("bed and breakfast").
- Furra me mikrovalë shërben për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe nxehja e jastëkëve ngrohës, pantoflave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të ngjashme, mund të çojë në rrezik lëndimi, ndezjeje ose zjarri.
- Enët metalike për ushqim dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë.
- Pajisja nuk duhet të pastrohet me pastrues me avull.
- Pajisja është e paraparë për përdorim të pavarur.
- Sipërfaqja e pasme e pajisjeve duhet të vendoset pas muri.
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI ATO PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN
PËR TË REDUKTUAR RREZIKUN E DËMTIMIT TË PERSONAVE INSTALIMI I TOKËZIMIT
RREZIK
Prekja e disa prej përbërësve të brendshëm mund të shkaktojë lëndime serioze personale ose vdekje. Mos e çmontoni këtë pajisje.
PARALAJMËRIM
Rreziku i goditjes elektrike Përdorimi jo i duhur i tokëzimit mund të rezultojë në goditje elektrike. Mos e fusni në prizë derisa pajisja të jetë instaluar dhe tokëzuar si duhet.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast të qarkut të shkurtër elektrik, tokëzimi zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike, duke siguruar një tel shpëtimi për rrymën elektrike.
Kjo pajisje përmban një kabllo që ka tel tokëzimi me spinë tokëzimi. Spina duhet të futet në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar si duhet.
Konsultohuni me një elektricist ose teknik të kualifikuar nëse udhëzimet e tokëzimit nuk janë kuptuar plotësisht ose nëse ekziston dyshimi nëse pajisja është e tokëzuar siç duhet.
Nëse është e nevojshme të përdorni një kabllo zgjatuese, përdorni vetëm një kabllo zgjatuese me 3 tela.
-
Ešhtë siguruar një kabllo e shkurtër e furnizimit me energji elektrike për të zvogëluar rreziqet që rezultojnë nga ngatërrimi ose pengimi në një kabllo më të gjatë.
-
Nëse përdoret një kabllo e gjatë ose kabllo zgjatuese:
1). Kapaciteti elektrik i shënuar i kompletit të kabllos ose kabllos zgjatuese duhet të jetë së paku po aq i madh sa fuqia nominale e pajisjes.
2). Kablloja zgjatuese duhet të jetë kabllo me 3 tela e tipit tokëzues.
3). Kablloja e gjatë duhet të jetë e rregulluar në mënyrë që të mos varet mbi banak ose tavolinë, ku mund të tërhiqet nga fëmijët ose të shkelet pa dashje.
Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza.
- Pas përdorimit, pastroni zgavrën e furrës me një leckë pak të lagur.
- Pastroni aksesorët në mënyrën e zakonshme në ujë me sapun.
- Korniza dhe gomina e derës dhe pjesët e afërta duhet të pastrohen me kujdes me një leckë të lagur kur ato janë të papastra.
- Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes apo kruajtëse të mprehta metali për të pastruar xhamin e derës së furrës pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë që mund të rezultojë në thyerje të xhamit.
- Këshillë pastrimi --- Për pastrim më të lehtë të mureve të zgavrës që mund të preken nga ushqimi i gatuar: Vendosni gjysmë limoni në një tas, shtoni 300 ml ujë dhe ngrohni me 100% fuqi të mikrovalës për 10 minuta. Pastrojeni furrën duke përdorur një leckë të butë dhe të thatë.
KUJDES
Rrezik i ländimit personal
Eështë e rrezikshme për cilindo tjetër përveç një personi kompetent të kryejë ndonjë operacion shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje ndaj ekspozimit të energjisë së mikrovalës.
Shikoni udhëzimet për "Materialet që mund t'i përdorni në furrë me mikrovalë ose që duhen shmangur në furrë me mikrovalë". Mund të ketë enë të caktuara jometalike që nuk janë të sigurta për t'u përdorur në mikrovalë. Nëse keni dyshime, mund të provoni enën në fjalë duke ndjekur procedurën më poshtë.
Testi i enës:
- Mbushni një enë të sigurt për mikrovalë me 1 filxhan ujë të ftohtë (250 ml) së bashku me enën në fjalë.
- Gatuani në fuqinë maksimale për 1 minutë.
- Prekni me kujdes enën. Nëse ena e zbrazët është e ngrohtë, mos e përdorni për gatim në mikrovalë.
- Mos e tejkaloni 1 minutë kohë gatimi.
MATERIALET QË MUND TË PËRDOREN NË FURREN ME MIKROVALË
| Enët e kuzhinës | Shënime |
| Enët për skuqje | Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Fundi i enës për skuqje duhet të jetë të paktën 3/16 inç (5 mm) mbi pllakën rrotulluese. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë thyerjen e pllakës rrotulluese. |
| Enët e darkës | Vetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura. |
| Kavanozat e qelqit | Gjithmonë hiqni kapakun. Përdoreni vetëm për të ngrohur ushqimin derisa të jetë i ngrohtë. Shumica e kavanozave të qelqit nuk janë rezistentë ndaj nxehtësisë dhe mund të thyhen. |
| Enët e qelqit | Vetëm qelqurinat rezistente ndaj nxehtësisë së furrës. Sigurohuni që të mos ketë zbukurime metalike. Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura. |
| Qeset për gatim në furrë | Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos e mbyllni me lidhëse metalike. Krijoni vrima për të lejuar që avulli të dalë. |
| Pjatat dhe gotat prej letre | Përdoreni vetëm për gatim/ngrohje afatshkurtër. Mos e lini furrën pa mbikëqyrje gjatë gatimit. |
| Pecetat e letrës | Përdoreni për të mbuluar ushqimin për ngrohjen dhe thithjen e yndyrës. Përdoreni me mbikëqyrje vetëm për gatim afatshkurtër. |
| Letra pergamene | Përdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen ose si mbështjellës për avullin. |
| Plastika | Vetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Duhet të jetë e etiketuar si "Microwave Safe" (I/e sigurt për mikrovalë). Disa enë plastike zbuten, ndërsa ushqimi brenda nxehet. "Qeset e zierjes" dhe qeset plastike të mbyllura fort duhet të çahen, shpohen ose shfryhen siç udhëzohet nga paketa. |
| Mbështjellësja plastike | Vetëm të sigurtat për mikrovalë. Përdoreni për të mbuluar ushqimin gjatë gatimit për të ruajtur lagështinë. Mos lejoni që mbështjellëset plastike të prekin ushqimin. |
| Termometrat | Vetëm të sigurtët për mikrovalë (termometra për mish dhe ëmbëlsira). |
| Letra e parafinuar Përdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen dhe për të ruajtur lagështinë. | |
MATERIALET QË DUHEN SHMANGUR NË FURRËN ME MIKROVALË
| Enët e kuzhinës | Shënime |
| Tabakaja e aluminit | Mund të shkaktojë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë. |
| Kutitë e kartonit për ushqim me dorezë metalike | Mund të shkaktojë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë. |
| Enët metalike ose të zbukuruara me metal | Metali mbron ushqimin nga energjia e mikrovalëve. Zbukurimi metalik mund të shkaktojë hark elektrik. |
| Lidhjet përdredhëse metalike | Mund të shkaktojë hark elektrik dhe zjarr në furrë. |
| Qeset e letrës Mund të shkaktojë zjarr në furrë. | |
| Buka e peshkut | Buka e peshkut mund të shkrijë ose kontaminojë lëngun brenda kur ekspozohet në temperaturë të lartë. |
| Druri | Druri do të thahet kur përdoret në furrë me mikrovalë dhe mund të ndahet ose të plasaritet. |
KONFIGURIMI I FURRËS
Emrat e pjesëve dhe aksesorëve të furrës
Hiqni furrën dhe të gjitha materialet nga kartoni dhe zgavra e furrës.
Furra juaj vjen me aksesorët në vijim:
Tabakaja e qelqit 1
Njësia e unazës së pllakës rrotulluese 1
Manual udhëzimi 1

C) Njësia e unazës së
pllakës rrotulluese D) Tabakaja e qelqit
E) Dritarja e vëzhgimit F) Njësia e derës
G) Sistemi i bllokimit të sigurisë
Montimi i pllakës rrotulluese

text_image
Qendra (poshtë) Tabakaja e qelqit _ Boshti i pllakës rrotulluese Njësia e unazës së pllakës rrotulluesea. Asnjëherë mos e vendosni tabakanë e qelqit me kokë poshtë. Tabakaja e qelqit nuk duhet të kufizohet asnjëherë.
b. Si tabakaja e qelqit, ashtu dhe montimi i unazës së pllakës rrotulluese, duhet të përdoren gjithmonë gjatë gatimit.
c. Të gjitha ushqimet dhe enët e ushqimit vendosen gjithmonë në tabakanë e qelqit për gatim.
d. Nëse tabakaja e qelqit ose njësia e unazës së pllakës rrotulluese çahen ose thyhen, kontaktoni me qendrën më të afërt të autorizuar të shërbimit.

text_image
20:00 ≈ * ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~Cilësimi i orës
Kjo furrë me mikrovalë përdor një kontroll modern elektronik për të rregulluar parametrat e gatimit për të përmbushur më mirë nevojat tuaja për gatim.
Kur furra me mikrovalë të elektrizohet, furra do të shfaqë "0:00". Zilja do të bjerë një herë.
- Shtypni "CLOCK" dhe shifrat e orës do të pulsojnë;
- Rrotulloni " 🔍" për të rregulluar shifrat e orës. Koha e futjes duhet të jetë brenda 0-23.
- Shtypni "CLOCK " dhe shifrat e minutave do të pulsojnë.
- Rrotulloni " 🔍" për të rregulluar shifrat e minutave. Koha e futjes duhet të jetë brenda 0-59.
- Shtypni "CLOCK" për të përfunduar cilësimin e orës. ":" do të pulsojë.
Vini re:
- Nëse ora nuk është cilësuar, ajo nuk do të funksionojë kur të ndizet.
- Gjatë procesit të cilësimit të orës, nëse nuk përdoret për 1 minutë, furra do të kthehet automatikisht në gjendjen e mëparshme.
Gatimi me mikrovalë
- Shtypni një herë tastin "Mikrovalë" dhe do të shfaqet "P100".
- Shtypni "Microwave" në mënyrë të përsëritur ose rrotulloni
" " për të zgjedhur fuqinë e mikrovalës. "P100", "P80", "P50", "P30", "P10" do të shfaqen me radhë.
- Shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të konfirmuar.
- Rrotulloni " 🔍" për të rregulluar kohën e gatimit. (Cilësimi i kohës duhet të jetë brenda 0:05- 95:00.)
- Shtypni tastin "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar gatimin.
Vini re: sasia e hapave për kohën e rregullimit të çelësit të kodimit është si në vijim:
0 - 1 min: 5 sekonda
1—5 min: 10 sekonda
5 — 10 min: 30 sekonda
10 — 30 min: 1 minutë
30 - 95 min: 5 minuta
Grafiku i fuqisë së mikrovalës
| Fuqia e mikrovalës | Ekrani |
| 100% P100 | |
| 80% P80 | |
| 50% P50 | |
| 30% P30 | |
| 10% P10 |
Gatimi i shpejtë
- Në gjendje pritjeje, shtypni tastin
"START/+30SEC./CONFIRM" për të gatuar me nivelin e energjisë 100% për 30 sekonda. Çdo shtypje në të njëjtin tast, mund të shtojë 30 sekonda. Koha maksimale e gatimit është 95 minuta. - Gjatë procesit të gatimit me mikrovalë dhe shkrirjes sipas kohës, shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të rritur kohën e gatimit.
- Në gjendje pritjeje, rrotulloni " 🔍" majtas për të zgjedhur drejtpërdrejt kohën e gatimit. Pas zgjedhjes së kohës, shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar gatimin. Fuqia e mikrovalës është 100%.
- Nën gjendjen e menysë automatike dhe shkrirjes sipas peshës, koha e gatimit nuk mund të rritet duke shtypur "START/+30SEC./CONFIRM".
Shkrirja sipas peshës
- Shtypni një herë "W.T./TIME DEFROST" dhe ekrani do të shfaqë "dEF1".
- Rrotulloni " 🔍" për të zgjedhur peshën e ushqimit. Gama e peshës është 100-2000 g.
- Shtypni tastin "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar shkrirjen.
Shkrirja sipas kohës
-
Shtypni dy herë "W.T./TIME DEFROST" dhe ekrani do të shfaqë "dEF2".
-
Rrotulloni " " për të zgjedhur kohën e gatimit.
-
Shtypni tastin "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar shkrirjen.
Vini re: fuqia e shkrirjes është P30. Dhe nuk do të ndryshojë.
Gatimi me shumë faza
Më së shumti mund të cilësohen dy faza. Nëse një fazë po shkrin, duhet të cilësohet në fazën e parë. Sinjali do të bjerë një herë pas çdo faze dhe do të fillojë faza tjetër.
Vini re: menyja automatike nuk mund të cilësohet si një nga shumë fazat.
Shembull: nëse dëshironi të shkrini ushqimin për 5 minuta, atëherë gatuani me fuqi mikrovale prej 80% për 7 minuta. Hapat janë si në vijim:
a. Shtypni dy herë "W.T./TIME DEFROST" dhe ekrani do të shfaqë "dEF2";
b. Rrotulloni " 🔍" për të rregulluar kohën e shkrirjes prej 5 minutash;
c. Shtypni "Microwave" një herë;
d. Rrotulloni " 🔍" për të zgjedhur fuqinë e mikrovalës prej 80% derisa të shfaqet "P80";
e. Shtypni tastin "START/+30SEC./CONFIRM" për të konfirmuar;
f. Rrotulloni " 🔍" për të rregulluar kohën e gatimit prej 7 minutash;
g. Shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar gatimin.
Menyja automatike
- Në gjendje pritjeje, rrotulloni " " djathtas për të zgjedhur menynë nga "A-1" deri në "A-8";
- Shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të konfirmuar menynë që zgjidhni;
- Rrotulloni " 🔍" për të zgjedhur peshën e ushqimit;
- Shtypni "START/+30SEC./CONFIRM" për të filluar gatimin;
- Pas përfundimit të gatimit, zilja bie pesë herë.
Menyja automatike
| Menyja Pesha Ekrani Fuqia | |||
| A-1 RINGROHJA AUTOMATIKE | 200 g 200 | 100% | |
| 400 g 400 | |||
| 600 g 600 | |||
| A-2 PERIME | 200 g 200 | 100% | |
| 300 g 300 | |||
| 400 g 400 | |||
| A-3 PESHK | 250 g 250 | 80% | |
| 350 g 350 | |||
| 450 g 450 | |||
| A-4 MISH | 250 g 250 | 100% | |
| 350 g 350 | |||
| 450 g 450 | |||
| A-5 MAKARONA | 50 g (me 450 g ujë) | 50 | 80% |
| 100 g (me 800 g ujë) | 100 | ||
| A-6 PATATE | 200 g 200 | 100% | |
| 400 g 400 | |||
| 600 g 600 | |||
| A-7 PICA | 200 g 200 | 100% | |
| 400 g 400 | |||
| A-8 SUPË | 200 ml 200 | 80% | |
| 400 ml | 400 | ||
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Bllokimi: në gjendje pritjeje, shtypni "STOP/CLEAR" për 3 sekonda. Do të ketë një "bip" të gjatë, që tregon hyrjen në gjendjen e bllokimit për fëmijët dhe ekrani do të shfaqë " [ = ]".
Anulimi i bllokimit: në gjendje të bllokuar, sht "STOP/CLEAR" për 3 sekonda. Do të ketë një "bip", të gjatë që tregon se bllokimi është liruar.
Funksioni i kërkimit
- Në gjendjen e gatimit të mikrovalës, shtypni "Microwave" dhe fuqia aktuale do të shfaqet për 3 sekonda.
- Në gjendjen e paracaktuar, shtypni "CLOCK" për të kërkuar kohën e fillimit të gatimit me vonesë. Koha e paracaktuar do të pulsojë për 3 sekonda, pastaj furra do të kthehet përsëri në ekranin e orës.
- Gjatë gjendjes së gatimit, shtypni "CLOCK" për të kontrolluar orën aktuale. Do të shfaqet për 3 sekonda.
Specifikimi
- Zilja do të bjerë një herë kur të rrotulloni çelësin në fillim;
- "START/+30SEC./CONFIRM" duhet të shtypet për të vazhduar të gatuani nëse dera hapet gjatë gatimit;
- Pasi të jetë cilësuar programi i gatimit, "START/+30SEC./CONFIRM" nuk shtypet për 5 minutë, do të shfaqet koha aktuale. Cilësimi do të anulohet.
- Zilja bie një herë me shtypje efikase, ndërsa me shtypje joefikase nuk do të ketë përgjigje.
- Zilja do të bjerë pesë herë për t'ju kujtuar se gatimi ka përfunduar.
MONTIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Montimi i banakut
Hiqni të gjithë materialin dhe aksesorët e paketimit. Kontrolloni furrën për ndonjë dëmtim të tillë si gërvishtje apo derë e thyer. Mos e montoni nëse furra është e dëmtuar.
Dollapi: hiqni çdo shtresë mbrojtëse që gjendet në sipërfaqen e dollapit të furrës me mikrovalë. Për të mbrojtur magnetronin, mos e hiqni kapakun ngjyrë kafe të çelët që është i bashkëngjitur me zgavrën e furrës.
MONTIMI
- Zgjidhni një sipërfaqe të rrafshët që ofron hapësirë të mjaftueshme të hapur për vrimat e hyrjes dhe/ose daljes së ajrit.

text_image
0cm 30cm 20cm 20cm min85cm 20cm- Lartësia minimale e montimit është 85 cm.
- Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas muri. Lini një hapësirë minimale prej 30 cm mbi furrë, kërkohet një hapësirë minimale prej 20 cm midis furrës dhe murit ngjitur.
- Mos i hiqni këmbët nga fundi i furrës.
- Bllokimi i vrimave të hyrjes dhe/ose daljes së ajrit mund të dëmtojë furrën.
-
Vendoseni furrën sa më larg radios dhe televizorit. Përdorimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë ndërhyrje në marrjen e sinjaleve të radios ose televizorit.
-
Futni furrën në një prizë standarde shtëpiake. Sigurohuni që tensioni dhe frekuenca të jenë të njëjta me tensionin dhe frekuencën në pllakën e të dhënave.
PARALAJMËRIM: mos e montoni furrën mbi një banak gatimi ose pajisje tjetër që prodhon nxehtësi. Nëse montohet pranë ose mbi një burim nxehtësie, furra mund të dëmtohet dhe garancia do të jetë e pavlefshme.
Sipërfaqja e arritshme mund të nxhet gjatë punës.

| Normale | |
| Ndërhyrja e furrës me mikrovalë në marrjen e sinjaleve të televizorit | Furra me mikrovalë mund të ndërhyjë në marrjen e sinjaleve të radios dhe televizorit kur është duke punuar. është e ngjashme me ndërhyrjen e pajisjeve të vogla elektrike, si mikseri, fshesa me korrent dhe ventilatori elektrik. është normale. |
| Zbehja e dritës së furrës | Në gatimin me mikrovalë me fuqi të ulët, drita e furrës mund të zbehet. është normale. |
| Avulli që grumbullohe në derë, ajri i nxehtë nga ventilimi | Gjatë gatimit, avulli mund të dalë nga ushqimi. Shumica do të dalë nga ventilimi. Por një pjesë mund të grumbullohet në një vend të ftohtë, si dera e furrës. është normale. |
| Furra u ndez aksidentalisht pa ushqim brenda. | Është e ndaluar të ndizni njësinë pa ndonjë ushqim brenda. është shumë e rrezikshme. |
| Problemi Shkaku i mundshëm | Zgjidhja | |
| Furra nuk mund të ndizet. | (1). Kablloja e rrymës nuk është e lidhur mirë. | Shkëputeni nga priza. Pastaj futeni përsëri në prizë pas 10 sekondash. |
| (2). është djegur siguresa ose ndërprerësi i qarkut funksionon. | Zëvendësoni siguresën ose rivendosni mekanizmin e ndërprerjes së qarkut. (riparuar nga personeli profesional i kompanisë sonë) | |
| (3). Problem me prizën. | Testoni prizën me pajisje të tjera elektrike. | |
| Furra nuk nxehet. | (4). Dera nuk është e mbyllur mirë. | Mbyllni derën mirë. |

Sipas Direktivës (WEEE) për "Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike", këto mbetjet duhet të mblidhen dhe trajtohen veçmas. Nëse kurdoherë në të ardhmen ju duhet ta hidhni këtë produkt, MOS e hidhni atë me mbeturina shtëpiake. Dërgojeni këtë produkt në pikat e grumbullimit të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, aty ku është e mundur.
PARA SE TË TELEFONONI PËR SHËRBIM
- Nëse furra nuk funksionon aspak, informacioni në ekran nuk shfaqet ose ekrani është zhdukur:
a) Kontrolloni për t'u siguruar që furra është futur në prizë në mënyrë të sigurt. Në rast të kundërt, hiqni spinën, prisni 10 sekonda dhe futeni përsëri në mënyrë të sigurt.
b) Kontrolloni se mos është fryrë siguresa ose është ndezur ndërprerësi i qarkut. Nëse duket se këto funksionojnë siç duhet, testojeni prizën me një pajisje tjetër.
Nëse energjia e mikrovalës nuk funksionon:
a) Kontrolloni për të parë nëse kohëmatësi është vendosur.
b) Kontrolloni për t'u siguruar që dera është e mbyllur në mënyrë të sigurt për të vendosur kyçet e sigurisë. Përndryshe, energjia e mikrovalës nuk do të qarkullojë në furrë.
Nëse asnjë nga sa më sipër nuk e ndreq situatën, atëherë kontaktoni agjentin më të afërt të autorizuar të shërbimit.
Pajisje për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.
Nëse keni nevojë për informacion ose nëse keni ndonjë problem, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit të Gorenje në vendin tuaj (numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen mbarëbotërore të garancisë). Nëse nuk ka asnjë qendër të kujdesit për klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje ose kontaktoni departamentin e shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje.
Rekomandime shtesë për gatimin me mikrovalë dhe këshilla të dobishme, mund të gjenden në faqen e internetit:
http://www.gorenje.com
Vetëm për përdorim personal!
JU URON TA PËRDORNI PAJISJEN TUAJ ELEKTROSHTËPIAKE ME SHUMË KËNAQËSI