BOSCH GWX 18V11 S Professional - Thërrmues

GWX 18V11 S Professional - Thërrmues BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GWX 18V11 S Professional BOSCH në format PDF.

📄 423 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH GWX 18V11 S Professional - page 295
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : GWX 18V11 S Professional

Kategori : Thërrmues

Shkarko udhëzimet për tuajin Thërrmues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GWX 18V11 S Professional - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GWX 18V11 S Professional e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT GWX 18V11 S Professional BOSCH

Литиум-јонски: Ве молиме внимавајте на напомените во делот Транспорт (види „Транспорт“, Страница294). Shqip Udhëzime sigurie Paralajmërime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha instruksioneve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe instruksionet për t'iu referuar në të ardhmen. Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet veglës elektrike (me kordon) që punon me energji nga rrjeti elektrik ose veglës elektrike (pa kordon) që punon me energji nga bateria. Siguria e vendit të punës u Mbani vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Vendet e rrëmujshme ose të errëta përbëjnë shkak për aksidente. u Mos i përdorni veglat elektrike në atmosfera shpërthyese, si për shembull në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Veglat e punës krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt. u Mbani larg fëmijët dhe kureshtarët gjatë përdorimit të veglës elektrike. Tërheqja e vëmendjes mund të bëjë që të humbni kontrollin. Siguria elektrike u Spinat e veglave elektrike duhet të përputhen me prizën elektrike. Mos modifikoni kurrë në asnjë mënyrë spinën. Mos përdorni me veglat elektrike spina përshtatëse me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe përputhja me prizat zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. u Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e tokëzuara, si për shembull tubacionet, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar. u Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose kushte të lagështa. Uji që hyn në një vegël elektrike do të rritë rrezikun për goditje elektrike. u Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për të mbajtur, për të tërhequr ose për të shkëputur veglën elektrike nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, vajit, cepave të mprehtë ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rritin rrezikun për goditje elektrike. u Kur përdorni veglën elektrike jashtë, përdorni një kabllo zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm. Përdorimi i një kablloje zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm zvogëlon rrezikun për goditje elektrike. u Nëse përdorimi i një vegle elektrike në një vend të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një linjë furnizimi të mbrojtur me pajisje të rrymës së mbetur (RCD). Kur përdoret një RCD zvogëlohet rreziku për goditje elektrike. Siguria e personit u Qëndroni vigjilent, shikoni çfarë po bëni dhe përdorni logjikën e zakonshme kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni të lodhur apo nën ndikimin e drogës, alkoolit apo të ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në plagosje të rëndë të personit. u Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Vendosni gjithmonë mbrojtje për sytë. Pajisjet mbrojtëse, të tilla si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rrëshqasin, helmeta e punës ose mbrojtja e dëgjimit sipas rrethanave të përshtatshme, zvogëlon mundësinë për plagosje të personit. u Parandaloni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur përpara se ta lidhni pajisjen me burimin e energjisë dhe/ose baterinë, përpara se ta kapni apo të transportoni veglën. Mbajtja e veglave elektrike me gishtin te çelësi ose ushqimi me energji i veglave elektrike përbën shkak për aksidente. u Hiqni çdo çelës rregullues ose shtrëngues përpara se të ndizni veglën elektrike. Çelësi shtrëngues ose rregullues i mbetur në një pjesë rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojë në plagosje të personit. Bosch Power Tools 1 609 92A A99 | (27.01.2025)296 | Shqip u Mos u zgjatni shumë. Ruani mbështetjen e duhur me këmbë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në rrethana të papritura. u Vishuni si duhet. Mos vishni veshje të gjera ose mos mbani bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg nga pjesët rrotulluese. Veshjet e lira, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët rrotulluese. u Nëse pajisje janë parashikuar me lidhje për thithjen e pluhurit dhe të objekteve mbledhëse, sigurohuni që këto janë të lidhura dhe përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet që lidhen me pluhurin. u Mos lejoni që familjariteti i krijuar nga përdorimi i shpeshtë i veglave elektrike t'ju bëjë mospërfillës dhe të neglizhoni parimet e sigurisë së veglave elektrike. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të rëndë në fraksionin e një sekonde. Përdorimi dhe kujdesi për veglat elektrike u Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni veglën e duhur elektrike për qëllimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do ta kryejë punën më mirë dhe më saktë në shpejtësinë me të cilën është projektuar. u Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe nuk fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të komandohet është e rrezikshme dhe duhet riparuar. u Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni baterinë nga vegla elektrike, nëse çmontohet, përpara se të kryeni ndonjë rregullim, të ndërroni aksesorët ose përpara se t'i vendosni veglat elektrike në ruajtje. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës elektrike. u Ruani veglat elektrike që nuk i përdorni larg fëmijëve dhe mos lejoni përdorimin e veglës elektrike nga persona që nuk e njohin veglën elektrike ose nuk i dinë këto instruksione. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve pa përvojë. u Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për devijim ose ngjitje të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve ose për ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse është dëmtuar, riparoni veglën elektrike përpara përdorimit. Shumë aksidente janë shkaktuar nga mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike. u Mbani të pastra dhe të mprehta veglat prerëse. Veglat prerëse të mirëmbajtura si duhet me tehe të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe kontrollohen më lehtë. u Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe majat e veglave etj. në përputhje me këto instruksione, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për veprime të ndryshme nga ato të parashikuara mund të rezultojë në situatë të rrezikshme. u Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj e graso dorezat dhe sipërfaqet e kapjes. Dorezat dhe sipërfaqet e rrëshqitshme të kapjes nuk mundësojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në rrethana të papritura. Përdorimi dhe kujdesi i veglave me bateri u Kryeni karikimin vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një tip baterie mund të përbëjë rrezik për zjarr kur përdoret me një paketë tjetër baterie. u Përdorni veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të projektuara në mënyrë të posaçme. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik për plagosje dhe zjarr. u Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni atë larg objekteve të tjera metalike, si për shembull kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike, të cilat mund të krijojnë një lidhje nga një terminal tek tjetri. Lidhja shkurt së bashku e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr. u Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhë lëng; shmangni kontaktin me lëngun. Nëse ndodh kontakt aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni gjithashtu ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie. u Mos e përdorni një paketë baterie ose vegël që është dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme, duke rezultuar në zjarr, shpërthim ose rrezik plagosjeje. u Mos e ekspozoni paketën e baterisë ose veglën në zjarr ose temperaturë shumë të lartë. Ekspozimi në zjarr ose temperaturë mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim. u Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej diapazonit të temperaturave të specifikuara në instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr. Shërbimi u Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës elektrike. u Mos u bëni kurrë shërbim paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet bërë vetëm nga prodhuesi ose nga ofruesit e autorizuar të shërbimit. Udhëzime sigurie per gur fresibël me kënd Paralajmërime sigurie të zakonshme për punët me lëmim, fërkim, pastrimit me tela ose prerje: u Ky mjet me korrent është bërë që të funksionojë si mjet për lëmues, furçë teli, prerës vrimash ose mjet prerës. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara 1 609 92A A99 | (27.01.2025) Bosch Power ToolsShqip | 297 me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha instruksioneve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë. u Me këtë mjet me korrent nuk duhet të bëhen veprime të tilla si, lustrimi. Veprimet për të cilat ky mjet nuk është krijuar mund të krijojnë rreziqe dhe lëndime fizike. u Mos e konvertoni këtë mjet me korrent që të punojë në një mënyrë për të cilën nuk është krijuar dhe specifikuar nga prodhuesi i mjetit. Ky lloj konvertimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit dhe lëndime fizike. u Mos përdorni aksesorë të cilët nuk janë krijuar specifikisht nga prodhuesi i mjetit. Vetëm ngaqë një mjet mund të lidhet me këtë mjet me korrent nuk është garanci se do të punojë në mënyrë të sigurt. u Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar te mjeti me korrent. Nëse aksesorët punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të thyhen dhe të fluturojnë tutje. u Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit duhet të jetë brenda kapacitetit të mjetit me korrent. Aksesorët me përmasë të papërshtatshme nuk mund të mbrohen ose kontrollohen siç duhet. u Përmasat e montimit të aksesorit duhet të përputhen me përmasat e pjesës së montimit të mjetit me korrent. Aksesorët që nuk përputhen me pjesën e montimit të mjetit me korrent do të humbasin ekuilibrin, do të dridhen tepër dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit. u Mos e përdorni një aksesor nëse është dëmtuar. Para se ta përdorni, kontrolloni aksesorin, si për shembull disqet për të parë nëse kanë ciflosje ose plasaritje, mbushjet për të parë nëse janë ciflosur, grisur ose konsumuar tepër, furçën e telit për të parë nëse kanë tela të liruar ose të këputur. Nëse mjeti me korrent ose aksesori rrëzohet, kontrollojeni për të parë nëse është dëmtuar ose instaloni një aksesor të padëmtuar. Pasi ta keni kontrolluar dhe të keni instaluar një aksesor, ju dhe personat pranë duhet të qëndroni larg planit të aksesorit rrotullues dhe ta vini mjetin në punë në shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë. Normalisht, aksesorët e dëmtuar thyhen gjatë kësaj prove. u Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Në varësi të punës, përdorni maskë, mbrojtëse fytyre ose syze sigurie. Sipas nevojës, vendosni maskë për pluhurin, kufje mbrojtëse, doreza dhe përparëse pune që mund t'i ndalojë copëzat e vogla gërryese ose copëzat e materialeve të punës. Mbrojtëset për sytë duhet të jenë në gjendje të ndalojnë copëzat fluturuese që shkaktohen nga punët e ndryshme. Maska e pluhurit ose respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat që gjenerohen nga puna e caktuar. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj zhurmës me intensitet të lartë mund të shkaktojë humbje të dëgjimit. u Mbajini personat rrotull në një distancë të sigurt nga vendi i punës. Kushdo që futet në zonën e punës duhet të vendosë pajisje personale mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndime fizike edhe më larg vendit ku punohet. u Kapeni mjetin me korrent vetëm nga sipërfaqet e izoluara të kapjes kur bëni ndonjë punë në të cilën aksesori prerës mund të kontaktojë telat e fshehur ose kordonin e vet. Në rast kontakti me një tel me korrent, pjesët metalike të ekspozuara të mjetit me korrent mund të marrin korrent dhe t'i shkaktojnë operatorit goditje elektrike. u Mos e lini asnjëherë mjetin me korrent derisa aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që rrotullohet mund të kapë sipërfaqen dhe të shkaktojë humbjen e kontrollit të mjetit me korrent. u Mos e vini në punë mjetin me korrent ndërkohë që e mbani anash. Kontakti padashur me aksesorin rrotullues mund t'ju kapë rrobat, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj. u Pastrojini rregullisht hapësirat e ajrimit të mjetit me korrent. Ventilatori i motorit tërheq pluhur brenda trupit dhe grumbullimi i tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë goditje elektrike. u Mos e vini mjetin me korrent në punë pranë materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale. u Mos përdorni aksesorë që kanë nevojë për ftohës të lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë të lëngshëm mund të shkaktojë goditje elektrike. Goditjet mbrapsht dhe paralajmërimet përkatëse: Goditja mbrapsht është një reagim i papritur ndaj kafshimit ose bllokimit të diskut rrotullues, diskut mbështetës, furçës ose të ndonjë aksesori tjetër. Kafshimi ose bllokimi shkakton ndalim të papritur të aksesorit rrotullues, i cili në këmbim bën që mjeti me korrent të shkojë me forcë në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të kundërt të rrotullimit të aksesorit te pika e bllokimit. Për shembull, nëse një disk bllokohet ose kafshohet nga materiali i punës, buza e diskut që futet te pika e kafshimit mund të dalë në sipërfaqe të materialit duke shkaktuar që disku të dalë ose të kërcejë me forcë. Disku ose mund të kërcejë operatorit, ose drejt tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në pikën e kafshimit. Gjithashtu disqet gërryese mund të thyhen në situata të tilla. Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të mjetit dhe/ose e procedurave ose kushteve të gabuara të punimit, e cila mund të shmanget duke marrë masat parandaluese të mëposhtme. u Kapeni fort mjetin me korrent me të dyja duart dhe poziciononi trupin dhe krahët në mënyrë të tillë që t'u rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Përdorni gjithnjë dorezë ndihmëse, nëse ka, që të keni kontroll maksimal ndaj goditjeve mbrapsht ose reagimit të forcës rrotulluese gjatë vënies në punë. Operatori mund të kontrollojë forcën e reagimit të rrotullimit ose të Bosch Power Tools 1 609 92A A99 | (27.01.2025)298 | Shqip goditjes mbrapsht nëse merren masa parandaluese të përshtatshme. u Mos e vendosni asnjëherë dorën pranë aksesorit rrotullues. Aksesori mund t'ju godasë dorën. u Mos e poziciononi trupin te vendi ku mjeti do të lëvizë nëse ndodh goditja mbrapsht. Goditja mbrapsht do ta shtyjë mjetin në drejtim të kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e bllokimit. u Bëni shumë kujdes kur punoni në cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimin dhe rrëshqitjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimi kanë prirjen që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të shkaktojnë humbje të kontrollit ose goditje mbrapsht. u Mos vendosni fletë sharrimi motorseke për punim druri, disk diamantit të segmentuar me hapësirë periferike më të madhe se 10 mm ose fletë sharre të dhëmbëzuar. Këto thika krijojnë goditje mbrapsht të shpeshta dhe humbje të kontrollit. Paralajmërime sigurie specifike për punët e fërkimit dhe prerjes: u Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë specifikuar për mjetin tuaj dhe mbrojtëset specifike për diskun e zgjedhur. Disqet për të cilat mjeti me korrent nuk është krijuar nuk mund të mbrohen në mënyrë të përshtatshme dhe janë të pasigurta. u Sipërfaqja e fërkimit të disqeve të shtypura në qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës mbrojtëse. Nëse disku nuk montohet siç duhet, duke dalë përtej planit të buzës mbrojtëse, nuk mund të mbrohet siç duhet. u Mbrojtësja duhet të fiksohet mirë te mjeti me korrent dhe të pozicionet për siguri maksimale, në mënyrë që disku të ekspozohet sa më pak drejt operatorit. Mbrojtësja e ndihmon operatorin nga fragmentet e thyera të diskut, kontakti aksidental me diskun dhe shkëndijat që mund të bëjnë që rrobat të marrin flakë. u Disqet duhet të përdoren vetëm për punë specifike. Për shembull: mos fërkoni me pjesën anësore të diskut. Disqet prerëse janë bërë për prerje anësore, ndaj forcat anësore që ushtrohen në këto disqe mund të bëjnë që ato të thyhen. u Përdorni gjithnjë flanxha disku të padëmtuara që kanë madhësinë dhe formën e duhur për diskun e caktuar. Flanxhat e duhura të diskut e mbajnë mirë diskun duke pakësuar rrezikun e thyerjes së diskut. Flanxhat për disqet për prerje mund të jenë të ndryshme nga flanxhat e disqeve për fërkim.. u Mos përdorni disqe të konsumuara që kanë mbetur nga mjetet e mëdha. Një disk që është bërë për një mjet të madh nuk është i përshtatshëm për shpejtësinë më të lartë të një mjeti të vogël, ndaj mund të çahet. u Kur përdorni disqe rrotulluese për dy qëllime, përdorni gjithnjë mbrojtësen e duhur për punën që do të bëhet. Nëse nuk përdoret mbrojtësja e duhur, mund të mos sigurohet mbrojta e duhur, dhe kjo mund të shkaktojë lëndime fizike të rënda. Paralajmërime sigurie shtesë për punët e prerjes: u Mos e "bllokoni" diskun e prerjes ose mos ushtroni tepër presion. Mos u përpiqni të bëni prerje tepër të thellë. Sforcimi i tepërt i diskut rrit ngarkesën dhe rrezikun e përthyerjes ose bllokimit të diskut te vendi i prerjes, si dhe rrezikun e goditjes mbrapsht ose thyerjes së diskut. u Mos e poziciononi trupin në një drejtim mbrapa diskut të prerjes. Kuir disku, në momentin e punimit, largohet nga trupi juaj, goditja e mundshme mbrapsht mund ta shtyjë diskun rrotullues dhe mjetin me korrent drejtpërdrejt te ju. u Kur disku bllokohet ose kur e ndaloni një punë prerjeje për çfarëdo arsyeje, fikeni mjetin me korrent dhe mbajeni palëvizur derisa disku të ndalojë plotësisht. Mos u përpiqni asnjëherë ta hiqni diskun nga vendi i prerjes ndërkohë që disku është në lëvizje, përndryshe mund të ndodhë goditje mbrapsht. Kontrolloni dhe merrni masa korrigjuese për të eliminuar shkakun e bllokimit të diskut. u Mos e rifilloni punën e prerjes në material. Lëreni diskun të arrijë shpejtësi të plotë dhe futeni përsëri me kujdes te vendi i prerjes. Disku mund të bllokohet, mund të dalë ose mund të godasë mbrapsht nëse mjeti me energji rindizet te materiali i punës. u Mbështetini panelet ose çdo material pune tepër të madh për të pakësuar rrezikun e kafshimit të diskut dhe goditjes mbrapsht. Materialet e mëdha të punës kanë prirjen të marrin hark për shkak të peshës së tyre. Mbështetëset duhet të vendosen plotësisht poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes dhe pranë buzës së materialit në të dyja anët e diskut. u Bëni shumë kujdes kur bëni një "prerje xhepi" në muret ekzistuese ose në vende të tjera të verbra. Disku që del mund të presë tubat e gazit ose të ujit, telat elektrikë ose objektet të cilët mund të shkaktojnë goditje mbrapsht. u Mos u përpiqni të bëni prerje me hark. Sforcimi i tepërt i diskut rrit ngarkesën dhe rrezikun e përthyerjes ose bllokimit të diskut te vendi i prerjes, si dhe rrezikun e goditjes mbrapsht ose thyerjes së diskut, dhe kjo mund të shkaktojë lëndime fizike të rënda. Paralajmërime sigurie specifike për punët e smerilimit: u Përdorni letër smerilimi me madhësi specifike. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit kur zgjidhni letrën e smerilimit. Letrat e mëdha të smerilimit që dalin përtej diskut mbështetës paraqesin rrezik çarjeje dhe mund të shkaktojnë bllokim, çarje të diskut ose goditje mbrapsht. Paralajmërime sigurie specifike për punët e fërkimit: u Mbani parasysh se fijet e telit fluturojnë nga furça edhe gjatë punimit normal. Mos i sforconi telat duke ushtruar tepër forcë në furçë Fijet e telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose në lëkurë. u Nëse specifikohet përdorimi i një mbrojtëseje për fërkimin me furçë teli, mos lejoni asnjë pengesë te furça e telit ose te furça me mbrojtëse. Disku i furçës së 1 609 92A A99 | (27.01.2025) Bosch Power ToolsShqip | 299 telit ose furça mund të zgjerohet në diametër për shkak të ngarkesës dhe forcave centrifugale. Udhëzime shtesë sigurie Mbani syze mbrojtëse. Mbrojtësja nuk duhet të përdoret për prerje. Me një adaptor të përshtatshëm, mbrojtësja mund të përdoret edhe për prerje. Kapeni fort mjetin me të dyja duart dhe sigurohuni që t'i keni pozicionuar mirë këmbët. Mjeti me korrent mund të mbrohet më mirë me të dyja duart. u Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale. u Mos i prekni disqet e fërkimit dhe prerjes derisa të jenë ftohur. Disqet mund të nxehen shumë gjatë punës. u Lironi çelësin On/Off dhe vendoseni në poziciononin Off kur shkëputet energjia, p.sh. kur hiqet bateria. Kjo parandalon rindezjen e paqëllimshme. u Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj. u Mbajeni mjetin brenda ndërtesave, në një dhomë të thatë, pa ngricë me temperaturë të njëtrajtshme. u Hiqini mjetet e punës para se ta transportoni mjetin me korrent. Kjo ndihmon për të shmangur dëmtimet. u Disqet e prerjes dhe fërkimit që janë të ngjitura kanë një datë skadimi, dhe pas kësaj date disqet nuk duhet të përdoren më. u Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes. u Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër. u Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet. u Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme. Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. Përshkrimi i produktit dhe shërbimit Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz. Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të udhëzimeve të përdorimit. Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur Vegla elektrike është e destinuar për prerjen dhe pastrimin e materialeve të metalit, gurit, plastikës dhe të përbërë, për ashpërsimin e metaleve, plastikës dhe materialeve të përbëra dhe për shpimin e materialeve prej guri me shpime diamanti pa përdorur ujë. Sigurohuni që të përdorni kapakun e duhur mbrojtës (shih "Funksionimi", Faqe304). Gjatë prerjes së gurit, siguroni nxjerrjen e duhur të pluhurit. Me mjetet bluarëse të miratuara, vegla elektrike mund të përdoret për lëmimin e letrës zmerile. Vegla elektrike nuk duhet të përdoret për bluarjen e materialeve prej guri me rrota kupe diamanti. Komponentët e shfaqur Numërimi i komponentëve të paraqitur i referohet paraqitjes së veglës elektrike në faqen grafike. (1) Leva e lëshimit për kapakun mbrojtës (2) Shigjeta e drejtimit të rrotullimit në kasë (3) Leva (4) Çelësi i ndezjes/fikjes (5) Rregullimi i parazgjedhjes së shpejtësisë së rrotullimit (6) Bateria

(7) Butoni i lirimit të baterisë

(8) Dorezë shtesë kundër dridhjeve (sipërfaqe e izoluar e dorezës) (9) Dorezë shtesë standarde (sipërfaqja e izoluar e dorezës)

(10) Kapak mbrojtës për smerilim (11) Kapak mbrojtës për ndarje

(14) Mbulesa ndarëse (15) Disk ndarës X-LOCK

(17) Dorezë (sipërfaqja e izoluar e dorezës) (18) Sistemi i fiksimit GX-LOCK (19) Mbrojtja e duarve

(20) Pjatë mbështetëse X-LOCK për disqe fibre

(22) Fashetë X-LOCK për disqe fibre

(23) Furçë kupë X-LOCK

(26) Kapuç thithës për prerje me slitë udhëzuese

Këto pajisje shtesë nuk janë pjesë e dorëzimeve standarde. Të dhënat teknike Gur fresibël me kënd GWX 18V-11 S Numri i artikullit 3 601 JN4 2.. Tensioni nominal V= 18 Shpejtësia nominale

Gama e vendosjes së numrit të rrotullimeve min

3000–9000 Diametri maks. i diskut smerilues/diametri maks. i shtresës lëmuese prej gome mm 125 Fikja e goditjes mbrapsht ● Mbrojtja e rifilluar ● Fren ndërprerës ● Fikja e goditjes ● Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit

kg 2,1–3,4 Temperatura e rekomanduar e ambientit gjatë karikimit °C 0...+35 Temperatura e lejuar e ambientit gjatë funksionimit

dhe gjatë ruajtjes °C –20...+50 Bateritë e përputhshme GBA18V... ProCORE18V... Bateritë e rekomanduara GBA18V... ≥4.0Ah ProCORE18V... ≥4.0Ah Karikuesit e rekomanduar GAL18... GAX18... GAL36...

Matur në 20–25°C me bateri ProCORE18V 12.0Ah

në varësi të baterisë së përdorur (6), të kapakut mbrojtës të përdorur ((11), (10), (14)) dhe dorezës shtesë të përdorur ((9), (8)) C) Performancë e kufizuar në temperatura <0°C Vlerat mund të ndryshojnë sipas produktit dhe i nënshtrohen kushteve të aplikimit dhe mjedisit. Informacione të mëtejshme në www.bosch-professional.com/wac. Informacion mbi zhurmën/dridhjet Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje meENIEC62841-2-3. Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: Niveli i presionit të zërit 85dB(A); Niveli i fuqisë së zërit 93dB(A). Pasiguria K=3dB. Mbani mbrojtje për veshët! Vlerat totale të dridhjeve a

(shuma vektoriale e tre drejtimeve) dhe pasiguria K përcaktohen në përputhje me ENIEC62841-2-3: Smerilimi i sipërfaqes (nivelim) dhe smerilimit ndarës:

Bluarja e fletëve të holla ose materialeve të tjera lehtësisht vibruese me një sipërfaqe të madhe mund të rezultojë në një vlerë të rritur të emetimit të zhurmës deri në 15 dB. Rritja e emetimeve të zhurmës mund të zvogëlohet duke përdorur dyshekë të përshtatshëm amortizues të rëndë. Rritja e emetimeve të zhurmës duhet të merret parasysh si gjatë vlerësimit të rrezikut të performancës së zhurmës ashtu edhe gjatë zgjedhjes së mbrojtjes së përshtatshme të dëgjimit. Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës. Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës. Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës. Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës. Fikja e goditjes mbrapsht Në rast të një goditjeje të papritur të veglës elektrike, p.sh. bllokimi gjatë një prerjeje, furnizimi me energji elektrike i motorit ndërpritet në mënyrë elektronike. Për të rifilluar funksionimin zhvendoseni çelësin e ndezjes/fikjes (4) në pozicionin e fikur dhe ndizni sërish veglën elektrike. Mbrojtja e rifilluar RESTARTPROTECTION Mbrojtja e rifilluar parandalon ndezjen e pakontrolluar të veglës elektrike pas një ndërprerjeje në furnizimin me energji elektrike. Për të rindezur pajisjen, zhvendoseni çelësin e ndezjes/fikjes (4) në pozicionin e fikur dhe ndizni sërish veglën elektrike. 1 609 92A A99 | (27.01.2025) Bosch Power ToolsShqip | 301 Fren ndërprerës Vegla elektrike ka sistemin elektronik të frenimit Bosch X-Brake. Kur fiket, vegla e smerilimit ndalon brenda pak sekondash. Kjo do të thotë një reduktim i ndjeshëm i kohës së ndalimit në krahasim me smeriluesit këndorë pa frenim ndalues dhe mundëson që vegla elektrike të vihet më herët. Fikja e goditjes Fikja e goditjes e integruar fik veglën elektrike në momentin që ajo takon tokën pas një rrëzimi. Për të rifilluar funksionimin zhvendoseni çelësin e ndezjes/fikjes (4) në pozicionin e fikur dhe ndizni sërish veglën elektrike. Protokollimi i të dhënave Regjistrimi i të dhënave është i aktivizuar në këtë vegël elektrike. Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit Me rrotën rregulluese për parazgjedhjen e numrit të rrotullimeve (5) ju mund të zgjidhni gjithashtu paraprakisht shpejtësinë e kërkuar gjatë funksionimit. Informacioni i dhënë në tabelën e mëposhtme jep vlerat e rekomanduara. Material Përdorimi Vegla që përdoret Rrotë rregulluese pozicioni Metal Heqja e bojës Letër smeril 2–3 Metal Pastrim me furçë, heqje ndryshku Furçë kupë, letër smeril 3 Çelik inox Smerilimi Disk smerilimi/disk me fibra 4–6 Metal Bluarje nivelimi Rrota bluarëse 6 Metal Ndarja Disk prerës 6 Gur Ndarja Disk prerës diamant 6 u Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar te mjeti me korrent. Nëse aksesorët punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të thyhen dhe të fluturojnë tutje. Niveli i parazgjedhjes së shpejtësisë [min

Vlerat e specifikuara të nivelit të shpejtësisë janë vlera udhëzuese. Bateria Bosch shet vegla elektrike me bbateri dhe pa bateri.Nga paketimi mund të mësoni nëse me veglën tuaj elektrike është e përfshirë një bateri. Karikoni baterinë u Përdorni vetëm karikuesit e listuar në të dhënat teknike. Vetëm këta karikues janë përshtatur për baterinë Li-jon të përdorur në veglën tuaj elektrike. Shënim: Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit.Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë. Vendosni baterinë Rrëshqisni baterinë e karikuar në mbajtësen e baterisë derisa të klikojë në vend. Hiqni baterinë Për të hequr baterinë, shtypni butonin e lirimit të baterisë dhe tërhiqeni baterinë.Mos përdorni forcë. Bateria ka 2 nivele kyçjeje për të parandaluar që bateria të bjerë jashtë kur shtypet aksidentalisht butoni i lëshimit të baterisë.Për sa kohë që bateria është futur në veglën elektrike, ajo mbahet në pozicionin e saj nga një butoni. Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë Shënim: Jo çdo lloj baterie ka një tregues të nivelit të karikimit. LED-et jeshile të treguesit të statusit të karikimit të baterisë tregojnë statusin e karikimit të baterisë.Për arsye sigurie, pyetja për statusin e karikimit është e mundur vetëm kur vegla elektrike nuk është në gjendje pune. Shtypni butonin e treguesit të statusit të karikimit ose , për të shfaqur statusin e karikimit. Kjo është e mundur edhe nëse hiqni baterinë. Nëse asnjë LED nuk ndizet pas shtypjes së butonit të treguesit të statusit të karikimit, bateria është me defekt dhe duhet të zëvendësohet. Bosch Power Tools 1 609 92A A99 | (27.01.2025)302 | Shqip Lloji i baterisë GBA 18V... LED Kapaciteti Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 60–100% Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 30–60% Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–30% Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5% Lloji i bateriës ProCORE18V... LED Kapaciteti Dritë e vazhdueshme 5 × e gjelbër 80–100% Dritë e vazhdueshme 4 × e gjelbër 60–80% Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 40–60% Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 20–40% Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–20% Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5% Udhëzime për trajtimin optimal të baterisë Mbroni baterinë nga lagështia dhe uji. Ruani baterinë vetëm në një interval temperaturash nga −20°C deri në 50°C. Për shembull, mos e lini baterinë në makinë gjatë verës. Herë pas here pastrojini hapjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë. Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet. Ndiqni udhëzimet e asgjësimit. Montimi u Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje. Montoni pajisjen mbrojtëse u Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje. Shënim: Nëse rrota bluarëse prishet gjatë funksionimit ose nëse pajisjet e montimit në kapakun mbrojtës/veglën elektrike janë dëmtuar, vegla elektrike duhet të dërgohet menjëherë te shërbimi i klientit; shihni seksionin "Shërbimi për klientin dhe këshillat e aplikimit" për adresat. Kapak mbrojtës për smerilim Vendoseni kapakun mbrojtës (10) në mbajtësen e veglës elektrike derisa kamerat koduese në kapakun mbrojtës të rreshtohen me mbajtësen. Shtypeni dhe mbajeni shtypur levën e lirimit (1). Shtypni kapakun mbrojtës (10) mbi qafën e boshtit derisa skaji i kapakut mbrojtës të ulet në fllanxhën e veglës elektrike dhe rrotulloni kapakun mbrojtës derisa ta dëgjoni kërcitjen. Rregulloni pozicionin e kapakut mbrojtës (10) sipas kërkesave të procesit të punës. Për ta bërë këtë, shtypni levën e lirimit (1) për lart dhe rrotulloni kapakun mbrojtës (10) në pozicionin e dëshiruar. u Gjithmonë rregulloni kapakun mbrojtës (10) në mënyrë që të dy kamerat e levës së lirimit (1) të futen në gropat përkatëse në kapakun mbrojtës (10) . u Rregulloni kapakun mbrojtës (10) për të parandaluar që shkëndija të fluturojë drejt operatorit. u Në drejtim të rrotullimit të aksesorëve, kapaku mbrojtës(10) mund të rrotullohet vetëm duke përdorur levën e zhbllokimit(1)! Përndryshe, vegla elektrike nuk duhet të përdoret në asnjë rrethanë dhe duhet t'i dorëzohet shërbimit të klientit. Shënim: Kamerat koduese në kapakun mbrojtës (10) sigurojnë që mund të instalohet vetëm një kapak mbrojtës që përputhet me veglën elektrike. Mbulesa mbrojtëse për prerje u Për të prerë përdorni gjithmonë mbulesën mbrojtëse për prerje (11) ose mbulesën mbrojtëse për smerilim (10) së bashku me mbulesën për prerje (14). u Gjatë prerjes së gurit, siguroni nxjerrjen e duhur të pluhurit. Mbulesa mbrojtëse për prerje (11) montohet si kapak mbrojtës për smerilim (10). Mbulesa për prerje prej metali Montoni mbulesën për prerje (14) prej metali në kapakun mbrojtës për smerilim (10) (shih figurën A): Kthejeni mbrapsht kllapën mbajtëse (➊). Fusni mbulesën (14) në kapakun mbrojtës për smerilim (10) (➋). Shtypni fort kllapër mbajtëse në kapakun mbrojtës (10) (➌). Për ta çmontuar (shih figurën B) shtypni butonin në kllapën mbajtëse (➊) dhe kthejeni prapa (➋). Tërhiqeni mbulesën (14) nga kapaku mbrojtës (10) (➌). Mbulesa për prerje prej plastike Vendosni mbulesën për prerje (14) prej plastike në kapakun mbrojtës për smerilim (10) (shih figurën C). Mbulesa (14) klikon në vend me zë dhe dukshën në kapakun mbrojtës (10). Për ta çmontuar (shih figurën D) zhbllokoni mbulesën (14) në kapakun mbrojtës (10) (➊) majtas ose djathtas dhe hiqni mbulesën (➋). 1 609 92A A99 | (27.01.2025) Bosch Power ToolsShqip | 303 Kapuç thithës për prerje me slitë udhëzuese Kapuçi thithës për prerje me slitë udhëzuese (26) montohet si kapuçi mbrojtës për smerilim. Duke ngjitur dorezën shtesë (9)/(8) përmes kllapës në grykën thithëse në kutinë e marsheve, vegla elektrike lidhet fort me grykën thithëse. Një pajisje thithëse e përshtatshme Bosch mund të lidhet me grykën e nxjerrjes me slitë udhëzuese (26). Për ta bërë këtë, futni zorrën e thithjes me përshtatës thithës në vendin e caktuar në grykën thithëse.. Shënim: Fërkimi i krijuar nga pluhuri në zorrën e thithjes dhe aksesorët gjatë vakumit shkakton një ngarkesë elektrostatike, të cilën përdoruesi mund ta përjetojë si shkarkim statik (në varësi të faktorëve mjedisorë dhe gjendjes së tij fiziologjike). Bosch në përgjithësi rekomandon përdorimin e një zorrë thithëse antistatike (pajisje shtesë) për të fshirë pluhurin e imët dhe materialet e thata. Mbrojtja e duarve u Për punë me diskun smerilues prej gome (20)ose me furçë kupë/furçë kon/shpues diamanti, montoni gjithmonë mbrojtjen e duarve (19). Vendosni mbrojtjen e duarve (19) me dorezën shtesë (9)/ (8). Dorezë shtesë standarde/dorezë shtesë kundër dridhjeve Vidhosni dorezën shtesë (9)/(8) në varësi të mënyrës së funksionimit në të djathtë ose të majtë të kokës së marsheve. u Përdorni veglën tuaj elektrike vetëm me dorezën shtesë (9)/(8). u Ndalo përdorimin e veglës elektrike nëse doreza shtesë (9)/(8) është dëmtuar. Mos bëni asnjë ndryshim në dorezën shtesë (9)/(8). Doreza shtesë kundër dridhjeve (8) mundëson një punë me dridhje të ulët dhe për këtë arsye më të këndshme dhe të sigurt. Montoni dhe çmontoni veglën smeriluese Ju lutemi, vini re udhëzimet e veçanta të montimit për veglat e përdorimit X-LOCK. u Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje. u Mos i prekni disqet e fërkimit dhe prerjes derisa të jenë ftohur. Disqet mund të nxehen shumë gjatë punës. u Përdorni vetëm vegla përdorimi origjinale X-LOCK që mbajnë logon X-LOCK. Vetëm për veglat e përdorimit origjinale X-LOCK është e garantuar se respektohet trashësia e fiksimit prej maks. 1,6 mm. Një trashësi më e madhe fiksimi mund të çojë në një fiksim të pasigurt, si pasojë e së cilës vegla e fiksimit mund të lirohet. u Veglat e përdorimit X-LOCK nuk kërkojnë fllanxhë fiksimi dhe fllanxhë mbështetëse shtesë. u Sigurohuni që vegla e futjes dhe mbajtësja të mos jenë të deformuara dhe të mos kenë papastërti e grimca. Kushtojini vëmendje dimensioneve të veglave smeriluese. Sigurohuni që të dyja hundët e fiksimit X-LOCK të jenë të hapura (shih foton vijuese), para se të montoni veglën e përdorimit X-LOCK. Nëse nevojitet, pastroni zonën midis dy hundëve të fiksimit X-LOCK. Montoni veglën smeriluese ➊ Vendosni diskun e smerilimit/diskun ndarës/diskun e smerilimit me fletë të centruar dhe paralelisht me sipërfaqen e mbështetjes si dhe në anën e duhur lart mbi sistemin e fiksimit X-LOCK. ➋ Shtypni diskun në drejtim të sistemit të fiksimit.

) nuk është më i lartë se sipërfaqja e referencës (

) dhe kështu i montuar saktë. Nëse cepi është më lart, sistemi i fiksimit duhet të pastrohet ose vegla e smerilimit nuk duhet të përdoret. Para çmontimit të diskut të smerilimit/diskut ndarës/ diskut të smerilimit me fletë: sigurohuni që vegla elektrike të ketë ndaluar. Çmontoni veglën smeriluese

Hapni levën (3). ➋ Disku i smerilimit/disku ndarës/disku i smerilimit me fletë lirohet. ➌ Disku i smerilimit/disku ndarës/disku i smerilimit me fletë mund të hiqet. Bosch Power Tools 1 609 92A A99 | (27.01.2025)304 | Shqip (3) (3) Veglat e lejuara të smerilimit Ju mund të përdorni të gjitha mjetet bluarëse të përmendura në këto udhëzime funksionimi. Numri i lejuar i rrotullimeve [min

] ose shpejtësia periferike [m/s] e veglave bluarëse të përdorura duhet të paktën të korrespondojë me informacionin në tabelën më poshtë. Ju lutemi vini re numrin e lejuar të rrotullimeve ose shpejtësinë periferike në etiketën e veglës bluarëse. maks. [mm] [°] D b s α [min

Deklarata EU e konformitetit Ne deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produktet e deklaruara përmbushin të gjitha dispozitat e zbatueshme të direktivave dhe rregulloreve të renditura më poshtë dhe janë në përputhje me standardet e mëposhtme. Dokumentacioni teknik gjendet në: * Gur fresibël me kënd Kodi i artikullit