ELM4621 - Makinë prerëse bari MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ELM4621 MAKITA në format PDF.
Pyetjet më të shpeshta - ELM4621 MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth ELM4621 MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë prerëse bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ELM4621 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ELM4621 e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT ELM4621 MAKITA
| Modeli: ELM4121 ELM4620 ELM4621 | ||||
| Shpejtësia pa ngarkesë 3 400 min | -1 | 2 950 min-1 | ||
| Lartësia e prerjes 20 mm - 75 mm | ||||
| Gjerësia e prerjes 410 mm 460 mm | ||||
| Numri i pjesës së fletës rezervë të kositëses YA00000734 YA000000742 | ||||
| Përmasat (GJ x T x L) | Gjatë përdorimit (me koshin e barit) | GJ: 1 290 mm deri 1 465 mmT: 530 mmL: 905 mm deri 1 135 mm | GJ: 1 535 mm deri 1 700 mmT: 570 mmL: 950 mm deri 1 165 mm | GJ: 1 630 mm deri 1 790 mmT: 570 mmL: 950 mm deri 1 165 mm |
| Kur magazinohet (pa koshin e barit) | 390 mm x 530 mm x 1 070 mm | 515 mm x 570 mm x 1 125 mm | 590 mm x 570 mm x 1 220 mm | |
| Pesha neto 18,6 - 20,2 kg 27,7 - 29,2 kg 30,5 - 32,2 kg | ||||
| Kategoria e sigurisë | ☐/II | |||
| Shkalla e mbrojtjes IPX4 | ||||
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
- Pesha mund të ndryshojë në varësi të aksesorit(ëve). Kombinimi më i lehtë dhe më i rëndë, sipas Procedurës EPTA 01/2014, tregohet në tabelë.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.
| Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë. | |
| Lexoni manualin e përdorimit. | |
| IZOLIM I DYFISHTË | |
| Rrezik; kini kujdes nga objektet e hedhura. | |
| Distanca ndërmjet veglës dhe personave që qëndrojnë aty pranë duhet të jetë të paktën 15 m. | |
| Prisni derisa të gjithë komponentët e makinerisë të kenë ndaluar plotësisht përpara se t'i prekni. | |
| Mbajeni kordonin fleksibël të furnizimit me energji larg nga fletët prerëse. |
![]() | Mos i vendosni kurrë këmbët dhe duart pranë fletës së kositëses nën kositëse.Fletët e kositëses vazhdojnë të rrotullohen pasi motori të jetë fikur. Hiqní prizën nga makineria përpara mirëmbajtjes ose nëse kordoni është i dëmtuar. |
![]() | Zhurma e makinerisë është jo më shumë se 96 dB. |
![]() | Mbajini larg duart dhe këmbët. Mos e përdorni kositäsen në rast se mbrojtëset dhe aksesorët nuk janë në vendin e duhur. |
![]() | Vetëm për shtetet e BE-sëPër shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura elektronike dhe elektrike mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike me mbetjet shtëpiake!Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike duhet të grumbullohen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje. |
Përdorimi i synuar
Makineria është synuar për kositjen e barit. Mos e përdorni makinerinë për qëllime të tjera. Përdorimi i makinerisë për veprime të ndryshme nga ato për të cilat është synuar mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një furnizim me energjie me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyfishtë dhe mund të përdorin priza pa tokëzim.
Nëse kordoni i furnizimit me energji është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit për të shmangur ndonjë rrezik.
Për sisteme shpërndarjeje publike me tension të ulët ndërmjet 220 V dhe 250 V
Ndryshimet e funksionimit të aparatit elektrik shkaktojnë lëkundje tensioni. Funksionimi i kësaj pajisjeje në kushte jo të favorshme të rrjetit elektrik mund të shkaktojë pasoja negative në funksionimin e pajisjeve të tjera. Me një rezistencë në rrjetin elektrik të barabartë ose më të vogël se 0,422 om (për ELM4121), mund të supozohet se nuk do të ketë pasoja negative. Priza e rrjetit elektrik që përdoret me këtë pajisje duhet të mbrohet nga një siguresë ose nga automat mbrojtës që aktivizohet ngadalë.
Zhurma
Standardi i zbatueshëm : EN IEC 62841-4-3
| Modeli Niveli i presionit të zhurmës Niveli i fuqisë së zhurmës | |||
| L_PA (dB(A)) Pasiguria K (dB(A)) L | _WA (dB(A)) Pasiguria K (dB(A)) | ||
| ELM4121 84 3 94,2 1,4 | |||
| ELM4620 83 3 92,7 0,8 | |||
| ELM4621 83 3 92,7 0,8 | |||
SHËNIM: Vlerat e deklaruar totale të emetimeve të zhurmës janë matur sipas një metode standarde testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara të emetimeve të zhurmës mund të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
⚠️PARALAJMËRIM: Mbani mbrojtëse për veshët.
⚠️PARALAJMËRIM: Emetimet e zhurmës gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga Iloji i materialit të punës që përdoret.
⚠️PARALAJMËRIM: Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse) përcaktohet sipas EN IEC 62841-4-3:
Modeli ELM4121
Emetimi i dridhjeve (ah): 2,5 m/s ^2 ose më pak Pasiguria (K): 1,5 m/s ^2
Modeli ELM4620
Emetimi i dridhjeve (ah): 2,5 m/s ^2 ose më pak Pasiguria (K): 1,5 m/s ^2
Modeli ELM4621
Emetimi i dridhjeve ( a_h ): 2,5 m/s ^2 ose më pak Pasiguria (K): 1,5 m/s ^2
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë matur sipas një metode standarde testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
⚠️PARALAJMËRIM: Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
⚠️PARALAJMËRIM: Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklaratat e konformitetit
Vetëm për shtetet evropiane
Deklaratat e konformitetit përfshihen në Shtojcën A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për sigurinë e veglës
⚠️PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Siguria në zonën e punës
- Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë aksidente.
- Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshme. Veglat elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
- Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë ndërkohë që përdorni veglën elektrike. Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Siguria elektrike
-
Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos e modifikoni spinën. Mos përdorni spina përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara. Spinat e pamodifikuara dhe që përshtaten me prizën pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.
-
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
-
Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut dhe kushteve me lagështi. Uji që hyn në veglën elektrike shton rrezikun e goditjes elektrike.
-
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
-
Kur e përdorni veglën elektrike në ambient të jashtëm, përdorni kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim të jashtëm. Përdorimi i kordonit të përshtatshëm për ambient të jashtëm ul rrezikun e goditjes elektrike.
-
Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD). Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes
elekstrike.
-
Rekomandohet gjithmonë përdorimi i burimit të energjisë nëpërmjet RCD-së me rrymë të matur prej 30 mA ose më pak.
-
Veglat elektrike mund të prodhojnë fusha elektromagnetike (EMF) të cilat nuk janë të dëmshme për përdoruesin. Megjithatë, përdoruesit e stimuluesve kardiakë ose pajisjeve të ngjashme mjekësore, duhet të kontaktojnë me prodhuesin e pajisjes së tyre dhe/ose mjekun përpara se ta përdorin këtë vegël elektrike.
-
Mos e prekni prizën e rrymës me duar të lagura.
-
Nëse kordoni është i dëmtuar, kërkoni që ta zëvendësojë atë prodhuesi ose agjenti i tij për të shmangur rrezikun ndaj sigurisë.
Siguria personale
-
Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe veproni me mend kur përdorni veglën elektrike. Mos e përdorni veglën elektrike kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
-
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet e duhura reduktojnë lëndimet personale.
-
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e veglës elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund të sjellë aksidente.
-
Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni veglën. Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim personal.
-
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në situata të papritura.
-
Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg pjesëve lëvizëse. Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen te pjesët lëvizëse.
-
Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura dhe të përdoren siç duhet. Mbledhja e pluhurave mund të pakësojë rreziqet në lidhje me to.
-
Mos lejoni që njohja nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju lërë të bëheni të vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë së veglave. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë lëndime të rënda brenda një fraksioni të sekondës.
-
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Ešhtë përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
- Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni veglën e duhur elektrike për përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me shpejtësinë për të cilën është projektuar.
- Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
- Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet, nga vegla elektrike përpara se të bëni rregullime, të ndërroni aksesorë ose ta ruani veglën. Masa të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së veglës elektrike aksidentalisht.
- Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të pakualifikuar.
- Mirëmbajini veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla elektrike është e dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.
- Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe kontrollohen më lehtë.
- Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
- Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso. Dorezat dhe sipërfaqet e kapjes që janë të rreshqitshme nuk lejojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të
veglës në situata të papritura.
- Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza pune prej lecke sepse ato mund të ngecin. Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Shërbimi
- Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
- Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërimin e aksesorëve.
Paralajmërime për sigurinë e kositëses së barit
- Mos e përdorni kositësen e barit në kushte të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
- Inspektoni tërësisht për kafshë të egra zonën ku do të përdoret kositësja e barit. Kafshët e egra mund të plagosen nga kositësja e barit gjatë funksionimit.
- Inspektoni tërësisht zonën ku duhet të përdoret kositësja e barit dhe hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë, telat, kockat dhe sende të tjera të huaja. Sendet e hedhura mund të shkaktojnë lëndime.
- Para se të përdorni kositësen e barit, inspektoni gjithnjë me sy për të parë nëse thika dhe grupi i thikave janë të konsumuara ose të dëmtuara. Pjesët e konsumuara ose të dëmtuara rrisin rrezikun e lëndimit.
- Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin e furnizimit dhe çdo zgjatues për shenja dëmtimi ose vjetrimi. Mos e përdorni kositësen e barit nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar. Nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar gjatë përdorimit, fikeni kositësen e barit dhe mos e prekni kordonin përpara se ta shkëputni atë nga furnizimi. Kordoni i furnizimit ose kordoni zgjatues i dëmtuar mund të rezultojnë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
- Kontrolloni shpesh kapësin e barit për konsumim ose përkeqësim. Kapësi i konsumuar ose i dëmtuar i barit mund të rrisë rrezikun e lëndimit.
- Mbajini mbrojtëset në vend. Mbrojtëset duhet të jenë në gjendje pune dhe të montuar siç duhet. Mbrojtëset që janë të lira, të dëmtuara ose që nuk funksionojnë saktë mund të rezultojnë në lëndim.
- Mbajini të pastra nga papastërtitë të gjitha hyrjet e ajrit të ftohjes. Hyrjet e bllokuara të ajrit dhe mbeturinat mund të rezultojnë në mbinxehje ose rrezik zjarri.
- Gjatë përdorimit të kositëses së barit mbani gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk rrëshqasin. Mos e përdorni kositësen e barit kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura. Kjo zvogëlon mundësinë e lëndimit të këmbëve nga kontakti me thikën lëvizëse.
- Gjatë përdorimit të kositëses së barit mbani gjithnjë pantallona të gjata. Ekspozimi i lëkurës
rrit gjasat e lëndimit nga flakja e sendeve.
- Mos e përdorni kositësen e barit në bar të lagësht. Ecni, mos vraponi asnjëherë. Kjo redukton rrezikun e së rrëshqitjes dhe të rënies, veprime të cilat mund të shkaktojnë lëndime.
- Mos e përdorni kositësen e barit në shpate tepër të pjerrëta. Kjo redukton rrezikun e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies, veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
- Kur punoni në pjerrina, gjithmonë sigurohuni për mbështetjen e këmbëve, gjithmonë punoni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart ose poshtë si dhe ushtroni kujdes shumë të madh kur ndryshoni drejtimin. Kjo redukton rrezikun e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies, veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
- Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e kositëses së barit ose kur e tërhiqni drejt vetes. Jini gjithnjë të vëmendshëm ndaj mjedisit tuaj. Kjo zvogëlon rrezikun e pengimit gjatë përdorimit.
- Mbajeni kordonin e furnizimit larg nga fletët prerëse. Kordoni i dëmtuar i furnizimit mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
- Fikeni dhe hiqni spinën nga rryma nëse kordoni është i ngatërruar ose i dëmtuar. Kordonët e ngatërruar ose të dëmtuar mund të shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
- Mos i prekni thikat dhe pjesë të tjera të lëvizshme e të rrezikshme ndërsa janë ende në lëvizje. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit nga pjesët e lëvizshme.
- Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose pastrimit të kositëses së barit, sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe kordoni i energjisë të jetë i shkëputur. Ndezja aksidentale e kositëses së barit mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Trajnim
- Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me komandat dhe përdorimin e duhur të kositëses.
- Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin këto udhëzime të përdorin kositäsen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
- Mos e përdorni kurrë kositësen nëse ka njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
- Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet që mund t'u ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
- Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.
- Mos e futni çelësin e bblokimit në kositëse derisa ajo të jetë gati për t'u përdorur.
-
Shikoni për gropa, vija, gunga, gurë ose objekte të tjera të fshehura. Terreni i paniveluar mund të shkaktojë aksident rrëshqitjeje dhe rrežimi. Bari i lartë mund të fshehë pengesa.
-
Mos e fusni ose hiqni çelësin e bllokimit në shi.
Përdorimi
- Ndalojeni kositësen dhe hiqni çelësin e blokimit dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
• sa herë që lini kositësen vetëm;
- përpara se të pastroni bllokimet apo të zhbllokoni marmitën;
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të punoni me kositësen.
-
Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni hapat e mëposhtme:
-
Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe prisni derisa fleta të ketë ndaluar plotësisht.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.
-
Zëvendësoni fletën nëse ka ndonjë dëmtim. Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose të vazhdoni punën me kositësen.
-
Nëse kositësja fillon të dridhet në mënyrë jonormale ose vëreni diçka të pazakontë, ndiqni menjëherë këto hapa:
-
Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe prisni derisa fleta të ketë ndaluar plotësisht.
- Inspektoni për dëmtime dhe zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara.
-
Kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
-
Mos e përdorni kurrë kositäsen me mbrojtëse me defekt ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe/ose koshin e barit.
- Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi artificial.
- Ndizeni kositësen me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut (disqeve).
- Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart me fletët e kositëses.
- Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo për në zonën e përdorimit.
- Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga sa është absolutisht e nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit. Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në tokë kositësen.
- Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së shkarkimit.
- Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
- Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani kositäsen.
- Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve
rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi kositësja fiket.
- Asnjëherë mos u përpiqni të bëni rregullime të lartësisë së prerjes ndërkohë që kositësja është në lëvizje nëse kositësja ka veçorinë e rregullimit të lartësisë së prerjes.
-
Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që fleta të ketë ndaluar përpara se të kaloni rrugët, rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me zhavorr. Gjithashtu, hiqni çelësin e blokimit nëse lini kositësen vetëm, zgjasni dorën për të kapur ose hequr diçka që keni përpara ose për ndonjë arsye tjetër që mund t'ju shpërqendrojë nga puna që po bëni.
-
Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar përpara vrimës së shkarkimit.
-
Asnjëherë mos ia drejtoni materialin e shkarkuar dikujt. Shmangni shkarkimin e materialit kundrejt një muri ose pengese. Materiali mund të bëjë rikoshetë drejt përdoruesit. Ndalojeni fletën kur kaloni mbi sipërfaqe me zhavorr.
-
Mos e tërhiqni kositësen prapa përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Kur jeni i detyruar që të ktheni kositësen nga një gardh ose pengesë e ngjashme, shikoni poshtë dhe prapa përpara dhe gjatë lëvizjes mbrapsht.
-
Fikeni motorin dhe prisni derisa fleta të ndalojë plotësisht përpara se të hiqni kapësen e barit. Tregoni kujdes sepse fletët lëvizin pas fikjes.
-
Kur e përdorni makinerinë në tokë me baltë, pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini kujdes vendosjes së këmbëve.
-
Shmangni punën në mjedise të papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet së tepërmi.
-
Mos e përdorni makinerinë në mot të keq ku shikueshmëria është e kufizuar.Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktohet rrežim ose funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
-
Mos e zhytni makinerinë në pellgje.
-
Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes) ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të shiut, hiqini ato.
-
Mos e përdorni makinerinë në borë.
-
Nëse bari i prerë është i lagur, ai mund të ngecë brenda makinerisë. Kontrolloni rregullisht gjendjen e makinerisë dhe hiqni barin e ngjitur sipas nevojës.
-
Kur përdorni makinerinë, kushtojuni kujdes tubacioneve dhe instalimeve elektrike.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
- Inspektoni dhe mirëmbajeni kositësen rregullisht.
- Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara mirë për t'u siguruar që pajisja të jetë në kushte të sigurta pune.
- Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit për konsumim ose vjetrim. Për ruajtje, sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.
- Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit
të specifikuara në këtë manual.
-
Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
-
Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
-
Lëreni gjithmonë kositäsen të ftohet përpara se ta magazinoni.
-
Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i fikur, disqet mund të lëvizin ende.
-
Asnjëherë mos hiqni ose ngacmoni pajisjet e sigurisë. Kontrolloni rregullisht funksionimin e tyre të rregullt. Asnjëherë mos bëni diçka për të ndërhyrë në funksionin e synuar të një pajisjeje sigurie ose për të reduktuar mbrojtjen e ofruar nga një pajisje sigurie.
-
Mos e lini makinerinë të pamonitoruar përjashta në shi.
-
Mos e lani makinerinë me ujë me presion të lartë.
-
Kur magazinoni makinerinë, shmangni dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
-
Kryeni inspektimin ose mirëmbajtjen në një vend ku mund të shmanget shiu.
-
Pas përdorimit të makinerisë, hiqni papastëritë që i janë ngjitur dhe thajeni makinerinë plotësisht përpara se ta magazinoni.Në varësi të stinës ose të zonës, ekziston rreziku i keqfunksionimit për shkak të ngricës.
Siguria elektrike
- Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni makinerinë në vende të lagështa ose të lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në makineri mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
⚠️PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
⚠️PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me kositësen.
- Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk
i njohin këto udhëzime të përdorin kositäsen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
- Mos e përdorni kurrë kositäsen nëse ka njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
- Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet që mund t'u ndodhin personave të tjere ose pronës së tyre.
- Gjatë përdorimit të kositëses vishni gjithmonë këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura. Shmangni veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen. Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.
- Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Éshtë përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
- Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin e furnizimit dhe të energjisë për shenja dëmtimi ose vjetërimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni kordonin menjëherë nga furnizimi me energji. Mos e prekni kordonin përpara se të jetë shkëputur furnizimi me energji. Mos e përdorni kositäsen nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar.
- Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi artificial.
- Shmangni përdorimin e kositëses në bar të lagur.
- Mos e përdorni kurrë kositäsen në shi.
- Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
- Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona të pjerrëta.
- Ecni, mos vraponi asnjëherë.
- Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani kositäsen.
-
Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë medikamenti.
-
Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi kositësja fiket.
- Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit të specifikuara në këtë manual.
- Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
- Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni kositäsen nëse ndokush afrohet në zonë.
- Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet, kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona e punës përpara se të nisni kositjen për të parandaluar lëndimin personal ose dëmtimin e kositëses.
- Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re diçka të pazakontë. Fikeni kositësen dhe shkëputeni kordonin e energjisë nga furnizimi me energji. Pastaj kontrolloni kositësen.
- Mos u përpiqni kurrë të rregulloni lartësinë e rrotës ndërkohë që kositësja është në punë.
- Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që disku të mos rrotullohet më përpara se të kaloni rrugët, rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me zhavorr. Gjithashtu, shkëputeni kordonin me energji nga furnizimi me energji nëse lini kositësen vetëm, zgjasni dorën për të kapur ose hequr diçka që keni përpara ose për ndonjë arsye tjetër që mund t'ju shpërqendrojë nga puna që po bëni.
- Objektet që goditen nga disku i kositëses mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet përpara se të kositni barin.
-
Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni hapat e mëposhtëm:
-
Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
- Shkëputni kordonin e energjisë nga furnizimi me energji.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.
-
Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim. Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose të vazhdoni punën me kositësen.
-
Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit për konsumim ose vjetërim. Për ruajtje, sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.
-
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
- Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo për në zonën e përdorimit.
- Mos e përdorni kurrë kositäsen me mbrojtëse me defekt ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe/ose koshin e barit.
-
Ndizeni kositësen me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut (disqeve).
-
Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga sa është e nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit. Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në tokë pajisjen.
- Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar përpara vrimës së shkarkimit.
- Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së shkarkimit.
- Mos e transportoni kositësen kur kositësja është e ndezur.
-
Ndaloni kositësen dhe hiqni spinën nga priza. Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
-
sa herë që lini kositäsen vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të punoni me kositësen,
-
pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni kositäsen për dëmtime dhe bëni riparime përpara se ta rindizni dhe ta përdorni.
-
Nëse kositësja nis të ketë dridhje jo normale (kontrollojeni menjëherë)
-
inspektoni për dëmtim,
- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
-
kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
-
Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
- Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
- Mos e lani me zorrë; shmangni futjen e ujit në motor dhe në lidhjet elektrike.
- Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
- Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara mirë për t'u siguruar që pajisja të jetë në kushte të sigurta pune.
- Tregoni kujdes sepse rrotullimi i njërës fletë bën që edhe fletët e tjera të rrotullohen.
- Lëreni gjithmonë kositësen të ftohet përpara se ta magazinoni.
- Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i fikur, disqet mund të lëvizin ende.
- Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
- Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
- Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin e aksesorëve.
- Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso.
- Kontrolloni për t'u siguruar që tensioni
dhe frekuenca e furnizimit me energji të përputhen me specifikimet e dhëna në pllakën e identifikimit. Ne rekomandojmë përdorimin e një çelësi stakues që vepron nga rryma e mbetur (ndërprerës qarku për lidhje të shkurtër të tokëzimit) me rrymë veprimi prej 30 mA ose më pak, ose të një mbrojtësi të rrymës për rrjedhje të tokës.
- Kjo makineri mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Rreziqet e mbetura
Edhe nëse e përdorni këtë produkt në përputhje me të gjitha kërkesat e sigurisë, mbeten rreziqe të mundshme për lëndim dhe dëmtim. Rreziqet e mëposhtme mund të lindin në lidhje me strukturën dhe dizajnin e këtij produkti.
- Defekte shëndetësore si rezultat i emetimit të dridhjeve nëse produkti po përdoret për periudha të gjata kohe ose nuk menaxhohet dhe mirëmbahet sîç duhet.
- Lëndime dhe dëmtime në pronë për shkak të veglave të prishura të aplikimit ose goditjes së papritur të objekteve të fshehura gjatë përdorimit.
- Rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të pronës i shkaktuar nga objektet fluturuese.
⚠️PARALAJMËRIM: Ky produkt prodhon fushë elektromagnetike gjatë funksionimit. Kjo fushë, në disa rrethana, mund të ndërhyjë te implantet aktive ose pasive mjekësore. Për të reduktuar rrezikun e lëndimit serioz ose vdekjeprurës, rekomandojmë që personat me implante mjekësore të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara përdorimit të këtij produkti.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
⚠️PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
MONTIMI
⚠ KUJDES: Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Montimi i dorezës
- Shkarkoni dorezën e sipërme nga njësia kryesore e makinerisë.
▶ Fig.1: 1. Doreza e sipërme
- Lironi dadot me veshë.
▶ Fig.2: 1. Dadoja me veshë
- Zgjeroni dorezën pak jashtë, më pas ngrini dorezën, më pas futni pjesët e dala të dorezës në vrima dhe më pas shtrëngoni dadot me veshë.
▶ Fig.3: 1. Doreza 2. Pjesa e dalë 3. Vrima 4. Dadoja me veshë
- Bashkoni dorezën e sipërme duke futur levat nga pjesa e jashtme e dorezës, dhe më pas shtrëngoni dadot me çelësin fiso për të siguruar dorezën.
- Siguroni kordonët me fasheta shtrënguese siç tregohet në figurë.
▶ Fig.5: 1. Fasheta shtrënguese
Instalimi i koshit të barit
- Bashkoni tubat e koshit të barit me strukturën.
▶ Fig.6: 1. Tubi 2. Struktura
- Hapni kapakun e pasmë.
▶ Fig.7: 1. Kapaku i pasmë
- Futni koshin e barit nga ana e sipërme përmes pjesës së brendshme të dorezës, më pas varni koshin e barit në anën e brendshme të makinerisë.
▶ Fig.8: 1. Koshi i barit
▶ Fig.9
Për ta hequr koshin e barit, kryeni procedurën e instalimit në drejtim të anasjelltë.
Lidhja e kordonit zgjatues
⚠PARALAJMËRIM: Kur lidhet kordoni zgjatues me spinën e energjisë të makinerisë, sigurohuni që leva e çelësit të jetë e lëshuar dhe kordoni të shkëputet nga furnizimi me energji.
⚠PARALAJMËRIM: Mos e lidhni ose shkëputni kordonin zgjatues me duar të lagura.
VINI RE: Kur lidhni kordonin zgjatues me spinën e energjisë të makinerisë, sigurohuni që të jetë futur plotësisht në prizë.
Kur lidhni kordonin zgjatues, vareni atë mbi grepin në dorezë siç tregohet në figurë për të parandaluar shkëputjen aksidentale nga tërheqja e tepërt e spinës.
Për ELM4121/ELM4620
▶ Fig.10: 1. Grepi 2. Kordoni zgjatues
Për ELM4621
▶ Fig.11: 1. Grepi 2. Kordoni zgjatues
Bashkimi i aksesorit të plehërimit
- Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin e barit.
▶ Fig.12: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
- Bashkoni aksesorin e plehërimit ndërsa mbani poshtë levën, më pas lëshoni levën për të kyçur aksesorin e plehërimit.
▶ Fig.13: 1. Aksesori i plehërimit 2. Leva
Bashkimi i aksesorit të shkarkimit
Për ELM4620/ELM4621
- Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin e barit.
▶ Fig.14: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
- Bashkoni aksesorin e plehërimit ndërsa mbani poshtë levën, më pas lëshoni levën për të kyçur aksesorin e plehërimit.
▶ Fig.15: 1. Aksesori i plehërimit 2. Leva
- Hapni kapakun e anës së djathtë, më pas bashkoni aksesorin e shkarkimit.
▶ Fig.16: 1. Aksesori i shkarkimit 2. Kapaku i anës së djathtë
VINI RE: Sigurohuni të fusni aksesorin e shkarkimit derisa kapësja të futet në vend.
▶ Fig.17: 1. Kapësja
PËRSHKRIMI I PUNËS
Rregullimi i lartësisë së kositjes
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara se të rregulloni lartësinë e kositjes, shkëputni kordonin zgjatues nga furnizimi me energji, më pas kontrolloni që fletët të kenë ndaluar plotësisht.
⚠️ PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e vendosni dorën ose këmbën poshtë trupit të kositëses kur rregulloni lartësinë e kositjes.
Ju mund ta rregulloni lartësinë e kositjes në kufijtë 20 mm deri 75 mm. Lartësia e kositjes mund të rregullohet në 7 nivele (për ELM4121) ose 8 nivele (për ELM4620/ELM4621).
Për ELM4121
▶ Fig.18: 1. Leva e rregullimit
Për ELM4620/ELM4621
▶ Fig.19: 1. Leva e rregullimit
Mbajeni dorezën me njërën dorë dhe më pas lëvizni levën me dorën tjetër.
▶ Fig.20: 1. Leva e rregullimit
SHËNIM: Provoni një kositje prove të barit në një pjesë jo shumë të dukshme që të arrini lartësinë e duhur.
Veprimi i ndërrimit
⚠PARALAJMËRIM: Përpara se ta vendosni veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse leva e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në pozicionin “OFF” kur lëshohet.
⚠PARALAJMËRIM: Për sigurinë tuaj, makineria është e pajisur me butonin e zhbllokimit, i cili parandalon ndezjen e paqëllimshme të veglës. Asnjëherë mos e përdorni makinerinë nëse ndizet kur tërhiqni levën e çelësit, pa shtypur butonin e bllokimit. Kërkojini qendrës lokale të shërbimit të Makita që ta riparojë.
⚠PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e çaktivizoni funksionin e bblokimit ose mos e ngjisni me shirt qëllimisht butonin e bblokimit.
VINI RE: Mos e tërhiqni me forcë levën e çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit. Çelësi mund të thyhet.
Për ELM4121/ELM4620
Për ta ndezur makinerinë, shtypni brenda butonin e zhbllokimit dhe më pas shtypni levën e çelësit. Për ta ndaluar makinerinë, lëshoni levën e çelësit.
▶ Fig.21: 1. Leva e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
Për ELM4621
Për ta ndezur makinerinë, shtypni brenda butonin e zhblokimit dhe më pas shtypni levën e çelësit. Ndërkohë që shtypni levën e çelësit, shtypni levën e transmissionit për të lëvizur rrotat e pasme. Për ta ndaluar makinerinë, lëshoni levën e çelësit dhe levën e transmissionit.
▶ Fig.22: 1. Leva e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
▶ Fig.23: 1. Leva e transmissionit
Treguesi i nivelit të koshit të barit
Treguesi i nivelit të koshit të barit hapet gjatë kositjes nëse koshi i barit nuk është plot. Nëse koshi i barit është plot, treguesi i nivelit mbyllet gjatë kositjes. Nëse koshi i barit është plot, zbrazeni atë përpara se të nisni kositjen.
▶ Fig.24: 1. Treguesi i nivelit
▶ Fig.25: 1. Treguesi i nivelit
Përdorimi i aksesorit të plehërimit
Aksesor i plehërimit ju lejon që ta ktheni barin e prerë në tokë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit. Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e plehërimit, sigurohuni që të hiqni koshin e barit.
Përdorimi i aksesorit të shkarkimit
Për ELM4620/ELM4621
Aksesori i shkarkimit ju lejon që ta shkarkoni barin e prerë në tokë nga ana e djathtë e makinerisë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit. Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e shkarkimit, sigurohuni që të instaloni aksesorin e plehërimit dhe hiqni koshin e barit.
Rregullimi i lartësisë së dorezës
⚠ KUJDES: Përpara hapjes së levave, mbajeni mirë dorezën e sipërme. Përndryshe, doreza mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
Lartësia e dorezës mund të rregullohet në tri nivele. Hapni levat e dorezës jashtë ndërsa mbani dorezën e sipërme, më pas rregulloni lartësinë e dorezës dhe më pas mbyllni levat.
▶ Fig.26: 1. Leva 2. Shenja 3. Shigjeta
Sistemi i mbrojtjes së motorit (releja e mbirrymës)
⚠️PARALAJMËRIM: Nëse makineria ndalon papritur gjatë përdorimit, lëshoni levën e çelësit dhe shkëputni kordonin zgjatues. Përndryshe, makineria mund të riniset papritur dhe të shkaktojë lëndim.
⚠ KUJDES: Përpara se të hiqni një objekt që ngec fletën, sigurohuni që të vishni doreza dhe të shkëputni kordonin zgjatues nga priza e energjisë.
Nëse bari i prerë ose papastërtitë ngecin brenda trupit kryesor, makineria ndalon automatikisht për të mbrojtur motorin (releja e mbirrymës). Në këtë rast, shkëputni kordonin zgjatues nga priza e rrymës, më pas hiqni materialin që shkakton ngecjen dhe më pas lëreni makinerinë të ftohet për pak minuta përpara se ta ndizni makinerinë.
SHËNIM: Releja e mbirrymës mund të aktivizohet kur brenda në trupin kryesor ngec bar i lagur ose i gjatë.
PËRDORIMI
Kositja
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara se të nisni kositjen, hiqni gurët dhe shkopinjtë nga zona e kositjes. Më pas, hiqni paraprakisht bimët e mëdha nga zona e kositjes.
▶ Fig.27
⚠️PARALAJMĚRIM: Vendosni gjithmonë syzet mbrojtëse ose syzet e sigurisë me mbrojtëse në anë gjatë përdorimit të kositëses.
⚠ KUJDES: Nëse bari i prerë ose objekte të huaja bllokojnë pjesën e brendshme të trupit të kositëses, sigurohuni që të fikni energjinë dhe më pas shkëputni kordonin zgjatues nga priza e energjisë. Përpara se të hiqni barin ose objektin e huaj, sigurohuni që të vishni doreza.
⚠KUJDES: Sigurohuni që të instaloni koshin e barit ose aksesorin e plehërimit kur përdorni makinerinë.
VINI RE: Përdoreni këtë makineri vetëm për kositjen e barit dekorativ. Mos kositni barërat e këqija me këtë makineri.
Gjatë kositjes mbajeni fort me të dyja duart dorezën.
▶ Fig.28
Si udhëzues shpejtësia e kositjes është rreth një metër në katër sekonda.
▶ Fig.29
Filloni kositjen pranë prizës së rrymës për t'u siguruar që kordoni zgjatues të mos bëhet pengesë.
▶ Fig.30: 1. Priza e energjisë 2. Kordoni zgjatues
Mos lejoni që kordoni zgjatues të kalojë poshtë ose të ngecë poshtë makinerisë.
▶ Fig.31
▶ Fig.32
Vijat qendrore të rrotave të përparme janë udhëzuese për gjerësinë e kositjes. Duke përdorur vijat qendrore si udhëzuese, kositni në shirita. Mbivendosni një të dytën deri në një të tretën e shiritit të mëparshëm për të kositur barin në mënyrë të njëtrajtshme.
▶ Fig.33: 1. Gjerësia e kositjes 2. Zona e mbivendosjes 3. Vija qendrore
Ndryshoni drejtimin e kositjes çdo herë për të mos lejuar që motivi i barit të formohet vetëm në një drejtim.
▶ Fig.34
Kontrolloni periodikisht koshin e barit për barin e kositur. Zbrazeni koshin përpara se të mbushet. Përpara çdo kontrolli periodik, sigurohuni që të ndaloni makinerinë.
SHËNIM: Përdorimi i kositëses kur koshi i barit është plot parandalon rrotullimin pa probleme të diskut dhe ngarkon më tepër motorin, gjë e cila mund të çojë në prishjen e tij.
Kositja e barit të gjatë
Mos u përpiqni ta prisni barin e gjatë brenda një dite. Në vend të kësaj, kositeni barin në disa hapa. Lini një ose dy ditë kohë mes kositjeve derisa bari të ketë gjatësi të njëtrajtshme.
▶ Fig.35
SHËNIM: Kositja e barit të gjatë në gjatësi të shkurtër brenda një dite mund të bëjë që bari të thahet. Bari i prerë gjithashtu mund të bllokohet brenda trupit të kositëses.
Kositja në cep
Kur kositni në cep, sigurohuni që të vendosni përballë cepit anën e majtë të makinerisë dhe më pas lëvizeni makinerinë përgjatë cepit.
▶ Fig.36
MIRËMBAJTJA
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni mirëmbajtje, shkëputni kordonin zgjatues nga furnizimi me energji, më pas konfirmoni që fletët të kenë ndaluar plotësisht.
⚠ KUJDES: Kur kryeni mirëmbajtje, gjithmonë vishni doreza.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas kositjes, fshijeni makinerinë me një leckë të thatë ose një leckë të njomur në ujë me sapun. Gjithashtu, përdorni një furçë të butë për të fshirë prerjet e barit dhe papastërtitë nga fletët.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Magazinimi
- Shkëputni kordonin zgjatues.
▶ Fig.37: 1. Kordoni zgjatues - Hiqni koshin e barit.
- Vendosni lartësinë e kositjes me levën rregulluese.
Për ELM4121:
Vendosni lartësinë e kositjes në "2".
▶ Fig.38: 1. Leva e rregullimit
Vendosni lartësinë e kositjes në "4".
▶ Fig.39: 1. Leva e rregullimit
- Hapni levat e dorezës jashtë ndërsa mbani dorezën e sipërme, më pas vendoosni lartësinë e dorezës në mes dhe më pas mbyllni levat.
▶ Fig.40: 1. Leva 2. Shenja 3. Shigjeta
⚠ KUJDES: Përpara hapjes së levave, mbajeni mirë dorezën e sipërme. Përndryshe, doreza mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
- Lironi dadot me veshë ndërsa mbani dorezën.
▶ Fig.41: 1. Dadoja me veshë
- Zgjeroni dorezën pak jashtë dhe më pas palosni dorezën dhe futni pjesët e dala në dorezë në vrima.
▶ Fig.42: 1. Doreza 2. Pjesa e dalë 3. Vrima
⚠ KUJDES: Kur palosni dorezën, kini kujdes të mos ju ngecë dora ose gishtat.
- Shtrëngoni dadot me veshë.
▶ Fig.43: 1. Dadoja me veshë - Vendoseni makinerinë siç tregohet në figurë.
▶ Fig.44
AKUJDES: Sigurohuni që ta ruani këtë makineri në ambient të brendshëm dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë. Përndryshe, makineria mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.
Ndërrimi i fletës së kositëses
AKUJDES: Mos përdorni çelësa fiso ndryshe nga çelësi standard hekzagonal kur ndërroni fletën e kositëses. Përdorimi i një çelësi fiso të ndryshëm mund të sjellë shtrëngim ose lirim të tepërt, që mund të shkaktojë lëndim.
- Shkëputni kordonin zgjatues dhe vendoseni makinerinë në këmbë. (Referojuni udhëzimeve për magazinimin.)
- Futeni kunjin në vrimë dhe më pas mbani dorezën me njërën dorë dhe lironi bulonin me çelësin fiso në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
▶ Fig.45: 1. Fleta 2. Çelësi fiso 3. Kunji
- Hiqni fletën e kositëses.
Për ELM4121
Hiqni bulonin, rondelën, fletën e kositjes, kllapën dhe distancatorin në rendin e duhur.
▶ Fig.46: 1. Distancatori 2. Kllapa 3. Fleta e kositëses 4. Rondela 5. Buloni
Për ELM4620/ELM4621
Hiqni bulonin, fletën e kositjes dhe kllapën në rendin e duhur.
▶ Fig.47: 1. Kllapa 2. Fleta e kositëses 3. Buloni
- Bashkoni një fletë të re kositëseje, më pas futeni kunjin në vrimë, dhe më pas mbani dorezën me njërën dorë dhe shtrëngoni bulonin me çelësin fiso fort në drejtim të akrepave të orës.
▶ Fig.48: 1. Disku i kositëses 2. Çelësi fiso 3. Kunji
Rregullimi i kabllos
Për ELM4621
Nëse rrotat e pasme nuk rrotullohen ose nuk rrotullohen mirë kur shtypni levën e transmissionit, rregulloni gjatësinë e kabllos.
- Lironi dadon me çelës ndërsa mbani bokullën me një çelës tjetër.
- Rrotulloni bokullën.
▶ Fig.50: 1. Bokulla
- Rrotulloni dadon derisa dadoja të arrijë bokullën.
▶ Fig.51: 1. Bokulla 2. Dadoja
- Shträngoni dadon me çelës ndërsa mbani bokullën me një çelës tjetër.
▶ Fig.52: 1. Bokulla 2. Dadoja
- Ndizni makinerinë dhe kontrolloni që rrotat e pasme të rrotullohen lehtë kur shtypni levën e transmisionit.
Nëse rrotat e pasme nuk rrotullohen lehtë, rregulloni sërish gjatësinë e kabllos.
Kordoni zgjatues
Ju duhet të përdorni vetëm kordonë zgjatues për përdorim të jashtëm, kordon PVC-je ose gome për përdorim normal me sipërfaqe prerjeje tërthore jo më pak se 1,5 mm ^2 .
Përpara dhe gjatë përdorimit, kontrolloni kordonin e furnizimit me rrymë dhe kordonin zgjatues për dëmtim. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar. Mbajeni kordonin zgjatues larg elementeve prerëse. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni kordonin menjëherë nga furnizimi me energji. Mos e prekni kordonin përpara se të jetë shkëputur furnizimi me energji.
AKSESORË OPSIONALË
⚠ KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
- Disku i kositëses
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
СПЕЦИФИКАЦИИ



