Electric watеr heater - çajnik Tesy - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Electric watеr heater Tesy në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Electric watеr heater Tesy
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Electric watеr heater - Tesy dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Electric watеr heater e markës Tesy.
MANUAL I PËRDORUESIT Electric watеr heater Tesy
AL BOJLERIT ELEKTRIK 47-49 Instruksioni për shfrytëzimin
Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për përmirësimin e komoditetit në shtëpnë tuaj.
Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin ka për synim t'Ju njoh me artikullin dhe kushtet për montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë. Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe riparojnë në rast defekti.
Zbatimi i udhëzimeve në këtë instruksion është në interes të blerësit dhe një nga kushtet e garancisë, që është shënuar në librezën e garancisë. Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit, por ndërkohë është edhe një prej kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e garancisë, qe të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga garancia. Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në aparatin ose dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit dhe/ose montimit, që nuk iu përgjigjen instruksioneve në këtë udhëzues.
Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-1, EN 60335-2-21.
I. DESTINIMI
Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo më shumë se 6 bars (0.6 MPa).
Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk është i destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm.
KARAKTERISTIKA TEKNIKE
- Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
- Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
- Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
- Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
Kujdes! Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e standardëve të parrezikshmërisë.
-
Lloji i bojlerit –ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim. Për modelet pa shkëmbyes termik (serpentinë)
-
Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
- Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
- Sasia e ujit të përzier tek 40°C V40 në litra – shiko Shtojcën I
- Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcën I
- Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht – shiko Shtojcën I
- Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko Shtojcën I Për modele me shkëmbyes (serpertinë)
- Volumi i akumulimit termik në litra – shiko Shtojcën II
- Humbje termike gjatë ngarkimit zero – shiko Shtojcën II
Për modelet me termostat që rregullohet diapazoni i treguar të temperaturës është për rastet në të cilat termostati është i vendosur për temperaturë maksimale e ngrohjes së ujit (shiko më poshtë).
II. RREGULLA TË RËNDËSISHME
Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri normale kundër zjarrit.
Mos e lèshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është i mbushur me ujë.
VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve që mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe të gëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo vetëm dëntime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëntime të pronësisë së tyre / prishjen dhe / ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri. Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit gë kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin.
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek modelet pa kablo dhe spinë).
Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë nën 0°C, bojleri duhet të zbrazet (respektoni procedurën e përshkruar në p. V, nënpikë 2 “Lidhja e bojlerit me rrjetin ujësjellës”). Në modele me mundësi të rregullimit, mund të përdoret regjim kundër ngrirjes (i cili funksionin vetëm nëse aparati kyçet në rrjetin elektrik), duke zbatuar kushtet në paragrafin e VII-të (rregullimi i temperaturës)
Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e demave dhe nuk duhet të shkelin kërkesat e përshkruara në pikën e dytë të paragrafit të pestë.
Valvula dhe elementet e lidhura me të duhet të jenë të mbrojtura nga grirja
Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë zhurmë (nga uji i zier). Kjo është normale dhe nuk indikon dëmtime. Zhurma përforcohet me kalimin e kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të higet zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet nga garancia.
Për punë të sigurt e bojlerit, valvolëkthimi – sigururuese duhet të pastrohet rregullisht dhe të kontrollohet a funkcionon normalisht /pa blokim/, në rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.
Ndalohet çdo ndryshim dhe rikostruksioni i konstrukcionit dhe skemën elektrike të bijlerit. Në rast konstatim të ndryshimeve të tilla garancia e aparatit skadohet. Ndryshime dhe rikostrukcione quhet çdo heqje e elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e komponentëve shtesë te bojleri, ndrimiën e elementëve me analogé që nuk janë miratuar nga prodhuesit.
Ky instruksion është edhe për bojlerët me shkëmbyes nxehtësie.
Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është e prishur ajo duhet të ndrohet nga përfaqesues i repartit ose nga person me një kualifikim të këtillë, për të shmangur çdo risk.
Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në moshën 8 vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, emocionale dhe mendore, ose nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri, nëse janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet të cilat mund të shkaktohen.
Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
AL
III. PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT
Pajisja përbëhet nga korpus, flanxhe në pjesën e tij të poshtme /te bojlerët e montuar vertikalisht/ ose anësh /tek bojlerët e montuar horizontalisht/, paneli mbrojtës prej plastmase dhe valvul sigurie.
- Korpusi përbëhet nga pezervuar çeliku (ujëmbajtësi) dhe veshje (pështellja e jashtme) me termoizolimi midis tyre nga penopoliureten me dendësi të lartë, i pastër nga ana ekologjike, dhe dy tubacione me fileto G (tabelën 1 ndaj fig. 1a, tabelën 2 ndaj fig. 1b) për furnizim me ujë të ftohtë (me unazë bojë blu) dhe për shkarkimin e ujit të ngrohtë (me unazë të kuqe). Në rezervuarin e brendshëm, në varësi të modelit, mund të jenë dy lloje:
Nga çelik i zezë, i mbrojtur nga korozioni nga një shtresë speciale qelq – keramike ose emal
Nga çelik inoksid
Bojlerët vertikal mund të jenë me një shkëmbyes i nxehtësisë (serpentina). Hyrja dhe dalja të serpentinës ndodhen anës dhe janë tubacione me fileto G 3/4".
- Mbi flanxhon është montuar ngrohësi elektrik. Tek bojlerët me veshje qelq -keramik është montuar dhe një protektor magneziumi.
Ngrohësi elektrik shërben për ngrohjen e ujit në rezervuari dhe komandohet nga termostati, që rregullon në mënyrë automatike një temperaturë e caktuar të ujit.
Aparati disponon dhe me një vegël e montuar për mbrojtjen nga mbinxehja (termostakues), që stakon nxehësi nga rrjeti elektrik në rast se temperatura arrijë nivele shumë të larta.
Valvolëkthimi - siguruese parandalon zbrazja e plotë të aparatit në rastet kur ndërpritet furnizimi me ujë të ftohtë nga rrjeti ujësjellës. Ai mbron aparatin nga rritja e presionit në ujëmbajtësit deri përmasa më të mëdha nga e lejuarën gjatë regjimit të ngrohjes (! gjatë rritja e temperaturës uji bumehet dhe presjonï rritet), nëpërmjet rrjedhja e tepricës së ujt nga vrima e drenazhimit.

Vini re! Valvolakthimi - siguruese nuk mund të mbrojë aparati nga presioni më i lartë i ujit në ujësjellësin, nga ky që rekomandohet për tin.
VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorève që mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo vetëm dëmtime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëmtime të pronësisë së tyre /prishjen dhe / ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri.
Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin
1. Montimi
Rekomandohet montimi i aparatit të jetë maksimalisht afër vendeve të përdorimit të ujit të ngrohtë, për të zvogluar humbjet e nxehtësisë në tubacioni. Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm. Janë të mundur dy variante për montim:
montim vertikal (fig. 1a, tabelën 1) – Në rast montimi ndaj murit – pajisja lidhet me pllakën mbajtëse të montuar ndaj korpusit të tij.
Varimi bëhet me dy kanxha (min. ∅ 10 mm) të mbërthyera shumë mirë tek muri (nuk përfshihenë në kompleksin e varimit). Konstrukcioni i pllakëzës mbajtëse, tek bojlerët me montim vertikal, është universale dhe lejon distanca midis kanxhave të jetë nga 220 deri 310 mm - fig. 1a.
montim vertikal (fig. 1b, tabelën 2).
Për modelet e bojlerëve me diametër prej 560 mm, ndiqni udhëzimet e instalimit në fig. 1b. Vini re pajisjen me dy pllaka montimi të montuara në strehëz.

Vini re! Ešhtë e ndaluar të instaloni pajisjen (me diametër prej 560 mm) duke përdorur grepa.
!!! Ešhtë e ndaluar të instaloni pajisjen duke përdorur grepa
montim horizontal - GCVH, GCH (fig. 1c, fig. 1d) – Në rast të montimit horizontal largësitë mes grepave janë në varësi të volumeve të ndryshme dhe janë përmendur në tabelën 3 ndaj fig. 1c, tabelën 4 ndaj fig. 1d.

Kujdes! Të montohet ashtu që paneli mbrojtës prej plastmase dhe tubat për hyrje dhe dalje të mbeten në anën e majtë të bojlerit (duke e ar frontalisht). Tubi për lëshim të ujit të ftohtë (me unazën e kaltër) tëën atë për lëshim të ujit të nxehtë (me unazën e kuqe).

Vini re! Për të evituar dëntime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në sistemin e furnizimit me ujë të ngrohtë, është e shme aparati të montohet në ambiente që kanë hidroizolim të
dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.

Shënim: vaska mbrojtëse nuk hyn në kompleksin dhe zgjedhet nga konsumatori.
2. Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit
Fig. 4
Ku: 1 – Tubacion hyrës; 2 – valvolë sigurimi; 3 – ventil reduktimi (për presion tek ujësellësit mbi 0,7 Mpa); 4 - rubinet mbylljeje; 5 – hinkë në lidhje me kanalin; 6 – tub gome; 7 – Rubinet për zbrazjen e bojlerit
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të keni parasysh shënimet treguese me ngjyra (unazët) mbi tubacionet: blu – për uji (hyrës) i ftohtë, i kuq – për uji (dalës) i ngrohtë.
Éshtë e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri. Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë myyllëse midis valvolës dhe aparatit.
Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht. Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë 0.1 MPa nën të shênuarit në tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret.

Vini re! Ndodhja e valvolavekthimi – siguruese të tjera (të vjetra) mund të shkaktojnë dëmtimin e aparatit tuaj dhe duhet të higen.

Vini re! Nuk lejohet armatura tjetër frenuese mes valvulës sigurie (pajisjes mbrojtëse) dhe aparatit.

ini re! Nuk lejohet vidhosjen e valvolës në tubacione me fileto G 1/2" me gjatësi më e madhe se 10mm, në rast të kundërt kjo mund të tojë dëmtimin e valvolës tuaj dhe është e rrezikshme për aparatin tuaj.

Vini re! Tek bojlerët me montim vertikal valvola sigurimi duhet të jetë e lidhur me tubacioni hyrës kur paneli plastik është hequr. Pas montimit het të jetë në pozicionin që është treguar në figurën 2.

Vini re! Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga ngrirja. Gjatë drenimit me markuç – fundi i tij i lirë onë duhet të jetë i hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). ççi gjilhashtu duhet të sigurohet kundër ngrirjes.
Mbushja e bojlerit me ujë bëhet duke hapur rubinetin për ujë të ftohtë nga ujësjellësin drejt tij dhe rubineti për ujë të ngrohtë të ventilit. Pas mbushjes së bojlerit nga ventili duhet të derdhet një rymë e vazhdueshme ujë. Atëhere mund të mbyllni rubinetin për ujë të ngrohtë.
Kur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 ( fig. 4) që të derdhet uji nga bojleri . Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet si vijon:
te modele që janë pajisur me valvul sigurie me levë- ngrini levën dhe uji do të derdhet përmes tubit të kullimit të valvulit
tek modele që janë kompletuar me valvul pa levë- bojleri mund të zbrazet drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të çmontohet nga ujësjellësi
Në rast heqjes së flanxhos është normale të derdhen disa litra uji, që kanë mbetur në ujëmbajtësin.

Vini re! Gjatë derdhjes duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve eventuale nga derdhja e ujit.
Nëse presioni në rrjetin e ujësjellësit tejkalon vlerën e përshkuar në paragrafin e parë më sipër, atëherë nevojitet montimi i ventilit reduktiv, në rast të kundërt bojleri nuk do të eksploatohet në mënyrë të drejtë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për problemet që dalin nga përdorimi i parregullt të aparatit.
3. Lidhje me rrjeti elektrik.

Vini re! Para se ta takoni ushqimin elektrik duhet të sigurohuni se aparati është i mbushur me ujë.
3.1. Tek modelet që janë të pajisura me kablo ushquese, i kompletuar me spinë, lidhja bëhet duke e futur në prizën.

Vini re! Kontakti duhet në mënyrë të drejtë të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës dhe të sigurohet me mbrojtës. Ai duhet të ohet.
3.2. Ngrohësit e ujit të paketuar bashkë me përcjellësin ngarkues pa prizë Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar të rrymës, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet > 3700W). Lidhja duhet të jetë
e qëndrueshme – pa lidhur prizat. Rrjeti i rrymës duhet të sigurohet me valvulë sigurie dhe me pajisje të instaluar që siguron ndarjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit të kategorisë së III-të.
Lidhja e përcjellësve të prizës ngarkuese të pajisjes duhet të bëhet po ashtu:
Përcjellësi me ngjyrë kafe të izolimit – ndaj përcjellësit të fazës prej instalimit elektrik (L)
Përcjellësi me ngjyrë blu të izolimit – ndaj përcjellësit neutral të instalimit elektrik (N)
Përcjellësi me ngjyrë jeshile të izolimit – ndaj përcjellësit sigurie prej instalimit elektrik (
3.3. Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese
Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar elektrik, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet > 3700W). Lidhja realizohet me përcjellëse të forta bakri – kabillo 3x2,5 mm² për kapacitet të përgjithshëm prej 3000W (kabillo 3x4.0 mm² për kapacitet > 3700W).
Në qarkun elertrik ushqyes të aparatit duhet të montohet një pajisje që të sigurojë shkëputjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit e kategotisë III.
Për të montuar përçuesin elektrik ushqyes i bojlerit është e nevojshme të hiqet kapaku plastik (fig.2).
Lidhja e përçuesve ushqyes duhet të jetë në përputhje me shënimet mbi kapëzave, si vijon:
ai i fazës tek shënimi A ose A1 ose L ose L1.
ai neutral tek shënimi N (B oseB1 ose N1)
Ešte e detyrueshme lidhja e përçuesit mbrojtës me bashkuesin me vidë, i shënuar me shënjën
Vini re! Izolimi i përcjellësve ngarkuese të instalimit elektrik, duhet të mbrohen nga prekja me flanxhën e pajisjes (në zonën nën kapakun plastik). Për shembull me kabillo izoluese me termorezistencë më të madhe se 90°C.
Pas montimit kapaku plastik vendoset përsëri!
Shpjegime të fig.3:
TS- termoçkyçës; TR - termorregullator; S - çelës elektrik(tek modelet që e kanë); R - ngrohës; IL Ilambë sinjali
V.MBROJTJE ANTIKOROZIVE - ANODË MAGNEZI
Protektori i anodës magnezi mbron edhe më shumë sipërfaqen e brendshme të ujëmbajtësit nga korozioni. Ai është një element i kosumueshëm që duhet të këmbehet në mënyrë periodike.
Për një shrytëzim afatgjatë dhe pa defekte e bojlerit tuaj, prodhuesi rekomandon një kontroll periodik e gjendjes së anodës magnezi nga teknik i licenzuar dhe të ndrohet në rast se është e nevojshme, që mund të bëhet në kohën e profilaksis së aparatit. Për kryerjen e këmbimit kontaktoni me repartet e autorizuara!
VI. PUNA ME APARATIN.
1. Vënja në punë të aparatit.
Para lëshimit të parë të aparatit sigurohuni se bojleri është lidhur në mënyrë të rreguallt me rejetin elektrik dhe është i mbushur me ujë. Lëshimi i bojlerit bëhet nëpërmjet paisja e montuar në rrjetin e instalimit e përshkruar në nënpikën 3.2 të pikës V ose lidhja e spinës me prizën (nëse modeli është me kablo me spinë).
2. Bojlerë me komandim elektromekanikë
fig. 2 Ku:
1-Buton i izoluar nga lagështira për lëshimin e aparatit (tek modelet me çelës)
2-Indikator me drita
3-Dorezë i rregullatorit (vetën tek modelet me termostst i rregullueshëm)
Tek modelet me ku çelësi është integruar në bojler është e nevojshme që edhe ai të jetë i takuar.
Çelësi elektrik është me një sustë:
0 - pozicion fikur;
Kur çelësi është çelësi është në pozicion e ndezur, susta e tij ndriçon (ndikim suplementar për pozicion e ndezur).
Llamba e kontrollit mbi panel tregon për gjendjen (regjimin) në të cilin është vegla ndriçon gjatë ngrohjes së ujit dhe fiket kur arrihet temperatura e ujit që është caktuar nga termostati.
Çelës elektrik me dy susta:
0 - pozicion fikur;
Zgjedhja e shkallës së kapacitetit për ngrohje:
| Kapacitet i shpallur(shēnuar né tabelěn e pajisjes) | Sustë e ndezur (I) | Sustë e ndezur (II) | Të ndezur edhe dy shkallët |
| 1600 W 800 W 800 W 1600 W | |||
| 2000 W 800 W 1200 W 2000 W | |||
| 2400 W 1200 W | 1200 W 2400 W |
Sustat e çelësit elektrik ndriçojnë, kur janë në pozicion të ndezur dhe pajisja është në regjim të ngrohjes. Drita e tyre fiket kur arrihet
temperatura e caktuar dhe rregulluesi i temperaturës fiket.
Llamba e kontrollit ndriçon, kur vegla éshtë ushqyer me rrymë nga rrjeti elektrik. Ajo nuk ndriçon kur vegla nuk ushqehet me rrymë elektrike ose kur fiket për shkak të temperaturës së arritur (p. 3 më poshtë). Për modelet pa çelësi
Llamba e kontrollit mbi panel tregon për gjendjen (regjimin) në të cilin është vegla ndriçon gjatë ngrohjes së ujit dhe fiket kur arrihet temperatura e ujit që është caktuar nga termostati. Ajo nuk ndriçon kur vegla nuk ushqehet me rrymë elektrike ose kur fiket për shkak të temperaturës së arritur (p. 3 më poshtë).
Rregullimi i temperaturës (tek modelet me termostat i rregullueshëm). Ky rregullim lejon vendosjen në mënyrë të rrjedhëshme e temperaturës së déshirueshme, që bëhet me anë të dorezës mbi panelën e komandimit. Pozita (Kursim i elektroenergjisë) – Në këtë regjim temperatura e ujit arrin deri në afro 60°C. Në këtë mënyrë po pakësohen humbjet energjetike.
Në fig. 2a ëashtë treguar drejtimi rrotullimit të dorezës për modelet të tjera me rregullim i jashtëm të termostatit.
Kujdes! Një herë në muaj e vendosni dorëzën në pozitën e temperaturës maksimale për 24 orë (pavarësisht nëse pajisja gjithmonë punon në këtë regjim). Ashtu sigurohet higjiena më e madhe e ujit të ngrohtë.
3. Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet).
Aparati është pajisur me një vegël të veçant (termoshkyçës) për mbrojtje nga mbingrohja e ujit duke shkyçur ngrohësi nga rrjeti elektrik, kur temperatura arrin dimensione shumë të larta.
Vini re! Pas aktivimit kjo pajisje nuk vet-riparohet dhe aparati nuk do të punojë. Kërkoni servis të autorizuar për heqjen e problemit.
VII. MODELE ME SHKËMBYES NXEHTËSIE (SERPENTINA)
Ato janë pajisje me shkëmbyes termik dhe janë destinuar për lindje te sistemi i ngrohjes me temperaturën maksimale të termo-mbajësit 80°C. Menaxhimi i rrymës përmes shkëmbyesit termik është çështje e vendimit të instalimit konkret, ku zgjedhja e menaxhimit duhet të bëhet gjatë projektimit (për shembull: termostati i jashtëm i cili e mat temperaturën në ujëmbajëtsin dhe i cili e menaxhon pompën e qarkullimit ose valvulin magnetik).
Bojlerët me shkëmbyes termik japin mundësi për ngrohjen e ujit siç vijon: 1. përmes shkëmbyesit termik (serpentinës) – mënyra kryesore për ngrohjen e ujit,
- përmes ngrohësit të fuqishëm elektrik me menaxhim automatik, futur në pajisjen – përdoret kur ka nevojë nga ngrohja suplementare e ujit ose gjate renovimit të sistemit të shkëmbyesit termik (serpentinës). Lidhja me instalacionin elektrik dhe puna me pajisjen janë përshkruar në paragrafët e mëparshëm.
Montimi:
Përveç montimi i përshkruar më lartë, veçanarisht për këto modele, është e nevojshme shkëmbyesi i nxehtësisë të lidhet me instalimin e ngrohjes. Lidhja bëhet duke respektuar drejtimet e shigjetave nga fig. 1e.
Karakteristika teknike (TAB. 6):
Sipërfaqja e serpentinës [m²] - S;
Volumi i serpentinës [I] - V;
Presioni pune i serpentinës [MPa] - P;
Temperatura maksimale e mbajtësit termik [°C] - Tmax.
Ju rekomandojmë të montoni rubinet mbylljeje në hyrjen dhe daljen e shkëmbyesit të nxehtësisë. Me mbylljen e rrymës së shkëmbimit termik nëpërmjet e rubinetit të poshtëm (mbyllës) do të evitoni qarkulimi i padëshirueshëm termik në periudhat kur përdorni vetëm ngrohësi elektrik. Në rast demontimi i bojlerit tuaj, që është me shkëmbyes i nxehtësisë, është e nevojshme të mbyllni dhe të dy rubinetat.
Tek ujëmbajtësi ka zgavër të ngjitur me fillesën e brendshme ½" për montim të termostatit – shënuar me „TS”. Në pakon e pajisjes ka predë të mesingut për termostatin, që duhet të shtrëngohet ndaj kësaj zgavre.
Detyrimisht duhet të përdorni elemente dielektrike për lidhjen e shkëmbyesit termik ndaj instalimit me tubacione prej bakri.
Për kufizim të korrozionit, në instilacionin duhet të përdorin tubacione me difuzionin e kufizuar të gazave.
VIII. MIRËBAJTJA PERIODIKE
Gjatë punës normale të bojlerit, nga ndikimi i temperaturës së lartë mbi sipërfaqja e ngrohësit mbetet gëlqere /gur kaldaje/. Ajo keqëson shkëmbimin e nxhtësis midis ngrohësi dhe uji. Temperatura mbi sipërfaqen e ngrohësit dhe në zonën rreth tij rritet. Del një zhurmë karakteristik /i ujit që valon/. Termorregullatori fillon të kontaktojë dhe të shkyçet më shpesh. Éshtë e mundshme veprim i "rremë" e mbrojtjes së temperaturës. Për shkak të kësaj prodhuesi i aparatit rekomandon profilaksi të bojlerit Tuaj në çdo dy vjet nga një qëndër e autorizuar ose një repart baze. Kjo profilaksi duhet të përfshij pastrim dhe kontroll të protektorit e anodës (tek bojlerët me veshje qelq- kermike), që në rast nevoje mund të ndrohet me një i ri. Për ta pastruar aparatin përdorni pecetë të lagët. Mos përdorni mjete pastruese abrazive ose të cilat përmbajnë tretës. Mos hidhni ujë mbi aparatin.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që rrjedhin nga mosrespektimin e këtij instruksioni.

Udhëzime për mbrojtjen e mjedisit
Bojlerët e vjetër kanë materiale të çmueshme dhe prandaj ata nuk duhet të hidhen sëbashku me plehrat shtëpiake! Ju lutemi të kontriboni në mënyrë aktive për të mbrojtur mjedisin duke dorëzuar aparatin tek pikët blerëse të licenzuar (nëse ka të tillë).
UA
Шановні клієнти,