V20A95943N - Fshesë me vakum SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas V20A95943N SAMSUNG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj V20A95943N - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. V20A95943N e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT V20A95943N SAMSUNG
Para se ta vini njësinë në punë, lexoni me kujdes udhëzimet.
Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 1 2021-12-08 오후 3:37:11 PËRSHKRIMI Përmbledhja e pjesëve
01 Butoni i energjisë (
12 Butoni i lëshimit të baterisë 02 Butoni i kontrollit të fuqisë thithëse 13 Butoni i lëshimit të tubit 03 Mikrofiltri që mund të lahet 14 Butoni i rregullimit së gjatësisë së tubit 04 Filtri-rrjetë metalik 15 Butoni i lëshimit të furçës 05 Ekrani 16 Bashkuesi i koshit të pluhurave 06 Butoni i lëshimit të koshit të pluhurave 17 Butoni "FILLO/NDALO" i stacionit të fshesës 07 Filtri i pluhurave të imëta 18 Qesja e pluhurave 08 Koshi i pluhurave 19 Kapaku i përparmë i stacionit të fshesës 09 Tubi i rregullueshëm 20 Filtri para motorit i stacionit të fshesës 10 Doreza 21 Filtri i pluhurave të imëta i stacionit të fshesës 11 Treguesi i nivelit të baterisë 22 Kordoni elektrik ❇❇ Modeli i valëzuar në pjesën e jashtme të produktit është pjesë e natyrshme e pamjes së tij për shkak të përdorimit të materialeve plastike me kokrriza dhe shpërndarjes së kokrrizave. Përveç këtyre, perla e shndritshme e përdorur në material jep një veshje fantastike me shkëlqim dhe nuk ka nevojë për veshje shtesë. 2 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 2 2021-12-08 오후 3:37:11 Aksesorët Aksesorët me shenjën "*" mund të ndryshojnë në varësi të modeleve. Tubi i rregullueshëm Vegla për kafshët shtëpiake Vegla e kombinimit Vegla zgjatuese për hapësirat e ngushta Vegla fleksibël Qesja e pluhurave: 3 njësi (brenda njësisë: 1, rezervë: 2) *Karikuesi Varësja e aksesorëve Stacioni i fshesës *"Jet" me furçë dyshe *Furça me mekanizëm të hollë *Mbajtësja e i varëses së aksesorëve *Furça e njomë/vata e njomë shumëpërdorimshe *Vata e njomë njëpërdorimshe / vata e montueshme *Bateria (VS20A959***: 2 njësi) Manuali i përdorimit
- Opsional ❇❇ Modeli VS20A958***: Bateria shtesë dhe karikuesi mund të blihen veçmas. ❇❇ Furça e njomë përfshin një vatë të njomë shumëpërdorimshe dhe një vatë të njomë njëpërdorimshe. ❇❇ Furça e njomë dhe "Jet" me furçë dyshe janë të përputhshme vetëm me modelin VS20A95****. Shqip 3 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 3 2021-12-08 오후 3:37:17 Specifikimet e produktit Koha e karikimit dhe e pastrimit mund të ndryshojë në varësi të furçave dhe kushteve të përdorimit. Modeli Seria VS20A95**** Konsumi i energjisë (fshesa me vakuum) Bazuar në një fshesë portative me vakuum: 580 W Specifikimet e baterisë Me jone litiumi, 25,2 V, 2200 mAh, 7 pila PËRSHKRIMI Pesha (fshesa me vakuum) Madhësia 2,7 kg ("Jet" me furçë dyshe) Fshesë me vakuum Gjerësia 250 mm x Thellësia 210 mm x Lartësia 1000 mm Stacioni i fshesës Gjerësia 300 mm x Thellësia 300 mm x Lartësia 850 mm Koha e karikimit Koha e pastrimit (Parazgjedhja: [MID]) 3,5 orë Vegla e kombinimit/ vegla zgjatuese për hapësirat e ngushta Rreth 60 min. [MIN] / rreth 30 min. [MID] / rreth. 10 min. [MAX]/rreth. 3 min. [JET] "Jet" me furçë dyshe Rreth 42 min. [MIN] / rreth 24 min. [MID] / rreth. 14 min. [MAX] / rreth. 8 min. [JET] Furça me mekanizëm të hollë Rreth 50 min. [MIN] / rreth 25 min. [MID] / rreth. 15 min. [MAX]/rreth. 9 min. [JET] Furça e njomë Rreth 100 min. ❇❇ Koha e pastrimit dyfishohet kur përdorni dy bateri njëra pas tjetrës. Përdorimi #2 Përdorimi i stacionit të fshesës ❇❇ Për informacion të detajuar, shihni kodin QR. Stacioni i fshesës #1 Instalimi i stacionit të fshesës 1 Kalojeni kordonin elektrik të stacionit të fshesës përgjatë kanalit rrethor në pjesën e poshtme. ––Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë vendosur siç duhet, në mënyrë që stacioni i fshesës të qëndrojë pa u anuar. 🅐: Treguesi i statusit/butoni (FILLO/NDALO)
- Pasi të keni futur fshesën me vakuum në stacionin e fshesës, shtypni butonin "FILLO/ NDALO" për të zbrazur koshin e pluhurave. ––Shtypni sërish butonin "FILLO/NDALO" për të ndaluar punën.
- Mbyllni kapakun e poshtëm të koshit të pluhurave përpara se të përdorni fshesën me vakuum pasi kapaku i poshtëm është i hapur pasi keni zbrazur koshin e pluhurave në stacionin e fshesës. 2 Para se ta vendosni në prizë stacionin e fshesës, rregulloni mirë kordonin elektrik. 3 Kur vendosni në prizë stacionin e fshesës, treguesi i statusit bëhet blu për 5 sekonda dhe fiket. 4 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 4 2021-12-08 오후 3:37:17 PËRDORIMI Fshesë me vakuum Përdorimi i fshesës me vakuum Karikimi i baterisë #6 Pjesa e kontrollit KUJDES
- Para se të nxirrni baterinë, fshesa me vakuum duhet të jetë e fikur. ––Nëse bateria nxirret me forcë ndërkohë që fshesa me vakuum është në punë, kjo e fundit mund të pësojë avari.
- Bëni kujdes të mos e hidhni baterinë në tokë. Nëse e hidhni, mund të lëndoheni ose të dëmtoni baterinë. #3 Futja e baterisë Shtyjeni baterinë deri në fund derisa ta dëgjoni një kërcitje. #4 Nxjerrja e baterisë Për të nxjerrë baterinë, shtypni butonin e lëshimit të baterisë në pjesën e pasme të dorezës. #5 Karikimi i baterisë shtesë
- Karikoni baterinë shtesë në folenë e karikimit të saj në pjesën e poshtme të varëses së aksesorëve. ––Shtyjeni mirë baterinë për brenda. ❇❇ Modeli VS20A958***: Për ta karikuar baterinë në varësen e aksesorëve, duhet të blini veçmas një karikues. (VCA-SAPA95) ❇❇ Përpara se të përdorni produktin, duhet të zgjidhni një gjuhë për herë të parë. Përdorni butonin (+) ose (-) për të zgjedhur një gjuhë dhe mbani shtypur butonin (+) për 3 sekonda për të përfunduar caktimin. ––Shtypni dhe mbani shtypur butonin (+) për 3 sekonda ndërsa përdorni fshesën me vakuum për të hyrë më vonë në modalitetin e caktimit të gjuhës. ❇❇ Për të caktuar modalitetit e kursimit të energjisë, shtypni dhe mbani shtypur butonin (+) për 5 sekonda ndërsa fshesa me vakuum është në stacion. ––Për të anuluar modalitetit e kursimit të energjisë, shtypni dhe mbani shtypur butonin (+) për 5 sekonda. ––Nëse fshesa me vakuum përdoret, do të dilet menjëherë nga modaliteti i kursimit të energjisë. Përdorimi ❇❇ Kur treguesi i nivelit të baterisë bëhet i kuq ose mesazhi [Bateri e ulët] shfaqet në ekran, karikoni baterinë. ❇❇ Nuk mund ta përdorni fshesën me vakuum gjatë karikimit. ❇❇ Sigurohuni që pjesa e pasme e baterisë të vendoset siç duhet në pjesën karikuese të fshesës me vakuum. ❇❇ Kontrolloni që treguesi i nivelit të baterisë të shfaqet gjatë karikimit. ❇❇ Kur karikimi fillon, treguesi i nivelit të baterisë ndizet (në ngjyrë të kuqe, portokalli ose të verdhë në varësi të ecurisë së karikimit), ngrihet gradualisht dhe bëhet i gjelbër kur karikimi përfundon. 01 Ndezja/fikja ( ): Shtypni butonin ( ) për të filluar pastrimin në modalitetin [MID]. –– Kur montohet furça e njomë, fshesa me vakuum fillon të pastrojë në modalitetin e furçës së njomë. 02 Pjesa e kontrollit e modalitetit të fuqisë thithëse: Mund ta ndryshoni modalitetin e fuqisë thithëse. –– Mund t'i ndryshoni 4 hapat [MIN, MID, MAX, JET] të fuqisë thithëse me butonin (+) dhe (-). SHËNIM
- Kur fshesa me vakuum është në modalitetin e furçës së njomë, vetëm butoni (+) funksionon.
- Ndërsa përdorni furçën e njomë, cilësimi i gjuhës nuk mbështetet.
- Nëse furça ngjitet në dysheme ose nuk rrotullohet siç duhet në varësi të materialit të dyshemesë (tapet, qilim, mbulesë etj.), rregulloni fuqinë thithëse në [MIN] ose [MID]. Shqip 5 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 5 2021-12-08 오후 3:37:18 Përdorimi #7 Pjesa e ekranit Përdorimi i varëses së aksesorëve
- Modaliteti i fuqisë thithëse ––Shfaq modalitetin e fuqisë thithëse që keni zgjedhur si [MIN], [MID], [MAX] ose [JET].
- [WET]: Modaliteti i furçës së njomë ––Kur montohet furça e njomë, shfaqet modaliteti i furçës së njomë. ––Shtypni butonin (+) për të spërkatur ujë. Ndërsa mbani shtypur butonin (+), uji spërkatet për maksimumi 2 sekonda.
- Kontrolloni mesazhet ––Bateri e ulët: Shfaqet kur niveli i baterisë është i ulët. ––Send i ngecur te furça/vegla: Gabimi shfaqet kur diçka ka ngecur te furça apo vegla. ––Filtri nuk është futur: Gabimi shfaqet kur "Mikrofiltri" mungon. ––Bllokuar: Gabimi shfaqet kur fshesa me vakuum është e bllokuar. ––Kontrolloni furçën, veglën ose filtrin: Sinjalizon përdoruesin të kontrollojë furçën, veglën ose filtrin për të zgjidhur problemin e bllokimit. ––Pastroni mikrofiltrin: Sinjalizon dhe rekomandon përdoruesin të kontrollojë dhe lajë rregullisht mikrofiltrin. (Shikoni seksionin "Pastrimi i fshesës me vakuum".) ––Kursimi i energjisë aktiv: Shfaqet kur modaliteti i kursimit të energjisë është aktiv. ––Kursimi i energjisë joaktiv: Shfaqet kur modaliteti i kursimit të energjisë është joaktiv. Përpara se të karikoni baterinë shtesë, vendosi në prizë karikuesin. #8 Përdorimi i varëses së aksesorëve 🅐: Varësja e aksesorëve 🅑: V arësja e aksesorëve + mbajtësja e varëses së aksesorëve
- Kur aksesorët shkëputen për t'i ruajtur, atyre mund t'u bjerë pluhur nga pjesa thithëse e fshesës me vakuum. ––Pasi të pastroni, shkurtoni gjatësinë e tubit dhe përdoreni fshesën me vakuum në modalitetin [MAX] për 10 sekonda. ––Nëse vata është e njomë dhe ruhet bashkë me furçën e njomë, muri në afërsi të vatës së njomë mund të ndotet ose mund të fillojë të vijë erë. Pasi ta keni pastruar vatën, thajeni atë plotësisht. ––Kur shkëputni furçën, shtypni butonin e lëshimit në furçë. Përdorimi i aksesorëve #9 Shkëputja e aksesorëve
- Kur shkëputni tubin e rregullueshëm ose furçën, shtypni butonin e lëshimit në pjesën e pasme.
- Përpara se të shkëputni aksesorët, përdoreni fshesën në modalitetin [MAX] për më shumë se 10 sekonda për të hequr lëndët e huaja që kanë mbetur te aksesorët. #10 Vegla e kombinimit Përdoreni për të hequr pluhurin nga perdet, mobiliet, divanet etj. #11 Vegla zgjatuese për hapësirat e ngushta Përdoreni për të hequr pluhurin në kanalet e kornizave të dritares, hapësirat e ngushta, qoshet etj. 6 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 6 2021-12-08 오후 3:37:18 #12 Vegla fleksibël 08 Depozita e ujit Përdoreni për të pastruar zonat që arrihen me vështirësi, si p.sh. pjesët e sipërme apo të pasme të mobilieve apo tavanet. Shkëputja dhe montimi i depozitës së ujit SHËNIM
- Vegla fleksibël mund të lidhet me veglën e kombinimit dhe me veglën zgjatuese për hapësirat e ngushta. #13 Rregullimi i gjatësisë së tubit SHËNIM
- Mos e përdorni ujë nëntokësor apo të ndotur.
- Kur e përdorni për herë të parë, ajri në pompë dhe në tub mund të bëjë që furça e njomë ta spërkasë ujin me vonesë. Shtypni butonin e spërkatjes së ujit (+) vazhdimisht. #14 Furça e njomë Përdoreni për pastrimin e dyshemesë me një vatë të njomë (dru dhe linoleum). ❇❇ Furça e njomë nuk ka funksion për thithjen e pluhurave. Përdorimi Shtypni butonin në pjesën e pasme të tubit të rregullueshëm për të rregulluar gjatësinë e tubit me 3 hapa.
- Shtypni pjesën e poshtme të depozitës së ujit për ta shkëputur atë.
- Kur montoni depozitën e ujit, futni fillimisht fundin e pjesës së përparme. 01 Vata e njomë shumëpërdorimshe 02 Velcro 03 Disku rrotullues Përdorimi i vatës së njomë shumëpërdorimshe
- Kur e montoni vatën e njomë, sigurohuni që ajo të jetë në qendër të diskut rrotullues. 04 Vata e montueshme 05 <Para> ana e ngjitëses "Velcro" 06 <Prapa> 07 Vata e njomë njëpërdorimshe Përdorimi i vatës së njomë njëpërdorimshe
- Vendosni vatën e njomë njëpërdorimshe në pjesën e përparme (ana e ngjitëses "Velcro") të vatës së montueshme në diskun rrotullues. ––Nëse vatën e njomë njëpërdorimshe e përdorni pa vatën e montueshme, mund të bjerë efikasiteti i pastrimit.
- Vatën e njomë njëpërdorimshe duhet ta hidhni pas përdorimit. Shqip 7 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 7 2021-12-08 오후 3:37:18 MIRËMBAJTJA Mirëmbajtja Pastrimi i stacionit të fshesës #15 Ndërrimi i qeses së pluhurave Kur treguesi i statusit bëhet i kuq, duhet të ndërroni qesen e pluhurave. #16 Pastrimi i filtrit para motorit Përdorni dorezën për ta ngritur filtrin dhe shkundeni atë në një kosh mbeturinash për të hequr pluhurin. #17 Pastrimi i filtrit të pluhurave të imëta Shkundeni filtrin e pluhurave të imëta në një kosh mbeturinash për të hequr pluhurin. ❇❇ Për informacion të detajuar, shihni kodin QR. Pastrimi i fshesës me vakuum Mirëmbajtja #18 Koshi i pluhurave/mikrofiltri që mund të lahet KUJDES
- Pasi të keni pastruar me ujë koshin e pluhurave/mikrofiltrin që mund të lahet, duhet t'i thani ato plotësisht në hije për më shumë se 24 orë përpara përdorimit. ––Nëse përdoret nxehtësi, mund të shkaktohen deformime të pjesëve. ––Nëse filtri nuk është tharë plotësisht para përdorimit, ai mund të lëshojë erë.
- Nëse koshi i pluhurave apo filtri është i bllokuar, fshesa me vakuum mund të ndalojë punën për shkak të pajisjes së parandalimit të mbinxehjes së motorit. ––Pastroni koshin e pluhurave ose filtrat dhe më pas përdorni sërish fshesën me vakuum.
- Pas pastrimit, thajeni atë plotësisht për më shumë se 24 orë në hije përpara përdorimit.
- Për ta montuar, rrotullojeni atë në drejtim kundërorar deri sa vija poshtë imazhit të kyçit të mos jetë e dukshme. SHËNIM
- Mos përdorni detergjente apo vegla kur lani filtrin.
- Mos e thani me nxehtësi. #20 Furça me mekanizëm të hollë KUJDES
- Mos e pastroni me ujë furçën.
- Kur në furçë mbeten lëndë të huaja, hiqini me një pecetë të lagur ose me leckë të thatë. #21 "Jet" me furçë dyshe Nëse lëndët e huaja nuk hiqen, përdorni gërshërë për t'i hequr ato. KUJDES
- Nëse një leckë apo lëndë të tjera të huaja janë thithur dhe ngatërruar me furçën rrotulluese, kjo e fundit do të ndalojë punën për të mbrojtur motorin e fushës. Pasi të pastroni furçën, fikeni dhe ndizeni sërish.
- Nëse një furçë nuk funksionon pas pastrimit, fikeni dhe ndizeni sërish.
- Gjatë pastrimit të furçës, bëni kujdes të mos kapni gishtat në palosjen e furçës. #22 Furça e njomë SHËNIM
- Nëse furça rrotulluese nuk funksionon edhe pasi e keni pastruar (furçën me mekanizëm të hollë) dhe (furçën e njomë), pajisja e parandalimit të mbinxehjes së motorit mund të jetë në përdorim. Prisni 30 minuta ose më gjatë për të ftohur motorin dhe vendoseni atë sërish në punë. #19 Filtri i pluhurave të imëta #23 Vegla për kafshët shtëpiake Sigurohuni që ta fikni pajisjen përpara se të pastroni filtrin.
- Përdridheni dhe ngrijeni filtrin e pluhurave të imëta dhe shkundeni atë me kujdes për të hequr pluhurat.
- Lajeni filtrin me ujë të rrjedhshëm një herë në muaj për të ruajtur rendimentin më të mirë të filtrit. Hiqni qimet e kafshëve duke përdorur gërshërë dhe thithini ato. 8 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 8 #24 Vegla zgjatuese për hapësirat e ngushta/tubi Futni një shkop të gjatë e të hollë dhe rrotullojeni disa herë për të pastruar veglën zgjatuese për hapësirat e ngushta ose tubin. 2021-12-08 오후 3:37:19 PËRGATITJA Informacione për sigurinë
- Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni tërësisht këtë manual dhe ruajeni për referencë.
- Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e fshesës suaj me korrent mund të ndryshojnë disi nga ato që përshkruhen në këtë manual. Simbolet e përdorura të kujdesit/ paralajmërimit PARALAJMËRIM Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë. KUJDES Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose dëmtimi material. Simbole të tjera të përdorura SHËNIM Tregon se teksti në vijim përmban informacion të rëndësishëm shtesë. Mospërmbushja e këtyre kërkesave mund të dëmtojë pjesët e brendshme të fshesës me korrent dhe ta bëjë garancinë të pavlefshme. Të përgjithshme
- Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Përpara se ta ndizni fshesën me vakuum, sigurohuni që tensioni i burimit të energjisë të jetë i njëjtë me atë që tregohet në pllakën e specifikimeve në pjesën e pasme të fshesës portative me vakuum (ana e kontaktit të baterisë). Përgatitja
- Për informacion rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe detyrimeve rregullatore specifike për produktin, p.sh. REACH (WEEE, bateritë), vizitoni: samsung.com/ uk/aboutsamsung/samsungelectronics/ corporatecitizenship/data_corner.html
- PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me vakuum mbi qilima ose dysheme të lagura.
- Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose pranë tyre. Mos lejoni që fshesa me vakuum të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me vakuum të funksionojë pa mbikëqyrje. Përdoreni fshesën me vakuum vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në këto udhëzime.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum pa koshin e pluhurave.
- Për të ruajtur efikasitetin maksimal, zbrazeni koshin e pluhurave para se të mbushet plotësisht.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum për të pastruar shkrepëset, hirin e ndezur ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me vakuum larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të njësisë.
- Shmangni pastrimin e sendeve të forta dhe të mprehta me fshesën me vakuum, pasi ato mund të dëmtojnë pjesët e kësaj të fundit.
- Mos e bllokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.
- Për të shmangur dëmtimet, hiqeni spinën duke e kapur te priza dhe jo duke tërhequr kordonin.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet ta pastrojnë apo të kryejnë mirëmbajtje të fshesës me korrent pa mbikëqyrjen e të rriturve.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Bateria duhet hequr nga njësia kryesore para pastrimit apo kryerjes së mirëmbajtjes te fshesa me vakuum.
- Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues. Shqip 9 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 9 2021-12-08 오후 3:37:19
- Nëse fshesa me vakuum nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me një agjent të autorizuar të shërbimit të "Samsung".
- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
- Mos e përdorni për të thithur ujin.
- Mos e zhytni në ujë për ta pastruar.
- Kontaktoni me "Samsung" ose me një qendër shërbimi të "Samsung" për ndërrim, nëse lind nevoja. Stacioni i fshesës Përgatitja
- Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta përshtatur me prizë të papolarizuar apo me kordon zgjatues.
- Mos e përdorni në ambiente të jashtme apo në sipërfaqe të lagura.
- Hiqni stacionin e fshesës nga priza kur nuk e përdorni dhe përpara kryerjes së mirëmbajtjes.
- Përdorni vetëm stacionin e fshesës të ofruar nga prodhuesi për karikimin.
- Mos e përdorni me kordon apo spinë të dëmtuar.
- Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e mbyllni derën sipër kordonit dhe mos e tërhiqni këtë të fundit duke e prekur me skajet ose qoshet e mprehta. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
- Mos përdorni kordonë zgjatues apo priza me kapacitet të papërshtatshëm rryme.
- Mos i karikoni bateritë e pakarikueshme.
- Mos e hiqni nga priza duke e tërhequr nga kordoni. Për ta hequr nga priza, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.
- Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë, pasi mund të shpërthejnë në temperatura të larta.
- Mos tentoni ta hapni stacionin e fshesës. Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një qendër shërbimi e kualifikuar e "Samsung".
- Mos e ekspozoni stacionin e fshesës ndaj temperaturave të larta dhe mos lejoni që stacioni i fshesës të bjerë në kontakt me lagështi të çfarëdo lloji. Instalimi
- Nëse hasni problem me instalimin e stacionit të fshesës, kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung". ❇❇ Lëndimet apo avaritë e produktit që vijnë si pasojë e mosinstalimit të stacionit të fshesës mund të mos kompensohen. Fshesë me vakuum
- Mos pastroni sende të forta apo të mprehta si xhamat, gozhdët, vidat, monedhat etj.
- Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i futni asnjëherë gishtat ose objekte të tjera në folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet aksidentalisht.
- Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e përdorni me vrima të bllokuara. Mbajini vrimat pa pluhur, fije, qime dhe gjithçka që mund të reduktojë qarkullimin e ajrit.
- Mos fshini materiale toksike (zbardhues klori, amoniak, pastrues tubash etj.).
- Mos fshini asgjë që është duke u djegur ose që nxjerr tym, si p.sh. cigaret, shkrepëset ose hirin e nxehtë.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum në hapësira të mbyllura e të mbushura me avuj të çliruar nga bojërat me bazë vaji, holluesit e bojës, substancat kundër molës, pluhurat e ndezshëm ose avuj të tjerë shpërthyes apo toksikë. Në lidhje me energjinë PARALAJMËRIM
- Mos e përkulni kordonin elektrik me forcë të madhe dhe mos vendosni sende të rënda mbi kordonin elektrik. ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- Kur fshesa me vakuum përdoret në një verandë apo në një zonë ku përdoret uji, sigurohuni që uji të mos bjerë në kontakt me kordonin elektrik ose me prizën. 10 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 10 2021-12-08 오후 3:37:20
- Nëse në një nga kunjat apo pikat e kontaktit të spinës ka pluhur, ujë etj., pastrojini ato me kujdes. ––Mund të shkaktohet funksionim jonormal ose goditje elektrike.
- Mos e tërhiqni kordonin elektrik dhe mos e prekni spinën me duar të lagura. ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e lidhni stacionin e fshesës në një burim energjie me tension të papërshtatshëm. Mos e lidhni stacionin e fshesës në një prizë me shumë hyrje apo në një zgjatues. ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- Mos përdorni spinë ose kordon elektrik të dëmtuar apo prizë të lirshme. ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- Nëse kordoni elektrik dëmtohet, ndërrojeni atë me një kordon të ri pranë qendrës së autorizuar të shërbimit të "Samsung". ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2019/1782 Kërkesat e dizajnit ekologjik për pajisjet me energji të jashtme: www.samsung.com/global/ecodesign_ component PARALAJMËRIM
- Stacioni i fshesës duhet të vendoset dhe të përdoret në një dysheme të qëndrueshme. ––Nëse produkti rrëzohet, mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime të produktit dhe të dyshemesë.
- Mos e vendosni apo përdorni produktin në një dysheme jo të sheshtë, në një tapet, në tavolinën e dhomës së ndenjes apo në një tryezë etj. ––Nëse produkti rrëzohet, mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime të produktit dhe të dyshemesë.
- Mos e vendosni produktin në një mur pas të cilit janë instaluar tuba (gazi apo uji etj.) ose kabllo elektrike. Përgatitja Përdorimi
- Mos krijoni qark të shkurtër duke prekur terminalin e karikimit me shkopinj, kaçavidë metalike etj. ––Produkti mund të pësojë avari ose mund të shkaktohet goditje elektrike.
- Sigurohuni që terminalet e karikimit të fshesës me vakuum dhe të stacionit të fshesës të mos bien në kontakt me një përcjellës, si p.sh. byzylyk, orë dore, shufër metalike, gozhdë etj.
- Sigurohuni që në fshesën me vakuum apo në stacionin e saj të mos futen lëngje, si p.sh. ujë apo lëng frutash. ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
- Duke qenë se stacioni i fshesës është projektuar vetëm për fshesën me vakuum "Samsung Jet" pa kordon, mos e përdorni atë për të karikuar pajisje të tjera elektronike dhe për qëllime të tjera. ––Mund të shkaktohet dëmtim i rëndë i stacionit të fshesës ose zjarr.
- Mos fshini lëngje, brisqe, kunja, thëngjij, miell etj. gjatë pastrimit. ––Mund të shkaktohet funksionim jonormal ose dëmtim i produktit.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum për të fshirë lëngje, si p.sh. pije apo jashtëqitje kafshësh.
- Furça dhe dalja e ajrit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit. ––Mund të shkaktohet avari në produkt ose zjarr për shkak të mbinxehjes së produktit.
- Ky produkt synohet vetëm për përdorim shtëpiak. (Mos e përdorni këtë produkt për pastrime eksperimentale, tregtare apo industriale.) ––Mund të shkaktohet funksionim jonormal ose dëmtim i produktit. ––Pastrimi në ambiente të jashtme: gurë dhe pluhur çimentoje ––Bilardo: pluhur shkumësi ––Një dhomë sterile spitali
- Mos hipni mbi produkt dhe mos e godisni fort atë. ––Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim i produktit. Shqip 11 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 11 2021-12-08 오후 3:37:20 Përgatitja
- Përpara se të lëvizni varësen e aksesorëve, shkëputni fillimisht karikuesin. ––Terminali i karikimit ose kordoni elektrik është i dëmtuar dhe mund të shkaktohet goditje elektrike.
- Mos e përdorni produktin pranë pajisjeve ngrohëse, si p.sh. ngrohëse, apo në ambiente që përmbajnë spërkatës të djegshëm apo materiale të ndezshme. ––Mund të shkaktohet zjarr ose deformim i produktit.
- Kur e përdorni fshesën me vakuum, bëni kujdes të mos lëndoheni me pjesët lëvizëse apo rrotulluese. ––Tregoni kujdes që të mos thithni pjesë trupi (flokë, duar etj.) në furçën rrotulluese (cilindri).
- Gjatë pastrimit të murit apo të tavanit, duhet të përdorni të dyja duart. ––Nëse pastroni me një dorë, mund të dëmtoni kyçin apo të rrëzoni fshesën me vakuum dhe të lëndoheni apo të dëmtoni fshesën.
- Sigurohuni që filtrat të jenë vendosur siç duhet. ––Fuqia thithëse mund të reduktohet. ––Nëse në motorin e fshesës me vakuum hyjnë pluhura, produkti mund të dëmtohet. ––Produkti mund të mos funksionojë.
- Kur fshini sende të mprehta, si p.sh. rërë, me fshesën me vakuum, ato mund të gërvishtin pjesën e brendshme të koshit të pluhurave.
- Nëse ka rrjedhje gazi apo nëse përdoret spërkatës i djegshëm, si p.sh. një pastrues pluhurash, mos e prekni prizën dhe hapni dritaren për ajrosje. ––Mund të shkaktohet shpërthim ose zjarr.
- Nëse produkti bën zhurmë të çuditshme apo lëshon erë apo tym, fikeni atë menjëherë dhe kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung". ––Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr. Mirëmbajtja PARALAJMËRIM
- Para se të hiqni lëndët e huaja brenda produktit, fikni fillimisht produktin. ––Nëse produkti është i ndezur ndërkohë që hiqni lëndët e huaja, ju mund të lëndoheni ose të dëmtoni produktin.
- Kur pastroni pjesën e jashtme të produktit, fillimisht fikeni atë dhe pastaj fshijeni me një peshqir të thatë. Mos spërkatni ujë direkt në produkt dhe mos e fshini me materiale të avullueshme, si p.sh. benzen, hollues apo alkool. ––Nëse në produkt futet ujë duke shkaktuar defekt, fikeni produktin dhe kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".
- Para se të pastroni stacionin e fshesës, hiqni produktin nga priza.
- Gjatë pastrimit të pjesëve që mund të lahen, mos përdorni detergjent alkalin, acid, detergjent industrial, freskues ajri, acid acetik etj. ––Mund të shkaktohet dëmtim i produktit, si p.sh. thyerje e pjesëve plastike, deformim, çngjyrosje, dëmtim i printimit etj. Koshi i pluhurave, mikrofiltri që mund të Pjesët që mund të lahen lahet, filtri i pluhurave të imëta, filtri-rrjetë metalik, lecka e thatë Detergjentet e Detergjent për larjen e Neutral pranueshme enëve Oksigjen i lëngët, Alkalin pastrues myku etj. Vaj parafine, emulgator Acid etj. NV-I, PB-I, Opti, alkool, Pastrues aceton, benzen, hollues industrialë etj. Detergjentet e Freskuesit e ajrit me ndaluara Freskues spërkatje me presion ajri (aromë kafeje, barishte etj.) Vajra shtazorë, vajra Vajra bimorë Acid acetik ushqimor, Të tjera uthull, acid acetik i ngrirë etj. 12 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 12 2021-12-08 오후 3:37:20 SHTOJCË Shënime dhe masa paraprake Instalimi KUJDES
- Mos e instaloni produktin në afërsi të ujit, në një zonë me shumë lagështi ose pranë dritares etj.
- Mos e vendosni stacionin e fshesës në një vend ku njerëzit kalojnë shpesh, në hyrje apo kalime të ngushta. ––Njerëzit mund të pengohen dhe të lëndohen ose produkti mund të dëmtohet.
- Nëse stacioni i fshesës nuk instalohet siç duhet, ai mund të bjerë, çka mund të shkaktojë lëndim dhe dëmtim të rëndë të produktit.
- Instaloheni stacionin e fshesës në një vend ku nuk ka sende që mund të thyhen dhe të shkaktojnë dëmtime. Përdorimi i baterisë SHËNIM
- Nëse produkti nuk punon pasi karikoni baterinë, ndërrojeni këtë të fundit. Nëse ende nuk funksionon me baterinë e re, kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".
- Për sa i përket baterisë dhe përshtatësit, ju duhet t'i blini ato veçmas.
- Kur blini një bateri në një qendër shërbimi të "Samsung", kontrolloni për logon origjinale të "Samsung" në bateri ( ) dhe emrin e baterisë (VCA-SBTA95). KUJDES Përdorimi SHËNIM
- Nëse mbi furçë ushtrohet forcë e tepërt apo nëse në furçën rrotulluese (cilindër) ngecin lëndë të huaja, furça mund të ndalojë punën për të mbrojtur motorin ose produktin. Fikeni fshesën me vakuum, hiqni lëndët e huaja dhe më pas ndizeni sërish.
- Mund të shkaktohet elektricitet statik në varësi të lagështisë, temperaturës apo materialit të dyshemesë etj. në shtëpinë tuaj.
- Karikojeni baterinë përpara se të përdorni një bateri të sapo blerë për herë të parë ose nëse nuk e keni përdorur baterinë për një kohë të gjatë.
- Nëse nuk do ta përdorni fshesën me vakuum për një kohë të gjatë ose nëse do të largoheni nga shtëpia për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza stacionin e fshesës dhe më pas shkëputeni baterinë nga stacioni i fshesës. Nëse bateria nuk karikohet, ajo do të shkarkohet gradualisht.
- Karikojeni baterinë kur është në nivel të ulët. Nëse niveli i baterisë qëndron i ulët për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë degradimin e rendimentit së baterisë. SHTOJCË
- Mos e çmontoni baterinë apo stacionin e fshesës.
- Mos e ekspozoni baterinë ndaj nxehtësisë dhe mos e vendosni në zjarr.
- Duke qenë se bateria është prodhuar vetëm për këtë produkt, mos e përdorni atë për aparate të tjera elektronike apo për qëllime të tjera.
- Heqja e baterisë gjatë përdorimit mund të shkaktojë avari në produkt.
- Koha e përdorimit të baterisë mund të shkurtohet me rritjen e përdorimit të saj. Kur bateria nuk karikohet më ose harxhohet shpejt, ndërrojeni baterinë e shteruar me një të re.
- Përdorni vetëm stacionin e fshesës dhe bateritë e ofruara nga prodhuesi.
- Para se të fusni baterinë, konfirmoni që bateria po futet në drejtimin e duhur.
- Kur hidhni një bateri të prishur, vendoseni në një kuti për mbledhjen e baterive për riciklim.
- Mos e hidhni në tokë, mos e godisni, dhe mos e ekspozoni ndaj goditjeve të befta.
- Për të mbrojtur motorin dhe baterinë, produkti mund të mos funksionojë kur temperatura është nën 5°C ose mbi 45°C. Shqip 13 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 13 2021-12-08 오후 3:37:21
- Pastrojeni vatën e njomë shumëpërdorimshe të furçës së njomë në një makinë larëse normale duke përdorur një detergjent neutral. ––Megjithatë, nëse vata e njomë ekspozohet ndaj nxehtësisë apo zbutësve etj., ajo mund të pësojë modifikime ose çngjyrosje dhe rendimenti i produktit mund të degradohet. Mos e zieni vatën e njomë.
- Përdorni vata të njoma origjinale nga "Samsung Electronics" për furçën e njomë.
- Nëse furça e njomë përdoret pa vatë të njomë, avaritë e produktit mund të mos mbulohen nga garancia ose do t'ju tarifohet një tarifë shërbimi.
- Kur blini një vatë të njomë shumëpërdorimshe shtesë për furçën e njomë, kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".
- Kur blini një vatë të njomë njëpërdorimshe shtesë, kontrolloni emrin e modelit VCA-SPA95.
- Nëse dëshironi të blini një qese pluhurash shtesë, kontrolloni fillimisht emrin e modelit (VCA-ADB952) dhe logon e "Samsung" ), më pas kontaktoni shitësin e "Samsung Electronics" ose qendrën e shërbimit të "Samsung" më të afërt.
- Kur koshi i pluhurave në stacionin e fshesës mbushet me pluhur, stacioni i fshesës mund të ndalojë për shkak të pajisjes së parandalimit të mbinxehjes së motorit. Ndërrojeni qesen e pluhurave dhe vëreni sërish në punë.
- Nëse ka ndonjë larvë në pluhurat e thithura, ajo mund të shumohet në qesen e pluhurave. Pastroni stacionin e fshesës me një pecetë të lagur dhe ndërroni qesen e pluhurave.
- Që të mos rrëzohet, mos e shtyni stacionin e fshesës. ––Mund të shkaktohet lëndim personal dhe dëmtim i produktit dhe i dyshemesë. KUJDES SHTOJCË
- Mos e përdorni produktin pranë materialeve të djegshme. Gjithashtu, mos e përdorni: ––Në vende ku në dysheme është vendosur një qiri i ndezur apo një llambë tavoline. ––Një vende ku ka thëngjij të ndezur në një oxhak të pambikëqyrur. ––Në vende ku ka materiale të djegshme, si p.sh. benzinë, alkool, hollues, tavlla me cigare të ndezura etj.
- Mos e lini produktin të mbështetur në një mur apo tavolinë. ––Produkti mund të bjerë dhe mund të shkaktohen lëndime dhe dëmtime të rënda të produktit.
- Ndërsa përdorni apo pasi keni përdorur fshesën me vakuum, duhet ta vendosni fshesën në pozicion të shtrirë ose ta vendosni atë në stacionin e fshesës për ta ruajtur. ––Produkti mund të bjerë dhe mund të shkaktohen lëndime dhe dëmtime të rënda të produktit. Përpos kësaj, ju mund të mos kompensoheni për dëmtimin.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum për qëllime të tjera përveç qëllimit të synuar. (Mos lejoni që fëmijët të hipin mbi produkt apo të luajnë me të.) ––Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim i produktit.
- Mos lejoni që fëmijët të prekin produktin ndërsa pastroni. ––Kur fshesa me vakuum mbinxehet, fëmijët mund të digjen.
- Mos lejoni që fëmijët të kapen pas stacionit të fshesës apo ta shtyjnë atë. ––Mund të shkaktohet lëndim personal dhe dëmtim i produktit dhe i dyshemesë.
- Përdorni të dyja duart për të mbajtur stacionin e fshesës. 14 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 14 2021-12-08 오후 3:37:21 Mirëmbajtja SHËNIM
- Ndonjëherë, rrota e një furçe mund të gërvishtë dyshemenë. Para përdorimit të fshesës me vakuum, kontrolloni gjendjen e rrotave të furçës. ––Nëse në rrotën e furçës ka lëndë të huaja të cilat nuk hiqen lehtësisht, kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".
- Nëse pjesa e brendshme e furçës së njomë bllokohet me një trup të madh të huaj, shpejtësia e rrotullimit reduktohet dhe disku rrotullues ndalon. KUJDES
- Mos e shtyni fshesën me vakuum kur ajo është e vendosur në stacionin e fshesës. ––Mund të shkaktohet lëndim personal dhe dëmtim i produktit dhe i dyshemesë.
- Ruajtja e produktit në dritën e diellit për orë të gjata mund të shkaktojë deformimin ose çngjyrosjen e pjesëve të produktit. Ndaj, ruajeni produktin në hije.
- Mos e pastroni me ujë furçën e fshesës me vakuum. Pastrimi i saj me ujë mund të shkaktojë deformim të pjesëve ose avari.
- Nëse vini re një reduktim të vazhdueshëm të thithjes apo nëse fshesa me vakuum mbinxehet përtej normales, pastroni produktet dhe ndërroni filtrat.
- Kur stacioni i fshesës lëshon erë të keqe, ndërroni qesen e pluhurave ose pastroni filtrat. SHTOJCË
- Kur tërhiqni kordonin elektrik nga kanali në pjesën e poshtme të stacionit të pastrimit, mos e tërhiqni fort. Rrotullojeni kordonin me kujdes në anë, në mënyrë që ai të dalë jashtë lehtësisht. ––Kordoni elektrik mund të dëmtohet dhe mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Para se ta fusni apo hiqni nga priza stacionin e fshesës, fikeni fshesën me vakuum dhe sigurohuni që kunjat e spinës të mos bien në kontakt me duart tuaja. ––Mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
- Mos peshoni mbi pjesën e sipërme të furçës së njomë kur e përdorni atë. ––Mund të shkaktohet dëmtim i produktit ose dëmtim i dyshemesë.
- Gjatë montimit të fshesës me vakuum, bëni kujdes të mos kapni gishtat te bashkuesit.
- Mos e përdorni fshesën me vakuum në objekte që mund të gërvishten lehtë (televizorët, monitorët etj.).
- Kur pastroni, bëni kujdes që pjesa anësore e furçës të mos preket me një pjesë me myk, me murin, mobilie etj. që të mos shkaktohet njollosje. ––Në rast të një njolle të lehtë, hiqeni atë me një pecetë të lagur ose një pastrues.
- Mos përdorni ujë për të pastruar produktin kur ai është në përdorim.
- Duhet ta përdorni produktin në vende të thata dhe të mos e përdorni atë në vende të njoma apo në ujë.
- Mos e përdorni produktin nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në nxehtësi të mëdha dhe mos e ruani produktin brenda një makine.
- Mos hidhni ujë të nxehtë, detergjent etj. në depozitën e ujit të furçës së njomë. ––Mund të shkaktohet avari në produkt ose degradim i rendimentit.
- Kur nuk e përdorni furçën e njomë, zbrazeni të gjithë ujin në depozitën e ujit. Shqip 15 VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 15 2021-12-08 오후 3:37:21 Zgjidhja e problemeve Para se të thërrisni shërbimin, shqyrtoni problemet dhe zgjidhjet e mëposhtme. Kini parasysh se do të tarifoheni për çdo thirrje shërbimi në të cilat nuk gjendet asnjë defekt. Problemet Fshesa me vakuum nuk punon. Furça rrotulluese (cilindri) brenda furçës nuk funksionon. Zgjidhjet
- Kontrolloni nivelin e baterisë dhe karikojeni.
- Kontrolloni nëse produkti është i fikur dhe shtypni butonin e energjisë për ta ndezur.
- Kontrolloni nëse është bllokuar tubi i rregullueshëm, koshi i pluhurave ose furça.
- Kontrolloni që mikrofiltri që mund të lahet të jetë futur siç duhet.
- Nëse fshesa me vakuum nuk është përdorur për një kohë të gjatë, karikoni baterinë.
- Nëse bateria prishet, duhet ta ndërroni.
- Kur mesazhi [Kontrolloni furçën, veglën ose filtrin] shfaqet në ekran, fikeni fshesën me vakuum dhe kontrolloni nëse furça është e bllokuar me lëndë të huaja. Në rast të tillë, hiqeni lëndën e huaj dhe rindizeni fshesën me vakuum.
- Nëse fshesa me vakuum është e ndezur, fikeni dhe ndizeni atë sërish. –– Për sa i përket (furçës me mekanizëm të hollë) dhe (furçës së njomë), nëse pajisja e parandalimit të mbinxehjes së motorit të furçës funksionon, mund të duhen rreth 30 minuta për të ftohur motorin.
- Zbrazni koshin e pluhurave dhe pastroni shpesh filtrat. –– Duke qenë se fshesa juaj me vakuum është produkt i ri, ajo mund të ketë një erë të lehtë për 3 muajt e parë pas blerjes. Vrima e daljes së ajrit apo filtri i produktit lëshon erë. SHTOJCË –– Nëse e përdorni fshesën me vakuum për një kohë të gjatë, pluhuri i akumuluar në koshin e pluhurave apo pluhuri në filtër mund të lëshojnë erë.
- Filtrat e ndërrimit ofrohen nga agjenti vendor i shërbimit i "Samsung".
- Materialet e tapetit (tapeta të qendrave të kujdesit për fëmijët, tapeta izolimi akustik midis dyshemeve etj.) mund të shkaktojnë Mund të krijohet elektricitet elektricitet statik. statik gjatë pastrimit të tapetave të trashë e të butë. –– Kalojeni furçën mbi një dysheme normale për njëfarë kohe dhe pastroni sërish, më pas elektriciteti statik do të largohet.
- Kur e përdorni për herë të parë, ajri në pompën e brendshme të furçës së njomë dhe në tub mund të bëjë që furça e njomë ta spërkasë ujin me vonesë. Furça e njomë nuk spërkat –– Shkëputeni depozitën e ujit, shtypni butonin e spërkatjes së ujit ujë. (+) dhe kontrolloni nëse pompa po funksionon duke bërë zhurmë. –– Mbusheni depozitën e ujit, vendoseni atë në furçën e njomë dhe shtypni butonin e spërkatjes së ujit (+) vazhdimisht. 16 Shqip VS9500_13ge_00859F-00_GE-Q guide.indb 16 2021-12-08 오후 3:37:22 Problemet Fshesa me vakuum nuk mund të karikohet. Fshesa me vakuum ndalon punën gjatë pastrimit. Zgjidhjet
- Konfirmoni që tensioni i përçuar te stacioni i fshesës të përkojë me kërkesat e stacionit të fshesës.
- Kontrolloni nëse fshesa me vakuum është ndezur dhe më pas kontrolloni nëse llamba LED e treguesit të nivelit të baterisë është e ndezur.
- Kontrolloni nëse në terminalin e karikimit ka lëndë të huaja (pluhur). Hiqni të gjitha lëndët e huaja me një shtupë pambuku ose leckë të butë.
- Meqë ky produkt ka pajisjen e parandalimit të mbinxehjes së motorit, produkti do të ndalojë punën përkohësisht për arsyet e kushteve të mëposhtme. Pasi të jetë rregulluar shkaku i problemit, ndizeni përsëri produktin. (Ky rast mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së ambientit.) –– Kur fshesa me vakuum punon me koshin e pluhurave plot. –– Kur fshesa me vakuum punon me furçën e bllokuar. Forca thithëse reduktohet papritur dhe fshesa me vakuum bën zhurmë dridhjeje. Pastrimi ka mbaruar por nga furça dalin grimca të vogla pluhurash. –– Kur vegla zgjatuese për hapësirat e ngushta përdoret për orë të gjata.
- Kontrolloni nëse furça, koshi i pluhurave apo tubi i rregullueshëm është bllokuar me lëndë të huaja dhe hiqini ato.
- Kontrolloni nëse koshi i pluhurave është i mbushur plotësisht me pluhura. Nëse po, boshatiseni koshin.
- Kontrolloni nëse filtri është i ndotur. Nëse po, pastrojeni filtrin.
- Pas pastrimit, vëreni fshesën me vakuum në punë për 10 ose më shumë sekonda për të thithur grimcat e vogla të pluhurave.
Notice-Facile