SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Makina larëse

WF1600NHW/YLE - Makina larëse SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas WF1600NHW/YLE SAMSUNG në format PDF.

📄 748 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 12 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SAMSUNG WF1600NHW/YLE - page 662
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
TipiLavatrice me ngarkim nga përpara SLIM
Kapaciteti i ngarkesës6 kg
Shpejtësia maksimale e centrifugimit1 000 rrot/min
Klasa energjetikeA+
Klasa e larjesA
Klasa e centrifugimitB
Konsumi i energjisë (pambuk 60°C)1,19 kWh për cikël
Konsumi i ujit (pambuk 60°C)56 litra për cikël
Niveli i zhurmës gjatë larjes56 dB(A)
Niveli i zhurmës gjatë centrifugimit66 dB(A)
Përmasat (G x L x Th)600 x 850 x 450 mm
Pesha neto59 kg
ShfaqjaLCD
Tipi i daullesDiamond Drum
Elementi ngrohësQeramike
NgjyraBardhë
Nisje e vonuarPo
Bllokim për fëmijëtPo

Pyetjet më të shpeshta - WF1600NHW/YLE SAMSUNG

Cila është kapaciteti i ngarkesës së Samsung WF1600NHW/YLE?
Kjo makinë larëse frontale Samsung mund të mbajë deri në 6 kg rroba të thata. Ky është kapaciteti ideal për një familje prej 2 deri në 3 persona. Mos e mbingarkoni tamburin: rrobat duhet të mund të rrotullohen lirshëm për një larje efektive.
Cila është shpejtësia maksimale e centrifugës së WF1600NHW?
Shpejtësia maksimale e centrifugës është 1 000 rrot/min. Ju mund të zgjidhni një shpejtësi më të ulët (ose të çaktivizoni centrifugimin) për tekstilet delikate. Klasa e centrifugës së kësaj makine është B.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit 4E (ose E1) në ekran?
Kodi 4E tregon një problem me furnizimin me ujë. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë hapur, që tubi i furnizimit të mos jetë i përdredhur ose i bllokuar dhe që filtri i rubinetit të jetë i pastër. Rifilloni programin pas kontrollit.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit 5E (ose E2) dhe si ta zgjidhni atë?
Kodi 5E sinjalizon një defekt në drenazh. Kontrolloni që tubi i drenazhit të mos jetë i përdredhur ose i bllokuar, dhe që filtri i drenazhit (në pjesën e poshtme të frontit) të jetë i pastër. Pastroni filtrin rregullisht, të paktën çdo 2 muaj.
Si të pastroj filtrin e drenazhit të WF1600NHW?
Hapni kapakun e vendosur në pjesën e poshtme të djathtë të panelit të përparmë. Vendosni një leckë dhe një enë nën kapakun, pastaj çlironi ngadalë filtrin për të lejuar shkarkimin e ujit. Hiqni mbeturinat, shpëlani filtrin dhe shtrëngojeni fort. Kjo procedurë duhet të kryhet çdo 1 deri në 2 muaj.
Si të aktivizoj bllokimin për fëmijë në këtë makinë larëse Samsung?
Mbani të shtypura njëkohësisht butonat e dedikuar për këtë qëllim për rreth 3 sekonda (referojuni seksionit Bllokimi për Fëmijë të manualit). Një simbol do të shfaqet në ekranin LCD për të konfirmuar aktivizimin. Për të çaktivizuar, përsëritni të njëjtën procedurë.
Si të programoj një nisje të vonuar (nisje me vonesë)?
Zgjidhni programin tuaj, pastaj shtypni butonin Nisje e vonuar për të vendosur kohën e dëshiruar (zakonisht nga 1 deri në 19 orë sipas cikleve). Pastaj shtypni Nis. Makina do të nisë automatikisht në kohën e zgjedhur.
Pse makina larëse dridhet fort ose bën shumë zhurmë?
Fillimisht kontrolloni që vidat e transportit të jenë hequr para përdorimit të parë. Sigurohuni që makina të jetë vendosur në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme, dhe rregulloni këmbët e rregullueshme për të eliminuar çdo luhatje. Një ngarkesë e pabalancuar ose shumë e vogël gjithashtu mund të shkaktojë dridhje të tepërt.
Si të kalibroj (balancoj) makinën larëse pas zhvendosjes ose instalimit?
WF1600NHW ka një funksion kalibrimi të tamburit. Filloni makinën bosh duke zgjedhur modalitetin e Kalibrimit (konsultoni manualin për kombinimin e saktë të butonave). Ky cikël zgjat rreth 3 minuta dhe lejon makinën të optimizojë zbulimin e ngarkesës dhe shpërndarjen.
Cilin program duhet të përdor për leshin dhe artikujt delikatë?
Përdorni programin Lesh për pulovrat dhe trikot, dhe programin Delikat për të brendshmet dhe tekstilet e brishta. Këto cikle përdorin lëvizje të buta dhe një temperaturë të ulët (maksimumi 30°C e rekomanduar për leshin) për të ruajtur fibrat.
Si të pastroj tamburin Diamond Drum për të shmangur aromat e këqija?
Filloni rregullisht një cikël Pastrimi i tamburit bosh (program i dedikuar ose pambuk 90°C pa rroba). Lërini kapakun gjysmë të hapur pas çdo larjeje për të ajrosur tamburin. Gjithashtu pastroni kutinë e detergjentit dhe vulën e kapakut me një leckë të lagur.
A është kjo makinë larëse Samsung e përshtatshme për apartamente me hapësirë të vogël?
Po, WF1600NHW/YLE është një model SLIM me vetëm 45 cm thellësi, çka e bën atë veçanërisht të përshtatshme për hapësira të vogla dhe kuzhina të ngushta. Dimensionet e saj janë 60 cm (gjerësi) x 85 cm (lartësi) x 45 cm (thellësi).

Pyetjet e përdoruesve rreth WF1600NHW/YLE SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makina larëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WF1600NHW/YLE - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WF1600NHW/YLE e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT WF1600NHW/YLE SAMSUNG

Makina larëse manuali i përdorimit

Planet First

100% Recycled Paper

Ky manual është prodhuar me letër 100% të riciklueshme.

imagjinoni mundësitë

Faleminderit që keni blerë këtë produkt nga Samsung.

CE

SAMSUNG

përmbajtja

VENDOSJA E MAKINËS TUAJ LARËSE

13

LARJA E NJË NGARKESE ME RROBA

21

13 Kontrolli i pjesëve
14 Përmbushja e kërkesave të instalimit
14 Furnizimi me energii eekrike dhe tokëzimi
14 Furnizimi me Uje
15 Shkarkimi
15 Nivelimi
15 Temperatura e mjedisit
15 rstalimi në mur ose dolap
15 Instalimi i makinës tuaj larëse

21 Larja për herë të parë

21 Udhëzimetbazë
22 Përdorimi i panelit të kontrollit
24 Child lock (Kyçi i Mbrojtjes sè Fëmiëve)
24 Delay end (Pörfundim i Vonuar)
25 Larja e robavo duke põrdorur zgjedhös n o ciklit
26 _ara e robave me dorë
26 Udhëzimet për larjen e rrobave
28 Informacioni mbi detergjentin dhe shtesat
28 Cilin detergent te perdom
28 Srtari i detergjentit

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E MAKINËS TUAJ LARËSE

29

29 Shkarkimi i makinës larëse në një rast urgjent
29 Pastrimi i jashtëm
30 Pastrimi i sirtarit të detergjentit dhe ndarjeve të sirtarit
31 Pastrimi i filtrit të copëzave.
32 Pastrimi i rrjetës së filtrit të tubit të ujit
32 Riparimi i një makinë larëse të ngrirë
32 Ruajtja e makinës tuaj larëse për një kohë të gjatë
33 Kontrolloni këto pika nëse makina juaj larëse...
34 Kodet e informacionit

KODET E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE DHE INFORMACIONI

33

GRADIMI I MAKINËS SUAJ LARËSE

34

SKICA E CIKLIT

35

SHTOJCË

36

34 Regjimi i kalibrimit

35 Skica e ciklit

36 Skema e kujdesit të materialeve
36 Mbrojtja e mjedisit
37Specifikimet
39 Formulari i makinave larëse për përdorim shtëpiak (EU vetëm)
43 Informacione të programeve kryesore të larjes

informacioni i sigurisë

Urime për makinë tuaj larëse të re Samsung ActivFresh™. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm për instalimin, përdorimin dhe përkujdesjen e pajisjes tuaj. Lutemi lexojeni manualin me kujdes për të përdorur dhe njohur sa më mirë funksionet e kësaj makine larëse.

ÇFARË DUHET TË DINI PËR UDHËZIMET E SIGURISË

Ju lutemi lexojeni këtë manual me kujdes për t'u siguruar se dini si të përdorni në mënyrë të sigurt dhe efikase tiparet dhe funksionet e shumta të pajisjes suaj të re, dhe ruajeni atë në një vend të sigurt pranë pajisjes për t'ju referuar në të ardhmen. Pajisjen përdoreni vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar sîç përshkruhet në këtë manual udhëzimesh. Paralajmërimet dhe Udhëzimet e Rëndësishme për Sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Éshtë përgjegjësia juaj të jeni të arsyeshëm, të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm kur instaloni, mirëmbani dhe vini në punë makinën tuaj të larjes. Për shkak se këto udhëzime funksionimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e makinës tuaj larëse mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha simbolet e paralajmërimit mund të aplikohen. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit ose merrni ndihmë dhe informacion në faqen e internetit www.samsung.com.

SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdoruesi:

PARALAJMERIMRreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pronës.
KUJDESRreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit, dhe/ose dëmtim të pronës.
KUJDESPër të ulur rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose lëndimeve ndaj personit kur përdorni makinën larëse, ndiqni këto masa të rëndësishme sigurie:
MOS u përpiqni.
MOS e çmontoni.
MOS e prekni.
Ndiqni udhëzimet me saktësi.
Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.
Sigurohuni se makina është e tokëzuar për të parandaluar goditjen elektrike.
Telefononi qendrës së shërbimit për ndihmë.
Vini re

Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve. Ju lutemi ndiqini ato me rreptësi. Pasi ta keni lexuar këtë pjesë ruajeni në vend të sigurt që t'i referoheni në të ardhmen.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË - 1

Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.

Sikurse me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për të përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionet e saj dhe bëni kujdes kur e përdorni.

informacioni i sigurisë

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 1

PARALAJMERIM: Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personit kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake bazë si më poshtë:

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të dëmtohen rëndë nëse mbeten të billokuar brenda.

Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mangësi në përvojë dhe në njohuri, përveç nëse janë nën mbikëqyrje direkte ose nëse kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhen mbikëqyrur për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me me aftësi ndijore të reduktuara fizike dhe mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

Nëse kablli i korrentit është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rrezikun.

Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.

Për pajisjet me fole ajrimi në bazament, sigurohuni të mos bblokohen nga qilimat.

Duhet të përdoren setet e rinj të tubave të dhënë me pajisjen dhe setet e vjetër të tubave nuk duhen përdorur përsëri.

KujdeS: Për të shmangur rrezikun për shkak të rivendosjes të një ndërprerjeje nga mbinxehja, kjo pajisje nuk duhet të lidhet me një pajisje shkëmbimi të jashtëm, si për shembull kohëmatës ose të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një pajisje.

informacioni i sigurisë

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 1

SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN - 1

Instalimi i kësaj pajisjeje duhet bërë nga një teknik i kualifikuar ose një kompani shërbimesh.

- Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.

Kjo pajisje është e rëndë, bëni kujdes kur e ngrini.

Vendoseni kabullin e korrentit në një prizë në mur AC 220-240V/50Hz/15A ose me voltazh më të lartë dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kabull zgjatues.

  • Nëse prizën e përdorni edhe për pajisje të tjera të lidhura në priza të shumëfishta ose zgjasni kabllon elektrik kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose në zjarr.
  • Sigurohuni që voltazhi i rrymës, frekuenca dhe korrenti të jenë të njëjtë me ato të specifikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.

Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.

  • Hiqeni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një cohë të thatë.
  • Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në drejtimin e duhur në mënyrë që kabulli të jetë me drejtim poshtë nga dyshemeja.

- Nëse spinën e korrentit e vini në prizën e murit në drejtim të kundërt, telat elektrikë brenda kabullit mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike dhe zjarr.

Të gjitha materialet e ambalazhimit mbajini larg fëmijëve, pasi materialet e ambalazhimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.

- Nëse një fëmijë vendos qese në kokë, kjo mund të shkaktojë asfiksi.

Kur pajisja, spina e pajisjes, ose kabulli elektrik janë dëmtuar, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN - 2

Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.

Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit.

  • Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
  • Mos e lidhni kurrë kabullin elektrik tek një prizë që nuk është e togëzuar saktë dhe sigurohuni që tokëzimi të jetë bërë në pajtim me kodet vendore dhe kombëtare.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN - 3

Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi, ose materialeve që marrin flakë.

Mos e instaloni këtë pajisje në vend me lagështirë, me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar direkt ndaj dritës së diellit dhe ujit (pikave të shiut).

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët.

- Ngrica mund shkaktojë çarjen e tubave

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend kur mund të rrjedhë gaz.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni transformator elektrik.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni spina të dëmtuara, kabllo të dëmtuar ose priza muri të pamontuara mirë.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni me forcë ose mos e përthyeni tej mase kabllon.

Mos e përdridhni ose lidhni kabllon elektrike.

Kabllon elektrike mos e kapni tek një objekt metalik, mos vendosni objekte të rënda mbi të, mos e vendosni në mes të sendeve të tjera, mos e futni në hapësirat prapa pajisjes.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni kabllon elektrike kur e hiqni spinën nga priza.

- Shkëputeni pajisjen nga korrenti duke mbajtur spinën.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Mos e vendosni kabllon elektrike dhe tubat atje ku mund të pengoheni e të rreżoheni.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN - 4

SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR INSTALIMIN

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR INSTALIMIN - 1

Kjo pajisje duhet të pozicionet në mënyrë të tillë që të keni mundësi ta arrini prizën elektrike.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.

Pajisjen tuaj instalojeni në një dysheme të niveluar dhe të fortë e cila mund ta mbajë peshën e saj.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime, kjo gjë mund të shkaktojë dridhje jonormale, lëvizje, zhurmë, ose probleme me produktin.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR INSTALIMIN - 2

SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PËRDORIMIN

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PËRDORIMIN - 1

Nëse pajisja tejmbushjet me ujë, ndërprisni furnizimin me ujë dhe energji menjëherë dhe kontaktoni gendrën e shërbimit më të afërt.

  • Mos e prekni spinën elektrike me duar të lagura
  • Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike

Nëse pajisja bën një zhumë të çuditshme, nxjerr erë djegieje ose tym, hiqeni spinën nga korrenti menjëherë dhe kontaktoni gendrën e shërbimit më të afërt.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lengshëm, etj) ajrosni menjëherë ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.

  • Mos përdorni ventilator elektrik.
  • Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Gjithashtu kur ta hidhni pajisjen, hiqeni kapësen e derës së makinës larëse.

- Nëse mbeten brenda, fëmijët mund të ngecin dhe mund të asfiksohen deri në vdekje.

Sigurohuni që ta keni hequr ambalazhin (sfungjerin, bukën e peshkut) vendosur në fundin e makinës larëse përpara se ta përdorni.

informacioni i sigurisë

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 1

Mos lani rroba të ndotura me gazolinë, vajguri, benzinë, hollues boje, alkool dhe substanca të tjera që marrin flakë ose shpërthejnë.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.

Mos e hapni derën e makinës larëse me forcë ndërkohë që është në punë (gjatë larjes me temperaturë të lartë/tharjes/shtrydhjes).

- Ujë që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose dyshemeja mund të bëhet e rrëshqitshme.

Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

- Hapja me forcë e derës mund të shkaktojë dëmtimin e produktit ose lëndim të personave.

Mos i fusni duart poshtë makinës larëse.

- Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndärkohë që ajo është në funksionim.

- Vendosja e spinës sërish në prizën e murit mund të shkaktojë një shkëndijë dhe mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin këtë pajisje të pambikëqyrur. Mos i lejoni fëmijët të hipin sipër kësaj pajisjeje.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen goditje elektrike, djegie ose lëndime.

Mos fusni duart ose një objekt metalik nën pajisje ndërkohë që pajisja është në punë.

- Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

Mos e shkëpusni pajisjen nga korrenti duke tërhequr kabullin elektrik, kapeni gjithnjë mirë dhe tërhiqeni drejtë spinën nga priza.

- Dëmtimi në kabull mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 2

Mos u përpiąni ta riparoni, çmontoni, ose modifikoni vetë pajisjen.

- Mos përdorni siguresa (të tilla si tel bakri apo çeliku, etj) përveç siguresës standarde.

- Kur ju duhet ta riparoni apo instaloni sërish pajisjen, kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.

- Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 3

Nëse ndonjë substancë e huaj si për shembull ujë ka hyrë në pajisje, hiqeni spinën nga priza dhe kontaktoni gendrën më të afërt të shërbimit.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Kur zorra e furnizimit të ujit lirohet nga saraçineska dhe përmbyt pajisjen, hiqeni spinën nga priza.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Shkëputeni pajisjen nga priza kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohe ose gjatë stuhive me vetëtima/shkreptima.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 4

Kur makina larëse është kontaminuar nga substanca të huaja të tilla si detergjentë, ndotje, mbetje ushqimore, etj., shkëputeni spinën nga priza dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një cohë të butë të lagur.

- Nëse nuk e pastroni mund të shkaktohet çngjyrim, deformim, dëmtim ose ndryshkje.

Xhami i parmë mund të thyhet nga përplasjet e forta. Bëni kujdes kur përdorni makinën larëse.

- Kur xhami është thyer, ai mund të shkaktojë lëndime.

Pas një mungese të furnizimit me ujë ose kur e lidhni përsëri zorrën e furnizimit të ujit, saraçineskën hapeni me ngadalë.

Hapeni saraçineskën me ngadalë pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.

- Presioni i ajrit në zorrën e furnizimit të ujit ose në tubin e ujit mund të dëmtojë një pjesë të pajisjes ose mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.

Nëse gjatë punës ndodh ndonjë defekt me kullimin, kontrolloni nëse ka problem me kullimin.

- Nëse makina larëse përdoret kur është përmbytur nga uji për shkak të një problemi me kullimin, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.

Vendosini mirë brenda në makinën larëse rrobat që duhen larë në mënyrë që të mos kapen tek dera.

- Nëse rrobat kapen tek dera, kjo gjë mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës larëse, ose mund të rrjedhë ujë.

Sigurohuni që saraçineska të jetë mbyllur kur makina larëse nuk përdoret.

- Sigurohuni që vida tek konektori i zorrës së furnizimit të ujit të jetë shtrënguar siç duhet.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen dëmtime në pronë ose lëndime.

Kontrolloni që guarnicioni prej gome të mos jetë ndotur me substanca të huaja (ujë, fije, etj.).

- Nëse dera nuk është mbyllur plotësisht, mund të rrjedhë ujë.

Hapeni saraçineskën dhe kontrolloni nëse konektori i zorrës së furnizimit të ujit është shtrënguar mirë dhe nuk rrjedh ujë përpara se ta përdorni produktin.

- Nëse vidat ose konektori i zorrës së furnizimit të ujit janë liruar, kjo mund shkaktojë rrjedhjen e ujit.

Për të pakësuar rrezikun e zjarrit dhe shpërthimeve:

- Në kushte të caktuara, mund të prodhohet gaz hidrogjeni në një sistem të ngrohjes së ujit nëse ngrohësi i ujit nuk është përdorur për dy ose më shumë javë. GAZI HIDROGJEN ÉSHTË SHPËRTHYES. Nëse sistemi juaj i ujit të ngrohtë nuk është përdorur për dy ose më shumë javë, hapni të tërë rubinetet e ujit të ngrohtë në shtëpi, dhe lini ujin të rrjedhë për disa minuta përpara se të përdorni makinën larëse. Kjo do të çlirojë gazin hidrogjen që mund të jetë krijuar. Për shkak se gazi hidrogjen merr flakë, mos pini duhan ose mos ndizni flakë gjatë kësaj kohe.Ajroseni ambientin menjëherë pa prekur spinën e korrentit nëse ka rrjedhje gazi.

Produkti që keni blerë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.

Përdorimi për gëllime biznesi kualifikohet si kegpërdorim i produktit.

Në këtë rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe Samsung-ut nuk do t'i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që rrjedhin nga ky keqpërdorim.

informacioni i sigurisë

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 1

Mos qëndroni sipër pajisjes, ose mos vendosni sende (të tilla si rroba për t'u larë, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

Mos spärkasni materiale shpërthyese të tillë si insekticide në sipërfaqen e pajisjes.

- Përveç se janë të dëmshme për njerëzit, mund të shkaktojnë dhe goditje elektrike, zjam ose probleme me produktin.

Mos vendosni sende që prodhojnë fusha magnetike pranë makinës larëse.

- Kjo mund të shkaktojë lëndime për shkak të keqfunksionimit.

Për shkak se uji i kulluar gjatë cikleve të larjes në temperatura të larta ose gjatë tharjeve është i nxehtë, mos e prekni ujin.

- Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndime.

Mos lani, shtrydhni ose thani mbulesa karrigesh që i rezistojnë ujit, qilima, rroba (*) përveç rasteve kur pajisja ka një program të posaçëm për t'i larë ato.

  • Mos lani qilima të trashë e të ashpër edhe pse mund të kenë simbolin e larjes në etiketën e produktit.
  • Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të makinës larëse, mureve, dyshemesë ose rrobave për shkak të dridhjeve jonormale.
  • Batanije të leshta, mbulesa shiu, veshje peshkimi, pantallona për ski, jorganë thes për të fjetur, mbulesa pelenash, kostume sportive sintetike, mbulesa të biçikletave, motorë dhe makina.

Mos e vini në punë makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.

Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose pasi të keni përdorur tharjen pasi është i nxehtë.

- Kjo mund të shkaktojë djegie.

Mos e fusni dorën në kutinë e detergjentit kur e hapni.

Kjo mund të shkaktojë lëndime pasi dora mund të kapet nga mekanizmi i shpërndarjes së detergjentit. Mos vendosni asnjë lloj sendi (të tillë si këpucë, mbeturina ushqimesh, kafshë) përveç se rrobave për të larë në makinën larëse.

- Kjo mund të dëmtojë makinën larëse, ose mund të shkaktojë lëndime dhe vdekje tek kafshët shtëpiake për shkak të dridhjeve jonormale.

Mos i shtypni butonat me objekte të mprehta të tilla si gjilpëra me kokë, thika, thonj, etj.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.

Mos lani rroba të ndotura me vaj, kremra ose losione që zakonisht gjenden në dyqanet e kujdesit për lëkurën ose në klinikat e masazhit.

- Kjo mund të bëjë që guarnicioni prej gome të deformohet dhe të rrjedhë ujë.

Mos lini sende metali të tilla si paramane, kapëse flokësh, ose zbardhues në kazan për periudha të gjata kohe.

- Kjo mund të bëjë që kazani të ndryshket.

- Nëse ndryshkja fillon të shfaqet në sipërfaqen e kazanit, aplikoni një ilaç pastrimi (neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar. Mos përdorni kurrë furçë metalike.

Mos përdorni direkt detergjente të pastrimit kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rroba gë përmbajnë detergjentë të pastrimit kimik.

- Kjo mund të shkaktojë shpërthim ose flakë spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit të vajit.

Mos përdorni ujë të nxehtë nga pajisje të ftohjes/ngrohjes së ujit.

- Kjo mund të shkaktojë probleme në makinë larëse.

Mos përdorni sapun natyral për të larë duart në makinën larëse.

- Ai forcohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me produktin, çngjyrim, ndryshk dhe aroma të këqija.

Mos lani rroba të mëdha të tilla si çarçafë në rrjetën e larjes.

  • Vendosni çorapet dhe të brendshmet në rrjetën e larjes dhe lajini së bashku me rrobat e tjera.
  • Nëse nuk i zbatoni këto udhëzime mund të shkaktohet lëndim për shkak të dridhjeve jonormale.

Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.

- Ai grumbullohet brenda makinës larëse, dhe mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.

Për makinat larëse që kanë hapje për ventilim në pjesën e fundit, sigurohuni që hapja të mos jetë penguar nga tapetet ose nga pengesa të tjera.

Sigurohuni që xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen të jenë boshatisur.

- Sendet e forta të mprehta, të tilla si monedhat, paramanat, gozhdët, vidat ose gurët mund të shkaktojnë dëntime të mëdha në pajisje.

Mos lani rroba me tokëza, kopsa ose metale te tjera të rënda të mëdha.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - informacioni i sigurisë - 2

SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PASTRIMIN

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PASTRIMIN - 1

Mos e pastroni pajisjen duke spörkatur ujë direkt në të.

Mos përdorni solucion pastrues acid të fortë.

Mos përdorni benzinë, hollues ose alkool për ta pastruar pajisjen.

- Kjo gjë mund të shkaktojë çngjyrim, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.

Përpara se të pastroni ose mirëmbani pajisjen, shkëputeni pajisjen nga priza në mur.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

informacioni i sigurisë

UDHËZIME RRETH SHENJËS PËR MBETURINAT E PAJISJEVE ELEKTRIKE & ELEKTRONIKE (WEEE)

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - UDHËZIME RRETH SHENJËS PËR MBETURINAT E PAJISJEVE ELEKTRIKE & ELEKTRONIKE (WEEE) - 1

Hedhja e saktë e këtij produkti (Mbeturinat e pajisjeve elektrike & elektronike)

(E aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera evropiane me sistem të veçantë grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, aksesorë ose literaturë tregon se produkti dhe pjesët elektronike (p.sh. ngarkuesit, kufjet, kabllot USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera të shtëpisë në fund të kohës së tyre të përdorimit. Për të parandaluar dëmtime të mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato me përgjegjësi për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit familjarë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku e kanë blerë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor për të dhëna se ku dhe si mund t'i riciklojnë këto mbeturina duke mos dëmtuar mjedisin.

Përdoruesit tregtarë duhet të kontaktojnë shitësit e tyre dhe të pyesin për kushtet dhe konditat e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pjesët e tij elektronike kur hidhen nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.

vendosja e makinës tuaj larëse

Sigurohuni që instaluesi juaj të ndjekë këto udhëzime nga afër, në mënyrë që makina juaj larëse e re të funksionojë siç duhet dhe që ju të mos jeni në rrezik të dëmtimit ndërsa lani rrobat.

KONTROLLI I PJESËVE

Shpaketoni me kujdes makinën tuaj larëse dhe sigurohuni se i keni marrë të gjitha pjesët e treguara më poshtë. Nëse makina juaj larëse është dëmtuar gjatë transportit ose ju nuk i keni të gjitha pjesët, kontraktoni Shërbimin për Klientin të Samsung ose shitësin tuaj të Samsung.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 1

text_image Leva e çlirimit Sirtari i detergjentit Paneli i kontrollit Dera Këmbët e rregullueshme Kazani Pjesa e sipërme e punës Spina Tubi i shkarkimit Filtri i copëzave Tubi i shkarkimit të urgjencës Mbolesa e filtrit

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 2

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 3

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 4

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 5

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 6

Çelësi anglez

Mbulesat e vrimës së vidës

Tubi i furnizimit me ujë

Mbajtësja e tubit Fiksuesi i tapës

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 7

* Mbulesat e vrimës së vidës : Numri i mbulesave të vrimës së vidës varet nga modeli (3\~5 mbulesa).

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - KONTROLLI I PJESËVE - 8

vendosja e makinës tuaj larëse

PËRMBUSHJA E KËRKESAVE TË INSTALIMIT

Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi

Për të parandaluar rrezikun e panevojshëm të zjarrit, goditjen elektrike ose dëmtimin personal, të gjitha lidhjet e kabillove dhe tokëzimi duhen bërë në përputhje me Kodin Elektrik Kombëtar ANSI/FNPA, Nr.70 Azhornimi i Fundit dhe kodet e rregulloret vendore. Eshtë përgjegjësia personale e pronarit të pajisjes që të sigurojë një shërbim elektrik të përshtatshëm për këtë pajisje.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi - 1

Mos përdorni kurrë një kabillo zgjatës. Përdorni vetëm kabllin e korrentit që shoqëron makinën tuaj larëse.

Kur përgatisni instalimin, sigurohuni se furnizimi juaj me energji jep:

  • Siguresë ose automat AC 220-240V / 50Hz / 15 A
  • Degë individuale të qarkut që shërben vetëm për makinën tuaj larëse

Makina juaj larëse duhet të tokëzohet. Nëse makina juaj larëse nuk funksionon mirë ose prishet, tokëzimi do të zvogëlojë rrezikun e goditjes elektrike, duke siguruar një rrugë të rezistencës më të vogël për korrentin elektrik.

Makina juaj larëse shoqërohet nga një kabëll i korrentit që ka një spinë me tre dhëmbë të tokëzimit për t'u përdorur në një prizë të instaluar siç duhet dhe të tokëzuar.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi - 2

Mos lidhni kurrë kabllin e tokëzimit me linja të tubacioneve plastikë, linja të gazit ose tuba të ujit të nxehtë.

Lidhja në mënyrë jo të përshtatshme e përçuesit të pajisjes për tokëzim mund të rezultojë në goditje elektrike.

Kontrolloni me një elektriçist të kualifikuar të shërbimit nëse jeni të pasigurtë nëse makina juaj larëse është tokëzuar siç duhet. Mos e modifikoni spinën që shoqëron makinën larëse. Nëse nuk hyn në prizë, instaloni një prizë të përshtatshme nga një elektriçist i kualifikuar.

Furnizimi me Ujë

Makina juaj larëse do të mbushet siç duhet kur presioni juaj i ujit është 50 kPa \~ 800 kPa.

Presioni i ujit nën 50 kPa mund të shkaktojë mosfunksionim të valvolës së ujit, duke mos lejuar që valvola e ujit të mbyllet plotësisht. Ose makinës larëse mund t'i duhet më shumë kohë për t'u mbushur sesa kontrollet lejojnë, duke rezultuar në fikjen e makinës tuaj larëse. (Një kufi i kohës së mbushjes, i krijuar për të parandaluar mbushjen e tepërt/përmbytjen nëse një zorrë e brendshme çlirohet, është vendosur në kontrollet.)

Rubinetët e ujit duhet të jenë brenda 122cm nga pjesa e prapme e makinës tuaj larëse në mënyrë që tubat e futjes së ujit të arrijnë në makinë tuaj larëse.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Furnizimi me Ujë - 1

Shumica e dyqaneve të pajisjeve hidraulike shesin tuba të futjes së ujit deri ne një gjatësi 305cm.

Ju mund të zvogëloni rrezikun e rrjedhjeve dhe dëmtimit nga uji përmes:

  • Duke i bërë rubinetët të disponueshëm lehtësisht.
  • Duke i mbyllur rubinetët kur makina larëse nuk është duke u përdorur.
  • Duke kontrolluar periodikisht për rrjedhje të vendet e montimit të tubave të futjes së ujit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Furnizimi me Ujë - 2

Përpara përdorimit të makinës tuaj larëse për herë të parë, kontrolloni të gjitha lidhjet në valvolën e ujit dhe rubinetët e ujit për rrjedhje.

Shkarkimi

Samsung rekomandon një gjatësi të tubit të qëndrimit prej 65cm. Tubi i shkarkimit duhet të kalojë përmes kapëses të tubit të shkarkimit tek tubi i qëndrimit. Tubi i qëndrimit duhet të jetë aq i madh sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit bashkohet në fabrikë.

Nivelimi

Për funksionimin më të mirë, makina juaj larëse duhet të instalohet në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar vibrimin dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë faktorë që kontribuojnë ndaj vibrimeve dhe tendencës që makinë juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të rrotullimit.

Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të paktë.

Temperatura e mjedisit

Mos e instaloni makinën tuaj larëse në zona ku uji mund të ngrijë, meqënse makina juaj larëse gjithnjë duhet të mbajë pak ujë në pjesët e valvolës, pompës dhe tubit të ujit. Uji i ngrirë në tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe elementëve të tjerë.

Instalimi në mur ose dollap

Për të funksionuar në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon një mjedis të hapur minimumi prej:

Anët - 25 mm Pjesa e pasme - 51 mm

Pjesa e sipërme – 25 mm Pjesa e përparme – 465 mm

Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen se bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur ose dollap duhet të ketë të paktën 465 mm të hapjes së penguar të ajrit. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posatçme të ajrit.

INSTALIMI I MAKINËS TUAJ LARËSE

HAPI 1

Zgjedhja e vendit

Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:

  • Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bblokojë ajrisjen
  • Eshtë larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit
    • Ka ajrisje të përshtatshme
    • Nuk do të ngrijë (nën 0 °C)
  • Eshtë larg nga burimet e zjarrit, të tillë si vaj ose gaz
  • Ka hapërsirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kabllin e saj të korrentit

vendosja e makinës tuaj larëse

HAPI 2

Heqja e vidave të transportimit

Përpara instalimit të makinës larëse, ju duhet të hiqni pesë vida të transportimit nga pjesa e prapme e pajisjes.

  1. Çlironi të gjithë vidat me çelësin e dhënë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 1

  1. Mbajeni vidën me çelësin anglez dhe tërhiqeni atë nga pjesa e gjere e vrimës. Përsëriteni këtë për secilën vidë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 2

  1. Mbyllni vrimat me mbulesat plastike të përfshira.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 3

  1. Vendosini vidat e transportit në një vend të sigurtë në rast se do t'ju duhet t'a transportoni makinën larëse në të ardhmen.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 4

Materialet e ambalazhit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbajini të gjitha materialet e paketimit (qese plastike, bukëpeshku, etj.) larg fëmijëve.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 5

Futni fiksuesin e kapakut, (një nga pajisjet shtesë te paketa e vinilit), në vrimën nga e cila ju hoqët kordonin e ushqimit nga pjesa e prapme e produktit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Heqja e vidave të transportimit - 6

Rregullimi i këmbëve të nivelimit

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Rregullimi i këmbëve të nivelimit - 1

Kur instaloni makinën tuaj larëse, sigurohuni se spina e korrentit, furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujit janë të disponueshëm lehtësisht.

  1. Shtyjeni makinën larëse në pozicion.

  2. Niveloni makinën tuaj larëse duke rrotulluar këmbët e nivelimit jashtë ose brenda siç është e nevojshme me dorë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Rregullimi i këmbëve të nivelimit - 2

  1. Kur makina juaj larëse është e niveluar, shtërngoni dadot duke përdorur çelësin e dhënën me makinën tuaj larëse.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Rregullimi i këmbëve të nivelimit - 3

Lidhja e ujit dhe shkarkimit

Lidhja e tubit të furnizimit me ujë

  1. Merrni kiavetën në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ftohtë dhe lidheni atë me vendin e hyrjes së ujit të ftohte në pjesën e prapme të makinës. Shtërngojeni me dorë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë - 1

Tubi i furnizimit me ujë duhet të lidhet me makinën larëse në njërin skaj dhe me rubinetin e ujit në skajin tjetër. Mos e tërhiqni tubin e furnizimit me ujë. Nëse tubi është shumë i shkurtër, zëvendësojeni më një tub më të gjatë, me presion të lartë.

  1. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë me rubinetin e ujit të ftohtë të çezmës tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë. Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit me uje në skajin e makinës larëse duke liruar kiavetën, duke e rrotulluar tubin dhe duke rishtërnguar kiavetën.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë - 2

Për modele të caktuar me një hyrje shtësë të ujit të nxehtë:

  1. Merrni kiavetën e kuqe në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ngrohtë dhe lidheni atë me vendin e hyrjes të ujit të ngrohte në pjesën e prapme të makinës. Shtërngojeni me dorë.

  2. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë me rubinetin e ujit të ngrohtë të cezmës tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë.

  3. Përdorni një kiavetë Y nëse dëshironi të përdorni vetëm ujë të ftohtë.

vendosja e makinës tuaj larëse

Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar)

  1. Hiqni adaptuesin nga tubi i furnizimit me ujë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 1

text_image Adaptues Tubi i furnizimit me ujë
  1. Fillimisht, duke përdorur një kaçavidë të tipit ‘+’ lironi katër vidat e adaptuesit. Pastaj, merreni adaptuesin dhe ktheni pjesën (2) duke ndjekur shigjetën derisa të krijohet një hapësirë prej 5 mm.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 2

  1. Lidhni përshtatësin te rubineti i ujit duke shtrënguar vidhat fort ndërsa ngrini lart përshtatësin. Rrotulloni pjesën (2) duke ndjekur shigjetën dhe lidhni (1) dhe (2).

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 3

text_image Rubineti i ujit 1 2
  1. Lidhni tubin e furnizimit me ujë me adaptuesin. Kur të çlironi pjesën (3), tubi automatikisht lidhet me adaptuestin duke lëshuar një tingull 'klik'.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 4

Pasi keni lidhur tubin e furnizimit me ujë në adaptuesin, sigurohuni se është lidhur siç duhet duke tërhequr tubin e furnizimit me ujë për poshtë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 5

  1. Lidhni fundin tjetër të tubit të furnizimit me ujë me valvolën e hyrjes së ujit në pjesën e pasme të makinës larëse. Shtërngojeni tubin plotësisht sipas kahut orar.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 6

  1. Hapni furnizimin me ujë dhe sigurohuni se nuk rrjedh ujë nga valvola, rubineti ose adaptuesi. Nëse rrjedh ujë, përsërisni hapat e mëparshëm.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 7

Mos e përdorni makinën tuaj larëse nëse ekziston një rrjedhje uji. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 8

- Nëse çezma e ujit ka një rubinet të llojit me vidë, lidheni tubin e furnizimit me ujë me rubinetin siç tregohet.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të furnizimit me ujë (modelë të caktuar) - 9

Përdorni llojin më të zakonshëm të çezmës për furnizimin me ujë. Në rast se çezma është katrore ose shumë e madhe, hiqni unazën e hapësirës përpara sesa ta fusni rubinetin në adaptues.

vendosja e makinës tuaj larëse

Lidhja e tubit të shkarkimit

Fundi i tubit të shkarkimit mund të vendoset në tre mënyra:

  1. Mbi buzën e një lavamani: Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi ndërmjet 60 dhe 90 cm. Për të mbajtur të përkulur tubin e shkarkimit, përdorni mbajtësin plastik të përfshirë. Fiksojeni mbajtësin në mur me një grep ose në lavaman me një lidhëse për të mos lejuar që tubi të lëvizë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të shkarkimit - 1

text_image Tubi i shkarkimit Mbajtësja e tubit 60 ~ 90 cm
  1. Në një tubëzim të shkarkimit të lavamanit: Tubëzimi i shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit në mënyrë gë fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.

  2. Në një tub shkarkimi: Ne rekomandojmë që të përdorni një tub vertikal me lartësi 65 cm; ai nuk duhet të jetë më i shkurtër se 60 cm dhe jo më i gjatë se 90 cm.

Shkarkimi i tubit vertikal kërkon;

• diametri minimal 5cm.

- kapaciteti minimal i largimit 60 litra në minutë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Lidhja e tubit të shkarkimit - 2

Ndezja e makinës tuaj larëse

Futni spinën e korrentit në një prizë në mur, një prizë elektrike të aprovuar prej 220-240V / 50Hz të mbrojtur nga një siguresë ose nga një automat. (Për më shumë informacion në lidhje me kërkesat elektrike dhe të tokëzimit, shihni faqen 14.)

Testim provë

Sigurohuni që ta instaloni makinën larëse siç duhet duke kryer ciklin Shpëlarje+Shtrydhje pasi të ketë mbaruar instalimi.

larja e një ngarkese me rroba

Me makinën tuaj larëse të re Samsung, pjesa më e vështirë e larjes së rrobave do të jetë zgjedhja se cilën ngarkesë të lani të parën.

LARJA PËR HERË TË PARË

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - LARJA PËR HERË TË PARË - 1

Përpara sesa të lani rrobat për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë bosh (d.m.th. pa rroba.)

  1. Shtypni butonin Power (Energjia).
  2. Shtoni pak detergjent në pjesëzën e detergjentit ⑪ në sirtarin e detergjentit.
  3. Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.
  4. Shtypni butonin Start/Pause (fillo/ndalo).

Kjo do të heqë çdo sasi uji që mund të ketë mbetur në makinë nga testimi provë i prodhuesit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - LARJA PËR HERË TË PARË - 2

Pjesëza ① Detergjent për larjen paraprake ose kollarisje.

Pjesëza ⑪: Detergjent për larjen kryesore, zbutës të ujit, agjent i paranjomjes, zbardhës dhe produkt të heqjes së njollave.

Pjesëza Ⓚ Elementë shtesë, p.sh. zbutës të materialit ose formues (mbusheni jo më shumë sesa buza e poshtme (MAX) e pjesëzës “ A”)

UDHËZIMET BAZË

  1. Vendosni rrobat tuaja në makinën larëse.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - UDHËZIMET BAZË - 1

Mos e mbushni makinë larëse më shumë sesa duhet. Për të përcaktuar kapacitetin e ngarkesës për secilën lloj të rrobave, referojuni skicës në faqen 27.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - UDHËZIMET BAZË - 2

  • Sigurohuni se rrobat nuk janë kapur në derë, pasi kjo mund të shkaktojë një rrjedhje të ujit.
  • Detergjenti i larjes mund të mbetet në pjesën e përparme të plastikës së makinës larëse pas një cikli të larjes. Hiqni çdo detergjent të mbetur, pasi kjo mund të shkaktojë një rrjedhje të ujit.
  • Mos lani gjërat që nuk lejojnë depërtimin e ujit.

  • Mbylleni derën derisa të vendoset shuli.

  • Ndizni energjinë.
  • Shtoni detergjentit dhe shtesat e tjera në sirtarin e vendosjes së tyre.
  • Zgjidhni ciklin e përshtatshëm dhe opsonet për ngarkesën. Drita e Treguesit të Larjes do të ndriçojë dhe koha e përafërt e ciklit do të shfaqet në ekran.
  • Shtypni butonin Start/Pause (fillo/ndalo).

larja e një ngarkese me rroba

PËRDORIMI I PANELIT TË KONTROLLIT
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - larja e një ngarkese me rroba - 1

text_image Delay End Daily Wash - 15" Quick Wash - Spin - + Rinse + + Spin - 80 Cotton ♀ Synthetics ✓ Hand Wash For Wool ✓ Baby Care ✓ 95 1200 ● Child Lock 60 800 Intensive Wash 40 400 Rinse+ 30 20°C Pre-Wash Temp. Spin Option 4 5 678 Power Start Pause

1 EKRANI DIXHITAL I SHFAQJES SE GRAFIKUT

Tregon kohën e mbetur të ciklit të larjes, të gjithë informacionin e ciklit dhe mesazhet e gabimit.

2 ZGJEDHËSI I CIKLIT

Zgjedh mënyrën e shtrydhjes dhe shpejtësinë e rrotullimit për ciklin.

Për informacion më të hollësishëm, referojuni "Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit" (shihni faqen 25).

Cotton (Pambuk)(♀) - Për rroba prej pambuku me ndotje mesatare ose të paktë, çarçafë, mbulesa tryeze, të brendshme, peshqirë, këmisha, etj. Synthetics (Sintetike)(♂) - Për bluza, këmisha, etj. me ndotje të paktë ose mesatare, prej poliestre (diolen, trevira), poliamidi (perlon, najlon) ose përzierje të ngjashme.

Hand Wash for Wool (Larje me dorë për lesh)(_) - Vetëm për lesh që lahet me makinë. Një ngarkesë duhet të jetë më pak se 2,0 kg.

- Cikli i të leshtave i lan rrobat duke përdorur një cikël me lëvizje të buta. Gjatë larjes, lëvizjet e buta dhe njomja vazhdojnë të mbrojnë fibrat e leshta nga tkurrja / shtrembërimet dhe bëjnë një pastrim tejet të butë. Ky funksion ndalimi nuk është problem. - Për ciklet e të leshtave rekomandohet detergjent neutral, për rezultatet më të mira dhe për përkujdesje të përmirësuar të fibrave të leshta.

Baby Care (Kujdesi për foshnjën)(Larje në temperaturë të lartë dhe shpëlarje ekstra për të siguruar se nuk do të mbet asnjë gjurmë e pluhrit larës që mund të lërë njolla në rrobat tuaja të holla.

Daily Wash(Larjet e përditshme)(_) - Përdoreni për rroba të përditshme sit ë brendshme dhe këmisha. Program i shkurtër për institute testimi.

15'Quick Wash(15' Larje e shpejtë)(_) - Për veshjet e ndotura pak që ju duhen shpejt.

- Vlerat (15' minuta) mund të ndryshojnë nga vlerat e treguara në vartësi të presionit të ujit, fortësisë së ujit, temperaturës në dalje të ujit, temperaturës së dhomës, llojit dhe sasisë së larjeve, masës së ndotjes, detergjentit të përdorur, luhatjeve në furnizimin me energji elektrike dhe opsioneve shtesë të zgjedhura.

- Hidhni vetëm një sasi të vogël detergjenti për një sasi të vogël rrobash (më pak se 2 kg) për ciklin 15' Larje e shpejtë, sepse nëse hidhni detergjent me tepricë, detergjenti mund të mbetet mbas larjes.

Spin (Shtrydhja)(∅- Kryhen një cikël shtesë të shtrydhjes për të hequr më shumë ujë.Rinse + Spin (Shpëlarja + Shtrydhja)(⊕+⊖) - Përdoreni për një ngarkesë që ka nevojë vetëm për shpëlarje ose për të shtuar zbutësin e materialit në një ngarkesë.
3 BUTONI IZGJEDHJESPËRFUNDIM IVONUARShtypni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion të Përfundimi i Vonuar (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një ore).Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.
4 BUTONI IZGJEDHJES SËTEMPERATURËSShtypni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion të temperaturës së ujit.(20 °C(Të gjitha dritat fikur), 30 °C, 40 °C , 60 °C dhe 95 °C).
5 BUTONI IZGJEDHJES SËSHTRYDHJESShtypni butonin në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes shpejtësive në dispozicion për ciklin e shtrydhjes.
WF1702 / WF1602Të gjitha dritat fikur, ⚫, 400, 800, 1200 rpm
WF1700 / WF1600Të gjitha dritat fikur, ⚫, 400, 800, 1000 rpm
“No spin (Pa shtrydhje)☒” - Rrobat qëndrojnë në centrifugë dhe nuk kryhet asnjë cikël i shtrydhjes pas kullimit përfundimtar.“Rinse Hold (Bblokim shpëlarje)(Të gjitha dritat fikur)” -Rrobat qëndrojnë të lagura në ujin e shpëlarjes përfundimtare. Përpara sesa të hiqni rrobat, duhet të kryehet një cikël Drain (Kullimi) ose Spin (Shtrydhja).
6 BUTONI IZGJEDHJES SËOPSIONEVEShtypnikëtë buton në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsone të larjes:Pre-Wash (Larja Paraprake) → Rinse+(Shpëlarja+) → Intensive → Pre-Wash (Larja Paraprake) + Rinse+(Shpëlarja+) → Pre-Wash (Larja Paraprake) + Intensive → Rinse+(Shpëlarja+) + Intensive → Pre-Wash (Larja Paraprake) + Rinse+(Shpëlarja+) + Intensive → (fikur)Pre-Wash (Larja Paraprake) Shtypni këtë buton për të zgjedhur pre-wash (Larja paraprake). Larja paraprake është e disponueshme me: Cotton (Pambuk)(⊕ Synthetics (Sintetike)( ), Baby Care (Kujdesi për foshnjën)(♀ Daily Wash (Larja e Përditshme)( ), √ Rinse+(Shpëlarja+): Shtypni butonin Rinse(Shpëlarje) për të përzgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes.Intensive: Shtypni këtë buton kur rrobat janë të ndotura shumë dhe kanë nevojë të lahen në mënyrë intensive. Koha e ciklit rritet për secilin cikël.
7 BUTONI IZGJEDHJES FILLO/NDALOShtypni për të ndaluar dhe rifilluar një cikël.
8 BUTONI IENERGJISËShtypeni njëherë për të ndezur makinën tuaj larëse, shtypeni përsëri për të fikur makinën tuaj larëse.Nëse makina larëse është lënë në korrent për më shumë se 10 minuta pa u prekur ndonjë buton, makina do të fiket automatikisht.

larja e një ngarkese me rroba

Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve)

Funksioni Child Lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) ju lejon të kyçni butonët në mënyrë që cikli i larjes që keni zgjedhur të mos ndryshohet.

Nëse dëshironi të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve), shtypni butonat Spin (Shtrydhja)

( ⓣ ) dhe Option (Opsion)( ^1+ ) në të njëjtën kohë për 3 sekonda. “Child Lock (Bllokimi për Fëmijët) 😊do të ndizet kur kjo veçori aktivizohet.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) - 1

Kur funksioni Child Lock (Blokimi për Fëmijët) aktivizohet, vetëm butoni Power (Energjia)(_)funksionon. Funksioni Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) mbetet i aktivizuar edhe pasi energjia është ndezur dhe fi kur ose pas shkëputjes dhe rilidhjes së kabllit të energjisë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) - 2

text_image 95 1300 Child Lock 60 200 Home Wash 40 400 tall Purne+ 30 20 for Pre-Wash Tema Upain Option Power Cotton Syntheca Red Wash For Red Wash Baby Care Start Pause 3 SEK.

Delay end (Përfundimi i Vonuar)

Ju mund t'a vendosni makinën larëse për të përfunduar larjen tuaj automatikisht në një kohë të mëvonshme, duke zgjedhur një vonesë prej 3 deri në 19 orë (në rritje prej një ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.

  1. Vendosni me dorë ose automatikisht makinën larëse sipas llojit të rrobave që do të lani.

  2. Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar)(_) në mënyrë të përsëritur derisa të vendoset koha e vonesës.

  3. Shtypni butonin Start/Pause (fi Ilo/ndalo)(XI). Treguesi i "Delay End (Përfundimi i Vonuar) ①" do të ndizet dhe ora do të fi llojë të numërojë derisa të arrijë kohën e caktuar.

  4. Për të anulluar një funksion të Delay End (Përfundimi i Vonuar), shtypni butonin Power (Energjia)(_) dhe pastaj ndizni përsëri makinën larëse.

Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit

Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik "Kontrolli i Pushit!" të Samsunggut. Kur zgjidhni një program të larjes, makina do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe shpejtësinë e larjes.

  1. Hapni rubinetin e ujit në lavamanin tuaj.
  2. Shtypni butonin Power (Energjia)( ⏻).
  3. Hapni derën.
  4. Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.
  5. Mbyllni derën.
  6. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake në ndarjet e duhura.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit - 1

Larja paraprake është e disponueshme vetëm kur zgjidhni ciklet Cotton (Pambuk)(♀), Synthetics (Sintetike)(♂ Baby Care (Kujdesi për foshnjën)( ),Daily Wash (Larja e Përditshme)( ). E#te e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.

  1. Përdorni Zgjedhësin e Ciklit për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Cotton (Pambuk)(♀), Synthetics (Sintetike)( Hand Wash For Wool (Larje me dorë për lesh)( ) Baby Care (Kujdesi për foshnjën)( ) Daily Wash (Larjet e përeditshme)( ) 5'Quick Wash (15' Larje e shpejtë)( ). Treguesit e duhur do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.
  2. Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e shpëlarjeve, shpejtësinë e shtrydhjes dhe kohën e përfundimit duke shtypur butonin e opsonit të duhur.
  3. Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe larja do të fillojë. Treguesi i procesit do të ndizet dhe koha e mbetur për ciklin do të shfaqet në ekran.

Opsioni i Ndalimit

Brenda 5 minutash nga fillimi i një larje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.

  1. Shtypni butonin Start/Pause(Fillo/Ndalo)( ▷) për të hapur derën.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Opsioni i Ndalimit - 1

Dera nuk mund të hapet kur uji është shumë i NXEHTË ose niveli i ujit është shumë i LARTË.

  1. Pas mbylljes së derës, shtypni butoninStart/Pause (Fillo/Ndalo)( ▷) për të rifilluar larjen.

Kur cikli ka përfunduar:

Pasi cikli i plotë ka përfunduar, korrenti do të fiket automatikisht.

  1. Hapni derën.
  2. Hiqni rrobat.

larja e një ngarkese me rroba

Larja e rrobave me dorë

Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur Zgjedhësin e Ciklit.

  1. Hapni furnizimin me ujë.

  2. Shtypni butonin Power (Energjia)(_) në makinën larëse.

  3. Hapni derën.

  4. Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.

  5. Mbyllni derën.

  6. Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake në ndarjet e duhura.

  7. Shtypni butonin Temp.(Temperatura)(☐) për të zgjedhur temperaturën. (20 °C(Të gjitha dritat fikur), 30 °C, 40 °C, 60 °C, 95 °C)

  8. Shtypni butonin Option (Opsion) ( ^1 ) për të përzgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes. Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.

  9. Shtypni butonin Spin (Shtrydhja)(☐) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes. Funksioni i rinse hold (mbajtja e shtrydhjes) ju lejon të hiqni gjërat që janë ende të qullura nga makina larëse. (☒ No Spin (Pa shtrydhje) (Të gjitha dritat fikur) : Rinse Hold (Bblokim shpëlarje))

  10. Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar)(_) në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion për Delay End (Përfundimi i Vonuar) (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.

  11. Shtypni butonin Start/Pause(Fillo/Ndalo)(DII) dhe makina do të fillojë ciklin.

UDHËZIMET PËR LARJEN E RROBAVE

Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - UDHËZIMET PËR LARJEN E RROBAVE - 1

Gjithnjë kontrolloni etiketën e Kujdesit të rrobave përpara larjes.

Klasifikoni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:

  • Etiketa e Kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të leshta dhe mëndafshe artificiale.
  • Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj, me ngjyra veçmas.
  • Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të përmirësojë veprimin e larjes.
  • Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur ciklin e larjes Delicate (Delikate) për të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.

Zbrazni xhepat

Përpara çdo larje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vegjël, të fortë dhe me forma të parregullta, të tillë si monedha, thika, karfica dhe kapëse mund të dëmtojnë makinën tuaj larëse. Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë. Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose xhaketave janë të hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse përpara larjes.

Rrobat me lidhëse të gjata mund të ndërthurren me rroba të tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që t'i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.

Larja paraparake e të pambuktave

Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentët modernë, do të japë rezultate të përsosura të larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë veçanërisht të pista, bëni një larje paraprake me një detergjent me bazë proteine.

Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës

Mos e mbingarkoni makinën larëse ose rrobat mund të mos lahen siç duhet. Përdorni skemën e mëposhtme për të përcaktuar kapacitetin e ngarkesës për llojin e rrobavë që jeni duke larë.

Lloji i materialit Kapaciteti i ngarkesës
ModeliWF1702WF1700WF1602WF1600
Cotton (Pambuk)- të ndotura mesatarisht/pak- të ndotura shumë7,0 kg 6,0 kg
Synthetics (Sintetike) 3,0 kg 2,5 kg
Hand Wash for Wool (Larje me dorë për lesh) 2,0 kg 2,0 kg

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës - 1

  • Kur rrobat nuk janë të ekuilibruara ("UE" ndriçon në ekran), rishpërndani ngarkesën. Nëse rrobat nuk janë të ekuilibruara, efektshmëria e shtrydhjes mund të pakësohet.
  • Kur Iani Bedding (Mbulesa) ose Duvets (Mbulesa Krevati), koha e larjes mund të zgjatet ose efektshmëria e shtrydhjes mund të pakësohet.
  • Për Bedding (Mbulesa) ose Duvets (Mbulesa Krevati), kapaciteti i rekomanduar i ngarkesës është 1,8(kg) ose më pak.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës - 2

Sigurohuni që të vendosni sutjenat (që mund të lahen në ujë) në një rrjetë të rrobave (që mund të blihet shtesë).

  • Pjesët metalike e sutjenave mund të thyhen dhe mund të dëmtojnë rrobat. Kështu gë sigurohuni së i keni vendosur ato brenda një rrjetë të fortë të rrobave.
  • Artikujt e vegjël, të lehtë, të tillë si çorape, doreza dhe shami mund të kapen pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të fortë të rrobave.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Sigurohuni që të vendosni sutjenat (që mund të lahen në ujë) në një rrjetë të rrobave (që mund të blihet shtesë). - 1

Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë vibrime jonormale që mund të lëviznin makinën larëse dhe të shkaktojnë një aksident që rezulton në dëmtime.

larja e një ngarkese me rroba

INFORMACIONI MBI DETERGJENTIN DHE SHTESAT

Cilin detergjent të përdorni

Lloji i detergjentit që duhet të përdorni varet nga lloji i materialit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit "me ujra me pak sapun", i cili është krijuar për makinat larëse automatike. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse nuk e dini sesa i fortë është uji juaj, pyesni pranë autoritetet tuaja vendor të ujit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 1

Mos përdorni detergjent që është forcuar ose ngurtësuar, pasi detergjenti mund të mbetet në ciklin e shpëlarjes. Ai mund të bëjë që makinë juaj larëse të mos shpëlajë sïç duhet ose të rezultojë në bllokimin e vrimës së shkarkimit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 2

Ju lutemi ndiqni çka më poshtë kur përdorni cilin për të leshtat.

  • Përdorni vetëm detergjent të lengshëm neutral për të leshtat.
  • Nëse përdorni detergjent pluhur, ai mund të qëndrojë në rroba dhe mund të dëmtojë materialin (të leshtat).

Makina juaj larëse ka pjesëza të veçanta për vendosjen e detergjentit dhe zbutësit të materialit. Hidhni të gjithë shtesat për rrobat në pjesëzën e duhur përpara ndezjes së makinës tuaj larëse.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 3

MOS e hapni sirtarin e detergjentit kur makina juaj larëse është në punë.

  1. Tërhiqeni sirtarin e detergjentit në anën e majtë të panelit të kontrollit.

  2. Shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit të rrobave drejtpërdrejt në pjesëzën e detergjentit ⑪ përpara ndezjes së makinës tuaj larëse.

  3. Shtoni sasinë e rekomanduar të zbutësit të materialit në pjesëzën e zbutësit Ⓤ nëse kërkohet.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 4

MOS shtoni asnjë detergjent të lengshëm/pudër në ndarjen e zbutësit (®).

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 5

  1. Kur përdorni opsionin Prewash (Larja paraprake), shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit në pjesëzën e prewash (larja paraprake) ①.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 6

Kur lani gjëra të mëdha MOS përdorni llojet e mëposhtëm të detergjentit.

• Detergjentët e llojit tableta dhe kapsula
• Detergjentët që përdorin një top dhe një rrjetë

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 7

Zbutësi i koncentruar ose i trashë i materialeve dhe formuesi duhet të treten me pak ujë përpara sesa të hidhen në dispenser (kjo parandalon blokimin e rrjedhjes.)

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 8

Bëni kujdes që zbutësi i rrobave të mos derdhet kur mbyllni sirtarin e detergjentit, pasi të keni shtuar zbutësin e rrobave në ndarjen e detergjentit të shpëlarjes.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - Cilin detergjent të përdorni - 9

text_image MAX MAX

pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse

Mbajtja pastër e makinës tuaj larëse përmirëson funksionimin e saj, shmang riparimet e panevojshme dhe zgjat jetën e saj.

SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT

  1. Shkëputeni makinën larëse nga furnizimi me korrent.
  2. Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT - 1

text_image Mbolesa e filtrit
  1. Tërhiqni përpara tubin e shkarkimit të emergjencës nga lidhësja e tij e qëndrimit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT - 2

text_image Tubi i shkarkimit tõu Urgjencës
  1. Hiqni mbulesën e shkarkimit të emergjencës duke mbyllur tubin e shkarkimit të emergjencës.

  2. Lëreni ujin të rrjedhë në një legen.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT - 3

Uji i mbetur mund të jetë më shumë se sa ç'e prisnit. Bëni gati një tas të madh.

  1. Rivendoseni mbulesën në tubin e shkarkimit të emergjencës dhe pastaj fiksojeni tubin e shkarkimit të emergjencës në lidhësen e qëndrimit.

  2. Rivendosni mbulesën e filtrit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT - 4

text_image Mbulesa e shkarkimit të urgjencës

PASTRIMI I JASHTËM

  1. Fshini sipërfaqet e makinës larëse, përfshirë panelin e kontrollit, me një rrobë të butë duke përdorur një detergjentë për mjedise shtëpie jogërryes.
  2. Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.
  3. Mos hidhni ujë mbi makinën larëse.

pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse

PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT

  1. Shtypni levën e lirimit në pjesën e brendshme të sirtarit të detergjentit dhe tërhiqeni sirtarin jashtë.
  2. Hiqni ndarësin e detergjentit të lëngshëm nga sitari i detergjentit

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 1

text_image Leva e çlirimit Ndarësi i detergjentit të lëngshëm
  1. Lari të gjitha pjesët me ujë të rrjedhshëm.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 2

  1. Pastroni ndarjes e sirtarit me një furçë të vjetër dhëmbësh.
  2. Vendoseni përsëri ndarësin e detergjentit të lëngshëm duke e vendosur atë fort në sirtar.
  3. Shtyjeni sirtarin në vendin e tij.
  4. Për të hequr ndonjë detergjent të mbetur, kryeni një cikël të shpëlarjes pa rroba në centrifugë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 3

Ne rekomandojmë pastrimin e filtrit të copëzave 5 ose 6 herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit "5E." (Referojuni "Shkarkimi i makinës larëse në një rast urgjent" në faqen e mëparshme.)

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 4

Përpara se të pastroni papastërtitë nga filtri, sigurohuni që të keni hequr kordonin elektrik nga priza.

  1. Në fillim hiqni gjithë ujin e mbetur (shikoni "Shkarkimi i makinës larëse në një rast urgjent" në faqen 29).
    Nëse e hiqni filtrin pa kulluar ujin e mbetur, uji i mbetur mund të rrjedhë jashtë.
  2. Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.
  3. Hiqni mbulesën e shkarkimit në rast urgjent duke e kthyer atë majtas dhe shkarkoni të gjithë ujin.
  4. Hiqni mbulesën e filtrit të copëzave.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 5

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 6

text_image Mbolesa e filtrit tê copëzave
  1. Pastroni çdo pluhur dhe materiale të tjera nga filtri i copëzave. Sigurohuni se helika e pompës së shkarkimit pas filtrit të copëzave nuk është e bblokuar.

  2. Rivendosni kapakun e filtrit të copëzave.

  3. Rivendosni mbulesën e filtrit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 7

Mos e hapni kapakun e filtrit të papastërtive ndërkohë që makina është në funksionin sepse mund të rrjedhë ujë i nxehtë.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT - 8

  • Sigurohuni që ta vini përsëri kapakun e filtrit pasi të keni pastruar filtrin. Nëse filtri është jashtë pajisjes, makina juaj larëse mund të keqfunksionojë ose mund të kullojë ujë.
  • Filtri duhet vendosur sërish mirë pasi ta keni pastruar filtri.

pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse

PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT

Ju duhet t'a pastroni rrjetën e filtrit të tubit të ujit të paktën një herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit "4E":

  1. Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
  2. Lironi tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse. Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për shkak të presionit të ajrit në tub, mbulojeni tubin me një copë rrobe.
  3. Tërhiqni ngadalë rrjetën e filtrit nga skaji i tubit duke përdorur një palë pinca dhe shpëlajeni atë me ujë derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të lidhësit të rrjetës.
  4. Shtyjeni filtrin në vendin e tij.
  5. Shtëngojeni tubin përsëri në makinën larëse.
  6. Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT - 1

Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:

  1. Shkëputeni nga priza makinën larëse
  2. Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
  3. Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
  4. Hidhni ujë të ngrohtë në centrifugën e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10 minuta.
  5. Lidheni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe shkarkimi janë duke funksionuar normalisht.

RUAJTJA E MAKINËS TUAJ LARËSE PËR NJË KOHË TË GJATË

Nëse keni nevojë t'a ruani makinën tuaj larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që t'a shkarkoni dhe shkëpusni atë. Makinat larëse mund të dëmtohen nëse uji mbetet në tuba dhe pjesët e brendshme përpara ruajtjes.

  1. Zgjidhni ciklin Quick Wash (Larja e shpejtë) dhe shtoni klorinë në pjesëzën e klorinës. Vëreni në punë makinën tuaj larëse përmes ciklit pa ngarkesë.
  2. Mbyllni rubinetat e ujit dhe shkëpusni tubat e futjes së ujit.
  3. Hiqeni makinën larëse nga priza elektrike dhe lëreni hapur derën e makinës tuaj larëse për të lejuar që ajri të qarkullojë brenda në kazan.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - RUAJTJA E MAKINËS TUAJ LARËSE PËR NJË KOHË TË GJATË - 1

Nëse makina juaj është ruajtur në temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohë që ndonjë ujë i mbetur në makinën tuaj të shkrijë përpara përdorimit të saj.

kodet e zgjidhjes së problemeve dhe informacioni

KONTROLLONI KËTO PIKA NËSE MAKINA JUAJ LARËSE...

PROBLEMI ZGJIDHJA
Nuk ndizetSigurohuni se makina juaj larëse është vendosur në prizë.Sigurohuni se dera është mbyllur fort.Sigurohuni se rubineti/rubinetët e burimit të ujit është/janë hapur.Sigurohuni të shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo).
Nuk ka ujë ose nuk ka ujë të mjaftueshëmHapni rubinetin e furnizimit me ujë plotësisht.Sigurohuni se tubi i burimit të ujit nuk ka ngrirë.Drejtoni tubat e futjes së ujit.Pastroni filtrin në tubin e futjes së ujit.
Ka mbetje të detergjentit në sirtarin e detergjentit pas përfundimit të ciklit të larjes.Sigurohuni se makina juaj larëse është duke punuar me presion të mjaftueshëm të ujit.Sigurohuni se detergjenti është shtuar në qendër të sirtarit të detergjentit.
Vibron ose ka shumë zhurmëSigurohuni se makina juaj larëse është në një sipërfaqe të niveluar.Nëse sipërfaqja nuk është e niveluar, rregulloni këmbët e makinës larëse për të niveluar pajisjen.Sigurohuni se vidat e transportimit janë hequr.Sigurohuni se makina juaj larëse nuk është duke prekur ndonjë objekt tjetër.Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.
Makina larëse nuk shkarkohet dhe/ose shtrydh.Drejtoni tubin e shkarkimit Eleminoni përdredhjen e tubave.Sigurohuni se filtri i copëzave nuk është i bblokuar.
Dera kyçet dhe nuk hapet.Sigurohuni që i gjithë uji në kazan të ketë kulluar.Sigurohuni që sinjalizuesi i kyçjes së derës të jetë i fikur. Drita e kyçjes së derës do të fiket pas tharjes.

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni Shërbimin tuaj vendor për Klientin të Samsung.

kodet e zgjidhjes së problemeve dhe informacioni

KODET E INFORMACIONIT

Kur makina juaj larëse nuk funksionon, ju mund të shihni një kod të informacionit në ekran. Nëse kjo ndodh, kontrolloni këtë tabelv dhe provoni zgjidhjet e sugjeruara përpara sesa të telefononi Shërbimin për Klientin.

SIMBOLI I KODIT ZGJIDHJA
dESigurohuni se dera është mbyllur fort.Sigurohuni se rrobat nuk janë kapur në derë.
4ESigurohuni se rubineti i burimit të ujit është i hapur.Kontrolloni presionin e ujit.Pastrimi i filtrave të rrjetës të tubit të ujit.Kur lavatriçja tregon kodin “4E”, atëherë lavatriçja bën shkarkimin për 3 minuta. Gjatë kësaj kohe, butoni Power (Energjia) është jashtë funksionit.
5EPastroni filtrin e copëzave.Sigurohuni se tubi i shkarkimit është instaluar siç duhet.
UENgarkesa e rrobave nuk është e ekuilibruar. Rivendosni ngarkesën.Nëse vetëm një rrobë ka nevojë për larje, të tilla si rroba banjo ose një palë xhinse, rezultati përfundimtar i rrotullimit mund të jetë i pakënaqshëm dhe një mesazh gabimi "UE" do të shfaqet në dritaren e ekranit.
cE/3ETelefonojini shërbimit pas shitjes.
SdKjo gjë ndodh kur dallohet shumë shkumë. Shfaqet edhe gjatë kohës që hiqet shkuma. Kur heqja ka mbaruar, vazhdon punën cikli normal.(Ky është një nga funksionimet normale. Õshtë një defekt që parandalon problemet e mos-ndjeshmërisë).
UcNëse voltazhi i furnizimit me energji është i paqëndrueshëm, makina larëse ndalon për të mbrojtur pajisjet e saja elektrike.Nëse furnizimi me rrymë vjen sërish, cikli rifillon automatikisht.

Për ndonjë kod që nuk është renditur më sipër ose nëse zgjidhja e sugjeruara nuk e rregullon problemin, telefononi Qendrën e Shërbimit Samsung ose shitësin tuaj vendor të Samsung.

gradimi i makinës suaj larëse

REGJIMI I KALIBRIMIT

Makina larëse Samsung e dikton automatikisht peshën e rrobave. Për një diktim më të saktë të peshës, ju lutemi nisni Regjimin e kalibrimit pas instalimit. Regjimi i kalibrimit kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

  1. Hiqni rrobat ose sendet e tjera nga makina dhe fikeni atë.
  2. Shtypni butonin Temp (Temperatura) dhe butonin Delay End (Përfundim i vonuar) njëkohësisht dhe përveç kësaj shtypni butonin Power (Energjia). Më pas makina ndizet.
  3. Shtypni butonin Start (Fillo) për të aktivizuar "Regjimi i gradimit".
  4. Kazani rrotullohet në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt të akrepave të orës afërsisht për 3 minuta.
  5. Kur "Regjimi i gradimit" përfundon, në ekran shfaqet "End(En) (Fund)" dhe makina fiket automatikisht. Makina larëse tani është gati për t'u përdorur.

skica e ciklit

SKICA E CIKLIT

(● opsioni i përdoruesit)

PROGRAMINgarkesa maksi-male (kg)DetergjentiTemperatura Maksimale (°C)Shpejtësia e rrotullimit rpm (MAKSIMUM)Delay end (Përfundimi i Vonuar)
WF1702 WF1700WF1602 WF1600Larja Para-prakeLarjaZbutësiWF1702 WF1602WF1700 WF1600
Cotton (Pambuk)(♀)7,0 6,0po95 12001000
Synthetics (Sintetike)(♂)2,5 2,5po60 12001000
Hand Wash for Wool (Larje me dorë për lesh)(♂/♀)2,0 1,5- po40 800 800
Baby Care (Kujdesi për foshnjën)(♂)3,0 2,5po95 12001000
Daily Wash (Larjet e përditshme)(♂)2,0 2,0po60 12001000
15' Quick Wash (15' Larje e shpejtë)(♂)2,0 2,0- po40 800 800
  1. Një cikël me një prewash (larje paraprake) kërkon rreth 15 minuta më shumë.
  2. Të dhënat e kohëzgjatjes së ciklit janë matur sipas kushteve të përcaktuara në Standartin IEC 60456 / EN 60456.
    Ju lutemi, nisni Regjimin e kalibrimit pas instalimit (shihni faqen 34).
  3. Koha e ciklit në shtëpitë individuale mund të ndryshojë nga vlerat e dhëna në tabelë për shkak të ndryshimeve në presionin dhe temperaturën e furnizimit me ujë, ngarkesën dhe llojin e rrobave.
  4. Kur zgjidhet funksioni i Intensive Wash (Larja Intensive), koha e ciklit zgjatet për secilin cikël.

shtojce

SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE

Simbolet e mëposhtëm ofrojnë udhëzimet për kujdesin ndaj rrobave. Etiketat e kujdesit përfshijnë katër simbole në këtë renditje: larja, zbardhja, tharja e hekurosja dhe pastrimi kimik kur është i nevojshëm. Përdorimi i simboleve garanton harmonizim ndërmjet prodhuesve vendas të rrobave dhe atyre të importuara. Ndiqni udhëzimet e kujdesit të etiketës për të zgjatur jetën e rrobës dhe për të pakësuar problemet gjatë larjes.

Material rezistuesMund të hekuroset në maksimumi 100 °C
Material delikat Mos e hekurosni
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 1Artikulli mund të lahet në 95 °CMund të pastrohet kimikisht duke përdorur ndonjë tretësirë
[STYK]Artikulli mund të lahet në 60 °CPastrojeni kimikisht vetëm me perklorid, karburant të lehtë, alkool të pastër or R113.
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 2Artikulli mund të lahet në 40 °CPastrojeni kimikisht vetëm me karburant aviacioni, alkool të pastër or R113.
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 3Artikulli mund të lahet në 30 °C Mos e pastroni kimikisht
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 4Artikulli mund të lahet me dorë Thajeni në një siperfaqe të sheshtë
[CBGA]Vetëm pastrim kimik Mund të varen për t'u tharë
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 5Mund të zbardhen në ujë të ftohtë Tharje në varëse rrobash
[CGK4]Mos e zbardhni Tharje në makinë, nxehtësi normaë
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 6Mund të hekuroset në maksimumi 200 °CTharje në makinë, nxehtësi e pakësuar
SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SKEMA E KUJDESIT TË MATERIALEVE - 7Mund të hekuroset në maksimumi 150 °CMos e thani në makinë

MBROJTJA E MJEDISIT

  • Kjo pajisje është prodhuar me materiale të ricikluara. Nëse vendosni t'a hidhni këtë pajisje, ju lutemi respektoni rregulloret vendore të hedhjes së mbeturinave. Priteni kabllin e korrentit në mënyrë që priza të mos lidhet me një burim energjie. Hiqeni derën në mënyrë që kafshë dhe fëmijë të vegjël të mos mbeten të bblokuar brenda pajisjes.
  • Mos kapërceni sasinë e detergjentit të rekomanduar në udhëzimet e prodhuesit të detergjentit.
  • Përdorni produkte të heqjes së njollave dhe zbardhës përpara ciklit të larjes vetëm kur është e domosdoshme.
  • Ruani ujin dhe energjinë elektrike duke larë në ngarkesa të plota (sasia e saktë varet nga programi që përdoret).

SPECIFIKIMET

LLOJI MAKINA LARESE ME NGARKIM NGA PARA
DIMENSIONETWF1702 / WF1700
Gj 600mm X Th 550mm X L 850mm
PRESIONI I UJIT 50 kPa ~ 800 kPa
VËLLIMI I UJIT 56t
PESHA NETOWF1702 / WF1700
56 kg
KAPACITETI I LARJES DHE I SHTRYDHJES 7,0 kg
KONSUMI I ENERGJISËMODELI WF1702 / WF1700
LARJA220 V 150 W
240 V 150 W
LARJA DHE NXEHJA220 V 2000 W
240 V 2400 W
SHTRYDHJAMODELI WF1702 WF1700
230V 530 W 500 W
POMPIMI 34 W
RROTULLIMET E SHTRYDHJESMODELI WF1702 WF1700
rpm 12001000

Pamja dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak me qëllim përmirësimin e produktit.

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - MBROJTJA E MJEDISIT - 1

shtojce

SPECIFIKIMET

LLOJI MAKINA LARESE ME NGARKIM NGA PARA
DIMENSIONETWF1602 / WF1600
Gj 600mm X Th 450mm X L 850mm
PRESIONI I UJIT 50 kPa ~ 800 kPa
VËLLIMI I UJIT 48t
PESHA NETOWF1602 WF1600
54 kg
KAPACITETI I LARJES DHE I SHTRYDHJES 6,0 kg
KONSUMI I ENERGJISËMODELI WF1602 / WF1600
LARJA220 V 150 W
240 V 150 W
LARJA DHE NXEHJA220 V 2000 W
240 V 2400 W
SHTRYDHJAMODELI WF1602 WF1600
230V 530 W 500 W
POMPIMI 34 W
RROTULLIMET E SHTRYDHJESMODELI WF1602 WF1600
rpm 12001000

Pamja dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak me qëllim përmirësimin e produktit.

FORMULARI I MAKINAVE LARËSE PËR PËRDORIM SHTËPIAK (EU VETËM)

Sipas rregullores (BE) Nr. 1061/2010

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - FORMULARI I MAKINAVE LARËSE PËR PËRDORIM SHTËPIAK (EU VETËM) - 1

“ * ” Ylli shënon model të ndryshueshëm të variantit me (0-9) ose (A-Z).

Samsung
Emri i modelitWF1702NHWWF1702NHWGWF1700***
Kapaciteti kg 7 7
Efektshmëria në përdorimin e energjisë
A + + + (efektshmëria më e lartë) deri në D (më pak e efektshme) A+ A+
Konsumi i energjisë
Konsumimi vjetor i energjisë (AE_C) ^1) kWh vit 220 220
Konsumimi i energjisë (E_t.60) “Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëkWh 1,23 1,28
Konsumimi i energjisë (E_t.60.1/2) “Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëkWh 0,89 0,89
Konsumimi i energjisë (E_t.40.1/2) “Cotton 40°C” (Të pambukta me 40°C) me ngarkesë të pjesshmekWh 0,69 0,69
Regjimi i energjisë së matur kur është fikur (P_o) W 0,45 0,45
Regjimi i energjisë së matur kur mbetet ndezur (P_I) W 5 5
Konsumimi vjetor i ujit (AW_c) ^2) LVit 1001010010
Kategoria e efektshmërisë së centrifugës ^3)
A (niveli më i lartë i efektshmërisë) deri në (niveli më i ulët i efektshmërisë)BC
Shpejtësia maksimale e centrifugësrpm12001000
Lagështira e mbetur%5362
Programet me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe në formularTë pambuktat me 60°C dhe me 40°C + intensive ^4)
Kohëzgjatja e programit standard
“Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëminuta205205
“Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) për ngarkesë të pjesshmeminuta162162
“Cotton 40°C” (Të pambukta me 40°C) me ngarkesë të pjesshmeminuta157157
Koha e matur për regjimin ndezurminuta22
Krijimi i zhurmës në ajër
LarjadB (A) re 1 pW5959
CentrifugadB (A) re 1 pW7874
Përmasat
Përmasat e makinësLartësiamm850
Gjerësiamm600
Thellësia ^5) mm550
Pesha netokg56
Pesha brutokg58
Pesha e paketuarkg2
Presioni i ujitkPa50-800
Lidhja elektrike
TensioniV220-240
Konsumimi i energjisëW2000-2400
FrekuencaHz50
Emri i kompanisëSamsung Electronics Co., Ltd.

shtojcë

  1. Konsumi vjetor i energjisë mbështetet mbi 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C në ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe në konsum gjatë regjimeve fikur dhe lënë ndezur. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja.
  2. Konsumi vjetor i ujit mbështetet mbi 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C në ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja.
  3. Shtrydhja me centrifugë është shumë e rëndësishme kur përdorni një tharës rrobash për të tharë rrobat tuaja.

Energjia për tharje kushton më shumë se sa energjia për larje.

Larja me shpejtësi të lartë centrifugimi kursen më shumë energji për tharje kur t'i kaloni në tharësen e rrobave.

  1. "Programi standard për të pambuktat me 60°C" dhe "programi standard për të pambuktat me 40°C", të cilat mund të zgjidhen duke i shtuar opsionin Intensive programit për të pambuktat me 60°C dhe për të pambuktat me 40°C, janë të përshtatshme për të larë normalisht rrobat e pambukta të njollosura dhe janë më ekonomiket (për sa i përket konsumimit të ujit dhe të energjisë) për këto lloj rrobash.

Ju lutemi, nisni Regjimin e kalibrimit pas instalimit (shihni faqen 34).

Në këto procese, temperatura aktuale e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar.

  1. Distanca ndërmjet murit dhe makinës nuk përfshihet te përmasa e thellësisë.

FORMULARI I MAKINAVE LARËSE PËR PËRDORIM SHTËPIAK (EU VETËM)

Sipas rregullores (BE) Nr. 1061/2010

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - FORMULARI I MAKINAVE LARËSE PËR PËRDORIM SHTËPIAK (EU VETËM) - 1

“ * ” Ylli shënon model të ndryshueshëm të variantit me (0-9) ose (A-Z).

Samsung
Emri i modelitWF1602NHWWF1602NHWGWF1600***
Kapaciteti kg 6 6
Efektshmëria në përdorimin e energjisë
A + + + (efektshmëria më e lartë) deri në D (më pak e efektshme) A+ A+
Konsumi i energjisë
Konsumimi vjetor i energjisë (AE_C) ^1) kWhVit 195 195
Konsumimi i energjisë (E_t.60) “Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëkWh 1,08 1,06
Konsumimi i energjisë (E_t.60.1/2) “Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëkWh 0,79 0,79
Konsumimi i energjisë (E_t.40.1/2) “Cotton 40°C” (Të pambukta me 40°C) me ngarkesë të pjesshmekWh 0,65 0,65
Regjimi i energjisë së matur kur është fikur (P_o) W 0,45 0,45
Regjimi i energjisë së matur kur mbetet ndezur (P_I) W 5 5
Konsumimi vjetor i ujit (AW_c) ^2) LVit 85808580
Kategoria e efektshmërisë së centrifugës ^3)
A (niveli më i lartë i efektshmërisë) deri në (niveli më i ulët i efektshmërisë)BC
Shpejtësia maksimale e centrifugësrpm12001000
Lagështira e mbetur%5362
Programet me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe në formularTë pambuktat me 60°C dhe me 40°C + intensive ^4)
Kohëzgjatja e programit standard
“Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) me ngarkesë të plotëminuta225225
“Cotton 60°C” (Të pambukta me 60°C) për ngarkesë të pjesshmeminuta162162
“Cotton 40°C” (Të pambukta me 40°C) me ngarkesë të pjesshmeminuta157157
Koha e matur për regjimin ndezurminuta22
Krijimi i zhurmës në ajër
LarjadB (A) re 1 pW5757
CentrifugadB (A) re 1 pW7774
Përmasat
Përmasat e makinësLartësiamm850
Gjerësiamm600
Thellësia ^5) mm450
Pesha netokg54
Pesha brutokg56
Pesha e paketuarkg2
Presioni i ujitkPa60-800
Lidhja elektrike
TensioniV220-240
Konsumimi i energjisëW2000-2400
FrekuencaHz50
Emri i kompanisëSamsung Electronics Co., Ltd.

shtojcë

  1. Konsumi vjetor i energjisë mbështetet mbi 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C në ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe në konsum gjatë regjimeve fikur dhe lënë ndezur. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja.

  2. Konsumi vjetor i ujit mbështetet mbi 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C në ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja.

  3. Shtrydhja me centrifugë është shumë e rëndësishme kur përdorni një tharës rrobash për të tharë rrobat tuaja.

Energjia për tharje kushton më shumë se sa energjia për larje.

Larja me shpejtësi të lartë centrifugimi kursen më shumë energji për tharje kur t'i kaloni në tharësen e rrobave.

  1. "Programi standard për të pambuktat me 60°C" dhe "programi standard për të pambuktat me 40°C", të cilat mund të zgjidhen duke i shtuar opsonin Intensive programit për të pambuktat me 60°C dhe për të pambuktat me 40°C, janë të përshtatshme për të larë normalisht rrobat e pambukta të njollosura dhe janë më ekonomiket (për sa i përket konsumimit të ujit dhe të energjisë) për këto lloj rrobash.

Ju lutemi, nisni Regjimin e kalibrimit pas instalimit (shihni faqen 34).

Në këto procese, temperatura aktuale e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar.

  1. Distanca ndërmjet murit dhe makinës nuk përfshihet te përmasa e thellësisë.

INFORMACIONE TË PROGRAMEVE KRYESORE TË LARJES

Modeli Procesi Temp (°C)Kapaciteti(kg)Koha e Programit(min)Përmbajtjae Mbetjes tëLagështisë (%)Konsumi i Ujit(€/cikël)Konsumi i energjisë(kWh/cikël)
WF1702****Cotton (Pambuk)20 3,5 131 57 38 0,30
Cotton (Pambuk)+ Intensive (Larjaintensive)40 3,5 157 53 38 0,67
607,0 205 53 49 1,19
3,5 162 53 38 0,86
Synthetics (Sintetike)40 2,5 91 37 36 0,51

SAMSUNG

PYETJE OSE KOMENTE?

Shteti telefononioSe na vizitoni në internet në
BULGARIA800 111 31, Безплатна телефонна линияwww.samsung.com/bg/support
CROATIA 072 726 786 www.samsung.com/hr/support
CZECH 800 - SAMSUNG (800-726786) www.samsung.com/cz/support
GREECE80111-SAMSUNG (80111 726 7864) only from land line (+30) 210 6897691 from mobile and land linewww.samsung.com/gr/support
HUNGARY0680SAMSUNG (0680-726-786)0680PREMIUM (0680-773-648)www.samsung.com/hu/support
ROMANIA08008 726 78 64 (08008 SAMSUNG )Apel GRATUITwww.samsung.com/ro/support
RUSSIA 8-800-555-55-55 www.samsung.com/ru/support
SERBIA 011 321 6899 www.samsung.com/rs/support
SLOVAKIA 0800 - SAMSUNG(0800-726 786) www.samsung.com/sk/support
LITHUANIA 8-800-77777 www.samsung.com/lt/support
LATVIA 8000-7267 www.samsung.com/lv/support
ESTONIA800-7267www.samsung.com/ee/support
SLOVENIA080 697 267090 726 786www.samsung.com/si/support

Nr. i kodit DC68-02796Q-03_SQ

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SAMSUNG - 1

SAMSUNG WF1600NHW/YLE - SAMSUNG - 2

WF1702AH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1702NH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1700AH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1700NH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1602AH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1602NH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1600AH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1600NH(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1702AM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1702NM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1700AM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1700NM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1602AM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1602NM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)
WF1600AM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G) WF1600NM(A/C/D/F/G/H/R/S/T/V/W/Z)(G)

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : WF1600NHW/YLE

Kategori : Makina larëse