VRT 71025 VW - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VRT 71025 VW BEKO në format PDF.
| Marka | BEKO |
| Modeli | VRT 71025 VW |
| Lloji i pajisjes | Fshesë me korrent pa tel me funksion larje dyshemeje |
| Fuqia nominale e hyrjes | 350 W |
| Lloji i baterisë | Li-ion 25,2 V, 2000 mAh |
| Përshtatësi i rrymës | Hyrje: 100-240 V ~ 50-60 Hz 0,5 A; Dalje: 25-29,5 V |
| Koha e karikimit | 4 deri 6 orë |
| Autonomia në fuqi maksimale | 9 minuta |
| Autonomia në fuqi mesatare | 25 minuta |
| Autonomia në fuqi minimale | 45 minuta |
| Vëllimi i rezervuarit të pluhurit | 700 ml |
| Furça kryesore | Furçë turbo elektrike |
| Aksesorët e përfshirë | Thithës i gjatë, aksesor dy-në-një, rezervuar uji, leckë për larje x2, stacion karikimi, mbështetës |
| Funksioni i larjes së dyshemesë | Po (me pompë uji manuale dhe leckë) |
| Klasa e mbrojtjes elektrike | Në përputhje me standardet ndërkombëtare |
| Përdorimi i synuar | Shtëpiak |
| Mirëmbajtja e filtrit | Pastroni rregullisht rezervuarin dhe filtrin; mos përdorni tretës |
| Pjesë kryesore të këmbimit | Përshtatës, furça, filtra, rezervuar uji |
| Siguria | Shkëputeni para pastrimit; mos thithni lëngje; përdorni përshtatësin e ofruar |
Pyetjet më të shpeshta - VRT 71025 VW BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth VRT 71025 VW BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VRT 71025 VW - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VRT 71025 VW e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT VRT 71025 VW BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë manual!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt Beko. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të nivelit më të lartë. Për këtë arsyé, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe të gjitha dokumentet e tjera të dhëna përpara se të përdorni këtë pajisje dhe mbajeni atë si reference për ta përdorur në të ardhmen. Nëse ia jepni dikujt tjetër këtë pajisje, jepini edhe manualin e përdorimit.
Ndiqni udhëzimet duke treguar vëmendje për të gjitha informacionet dhe paralajmërimet në manualin e përdorimit.
Kuptimet e simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

Klasa e mbrojtjes për goditjet elektrike.
- Butoni i ndezjes/fikjes
- Butoni i modalitetit
- Treguesi i nivelit të fuqisë
- Treguesi i nivelit të karikimit
- Butoni i lëshimit të depozitës së pluhurave
- Butoni i lëshimit të kapakut të depozitës së pluhurave
- Butoni i lëshimit të tubit
- Tubi metalik
- Butoni i lëshimit të furçës
- Furça elektrike turbo
- Adaptori
- Koka e cepave
- Aksesori dy-në-një
- Depozita e ujit
- Stacioni i karikimit
- Mbështetësja për stacionin e karikimit
- Peceta e pastrimit x2
Të dhënat teknike
Fuqia nominale e hyrjes: 350 W
Hyrja për adaptorin:
100 - 240 V\~ 50-60 Hz 0,5 A
Dalja e adaptorit: 25-29,5V
Koha e karikimit: 4-6 orë
Periudha e përdorimit me fuqi
maksimale: 9 minuta
Periudha e përdorimit me fuqi
mesatare: 25 minuta
Periudha e përdorimit me fuqi
minimale: 45 minuta
Vëllimi i depozitës së pluhurave: 700 ml
Tipi i baterisë: Bateri me jone litiumi 25,2 V, 2000 mAH
Modifikimet teknike dhe të dizajnit të rezervuara.

Kjo pajisje është prodhuar në qendra të përshtatshme për mjedisin të nivelit më të lartë.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do të ndihmojnë për t'u mbrojtur nga rreziqet për lëndime personale ose dëmtime të pronës.
Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve e anulon garancinë e dhënë.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndärkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi më të ulëta fizike, ndjesore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse u janë dhënë udhëzime ose janë monitoruar në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Nëse kordoni elektrik i pajisjes dëmtohet, mos e përdorni atë. Kontaktoni me një shërbim të autorizuar.
- Vlera nominale e rrjetit elektrik duhet të përputhet me informacionet e dhëna në tabelën e identifikimit të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabllo zgjatues.
- Parandaloni dëmtimin e kabllos elektrike duke mos e shtypur, përkulur ose prekur në cepa të mprehtë.
- Mos e prekni spinën nëse i keni duart të njoma ose të lagura kur pajisja është në prizë.
- Mos e tërhiqni nga kabilloja elektrike kur ta hiqni pajisjen nga priza.
- Mos pastroni me fshesë materiale të ndezshme dhe kur pastroni hi cigaresh, sigurohuni që të jetë ftohur.
- Mos pastroni me fshesë ujë dhe lëngje të tjera.
- Mbrojeni pajisjen nga shiu, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
- Mos e përdorni asnjëherë pajisjen në ose pranë vendeve ku ka ambiente ose vende të djegshme.
- Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe mirëmbajtjes.
- Mos e zhytni pajisjen ose kabllon e saj elektrike në ujë për ta pastruar.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos u përpiqni ta çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomnduara nga prodhuesi.
- Mos pastroni substanca të imëta si çimento, allçi dhe letër të ngjeshur për të parandaluar bllokimin e filtrit dhe dëmtimin e motorit.
- Përdoreni pajisjen vetëm me adaptorin e përfshirë.
- Mos e përdorni pajisjen pa filtrat, në rast të kundërt mund të dëmtohet.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
- Kjo pajisje nuk është planifikuar të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi më të ulëta fizike, ndjesore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
-
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
-
Adaptori duhet të hiqet nga priza elektrike dhe bateria duhet të hiqet nga pajisja para pastrimit ose mirëmbajtjes për pajisjen.
- Mos e mbushni depozitën e ujit mbi vijën e nivelit maksimal.
- Mos shtoni lëngje të tjera përveç ujit në depozitën e ujit.
- Pastrojeni depozitën e ujit sipas udhëzimeve për pastrimin. Mos e vendosni atë në lavastovilje.
- Mos e përdorni aksesorin e larjes në tapet.
- Përdoreni aksesorin e larjes në sipërfaqe që nuk do të dëmtohen nga uji.
- Sipërfaqet ku përdoret aksesoi i larjes mund të jenë të lagura ose të rrëshqitshme për një farë kohe.
- Për të shmangur rrezikun, adaptori i dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit ose një teknik i ngjashëm i kualifikuar.
- Mbajini gishtat, flokët dhe veshjet e lirshme larg nga pjesët e lëvizshme dhe vrimat gjatë përdorimit të fshesës me korrent.
- Bateria duhet të hiqet nga pajisja para se të hidhet;
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Shkëputeni pajisjen nga burimi i energjisë elektrike kur hiqni baterinë.
- Hidhini bateritë e përdorura sipas ligjeve dhe rregulloreve lokale.
- Kjo pajisje nuk është planifikuar për përdorim tregtar. Kjo pajisje nuk është planifikuar për përdorim tregtar, ajo është planifikuar për t'u përdorur në shtëpi ose për aktivitetet e specifikuara më poshtë:
- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;
- Në shtëpi në ferma;
- Në njësi hotelesh, motelesh ose qendra të tjera pushimi që përdoren nga klientët,
- Në hostele ose vende të nqjashme.
• PARALAJMËRIM: Për karikimin e baterisë, përdorni vetëm njësinë me shkëputje të furnizimit MC2805A-V që keni marrë me këtë pajisje.
- Bateritë e mbaruara duhet të higen nga pajisja dhe të hidhen në mënyrë të sigurt.
- Terminal e furnizimit me energji nuk duhet të bashkohen dhe të krijojnë gark të shkurtër.
1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve:
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë,
1.4 Informacione për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.5 Informacione për bateritë si mbeturina

Ky simbol në paketim në lidhje me bateritë e karikueshme tregon se bateria e karikueshme nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat shtëpiake. Në disa bateri të karikueshme ky simbol mund të shoqërohet nga një simbol kimik. Dhe mund të shtohen edhe simbolet e merkurit (Hg) dhe të plumbit (Pb) nëse bateritë e karikueshme përmbajnë më shumë se 0,0005% merkur dhe më shumë se 0,004 % plumb.
Bateritë e karikueshme nuk duhet të hidhen me mbeturinat shtëpiake edhe nëse nuk përmbajnë metale të rënda. Hidhini gjithmonë bateritë e përdorura sipas legjislacionit lokale për mjedisin. Shikoni rregulloret për hedhjen e mbeturinave që janë në fuqi në zonën tuaj të banimit.
2.1 Përdorimi i planifikuar
Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi, ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.
2.2 Karikimi i pajisjes

PARALAJMËRIM: Karikojeni për 12 orë para përdorimit për herë të parë.

Duhen 4-6 orë për ta karikuar plotësisht pajisjen. Pajisja nuk duhet të përdoret gjatë karikimit.
2.3 Aksesorët

PARALAJMËRIM: Shtypni pompën e ujit 6-10 herë për ta lagur pecetën e pastrimit për përdorimin për herë të parë.

PARALAJMËRIM: Shtoni ujë të pastër ose ujë të distiluar te depozita e ujit (14). Përdorimi i ujit të përzier me hollues ose ujit me grimca të ngurta mund ta bllokojë pompën e ujit dhe të shkaktojë defekte të saj. Sigurohuni që të ketë sasi të mjaftueshme uji në depozitë gjatë përdorimit, shtypja e pompës boshe të ujit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë defekte të pompës.

PARALAJMËRIM: Mos thithni ujë me fshesë.

PARALAJMËRIM: Përdoreni pajisjen me shpejtësi minimale pas përdorimit të aksesorit të larjes.
Vendoseni pecetën e pastrimit në kasën përkatëse nën aksesorin e larjes.
Vendoseni aksesorin e larjes në shesh dhe lidheni furçën dhe aksesorin nga pjesët e tyre magnetike.
Shtypni pompën e ujit me këmbë. Peceta e pastrimit laget ndërkohë që nga baza del më shumë ujë.
Pas heqjes së aksesorit të larjes, hiqeni pecetën, shkarkoni ujin në depozitën dhe ujit dhe thani pecetën.

PARALAJMËRIM: Sipërfaqja mund të laget shumë kur e shtypni shumë pompën e ujit. Rregulloni shpeshtësinë e shtypjes së pompës sipas nivelit të lagështisë së sipërfaqes së pastrimit. Mos thithni ujin e derdhur me fshesën me korrent.
2.4 Koka e cepave
E përshtatshme për pastrimin e sipërfaqeve që janë të vështira për t\u pastruar, si p.sh. zonat nën divanë dhe nën mobilie.
2.5 Aksesori dy-në-një
Shtyjeni prapa kokën e furçës së imët tek aksesori dy-në-një deri sa të dëgjoni një "kërcitje". Ajo është e përshtatshme për pastrimin e vendeve të ngushta, cepave të fshehur të dyerve dhe dritareve, si dhe hapësira të ndryshme të vogla. Ajo është gati për pastrimin e hapësirave të cepave të murit, shkallëve dhe tastierave etj. Shtyjeni kokën e furçës përpara tek aksesori deri sa të dëgjoni një "kërcitje". Ajo është e përshtatshme për pastrimin e mobilieve, rafteve të librave dhe perdeve etj.
Futeni aksesorin dy-në-një te tubi metalik për ta përdorur në vende në lartësi si p.sh. tavan etj.
3.1 Pastrimi dhe kujdesi
Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit të saj.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni benzinë, hollues, detergjente gërryese, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
3.2 Magazinimi
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, magazinojeni atë me kujdes.
- Hiqni spinën e pajisjes.
- Mbajeni pajisjen larg nga fëmijët.
3.3 Manovrimi dhe transporti
- Gjatë manovrimit dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni ngarkesa të rënda mbi pajisje ose në paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
- Pajisja mund të mos punojë ose mund të ndodhin dëmtime të përhershme të saj nëse e rrëzoni pajisjen.
4 Zgjidhja e problemeve
| Defekti i zakonshëm | Shkaku i mundshëm | Zgjidhja |
| Fshesa nuk punon | Pajisja nuk furnizohet me energji ose bateria nuk është karikuar | Karikoni produktin para përdorimit |
| Porta e thithjes së produktit është bllokuar | Pastrimi i hyrjes së thithjes së produktit | |
| Fuqia e thithjes shumë e ulët | Depozita e pluhurave dhe njësia e filtrit është e papastër | Pastroni depozitën e pluhurave dhe materialin e filtrit |
| Flokë dhe materiale të tjera janë të bllokuara në furçën e rulit | Pastroni furçën rrotulluese | |
| Situata vazhdon përsëri | Kontaktoni me ekipin tonë të shërbimit | |
| Nga motori dëgjohet një zhurmë tjetër gjatë punës | Tubi i aluminimit është i bllokuar | Lironi bllokimin |
| Situata vazhdon përsëri | Kontaktoni me ekipin tonë të shërbimit | |
| Fshesa me korrent punon me mbingarkesë | Ka shumë pengesa në zonën e pastrimit | Hiqini pengesat në mënyrë manuale |
| Porta e thithjes së produktit është bllokuar | Pastrimi i hyrjes së thithjes së produktit | |
| Situata vazhdon përsëri | Kontaktoni me ekipin tonë të shërbimit | |
| Pajisja nuk karikohet | Karikuesi është lidhur si duhet | Kontrollojeni dhe rregullojeni këtë |
| Karikuesi ose spina është lidhur si duhet ose lirshëm | Kontrolloni dhe rregullojeni këtë | |
| Situata vazhdon përsëri | Na kontaktoni |